Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

19 July 2025 at 15:12

Në një kthesë të re në sagën e transferimit të Hakan Calhanoglu, raportet nga Italia pretendojnë se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin turk për Fenerbahce, pasi rivalët e ashpër Galatasaray janë lidhur fort me mesfushorin.

Calhanoglu konsiderohet në shitje nga Nerazzurrët, por vetëm nëse një klub është i gatshëm të përmbushë vlerësimin e tyre prej 30 milionë eurosh për lojtarin.

Tani, sipas Caught Offside dhe Gazzetta dello Sport, Fenerbahce i Mourinhos është futur mirë në garë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për mesfushorin e Interit.

 

🚨🇹🇷 Fenerbahçe owner Ali Koç wants to sign Hakan Çalhanoğlu (31) from Inter! 🟡🔵

Çalhanoğlu told Fenerbahçe he would like to play for them if they can pay his transfer fee, reports @yagosabuncuoglu. pic.twitter.com/3mqidyL6Qs

— EuroFoot (@eurofootcom) July 19, 2025

Fenerbahce i ofron shiritin e kapitenit Calhanoglut

Fenerbahce nuk është vetëm e interesuar për Calhanoglun, por duket se është e vendosur ta joshë 31-vjeçarin, me ekipin turk që thuhet se i ofron lojtarit rolin e kapitenit, nëse ai i bashkohet klubit këtë verë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, përsëriti se Calhanoglu nuk e shprehu kurrë dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht bisedimeve me Galatasarayn. /Telegrafi/

The post Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

“Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë”, Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan

4 July 2025 at 22:15

Jose Mourinho i ka bërë një nderim të përzemërt sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, të enjten.

Futbollisti 28-vjeçar portugez u kujtua si një lojtar i përulur dhe i talentuar, i cili kishte kapërcyer shumë vështirësi për të arritur majat e futbollit botëror.

Mourinho, që ndajti të njëjtën trashëgimi kombëtare me Jotan, foli për Sky Sports të premten, ku lavdëroi karakterin dhe përulësinë e lojtarit.

“Kur njerëzit largohen nga kjo botë, zakonisht të gjithë thonë: ‘Ishte një njeri i mirë’. Por, Diogo ishte me të vërtetë një njeri i mirë”, deklaroi Mourinho.

Trajneri i njohur portugez theksoi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Jotas drejt suksesit, duke vënë në dukje se ai nuk e pati të lehtë.

“Ai kishte agjentin tim, ishte pjesë e strukturës sime, kështu që sigurisht e njihja mirë. Dhe njerëzit te Liverpool e dinë se ajo që po them është e vërtetë”.

“Ai ishte një djalosh për të cilin asgjë nuk ishte e thjeshtë — ai duhej të luftonte për të arritur aty ku ishte.”

Mourinho gjithashtu shprehu tronditjen dhe dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të Jotës dhe të vëllait të tij, të cilët vdiqën në të njëjtin aksident.

“Tre fëmijë që mbeten pa baba, një grua e re që humb burrin, prindër që humbasin të dy djemtë — është çmenduri. Është e vështirë për t’u kuptuar.

“Ndoshta një ditë do ta kuptojmë, por jo tani”, përfundoi ai me emocione. /Telegrafi/

The post “Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë”, Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan appeared first on Telegrafi.

Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho

1 July 2025 at 18:49

Sulmuesi kolumbian Jhon Duran është transferuar te Fenerbahçe nga Al-Nassr në formë huazimi, ku pritet të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

21-vjeçari iu bashkua Al-Nassr në janar nga Aston Villa për 77 milionë euro, duke ndarë dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon.

Megjithëse Duran realizoi 12 gola në 18 paraqitje, Al-Nassr nuk arriti të fitonte titullin dhe sulmuesi vendosi të rikthehej në futbollin evropian.

Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në vitin 2030, por oferta nga Mourinho dhe ambicia e Fenerbahçes e bindën kolumbianin të pranojë këtë aventurë të re.

Sipas mediave britanike, qëndrimi i tij në Arabinë Saudite i solli mbi 8 milionë euro, pesëfish më shumë se sa do të kishte përfituar në Ligën Premier për të njëjtën periudhë.

Karriera e Duranit nisi në MLS me Chicago Fire, ku spikati me 8 gola në 27 ndeshje, për të kaluar më pas në Aston Villa në vitin 2023.

Sot, ai vjen si një lider i mundshëm i sulmit të Fenerbahçes dhe si një aset i vlefshëm për Mourinhon./Telegrafi/ 

The post Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho appeared first on Telegrafi.

Mourinho ia mbyll derën transferimit të yllit anglez tek Fenerbahce

By: S SH
27 June 2025 at 18:35

Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit të Manchester United, pas bisedimeve me Ruben Amorim.

Pavarësisht spekulimeve në rritje se sulmuesi i krahut ishte pranë një kalimi në Stamboll, trajneri i mëparshëm i Chelsea, Real Madrid dhe Romës i ka kërkuar klubit të braktisë përpjekjet për nënshkrimin e tij.

Sipas mediumit turk Fanatik, Mourinho i ka këshilluar bordit të Fenerbahces që të kërkojë alternativa të tjera në krahë, duke i dhënë fund interesit për Sanchon.

Kjo vendim u mor pasi Mourinho konsultoi Ruben Amorimin, trajnerin aktual të Manchester United, dhe kërkoi informacion rreth arsyes pse Sancho nuk bën pjesë më në planin afatgjatë të klubit në ‘Old Trafford’. Dy trajnerët kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Mourinho, i njohur për standardet e tij të rrepta menaxheriale, besohet se ka bazuar vendimin e tij në perceptimin për mungesën e motivimit dhe profesionalizmit të Sanchos.

Tekniku portugez shprehu rezerva për të sjellë në skuadër një lojtar që beson se ka mungesë angazhimi ndaj ekipit dhe mund të jetë më shumë i interesuar për një fitim të lartë financiar sesa për të kontribuar në fushë.

Me një të ardhme në Turqi jashtë skenës, Sancho po i afrohet një kapitulli të ri në Itali.

Manchester United raportohet se ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga gjiganti i Serie A, Juventus.

Negociatat për kushtet personale thuhet se janë në një fazë të avancuar, dhe bisedimet janë përshpejtuar pas miratimit të tarifës së transferimit.

The post Mourinho ia mbyll derën transferimit të yllit anglez tek Fenerbahce appeared first on Albeu.com.

Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1

By: S SH
23 June 2025 at 14:29

Jonathan David është një nga lojtarët më të kërkuar nga disa ekipe “big”. Paraqitjet e tij me Lille ë këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.

Sipas “Haber Global TV” bëhet me dije se garës për shërbimet e tij i është futur edhe Fenerbahce e Jose Mourinhos.

Portugezi dëshiron që ta ketë 25-vjeçarin në ekip, i cili sezonin e kaluar me ekipin francez në Ligue 1 bëri paraqitje të shkëlqyera

Shënoi 25 gola dhe asistoi në 12 raste në 49 ndeshje. Kjo e ka vënë në qendër të vëmendjes dhe merkatos dhe për shkak të interesimeve të shumta lojtari po merr kohën e duhur për të vendosur.

Siç dihet kontrata aktuale i përfunon në fund të këtij muaji dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

The post Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1 appeared first on Albeu.com.

Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce

7 June 2025 at 13:48

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, raportohet se i ka dërguar një ofertë Leroy Sanes, pasi po kërkon ta transferojë atë si lojtar të lirë nga Bayern Munichu.

Sipas Sky Germany, gjiganti turk është i gatshëm që t’i dhurojë Sanes një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh, një shifër që reflekton gjendjen e tyre të mirë financiare dhe qëllimin e Mourinhos për të joshur yjet e futbollit evropian.

Edhe rivali i përbetuar i tyre Galatasaray po e përcjell 29-vjeçarin, duke i ofruar një pagë mes 10-12 milionë eurosh.

Derbi i Stambollit mund të zhvendoset së shpejti në tregun e transferimeve, me dy gjigantët turk që po kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Në ndërkohë, klubet nga Arabia Saudite po vazhdojnë t’i përcjellin nga afër zhvillimet dhe besohet se mund të bëjnë një ofertë financiare që do t’i sfidonte klubet evropiane.

Edhe Arsenali është po ashtu në mesin e klubeve që po mban një sy tek situata e gjermanit tek bavarezët.

Pavarësisht situatës së kontratës, Bayerni nuk është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet pa luftë.

Kampioni gjerman thuhet se i ka dërguar atij një kontratë të re ku përfshihen bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, në përpjekje për ta bindur atë që të qëndrojë./Telegrafi/

The post Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë, Federata portugeze dëshiron që trajneri të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos

15 May 2025 at 14:58

Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce vetëm një vit pas emërimit, pasi Federata Portugeze e Futbollit synon ta sjellë në krye të kombëtares përpara finales së Ligës së Kombeve këtë verë.

Sipas gazetarit Ahmet Selim Kul nga HT Spor, Mourinho ka arritur një marrëveshje paraprake me Federatën dhe është tani kandidati kryesor për të zëvendësuar trajnerin aktual të Portugalisë.

Fillimisht ishte planifikuar që Mourinho të merrte drejtimin pas përfundimit të kontratës me Fenerbahçen në vitin 2026, por situata ka ndryshuar për shkak të ndikimit të Cristiano Ronaldos.

Federata Portugeze beson se Mourinho është trajneri i vetëm që mund të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos me ekipin kombëtar dhe dëshiron ta emërojë që këtë verë.

Megjithatë, një pengesë mbetet e qartë, Federata portugeze nuk dëshiron të paguajë klauzolën e lirimit nga Fenerbahce, që e ndërlikon kalimin e Mourinhos.

Për këtë arsye, Mourinho po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratës me marrëveshje të ndërsjellë, për të realizuar kalimin te Portugalia.

Nëse marrëveshja arrihet, Mourinho i cili kurrë më parë nuk ka drejtuar një ekip kombëtar do të udhëheqë Portugalinë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor dhe më pas drejt Kupës së Botës 2026.

Aktualisht në krye të Kombëtares së Portugalisë është Roberto Martinez i cili ka kontratë me portugezët deri më 31 korrik të vitit 2026. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë, Federata portugeze dëshiron që trajneri të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos appeared first on Telegrafi.

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

By: armand
13 May 2025 at 19:01

Jose Mourinho është emri surprizë i trajnerit favorit për të zëvendësuar Ruben Amorimin në stolin e Manchester United. Trajneri 40-vjeçar ka përjetuar një periudhë të tmerrshme që kur mori drejtimin e klubit nga Erik ten Hag në nëntor. Por pas humbjes 2-0 të së dielës ndaj West Ham në “Old Trafford”, e nënta në shtëpi […]

The post “The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United appeared first on BoldNews.al.

“Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010

6 May 2025 at 11:37

Pesëmbëdhjetë vjet pas njërës prej gjysmëfinaleve më ikonike të Ligës së Kampionëve në futbollin modern, Jose Mourinho ka reflektuar mbi triumfin dramatik të Interit ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës në vitin 2010.

Trajneri portugez, i cili do të vazhdonte të drejtonte Real Madridin pak më vonë, foli për gazetën Marca rreth natës së paharrueshme që e pa ekipin e tij të siguronte një vend në finalen e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që patëm në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Interi mbërriti në Camp Nou me një avantazh 3-1 nga ndeshja e parë në San Siro, por edhe ndeshja e kthimit rezultoi po aq intensive. Pavarësisht se mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Thiago Mottas pas gjysmë ore loje, skuadra e Mourinhos qëndroi e vendosur, duke i mohuar njërës prej skuadrave më dominuese të Barcelonës të epokës një vend në finale.

“Nuk mund të kishte qenë më epike. Ndeshja në Milano ishte perfekte, dhe pastaj erdhi përplasja në Camp Nou”.

Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët dhe stafi i Interit festuan në fushë pavarësisht se spërkatësit e Camp Nou ishin lëshuar, një moment që që atëherë është bërë legjendar.

Mourinho foli gjithashtu për përgatitjet prapa skenave, duke zbuluar punën intensive që stafi i tij bëri në lojë.

“Ne u përgatitëm për ndeshjen në izolim total. Stafi u mbyll në fushën stërvitore, ditë e natë, duke studiuar dobësitë e Barcelonës. Mesazhi për lojtarët ishte i qartë: ne ishim gati për të kaluar tutje”, përfundoi portugezi.

Kjo fitore do të vazhdonte të përcaktonte trashëgiminë e Mourinhos te Interi, i cili ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve pasi mundi Bayern Munich në finale. /Telegrafi/

The post “Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010 appeared first on Telegrafi.

“Ai është një trajner i tmerrshëm”, ish-sulmuesi i Fenerbahces sulmon ashpër Mourinhon

5 May 2025 at 22:16

Ish-ylli i Fenerbahces, Elvir Baljic, ka kritikuar taktikat e trajnerit Jose Mourinho dhe e ka akuzuar atë se e ka shkatërruar skuadrën. 

Ish-sulmuesi i Fenerbahces dhe Real Madridit, Baljic, ka akuzuar veteranin portugez se ka shkatërruar gjigantin turk për shkak të egos së tij, teksa ka kritikuar taktikat e trajnerit pas disfatës së pësuar ndaj Besiktasit me rezultat 1-0 të dielën. 

Ai gjithashtu kërkoi nga Fenerbahce që të ndajnë rrugët me Mourinhon në fund të sezonit. 

“Nuk mendoj se Jose Mourinho është një trajner i mirë. Në fakt, ai është një trajner i tmerrshëm dhe po bën shaka me ne”. 

“Ai na ka befasuar neve sërish me formacionin titullar para ndeshjes. A mund të ketë ai taktika të tilla, preferenca të tilla për lojtarët? Kjo quhet shaka”. 

“Ai nuk mund ta shkatërrojë një skuadër kështu me egon dhe arrogancën e tij. Më falni, por ai ka bërë gjëra qesharake”. 

“Ju lutem mos vazhdoni me këtë njeri. Unë nuk kam më respekt për Mourinhon dhe sa i përket lojtarëve, dua t’iu them një gjë: kampionati mund të humbet, por të mos luftoni në një ndeshje si kjo. A pati Fenerbahce ndonjë taktikë? A luajtën ata”, përfundoi Baljic. 

Humbja që pësoi Fenerbahce bëri që Galatasaray të marrë një avantazh të madh në garën për titull në Superligën e Turqisë. 

Galatasaray tashmë është vetëm dy fitore larg për të siguruar titullin kampion në elitën e futbollit turk./Telegrafi/

The post “Ai është një trajner i tmerrshëm”, ish-sulmuesi i Fenerbahces sulmon ashpër Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Mourinho thumbon trajnerin e Galatasarayt pak ditë pas incidentit që bëri bujë

7 April 2025 at 19:26

Jose Mourinho ka thyer heshtjen e tij pasi u dënua me tri ndeshje pasi e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk. 

Tekniku portugez mori një dënim prej tri ndeshjesh nga Federata Turke e Futbollit për përplasjen fizike me trajnerin e Galatasarayt. 

Pasi Fenerbahce u eliminua nga Superkupa e Turqisë, Mourinho shkoi në drejtim të trajnerit Burak dhe e kapi atë për hunde, me këtë të fundit që u rrëzua pastaj në tokë. 

Me të mësuar dënimin për këtë gjest, ish-trajneri i Real Madridit foli edhe një herë tjetër për incidentin duke thënë se Buruk bëri një skenë ‘Hollywoodi’. 

Federata Turke e Futbollit raportohej se fillimisht kishte eksploruar mundësinë e dënimit prej 10 ndeshjes për 62-vjeçarin, por pastaj vendosën ta reduktojnë masën e dënimit pasi pranuan se ai fillimisht ishte provokuar nga Buruk me të përfunduar ndeshja. 

“Një foto vlen sa një mijë fjalë. Nëse do t’ju tregoja se çfarë ka ndodhur, do të ishte versioni im, por trajneri i Galatasaray e ka versionin e vet”. 

“Fjalët nuk kanë rëndësi shumë dhe fotot flasin vet. Jam i sigurt se Hollyëoodi e pa se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Mourinho. 

Fenerbahce do të rikthehet në aksion në Superligën e Turqisë më 13 prill ku do të luajnë në udhëtim ndaj Sivassporit./Telegrafi/

The post Mourinho thumbon trajnerin e Galatasarayt pak ditë pas incidentit që bëri bujë appeared first on Telegrafi.

Fenerbahce hedh akuza të ashpra ndaj trajnerit të Galatasarayt: Veproi sikur ta kenë qëlluar

4 April 2025 at 21:39

Futbolli në Turqi po vazhdon të dhurojë skena të çuditshme, teksa Fenerbahce i ka dalë në mbrojtje Jose Mourinhos pavarësisht se portugezi e kapi për hunde trajnerin rival. 

Ish-trajneri i Real Madridit, Manchester United dhe Chelsesat, e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk, pasi u mposhtën me rezultat 2-1 në Kupën e Turqisë. 

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Fenerbahce pretendon se ishte faji i Buruk dhe aktrimi i tij ishte diçka karakteristike, para se të thonë se ai veproi sikur të ishte qëlluar. 

“Burak pati guximin të bënte disa veprime mosrespektuese pasi kaloi kordonin e policisë. Pasi trajneri ynë i preku hundën në përgjigje ndaj këtyre provokimeve, personi në fjalë e hodhi veten në tokë në një veprim të ekzagjeruar”. 

🚨🚨 Fenerbahçe manager Jose Mourinho to Galatasaray manager Okan Buruk. 😳👃 pic.twitter.com/BF7hk23AFF

— EuroFoot (@eurofootcom) April 2, 2025

“Deklaratat dhe veprimet mosrespektuese të këtij personi, i cili profesionalisht u hodh në tokë me një refleks të pabesueshëm, si vazhdimësi e këtij plani pas provokimeve të tepruara, janë të regjistruara me pamje”. 

“Është e qartë se pamjet e këtij personi që hidhet në tokë datojnë që nga karriera e tij futbollistike dhe kanë vazhduar edhe në karrierën e tij si trajner dhe se ky qëndrim është një qëndrim karakteristik”. 

“Është e qartë se vlerësimi i provokimeve të shëmtuara dhe asaj që ndodhi më pas nuk duhet të jetë i njëanshëm, por duhet të bazohet në një marrëdhënie shkak-pasojë”, thuhej në njoftimin e Fenerbahces./Telegrafi/

The post Fenerbahce hedh akuza të ashpra ndaj trajnerit të Galatasarayt: Veproi sikur ta kenë qëlluar appeared first on Telegrafi.

Pamje nga një kënd tjetër: Okan Buruk provokoi Mourinhon përpara se portugez ta kapte nga hunda

3 April 2025 at 17:44

Jose Mourinho është përplasur me trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk pas derbit të qytetit të mbrëmshëm në Stamboll.

Pas përfundimit të ndeshjes, Special One e tërhoqi nga hunda trajnerin e Gallatës dhe më pas e rrëzoi në tokë, gjë që u regjistrua nga kamerat në fund të kësaj ndeshjeje.

Mourinho shkaktoi kaos në Turqi pas humbjes në derbi, duke e tërhequr nga hunda trajnerin e Gallatës dhe e rrëzoi në fushë.

Nuk ishte e qartë pse portugezi vendosi të bënte një lëvizje të tillë, por tani është shfaqur një video e re që tregon se çfarë ndodhi pas ndeshjes mes rivalëve të qytetit.

Një video nga një kënd tjetër zbulon se Buruk ka provokuar trajnerin e Fenerit, gjë që shihet në videon e bashkangjitur në tekst.

Pas kësaj, Mourinho e tërhoqi nga hunda dhe e rrëzoi në dysheme. /Telegrafi/

The post Pamje nga një kënd tjetër: Okan Buruk provokoi Mourinhon përpara se portugez ta kapte nga hunda appeared first on Telegrafi.

Mourinho mund të dënohet deri në 10 ndeshje pas incidentit me trajnerin e Galatasarayt

3 April 2025 at 15:42

Tensionet u ndezën edhe një herë mes rivalëve të urryer, Fenerbahçes dhe Galatasarayt gjatë çerekfinales së Kupës së Turqisë, pasi Jose Mourinho u përjashtua pas përfundimit të ndeshjes pasi i shtrëngoi hundën trajnerit kundërshtar Okan Buruk.

Ky incident i fundit pason javë të tëra polemikash, me Mourinhon tashmë duke vuajtur dënimin me katër ndeshje për shkak të deklaratave të supozuara raciste, një rast aktualisht nën hetim nga autoritetet turke.

Sipas mediumit Foot Mercato, komiteti disiplinor po shqyrton rastin dhe Mourinho mund të përballet me pasoja të rëndësishme.

Nëse veprimet e tij konsiderohen si “sjellje josportive”, ai rrezikon një pezullim prej 1 deri në 3 ndeshje dhe një gjobë nga 50,000 deri në 500,000 lira turke (1,200-12,000 euro).

Megjithatë, nëse klasifikohet si “agresion”, ai mund të dënohet nga 5 deri në 10 ndeshje.

Me Fenerbahcen në një garë të ngushtë për titull dhe duke synuar fitimin e kampionatit turk, çdo mungesë e zgjatur për Mourinhon mund të jetë e kushtueshme.

Klubi verdhekaltër thuhet se po monitoron nga afër situatën teksa presin vendimin përfundimtar të komitetit disiplinor. /Telegrafi/

The post Mourinho mund të dënohet deri në 10 ndeshje pas incidentit me trajnerin e Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën

2 April 2025 at 23:25

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Turqisë, Fenerbahçe priti në shtëpi Galatasarayn, ku mysafirët fituan ndeshjen me rezultat 2-1. 

Në momentet e fundit kishte luftë në fushë, por edhe jashtë saj, me lojtarët që shtynin njëri-tjetrin.  

Pasi u mbyll takimi, Jose Mourinho e kapi për hunde trajnerin e Galatasarayt, Okan Buruk. 

Ky i fundit është prononcuar për media, duke thënë se do të ishte mirë që t’i shtrëngonim njëri-tjetërit dorën në fund. 

 

🚨🚨 Fenerbahçe manager Jose Mourinho to Galatasaray manager Okan Buruk. 😳👃 pic.twitter.com/BF7hk23AFF

— EuroFoot (@eurofootcom) April 2, 2025

“Asgjë nuk ndodhi mes meje dhe tij. I urova gjyqtarët, më përgëzoi edhe ai. Ai ndërhyri nga pas teksa po largohesha. Më erdhi një gërvishtje në hundë”.  

“Nuk do ta ekzagjeroj, por nuk ishte një gjë e bukur për ta bërë. Duhet t’i kishim shtrënguar duart njëri-tjetrit para dhe pas ndeshjes, por jo siç thashë, nuk është me rëndësi”, deklaroi Buruk. /Telegrafi/  

The post Trajneri i Galatsarayt, Okan Buruk prononcohet pas ndeshjes për rastin kur Jose Mourinho i kapi hundën appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Murinjo humbet kontrollin në Turqi, sulmon trajnerin e Gallatasarajt pas eliminimit të Fenerbahçes

By: admin
2 April 2025 at 23:42

Murinjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Këtë e ka treguar sot, pas eliminimit të Fenerbahçes nga Gallatasaraj. Këto të fundit kaluan në gjysmëfinalen e Kupës, pasi fituan 1 me 2.

Trajneri i Fenerbahçes sulmoi kolegun e tij te Gallatasaraj, pasi ishte sinjalizuar përfundimi i ndeshjes. Okan Buruk përfundoi në tokë pas sulmit nga fytyrë në fytyrë Murinjo.

Rivaliteti mes Fenerbahçes dhe Gallatasarajt qëndron po ashtu në kampionat. Të dyja skuadrat duan titullin kampion, teksa është Gallatasaraj që kryeson.

Sulmi i Murinjos: (VIDEO)

The post VIDEO/ Murinjo humbet kontrollin në Turqi, sulmon trajnerin e Gallatasarajt pas eliminimit të Fenerbahçes appeared first on Albeu.com.

Inzaghi i afrohet rinovimit të kontratës me Interin, ekipi i tij po tejkalon fituesit e tripletës së Mourinhos

18 March 2025 at 12:47

Simone Inzaghi thuhet se është afër një marrëveshjeje për të zgjatur kontratën e tij me Interin në fund të sezonit aktual, pasi klubi vazhdon të ëndërrojë të kompletojë një tripletë historike me një skuadër që aktualisht po e kalon skuadrën e famshme të Jose Mourinhos në edicionin 2009/10.

Interi është ende në garë për tripletë në sezonin 2024/25. Nerazzurrët janë në krye të renditjes në Serie A pas një fitoreje 2-0 ndaj Atalantas në fundjavë, ata janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe do të sfidojnë rivalët e Milanit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë në prill.

Shtypi italian tashmë po bën krahasime me skuadrën e Nerazzurrëve që fitoi tripletën me Mourinhon në vitin 2010, por renditja e Serie A tregon se skuadra aktuale e Inzaghit po i kalon paraardhësit e tyre për sa i përket rezultateve.

Siç qëndrojnë gjërat, Interi qëndron tre pikë më shumë në krye të tabelës së Serie A me një total prej 64 pikësh. Në të njëjtën fazë të sezonit 2009/10, Mourinho ishte një pikë mbi Milanin në krye të tabelës me një total prej 60 pikësh, katër më pak se ekipi aktual.

Skuadra aktuale e Nerazzurrëve po kontrakton gjithashtu fituesit e trefishtë të Mourinhos në Serie A, me njësinë sulmuese të udhëhequr nga Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, që ka shënuar 65 gola në ligë këtë sezon, krahasuar me 54 në të njëjtën fazë të edicionit 2009/10. Fituesit e tripletës së Mourinhos kishin pranuar një gol më pak se skuadra aktuale.

 

🚨 L’Inter prépare la prolongation du contrat de Simone Inzaghi jusqu’en 2028 !

~ @Gazzetta_it pic.twitter.com/PWZaihZmxc

— Inter FR (@InterMilanFRA) March 18, 2025

Inzaghi do të vazhdojë kontratën me Interin

Sipas raporteve të së martës nga La Gazzetta dello Sport, Inzaghi duket se do të nënshkruajë një zgjatje të re të kontratës së tij në fund të sezonit 2024/25.

Gazeta italiane sugjeron se ai do të shtojë edhe dy vite të tjera në fund të marrëveshjes së tij aktuale, duke zgjatur angazhimin e tij për Nerazzurrët deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/

The post Inzaghi i afrohet rinovimit të kontratës me Interin, ekipi i tij po tejkalon fituesit e tripletës së Mourinhos appeared first on Telegrafi.

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

28 February 2025 at 19:36

Fenerbahce ka konfirmuar se Jose Mourinho e ka paditur Galatasarayn duke kërkuar kompensim financiar prej 40 mijë eurosh, pasi u akuzua për ‘deklarata raciste’. 

Pasi tekniku portugez tha se banka e Galatasarayt po ‘kërcenin si majmunë’ dhe se barazimi pa gola të hënën ishte më mirë që u referua nga slloveni Slavko Vincic se sa gjyqtarët turk, ‘Luanët’ e akuzuan atë për racizëm dhe ndërmorën hapa ligjorë ndaj tij. 

Pak kohë pasi u dënua për katër ndeshje dhe mori një gjobë prej 35 mijë eurosh, Fenerbahce ka konfirmuar se Mourinho e ka paditur Galatasarayn duke kërkuar 42 mijë euro për dëme jo materiale. 

“Ne do të donim të njoftonim publikun se një padi për dëme jo materiale prej 1 milionë e 907 mijë lira turke (41,500 euro) është ngritur ndaj Galatasarayt nga Jose Mourinho përmes avokatëve të Fenerbahces, pas sulmeve mbi të drejtat personale ndaj trajnerit tonë Jose Mourinho”, ka shkruar Fenerbahce në një njoftim. 

AÇIKLAMA

Fenerbahçe Spor Kulübü avukatları aracılığıyla Teknik Direktörümüz Jose Mourinho’nun kişilik haklarına yapılan saldırı sebebiyle Galatasaray Spor Kulübü’ne Jose Mourinho tarafından 1 milyon 907 bin Türk Lirası manevi tazminat davası açıldığını kamuoyuna duyururuz.… pic.twitter.com/EiTlKP6pje

— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 28, 2025

Të martën, Fenerbahce ka thënë se komentet e Mourinhos u nxorën krejtësisht jashtë kontekstit dhe u shtrembëruan qëllimisht dhe se në asnjë mënyrë nuk janë të lidhura me racizmin. 

Në mbrojtje të Mourinhos kishin dalë shumë ish-lojtarë të tij duke përfshirë edhe Didier Drogban. 

Në anën tjetër tek Galatasaray pretendojnë se ish-trajneri i Chelseat ka lëshuar vazhdimisht deklarata nënçmuese ndaj popullit turk./Telegrafi/

The post Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho dënohet për racizmin e përdorur ndaj Galatasarayt 

27 February 2025 at 19:42

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, është dënuar me katër ndeshje për shkak të komenteve drejtuar përfaqësuesve të Galatasaray, shkruan Sky Sports. 

Komisioni disiplinor i Superligës turke i ka konsideruar deklaratat e Mourinhos me prapapavijë raciste. 

Në fakt, Mourinho është suspenduar për dy ndeshje për shkak të deklaratave, ndërsa për dy ndeshje tjera është suspenduar pas fyerjeve në drejtim të gjyqtarit të katërt.

“Pas ndeshjes, e falënderoj Slavko Vinçiqin për referimin e kësaj ndeshjeje të madhe. Nëse do të ishte gjyqtar turk, do të ishte katastrofë. Të gjithë në bankën e rezervistëve të Galatasarayt hidheshin si majmunë pas çdo vendimi të drejtë”, ka thënë Jose Mourinho.

Fenerbahce tashmë po përgatitet të bëjë një apel.   Nëse vendimi qëndron, trajneri i tyre do të humbasë ndeshjet kundër Antalyaspor, Samsunspor, Bodrum dhe Trabzonspor. 

Më parë u raportua se Mourinho po përgatit një kundërpadi ndaj përfaqësuesve të Galatasarayt.

Galatasaray është lider në Superligën e Turqisë me 64 pikë, ndërsa Fenerbahçe në vendin e dytë ka 58 pikë./Telegrafi/  

The post Jose Mourinho dënohet për racizmin e përdorur ndaj Galatasarayt  appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho rrezikon 10 ndeshje pezullim pas deklaratave pas derbit me Galatasarayn

26 February 2025 at 13:40

Tensionet mbeten të larta pas derbit Galatasaray – Fenerbahce, me komentet e Jose Mourinhos për Okan Buruk dhe stolin e Galatasaray që ndezën polemika.

Trajneri i Fenerbahçes deklaroi: “Të gjithë në stolin kundërshtar po kërcenin si majmunët”, duke shkaktuar reagime të forta nga Galatasaray.

Në një deklaratë zyrtare, klubi akuzoi Mourinhon për “vërejtje çnjerëzore dhe imorale”, duke njoftuar planet për të paraqitur një ankesë ligjore dhe për ta raportuar atë në UEFA dhe FIFA.

Anëtari i bordit të Galatasaray, Abdullah Kavukcu, dënoi gjithashtu komentet, duke i quajtur ato “racizëm të plotë” dhe duke i kërkuar Federatës Turke të Futbollit (TFF) të marrë masa.

Polemika ka tërhequr vëmendjen në të gjithë Evropën, me mediat në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë duke etiketuar fjalët e Mourinhos si raciste.

Rregulloret e UEFA-s i klasifikojnë komente të tilla si racizëm, me një pezullim minimal prej 10 ndeshjesh. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho rrezikon 10 ndeshje pezullim pas deklaratave pas derbit me Galatasarayn appeared first on Telegrafi.

❌
❌