Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pjesë e trafikut të drogës/ Arrestohet në Shijak 39-vjeçari dënuar në Itali me burg

By: Rovena
30 July 2025 at 09:13

Policia ka kapur dhe arrestuar në një fshat të Shijakut një 39-vjeçar, i cili ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Ai është i dënuar në Itali me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim.

“Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi./abcnews.al

SPAK sekuestron disa pasuri të grupit të trafikut të kokainës

28 July 2025 at 16:33

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën sekuestrimin e pasurive të një biznesmeni, i cili po hetohet si një prej anëtarëve të grupit të strukturar kriminal për transferimin e parave të përfituara nga shitja dhe trafikimi lëndëve narkotike, nga Zvicra drejt Shqipërisë. Po ashtu, janë sekuestruar dhe pasuritë e zotëruara në mënyrë indirekte prej tij. Sipas […]

The post SPAK sekuestron disa pasuri të grupit të trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.

Nga Ekuadori në Dubai: Rrënjët shqiptare në trafikun global të kokainës

25 July 2025 at 15:23

Në një intervistë për dokumentarin “Pa rregulla, pa kufij”, ekspertja e sigurisë Fatjona Mejdini analizon ndikimin që ka krimi i organizuar shqiptar në ekonominë dhe shoqërinë, si brenda vendit, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Mejdini thekson se grupet shqiptare kanë kaluar nga trafikimi i qenieve njerëzore dhe kanabisit në vitet ’90, në kontrollin e tregtisë ndërkombëtare të kokainës. Sipas saj, pas viteve 2000, këto grupe nisën të krijojnë baza në Amerikën Latine, sidomos në Ekuador dhe Kolumbi, duke u bërë pjesë e pesë rrjeteve më të mëdha kriminale në Evropë.

“Ata tanimë nuk janë më vetëm transportues, por aktorë të rëndësishëm që kontrollojnë aleanca, çmime dhe tregje të kokainës,” thotë Mejdini, drejtuese e Observatorit të Evropës Juglindore, në Iniciativën Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).

Sipas saj, paratë e narkotikëve po injektohen masivisht në ekonominë shqiptare përmes ndërtimit, sektorit të energjisë dhe pasurive të paluajtshme.

“Ndërtimi i kullave nuk pasqyron kërkesë reale, por nevojën për të pastruar para,” thotë ajo, duke shtuar se ky fenomen po shkatërron konkurrencën dhe po forcon korrupsionin.

Mejdini, autore e një raporti skrupuloz rreth lidhjeve të grupeve nga Ballkani me grupet e Amerikës latine, paralajmëron se Shqipëria rrezikon të përjetojë skenarin e këtyre vendeve, ku trafiku i drogës solli dhunë, destabilitet dhe varfëri.

Ajo nënvizon se krimi shqiptar ka ndërtuar lidhje të forta me grupet lokale të këtij kontinenti përmes aleancave biznesi dhe martesave me familje kriminale vendase. Kjo strategji, sipas saj, u ka dhënë shqiptarëve avantazh të fortë në zinxhirin e trafikut.

Ndërkohë, ajo sheh me shqetësim edhe pastrimin e parave në Dubai dhe përdorimin e kriptomonedhave, që sipas saj po bëhen mjete për të shmangur kontrollin ligjor.

Drejtuesja rajonale e GI-TOC, paralajmëron se përveç pasojave ekonomike, krimi po ndikon edhe në modelet sociale përmes glorifikimit të jetës kriminale në rrjetet sociale. Ajo kërkon një reagim të fortë shoqëror për të frenuar këtë fenomen, veçanërisht ndaj rekrutimit të të rinjve.

“Nëse nuk ndërhyjmë, rrezikojmë që paratë e krimit të bëhen normë e ekonomisë sonë,” përfundon Mejdini.

Lexoni gjithashtu:

The post Nga Ekuadori në Dubai: Rrënjët shqiptare në trafikun global të kokainës appeared first on Citizens.al.

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë

25 July 2025 at 09:29

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në Kavajë 54-vjeçaren, V.B me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Në njoftim thuhet se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Vjedhja e energjisë elektrike’, për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet”, thuhet në njoftim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje. /Telegrafi/

The post Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë, 54-vjeçarja e arrestuar në Kavajë pritet të ekstradohet në Spanjë appeared first on Telegrafi.

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

5 July 2025 at 23:38

Fatjon Gjonaj, një 33-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos, në kuadër të hetimeve të kryera nga Sektori i Antidrogës i Policisë së Shtetit të Milanos, nën drejtimin e Prokurorisë Antimafia.

Ai është i dyshuar për lidhje me atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano.

Masat hetimore kundër Gjonajt kanë lidhje me hetimet për atentatin e 12 prillit 2019, ndaj Enzo Anghinelli, i njohur dikur si “mbreti i kokainës” në Milano, sipas medias italiane.

Për këtë atentat, autoritetet italiane kanë dënuar në shkallë të parë si autorin ekzekutues ashtu edhe urdhëruesin e dyshuar të sulmit.

Gjonaj u lokalizua dhe arrestua më 3 qershor 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë italiane, Shërbimit Qendror Operativ, Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, si dhe me ndihmën e ekspertëve të sigurisë italianë në Shqipëri dhe në Emiratet e Bashkuara.

Ekstradimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në një proces hetimor të gjerë, gjatë të cilit janë arrestuar tashmë 12 persona, në datat 17 dhjetor 2024 dhe 4 prill 2025./Top Channel

The post Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim appeared first on Telegrafi.

SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona

3 July 2025 at 14:51

Prokuroria e Posaçme njoftoi të enjten sekuestrimin në Verona të Italisë të më shumë se 4 milion eurove pasuri të cilat sipas akuzës janë në pronësi të një organizate kriminale në Elbasan. Një burim nga prokuroria i tha BIRN se bëhej fjalë për grupin e Suel Çelës. Sekuestroja siç njoftoi SPAK u krye në një […]

The post SPAK sekuestron 4 milionë euro prona të Suel Çelës në Verona appeared first on Reporter.al.

Trafiku i drogës, Amerika me politikë të re për kufizimin e vizave, sekretari Rubio tregon kush preket

By: redi
30 June 2025 at 16:35

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e personave të huaj të përfshirë në trafikun e drogës. Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe…

Source

SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela

10 June 2025 at 15:11

Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë seancës së sotme në GJKKO, ka lexuar pretencën për 13 anëtarët e grupit të trafikut të drogës të arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det”, grup i cili drejtohej nga Gëzim Çela nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i konsideruar ndryshe si “Baroni i drogës”. Për të gjithë të pandehurit, […]

The post SPAK kërkon dënimin me vetëm 10.8 vite burgim për “Baronin e drogës”, Gëzim Çela appeared first on BoldNews.al.

Daily Mail: Pse trafikantët anglezë refuzojnë bashkëpunimin me shqiptarët

By: user 4
3 June 2025 at 12:23

Nga Rory Tingle, DAILY MAIL

Policë me jelek antiplumb përplasin derën e një shtëpie dhe ecin në një korridor të errët për të zbuluar një fermë kanabisi të lidhur me bandat shqiptare. Deri këtu, një bastisje e zakonshme për drogë në Mbretërinë e Bashkuar…

Por ajo që e bën të veçantë këtë fermë është vendndodhja e saj – zona ‘West Derby’ e Liverpulit, një qytet që mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për ta depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e narkotikëve.

Kjo realitet pasqyrohej edhe në dramën kriminale të BBC-së ‘This City Is Ours’ (Ky Qytet është i Yni), ku bosi i krimit në Liverpul, Michael Kavanagh, refuzon një plan për të krijuar lidhje me trafikantë shqiptarë të kokainës.

Tani gazeta Daily Mail ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe tekstuale, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.

Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani.

Atëherë si kanë arritur gangsterët e Liverpulit të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh?

Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.

Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpul për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë real.

Kjo u ilustrua nga një bisedë mes lordëve të drogës në Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins – të njohur si pjesë e bandës së frikshme Huyton Firm – në platformën e koduar të mesazheve EncroChat, e cila tani është dekriptuar.

Mesazhet, të zbuluara gjatë një procesi gjyqësor, tregojnë vëllezërit duke diskutuar mundësinë për të punuar me një trafikant shqiptar me bazë në Marbella. Vincent i thotë Francis se një “djalë i ri” i kishte ofruar një partneritet, por Francis përgjigjet se “nuk ishin të interesuar”, duke sugjeruar në vend të kësaj një kontakt tjetër nga bota e krimit.

“Po, të lodhin shumë albot,” shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar, por i lidhëm me dikë tjetër”.

Një burrë nga Liverpuli me njohuri për tregun e drogës tha se kjo bisedë pasqyron qëndrimin e përgjithshëm mes bosëve të bandave në qytet.

“Ja ku e keni – ata nuk duan të punojnë me shqiptarët, por kjo është në nivelin e shumicës, kështu që biseda është korrekte dhe mjaft e sjellshme,” i tha ai Daily Mail.

“Në këtë nivel, firma të ndryshme lëvizin para dhe ndajnë informacion e burime. Por nëse vëllezërit Coggins do të dëgjonin se shqiptarët donin të hynin në tregun me pakicë në Merseyside, biseda do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të kishte luftë”.

Francis shkruan në një mesazh tjetër: “Qyteti është i imi ose vdes”.

Burimi i Daily Mail shtoi: “Francis është shumë i qartë se kush sundon Liverpulin, dhe nuk janë shqiptarët”.

Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë.

Ato janë ndihmuar edhe nga lidhjet e ngushta me ‘Ndrangheta’-n italiane, që dominon tregun e kokainës në Evropën kontinentale, ndërkohë që kanë fituar reputacion për dërgesa shumë të shpejta dhe të besueshme.

Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje.

Ky trafikant ishte përgjegjës për kontrabandimin e dhjetëra milionave paundë kokainë drejt Britanisë dhe vendeve të tjera evropiane dhe ishte në listën e më të kërkuarve nga policia e Londrës në vitin 2023.

Ai thuhet të ketë qenë kreu i një karteli ndërkombëtar droge të quajtur Kompanio Bello dhe dyshohet se ka qëlluar për vdekje dy policë në Shqipëri në vitin 1999.

Vitin e kaluar, një dokument ligjor i rrjedhur nga Ministria e Brendshme britanike përshkruante bandat kriminale shqiptare si një “kërcënim akut” për Britaninë e Madhe dhe “shumë të përhapura në krimin e organizuar dhe të rëndë” në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata akuzohen për disa vrasje, përfshirë edhe atë të vitit 2021, kur u vra Rhys Thompson, një baba i ri, i cili u rrëmbye dhe u rrah për vdekje në një përleshje që lidhej me një tentativë të dështuar për të “taksuar” një fermë kanabisi, që besohej se drejtohej nga një bandë shqiptare.

Në një rast tjetër, Tomasz Waga, 23 vjeç dhe baba për herë të parë, u rrah për vdekje në vitin 2021 nga tre burra që mbronin një tjetër fermë kanabisi në Kardif.

Liverpul ka qenë prej kohësh një nga pak qytetet e mëdha që shqiptarët nuk kanë arritur ta përfitojnë, pasi bandat lokale kanë mbajtur dominimin duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta me komunitetet lokale që ata shfrytëzojnë.

Ekspertët shpjegojnë këtë fenomen me faktin që shqiptarët e kanë të vështirë të “përzihen” në Liverpul siç bëjnë në Londër apo Birmingem, si dhe për shkak të rrezikut nga kundërpërgjigjet e dhunshme nëse do përpiqeshin të hynin me forcë në tregun lokal.

Disa vëzhgues të botës së nëntokës besojnë se kontrolli mbi Portin e Liverpulit u jep bandave lokale një avantazh të madh. Gjatë gjyqit të Francis dhe Vincent Coggins u dëgjua se vëllezërit kishin korruptuar disa punonjës porti.

Këta punonjës ndihmonin në kontrabandimin e drogës brenda anijeve me kontejnerë duke filmuar dërgesat me telefonat e tyre.

Burimi nga Liverpuli tha: “Nëse ke portin, ke qytetin. Nëse shqiptarët duan të bëjnë lëvizje, duhet të marrin kontrollin e portit. Por kjo nuk po ndodh për momentin”.

Një ish-trafikant i kokainës nga Liverpool po ashtu vuri në dukje rëndësinë e kontrollit të portit për bandat e drogës:

“Tregu i drogës të klasit A në Liverpul dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kanë shokë në Portin e Liverpulit, që u jep kontroll mbi atë që hyn në qytet. Ata nuk do t’i lejojnë shqiptarët në tregun e tyre”.

Edhe pse jo e gjithë droga hyn në Liverpul përmes transportit detar — shumë prej saj vjen me aeroplanë ose anije të vogla — ndikimi mbi portin padyshim ka ndihmuar ngritjen e grupeve si Huyton Firm.

Operacioni Venetic — emri i operacionit policor që shkatërroi shumë bosë duke përdorur mesazhet EncroChat — konfirmoi se edhe banda të tjera të Liverpulit përdornin portin e kontejnerëve për të futur kokainë direkt nga kartelet e Amerikës së Jugut.

Por edhe pse shqiptarëve u është mohuar aksesi në port, tregu i kanabisit të kultivuar lokalisht u ka dhënë atyre një pikë hyrjeje alternative.

Operacioni i lidhur me shqiptarët, që u zbulua nga policia në mars, duket të ketë qenë i rëndësishëm, me shtëpinë në ‘West Derby’ që ishte pjesë e një rrjeti shumë më të gjerë prej 100 fermash kanabisi në mbarë vendin.

Grupi prej 10 personash fshihej pas punonjësve të shërbimeve utilitare, duke hapur rrugë dhe trotuare për të aksesuar kabllot elektrike dhe për të vjedhur energjinë që përdorej për fermat e tyre, të cilat prodhonin kanabis me vlerë rreth 21 milionë paund.

Dy nga fermat ishin në Merseyside, ndërsa të tjera deri në Portsmouth dhe Dundee.

The post Daily Mail: Pse trafikantët anglezë refuzojnë bashkëpunimin me shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Aksion i madh i Speciales në Kosovë kundër trafikut të drogës

By: user 4
3 June 2025 at 11:36

Dy biznesmenët Lorik Tigani dhe Onur Vizdik janë në mesin e personave të arrestuar në një megaoperacion të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me dyshimet për kontrabandë me substanca narkotike. Lajmin e ka raportuar ekskluzivisht Paparaci, duke pasur burime të informuara brenda Policisë së Kosovës.

Aksioni është zhvilluar mëngjesin e të martës në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit dhe me pjesëmarrjen e rreth 500 zyrtarëve policorë. Burimet bëjnë me dije se zbërthimi i aplikacionit të komunikimeve të koduara Sky ECC ka qenë kyç për identifikimin dhe goditjen e këtij rrjeti të dyshuar kriminal.

Lorik Tigani dhe Onur Vizdik, ky i fundit shtetas turk, janë ortakë në kompaninë “Tada Group” Sh.P.K., e cila operon në sektorin e restoranteve dhe furnizimit me ushqim, sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK). Nuk është hera e parë që emri i Tiganit del në lidhje me rastet e trafikimit të drogës. Në vitin 2022, ai ishte ndaluar nga Prokuroria e Ferizajt për dyshime të ngjashme, në një rast ku u kap në Han të Elezit, bashkë me një person tjetër, për trafikim të narkotikëve nga Maqedonia e Veriut.

Krahas Tiganit dhe Vizdikut, janë arrestuar edhe persona të tjerë në këtë operacion të gjerë që shënjestron një rrjet të organizuar që dyshohet se ka qenë aktiv në trafikun e drogës.

The post Aksion i madh i Speciales në Kosovë kundër trafikut të drogës appeared first on Lapsi.al.

Flet hapur ‘pa dorashka’ bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës…?

25 May 2025 at 19:19

Ka zbuluar arsyen pse beson se policia britanike nuk do t’i mposhtë kurrë bandat që kontrabandojnë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar duke folur hapur bosi shqiptar i drogës.

Gangsteri, i cili foli me kusht anonimiteti për Daily Mail tha se një praktikë kryesore e kryer nga mafiozët shqiptarë ishte ndalimi i policisë nga pengimi apo ndërprerja e plotë e aktiviteteve të tyre kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Që nga viti 1995, shqiptarët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e kokainës në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë, duke pasur rrjete të mirë-vendosura furnizimi. Për të hyrë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar në fund të vitit 2000, ata përdorën si moto ‘shit lirë dhe shit më shumë’.

Një shqiptar në Londër, i cili kreu 17 vjet burg si pjesë e një grupi të madh kriminal të organizuar në tregtinë e kokainës, shpjegoi se një arrestim nuk do të thoshte domosdoshmërisht fundi i rrugës për atë qelizë të kontrabandës së kokainës.

Që nga viti 2005, Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila zëvendësoi Agjencinë e Krimit të Organizuar të Rëndë, dhe Drejtoria e Krimit të Specializuar në Scotland Yard kanë arrestuar dhe dënuar me sukses qindra shqiptarë në tregtinë e kokainës.

Në fund të vitit të kaluar, kishte pothuajse 1,100 shqiptarë në burg, përfshirë edhe bosët e frikshëm të mafias ballkanike që transportonin kokainë në rrugët e Britanisë. Përveç kontrollit të tregtisë së drogës, gangsterët shqiptarë që terrorizojnë Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar gjithashtu për vrasje, krime seksuale, pastrim parash dhe trafikim njerëzish.

Por, sapo shkatërrohet një grup i krimit të organizuar shqiptar, një i ri duket se i zëvendëson ata. Gangsteri shqiptar i tha MailOnline se kjo ishte për shkak të një praktike të quajtur ‘shitja e punës’. Ai tha se kur një anëtar i bandës arrestohej, nëse policia nuk arrinte të merrte telefonin e tij, bashkëpunëtorët e tij do ta shisnin telefonin e tij dhe kontaktet në të për shuma deri në 100 mijë paund.

Agjencia Kombëtarë e Krimit (NCA) ka paralajmëruar për vite me radhë për ‘kërcënimin e konsiderueshëm’ që paraqesin bandat shqiptare, të famshme për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre, si dhe taktikat e egra për të mbajtur konkurrencën në distancë.

Bandat e pamëshirshme shqiptare kanë dominuar tregtinë britanike të drogës, duke negociuar drejtpërdrejt me kartelet kolumbiane dhe duke i dëmtuar rivalët kriminelë për të përmbytur rrugët e Britanisë me kokainë të lirë.

Rrjedha e parave mbrapsht në Shqipëri është një shqetësim në rritje për NCA-në. Frika e saj është rritur aq shumë sa vitin e kaluar agjencia nënshkroi një marrëveshje me zyrën e anti-krimit të organizuar të Shqipërisë, SPAK, që do të shohë njësinë të kërkojë asetet e shqiptarëve të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2010, vetëm 1.5% e shtetasve të huaj të burgosur në Angli dhe Uells ishin shqiptarë. Por deri në fund të vitit 2024, shqiptarët përbënin 10.6%, më shumë se çdo kombësi tjetër. Numrat në rritje të shqiptarëve janë pjesërisht për shkak të numrit të madh që kalojnë kanalin, me një total prej 12,685 që erdhën në Britani me anije të vogla në vitin 2022.

Megjithatë, shkalla ka rënë që kur ministrat nënshkruan një marrëveshje transferimi të të burgosurve me qeverinë e Shqipërisë në vitin 2022. Nën Rishi Sunak, 200 u ekstraduan në këmbim të 8 milionë paundëve për të modernizuar sistemin e tyre të burgjeve.

Partia Laburiste është zotuar të ekstradojë kriminelët e huaj më shpejt, duke thënë se “nuk mund të jetë e drejtë” që taksapaguesit britanik të paguajnë faturën. Mendohet se strehimi i çdo të burgosuri kushton rreth 40 mijë paund në vit, duke sugjeruar kështu që Mbretëria e Bashkuar shpenzon 44 milionë paund për burgosjen e kriminelëve shqiptarë.

Megjithatë, bosi i drogës shqiptar u mburr se si ai dhe gangsterët e tjerë arritën të dominonin tregun e kokainës.

“Ne kishim pastërtinë më të lartë të kokainës për një gram të shitur në rrugë. Kjo bëri që përdoruesit ekzistues ta merrnin drogën nga ne dhe t’i braktisnin shitësit ekzistues”, tha ai.

“Kjo bëri që organizata ime, ku isha unë, të bëhej furnizuesi kryesor i kokainës për Portsmouth dhe Bournemouth përpara se të shitej në rrugë.

“Në vitin 2009/10 ulëm çmimin për një kilogram kokainë nga 35 mijë paund në 30 mijë paund. Ky ishte një ndryshim rrënjësor për tregun në atë kohë”, u shpreh ai.

NCA vitin e kaluar tha se tregtia e drogës e lidhur me shqiptarët ishte aktive në të gjithë vendin në qytete, qyteza dhe madje edhe në zona rurale. Agjencia tha se bandat shqiptare po kontrabandojnë ‘qindra miliona’ sterlina nga Mbretëria e Bashkuar çdo vit.

“Objektivi i tyre kryesor kur fitojnë para është t’i nxjerrin ato nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Steve Brocklesby, Menaxher i Inteligjencës nga NCA.

“Ata do t’i kontrabandojnë ato nga Mbretëria e Bashkuar në Shqipëri në çfarëdo forme që të vijnë”, shtoi ai.

“Vlerësimet janë se qindra miliona paund po largohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe përfundojnë në Shqipëri, ku më pas legjitimohen gjysmë ose në sistemin bankar ose për të paguar për punime ndërtimi. Ne gjithashtu e dimë se shqiptarët do të transferojnë paratë e Mbretërisë së Bashkuar në zyrat e këmbimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Evropës, do ti këmbejnë për euro dhe do t’i çojnë ato në Shqipëri”, tha Brocklesby.

“Presim të shohim një rritje në përdorimin e kriptovalutave dhe investimeve të tjera më pak të rregulluara në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe investime të drejtpërdrejta në MB në vitet e ardhshme”, përfundoi ai.

The post Flet hapur ‘pa dorashka’ bosi shqiptar i kokainës: Si e dominuam tregun prej 2005-ës…? appeared first on Sot News | Lajme.

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

23 May 2025 at 17:58

Në dosjen e SPAK për operacionin “Ura” zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka alias Cukaj, ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Në emër të tij, është personi Bexhet Mema që […]

The post 3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar

22 May 2025 at 09:59

Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale, Eurojust ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin antodrogë ‘Ura’ ku shkatërrua një rrjet i trafikut të kokainës dhe heroinës në shkallë të gjerë në Evropë.

Me ndihmën aktive të Eurojust-it, autoritetet në Itali dhe Shqipëri i kanë dhënë një goditje të madhe tre grupeve të krimit të organizuar (OCG) të lidhura me njëra-tjetrën, të përfshira në trafikimin e drogës në shkallë të gjerë dhe pastrimin e parave.

“Gjatë një dite veprimi të përbashkët, u lëshuan urdhër-arreste kundër 52 të dyshuarve, përfshirë individë që besohet se janë në nivelet më të larta në hierarkitë e OCG-ve. Eurojust mbështeti bashkëpunimin midis autoriteteve italiane dhe shqiptare duke ngritur një  ekip të përbashkët hetimor (JIT).

Gjatë ditës së aksionit, autoritetet në të dy vendet sekuestruan asete me vlerë të paktën disa miliona euro, duke përfshirë apartamente dhe kompani, si dhe automjete të ndryshme luksoze. U sekuestruan gjithashtu sasi të mëdha parash dhe kokaine dhe heroine. Një vlerësim i plotë dhe i plotë i sekuestrimeve do të kryhet në ditët në vijim”, bën me dije Eurojust, raporton euronews.al

Tutje thuhet se nuk ka një vlerësim të plotë të fitimeve totale të bashkëpunimit midis tre grupeve të krimit të organizuar (OCG).

“Megjithatë, informacioni i marrë përmes JIT tregon se rrjetet kriminale ishin të përfshira në pagesa, shpesh në para të gatshme, prej gati 5 milionë eurosh dhe në trafikimin e të paktën 1800 kilogramëve kokainë dhe heroinë.

Hetimet ndaj organizatave të lidhura kriminale u iniciuan në vitin 2016 nga Prokuroria Publike e Barit dhe Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Tiranës dhe Policia Shqiptare. Nga ana shqiptare, një Grup i Krimeve të Trafikuara, i cili vepronte nga Durrësi, ishte përgjegjës për transportin dhe shpërndarjen me shumicë të sasive të mëdha të kokainës, heroinës dhe kanabisit të trafikuara midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias në Itali.

Dy banda kriminale të udhëhequra nga italianët kryenin prerjen dhe paketimin e drogave të paligjshme dhe furnizonin me kokainë dhe heroinë nga Amerika Latine dhe Turqia bandat lokale në organizata në Bari, Brindisi dhe Lecce”, bën me dije Eurojust.

 

 

The post Eurojust jep detaje nga operacioni “Ura”: U goditën 3 grupe të krimit të organizuar appeared first on Telegrafi.

“Thasët me para udhëtonin me autobus”, Petraj zbulon prapaskenat e “Ura”: Ja pse mungojnë shifrat marramendëse

21 May 2025 at 20:57

Ish-prokurori Ervin Karanxha dhe avokati Edmond Petraj kanë komentuar zhvillimet lidhur me operacionin ‘Ura’ të ndërrmarë nga SPAK mëngjesin e sotëm. Të dy të ftuarit kanë komentuar për  një emision televiziv zhvillimin e aksionit dhe kanë treguar detaje lidhur me këtë operacion.

Sipas ish-prokurorit Karanxha, hetimi ka nisur që në vitin 2021 në Itali, ku janë kapur disa ngarkesa të dyshimta dhe janë përdorur të dhëna nga aplikacioni SKY ECC.

“Procedimi penal ka qenë gjithmonë dinamik dhe i mbajtur në ndjekje. Janë bërë kontrolle në Durrës ku është gjetur një sasi e madhe parash. Transporti bëhej përmes një autobusi të linjës Fier-Durrës, ku në çanta ishin thasë me para për një grup të strukturuar kriminal në Durrës.” – tha Karanxha.

Ai theksoi se ende nuk ka emra konkretë të dhënë nga SPAK dhe theksoi se pjesa më e madhe e personave kryesorë janë në kërkim.

“Bëhej fjalë për një autobus që ishte i linjës së Fierit, ku ishin çanta me thasë për një grup në Durrës. Emra konkretë nga ana e prokurorëve të SPAK-ut nuk ka. Shqiptarët nga vendet e Amerikës Latine çojnë drogë në Perëndim. Prokurori i Anti-Mafias italiane tha një fjalë aty, që ne kemi ndjekur paratë. Duke ndjekur paratë ata kanë bërë dhe zbulimin. Është një arritje pak a shumë. Ka prova materiale të sekuestruara, ku dhe këtu në Shqipëri janë bërë disa sekuestrime. Personat kryesorë janë në kërkim.”- tha Karanxha

Avokati Edmond Petraj tha se pjesa e bashkëpunimit dhe e të dhënave nga të penduar si Nuredin Dumani e ka bërë ‘lëmsh’ situatën.

“Ai i ka bërë lëmsh të gjitha. Më duket pak jo e fortë ajo pjesë. Kur flasim për një grup kaq të madh, sipas italianëve, dhe të kapësh një shumë kaq të ulët parash, nuk është diçka që përputhet me një rrjet ndërkombëtar të nivelit të lartë. Nëse ka një grup të madh, duhet të dalin shifra marramendëse. Aksionet e mëdha shpesh janë paraqitur si të mëdha, por në fund kanë dalë ndryshe. ” -tha Petraj.

Të dy të ftuarit u bashkuan në pikën se verdikti përfundimtar do të vijë vetëm kur të publikohet vendimi i gjykatës.

“Aty do të shihet gjithçka nga rrjeti i komunikimeve deri te mënyra se si janë ekzekutuar transaksionet kriminale,” – përfundoi Petraj.

 

The post “Thasët me para udhëtonin me autobus”, Petraj zbulon prapaskenat e “Ura”: Ja pse mungojnë shifrat marramendëse appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohen 525 trafikantë të drogës në Turqi

By: Rovena
17 April 2025 at 16:20

Policia turke ka arrestuar 525 persona të dyshuar si trafikantë droge në një operacion të gjerë përreth Ankarasë të enjten. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, e ka quajtuar “operacionin më të madh kundër narkotikëve” në historinë e vendit.

Operacioni përfshiu mijëra policë, qen të Policisë, dronë dhe helikopterë si dhe kishte në shënjestër mbi 626 adresa, ka thënë Yerlikaya. Bastisjet erdhën si rezultat i vëzhgimeve të secilit të dyshuar përgjatë 6 muajve.

Ministri ka shtuar se shumica e të arrestuarve dyshohen se ishin të përfshirë në shitjen e narkotikëve përmes platformave në internet. Sipas tij, bastisjet do të vazhdojnë në ditët në vijim, raportoi AP.

Bastisjet në Turqi vinë pas një operacioni në shkallë të gjerë në Evropë të martën që kishte cak rrjetet e trafikimit të drogës dhe shpëlarjes së parave. Mbi 230 persona ishin arrestuar në operacionin e drejtuar nga Europoli dhe forcat policore në Holandë, Turqi, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë, si dhe u sekuestruan asete në vlerë 400 milionë dollarë.

“Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë

9 April 2025 at 15:47

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të 12 anëtarëve të grupit të trafikut të drogës të arrestuar në kuadër të operacionit “Flakë në det”, grup i cili drejtohej nga Gëzim Çela nga Fushë Kuqe e Kurbinit, i konsideruar ndryshe si “Baroni i drogës”. Në seancën e sotme, GJKKO ka pranuar kërkesën […]

The post “Flakë në det”/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Baronin e Drogës” dhe 11 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës, 9 të arrestuar

By: user 5
7 April 2025 at 19:01

Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në provincën e Modenës dhe Romës, ku si pasojë kanë rënë në pranga nëntë persona, shtatë italianë dhe dy shqiptarë. Të arrestuarit dyshohet se janë anëtarë të një organizate kriminale të përfshirë në trafikun e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane hetimet ndaj grupit kriminal nisën prej vitit 2021 dhe anëtarët e grupit kriminal trafikonin drogë në Tivoli dhe Guidonia Montecelio, ku promotorët e shoqatës kishin zhvilluar një strukturë të rëndësishme logjistike për shitjen e lëndëve narkotike.

Përveç drogës ata po ashtu shpërndanin dhe shisnin armë në këtë zonë. Mes të arrestuarve është edhe një italiane 79-vjeçe, e cila kishte fshehur në shtëpinë e saj lëndë narkotike dhe shuma parash, që dyshohen se janë përfituar nga trafiku i drogës. Gjithashtu bëhet e ditur se grupi krimianl mbledhjet i bënte në një kotec pulash, që konsiderohej një vend i sigurt për t’iu shmangur çdo përgjimi.

The post Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i drogës, 9 të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

12 March 2025 at 20:23

Policia e Kosovës nuk la formë vitin e kaluar pa kapur prodhues të lëndëve narkotike, nga ato që prodhoheshin në kushte shtëpie e deri tek ato në fushat më të fshehta të ndonjë mali.

Të tilla aksione kanë vazhduar edhe gjatë këtij fillim viti, përfshirë kapjen e 10 kilogramëve marihuanë në komunën e Gjilanit.

TV Dukagjini kërkoi nga Policia e Kosovës statistikat e lëndëve narkotike të konfiskuara dhe sekuestruara gjatë 2 viteve të fundit duke përfshirë edhe muajt e parë të 2025-së, por për këtë të fundit nuk pati përgjigje.

Megjithëkëtë, të dhënat për dy vitet e fundit tregojnë për rritje relativisht të mëdha në konfiskim.

Në vitin 2023 lëndë narkotike heroinë u kapën 2.8 kg, kurse në 2024-ën 27.8 kg.

Rritje të konsiderueshme pati edhe kokaina që nga 5.4 kg në 2024-tës shkoi në 14kg të konfiskuar.

E marihuana mbetet lënda narkotike më e shpeshtë që Policia has në të, pasi që nga 601 kg në 2023-tën shkoi në 1 mijë e 279kg të kapur nga organet e rendit.

Kjo rritje e konfiskimit, sipas Safet Blakajt nga “Instituti Labyrinth” përkthehet si rritje e përdorimit dhe prodhimit të drogave në Kosovë.

“Në 2-3 vitet e fundit sa i përket përdorimit të drogave i afrohemi vendeve afër neve siç është Serbia, Shqipëria, ngjashëm më Maqedoninë por më teper se Mali i Zi e kështu më radhë që kemi qenë shumë më mirë se këto para pak viteve”, ka deklaruar Safet Blakaj, Instituti “Labyrinth”.

Të mirë po e konsideron edhe punën e institucioneve ish-koloneli Refki Morina, veç që thotë se droga ka marrë hov të përdorimit, andaj fokusi duhet të jetë në parandalimin e përdorimit të saj.

“Ky parandalim shihet me bashkëpunimin me drejtorët nëpër shkolla, pastaj ligjëratat vazhdueshme me mbajtë me këta nxënës diku filluar që nga filloret e deri në universitet që të binden sasa është i dëshmshëm përdorimi i drogës”, ka deklaruar Refki Morina, Ish-kolonel i Policisë së Kosovës.

Morina thotë se edhe vendimet e gjykatave duhet të jenë më të ashpra pasi që shumica e personave të arrestuar po dalin recidivist dhe duhet një bashkëpunim më i madh me qytetarët.

Në Kosovë ka rënë edhe mosha mesatare e fillimit të përdorimit të lëndëve narkotike, e cila momentalisht konsiderohet të jetë 16 vjeç.

The post Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen 92 pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës

6 March 2025 at 14:14

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 6 mars sekuestrimin e 92 pasurive të paluajtshme e të luajtshme të drejtuesve të organizatës kriminale që kishin rekrutuar dhe katër funksionarë të Policisë së Shtetit, të arrestuar të dielën, me akuzën e bashkëpunimit në trafikun e drogës. Pasuritë e sekuestruara […]

The post Sekuestrohen 92 pasuri që dyshohet se rrjedhin nga trafiku i drogës appeared first on Reporter.al.

Grupi shqiptar u zbulua në Sky ECC: Përgjimet zbardhën takimet në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai

By: Mirgen
22 January 2025 at 21:47

Komunikimet në SKY ECC te anëtarëve të grupit kriminal të trafikut të kokainës që u godit të martën në një operacion të përbashkët, Shqipëri-Itali-Spanjë, ishin provat që bindën gjykatën e Breshias për të lëshuar 12 urdhër arreste. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, rezulton se anëtarët e organizatës kriminale kanë përdorur telefona të enkriptuar për […]

The post Grupi shqiptar u zbulua në Sky ECC: Përgjimet zbardhën takimet në Kolumbi, Ekuador dhe Dubai appeared first on BoldNews.al.

❌
❌