Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Simulohet 1 milion herë sezoni 2025/26 për titullin e Ligës Premier, rezultatet janë shumë interesante

5 August 2025 at 13:45

Një faqe interneti me të dhëna futbolli ka ekzekutuar një milion simulime të sezonit të ardhshëm të Ligës Premier për të përcaktuar se sa herë secila skuadër do të fitonte ligën elitare të Anglisë, me Manchester United që dështon përsëri.

Jemi vetëm 10 ditë larg ndeshjes hapëse të Ligës Premier për sezonin 2025/26, ku kampionët në fuqi Liverpooli do të përballen me Bournemouth.

Skuadra e Arne Slot është favorite për të ruajtur trofeun e tyre ndërsa hyjnë në ndeshjen e këtij muaji me një mori nënshkrimesh të reja, përfshirë Florian Wirtz dhe Hugo Ekitike, ndërsa Arsenal, Manchester City dhe Chelsea janë gjithashtu pretendentë.

Ndërkohë, faqja e të dhënave të futbollit, Fusion Sim, ka kryer një eksperiment për të parë se sa herë secila skuadër e Ligës Premier do ta fitonte titullin pas një milion simulimesh.

Siç pritej, Liverpooli, skuadra që shpenzoi më së shumti, është në krye me 36.37% mundësi të triumfit, që përkthehet në 363,744 fitore nga 1,000,000 simulime.

Ishte një rezultat mjaft i ngushtë midis vendit të dytë dhe të tretë, pasi tetë herë fituesit e Manchester Cityt morën medaljen e argjendtë me 315,617 [31.56%] fitore krahasuar me Arsenalin e Mikel Artetas, i cili regjistroi pak më shumë se 300,000 fitore [30.02%].

Chelsea i Enzo Marescas është i katërti në renditje duke fituar vetëm 8,518 tituj [0.85%], gjë që nxjerr në pah ndryshimin e habitshëm midis tre ekipeve të para të përmendura më parë dhe pjesës tjetër të ligës.

Po pjesa tjetër? Sipas studimit të aaronw_data nga Fusion Sim, Aston Villa e Unai Emery do ta sillte në shtëpi trofeun e Ligës Premier në 5,136 raste [0.51%] në të gjithë simulimin, ndërsa Neëcastle United e ngrit titullin 4,618 herë, që rezulton në 0.46%.

Crystal Palace tronditën botën me më shumë se 1,500 fitore [0.15%] dhe Brighton ishte tjetër pas tyre, pasi arriti 394 fitore [0.04%].

Për sa i përket atyre që dështuan në përpjekjen e tyre për titullin e Ligës Premier, skuadrat e sapongjitura në kategorinë e parë, Burnley, Leeds dhe Sunderland, nuk kanë asnjë shans për të ngritur trofeun së bashku me West Ham dhe Wolves.

Ata mund ta kenë forcuar linjën e tyre sulmuese këtë verë me shtimet e Matheus Cunha dhe Bryan Mbuemo, por skuadra e Ruben Amorim mundi ta fitoj Ligën Premier në vetëm në 163 raste [0.016%] nga një milion të mundshëm.

Ndërkohë, Tottenhami i Thomas Frank arriti vetëm 16 fitore [0.0016%], ndërsa Brentford [11], Bournemouth [3], Everton [3], Nottingham Forest [2] dhe Fulham [1]. /Telegrafi/

@aaronw_data

How many times in 1 million sims of the Premier League does every team become Champions?! (As of 1st Aug 2025) #premierleague #prem #epl #liverpool #arsenal #manchesterunited #mancity #chelsea

♬ original sound – AaronW

The post Simulohet 1 milion herë sezoni 2025/26 për titullin e Ligës Premier, rezultatet janë shumë interesante appeared first on Telegrafi.

Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit

31 July 2025 at 15:59

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e transferimeve. Mbrojtësi gjerman 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace, fituesit e fundit të Kupës FA, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për Bisseck.

Interi e bleu qendërmbrojtësin në vitin 2023 nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro dhe tani sheh mundësinë e një fitimi të madh kapitali, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Bisseck zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Interin, me 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai u dallua për shkathtësinë në mbrojtje, forcën fizike dhe aftësitë e tij ajrore, duke debutuar së fundmi edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.

Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh.

E ardhmja e Bisseck do të vendoset në javët e ardhshme dhe te Interi nuk përjashtohet mundësia që ai të shitet për të bërë një fitim të madh financiar. /Telegrafi/

The post Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit appeared first on Telegrafi.

Pesë sulmuesit që Man Utd po synon këtë verë, njëri pritet t’iu bashkohet

26 July 2025 at 09:40

Trajneri Ruben Amorim ka bërë disa transferime të rëndësishme këtë verë, por nuk është i kënaqur. Manchester United beson se ende mungon një element kyç në formacionin e tyre sulmues: një qendërsulmues i besueshëm. Prandaj, bordi ka pesë emra në tavolinë që mund të kalojnë në Old Trafford në javët e ardhshme.

Sipas mediumit Fichajes, emra si Benjamin Sesko, Dusan Vlahovic, Ollie Watkins, Jean-Philippe Mateta dhe Nicolas Jackson duket se janë objektivat kryesorë për një mbyllje të suksesshme të afatit kalimtar veror.

Urgjenca për të gjetur një golashënues u rrit pas humbjes së disa nënshkrimeve strategjike. Viktor Gyokeres shkoi te Arsenali, Alexander Isak synon Liverpoolin dhe Hugo Ekitike përfundoi në Anfield.

Këto situata e detyruan Unitedin të reagonte dhe të zgjeronte radarin e opsioneve. Sesko është një nga favoritët, megjithëse çmimi i tij është rreth 100 milionë euro, gjë që ndërlikon çdo negociatë pa përforcime të rëndësishme në skuadër.

Vlahovic është gjithashtu me interes, megjithëse pozicioni i tij te Juventusi kërkon një transaksion kompleks.

Ndërkohë, Watkins duket pothuajse i pamundur për shkak të qëndrimit të vendosur të Aston Villas. Mateta dhe Jackson, disi më të arritshëm, mund të bëhen alternativa nëse opsionet fillestare dështojnë.

Me Rasmus Hojlund nën vlerësim dhe Joshua Zirkzee si sulmuesi i vetëm i garantuar, Amorim po përpiqet ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Investimi i bërë deri më tani pasqyron ambicien e ripërtërirë në klub, por atyre u mungon ai “vrasës” që do ta çojë Unitedin në elitë. Nëse duan të konkurrojnë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin, duhet ta bëjnë mirë këtë herë.

Javët në vijim do të përcaktojnë nëse projekti i ri ka ndikimin e nevojshëm për të sfiduar gjithçka. /Telegrafi/

The post Pesë sulmuesit që Man Utd po synon këtë verë, njëri pritet t’iu bashkohet appeared first on Telegrafi.

Man Utd hap bisedimet për transferimin e super sulmuesit të Ligës Premier

24 July 2025 at 13:35

Manchester United thuhet se ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Ollie Watkins.

Djajtë e Kuq janë të etur të forcojnë opsionet e tyre sulmuese pas një sezoni të dobët 2024/25, por çdo marrëveshje mund të varet së pari nga shitja e lojtarëve.

Sipas talkSPORT, Unitedi ka rihapur bisedimet me Aston Villan për një transferim të mundshëm të sulmuesit Watkins.

29-vjeçari, shënoi 16 gola dhe dha tetë asistime sezonin e kaluar, por pati minuta të reduktuara pas mbërritjes së Marcus Rashford në formë huazimi në Villa Park.

Villa e vlerëson lojtarin e kombëtares angleze me 60 milionë funte dhe ka shprehur interes për sulmuesin anësor të United, Alejandro Garnacho.

Sulmuesit aktualë të United, Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirkzee, shënuan vetëm katër dhe tre gola në ligë, ndërsa klubi përfundoi i 15-ti sezonin e kaluar.

Pavarësisht se shpenzoi mbi 125 milionë funte këtë verë, Unitedi vazhdon të kërkojë një lojtar të provuar si ‘9-sh’ përpara sezonit të ri. /Telegrafi/

The post Man Utd hap bisedimet për transferimin e super sulmuesit të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë

19 July 2025 at 08:20

Manchester United vazhdon planin e tij ambicioz për të forcuar skuadrën për sezonin e ri dhe tashmë po punon për nënshkrimin e një qendërsulmuesi të ri.

Pasi mbylli një marrëveshje me Brentford për Bryan Mbeumo për gati 80 milionë euro, sipas Fichajes, klubi nga Old Trafford po synon tre sulmues për të forcuar sulmin e tij: Nicolas Jackson, Benjamin Sesko dhe Ollie Watkins.

Drejtuesit sportivë janë të qartë se kanë nevojë për më shumë opsione sulmuese, veçanërisht nëse realizohen disa nga largimet e mundshme, të tilla si ato të Alejandro Garnacho, Jadon Sancho, Marcus Rashford ose Antony, gjë që do të lejonte më shumë liri veprimi financiare për një nënshkrim të madh.

Nicolas Jackson duket të jetë një opsion interesant duke pasur parasysh situatën e tij aktuale te Chelsea. Senegalezi 24-vjeçar ka humbur rëndësinë pas mbërritjes së Liam Delap dhe Joao Pedro, kështu që ai është i hapur për një ndryshim të situatës.

Me kontratë deri në vitin 2033, ai shënoi 13 gola në 37 ndeshje sezonin e kaluar, por profili i tij dinamik dhe aftësia për të prishur lojën e bëjnë atë tërheqës për Ruben Amorim.

Një tjetër alternativë është Benjamin Sesko, sulmuesi premtues i RB Leipzig. Në moshën 22 vjeçare, slloveni e ka vendosur veten në Bundesligë me 21 gola në 45 ndeshje dhe përfaqëson një investim në të ardhmen për shkak të potencialit të tij për rritje.

Kontrata e tij me klubin gjerman skadon në vitin 2029, gjë që mund ta bëjë marrëveshjen më të shtrenjtë sesa ajo për Jackson.

Opsioni i tretë është Ollie Watkins, një sulmues më me përvojë që vjen pas një sezoni të ngjeshur te Aston Villa, ku luajti 54 ndeshje dhe shënoi 17 gola.

Me një kontratë deri në vitin 2028, anglezi 29-vjeçar sjell prani fizike, lojë mbrojtëse dhe efektivitet në zonë.

United po i vlerëson me kujdes këto mundësi për të zgjedhur profilin që i përshtatet më së miri nevojave të ekipit në një sezon sfidues.

Transferimi i një sulmuesi të ri është nevojë dhe kërkesë e trajnerit Amorim, kështu që drejtuesit e Unitedit medoemos do ta sjellin një të tillë në Old Trafford para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/

The post Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka tre emra yjesh në tavolinë appeared first on Telegrafi.

Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin

17 July 2025 at 14:53

Manchester United është gjithnjë e më pranë transferimit të Emiliano Martinez, me raportime nga mediumi argjentinas Clarin se portieri është “gati” të bashkohet me klubin nga Old Trafford.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka rifilluar përgatitjet parasezonale me Aston Villan, por qëndrimi i tij në West Midlands mund të mos zgjasë shumë.

Sipas Clarin, bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar, dhe një marrëveshje mund të finalizohet së shpejti.

Ruben Amorim, trajneri i ri i Manchester United e sheh Martinezin si një shtesë strategjike për repartin e portës.

Martinez ka në kontratën e tij një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, dhe United besohet se është gati të ofrojë këtë shumë për ta siguruar transferimin e tij.

32-vjeçari shihet si një lider i mundshëm në prapavijë, me përvojën dhe temperamentin e duhur për të ndihmuar ekipin në rikthimin drejt objektivave të mëdha.

Nëse marrëveshja realizohet, Martinez do të bëhet një nga transferimet kryesore të verës për skuadrën e Amorimit, në një verë që synon të sjellë një epokë të re në “Old Trafford”. /Telegrafi/ 

The post Martinez i gatshëm të bashkohet me Manchester Unitedin appeared first on Telegrafi.

Aston Villa konfirmon largimin e Coutinhos

4 July 2025 at 16:22

Aston Villa ka konfirmuar se Philippe Coutinho është larguar përgjithmonë nga klubi për t’u rikthyer përgjithmonë te Vasco da Gama.

Mesfushori sulmues 33-vjeçar e kaloi sezonin e fundit si huazim te klubi i fëmijërisë së tij në Brazil. Tani, ai do të ketë mundësinë të vazhdojë karrierën e tij atje.

Deklarata e Aston Villas nuk përmend kushtet sipas të cilave Coutinho lejohet të largohet nga klubi.

 

Aston Villa can confirm that Philippe Coutinho has completed a permanent move to Vasco da Gama.

Everyone at Aston Villa would like to thank Philippe for his service to the club and wish him all the best in his future career.

— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 4, 2025

Megjithatë, raportet e mëparshme sugjerojnë se Villa ishte e hapur për të ndërprerë kontratën e Coutinhos një vit para skadimit të saj.

Ish-ylli i Interit, Liverpoolit dhe Barcelonës iu bashkua Aston Villas në vitin 2022 si huazim fillestar përpara se të transferohej përfundimisht.

Ai luajti 43 ndeshje për klubin e Liga Premier, duke shënuar gjashtë gola. /Telegrafi/

The post Aston Villa konfirmon largimin e Coutinhos appeared first on Telegrafi.

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

By: armand
30 June 2025 at 22:41

Aston Villa ka marrë vendimin përfundimtar për Marcus Rashford. Klubi nga Birminghami nuk do shfrytëzojë të drejtën për blerjen e kartonit të sulmuesit, me këtë të fundit që do rikthehet te Manchester United. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Marco Asensio, Marcus Rashford dhe Axel Disasi iu […]

The post Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United appeared first on BoldNews.al.

Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa

11 June 2025 at 19:49

Pas interesimit të shfaqur nga Tottenham, një tjetër skuadër nga Liga Premier ka shprehur interesim për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe britanike, Aston Villa ka bërë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin e Napolit, i cili është shumë i pëlqyer nga trajneri Unai Emery.

Megjithëse detajet e ofertës nuk janë bërë publike, raportohet se Rrahmani është joshur nga mundësia për të luajtur në Angli dhe për të provuar veten në elitën e futbollit anglez. Kalimi i tij te Aston Villa do të ishte një hap i madh në karrierën e 31-vjeçarit.

Sidoqoftë, largimi nga Napoli nuk pritet të jetë i lehtë, pasi trajneri Antonio Conte e konsideron Rrahmanin si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.

Në sezonin e fundit, ku Napoli fitoi titullin kampion në Serie A, Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm, duke luajtur të gjitha 38 ndeshjet e kampionatit.

Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Serie A që nga viti 2019 dhe iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Hellas Verona.

Me skuadrën napolitane, ai ka fituar dy tituj kampion dhe është vlerësuar për lojën e tij të fortë dhe organizimin e mbrojtjes. Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli do të pranojë ofertën e Aston Villas apo do ta mbajë kapitenin e Kosovës në “Diego Armando Maradona”. /Telegrafi/ 

The post Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa appeared first on Telegrafi.

Unai Emery zbulon se çfarë i tha gjyqtari në tunelin e Old Trafford për vendimin skandaloz

25 May 2025 at 23:53

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka thyer heshtjen pas një vendimi të diskutueshëm të gjyqtarit që bëri që skuadra e tij të mos kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Në atë që padyshim ishte ndeshja më e rëndësishme e asaj që ishte një ditë e fundit dramatike e sezonit 2024/25 të Ligës Premier, United mori një fitore 2-0 ndaj Aston Villa në Old Trafford.

Vizitorët menduan se kishin kaluar në epërsi me anë të Morgan Rogers në fund të pjesës së dytë, vetëm për të mësuar se goli nuk do të vlente pasi gjyqtari Thomas Bramall kishte fishkëllyer për një faull nga ylli i Villas përpara se ai të gjente rrjetën.

Minuta më vonë, United kaloi në epërsi me anë Amad Diallos, përpara se Christian Eriksen të dyfishonte epërsinë e tyre pasi Unitedit iu dha një penallti.

Rezultati bëri që Villa të humbiste për pak kualifikimin në Ligën e Kampionëve për shkak të diferencës së golave, dhe Emery nuk është i lumtur.

“Televizori tregoi se ishte e qartë, por duhet ta pranojmë, ishte një gabim i madh. Ishte momenti kyç, por në përgjithësi, ata e meritonin më shumë”, pranoi Emery.

“Nuk performuam mjaftueshëm sot për të marrë një rezultat të mirë, por mund ta kishim nëse një vendim nuk do të ishte ashtu siç ishte”.

Trajneri i Villas konfirmoi gjithashtu se kishte folur me gjyqtarin dhe se Bramall e kishte pranuar se bëri një gabim në atë moment, por Emery më pas e bëri të qartë se nuk donte të fliste për këtë në detaje. /Telegrafi/

The post Unai Emery zbulon se çfarë i tha gjyqtari në tunelin e Old Trafford për vendimin skandaloz appeared first on Telegrafi.

Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë  

24 May 2025 at 15:55

Hansi Flick ka folur për mediat përpara ndeshjes së Barcelonës kundër Athletic Bilbaos në La Liga.

Trajneri gjerman foli për transferimet, të ardhmen e lojtarëve dhe sfidën që e pret skuadrën e tij.

Kur u pyet për interesin për lojtarë të tjerë, Flick u pajtua me lojtarët që i ka përmendur edhe drejtori sportiv, Deco.

“Luis Diaz dhe Marcus Rashford janë të dy lojtarë fantastikë, më pëlqejnë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Flick.

Megjithatë, ai e bëri të qartë se nuk kishte pasur diskutime.

“Nuk do të flas për lojtarët që janë në klube të tjera”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Pas Decos, edhe Flick lavdëron dy lojtarët e njëjtë   appeared first on Telegrafi.

Emi Martinez përlotet në ndeshjen e fundit të Aston Villas, shihet si lamtumirë pas tri ofertave të marra

17 May 2025 at 10:42

Portieri argjentinas, Emiliano Martinez nuk arriti t’i mbajë lotët në ‘Villa Park’ pas fitores 2-0 të Aston Villas ndaj Tottenham Hotspur, duke bërë mediat që ta cilësojnë si një lamtumirë nga klubi anglez.

Sipas gazetarit argjentinas Gaston Edul, përlotja e Martinez ndodh sepse portieri ka një shans të fortë për t’u larguar në afatin kalimtar të verës.

Martinez ka një ofertë të madhe nga një klub i Arabisë Saudite dhe gjithashtu dy oferta fitimprurëse nga klube të mëdha evropiane.

 

Dibu Martínez se ha despedido entre lágrimas tras el Aston Villa-Tottenham. ¿Despedida? 🤔🇦🇷pic.twitter.com/gyJlVR8XC2

— MARCA (@marca) May 16, 2025

Ai ka të ngjarë ta refuzojë ofertën e Arabisë Saudite për arsye sportive dhe gjithashtu sepse dëshiron të qëndrojë pranë skuadrës argjentinase për Kupën e Botës FIFA 2026.

Aston Villa gjithashtu do të detyrohet ta shesë atë nëse nuk arrin të kualifikohet për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas shpenzimeve të mëdha këtë edicion.

Ndryshe, Martinez ka bërë 211 paraqitje për Aston Villan në karrierën e tij, duke mbajtur portën e paprekur në 69 raste gjatë tetë viteve te klubi anglez. /Telegrafi/

 

An emotional Emi Martinez after Aston Villa’s last home game of the season 🇦🇷💔

Saying goodbye to Villa Park? 👋 pic.twitter.com/QbFOoZgewM

— LiveScore (@livescore) May 16, 2025

 

🚨 Emiliano Martinez appeared to bid farewell to Aston Villa fans last night. 🇦🇷✍👋

Saudi Arabia is pursuing him, but he won’t go. ❌

He’s had offers from two major European clubs. ⏳

(Source: @gastonedul) pic.twitter.com/7GiaYGm7Hy

— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) May 17, 2025

The post Emi Martinez përlotet në ndeshjen e fundit të Aston Villas, shihet si lamtumirë pas tri ofertave të marra appeared first on Telegrafi.

Cucurella i jep fitoren Chelsea, Maresca i treti: turpërohen United e Tottenham

By: user 2
16 May 2025 at 23:38

Manchester United dhe Tottenham luajnë ndeshjet e javës së 37-të të premten për shkak të finales së Europa League që do të luhet të mërkurën më 21 maj, por kjo javë është fatkeqe për të dyja. Vazhdon një Premier League për t’u harruar për të dy klubet, me Red Devils të mposhtur nga Cucurella dhe Chelsea (1-0), ndërsa Spurs rrëzohen në gjysmëorën e fundit kundër Aston Villa (2-0). Maresca dhe Emery kapin vendin e tretë dhe nisin sprintin drejt Champions.

CHELSEA–MANCHESTER UNITED 1-0

Chelsea vazhdon të ndjekë rrugën e Aston Villa: 1-0 ndaj United dhe londinezët arrijnë vendin e tretë. Minutat e para janë të balancuara në Stamford Bridge, me një rast të humbur nga Madueke dhe me Maguire që sheh t’i anulohet goli i epërsisë: kishte pozicion jashtë loje në minutën e 15-të, në asistin e Bruno Fernandes. James godet traversën dhe Chelsea shtyn, duke iu afruar dy herë golit me Palmer: vendimtar Onana për të mbajtur rezultatin 0-0.

Fillimi i pjesës së dytë duket se i buzëqesh Manchester United, shumë pranë golit me Bruno Fernandes, por më pas ndikon afërsia me finalen e Europa League. Red Devils bëjnë zëvendësime konservative dhe dorëzohen në minutën e 71’: James kaloi mbrojtësin e krosoi për Cucurella, që me kokë shënoi golin e fitores. Nuk ka reagim nga Red Devils, që pësojnë humbjen e 18-të në këtë sezon katastrofik të Premier League. Amorim mbetet në vendin e 16-të me 39 pikë, pak para Tottenham që do ta sfidojë të mërkurën për Europa League dhe një vend në Champions. Fitore e bukur ndërkohë për Chelsea, që tani është në vendin e tretë falë Cucurella: arrin Newcastle dhe Aston Villa me 66 pikë. Të dielën, Magpies do të përballen me Arsenal, me synimin për të marrë sërish distancë nga rivalët për zonën Champions.

ASTON VILLA–TOTTENHAM 2-0

Sprint Champions për Aston Villa, që vendos në presion Manchester City: mbyllet 2-0 ndaj Tottenham, që imiton United dhe bie përpara finales së Europa League. Fillim nervoz në Villa Park, por Watkins i jep kthesë ndeshjes me dy raste të njëpasnjëshme. Dibu Martinez detyrohet të ndërhyjë ndaj Odobert dhe Son, por janë Villans ata që japin përshtypjen më të mirë: Kinsky shpëton ndaj Onanës dhe Asensios, shumë i frymëzuar. Në pushim shkohet me rezultatin 0-0 dhe Tottenham futet më mirë në lojë në pjesën e dytë, duke iu afruar golit me Odobert.

Lexo më tej: Premier League, Liverpool kampion i Anglisë: dërrmohen Spurs, titulli i 20 në histori

Rreth një çerek ore blackout për Aston Villa, që zgjohet në minutën e 59′: goditje nga këndi, pasim nga Watkins dhe gol i Konsa që zhbllokon ndeshjen. Kinsky shmang dygolëshin e Kamara, që ia del të shënojë në minutën e 73’: goditje e fortë dhe gol për 2-0, pak pasi McGinn kishte goditur pjesën e jashtme të rrjetës. Në fushë është vetëm Aston Villa dhe ish-lojtari i Slavia Pragës (Kinsky) duhet të bëjë mrekulli: pritje e dyfishtë ndaj Rogers për të shmangur golin e tretë. Gjithsesi fiton Aston Villa, që ngjitet në 66 pikë dhe është në vendin e tretë me Newcastle dhe Chelsean. Katastrofë për Tottenham, me një tjetër humbje dhe një muaj pa fitore përpara finales së Europa League: Spurs mbeten në vendin e katërt nga fundi me 38 pikë.

The post Cucurella i jep fitoren Chelsea, Maresca i treti: turpërohen United e Tottenham appeared first on Lapsi.al.

Marcus Rashford i hapur për largim nga Manchester United – klubi i ka vendosur çmimin

15 May 2025 at 20:31

Marcus Rashford besohet se është i gatshëm të largohet nga Manchester United gjatë verës, me klubin që është i hapur për ta shitur për një shumë prej 46 milionë eurosh – jo vetëm te Aston Villa, ku po luan aktualisht në huazim.

27-vjeçari iu bashkua Aston Villës në shkurt me një opsion blerjeje prej 46 milionë eurosh, por e ndalon asnjë klub tjetër të bëjë ofertë. Kontrata e tij afatshkurtër me Aston Villën përfundon më 30 qershor.

Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se Rashford nuk do të luajë më këtë sezon për shkak të një lëndimi në muskuj. Ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Man United më 25 maj.

Rashford ka pasur ndikim të madh te Aston Villa, duke ndihmuar ekipin të arrijë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por nuk ka pasur bisedime për një transferim të përhershëm. Aston Villa shpreson ende të sigurojë një vend në pesëshen e parë të Ligës Premier, që do ta kthente sërish në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anglez nuk është i gatshëm të pranojë një ulje page, dhe paga e tij aktuale prej rreth 375,000 eurosh në javë është pengesë për shumë klube.

Për këtë arsye, Man United mund të jetë i detyruar të ofrojë ndonjë lehtësi, si ulje çmimi apo mbulimin e një pjese të pagës.

Në janar, Rashford kishte shpresa për një transferim te Barcelona, por nuk u arrit marrëveshja. /Telegrafi/

The post Marcus Rashford i hapur për largim nga Manchester United – klubi i ka vendosur çmimin appeared first on Telegrafi.

Arabia Saudite planifikon të investojë 250 milionë euro në tre lojtarë të Ligës Premier

12 May 2025 at 09:30

Futbolli i Arabisë Saudite vazhdon planin e tij ambicioz të rritjes dhe zgjerimit, me një fokus të qartë në tërheqjen e yjeve më të mirë evropianë.

Në këtë kontekst, Al-Hilal dhe Al-Ahli po finalizojnë një sërë lëvizjesh të rëndësishme për të forcuar skuadrat e tyre, me një shpenzim total që mund të kalojë 250 milionë euro. Qëllimi është i qartë: të garojmë ndërkombëtarisht dhe të rrisim më tej profilin e ligës saudite.

Sipas mediumit Fichajes, tre yje të Ligës Premier mund të jenë duke marrë në konsideratë një të ardhme në futbollin arab.

Al-Hilal është një nga klubet më aktive dhe ka plane shumë ambicioze. I pari nga objektivat e tyre është Youri Tielemans, mesfushori i Aston Villas. Belgu, i cili ka demonstruar cilësinë e tij në Ligën Premier, mund t’i bashkohet projektit saudit për një tarifë prej afër 45 milionë eurosh.

Ardhja e tij do të ishte një hap kyç në forcimin e mesfushës së ekipit, duke i dhënë asaj më shumë cilësi dhe thellësi.

Por lëvizja më e dukshme e Al-Hilal është nënshkrimi i mundshëm i mesfushorit të Neëcastle United, Bruno Guimaraes. Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të lakmuar në Ligën Premier vitet e fundit, dhe klubi saudit është i gatshëm të paguajë një tarifë rekord prej 140 milionë eurosh për të siguruar nënshkrimin e tij.

Ardhja e Guimaraes mund të shënojë një pikë kthese në futbollin saudit, duke pasur parasysh potencialin e tij të madh dhe ndikimin në ekipin e Eddie Howe.

Nga ana tjetër, Al-Ahli është gjithashtu në shënjestër të emrave të mëdhenj, me yllin aktual të Manchester United, Bruno Fernandes, objektivin e tyre kryesor. Portugezi ka qenë një lojtar kyç për Djajtë e Kuq dhe nënshkrimi i tij prej 65 milionë eurosh do të ishte një sukses i madh për futbollin saudit.

Fernandes do të ishte një lojtar që jo vetëm do të sillte aftësinë e tij krijuese, por edhe përvojën e tij në garat evropiane.

Me këto përforcime, Arabia Saudite jo vetëm që kërkon të rrisë konkurrueshmërinë në ligën e saj, por edhe të tërheqë më shumë tifozë dhe të ketë një ndikim global në tregun e futbollit.

Këto lloj investimesh demonstrojnë ambicien e ligës saudite, e cila është e gatshme të investojë shuma të mëdha parash për t’i vendosur klubet e saj në qendër të skenës botërore. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite planifikon të investojë 250 milionë euro në tre lojtarë të Ligës Premier appeared first on Telegrafi.

Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2024/25 – kush shkon në Evropë

8 May 2025 at 07:30

Një super kompjuter nga Liga Premier ka parashikuar se si do të përfundojë sezoni 2024/25, me implikime të mëdha për kualifikimin në Evropë.

Me Anglinë që merr një vend shtesë në Ligën e Kampionëve, pesë ekipet e para do të kualifikohen për turneun më të mirë të Evropës në sezonin 2025/26.

Liverpooli, tashmë i kurorëzuar kampion, ka siguruar një nga këto vende, ndërsa Arsenali parashikohet të përfundojë i dyti pasi ka fituar dy nga tri ndeshjet e fundit.

Manchester City pritet të renditet i treti, menjëherë pas Arsenalit, me Newcastle që parashikohet të sigurojë vendin e katërt dhe Aston Villa që bën një kërcim surprizë në të pestin duke fituar të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura.

Chelsea, aktualisht në garë për vendin e pestë, pritet të bjerë në vendin e gjashtë pasi ka mbledhur vetëm katër pikë më shumë, ndërsa Nottingham Forest përfundon menjëherë pas tyre.

Në varësi të rezultateve të Kupës FA dhe Ligës së Evropës, deri në 10 ekipe angleze mund të marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Një fitore e Crystal Palace në FA Cup dhe një triumf në Ligën e Evropës nga një klub anglez do të mundësonte gjashtë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, tri vende në Ligën e Evropës dhe një vend në Ligën e Konferencës.

Interesante është se parashikimi i sheh Manchester United dhe Tottenham të përfundojnë në vendet e 14-ta dhe të 16-ta, por të dy mund të kualifikohen për në Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/

The post Super kompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier për sezonin 2024/25 – kush shkon në Evropë appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezoni për Marcus Rashford?

28 April 2025 at 19:28

Sezoni i Marcus Rashford me shumë mundësi ka marrë fund pas një lëndimi në muskujt hamstring.

Sulmuesi e pësoi këtë lëndim në stërvitje javën e kaluar dhe për këtë arsye nuk kishte luajtur në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Crystal Palace të shtunën.

The Athletic tani raporton se i huazuari nga Manchester United ka shumë gjasa që do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025.

Ka një mundësi të vogël që Rashford të jetë i gatshëm për ndeshjen e parafundit të Villas ndaj Tottenhamit, e cila mund të shtyhet nga data aktuale e 18 majit, por ai nuk do mund të luajë në ndeshjen e fundit ndaj klubit të tij Manchester United më 25 maj.

27-vjeçari do të bëjë edhe disa teste të mëtejshme ku do të përcaktohet shkalla e lëndimit, por besohet se nuk ka nevojë për operim.

Rashford do të duhet t’i nënshtrohet rehabilitimit me ekipin e tij aktual dhe jo të rikthehet në Mançester pavarësisht fundit të marrëveshjes, diçka që sinjalizon se ai mund të luajë në ‘Villa Park’ përtej kësaj vere.

“Ai është i lënduar. Ai u lëndua këtë javë dhe ne kemi bërë një test është hamstringu i tij. Ne do ta testojmë atë në çdo ndeshje, por ai është i lënduar dhe me gjasë nuk do të jetë i gatshëm për disa javë”, ka thënë Emery.

Ky lëndim mund të komplikojë të ardhmen e Rashford. Villa ka opsionin për ta blerë atë për 40 milionë euro nga Unitedi, por mbetet të shihet nëse do ta marrin këtë vendim.

Përndryshe, Rashford po shkëlqen me fanellën e Villas teksa deri më tani është përfshirë në 10 gola të shënuar në 17 paraqitje sa ka gjithsej./Telegrafi/

The post Përfundon sezoni për Marcus Rashford? appeared first on Telegrafi.

Garë mes top katër klubeve angleze për transferimin e Ollie Watkins

23 April 2025 at 15:45

Aston Villa po përgatitet të marrë oferta për Ollie Watkins këtë verë, me Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea që të gjithë shprehin interes për reprezentuesin anglez, sipas ish-skautit të Villa, Mick Brown.

Brown, i cili gjithashtu kishte role kyçe të rekrutimit në Manchester United dhe Blackburn Rovers, ka zbuluar për Football Insider se disa klube të mëdha të Ligë sPremier po monitorojnë situatën e sulmuesit 29-vjeçar përpara afatit kalimtar.

Watkins ka shijuar një sezon të fortë nën drejtimin e Unai Emery, duke shënuar 15 gola dhe duke regjistruar shtatë asistime në 33 paraqitje në Ligën Premier.

Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë në Villa Park mund të vihet në pikëpyetje pas ardhjes së fundit të Marcus Rashford në huazim, gjë që ka ndikuar në rolin e tij titullar.

Villa kuptohet se është e hapur për të shitur Watkins nëse ata marrin një ofertë prej 50-60 milionë funte.

Arsenali u refuzuar në janar nga Aston Villa, por ruan interesin, ndërsa Chelsea dhe Liverpool dhe Man United po ndjekin zhvillimet.

“Ollie është i ndryshëm nga shumica e sulmuesve. Ai shtrin mbrojtjen, shkon gjerësisht dhe vrapon pas. Ai është përmirësuar shumë dhe gjithmonë punon shumë,” tha Brown.

“Nëse Rashford qëndron në Villa dhe Watkins përfundon duke luajtur sulmuesin e dytë, mendoj se të katër klubet do të jenë gati të bëjnë një lëvizje.”

Villa është e prirur të mbajë Watkins, por klubi është i vetëdijshëm për interesin në rritje dhe mund të sanksionojë një shitje nëse vlerësimi i tyre përmbushet. /Telegrafi/

The post Garë mes top katër klubeve angleze për transferimin e Ollie Watkins appeared first on Telegrafi.

City, goditje për Champions: mposht Aston Villa në shtesë e ngjitet në vendin e tretë

By: user 2
22 April 2025 at 23:23

Manchester City mposhti me rezultatin 2-1 Aston Villa në javën e 34-t të Premier League dhe i shkëputet me +4 një rivaleje direkte për një vend në Champions League. Të dy ekipet të angazhuara në gjysmëfinalet e FA Cup këtë fundjavë, Citizens dhe Villans zhvilluan më herët ndeshjen e kampionatit të tyre, e cila u vendos në minutën e 94′ në Etihad. Fitorja i buzëqeshi Guardiolës falë golit të Matheus Nunes, pas realizimeve të Bernardo Silva dhe Rashford (nga penalltia) në pjesën e parë.

Silva e Rashford ndezin Etihad

Etihad Stadium ishte skena e një dueli direkt për zonën Champions: Manchester City përballë Aston Villa. Duke qenë se të dyja skuadrat do të luajnë këtë fundjavë në gjysmëfinalet e FA Cup (City kundër Nottingham Forest dhe Villa kundër Crystal Palace), Guardiola dhe Emery zhvilluan më herët sfidën e tyre të javës së 34-t, me objektivin për të marrë një fitore të vlefshme për vazhdimësinë në kampionat. Ndeshja nisi vrullshëm dhe Rashford goditi menjëherë një shtyllë për miqtë, pasi më parë kishte vënë në siklet Ruben Dias me një kthesë të shkëlqyer. City shpëtoi dhe në minutën e 7′ kaloi në avantazh: Marmoush kaloi Cash në të majtë dhe krosoi në qendër të zonës ku Bernardo Silva shënoi për 1-0, edhe pse ndihmuar nga një devijim i parë i Konsa dhe një pritje jo perfekte e Emiliano Martinez.

Lexo më tej: The Times: “Jo vetëm City, edhe një tjetër gjigant rrezikon përjashtimin nga kupat”

Avantazhi i City zgjati vetëm deri në minutën e 18′, kur VAR thirri arbitrin për të rishikuar një kontakt mes Ruben Dias dhe Ramsey, pas së cilës gjyqtari akordoi penallti për Villans: Rashford u tregua i saktë dhe barazoi 1-1, duke e dërguar portierin Ortega në krahun e kundërt. Ish-sulmuesi i Manchester United shënoi kështu golin e tij të shtatë kundër City në karrierë, një kundërshtar i veçantë për një lojtar të rritur me fanellën e Djajve të Kuq.

Dënimi në shtesë nga Nunes

Në pjesën e dytë, ishte një tjetër produkt i akademisë së City, McAtee, që e rrezikoi Martinez në minutën e 60′, përpara një tjetër përpjekjeje nga Rashford në zonën kundërshtare. Minutat kaluan dhe City filloi të shfaqte një futboll më të mirë, duke shënuar me Marmoush në të 80′. por goli iu anulua menjëherë për pozicion të qartë jashtë loje. Rezultati mbeti 1-1 deri në minutën e 94′, kur Doku shpiku gjithçka dhe Matheus Nunes realizoi golin e fitores në kohën shtesë. Skuadra e Guardiolës e gjeti në fund goditjen vendimtare që i dha një fitore shumë të rëndësishme: City ngjitet në kuotën e 61 pikëve, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e tretë (në pritje të ndeshjeve të Nottingham Forest dhe Newcastle). Aston Villa mbetet në 57 pikë, duke i dhënë fund serisë prej katër fitoreve radhazi në kampionat.

The post City, goditje për Champions: mposht Aston Villa në shtesë e ngjitet në vendin e tretë appeared first on Lapsi.al.

Premier League/ Garë e ashpër, Aston Villa i “vë flakën” zonës Champions

By: armand
19 April 2025 at 22:15

Aston Villa ka marrë fitoren e katërt rresht në Premier League dhe i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Newcastle. Ekipi i drejtuar nga Unai Emery ka fituar 4-1 në “Villa Park” ndaj “Qymyrxhinjve”. Serinë e golave e hapi Olli Watkins pas 35 sekondave lojë, i cili shënoi pas asistit të Tielemans. Newcastle barazoi shifrat […]

The post Premier League/ Garë e ashpër, Aston Villa i “vë flakën” zonës Champions appeared first on BoldNews.al.

❌
❌