Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi

25 August 2025 at 22:31

Kasımpaşa ka bërë një ofertë zyrtare për Mërgim Berishën, sulmuesin 27-vjeçar që aktualisht luan te Hoffenheim, por ka mbetur i harruar.

Interesimi i Kasımpaşas u raportua nga gazetari Yagız Sabuncuoglu, i cili konfirmoi se klubi turk ka paraqitur një propozim formal për transferimin e lojtarit te Hoffenheimi.

Kontrata e Berishës me Hoffenheim skadon në vitin 2027, dhe vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet rreth 3.5 milionë euro.

 

ÖZEL | Kasımpaşa, Hoffenheim forması giyen Mergim Berisha için resmi teklif yaptı.

— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 25, 2025

Të tjera klube, përfshirë Kayserispor dhe Hertha BSC, gjithashtu janë lidhur me lojtarin, që dikur refuzoi Kosovën për Gjermaninë, por asnjëherë nuk arriti të bëjë hapin e madh.

Nëse vendos të kalojë në Turqi, do të ishte një rikthim, pasi Berisha më parë ka luajtur te Fenerbahce.

Mërgim Berisha gjatë karrierës së tij ka luajtur për FC Liefering, Red Bull Salzburg, LASK Linz, 1. FC Magdeburg, SCR Altach, Fenerbahçe, FC Augsburg dhe aktualisht për TSG Hoffenheim. /Telegrafi/

The post I harruari Mërgim Berisha merr ofertë nga klubi elitar në Turqi appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë

18 August 2025 at 20:23

Qendërmbrojtësi i CSKA-së, Lumbardh Dellova, është gjithnjë e më pranë një transferimi jashtë Bullgarisë, pasi shumë klube janë vënë pas tij.

Ylli kosovar sipas mediumit bullgar, Football24.bg, se ka disa oferta konkrete, përfshirë një serioze nga një klub italian, por emri i tij nuk është bërë i ditur.

Oferta kanë mbërritur edhe nga Turqia dhe Arabia Saudite, por opsioni i fundit mbetet një opsion rezervë për lojtarin, i cili nuk është veçanërisht entuziast për të vazhduar karrierën e tij në rajon në këtë moshë.

Klauzola e lirimit të Dellovës nga CSKA Sofja është 950,000 euro dhe pritet të aktivizohet së shpejti.

Pikërisht për shkak të shitjes së tij të mundshme, drejtuesit e CSKA-së po punojnë shumë për të tërhequr një mbrojtës të ri qendror.

Dellova humbi stërvitjen me “Reds” për shkak të negociatave për të ardhmen e tij, por më vonë rifilloi stërvitjen, edhe pse kishte refuzuar dy oferta nga klubi bullgar për një kontratë të re. /Telegrafi/ 

The post Oferta të reja nga Italia dhe Turqia, Lumbardh Dellova e lë Arabinë Saudite si opsion rezervë appeared first on Telegrafi.

“Mbeta pa asnjë zgjidhje”, Morata sulmon ashpër Galatasarayn pas largimit

12 August 2025 at 14:30

Alvaro Morata ka zbuluar se ishte i detyruar të heqë dorë nga pjesë e pagës për t’u larguar nga Galatasaray dhe për t’iu bashkuar Comos, ndërsa sulmuesi kritikoi publikisht klubin turk. 

Pas përfundimit zyrtar të kontratës së tij te Galatasaray, Morata nisi një reagim në rrjetet sociale, duke sulmuar klubin turk për mosplotësimin e disa angazhimeve. 

Klubi turk fillimisht refuzoi ta lejonte të largohej këtë verë, pavarësisht faktit se ai nuk ishte pjesë e planeve për ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, para se të dorëzoheshin në fund dhe të pajtoheshin për ta liruar atë pas ndërhyrjes së Milan dhe Comos. 

Pas dështimit për të pasur impakt të madh në Turqi, Morata vendosi t’i bashkohej Comos këtë verë, por klubi turk kërkoi një tarifë kompensimi prej 10 milionë eurosh. 

Milan arriti në fund një marrëveshje me Galatasaray që parashikon që skuadra e Serie A të paguajë 3 milionë euro plus bonuse potenciale, duke përfunduar kështu huazimin.  

“Derisa në fund, angazhimet e bëra nuk u respektuan, deri në atë pikë sa mbeta pa zgjidhje tjetër veçse të heq dorë nga pjesë e pagës dhe të drejtave të tjera kontraktuale që i kisha fituar me punë (shifra e publikuar nuk është e saktë)”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Álvaro Morata (@alvaromorata)

“Për mua, në jetë dhe në punë, ka parime që nuk duhet thyer kurrë, siç është respekti për të drejtën e çdo individi. Mosnjohja dhe moskompensimi i asaj që është fituar më duket i papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat e drejtësisë dhe profesionalizmit të cilat i mbaj me vete”.

“E di që për këto çështje shpesh nuk flitet hapur, por besoj se është e drejtë të japësh përkufizimin e vërtetë për tifozët tuaj. Ju dhe qyteti i Stambollit do të mbeteni gjithmonë në zemrën time, dhe ju uroj më të mirat, sot dhe në të ardhmen”, ka thënë Morata./Telegrafi/

The post “Mbeta pa asnjë zgjidhje”, Morata sulmon ashpër Galatasarayn pas largimit appeared first on Telegrafi.

Galatasaray po planifikon një ofertë prej 10 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

10 August 2025 at 16:25

Në ditët në vijim, Barcelona pritet të regjistrojë disa lojtarë përpara nisjes së sezonit të ri në La Liga, që starton fundjavën e ardhshme. 

Largimi i Inigo Martinez, së bashku me vendimin e Marc-Andre Ter Stegen për të lejuar çregjistrimin e tij, ka liruar hapësirë në kufirin e pagave, dhe së shpejti pritet të çlirohet edhe më shumë. 

Megjithatë, daljet mbeten të nevojshme gjatë javëve në vijim, pavarësisht se Barcelona është në rrugën e duhur për sa i përket regjistrimeve. 

Duke qenë se Hansi Flick ka në dispozicion Joan Garcia, Wojciech Szczesny dhe vetë Ter Stegen përpara Inaki Pena në hierarki, ky i fundit pritet të largohet përpara se të mbyllet afati kalimtar veror. 

Sipas raportimeve, klubi italian Como është i interesuar për Penan për ta pasur si konkurrencë për portierin titullar. Por tani, një ish-klub i 26-vjeçarit ka hyrë në garë. 

Sipas Sempre Barca, Galatasaray po e konsideron Penan si alternativë ndaj Edersonit të Manchester Cityt. 

Gjigantët turq janë të gatshëm të bëjnë një ofertë fillestare prej 8-10 milionë euro, një shifër që Barcelona ka gjasa ta pranojë, duke qenë se portieri spanjoll ka më pak se 12 muaj kontratë të mbetur. 

Gjithashtu, raporti thekson se Barcelona dëshiron të përfshijë një klauzolë rikthimi dhe një përqindje për shitje të ardhshme në marrëveshje, në mënyrë që të ruajë kontrollin mbi të ardhmen e Penas./Telegrafi/

The post Galatasaray po planifikon një ofertë prej 10 milionë eurosh për yllin e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd

4 August 2025 at 23:21

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka vënë në shënjestër një nga talentët më të mëdhenj të Manchester United, Alejandro Garnacho.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të krahut.

Garnacho, 20-vjeçar, ka qenë titullar i rregullt sezonin e kaluar, por raportimet nga Anglia thonë se ai nuk është në planet afatgjata të trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Në sezonin 2024/25, ai luajti në 58 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime, një bilanc mbresëlënës për moshën e tij.

Përveç interesimit nga Fenerbahçe, për Garnachon kanë shprehur interes edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane si Chelsea dhe Napoli.

Megjithatë, turqit shpresojnë se prania e Jose Mourinhos në krye të pankinës mund të jetë faktori që do ta bindë lojtarin të transferohet në Stamboll.

Rreth të ardhmes së tij pritet të ketë zhvillime gjatë kësaj jave, derisa te United po presin shitjen e argjentinasit. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk

4 August 2025 at 17:09

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, do të rikthehet në futbollin turk pas tre viteve të kaluara në Angli.

Muric më parë ka luajtur për një sezon në Superligën turke si i huazuar te Adana Demirspor, ku pati paraqitje shumë të mira.

Pas një periudhe dyvjeçare te Burnley dhe një sezoni te Ipswich Town, 26-vjeçari ka gjetur klubin e ri.

Sipas raportimeve të mediumit turk 90min.tr, Muric ka arritur marrëveshje me Rizesporin dhe pritet që t’i bashkohet skuadrës brenda kësaj jave.

🔥 Çaykur Rizespor, daha önce Adana Demirspor forması giyen 26 yaşındaki Kosovalı kaleci Arijanet Muric ile büyük ölçüde anlaştı! pic.twitter.com/hcl5rYIprJ

— Transfer Merkezi ™ (@TransferMerkez) August 3, 2025

Rizespor është në fazën e ndërtimit të një ekipi konkurrues për sezonin e ardhshëm, me synimin për të siguruar një vend në garat evropiane.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kalimi i Muric te Rizespori do të jetë në formë huazimi apo transferim përfundimtar nga Ipswich Town.

Gjatë karrierës së tij, Muric ka qenë pjesë e disa skuadrave evropiane. Në Angli ai ka luajtur për Manchester Cityn, Nottingham Forestin, Burnleyn dhe Ipswich Townin. Po ashtu ka mbrojtur portën e NAC Breda dhe Willem II në Holandë, si dhe të Gironas në Spanjë. /Telegrafi/

The post Aro Muric bëhet me skuadër të re, arrin marrëveshje me klubin turk appeared first on Telegrafi.

Tanimë është zyrtare, Osimhen është përfundimisht i Galatasarayt për 75 milionë euro

30 July 2025 at 19:29

Pas një sezoni huazim të suksesshëm te Galatasaray, Victor Osimhen po e mbyll zyrtarisht kapitullin e tij me Napoli. Sulmuesi nigerian është transferuar përfundimisht te klubi turk, i do të paguajë 75 milionë euro për shërbimet e tij.

Osimhen mbërriti sot në Stamboll dhe u prit me entuziazëm nga tifozët e Galatasaray, të cilët e konsiderojnë atë një nga yjet kryesorë të skuadrës për sezonin e ri.

Nga kjo shumë, 40 milionë euro do të paguhen menjëherë te Napoli, ndërsa pjesa tjetër është planifikuar të shlyhet në vitin 2026. Marrëveshja është arritur dhe ka marrë miratimin e të gjitha palëve të përfshira.

ONLY GALA 🟡🔴 pic.twitter.com/mZ9filqIfg

— Galatasaray EN (@Galatasaray) July 30, 2025

Sulmuesi 26-vjeçar shkëlqeu te Galatasaray sezonin e kaluar, duke shënuar 32 gola në 37 ndeshje, duke u bërë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.

Napoli përfiton një shumë të konsiderueshme nga ky transferim, duke mbyllur një kapitull të suksesshëm me sulmuesin nigerian.

 

Osimhen tashmë është pjesë e Galatasaray dhe pritet të luajë një rol kyç në përpjekjet e klubit për të fituar tituj në futbollin turk dhe në garat evropiane.

Fansat e Galatasaray presin me padurim të shohin performancat e sulmuesit nigerian, i cili tashmë konsiderohet një lider i ri i ekipit. /Telegrafi/ 

The post Tanimë është zyrtare, Osimhen është përfundimisht i Galatasarayt për 75 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit

26 July 2025 at 19:39

Blendi Memaj ishte i ftuari i radhës në “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështete nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Ish-futbollisti ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, ndër to edhe si u pranua në akademinë e Besiktasit.

“Edhe sot kur e kujtoj është një moment emocionues, pasi isha në lojë dhe mezi kam pritur ta njoftoj familjen” rrëfen Memaj në “Arena e Yjeve”.

“E mbaj mend që ishim në një garë që me njëfarë forme ishte jetë a vdekje – një moment vendimtar”.

“Ishte një trajner në grupmoshat U-16, dha miratimin e tij që unë të mbetesha pjesë e tyre…”, rrëfen më tej Memaj.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

 

The post Dita kur Blendi Memaj e mësoi se është pranuar në Akademinë e Besiktasit appeared first on Telegrafi.

Calhanoglu flet për thashethemet rreth Galatasarayt dhe Fenerbahces, si dhe pajtimin me Lautaron

23 July 2025 at 15:58

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu ka thënë se është “një lojtar i Interit” që “dëshiron të vazhdojë këtu”, teksa iu bashkua klubit për fillimin e stërvitjeve parasezonale.

Duke folur për Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i Leverkusenit reflektoi gjithashtu mbi tensionin e nxehtë brenda skuadrës në fillim të verës, kur u grind me Lautaro Martinezin, duke zbuluar se “folëm – jemi profesionistë, nuk ka problem. Kur të kthehet kapiteni, do ta përqafoj dhe kaq”.

Calhanoglu u përfol shumë gjatë javëve të fundit me një transferim në Superligën Turke. Fillimisht, Galatasaray u cilësua si favorit për të nënshkruar me turkun. Megjithatë, negociatat e vazhdueshme të klubit me Napolin për Victor Osimhen duket se po i mbajnë duart shumë të zëna në këtë pikë.

Pastaj, në fund të javës së kaluar, Fenerbahce i Jose Mourinhos doli si pretendentë i mundshëm për Calhanoglu, me raportet në Itali që pretendonin se klubi ishte gati t’i ofronte yllit të Interit shiritin e kapitenit nëse ai do të largohej nga Italia për në Turqi.

Duke folur për temën e spekulimeve, Calhanoglu tha se “çdo vit ka thashetheme për transferime, në këtë rast ndoshta disa të tjera, por unë nuk thashë asgjë sepse doja që tifozët tanë ta shihnin vetë se jam kthyer – nuk është gjithmonë e drejtë të bësh deklarata”.

Kur u pyet për rinovimin e kontratës, ai u përgjigj: “Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me kalimin e viteve. Por qëllimi im është të fitoj këtu.”

Calhanoglu, 31 vjeç, ka qenë një shtyllë e skuadrës Nerazzurri që kur erdhi falas nga rivalët e urryer të Milanit në vitin 2021. Sezonin e kaluar, mesfushori me përvojë ishte gjithmonë i pranishëm, duke luajtur 47 ndeshje në të gjitha garat – duke shënuar 11 gola dhe duke asistuar tetë të tjerë. /Telegrafi/

The post Calhanoglu flet për thashethemet rreth Galatasarayt dhe Fenerbahces, si dhe pajtimin me Lautaron appeared first on Telegrafi.

Interi po pret ofertën e Fenerbahces për Calhanoglun

21 July 2025 at 17:42

Interi po pret një ofertë zyrtare nga Fenerbahce për Hakan Calhanoglun, i cili pritet të rikthehet në stërvitje me zikaltrit këtë javë. 

Inter është ende në pritje të një propozimi konkret për mesfushorin e tyre të rëndësishëm, Hakan Calhanoglu, i cili ka tërhequr interesim nga Galatasaray dhe, së fundmi, nga Fenerbahce. 

La Gazzetta dello Sport konfirmon se asnjëri prej dy gjigantëve turq nuk ka paraqitur ende një ofertë fillestare për kapitenin e kombëtares turke. 

Inter ka vendosur një çmim minimal prej 25 milionë euro, por nuk është e sigurt nëse Galatasaray apo Fenerbahce do të jenë të gatshëm ta plotësojnë këtë kërkesë. 

Sipas Gazzettas, Calhanoglu do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore nga stafi i Interit nesër, të martën më 22 korrik, përpara se të rikthehet në stërvitje të mërkurën. 

Nëse nuk arrin asnjë ofertë në orët në vijim, Calhanoglu do të rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës këtë javë dhe do të nisë përgatitjet për sezonin 2025/2026. 

Gazzetta thekson gjithashtu se mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, është opsioni kryesor i trajnerit Cristian Chivu për të zëvendësuar Calhanoglun, i cili aktualisht është nën kontratë me Interin deri në qershor 2027./Telegrafi/

The post Interi po pret ofertën e Fenerbahces për Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

19 July 2025 at 15:12

Në një kthesë të re në sagën e transferimit të Hakan Calhanoglu, raportet nga Italia pretendojnë se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin turk për Fenerbahce, pasi rivalët e ashpër Galatasaray janë lidhur fort me mesfushorin.

Calhanoglu konsiderohet në shitje nga Nerazzurrët, por vetëm nëse një klub është i gatshëm të përmbushë vlerësimin e tyre prej 30 milionë eurosh për lojtarin.

Tani, sipas Caught Offside dhe Gazzetta dello Sport, Fenerbahce i Mourinhos është futur mirë në garë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për mesfushorin e Interit.

 

🚨🇹🇷 Fenerbahçe owner Ali Koç wants to sign Hakan Çalhanoğlu (31) from Inter! 🟡🔵

Çalhanoğlu told Fenerbahçe he would like to play for them if they can pay his transfer fee, reports @yagosabuncuoglu. pic.twitter.com/3mqidyL6Qs

— EuroFoot (@eurofootcom) July 19, 2025

Fenerbahce i ofron shiritin e kapitenit Calhanoglut

Fenerbahce nuk është vetëm e interesuar për Calhanoglun, por duket se është e vendosur ta joshë 31-vjeçarin, me ekipin turk që thuhet se i ofron lojtarit rolin e kapitenit, nëse ai i bashkohet klubit këtë verë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, përsëriti se Calhanoglu nuk e shprehu kurrë dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht bisedimeve me Galatasarayn. /Telegrafi/

The post Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

Fidan Aliti rinovon me Alanyasporin edhe për tri sezone të tjera

12 July 2025 at 21:10

Reprezentuesi kosovar, Fidan Aliti, ka rinovuar kontratën e tij me klubin turk Alanyaspor. 

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. 

Aliti ka rinovuar edhe për tri sezone të tjera dhe do të jetë kështu pjesë e klubit deri në vitin 2028. 

Sezonin e kaluar Aliti zhvilloi 34 ndeshje për Alanyasporin në kampionat, që të gjitha nga minuta e parë. 

Gjatë këtyre paraqitjeve ai ia doli që të shënojë një gol. 

Ky do të jetë sezoni i tretë i Alitit me fanellën e Alanyasporit, pjesë e të cilëve u bë në vitin 2023 pas aventurës me Zurichun në Zvicër./Telegrafi/

The post Fidan Aliti rinovon me Alanyasporin edhe për tri sezone të tjera appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

9 July 2025 at 20:32

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka zgjatur kontratën me Alanyasporin edhe për dy vite të tjera, me klubi turk që konfirmoi marrëveshjen që e mban lojtarin në skuadër deri në verën e vitit 2027.

Në elitën e futbollit turk, Hadërgjonaj ka regjistruar 171 paraqitje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 14 asistime gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub.

Sezoni i fundit ishte shumë i suksesshëm për të, me 33 ndeshje, 4 gola dhe 5 asistime, duke dëshmuar edhe më shumë vlerën e tij në skuadër.

“Florent Hadërgjonaj është me ne edhe për dy vite të tjera! I dëshirojmë shumë suksese në sezonin e ri,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ai ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në 38 ndeshje zyrtare, duke shënuar 1 gol.

Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Alanyaspor që nga fillimi i sezonit 2023/24. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin appeared first on Telegrafi.

Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun

5 July 2025 at 13:19

Galatasaray dhe Interi thuhet se kanë hapur bisedime për një marrëveshje që përfshin mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Sipas CalcioMercato, në ditët e fundit, të dy klubet kanë filluar diskutimet për mesfushorin qendror me përvojë – pas rritjes së tensioneve midis lojtarit turk dhe anëtarëve të tjerë të skuadrës si Lautaro Martinez.

Pas eliminimit tronditës të Interit nga Kupa e Botës për Klube kundër klubit brazilian Fluminense, sulmuesi argjentinas e kritikoi ashpër shokun e tij të skuadrës, duke thënë se lojtarët që nuk duan të jenë në klub duhet të largohen.

Calhanoglu ishte lidhur tashmë me një largim nga Nerazzurrët dhe pavarësisht bisedimeve të supozuara të paqes midis dyshes , mesfushori turk thuhet se po përshpejton drejt një largimi.

Raportet tregojnë se, ndonëse ende nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare, me Interin që kërkon 35-40 milionë euro për lojtarin, diskutimet zyrtare kanë filluar.

Megjithatë, Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin vetëm nëse arrin një ofertë serioze për ish-lojtarin e Hamburgut. /Telegrafi/

The post Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit

3 July 2025 at 18:31

Rizespor ka shfaqur interes serioz për transferimin e sulmuesit kosovar Shkëlqim Demhasaj, i cili ka pasur një sezon mbresëlënës me Neuchâtel Xamax në Zvicër.

Sulmuesi i Kosovës ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 10 asistime, në sezonin që sapo lamë pas.

Trajneri i klubit turk, İlhan Palut, është shumë i interesuar për ta pasur lojtarin në skuadër dhe po e shtyn klubin drejt përmbylljes së marrëveshjes.

Sipas burimeve pranë klubit, bisedimet janë në fazën përfundimtare, ndërsa Rizespor po bën përpjekje të mëdha për ta siguruar transferimin.

Shkëlqim Demhasaj ka 4 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës në futboll, të gjitha të zhvilluara gjatë viteve 2018–2019, pa arritur të shënojë gol.

Shkëlqim Demhasaj ka luajtur më parë për Luzern, Winterthur, Grasshoppers, Schaffhausen dhe Neuchâtel Xamax në Zvicër. Sipas Transfermarkt, vlera aktuale e kartonit të Demhasajt është 400 mijë euro. /Telegrafi/ 

The post Pas 16 golave në Zvicër, Demhasaj në radarët e klubit turk – marrëveshja afër finalizimit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Abraham transferohet te Besiktasi

3 July 2025 at 18:22

Roma ka konfirmuar se Tammy Abraham i është bashkuar gjigantëve të Superligës turke, Besiktas, në formë huazimi me mundësi blerjeje, e cila do të bëhet e detyrueshme në kushte të caktuara.

Të dy klubet kanë konfirmuar marrëveshjen, e cila do ta shohë Abrahamin të bashkohet në një marrëveshje huazimi fillestar përpara asaj që pritet të jetë një transferim i përhershëm.

Besiktashi ka konfirmuar të dhënat e plota financiare të transferimit.

 

#LetTheGameBegin pic.twitter.com/E76MTpd6BM

— Beşiktaş JK (@Besiktas) July 3, 2025

Roma do të marrë një tarifë huazimi prej 2 milionë eurosh për shërbimet e Abrahamit për sezonin 2025-26, dhe duke supozuar se klauzola e detyrimit për blerje aktivizohet, ata do të marrin 13 milionë euro shtesë të paguara në këste deri në vitin 2030.

Ndërkohë, Abraham do të marrë një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh në sezonin e tij të parë, 6.5 milionë euro në sezonin 2026/27 dhe 7 milionë euro nga vera e vitit 2027 deri në verën e vitit 2029.

Anglezi largohet nga Roma pas një lidhjeje katërvjeçare që filloi në sezonin 2021-22. Ish-lojtari i Chelseat shënoi gjithsej 37 gola nga 120 paraqitje zyrtare për Giallorossët, si dhe 10 të tjerë nga 44 paraqitje gjatë periudhës së tij të huazimit me Milanin në sezonin 2024-25. /Telegrafi/

🤝 Abraham ceduto al Besiktas

In bocca al lupo, Tammy!

📄 https://t.co/tdP2oPrj7Z#ASRoma pic.twitter.com/HqIgROV6PC

— AS Roma (@OfficialASRoma) July 3, 2025

The post Zyrtare: Abraham transferohet te Besiktasi appeared first on Telegrafi.

“Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari

23 June 2025 at 21:27

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, do të vazhdojë të jetë pjesë e CSKA Sofjes, pavarësisht interesimit konkret nga dy klube turke – Rizespor dhe Kocaelispor.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i skuadrës bullgare, Dusan Kerkez, para nisjes së skuadrës drejt përgatitjeve në Slloveni.

“Fola me Dellovën. Gjithçka është në rregull dhe ai dëshiron të qëndrojë te CSKA. Është ambicioz dhe dëshiron të bëjë diçka të madhe këtu”, u shpreh Kerkez për mediat vendase, duke i dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të lojtarit gjatë kësaj vere.

Dellova dhe Bytyqi rrugës për fazën përgatitore

Trajneri boshnjak theksoi gjithashtu rëndësinë e qëndrueshmërisë në skuadër dhe synimet e larta për sezonin e ri.

CSKA Sofja po përgatitet për ndeshjet parasezonale dhe do të zhvillojë katër miqësore. E para është më 25 qershor kundër Shkëndijës.

Klubi bullgar luan edhe me Krivbasin, Hajdukun dhe Olimpijan. Këto ndeshje do të jenë një test i rëndësishëm për formën e ekipit dhe për përgatitjet drejt sezonit të ri. /Telegrafi/ 

The post “Kam biseduar me të, Dellova nuk largohet” – trajneri i CSKA-s konfirmon qëndrimin e mbrojtësit në Bullgari appeared first on Telegrafi.

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi

21 June 2025 at 14:31

Besiktasi ka filluar operacionet e transferimeve. Bardhezinjtë duan të shtojnë një qendërsulmues në skuadër dhe tani kanë në agjendën e tyre, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili la gjurmë në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces në të kaluarën.

Qendërsulmuesi prizrenas me përvojë, i cili është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit spanjoll, Mallorca, ka një shans për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë me një vendim surprizë pas saktësisht pesë sezonesh.

Besiktasi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ardhshëm thuhet se ka përveshur mëngët për një transferim të një qendërsulmuesi dhe Muriqi është bërë pjesë e agjendës së tyre, pasi pritet të ndajnë rrugët me Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Aksam, Besiktas po përgatitet të bëjë një lëvizje për Muriqin, i cili e njeh mirë kampionatin turk dhe është i prirur për lojën në grup.

Ky medium shton se prizrenasi është i etur të luajë përsëri në Superligën e Turqisë, pasi kishte thënë më parë në një intervistë se mund të vlerësonte ofertat që vijnë nga ky vend.

Ndërsa Besiktasi pritet të përshpejtojë përpjekjet e tij në ditët në vijim, parashikohet që transferimi mund të përfundojë rreth 5 milionë euro.

Ndryshe, sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur gjithsej në 118 ndeshje me Mallorcën për tri sezone e gjysmë dhe ka shënuar 35 gola dhe 11 asistime.

Te Besiktasi, Muriqi do t’i gjente dy yje tjerë shqiptar: Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. /Telegrafi/

The post Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Galatasarayt sqaron bisedën me Calhanoglun

19 June 2025 at 15:56

Presidenti i Galatasarayt, Dursun Ozbek, konfirmon se ka folur në telefon me mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglun, por këmbëngul se nuk ka qenë “një takim për transferime”.

Ozbek, deklaroi se foli me yllin e Interit, por biseda e tyre nuk lidhej me një transferim të mundshëm në klubin turk këtë verë.

“Calhanoglu është krenaria dhe gëzimi ynë, një lojtar i rëndësishëm që ka arritur sukses në Evropë”, ka thënë fillimisht presidenti i Galatasarayt për gazetarët gjatë të enjtes.

“Çdo ekip do ta donte atë. Megjithatë, biseda ime me Hakanin nuk kishte lidhje me transferimet. Një mik i imi po fliste me Hakanin në telefon dhe unë sapo u bashkova në bisedë dhe i urova suksese. Ky nuk ishte një takim për transferime”, përfundoi Ozbek.

Football Italia raportoi të mërkurën se Galatasaray ishte i interesuar për kapitenin e ekipit kombëtar të Turqisë, megjithëse Interi ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare.

E ardhmja e Calhanoglu te Interi mbetet e pasigurt, por nëse gjigantët e Serie A do ta shisnin yllin e tyre, kjo me siguri do të bëhej për një tarifë të lartë transferimi.

Calhanoglu iu bashkua Interit si transferim i lirë nga rivalët e tyre të qytetit, Milan, në verën e vitit 2021 dhe deri tani  31-vjeçari ka luajtur 182 ndeshje me Nerazzurrët, duke shënuar 38 gola dhe duke dhënë 32 asistime.

Ai ka fituar një titull të Serie A, dy Kupa Italie dhe tre Superkupa të Italisë gjatë qëndrimit të tij në Giuseppe Meazza, ku kontrata e tij skadon në qershor 2027. /Telegrafi/

The post Presidenti i Galatasarayt sqaron bisedën me Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart

11 June 2025 at 17:44

Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Ibrahim Hatipoglu, është i bindur se Victor Osimhen do të qëndrojë në klub edhe përtej kësaj vere. “Mundësitë rriten me çdo ditë që kalon”, deklaroi ai për AS, duke nënvizuar optimizmin e klubit turk për të mbajtur sulmuesin nigerian.

Osimhen e kaloi sezonin e fundit në huazim te Galatasaray nga Napoli dhe ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij me klubin italian. Megjithatë, kjo klauzolë nuk është e vlefshme për klubet e Serie A.

Galatasaray ka bindjen se do ta mbajë Osimhenin, veçanërisht pasi lojtari refuzoi një ofertë të madhe nga Al-Hilal, i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Hatipoglu shpjegoi se marrëveshja për transferimin e tij ishte e papritur: “Kur na ofruan Osimhenin, nuk kishim nevojë për një sulmues, por e nënshkruam brenda dy ditësh”,

Për këtë çështje po punojnë drejtori i transferimeve, Abdullah Kavukcu, dhe agjenti italian George Gardi. “Me çdo ditë që kalon, shanset që Osimhen të qëndrojë te Galatasaray rriten”, shtoi Hatipoglu.

Victor Osimhen pati një sezon të jashtëzakonshëm në Stamboll, duke shënuar 37 gola dhe duke dhuruar 8 asistime në 41 paraqitje për Galatasarayn në të gjitha garat.  /Telegrafi/ 

The post Osimhen mund t’i befasojë të gjithë me vendimin për të ardhmen – sa shkojnë ditët turqit fërkojnë duart appeared first on Telegrafi.

❌
❌