Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mourinho shpërthen në lot për ish-lojtarin e tij që vdiq tragjikisht në stërvitje

5 August 2025 at 23:38

Jose Mourinho u shfaq dukshëm i prekur gjatë një konference për shtyp, teksa i bëri homazh ish-kapitenit të Portos, Jorge Costa, i cili ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 53-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, ndodhur në qendrën stërvitore të Portos këtë të martë.

Costa, i njohur me dashuri si “Bicho” (Bisha) për udhëheqjen e tij të hekurt dhe praninë dominuese në fushë, ishte kapiten i skuadrës legjendare të Portos që nën drejtimin e Mourinhos fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2004.

Gjatë një karriere 15-vjeçare në klub, ai fitoi tetë tituj kampioni të Portugalisë dhe disa kupa vendase.

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve me ekipin e tij aktual, Fenerbahçe, Mourinho mezi përmbajti emocionet teksa foli për humbjen e mikut dhe ish-lojtarit të tij: “Është një pjesë e historisë sime që mbaron”.

“Jorge ishte një nga ata djem që pastronin mbeturinat dhe e linin trajnerin të bënte punën e tij… Kjo është perfekte për një trajner, kur kapiteni i tij e bën një gjë të tillë”.

“Sigurisht që jam shumë i trishtuar. Le ta harrojmë futbollin për një moment dhe të përqendrohemi te ai – te Jorge, te fëmijët e tij… Dhe unë jam këtu sepse, nëse ai do të mund të fliste me mua tani, do të më thoshte: ‘Hajde, bëj konferencën tënde për shtyp… luaj ndeshjen, fitoje dhe harro për një çast për mua'”.

“Kjo është ajo që do të përpiqem të bëj… dhe pastaj të qaj më pas”, shtoi më tej trajneri portugez. /Telegrafi/

The post Mourinho shpërthen në lot për ish-lojtarin e tij që vdiq tragjikisht në stërvitje appeared first on Telegrafi.

Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd

4 August 2025 at 23:21

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka vënë në shënjestër një nga talentët më të mëdhenj të Manchester United, Alejandro Garnacho.

Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli po përgatit një ofertë zyrtare prej 45 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas të krahut.

Garnacho, 20-vjeçar, ka qenë titullar i rregullt sezonin e kaluar, por raportimet nga Anglia thonë se ai nuk është në planet afatgjata të trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Në sezonin 2024/25, ai luajti në 58 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 11 gola dhe duke dhënë 10 asistime, një bilanc mbresëlënës për moshën e tij.

Përveç interesimit nga Fenerbahçe, për Garnachon kanë shprehur interes edhe skuadra të tjera të mëdha evropiane si Chelsea dhe Napoli.

Megjithatë, turqit shpresojnë se prania e Jose Mourinhos në krye të pankinës mund të jetë faktori që do ta bindë lojtarin të transferohet në Stamboll.

Rreth të ardhmes së tij pritet të ketë zhvillime gjatë kësaj jave, derisa te United po presin shitjen e argjentinasit. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho po kërkon transferimin e një ylli nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

19 July 2025 at 15:12

Në një kthesë të re në sagën e transferimit të Hakan Calhanoglu, raportet nga Italia pretendojnë se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin turk për Fenerbahce, pasi rivalët e ashpër Galatasaray janë lidhur fort me mesfushorin.

Calhanoglu konsiderohet në shitje nga Nerazzurrët, por vetëm nëse një klub është i gatshëm të përmbushë vlerësimin e tyre prej 30 milionë eurosh për lojtarin.

Tani, sipas Caught Offside dhe Gazzetta dello Sport, Fenerbahce i Mourinhos është futur mirë në garë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për mesfushorin e Interit.

 

🚨🇹🇷 Fenerbahçe owner Ali Koç wants to sign Hakan Çalhanoğlu (31) from Inter! 🟡🔵

Çalhanoğlu told Fenerbahçe he would like to play for them if they can pay his transfer fee, reports @yagosabuncuoglu. pic.twitter.com/3mqidyL6Qs

— EuroFoot (@eurofootcom) July 19, 2025

Fenerbahce i ofron shiritin e kapitenit Calhanoglut

Fenerbahce nuk është vetëm e interesuar për Calhanoglun, por duket se është e vendosur ta joshë 31-vjeçarin, me ekipin turk që thuhet se i ofron lojtarit rolin e kapitenit, nëse ai i bashkohet klubit këtë verë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, përsëriti se Calhanoglu nuk e shprehu kurrë dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht bisedimeve me Galatasarayn. /Telegrafi/

The post Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos

By: armand
11 July 2025 at 17:05

Marco Asensio po largohet gjithnjë e më shumë nga Inter. Pavarësisht se klubi zikaltër ishte interesuar dhe synonte të merrte mesfushorin sulmues spanjoll, duket se 29-vjeçari po merr një drejtim tjetër. Sipas mediave turke, Fenerbahçe e trajnerit José Mourinho shfrytëzoi momentin për të sjellë në Superligë lojtarin që sezonin e fundit e mbylli me Aston […]

The post E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos appeared first on BoldNews.al.

“Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë”, Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan

4 July 2025 at 22:15

Jose Mourinho i ka bërë një nderim të përzemërt sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në veri të Spanjës, të enjten.

Futbollisti 28-vjeçar portugez u kujtua si një lojtar i përulur dhe i talentuar, i cili kishte kapërcyer shumë vështirësi për të arritur majat e futbollit botëror.

Mourinho, që ndajti të njëjtën trashëgimi kombëtare me Jotan, foli për Sky Sports të premten, ku lavdëroi karakterin dhe përulësinë e lojtarit.

“Kur njerëzit largohen nga kjo botë, zakonisht të gjithë thonë: ‘Ishte një njeri i mirë’. Por, Diogo ishte me të vërtetë një njeri i mirë”, deklaroi Mourinho.

Trajneri i njohur portugez theksoi rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Jotas drejt suksesit, duke vënë në dukje se ai nuk e pati të lehtë.

“Ai kishte agjentin tim, ishte pjesë e strukturës sime, kështu që sigurisht e njihja mirë. Dhe njerëzit te Liverpool e dinë se ajo që po them është e vërtetë”.

“Ai ishte një djalosh për të cilin asgjë nuk ishte e thjeshtë — ai duhej të luftonte për të arritur aty ku ishte.”

Mourinho gjithashtu shprehu tronditjen dhe dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të Jotës dhe të vëllait të tij, të cilët vdiqën në të njëjtin aksident.

“Tre fëmijë që mbeten pa baba, një grua e re që humb burrin, prindër që humbasin të dy djemtë — është çmenduri. Është e vështirë për t’u kuptuar.

“Ndoshta një ditë do ta kuptojmë, por jo tani”, përfundoi ai me emocione. /Telegrafi/

The post “Kur dikush vdes, të gjithë themi se ishte njeri i mirë”, Mourinho me fjalë të përzgjedhura për Diogo Jotan appeared first on Telegrafi.

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

By: armand
4 July 2025 at 20:57

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka folur me vlerësim të madh për Diogo Jota-n, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Spanjë. “Special One” u shpreh se gjithë flasin mirë për një person kur ndërron jetë, por Jota ishte vërtetë i tillë dhe nuk e donte vëmendjen. “Kur dikush largohet të gjithë themi se […]

The post “Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen appeared first on BoldNews.al.

Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho

1 July 2025 at 18:49

Sulmuesi kolumbian Jhon Duran është transferuar te Fenerbahçe nga Al-Nassr në formë huazimi, ku pritet të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

21-vjeçari iu bashkua Al-Nassr në janar nga Aston Villa për 77 milionë euro, duke ndarë dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon.

Megjithëse Duran realizoi 12 gola në 18 paraqitje, Al-Nassr nuk arriti të fitonte titullin dhe sulmuesi vendosi të rikthehej në futbollin evropian.

Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në vitin 2030, por oferta nga Mourinho dhe ambicia e Fenerbahçes e bindën kolumbianin të pranojë këtë aventurë të re.

Sipas mediave britanike, qëndrimi i tij në Arabinë Saudite i solli mbi 8 milionë euro, pesëfish më shumë se sa do të kishte përfituar në Ligën Premier për të njëjtën periudhë.

Karriera e Duranit nisi në MLS me Chicago Fire, ku spikati me 8 gola në 27 ndeshje, për të kaluar më pas në Aston Villa në vitin 2023.

Sot, ai vjen si një lider i mundshëm i sulmit të Fenerbahçes dhe si një aset i vlefshëm për Mourinhon./Telegrafi/ 

The post Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho appeared first on Telegrafi.

Mourinho ia mbyll derën transferimit të yllit anglez tek Fenerbahce

By: S SH
27 June 2025 at 18:35

Jadon Sancho nuk do të bashkohet me Fenerbahcen, pasi Jose Mourinho ka hedhur poshtë një transferim të mundshëm të ish-lojtarit të Manchester United, pas bisedimeve me Ruben Amorim.

Pavarësisht spekulimeve në rritje se sulmuesi i krahut ishte pranë një kalimi në Stamboll, trajneri i mëparshëm i Chelsea, Real Madrid dhe Romës i ka kërkuar klubit të braktisë përpjekjet për nënshkrimin e tij.

Sipas mediumit turk Fanatik, Mourinho i ka këshilluar bordit të Fenerbahces që të kërkojë alternativa të tjera në krahë, duke i dhënë fund interesit për Sanchon.

Kjo vendim u mor pasi Mourinho konsultoi Ruben Amorimin, trajnerin aktual të Manchester United, dhe kërkoi informacion rreth arsyes pse Sancho nuk bën pjesë më në planin afatgjatë të klubit në ‘Old Trafford’. Dy trajnerët kanë një marrëdhënie të ngushtë.

Mourinho, i njohur për standardet e tij të rrepta menaxheriale, besohet se ka bazuar vendimin e tij në perceptimin për mungesën e motivimit dhe profesionalizmit të Sanchos.

Tekniku portugez shprehu rezerva për të sjellë në skuadër një lojtar që beson se ka mungesë angazhimi ndaj ekipit dhe mund të jetë më shumë i interesuar për një fitim të lartë financiar sesa për të kontribuar në fushë.

Me një të ardhme në Turqi jashtë skenës, Sancho po i afrohet një kapitulli të ri në Itali.

Manchester United raportohet se ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga gjiganti i Serie A, Juventus.

Negociatat për kushtet personale thuhet se janë në një fazë të avancuar, dhe bisedimet janë përshpejtuar pas miratimit të tarifës së transferimit.

The post Mourinho ia mbyll derën transferimit të yllit anglez tek Fenerbahce appeared first on Albeu.com.

Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1

By: S SH
23 June 2025 at 14:29

Jonathan David është një nga lojtarët më të kërkuar nga disa ekipe “big”. Paraqitjet e tij me Lille ë këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.

Sipas “Haber Global TV” bëhet me dije se garës për shërbimet e tij i është futur edhe Fenerbahce e Jose Mourinhos.

Portugezi dëshiron që ta ketë 25-vjeçarin në ekip, i cili sezonin e kaluar me ekipin francez në Ligue 1 bëri paraqitje të shkëlqyera

Shënoi 25 gola dhe asistoi në 12 raste në 49 ndeshje. Kjo e ka vënë në qendër të vëmendjes dhe merkatos dhe për shkak të interesimeve të shumta lojtari po merr kohën e duhur për të vendosur.

Siç dihet kontrata aktuale i përfunon në fund të këtij muaji dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

The post Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1 appeared first on Albeu.com.

Mourinho trajner i Italisë, sponsori i të dyve do të kishte paguar: Buffon tha “jo”

By: user 2
20 June 2025 at 22:14

Kombëtarja e Italisë do të detyrohet sërish të kalojë nga faza e playoff-it nëse dëshiron të rikthehet për të luajtur në fazën finale të Kupës së Botës. Një mision që paralajmërohet i ngarkuar me presion dhe që do të mund të përfundonte mbi supet e dikujt që me presionin është mësuar: José Mourinho, i ndalur megjithatë nga Gigi Buffon.

Do t’i takojë Rino Gattuso të provojë të rikthejë Italinë në Kupën e Botës pas mungesës në dy edicionet e fundit: tekniku 47-vjeçar nga Kalabria mori në dorë “pataten e nxehtë” nga duart e Spallettit të shkarkuar, me perspektivën për të përfunduar pothuajse me siguri në vendin e dytë në grupin kualifikues, pas Norvegjisë së lëshuar me hov, e cila në fillim të qershorit na dha një mësim të ashpër. Shumë me gjasë – përveç ndonjë goleade të pamundur, ndër të cilat do të ishte e domosdoshme edhe një kundër skandinavëve në ndeshjen e kthimit –

Ideja e Adidas: të bashkonte José Mourinho dhe Italinë

Prapaskena zbulohet nga ‘Repubblica’, e cila rrëfen se kandidatura e fortë – nuk mund të ishte ndryshe duke parë palmaresin – e Special One është mbështetur nga Adidas, sponsori i të dyja palëve në fjalë. Kompania gjermane e veshjeve sportive është shumë e lidhur me teknikun Mourinho, i cili është imazh i saj që nga viti 2006, pra prej gati 20 vitesh, dhe ka rinovuar kontratën (me shifra natyrisht shumë të larta) deri në vitin 2027. Nga ana tjetër, Adidas ka zëvendësuar Pumën si sponsor teknik i Italisë nga 1 janari 2023, me një marrëveshje katërvjeçare të vlerësuar rreth 35 milionë euro në vit.

Lexo më tej: Gattuso trajneri i ri i Italisë, Buffon e konfirmon: “Zgjedhja më e mirë e mundshme”

Mundësia për të bashkuar Italinë me portugezin Mourinho i ka shtuar oreksin Adidas, i cili do të kishte ndërhyrë edhe për të mbuluar pagën e teknikut 62-vjeçar portugez, shumë më të lartë se ajo e Gattusos. Mjafton të mendohet se te Fenerbahçe ai fiton mbi 10 milionë neto në vit, ndërsa ‘Ringhio’ është kënaqur me 800 mijë euro për vetëm një vit, me një bonus prej një milion euro të tjera (dhe rinovim pothuajse të sigurt dyvjeçar) në rast kualifikimi në Kupën e Botës.

Mourinho në pankinën axurre: Buffon thotë jo

Për më tepër, pikërisht detyrimi kontraktual me klubin turk (30 qershor 2026, me opsion për një sezon shtesë) ishte një nga pengesat për operacionin, duke qenë se Fenerbahçe kërkonte një penalitet për ta liruar. Por, siç duket, që në fillim ka pasur një pengesë tjetër të përfaqësuar nga kundërshtimi i Buffonit, roli i të cilit në gjirin e Italisë është rritur krahasuar me atë fillestar të shefit të delegacionit, duke u zgjeruar në një lloj drejtori sportiv.

Buffon, përkrahës i madh i Rino Gattuso, do të ishte kundërvënë, ashtu siç do të kishte bërë – sipas thashethemeve të tjera – edhe ndaj rikthimit të Roberto Mancinit. Pyetja për këtë të fundit, dhe për dorëheqjen e mundshme të tij në rast të rikthimit të trajnerit nga Jesi në pankinën axurre, iu drejtua gjithashtu Gigit gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të Gattusos. Buffon nuk e mohoi, duke ia hedhur kështu: “Dorëheqja nëse nuk do të vinte Rino? Nuk do të mundesha, kontrata ime skadon çdo vit në qershor…”.

The post Mourinho trajner i Italisë, sponsori i të dyve do të kishte paguar: Buffon tha “jo” appeared first on Lapsi.al.

Skandal në Turqi! Mesazhe kundër Mourinho dorëhiqen drejtuesit: “Ta bëjmë ta paguajë”

By: user 2
19 June 2025 at 09:46

Skandal në Turqi: presidenti dhe i gjithë këshilli drejtues i Komisionit Disiplinor kanë dhënë dorëheqjen sepse janë përfshirë në një skandal të lidhur me shpërndarjen e mesazheve të brendshme në WhatsApp kundër teknikut të Fenerbahce, José Mourinho.

Sipas disa raportimeve të publikuara nga mediat turke, anëtarët e komitetit talleshin në mesazhe me drejtues të klubeve të ndryshme, shprehnin preferenca në favor të Galatasaray dhe sulmonin rëndë teknikun Mourinho me fraza si: “Do t’ia bëjmë të paguajë sezonin e ardhshëm” ose “Është toleruar tepër”.

Publikimi i këtyre mesazheve nuk mund të çonte tjetërkund veçse në dorëheqjen në bllok të presidentit dhe të gjithë këshillit drejtues të Komisionit Disiplinor. Një stuhi e vërtetë që po krijon jo pak siklet në nivelet më të larta të futbollit turk.

Komisioni Disiplinor dorëhiqet për mesazhet kundër Mourinho

Një skandal i ri godet futbollin turk dhe në qendër është sërish José Mourinho. Presidenti dhe i gjithë këshilli drejtues i Komisionit Disiplinor të futbollit profesionist (PFDK) kanë dhënë dorëheqjen pas shpërndarjes së disa mesazheve private në të cilat sulmonin rëndë trajnerin e Fenerbahçes.

Lexo më tej: Mourinho i acaruar nga pyetja, tallet me gazetarin: “Për ti zgjedhur hedh 25 monedha”

Trajneri portugez nuk është pëlqyer apo pranuar kurrë nga drejtuesit e Komisionit për deklaratat e tij ndaj gjyqtarëve që nga momenti i mbërritjes së tij në Turqi, dhe këtë ndjesi ata e shprehnin në biseda private që janë bërë publike orët e fundit.

Në drejtim të ish-trajnerit të Porto, Inter, Chelsea, Real Madrid, Manchester United dhe Romës, drejtuesit e Komisionit përdornin fraza si “Është toleruar tepër” dhe “Do t’ia bëjmë të paguajë sezonin e ardhshëm”. Fjalë që mund të çonin vetëm në një rrugëdalje: dorëheqja në bllok.

Reagimi i Fenerbahçe

Menjëherë reagoi Fenerbahçe, që kërkoi sqarime nga Federata e Futbollit të Turqisë me një komunikatë shumë të ashpër: “Klubi ynë ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Federatën e Futbollit të Turqisë si përgjigje ndaj korrespondencës që u bë publike sot dhe që pretendohet të përkasë anëtarëve të Këshillit Disiplinor të Futbollit Profesionist. Ne besojmë se ky mentalitet armiqësor, që shkel qartësisht parimin e paanshmërisë dhe bazohet në përplasje e hakmarrje, nuk ka vend në sportin turk.”

The post Skandal në Turqi! Mesazhe kundër Mourinho dorëhiqen drejtuesit: “Ta bëjmë ta paguajë” appeared first on Lapsi.al.

Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce

7 June 2025 at 13:48

Trajneri i Fenerbahces, Jose Mourinho, raportohet se i ka dërguar një ofertë Leroy Sanes, pasi po kërkon ta transferojë atë si lojtar të lirë nga Bayern Munichu.

Sipas Sky Germany, gjiganti turk është i gatshëm që t’i dhurojë Sanes një pagë vjetore prej 15 milionë eurosh, një shifër që reflekton gjendjen e tyre të mirë financiare dhe qëllimin e Mourinhos për të joshur yjet e futbollit evropian.

Edhe rivali i përbetuar i tyre Galatasaray po e përcjell 29-vjeçarin, duke i ofruar një pagë mes 10-12 milionë eurosh.

Derbi i Stambollit mund të zhvendoset së shpejti në tregun e transferimeve, me dy gjigantët turk që po kërkojnë të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të talentuar.

Në ndërkohë, klubet nga Arabia Saudite po vazhdojnë t’i përcjellin nga afër zhvillimet dhe besohet se mund të bëjnë një ofertë financiare që do t’i sfidonte klubet evropiane.

Edhe Arsenali është po ashtu në mesin e klubeve që po mban një sy tek situata e gjermanit tek bavarezët.

Pavarësisht situatës së kontratës, Bayerni nuk është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet pa luftë.

Kampioni gjerman thuhet se i ka dërguar atij një kontratë të re ku përfshihen bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, në përpjekje për ta bindur atë që të qëndrojë./Telegrafi/

The post Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce appeared first on Telegrafi.

Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë

By: user 2
27 May 2025 at 14:08

José Mourinho priti 21 vite për t’i kërkuar ndjesë një prej lojtarëve të tij, të cilin e kishte lënë në stol në një ndeshje të paharrueshme, finalen e Champions League të vitit 2004. Trajneri portugez mori fluturimin drejt galaktikës së të mëdhenjve pikërisht me atë sukses historik, të arritur në krye të Porto, që në Gelsenkirchen shkatërroi Monaco me rezultatin 3-0.

Në atë Porto, që fitoi dopietën kampionat–Champions, një rol të rëndësishëm pati Benni McCarthy: sulmuesi nga Afrika e Jugut atë sezon shënoi 25 gola, përfshirë dy kundër Manchester United pikërisht gjatë rrugës drejt finales së kupës me veshë të mëdhenj. Por në momentin kur duhej vendosur formacioni për ndeshjen e jetës (e tillë ishte për 41-vjeçarin Mourinho, në atë moment, ndeshja me Monaco), trajneri nga Setubali iu besua ndjesive të tij, duke preferuar të aktivizojë titullar Carlos Alberto në sulm bashkë me Derlei, ndërsa McCarthy mbeti në stol.

🔵 #OTD in 2004 👉 José Mourinho’s @FCPorto beat Monaco 3-0 in the #UCLfinal!

🐉 Carlos Alberto 39
🐉 Deco 71
🐉 Alenichev 75 pic.twitter.com/TgNWEO2H6D

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 26, 2019

Mourinho i kërkon ndjesë McCarthy pas 21 vitesh

Një vendim që u shpërblye në mënyrë të madhe, pasi braziliani shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen, por sot “Special One” ka menduar se ka ardhur momenti t’i kërkojë ndjesë personit të prekur, duke i shpjeguar edhe arsyen e atij përjashtimi të papritur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Mourinho e shfrytëzoi rastin për ta bërë këtë duke shkruar një postim në Instagram për të festuar përvjetorin e atij triumfi, të ardhur më 26 maj të 21 viteve më parë: “Më vjen keq që të lash në stol” – shkroi trajneri aktual i Fenerbahce, duke e përmendur me ‘tag’ profilin e afrikanit, i cili sot është edhe vetë trajner dhe drejton kombëtaren e Kenias – “por kisha ndjesinë se ai i çmenduri Carlos Alberto do të shënonte. Më mungojnë vaktet në autobus me ekipin. Shpresoj që të takohemi të gjithë më 26 maj 2029 dhe të festojmë 25 vjet histori të pabesueshme. Kujdesuni për veten, plakushë”.

The post Mourinho i kërkon publikisht ndjesë lojtarit pas 21 vitesh: shpjegon pse e la jashtë appeared first on Lapsi.al.

Jose Mourinho trajneri i ri i Portugalisë: Cristiano Ronaldo punon në prapaskenë

By: user 2
16 May 2025 at 19:43

José Mourinho është lidhur disa herë me pankinën e Portugalisë, por zërat që qarkullojnë në orët e fundit janë më shumë se një thjesht ide: në mundësinë e emërimit të Special One si përzgjedhës i ri i kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo po luan një rol kyç.

Këtë lajm e raportojnë mediat turke, të cilat flasin për një marrëveshje paraprake tashmë të arritur mes trajnerit aktual të Fenerbahçes dhe Federatës Portugeze të Futbollit (FPF): gjithçka mund të konkretizohet pas finaleve të UEFA Nations League në qershorin e ardhshëm.

Cristiano Ronaldo punon në prapaskenë

Sipas asaj që raporton media turke HT Spor, mes Mourinhos dhe FPF-së do të kishte tashmë një marrëveshje fillestare dhe janë zbuluar disa detaje: “Ideja fillestare ishte që Mourinho të nënshkruante një kontratë duke filluar nga viti 2026, meqë marrëveshja aktuale me Fenerbahçen skadon pikërisht atë vit. Megjithatë, një e papritur ndryshoi pozicionin e Federatës: faktori Ronaldo”.

Menaxhimi i situatës që lidhet me Cristiano Ronaldon brenda kombëtares luzitane është bërë një temë e ndjeshme dhe e ndërlikuar: për këtë arsye Federata Portugeze mendon se Mourinho, për shkak të përvojës dhe autoritetit të tij, është figura ideale për të përballuar këtë sfidë dhe për të balancuar ndikimin e CR7 brenda dhomës së zhveshjes. Kjo e ka shtyrë FPF-në të përshpejtojë hapat, duke e paraprirë angazhimin e trajnerit që këtë verë në vend të vitit të ardhshëm.

Fenerbahce kërkon dëmshpërblim

Federata portugeze, megjithatë, heziton të paguajë një kompensim për Fenerbahçen për zgjidhjen e parakohshme të kontratës së Mourinho: për këtë arsye ish-trajneri i Interit, Real Madrid, Chelsea dhe Romës po përpiqet të gjejë një marrëveshje miqësore me klubin turk për të përfunduar më herët marrëdhënien e tij të punës.

Lexo më tej: Mourinho i acaruar nga pyetja, tallet me gazetarin: “Për ti zgjedhur hedh 25 monedha”

Kombëtarja portugeze aktualisht drejtohet nga trajneri spanjoll Roberto Martínez, i cili mori detyrën në janar të vitit 2023 me një kontratë deri në fund të Kupës së Botës 2026: me trajnerin aktual, Portugalia arriti në çerekfinalet e Euro 2024, duke u eliminuar me penallti nga Franca, dhe ka fituar 20 nga 28 ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Nëse Mourinho do të emërohej trajner i Portugalisë këtë verë, ai do të bëhej trajneri i tretë fitues i Champions League që drejton një kombëtare në Botëror, pas Carlo Ancelottit, i sapo zyrtarizuar nga Brazili; dhe Thomas Tuchelit, i cili është përzgjedhësi i Anglisë pas largimit të Southgate.

The post Jose Mourinho trajneri i ri i Portugalisë: Cristiano Ronaldo punon në prapaskenë appeared first on Lapsi.al.

Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë, Federata portugeze dëshiron që trajneri të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos

15 May 2025 at 14:58

Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce vetëm një vit pas emërimit, pasi Federata Portugeze e Futbollit synon ta sjellë në krye të kombëtares përpara finales së Ligës së Kombeve këtë verë.

Sipas gazetarit Ahmet Selim Kul nga HT Spor, Mourinho ka arritur një marrëveshje paraprake me Federatën dhe është tani kandidati kryesor për të zëvendësuar trajnerin aktual të Portugalisë.

Fillimisht ishte planifikuar që Mourinho të merrte drejtimin pas përfundimit të kontratës me Fenerbahçen në vitin 2026, por situata ka ndryshuar për shkak të ndikimit të Cristiano Ronaldos.

Federata Portugeze beson se Mourinho është trajneri i vetëm që mund të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos me ekipin kombëtar dhe dëshiron ta emërojë që këtë verë.

Megjithatë, një pengesë mbetet e qartë, Federata portugeze nuk dëshiron të paguajë klauzolën e lirimit nga Fenerbahce, që e ndërlikon kalimin e Mourinhos.

Për këtë arsye, Mourinho po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së kontratës me marrëveshje të ndërsjellë, për të realizuar kalimin te Portugalia.

Nëse marrëveshja arrihet, Mourinho i cili kurrë më parë nuk ka drejtuar një ekip kombëtar do të udhëheqë Portugalinë në finalet e Ligës së Kombeve në qershor dhe më pas drejt Kupës së Botës 2026.

Aktualisht në krye të Kombëtares së Portugalisë është Roberto Martinez i cili ka kontratë me portugezët deri më 31 korrik të vitit 2026. /Telegrafi/

The post Jose Mourinho mund të marrë drejtimin e Portugalisë, Federata portugeze dëshiron që trajneri të menaxhojë fundin e karrierës së Ronaldos appeared first on Telegrafi.

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

By: armand
13 May 2025 at 19:01

Jose Mourinho është emri surprizë i trajnerit favorit për të zëvendësuar Ruben Amorimin në stolin e Manchester United. Trajneri 40-vjeçar ka përjetuar një periudhë të tmerrshme që kur mori drejtimin e klubit nga Erik ten Hag në nëntor. Por pas humbjes 2-0 të së dielës ndaj West Ham në “Old Trafford”, e nënta në shtëpi […]

The post “The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United appeared first on BoldNews.al.

Mourinho i acaruar nga pyetja, tallet me gazetarin: “Për ti zgjedhur hedh 25 monedha”

By: user 2
11 May 2025 at 14:02

Është gjithmonë i njëjti José Mourinho, pa marrë parasysh kampionatin apo skuadrën ku ndodhet. Edhe te Fenerbahçe kanë filluar ta njohin mirë karakterin e tij dhe veçanërisht përgjigjet që shpesh nuk kanë gjysma masash: kjo ndodhi edhe në konferencën e fundit për shtyp, ku një gazetar turk i kërkoi disa informacione rreth ndryshimeve të shpeshta të formacionit – një pyetje që “Special One” nuk e priti mirë dhe ndaj së cilës reagoi me shumë sarkazëm.

Skuadra e tij, tashmë e sigurt në vendin e dytë në renditje, do të luajë të dielën kundër Eyupspor, dhe trajneri mund të hedhë në fushë një formacion titullar ndryshe – i 12-ti për këtë sezon. Shumë janë habitur nga kjo larmi zgjedhjesh, por askush nga të pranishmit nuk do ta kishte pritur shfaqjen e trajnerit portugez, i cili u përgjigj në mënyrën e tij të zakonshme, duke lënë të gjithë sallën e shtypit pa fjalë.

Mourinho, show në konferencë për shtyp

“Special One” u duk mjaft i habitur kur dëgjoi pyetjen e gazetarit dhe mori disa sekonda pauzë për të reflektuar. Një nga kronistët e pranishëm në sallë i tha se kishte përdorur 11 formacione të ndryshme në 31 ndeshje, duke i kërkuar arsyen e këtyre ndryshimeve të vazhdueshme sa i përket titullarëve. Një pyetje ndaj së cilës Mourinho u përgjigj me sarkazëm, pa u ndjerë aspak në siklet: “Kam 25 monedha, i hedh në ajër. Luajnë lojtarët që mbeten mbi tavolinë. Ata që bien, shkojnë në stol.”

Pastaj, me të njëjtin ton serioz vazhdoi: “Gjatë javës argëtohem, shkoj edhe në disko çdo ditë dhe e kaloj mirë. Dhe kur duhet të zgjedh titullarët e skuadrës sime, hedh monedhën”. Përgjigjja e tij i la të gjithë të shtangur, ashtu si edhe qëndrimi i tij serioz: pasi foli, qëndroi në heshtje pa bërë asnjë buzëqeshje, duke “shpërfytyruar” gazetarin që i kishte bërë pyetjen.

❓ “31 maçta farklı 11 kullandınız, tercihlerin sürekli değişmesinin nedeni nedir?”

🪙 “25 adet bozuk param var, bunları havaya atıyorum. Masanın üzerinde kalan oyuncular oynuyor. Düşenler kulübede oluyor. Hafta sonları da gece kulüplerine gidiyorum keyif alıyorum. İlk 11’imi… pic.twitter.com/riqkrsjbLt

— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) May 9, 2025

The post Mourinho i acaruar nga pyetja, tallet me gazetarin: “Për ti zgjedhur hedh 25 monedha” appeared first on Lapsi.al.

“Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010

6 May 2025 at 11:37

Pesëmbëdhjetë vjet pas njërës prej gjysmëfinaleve më ikonike të Ligës së Kampionëve në futbollin modern, Jose Mourinho ka reflektuar mbi triumfin dramatik të Interit ndaj Barcelonës së Pep Guardiolës në vitin 2010.

Trajneri portugez, i cili do të vazhdonte të drejtonte Real Madridin pak më vonë, foli për gazetën Marca rreth natës së paharrueshme që e pa ekipin e tij të siguronte një vend në finalen e Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ndodhi. Ndjesia që patëm në fund të ndeshjes është diçka që vetëm ne e dimë dhe do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë”, ka thënë fillimisht Mourinho.

Interi mbërriti në Camp Nou me një avantazh 3-1 nga ndeshja e parë në San Siro, por edhe ndeshja e kthimit rezultoi po aq intensive. Pavarësisht se mbeti me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Thiago Mottas pas gjysmë ore loje, skuadra e Mourinhos qëndroi e vendosur, duke i mohuar njërës prej skuadrave më dominuese të Barcelonës të epokës një vend në finale.

“Nuk mund të kishte qenë më epike. Ndeshja në Milano ishte perfekte, dhe pastaj erdhi përplasja në Camp Nou”.

Pas vërshëllimës së fundit, lojtarët dhe stafi i Interit festuan në fushë pavarësisht se spërkatësit e Camp Nou ishin lëshuar, një moment që që atëherë është bërë legjendar.

Mourinho foli gjithashtu për përgatitjet prapa skenave, duke zbuluar punën intensive që stafi i tij bëri në lojë.

“Ne u përgatitëm për ndeshjen në izolim total. Stafi u mbyll në fushën stërvitore, ditë e natë, duke studiuar dobësitë e Barcelonës. Mesazhi për lojtarët ishte i qartë: ne ishim gati për të kaluar tutje”, përfundoi portugezi.

Kjo fitore do të vazhdonte të përcaktonte trashëgiminë e Mourinhos te Interi, i cili ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve pasi mundi Bayern Munich në finale. /Telegrafi/

The post “Nuk mund të kishte qenë më epike”, Mourinho flet për natën ikonike të Ligës së Kampionëve në Camp Nou në vitin 2010 appeared first on Telegrafi.

“Ai është një trajner i tmerrshëm”, ish-sulmuesi i Fenerbahces sulmon ashpër Mourinhon

5 May 2025 at 22:16

Ish-ylli i Fenerbahces, Elvir Baljic, ka kritikuar taktikat e trajnerit Jose Mourinho dhe e ka akuzuar atë se e ka shkatërruar skuadrën. 

Ish-sulmuesi i Fenerbahces dhe Real Madridit, Baljic, ka akuzuar veteranin portugez se ka shkatërruar gjigantin turk për shkak të egos së tij, teksa ka kritikuar taktikat e trajnerit pas disfatës së pësuar ndaj Besiktasit me rezultat 1-0 të dielën. 

Ai gjithashtu kërkoi nga Fenerbahce që të ndajnë rrugët me Mourinhon në fund të sezonit. 

“Nuk mendoj se Jose Mourinho është një trajner i mirë. Në fakt, ai është një trajner i tmerrshëm dhe po bën shaka me ne”. 

“Ai na ka befasuar neve sërish me formacionin titullar para ndeshjes. A mund të ketë ai taktika të tilla, preferenca të tilla për lojtarët? Kjo quhet shaka”. 

“Ai nuk mund ta shkatërrojë një skuadër kështu me egon dhe arrogancën e tij. Më falni, por ai ka bërë gjëra qesharake”. 

“Ju lutem mos vazhdoni me këtë njeri. Unë nuk kam më respekt për Mourinhon dhe sa i përket lojtarëve, dua t’iu them një gjë: kampionati mund të humbet, por të mos luftoni në një ndeshje si kjo. A pati Fenerbahce ndonjë taktikë? A luajtën ata”, përfundoi Baljic. 

Humbja që pësoi Fenerbahce bëri që Galatasaray të marrë një avantazh të madh në garën për titull në Superligën e Turqisë. 

Galatasaray tashmë është vetëm dy fitore larg për të siguruar titullin kampion në elitën e futbollit turk./Telegrafi/

The post “Ai është një trajner i tmerrshëm”, ish-sulmuesi i Fenerbahces sulmon ashpër Mourinhon appeared first on Telegrafi.

Merkato e Fenerbahce, Mourinho kërkon mesfushorin e Napolit

By: armand
27 April 2025 at 13:44

Fenerbahce mendon për merkaton. Sipas portalit turk Fanatik, trajneri José Mourinho e ka identifikuar mesfushorin Anguissa si një nga objektivat kryesor për të forcuar mesfushën për sezonin e ardhshëm. Anguissa, një nga më të mirët te Napoli, është nën kontratë me klubin napolitan deri më 30 qershor 2025, me opsion rinovimi dy vjeçar. Duke pasur […]

The post Merkato e Fenerbahce, Mourinho kërkon mesfushorin e Napolit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌