Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve

2 July 2025 at 08:22

Në një mëngjes të nxehtë në mes të qershorit, qetësia në kodrat e fshatit Kurdari u ndërpre nga zhurma e thatë metalike e një ekskavatori që u shfaq në shtratin e egër të lumit të Lusës, një nga tributarët e Matit. Makineria dhe punëtorët ishin sjellë nga kompania ‘Global Interprise Group‘ për të nisur gërmimin […]

The post ‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve appeared first on Reporter.al.

Paditi për shpifje Xhelal Mziun, Agron Malaj paraqitet në GJKKO

By: fra nc
1 July 2025 at 14:20

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Agron Malaj, është paraqitur këtë tëë martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të ndjekur nga afër seancën e parë gjyqësore lidhur me padinë që ai ka depozituar ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, për shpifje.

Padia vjen pas një deklarate të bërë nga Meziu më 10 maj, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ai akuzoi Malajn si të përfshirë në shitblerjen e votave.

Deklartatat e mziut erdhën pasi, simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat brenda tij po shpërndanin para për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste. Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Meziu, akuzoi publikisht kandidatin e PS-së, Agron Malaj, duke deklaruar se automjeti që shpërndante paratë ishte në pronësi të këtij të fundit.

Në seancën e sotme, Malaj u paraqit në cilësinë e viktimës së veprës penale, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë në vijim provat dhe pretendimet e palëve.

Procesi do të vijojë në   me seanca të tjera, ndërsa avokatët mbrojtës dhe përfaqësuesit ligjorë të të paditurit Xhelal Mziu pritet të paraqesin qëndrimin e tyre për akuzat e ngritura.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paditi për shpifje Xhelal Mziun, Agron Malaj paraqitet në GJKKO appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

11 June 2025 at 11:29

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror […]

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Reporter.al.

Përmbysja në Dibër zhgënjen demokratët, ndërsa PS i hedh sytë nga lista e hapur

12 May 2025 at 20:02

“Kjo punë ka mbaruar. Është krijuar një sistem i atillë, që në këtë vend edhe Skënderbeu ose edhe ndonjë profet ta zbresësh, fiton sërish Edi Rama,” thotë me zhgënjim një anëtar i opozitës në KZAZ nr.18 në Bulqizë. Lodhja nga orët e gjata të punës për zgjedhjet e 11 majit, por edhe rezultati përtej pritshmërive […]

The post Përmbysja në Dibër zhgënjen demokratët, ndërsa PS i hedh sytë nga lista e hapur appeared first on Reporter.al.

Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj (VIDEO)

By: V K
11 May 2025 at 07:57

Denoncime të shumta po vijnë për blerje votash. Një i tillë ka ardhur sërish nga Mati, ku duket se është një nga zonat e nxehta të fushatës.

Kandidatja e PD në Mat, Denisa Vata, ka kapur në makinën e administratorit të njësisë Xibër, lista me emra të bonueseve te qirave dhe fletë votimi, ku kërkohet votimi i Agron Malaj.

“Në makinën Administratorit të njësisë Xiber gjenden lista e bonusve të qerave, shoqëruar me fletën e votimit të printuar dhe të orientuar për PS dhe Agron Malaj”, shkruan kandidatja e PD-së në Mat, Denisa Vata.

 

The post Kapet në Mat administratori i Xibrit, lista me emra dhe fletë votimi për Agron Malaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat

6 May 2025 at 17:42

Emisioni “Plug” Kemi faktuar deri më tani skema korruptive të qeverisë, ministrive e bashkive të ndryshme të vendit, afera të cilat tejkalojnë abuzimin 1. 2 miliardë euro. Pas skemave 5D, 5B, 5T, 5K sot do të ndalemi në në qarkun e Dibrës, ku skema është po e njëujtë, por ndryshojnë vetëm emrat dhe protagonistët, e […]

The post Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: “5D është edhe në Mat”, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj

By: V K
5 May 2025 at 13:26

Këtë të hënë, në kaudër të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zhvilloi një takim në Burrel ku u shpreh se ish-kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj, është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Gjithashtu, Berisha tha se skema e aferës “5D” të Bashkisë Tiranë, ndodh në Mat dhe kudo.

Sipas tij, në vend që biznesmenët të aplikojnë dhe të fitojnë tendera, i bllokojnë dhe i marrin vetë me familjarët.

Lideri i opozitës u shpreh se ish-kryebashkiaku ka një vëlla me emrin Fatos, që sipas tij, “vjedh tendera” në Tiranë.

Berisha iu drejtua kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se je i pashpresë.

“Po ndërtojmë rrugë, thotë. Aty janë vjedhjet më të tmerrshme. Do u jap një shifër. Rruga e Kombit është rruga të cilën vetë Behteli e ka shpallur një nga projektet më të vështira që ka realizuar në botë. 27 metra e gjerë, ka kushtuar 10 milionë euro kilometri me gjithë tunelet e gjata të Kalimashit. Rruga e Arbrit, 27 kilometrat e mbetura, 10 metra të gjera, kanë kushtuar 11 milionë euro kilometri.

Prisni. Po i lëmë zonat malore. Po zbresim në fushë. Rruga Lushnje-Fier me 4 korsi ka kushtuar 1 milion euro kilometri e ndërtuar me kompani italiane. Në vitin 2012 kemi përfunduar rrugën Levan-Vlorë. Ajo është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjera. Ajo kushtoi gjithsej 2.4 milionë euro. 2.4 milionë euro kur në një kohë kur rruga te Ura e Limuthit kushton 20 milionë euro. Unaza 17 milionë euro. Pra, o miq, çfarëdo që jeni, të cilës parti që i përkisni, shikoni se si vidheni në mënyrë të pamëshirë nga këta hajdutë.

Ato para mund të ishin pensione sot dhe ju duhet të kishit një pension 450 euro sot. Nuk është vetëm kaq, janë 130 milionë euro të djegësit të Tiranës, që nuk ka një tullë të vendosur. Paratë tuaja të zhdukura. 130 milionë euro janë 812 mijë pensione. Të zhdukura. Miq, nuk është pra një problem partie. Është një problem qytetari, është një problem kombëtar.

Çfarëdo bindje të kesh, nuk mund të pajtohesh kurrë me kriminelë të tillë. Po 5D-ja, këtu në Mat është, kudo. Çfarë bënë këta? Në vend se biznesmenët të aplikojnë, të fitojnë tendera, i bllokuan, i marrin vetë me familjarët.

Ky Agron Malaj këtu, ky është një nga hajdutët më të mëdhenj të qeverisjes vendore në Shqipëri. Ky ka një vëlla që quhet Fatos. A e dini ju se Fatosi është një hajdut i pamëshirë i tenderave në Tiranë? Pra, Agroni nuk ngopet me ato që vjedh ju matjanëve. Nuk i dalin. Po me Fatosin dhe Erion Veliajn kanë vjedhur dhjetëra miliona euro qytetarëve të Tiranës për punë, ujësjellësa, etj.

Këta ndajnë paratë njëri me tjetrin. Këta ndjekin modelin Rama. Sepse Edi Rama është sot i vetmi kryeministër në Europë që ka oborrin 8300 metër katrorë tokë, të tërën të plaçkitur, të grabitur. Që ka sarajet, dy herë më të gjata se sarajet e Enver Hoxhës, i cili ishte një gjakësor, por sarajet nuk i regjistroi në emër të vet, as të fëmijëve. I regjistroi pronë të shtetit. Kurse këto saraje janë pronë e Edit”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: “5D është edhe në Mat”, Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj appeared first on Albeu.com.

Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë

By: Ardit
27 April 2025 at 09:58

Asfalti i saposhtruar të shoqëron në 10 kilometrat e rrugës hyrëse në Peshkopi, ndërsa në dy anët e saj, plantacionet me mollë dhe qershi janë ende në lulëzim. Makinat me flamuj të kandidatëve për deputetë të lajmërojnë se qyteti është përfshirë nga ethet zgjedhore të 11 majit, ku qarku Dibër do të dërgojë 5 deputetë […]

The post Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë appeared first on BoldNews.al.

Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

25 April 2025 at 08:18

Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, një fshat që shtrihet mbi kodrat e gjelbërta dhe rrethohet nga përrenj të pastër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Burrelit në bashkinë e Matit. Qetësinë e peizazhit e prishin vetëm zhurmat e makinerive që punojnë për asfaltimin e rrugës një […]

The post Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit appeared first on Reporter.al.

BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

By: V K
25 April 2025 at 09:08

Ekskavatorët dhe makineritë e rënda janë zotërit e rrugës që të çon drejt Frankthit, një fshat që shtrihet mbi kodrat e gjelbërta dhe rrethohet nga përrenj të pastër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Burrelit në bashkinë e Matit.

Qetësinë e peizazhit e prishin vetëm zhurmat e makinerive që punojnë për asfaltimin e rrugës një të premte prilli. Për banorët e fshatit, kjo është zhurma e mirëpritur prej dekadash.

Në atë që mund të quhet shesh i fshatit, ku disa makina dhe një motor janë parkuar keqazi, burrat po flasin për politikë.

Ata janë ndarë në dy kampe, skeptikët që e shohin asfaltin e ri si një mjet për të ndikuar votën e tyre dhe entuziastët, që i thurin elozhe kandidatit socialist që bëri të mundur investimin.

Po nuk pati punë, çfarë na duhet rruga”, thotë Flori Lika, 22-vjeç, i cili ishte dyshues edhe për cilësinë e asfaltit të hedhur.

Do prishet pa ardh dimri”, shton ai.

E bëjnë për fushatë”, thotë gjithashtu Et’hem Kërtuka, një 64-vjeçar i papunë. Por i pyetur nëse rruga do e ndikonte votën e tij në zgjedhje, ai shtoi me humor: “sa na kanë rrejtur, do t’i rrejmë dhe na”.

Përgjigja e 64-vjeçarit nuk i pëlqeu fort kushëririt të tij, Agron Kërtuka.

“Pse nuk i thua hallall atij që e vë një gur”? – iu drejtua ai Et’hemit.

“Kjo është ëndrra 100-vjeçare e këtij fshati dhe duhet të jemi falenderues për atë që e bëri”, shtoi ai.

Falenderimet shkojnë në drejtim të një njeriu; kandidatit për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Dibrës,

Agron Malaj, i cili deri më 11 mars ishte kryetar i bashkisë Mat, detyrë të cilën e mbante që nga qershori 2019.

Para se të jepte dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhje, bashkia e drejtuar nga Malaj zhvilloi në dhjetor 2024 një tender për shtrimin e rrugëve të 17 fshatrave me një vlerë totale 330 milionë lekë, të cilat do angazhojnë grantet dhe të ardhurat e kësaj bashkie për tre vitet në vijim. Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve “ZDRAVA” e “SALILLARI”, makineritë e të cilave i sheh pothuaj në çdo rrugë fshati rreth e rrotull Burrelit në këto ditë të fushatës elektorale.

Përfaqësuesit e opozitës e denoncojnë këtë tender si të bërë për qëllime elektorale.

Basir Çollaku, gazetar në profesion dhe kandidat për deputet i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i tha BIRN në kafenenë e ish-hotel Turizmit në qendër të Burrelit se ka hyrë në një fushatë të pabarabartë.

“Po përdoren fondet dhe investimet e bashkisë për fushatë, ja shikojeni vetë me sy”, tha Çollaku duke drejtuar dorën në sheshin përballë hotelit, ku 2-3 punëtorë po shtrojnë pllaka.

Çollaku thotë se kjo është një fushatë ku luhet me “mjerimin ekonomik të zonës dhe me presionin e një vendi pune”.

“Në çdo takim që kam, njerëzit kërkojnë ujë, drita dhe rrugë dhe kundërshtari politik po përdor fondet publike në këmbim të votës”, shtoi ai.

Ish-kryebashkiaku Malaj, aktualisht kandidat i Partisë Socialiste, i zhvlerësoi akuzat dhe këmbënguli se investimet e nisura nga bashkia nuk kishin lidhje me fushatën elektorale.

Atë punë kanë që të ngrenë akuza”, i tha Malaj BIRN-it nëpërmjet një bisede telefonike.

Gjithçka është konform kodit zgjedhor”, shtoi ai, duke theksuar se fondet e bashkisë për rrugët e fshtatrave janë një projekt i miratuar që në vitin 2024.

Në qytetin e vogël të Burrelit, xhiroja e pasdites nis dhe përfundon tek një shtatore e Ahmet Zogut, i cili më shumë se sa një trashëgimi politike për zonën, është një arsye për t’u mburrur se mbreti ka qenë djalë i Matit.

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shtatorja e tij është e rrethuar me stivat e pllakave që presin të shtrohen në bulevard, ndërsa fushata nuk ka shenja të dukshme flamujsh apo posterash në rrugë, por diskutohet nga të gjithë nëpër kafene.

“Këto pllaka të reja që po shtrohen, sigurisht që për vota janë, por hallet tona nuk i zgjidhin ca pllaka mermeri”, tha një banore e Burrelit, e cila nuk pranoi të identifikohej nga frika se mund ta hiqnin nga puna si mësuese.

Sipas mësueses, zona përballej me një shpopullim të frikshëm, ku të gjithë donin të iknin për shkak të papunësisë dhe mungesës së zhvillimit.

Kanë mbetur pallatet me nga një familje, nuk dëgjohet më zëri i fëmijëve që luajnë, klasat na tkurren çdo vit”, tha ajo me shqetësim.

Në zonën e Burrelit dhe Klosit, fushata nuk ofron alternativa të reja politike përveç dy partive tradicionale PD dhe PS, megjithëse të gjitha partitë e tjera kanë vendosur emrat e tyre në listë.

Fushata për partitë e reja duket e pamundur në një terren të polarizuar politik dhe me pa burime financiare.

Sonil Kola, një 27-vjeçar i diplomuar për Shkenca Politike, po provon megjithatë ta thyejë këtë polarizim, duke kandiduar për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sonilin e takuam në Burrel, pasi banorët e Frankthit thanë jo pa mburrje se në 11 maj kandidonte dhe një “djalë i fshatit”. Por Sonili thotë me buzëqeshje se është dyshues nëse do ta votojnë edhe bashkëfshatarët e tij.

Njerëzit kanë frikë sepse u bëhet presion me vendin e punës”, tha ai për BIRN.

Kandidati e quan shtrimin e rrugës një projekt të vonuar, ndërsa mendon se asflati që po shtrohet në çdo fshat nuk do të ndikojë në votën e 11 majit.

“Njerëzit janë lodhur me të njëjtat metoda të vjetra të ofrimit të shërbimeve bazë në prag fushate, nuk gënjehen më”, përfundoi ai./BIRN

The post BIRN: Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit appeared first on Albeu.com.

Pas dorëheqjes së Agron Malajt, zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit/ EMRI

By: Ela
12 March 2025 at 11:28

Myslym Zeneli do të drejtojë bashkinë e Matit pas dorëheqjes së Agron Malajt, i cili pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputet. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, të zhvilluar gjatë ditës së sotme, ku edhe u miratua unanimisht dorëheqja e Malajt. 19 nga 21 anëtarët e këshillit bashkiak ishin të […]

The post Pas dorëheqjes së Agron Malajt, zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar!

11 March 2025 at 22:44

Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dha ditën e sotme dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pasi pritet të jetë kandidat i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Dibrës. Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai është një prej 10 oficerëve të “grupit […]

The post Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar! appeared first on BoldNews.al.

Kryebashkiaku i parë që jep dorëheqjen, në garë për deputet

By: redi
11 March 2025 at 14:39

Në garën zgjedhore do të jenë në lista edhe kryebashkiakë. I pari që ka bërë lëvizjen është kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Ai ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mban prej gjashtë vitesh pasi do të garojë nē zgjedhjet politike të 11 Majit 2025. Gjatë një takimi me administratën e bashkisë Malaj falenderoi vartësi për punën dhe përkushtimin, profesionalizmin, korrektësinë e treguar për…

Source

Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj (DOKUMENTI)

By: V K
11 March 2025 at 14:15

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se Këshilli Bashkiak i Matit, ka njoftuar mbledhje të jashtëzakonshme ditën e mërkurë në orën 10.00.

Detyrat pritet t’i kalojnë zv/kryetarit të bashkisë deri në zgjedhjet e reja.

 

Motivet e dorëheqjes ende nuk janë bërë publike, por mësohet se Malaj do të kandidojë për deputet në listat e PS të Qarkut Dibër, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

The post Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj (DOKUMENTI) appeared first on Albeu.com.

Emrat/ Katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë!

By: admin
8 March 2025 at 23:29

Burime brenda Partisë Socialiste, bëjnë me dije për Albeu.com se në listën e Tiranës, do të ketë më shumë gra në listën e sigurtë sesa burra, ndërsa deputetët me më shumë se një mandat nuk do të jenë në listë të sigurt.

Drejtuesit politik do të jenë në listën e mbyllur, por edhe disa nga ministrat si në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë.

Ndërkohë, katër kryebashkiak kanë shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i qarkut ka shprehur interesin për të qenë në listën e kandidatëve për deputet. Po ashtu një vend në listë e kanë kërkuar edhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, dhe kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi.

Kujtojmë se emrat e kandidatëve për deputetë duhet të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri më 12 mars. /albeu.com/

The post Emrat/ Katër kryebashkiakë kërkojnë të bëhen deputetë! appeared first on Albeu.com.

Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë (DOKUMENTET)

By: V K
14 February 2025 at 23:23

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektricist” në OSHEE, ka hapur një tender për të blerë televizionet lokale.

Procedura vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku Malaj kërkon që shërbimi të vijojë për 12 muaj me radhë. Ai kërkon që media të pasqyrojë çdo aktivitet, t’i bëjë reklamë gjithë vitin dhe të marrë nga media kaseta të gatshme.

Duket se, synimi i Malajt është edhe pregatitja e çdo kronike të mundshme, me “sukseset” e detyrës, në çdo aktivitet të bashkisë.

Ai kërkon që media lokale të flasë mirë për të, për drejtorët apo për të gjithë punonjësit.

Por, a nuk është “blerje” e medias? Duke i dhënë tender ai mundëson që të mos kritikohet apo të ketë kronika hulumtuese.

Një veprim kurajoz, duke qenë se ai vjen edhe nga fusha e biznesit, pasi familja e tij drejton një firmë të madhe, që fiton tendera nga kolegët e Malajt.

 

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Bashkia e Matit, ka hapur tenderin me objekt “shërbim publikimi dhe pasqyrimi i veprimtarive të Bashkisë Mat në media lokale”.

Tenderi është bërë në datën 12 shkurt, teksa ende nuk ka një njoftim për fituesin. Por duke qenë se mediat apo televizionet në Mat janë të pakta, dihet edhe fituesi!

 

 

Malaj kërkon që kjo “reklamë” të vijojë në 12 muajt e vitit, teksa ka edhe kërkesa të veçanta, që as kryeministri i vendit s’do të guxonte t’i bënte.

“Në lidhje me shërbimin media lokale, njoftime të ndryshme për periudhën 12 muaj. Pasqyrimi i investimeve, aktiviteteve, takimeve zyrtare dhe reklamimeve nga ana e Bashkisë Mat dhe transmetim në TV”, thuhet në këtë dokument.

Por jo vetëm kaq, pasi Malaj kërkon që edhe gazetari përfaqësues i Medias Lokale, duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e zyrës së shtypit në Bashkinë Mat.

“Ofruesit të shërbimit do t’i duhet të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesen e zyrës së marrëdhënieve me publikun për çdo nevojë të ndonjë njoftimi, prononcimi reklamimi sipas nevojave të institucionit, shërbimi i këtyre pasqyrimeve duhet të ofrohet në të gjithë territorin e Bashkisë Mat”, shkruhet në dokument.

Më tej vijon se, sipas nevojës së institucionit të Bashkisë Mat, të mundësohet rikthimi i ndonjë kronike të pasqyruar në media lokale gjatë vitit në CD, apo USB, si investime, aktivitete, takimeve sipas rasteve që mund të kemi duke ju referuar kontratës së lidhur midis palëve.

“Shërbim fotografie, video dhe video editim profesional si dhe montazhi i tyre për gjatë vitit kalendarik 2025” është një tjetër kërkesë. Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, tenderi u bë në datë 12 shkurt, teksa televizioni fitues duhet të veprojë “brenda 24 orësh nga momenti i publikimit të njoftimit të fituesit”.

 

The post Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë (DOKUMENTET) appeared first on Albeu.com.

Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë!

By: Ardit
14 February 2025 at 20:50

Kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj, dikur gardist e më pas “elektriçist” në OSHEE, ka hapur një tender për të blerë televizionet lokale. Procedura vjen disa muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ku Malaj kërkon që shërbimi të vijojë për 12 muaj me radhë. Ai kërkon që media të pasqyrojë çdo aktivitet, t’i bëjë reklamë […]

The post Agron Malaj i Matit tender për të blerë televizionet lokale, kërkon reklama dhe propagandë! appeared first on BoldNews.al.

Denoncimi i Berishës: Krimineli elektoral i Matit Agron Malaj, shpërndan ndihma për vota (VIDEO)

By: V K
1 February 2025 at 11:45

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë publike pamje në Bashkinë Mat, ku kanë nisur duke shpërndarë ‘ndihma’ në këmbim të votave.

Një krim zgjedhor ka shpërthyer në Bashkinë Mat, ku kryetari Agron Malaj, ka nisur fushatës me krim zgjedhore duke blerë votat me ndihma ushqimore për familjet në nevojë.

Dyshohet se ushqimet dhe ndihmat mund të jenë siguruar nga një shoqatë, ose shoqata ka dhënë fondet e ndevojshme, të cilat konvertohen në ushqime përmes kunatit të kryetarit të bashkisë, i cili ka një biznes me shumicën e produkteve afër datës së skadencës.

Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet, pasi përdorimi i ndihmave humanitare për fushatë elektorale është një shkelje e hapur e ligjit dhe moralit zgjedhor.

Ky është një shembull i qartë i manipulimit të votuesve dhe përdorimit të kushteve të vështira ekonomike për përfitime politike.

Postimi i Berishës:

Krimineli elektoral i Matit, Agron Malaj shpërndan ndihma për vota! sb

The post Denoncimi i Berishës: Krimineli elektoral i Matit Agron Malaj, shpërndan ndihma për vota (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌