Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

By: armand
4 July 2025 at 20:57

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ka folur me vlerësim të madh për Diogo Jota-n, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Spanjë. “Special One” u shpreh se gjithë flasin mirë për një person kur ndërron jetë, por Jota ishte vërtetë i tillë dhe nuk e donte vëmendjen. “Kur dikush largohet të gjithë themi se […]

The post “Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen appeared first on BoldNews.al.

FOTO/ Ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait, trupat u identifikuan pas testeve ADN

4 July 2025 at 08:41

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi jetën së bashku me vëllanë e tij, Andre Silva (25 vjeç), në një aksident fatal me makinë në Spanjë.

Sot janë publikuar pamje të reja nga vendngjarja, të cilat kanë sjellë më shumë dritë mbi atë që ndodhi në autostradën A-52, në zonën Cernadilla pranë Zamorës, vetëm pak kilometra larg kufirit portugez. Aksidenti ndodhi në një pjesë të izoluar të rrugës, ku makina Lamborghini Huracan Evo Spyder, me të cilën udhëtonin vëllezërit, dyshohet se pësoi një shpërthim të gomës teksa po tentonte të parakalonte një automjet tjetër. Mjeti u përfshi nga flakët, ndërsa ‘Marca’ bën me dije se u deshën analizat e ADN-së për të konfirmuar identitetin e dy trupave të gjetur në makinë, çka tregon se fundi i vëllezërve ka qenë tragjik.

Pamjet e publikuara nga mediat spanjolle tregojnë mbetje të shpërndara dhe dëmtime të rënda në automjetin luksoz, duke konfirmuar ashpërsinë e aksidentit fatal. Vlera e makinës së aksidentuar ishte mbi 200.000 euro, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse ishte Jota apo vëllai i tij ai që ndodhej në timon.

Sipas zyrtarëve lokalë dhe shërbimeve emergjente, të dy vëllezërit ndërruan jetë në vend, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme. Guvernatori i Zamorës, Ángel Blanco, konfirmoi lajmin e hidhur për mediat.

Shmangia e fluturimeve, arsyeja e udhëtimit me makinë

Sipas informacioneve nga CNN Portugal, Jota ishte në udhëtim drejt portit të Santanderit, prej nga do të merrte një traget për në Mbretërinë e Bashkuar. Mjekët i kishin rekomanduar të shmangte fluturimet, pasi së fundmi kishte kaluar një operacion në mushkëri.

“Operacioni që iu nënshtrua Jota ishte në mushkëri dhe pas tij mjekët e këshilluan të mos fluturonte. Për këtë arsye, ai po udhëtonte drejt Santanderit për të marrë tragetin që e çonte në Britani, e më pas në Liverpool”, tha Rui Loura, redaktor i sportit në CNN Portugal.

Diogo Jota pritej të bashkohej me ekipin e Liverpoolit për stërvitjet parasezonale, që do të nis të hënën. Tragjedia ndodhi vetëm dy javë pas dasmës së tij me partneren dhe nënën e tre fëmijëve të tyre, Rute Cardoso, më 22 qershor në Porto.

Homazhe dhe dhimbje në botën e sportit

Federata portugeze e futbollit dhe klubi i Liverpoolit kanë shpallur ditë zie dhe pritet të organizojnë homazhe zyrtare në nderim të Jotës në ditët në vijim. Reagimet e kolegëve, tifozëve dhe figurave të njohura të sportit vazhdojnë të mbushin rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen për një humbje kaq të madhe dhe të parakohshme.

The post FOTO/ Ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait, trupat u identifikuan pas testeve ADN appeared first on Sot News | Lajme.

Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve

3 July 2025 at 14:08

Ndarja e parakohshme nga jeta në një aksident të Diego Jotas dhe vëllait të tij, ka sjellë reagimin e shumë futbollistëve. Cristiano Ronaldo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Nuk ka kuptim. Vetëm pak kohë më parë ishim bashkë në ekipin përfaqësues dhe më pas ti u martove. Familjes tënde, gruas dhe fëmijë të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pushoni në paqe Diogo dhe Andre. Do të na mungoni të gjithëve”, shkruan kapiteni i ekipit kombëtar të Portugalisë Ronaldo, përfaqësuese në të cilën Jota bëri 49 paraqitje.

The post Ndarja nga jeta e Diego Jotas, Ronaldo i pikëlluar: Do të na mungosh të gjithëve appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌