Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Paditi për shpifje Xhelal Mziun, Agron Malaj paraqitet në GJKKO

By: fra nc
1 July 2025 at 14:20

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Agron Malaj, është paraqitur këtë tëë martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të ndjekur nga afër seancën e parë gjyqësore lidhur me padinë që ai ka depozituar ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, për shpifje.

Padia vjen pas një deklarate të bërë nga Meziu më 10 maj, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ai akuzoi Malajn si të përfshirë në shitblerjen e votave.

Deklartatat e mziut erdhën pasi, simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat brenda tij po shpërndanin para për të blerë vota në favor të Partisë Socialiste. Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, Xhelal Meziu, akuzoi publikisht kandidatin e PS-së, Agron Malaj, duke deklaruar se automjeti që shpërndante paratë ishte në pronësi të këtij të fundit.

Në seancën e sotme, Malaj u paraqit në cilësinë e viktimës së veprës penale, ndërsa gjykata pritet të shqyrtojë në vijim provat dhe pretendimet e palëve.

Procesi do të vijojë në   me seanca të tjera, ndërsa avokatët mbrojtës dhe përfaqësuesit ligjorë të të paditurit Xhelal Mziu pritet të paraqesin qëndrimin e tyre për akuzat e ngritura.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Paditi për shpifje Xhelal Mziun, Agron Malaj paraqitet në GJKKO appeared first on Euronews Albania.

“Nuk ndalem derisa ta shembim sistemin e kalbur”/ Reagon, Xhelal Mziu: Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim…

16 May 2025 at 10:55

Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ka reaguar sërish demokrati Xhelal Mziu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu, drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, shprehet “Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim”. Më tej ai shton se nuk do të ndalet derisa të ‘shembë sistemin e kalbur’.

Reagimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëqytetar të qarkut Dibër, përshëndetje nga zemra!

Ju falënderoj me shpirt e përulësi – për besimin, për mbështetjen, për sakrificën tuaj të heshtur por të fuqishme. Në këtë rrugëtim të vështirë, por të ndershëm, ju ishit forca ime dhe e Partisë Demokratike. Mirënjohje të thellë për secilin prej jush që nuk kurseu as kohën, as energjinë, as shpirtin për ta çuar zërin e ndryshimit në çdo cep të qarkut të Dibrës. Ju që hodhët gurin e zemrës për një Shqipëri më të drejtë, më të pastër, më të denjë për fëmijët tanë.

Falënderim i veçantë për strukturat, për çdo demokrat që për gati tre muaj harroi veten, vuri mënjanë familjen, punën, jetën  dhe doli në terren me kurajo, me zemër, me besim se e mira mund të fitojë. E di, nuk fituam. Jo sepse nuk ishim të drejtë. Por sepse përballë kishim një pushtet të pacipë, të pamoralshëm, të pajustifikueshëm  një pushtet që jo vetëm nuk solli asnjë program, asnjë ide, asnjë vizion për Shqipërinë, por që ofendoi shqiptarët në çdo cep ku shkeli. Ai që sot mban zyrën e kryeministrit, Edi Rama, u shfaq në Dibër jo si burrë shteti, por si “Çyryku” që fyeu, u tall dhe nëpërkëmbi dibranët – njerëz punëtorë, krenarë dhe fisnikë, patriotë, shtetformues e luftëtarë.

Këto nuk ishin zgjedhje. Ishin një krim elektoral. Një farsë që u ndërtua mbi frikën, mbi dhunën, mbi përfshirjen e bandave dhe grupeve kriminale që kontrollonin territorin si në një film mafioz. Blenë vota, kërcënuan qytetarë, përdorën institucionet si mjete shantazhi politik. Nuk kërkuan vetëm një votë  kërkuan shpirtin, dinjitetin, jetën e njeriut të ndershëm.

Na u desh të përballeshim jo me një kundërshtar politik, por me një regjim të strukturuar kriminal, ku krimi, droga dhe korrupsioni ishin në një me pushtetin.

Ditët para votimit, pamë çfarë nuk duhej të shihnim kurrë në një demokraci:

– Mjete të ndaluara me euro, dollarë, paund dhe tollona nafte në bagazhe, të shpërndara natë e ditë nga militantë të pushtetit.

– Persona me dosje kriminale që s’kishin as frikë, as turp, të shëtisnin lagjeve me lista në dorë dhe para në xhep.

– Punonjës të administratës që u urdhëruan të mbushnin vota dhe të garantonin “rezultatin”.

– Komisariate të policisë që u kthyen në shtabe elektorale për partinë në pushtet

Ky nuk është thjesht abuzim. Ky është krim elektoral i organizuar. Dhe ky krim nuk do të harrohet. Nuk do të fshihet. Nuk do të mbetet pa përgjegjësi.

Ne nuk do t’i njohim këto zgjedhje. Sepse nuk mund të njohim një rezultat që buron nga frika, nga paraja e pistë, dhe nga kapja e institucioneve. Por përtej kësaj, dua t’ju them një gjë:

Ne nuk jemi ëës. Ne jemi palë e shpresës. Ne jemi palë e lirisë. Ne jemi pala e njerëzve që nuk shiten dhe nuk përkulen. Ëës është ai që përdor krimin për të mbajtur pushtetin. Ëës është ai që do të ruajë fronin me polici, por nuk guxon të përballet me popullin në mënyrë të ndershme.

Por ne nuk jemi këtu për të heshtur. Ne nuk jemi mposhtur! Ëëm një betejë, por jo luftën. Luftën për të drejtën, për demokracinë, për një Shqipëri që i përket qytetarëve, jo bandave dhe mafies që qeverisin. Unë nuk do të dorëzohem. Do të jem –zëri juaj, bashkëvuajtësi juaj, bashkëluftëtari juaj. Nuk do të ndalem derisa të shembim këtë sistem të kalbur, që po vret çdo shpresë.

Këto nuk ishin zgjedhje. Ishin një krim i pastër elektoral. Ishin një dhunim i demokracisë. Por ky krim nuk duhet të mbetet pa ndëshkim! SPAK duhet të flasë, duhet të veprojë, të mos mbetet si dosja 184, duhet të dëgjojë zërin e një populli që nuk pranon të jetoj më me frikë. Ju falënderoj nga zemra, çdo bashkëqytetar dibran, matjan, bulqizakë e Klosjan, çdo demokrat dhe demokrate që qëndroi, luftoi dhe nuk u përkul.

Respekt për ju! Mirënjohje për ju! Krenari që jam një prej jush!

Ne nuk do të ndalemi  sepse Shqipëria meriton më shumë. Dibra meriton më shumë. Ju meritoni më shumë.

The post “Nuk ndalem derisa ta shembim sistemin e kalbur”/ Reagon, Xhelal Mziu: Humbëm, por zgjedhjet nuk i njohim… appeared first on Sot News | Lajme.

Mziu akuza PS për blerje votash në Dibër: Nuk mund të pranojmë një rezultat të tillë

By: Besnik
12 May 2025 at 05:21

Duke folur për Euronews Albania, kandidati për deputet i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ka theksuar se ai nuk mund të pranojë një rezultat ku votat, sipas tij, janë të blera.

Mziu ka akuzuar eksponentë të PS-së për blerje votash në qarkun e Dibrës dhe ka shtuar se nuk mund ta njohë një rezultat ku sipas tij janë investuar miliona euro në këmbim të votës.

“Nuk mund të pranojmë një rezultat ku janë hedhur miliona euro në këmbim të votës, besoj që kushdo e kupton. Shoh një tendencë të zonave të cilat duhet të kishim një rezultat të thellë, shpresoj ta ruajmë mandatin e tretë në Diber, por varet nga shuma që kanë hedhur”, u shpreh Mziu.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 2021, PD fitoi 3 mandate në Diber, ndërsa PS fitoi 2.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mziu akuza PS për blerje votash në Dibër: Nuk mund të pranojmë një rezultat të tillë appeared first on Euronews Albania.

Një ditë para zgjedhjeve/ Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët: Rilindja në terren duke shpërndarë…

10 May 2025 at 16:41

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka publikuar në Facebook një postim, përmes të cilit akuzon socialistët për blerje të votave. Sipas demokratit, socialistët kanë dalë sot në terren në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër, ku shpërndajnë para në këmbim të votave.

Mziu ka publikuar gjithashtu disa video ku shihen një grup personash teksa konfliktohen me njëri-tjetrin. Deputeti shkruan se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër.

Gjithashtu demokrati pretendon se dy qytetarë që po i ndiqnin, janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes.

Postimi i plotë:

Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpernda para në këmbim të votës!

#Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër!

Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi.
Ky është krim elektoral.
Ky është krim zgjedhor.
Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër!

Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve. Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive.

The post Një ditë para zgjedhjeve/ Xhelal Mziu publikon videon dhe akuzon socialistët: Rilindja në terren duke shpërndarë… appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

By: Ela
10 May 2025 at 10:28

Xhelal Mziu zbulon se demokratët e Maqelllarës kanë bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dy makina që dyshoheshin që po shpërndanin para në këmbim të votave. Bëhet e ditur se në makinën e Fiqiri (Cil) Pali, pronari defacto i kompanisë SIRETA 2F e cila është përfituese e fondeve publike, u gjetën: 3.500 […]

The post VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë appeared first on BoldNews.al.

Dhjetë personazhet e fushatës/ Yje në zbritje, gafa në rritje

9 May 2025 at 22:03

TIRANË- Fushata elektorale ishte një betejë e fortë talentesh të spektaklit politik. Aleanca Madhështore në këtë fushë, e mposhti me siguri numerikisht Partinë Socialiste.

Me në krye Sali Berishën. Më i vjetri i koalicionit, u cilësua nga kundërshtari i tij si buf. Por doktori, që ka kaluar me dhjetëra fushata, kësaj radhe surprizoi me elokuencën.

Këto, u mundua t’i kompensonte me premtimet e tij madhështore.

Por doktori, më shumë se vetes, kësaj radhe i besonte kryemagjistarit të ardhur nga SHBA. Fushatuesi i tij Kris La Civita, që do të përmbyste çdo parashikim, e la doktorin shumicën e fushatës vetëm. Edhe kur erdhi, mbajti vetëm disa fjalime që nuk kalonin 3 minutat.

Nga krahu tjetër, kryesocialisti Edi Rama në fushatën për mandatin e katërt, uli ritmin në marshin e katërt. Dhe ky ritëm më i ngadaltë, e nxori nga rruga nja dy herë.

Të rinjtë në fushatë, jot ë gjithë e përballuan stresin. Shqipëria ndoshta dhe bëhet, por Saranda jo. Kandidati i Lapajt në qytetin e jugut, u kap me kokainë dhe nga mitingu përfundoi në qeli. E kisha nga lodhja, u tha policëve, dhe u lirua një ditë më vonë.

Një tjetër yll premtues, që synon parlamentin, është Klevis Balliu. Inteligjenca e tij kishte munguar prej kohësh në një fushatë elektorale.

Një tjetër personazh i pazbuluar ishte dhe Tomor Alizoti. Dikur thoshte se ishte rrogëtar, por kësaj radhe shfrenoi fantazitë e tij.

Por intelektualët nga qytetarët, nuk dallojnë shumë në PD. Në këtë aspekt, Berishës i dha një dorë Rama. Dhe i zbuloi një xhevahir të pazbuluar në Korçë. Por Vrenozi, refuzoi piktorin, dhe zgjodhi doktorin.

Megjithatë, disa personazhe ishin më origjinalë. Xhelal Mziu dhe Bledjon Nallbati, nuk surprizuan. Thjesht treguan atë që dinë të bëjnë më mirë. Mziu grushtoi një zyrtar në Dibër, kurse Nallbati një kamionist në Bilisht.

Kjo fushatë nuk pati vetëm grushte. Por edhe romanca, ndonëse në distancë. Zengjine Çaushi, ylli i fushatës së Fierit, bëri me turp, yllin e parlamentit Gazment Bardhit. Një romance kjo, qe nuk dha fryte./abcnews.al

 

Nallbati pranon fajin/ Deputeti i PD: Dhuna nga ana ime, e papranueshme

By: Rovena
4 May 2025 at 15:20

Deputeti i dhunshëm demokrat Ledjon Nallbati ka pranuar se ka qenë ai autori i dhunës një natë më parë në Devoll.

“Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rreth-rrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident”, ka deklaruar Nallbati.

Nallbati njihet si një deputetët e dhunshëm brenda, por edhe jashtë kuvendit. Gjatë primareve në kohën e Bashës, ai sërish bashkë me të vëllanë, hynë me dhunë në degën e PD Devoll në 2020.  Por nga besniku i dhunshëm i Bashës, Nallbati u kthye pas vitin 2021 në kamikazin e Sali Berishës, duke u kthyer në protagonist dhune të përsëritur në kuvend, përfshirë edhe grushtin ndaj socialistit Vullnet Sinaj.

Pak ditë më parë, edhe një tjetër kandidat i Partisë Demokratike u përfshi në një konflikt të dhunshëm. Xhelal Mziu dhe nipi i tij pa një takimi elektoral goditën me grushte 33-vjecarin Kalosh Murra, i cili mbante detyrën e përgjegjësit të ndihmës ekonomikë në njësinë administrative Ostren./abcnews.al

 

Sherri në Buqlizë/ Pas Xhelal Mziut e nipit të tij, referohet në SPAK dhe punonjësi i Bashkisë

26 April 2025 at 16:48

Në lidhje me sherrin e regjistruara dy ditë më parë në fshatin Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve, Policia ka referuar materialet në SPAK edhe për 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenza, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale. Ai është kallëzuar nga drejtuesi politik […]

The post Sherri në Buqlizë/ Pas Xhelal Mziut e nipit të tij, referohet në SPAK dhe punonjësi i Bashkisë appeared first on BoldNews.al.

E paske dorën e rëndë, o Xhelal! Del video e dhunës, që Mziu e mohoi

By: Re Nato
26 April 2025 at 15:39

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një zyrtar te njësisë administrative Ostren, ne nje ngjarje te rende ne kete fushate zgjedhore, qe ka ndodhur pasditen e se enjtes pas nje takimi elektoral te PD ne kete fshat.

Policia thote se Xhelal Mziu dhe nipi tij 36 vjecar pas takimit elektoral kane rrahur me grushta 33 vjecarin Kalosh Murra, banues ne Shupenze, me detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike ne njesine administrative Ostren.

Kallëzimi është bërë fillimisht nga vetë Kalosh Murra, ku para oficerëve të policisë së Bulqizës, ai ka thënë se në momentin kur është sulmuara, ka qënë duke qëndruar para zyrave të njësisë administrative Ostren. Në këtë moment Xhelal Mziu bashkë me nipin e tij, janë kthyer dhe e kanë goditur.

“Unë kam qënë para punës time. Më kanë kaluar para zyrës dhe vetëm pas pak minutash janë kthyer sërish mbrapa dhe ka qënë Xhelal Mëziu i pari që më ka sulmuar direkt, më ka kapur edhe prej fyti. Ka ardhur më pas edhe nipi i tij. Edhe ai më ka goditur dhe më ka gjakosur në fytyrë. Unë dua të theksoi se nuk kam njohje personale me asnjë prej tyre dhe kam qënë në punën time. Kanë qënë edhe disa persona të tjerë, por në dhunimin ndaj meje janë përfshirë vetëm Xhelal Mziu dhe nipi i tij.”

Nga ana tjetër, Xhelal Mziu, pretendon se punonjësi i bashkisë ka intimiduar pjesëmarrësit ne takimin e PD-së ndërsa ka shtuar se për asnjë moment nuk e ka qëlluar Kalosh Murrën, por ka qënë nipi i tij Elsoni që e ka goditur.

Pas dhunes se ushtruar nga kandidati demokrat Xhellal Mziu ndaj zyrtarit lokal  Policia e Bulqizës referoi materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për Mziun dhe nipin e tij.

Sipas nenit, “329”, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga 1 gjer në 5 vjet.
Ashtu siç thotë policia e Bulqizës, Xhelal Mziu nuk ka veprua vetëm në dhunimin e Kalosh Murrës, por në ndihmë I ka ardhur dhe nipi, pra vepra penale është kryer në bashkëpunim, çka do të thotë se Mziu mund të rrezikojë një 1 deri në 5 vite burg./abcnews.al

Sherri në Bulqizë/Pas Xhelal Mziut dhe nipit të tij, referohet në SPAK Kalosh Murra

By: user 5
26 April 2025 at 13:40

Policia ka referuar materialet në SPAK për veprën penale ‘pengimi i subjekteve zgjedhore’ për Kalosh Murrën. Kjo vjen pas një sherri të ndodhur në Ostren mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu dhe nipit të tij, Elson Mziu me zyrtarin e bashkisë së Bulqizës, Kalosh Murra.

Kandidati i PD-së ka berë kallëzim për këtë të fundit ku pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike në fshatin Ostren, Kalosh Murra indimidonte pjesëmarrësit në takim.

NJOFTIMI:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte pjesëmarrësit në takim”.

The post Sherri në Bulqizë/Pas Xhelal Mziut dhe nipit të tij, referohet në SPAK Kalosh Murra appeared first on Lapsi.al.

Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD

25 April 2025 at 22:39

Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, të cilat i përkasin sherrit të regjistruara ditën e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu shprehet se nuk është ai në video, por Jeton Dani, babai i kandidatit për […]

The post Sherri në Bulqizë/ Xhelal Mziu: S’jam unë në video, por babai i kandidatit të PS që rreh kryetarin e PD appeared first on BoldNews.al.

Reagon Xhelal Mziu: Nuk jam unë në videon e sherrit, por babai i kandidatit të PS

By: user 6
25 April 2025 at 22:37

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu ka reaguar pasi një video që u publikua në rrjete sociale dhe portale të ndryshme, duke deklaruar se nuk është ai që godet dhe flitet për një episod krejt tjetër, ku protagonist dhune është babai i kandidatit të PS Dibër. Në një koment të bërë në Facebook, Mziu thotë se kjo video është vijim i sulmeve dhe përdorimit politik të Policisë së Shtetit me shpërndarjen dhe manipulimin e opinionit publik, duke deformuar ngjarjen kriminale të dhunimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike”.

Në një video që Policia ka shpërndarë në media, duket qartë dhuna barbare që Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Murat Dani, ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit, dhe më pas, me zyrtarë të tjerë socialistë, vijojnë ta dhunojnë, ku barbarizmi i tyre nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së.

Kjo është një provë e pastër për Policinë e Shtetit dhe për SPAK, e cila, në vend që të përdoret për të vënë në pranga dhunuesit e kreut të PD-së, Shaqir Manjani, shpërndahet për opinionin publik sikur protagonisti jam unë!

Sqaroj mediat dhe qytetarët se në atë video as nuk jam, e as nuk është episodi për të cilin fabrikon akuza Policia e Rilindjes, por është dhuna barbare e Jeton Danit, babait të kandidatit, ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, për të cilën Policia e Shtetit refuzoi të pranonte denoncimin!

LEXO EDHE: Del VIDEO/ Momenti i sherrit mes deputetit të PD, Xhelal Mziu dhe 33-vjeçarit

Apeloj mediat të bëjnë saktësimin e nevojshëm dhe të mos përdoren nga fabrikimet kriminale të Rilindjes! Apeloj SPAK-un që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike! 

Edhe njëherë garantoj qytetarët e Bulqizës dhe të gjithë qarkut të Dibrës se këto manipulime të Partisë Socialiste dhe Policisë së Shtetit nuk do të na trembin e as nuk do të na ndalin drejt fitores së sigurt më 11 maj!” – shkruan Mziu në Facebook. /LAPSI.al

The post Reagon Xhelal Mziu: Nuk jam unë në videon e sherrit, por babai i kandidatit të PS appeared first on Lapsi.al.

Del VIDEO/ Momenti i sherrit mes deputetit të PD, Xhelal Mziu dhe 33-vjeçarit

By: user 6
25 April 2025 at 20:19

Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme. Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Kalosh Murra 33-vjeç është personi i cili u dhunua nga Xhelal Mziu dhe nipi i tij. Murra është punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale. /Euronews Albania

Del video e sherrit, si deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahën qytetarin pic.twitter.com/SoZL2ySsoc

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) April 25, 2025

The post Del VIDEO/ Momenti i sherrit mes deputetit të PD, Xhelal Mziu dhe 33-vjeçarit appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu

25 April 2025 at 19:12

Janë publikuar pamjet e sherrit të regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve. Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamer sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër. Pas një konflikti verbal, […]

The post VIDEO/ Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu appeared first on BoldNews.al.

Video| Publikohet momenti i sherrit kur deputeti Xhelal Mziu dhunon 33-vjeçarin

25 April 2025 at 19:54

Janë publikuar pamjet ku deputeti demokrat Xhelal Mziu dhe nipi i tij dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, në Bulqizë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një takimi elektoral, ditën e djeshme. Policia e Bulqizës ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Kalosh Murra 33-vjeç është personi i cili u dhunua nga  Xhelal Mziu dhe nipi i tij. Murra është punonjës i bashkisë në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Video| Publikohet momenti i sherrit kur deputeti Xhelal Mziu dhunon 33-vjeçarin appeared first on Euronews Albania.

Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu (Video)

25 April 2025 at 19:26

Janë publikuar pamjet e sherrit të regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.

Siç shihet edhe në pamjet e filmuara nga një kamer sigurie, një person qëndron në ambientet e jashtme, duke folur në telefon dhe më pas afrohet një person tjetër.

Pas një konflikti verbal, ata janë përfshirë menjëherë në konflikt fizik duke e goditur njëri-tjetrin dhe më pas janë përfshirë edhe personat e tjerë, të cilët dalin nga lokali, ku një pjesë e mirë e tyre tentojnë të parandalojnë konfliktin.

Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.

Në reagimin e tij, Xhelal Mziu pretendoi se Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë ishin larguar pas kërcënimeve dhe një pjesë tjetër i kanlë shprehur shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.

“Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka  konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.

Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.” – shprehej në reagimin e tij Xhelal Mziu.

The post Grushtet në takimin elektoral, dalin pamjet e sherrit ku u përfshi Xhelal Mziu (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha merr në mbrotje Xhelal Mziun: Provokacion i ulët nga Blendi Klosi e militantë të PS

By: Ela
25 April 2025 at 14:40

Sali Berisha e ka cilësuar incidentin e ndodhur në Dibër pas një takimi elektoral, si një provokim nga ana e Drejtuesit Politik të PS, Blendi Klosi. Për ngjarjen që policia e ka referuar në SPAK duke akuzuar Xhelal Mziun dhe nipin e tij për dhunë ndaj 33-vjeçarit Kalosh Murra, Berisha thotë se militantët socialistë dhe […]

The post Berisha merr në mbrotje Xhelal Mziun: Provokacion i ulët nga Blendi Klosi e militantë të PS appeared first on BoldNews.al.

Dhuna në Bulqizë, Mziu: Anëtarët e PD-së u goditën! Policia palë me PS

By: Ardit
25 April 2025 at 12:59

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me referimin e dokumenteve në SPAK ndaj tij dhe nipit të tij, pasi akuzohen nga policia se kanë goditur me grushte një 33-vjeçar. Në një status në Facebook, Mziu shkruan se gjithçka është e inskenuar dhe se 33-vjeçari i dhunuar është punonjës i ndihmës ekonomike dhe […]

The post Dhuna në Bulqizë, Mziu: Anëtarët e PD-së u goditën! Policia palë me PS appeared first on BoldNews.al.

Incidenti në Dibër, reagon Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit

By: Besnik
25 April 2025 at 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me incidentin elektoral në Dibër, ku raportohet për një situatë të tensionuar dhe një sherr mes disa zyrtarëve lokalë dhe përfaqësuesve të PD-së, me në krye deputetin Xhelal Mziu.

Berisha e ka cilësuar këtë incident si një “provokacion të ulët” të Blendi Klosit, i cili, sipas tij, u orkestrua nga militantët fanatikë socialistë ndaj Mziut. Berisha ka thënë se ky ishte një kurth dhe një provokacion, duke theksuar se kjo është e vërteta e ngjarjes sipas tij.

“Provokacion i ulët i Blendi Klosit dhe militantëve fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut të Dibrës. E gjithë kjo është një kurth dhe provokacion, pasi ata e shohin që nuk po arrijnë të ngjisin askund. Duke parë situatën dramatike, ata zgjodhën të provokojnë zotin Mziu. Kjo është e vërteta, dhe duhet ta kuptoni mirë. Ishte një kurth i ngritur nga provokatorë të ulët, për të cilin të dijë edhe kryebixhozxhiu. Po, shumica e tyre janë bixhozgjinj. E di se çfarë ka lënë Blendi Klosi në bixhoz, apo jo? Shko pyet rreth e rrotull, ata do të të thonë më shumë, mos flas unë më mirë”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Incidenti në Dibër, reagon Berisha: Provokim i ulët i Blendi Klosit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌