Man City nënshkruan marrëveshje partneriteti me kompaninë Puma me vlerë prej 1 miliard funtesh
Klubi anglez, Manchester City ka nënshkruar një kontratë të re me kompaninë e veshmbathjeve Puma me vlerë të paktën 1 miliard funte (1.15 milionë euro).
Marrëveshja prej 100 milionë funtesh (115 milionë eurosh) në vit e zgjat marrëveshjen e tyre deri të paktën në vitin 2035 dhe është një rritje e dukshme nga marrëveshja e mëparshme prej 65 milionë funtesh (75 milionë eurosh) në vit me prodhuesin gjerman të fanellave që ishte e vlefshme deri në vitin 2029.
Kontrata mendohet të jetë marrëveshja e parë prej 1 miliard funte (1.15 milionë euro) në futbollin anglez dhe një rekord në vit për një klub të Ligës Premier.
It’s in our DNA
@pumafootball pic.twitter.com/2f2adIyZ27
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2025
Në korrik 2023, Manchester United nënshkroi një kontratë 10-vjeçare me Adidas me vlerë rreth 900 milionë funte (1 miliard eurosh), dhe katër muaj më parë, Liverpooli ra dakord për një marrëveshje shumëvjeçare me Adidas që mendohet se do të ketë një pagesë prej 60 milionë funtesh (70 milionë eurosh) në sezon.
Që kur kontrata e Cityt me Pumën filloi në vitin 2019, skuadra e Pep Guardiolës ka fituar katër tituj të Ligës Premier dhe është bërë skuadra e dytë angleze që e fiton tripletën.
We call it home
pic.twitter.com/BAGT4btCOx
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2025
“Ne bashkuam forcat me Pumën me ambicien për të sfiduar veten dhe për të shkuar përtej pritjeve. Ne e kemi arritur këtë dhe më shumë gjatë gjashtë sezoneve të fundit. Rinovimi dhe zgjatja e sotme e forcon marrëdhënien tonë dhe e projekton atë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur”, ka thënë drejtori ekzekutiv i City Football Group, Ferran Soriano.
Puma është gjithashtu partnere e klubeve të City Football Group si Melbourne City, Girona, Lommel, Mumbai City, Montevideo, Palermo, Bolivia, Bahia dhe Estac. /Telegrafi/
Through the archives
pic.twitter.com/kbDr0OZ3FN
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2025
The post Man City nënshkruan marrëveshje partneriteti me kompaninë Puma me vlerë prej 1 miliard funtesh appeared first on Telegrafi.