Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho

1 July 2025 at 18:49

Sulmuesi kolumbian Jhon Duran është transferuar te Fenerbahçe nga Al-Nassr në formë huazimi, ku pritet të luajë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

21-vjeçari iu bashkua Al-Nassr në janar nga Aston Villa për 77 milionë euro, duke ndarë dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon.

Megjithëse Duran realizoi 12 gola në 18 paraqitje, Al-Nassr nuk arriti të fitonte titullin dhe sulmuesi vendosi të rikthehej në futbollin evropian.

Kontrata e tij me klubin saudit është e vlefshme deri në vitin 2030, por oferta nga Mourinho dhe ambicia e Fenerbahçes e bindën kolumbianin të pranojë këtë aventurë të re.

Sipas mediave britanike, qëndrimi i tij në Arabinë Saudite i solli mbi 8 milionë euro, pesëfish më shumë se sa do të kishte përfituar në Ligën Premier për të njëjtën periudhë.

Karriera e Duranit nisi në MLS me Chicago Fire, ku spikati me 8 gola në 27 ndeshje, për të kaluar më pas në Aston Villa në vitin 2023.

Sot, ai vjen si një lider i mundshëm i sulmit të Fenerbahçes dhe si një aset i vlefshëm për Mourinhon./Telegrafi/ 

The post Jhon Duran bëri pasuri të madhe për gjashtë muaj në Arabinë Saudite – tani po zhvendoset në Turqi te Jose Mourinho appeared first on Telegrafi.

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

22 February 2025 at 12:12

Tifozët janë tronditur plotësisht pasi një video e sulmuesit Jhon Duran, duke u ndëshkuar me karton të kuq teksa luante për klubin e Al Nassr, u bë virale në internet.

Në atë që ishte padyshim transferimi më tronditës i afatit kalimtar dimëror, sulmuesi Duran, iu bashkua klubit të Superligës Saudite, Al Nassr, muajin e kaluar nga Adton Villa.

Klubi saudit thuhet se pagoi mbi 70 milionë euro plus bonuse për reprezentuesin kolumbian, i cili thuhet se fiton një pagë fantastike prej 20 milionë euro në vit.

Por vetëm në ndeshjen e tij të katërt duke luajtur për Al Nassr, Duranit iu dha një karton i kuq dhe tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë arsyen pse.

 

Jhon Duran was sent off for this last night😭 If it not match fixing then Saudi Arabia football referees are total shit.
pic.twitter.com/4dV3eS3XWN

— Perato (@PeratoN_Senior) February 22, 2025

Të premten pasdite, Al Nassr pësoi një humbje shokuese 3-2 në shtëpi ndaj Al Ettifaqit dhe momenti më i madh i ndeshjes erdhi në minutën e 92-të pasi Duranit iu dha kartoni i kuq direkt pas një sherri me një kundërshtar.

Duke bërë të ditur zhgënjimin e tij për rezultatin, sulmuesi e goditi apo më mirë thënë vetëm e ledhatoi në pjesën e pasme të kokës mesfushorin e Al Ettifaq, Abdulelah Almalki, duke bërë që 30-vjeçari të bjerë në tokë dhe t’i bëjë thirrje gjyqtarit, i cili u detyrua t’ia tregoj Duranit një karton të kuq.

 

Jhon Duran was sent off for this last night😭😭😭

What is football coming to?!❌ pic.twitter.com/hhjjWPTsFd

— The 44 ⚽ (@The_Forty_Four) February 22, 2025

Menjëherë pasi Duran u përjashtua me karton të kuq për incidentin, kapiteni i klubit, Cristiano Ronaldo iu afrua gjyqtarit për ta njoftuar me zemërim se çfarë mendonte për vendimin, por ishte tepër vonë.

Në shenj revolte, ylli portugez humbi toruan duke goditur fortë topin drejt tribunave, por shpëtoi pa u ndëshkuar.

21-vjeçari tani do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të Al Nassrit, duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të klubit për titull. /Telegrafi/

 

Cristiano Ronaldo, Jhon Duran’ın kırmızı kartı sonrası sinirlerine hakim olamadı. 🤬🟥 📹pic.twitter.com/DipeC405Jw

— Sporxtv (@sporxtv) February 22, 2025

 

The post Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit appeared first on Telegrafi.

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

13 February 2025 at 21:34

Sulmuesi i Al Nassr, Jhon Duran tashmë po dëshmon vlerën e tij pasi shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit të Ligës Saudite të Pro në ndeshjen e së enjtes mbrëma kundër Al Ahli.

Me tri ditë të mbetura nga afati i dimrit, Duran nënshkroi një kontratë fitimprurëse pesëvjeçare e gjysmë me Al Nassr.

Dhe menjëherë pasi ai përfundoi një transferim prej 75 milionë eurosh te klubi me bazë në Riad nga skuadra e Ligës Premier, Aston Villa, kolumbiani shënoi një dygolësh në debutimin e tij në ligë kundër Al Feiha.

Dhe të enjten mbrëma, ai shfaqi sërish talentin e tij duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren e tyre në Ligën Saudite Pro ndaj Al Ahlit.

Pasi shënoi golin e hapjes për Al Nassr në minutën e 32-të – një gol që solli duartrokitje nga shoku i skuadrës Ronaldo – Duran vazhdoi të shënojë një solo gol mjaft të egër në minutën e 88-të për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 3-1.

Njëri tifoz shkroi në X: “Më vret se si njerëzit thoshin se Duran ka mbaruar me largimin nga Evropa. Ai është sulmuesi më i mirë nën 21 vjeç në botë dhe një nga sulmuesit më të mirë në botë”.

Një i dytë shkroi: “Jhon Duran është shumë i mirë. Ndonjëherë, nuk duket e vërtetë. Nuk ka diçka që ai nuk mund të bëjë. Nuk do ta kisha problem ta merrja 2 vjet më vonë nëse ai vendos të kthehet në Evropë”.

Një i tretë komentoi: “Më falni, por kam parë një mbrojtje më të mirë në ligën amatore”, dhe i katërti tha: “Një gol për të cilin do të flitet me vite. Jhon Duran ka ka zbarkuar në Arabi”. /Telegrafi/

The post Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë – Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit appeared first on Telegrafi.

Chelsea gati ta ofrojë Joao Felixin për të arritur te sulmuesi i Aston Villas

29 January 2025 at 10:25

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka kërkuar bordit të klubit të sigurojë një sulmues të ri këtë afat kalimtar dimër, duke bërë Jhon Duran nga Aston Villa një nga objektivat kryesore.

Me ekipin duke kaluar një periudhë jo të mirë të rezultateve, Maresca beson se një golashënues i ri mund të ndryshojë gjendjen.

Nicolas Jackson është sulmuesi kryesor i Chelseat, por klubi konsideron se ai nuk ka arritur nivelin e pritur.

Prandaj, Duran, 21-vjeçari kolumbian, është bërë objektivi kryesor i Chelseat, me Aston Villa që janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre nëse vije një ofertë prej 80 milionë eurove.

Operacioni mund të përshpejtohet nga interesi i Aston Villa për Joao Felix, duke hapur mundësi për shkëmbime mes dy klubeve.

Duran gjithashtu dëshiron të luajë në një skuadër që garon në elitën evropiane dhe shikon mundësi të reja në Stamford Bridge.

Megjithatë, për të arritur te Duran, Chelsea duhet të përshpejtojë pasi në garë për sulmuesin janë edhe Arsenal dhe Al Nassr. /Telegrafi/

The post Chelsea gati ta ofrojë Joao Felixin për të arritur te sulmuesi i Aston Villas appeared first on Telegrafi.

Aston Villa refuzon ofertën për sulmuesin, kthehen mbrapsht 70 mln euro!

By: armand
20 January 2025 at 19:50

Dymbëdhjetë gola në më pak se 1000 minuta të luajtura, duke marrë parasysh natyrën e një zëvendësuesi të caktuar për të nga Unai Emery, është ajo që ka ngjallur një interes të madh për Jhon Duran. Qendërsulmuesi 21-vjeçar, në pronësi të Aston Villas, ka përfunduar në fokusin e West Ham, sipas thashethemeve të fundit nga […]

The post Aston Villa refuzon ofertën për sulmuesin, kthehen mbrapsht 70 mln euro! appeared first on BoldNews.al.

EFL Cup/ Liverpool, Arsenal e United në çerekfinale, eleminohen Chelsea dhe Aston Villa

30 October 2024 at 22:56

Ishin përballje spektakolare, pavarësisht se ishin të vlefshme për raundin e 1/8-ve, të trofeut të tretë për nga rëndësia në Angli.

“Gjigantët” e futbollit në “ishull” nuk kanë zhgënjyer në këto sfida, duke arritur fitore të rëndësishme.

Kështu, “Të Kuqtë” e Liverpool i janë falur dopietës së Cody Gakpo dhe golit të Luis Diaz, në transfertën e “Amex Stadium”, përballë “Pulëbardhave” të Brighton, që u mbyll me shifrat 3-2, pas golave të Adingra e Lamptey në fundin e lojës, të cilat i shtuan edhe më shumë spektaklin kësaj përballjeje.

“Djajtë e Kuq” të Manchester United janë rikthyer te fitorja me largimin e Erik ten Hag, teksa në “Old Trafford” mundën skuadrën e Leicester me shifrat e thellë, 5-2, me “yjet” e mesfushës Bruno Fernandes dhe Casemiro, që shënuan nga dy herë ndërsa Alejandro Garnacho gjeti gjithashtu rrugën e rrjetës, e për “Dhelprat” diferencën tentuan ta bënënin El Khannouss dhe Coady, por më kot.

Nuk kanë zhgënjyer as “Topçinjtë” e Arsenal, të cilët mundën me rezultatin e thellë, 3-0 skuadrën e Preston, ku përveç Gabriel Jesus dhe Kai Havertz rrugën e gjeti dhe 17-vjeçari i talentuar, Ethan Nwaneri, i cili zbriti për herë të dytë si titullar me fanellën e skuadrës së Mikel Arteta.

“Lamtumirën” këtij komptecioni ia dhanë Chelsea dhe Aston Villa, me “Blutë e Londrës” që u mundën 2-0 nga Neëcastle, pas golit të Isak dhe një autogoli të Disasi, ndërsa djemtë e Unai Emery u mundën 2-1 nga Crystal Palace, me golat e Daichi Kamada dhe Eberechi Eze, që mjaftuan për të nxjerrë “të pavlefshëm” golin e kolumbianit Jhon Duran.

Ndërkaq, në përballje të tjera të këtij raundi, Southampton fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Stoke City, ndërsa Brentford fitoi pas goditjes së 11-metërshave ndaj Sheffield Ëednesday, me kohën e rregullt që u mbyll në shifrat 1-1. /i.m /abcnews.al

Kapet nga kamera reagimi i ashpër i Jhon Duran pas zëvendësimit, sa nuk e lëndoi shokun e skuadrës

23 October 2024 at 20:28

Sulmuesi i Aston Villas, Jhon Duran vazhdon të jetë titujt kryesorë, jo vetëm për aftësinë e tij për të shënuar gola, por edhe për temperamentin e tij të zjarrtë.

Kolumbiani, i cili ka qenë në formë të bujshme këtë sezon me shtatë gola në 12 paraqitje, ishte sërish në qendër të vëmendjes në fitoren 2-0 të Villa kundër Bolognas në Villa Park.

Goli i tij, e cila pasoi hapjen e John McGinn në minutën e 55-të, ndihmoi në sigurimin e të tri pikëve dhe e çoi skuadrën e Unai Emery në krye të tabelës së Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, mbrëmja e Duranit mori një kthesë kur ai u zëvendësua menjëherë pas golit të tij, për pakënaqësinë e tij.

20-vjeçari nuk e mori me dashamirësi vendimin e Emeryt për ta zëvendësuar atë dhe ishte dukshëm i frustruar, duke u përfshirë në një shkëmbim të nxehtë me bankinën e Villas para se të shkelmonte sediljen përpara tij në zemërim.

Shoku i tij i skuadrës ishte ai që vuante nga veprimet e tij. /Telegrafi/

 

The post Kapet nga kamera reagimi i ashpër i Jhon Duran pas zëvendësimit, sa nuk e lëndoi shokun e skuadrës appeared first on Telegrafi.

Champions League/ Aston Villa përsërit ’82-shin, Real e Atletico turpërohen në transferta

2 October 2024 at 22:56

Ishte përballje spektakolare dhe disa prej tyre padyshim goxha surprizuese.

Ka përfunduar me shtatë ndeshjet e mbrëmjes, së kësaj të mërkure, xhiro e dytë e fazës së parë të UEFA Champions League, me disa prej pretendentëve për trofeun e madh që kanë zhgënjyer jo pak në transferta, duke pësuar humbjet e para të sezonit.

Kështu, “Bavarezët” e Bayern Munich kanë dalë “kokëulur” nga transferta e “Villa Park”, me skuadrën e Aston Villa, që përsëriti suksesin e finalen e madhe evropiane të viti 1982, duke mundur sërish me rezultatin minimal, 1-0, “gjigantët” e futbollit gjerman, këtë herë me golin e talentit kolumbian, Jhon Duran, me 20-vjeçarin, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 79’.

Humbje të madhe pësuan edhe “Galaktikët” e Real Madrid, me djemtë e teknikut Carlo Ancelotti, që zhgënjyen totalisht në transfertën e Lille, me francezët që iu falën penalltisë së shënuar nga Jonathan David në fundin e pjesës së parë, për të siguruar fitoren “magjike”.

Të turpëruar totalisht mund të quhen “Los Colchoneros” e Atletio Madird, me “Bardhekuqtë” e Diego Simeone, që pësuan katër gola në “Estadio da Luz”, kundër “Shqiponjave” të Benfica, ku për portugezët shënuan Akturkoglu, Di Maria, Bah e Kokcu, në minutat 13’, 52’, 75’ e 84’.

Spektakël dhuroi edhe Juventus, me “Zonjën e Vjetër”, që triumfoi në transfertën gjermave të Leipzig, edhe pse qëndroi për rreth 40 minuta me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me kartonin e kuq të Di Gregorio.

Në fitoren spektakolare, 3-2, të “Bardhezinjve” shkëlqyen “yjet” ballkanas, me sllovenin Benjamin Sesko, i cili shënoi një dopietë për skuadrën e tij në minutat 30’ e 65’, ndërsa “bomberi” serb, Dusan Vlahovic barazoi dy herë shifrat në minutat 50’ e 68’, për t’i lënë vendin “qershisë mbi tortë”, golit të Francisco Conceicao, gol që i dhuroi fitoren e radhës djemve të Thiago Motta.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Liverpool fitoi 2-0 në “Anfield” ndaj Bologna, me gola të Mac Allister e Mohamed Salah, Club Brugge triumfoi transfertën austrike të Strum Graz falë rrjetës së Tzolis, ndërsa Dinamo Zagreb e Monaco u ndanë në barazimin 2-2, pas golave të Sucic e Baturina për kroatët dhe Salisu e Zakaria për francezët. /i.m /abcnews.al

❌
❌