Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet”, Mallorca njofton blindimin e Vedat Muriqit

9 July 2025 at 12:59

Klubi spanjoll, Mallorca ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, edhe për katër vite tjera.

Sulmuesi prizrenas do të vazhdojë të mbetet pjesë e La Ligës apo më saktë skuadrës Mallorca, edhe përkundër shumë ofertave këtë verë.

Është vet klubi bregdetas spanjoll që ka njoftuar rinovimin e kontratës së Muriqit, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

 

“Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet në Mallorca”.

“Vedat Muriqi dhe RCD Mallorca kanë arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën deri në vitin 2029”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndryshe, Muriqi ka zhvilluar në total 118 ndeshje me Mallorcan, duke shënuar 35 gola dhe duke dhuruar 11 asistime. /Telegrafi/

 

La historia del 𝐏𝐢𝐫𝐚𝐭𝐚 seguirá escribiéndose en Mallorca.

Vedat Muriqi y el RCD Mallorca han llegado a un acuerdo para renovar hasta 2029 ❤🖤

— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) July 9, 2025

The post “Historia e Piratit do të vazhdojë të shkruhet”, Mallorca njofton blindimin e Vedat Muriqit appeared first on Telegrafi.

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi

By: S SH
21 June 2025 at 15:37

Besiktasi ka filluar operacionet e transferimeve. Bardhezinjtë duan të shtojnë një qendërsulmues në skuadër dhe tani kanë në agjendën e tyre, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili la gjurmë në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces në të kaluarën.

Qendërsulmuesi prizrenas me përvojë, i cili është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit spanjoll, Mallorca, ka një shans për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë me një vendim surprizë pas saktësisht pesë sezonesh.

Besiktasi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ardhshëm thuhet se ka përveshur mëngët për një transferim të një qendërsulmuesi dhe Muriqi është bërë pjesë e agjendës së tyre, pasi pritet të ndajnë rrugët me Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Aksam, Besiktas po përgatitet të bëjë një lëvizje për Muriqin, i cili e njeh mirë kampionatin turk dhe është i prirur për lojën në grup.

Ky medium shton se prizrenasi është i etur të luajë përsëri në Superligën e Turqisë, pasi kishte thënë më parë në një intervistë se mund të vlerësonte ofertat që vijnë nga ky vend.

Ndërsa Besiktasi pritet të përshpejtojë përpjekjet e tij në ditët në vijim, parashikohet që transferimi mund të përfundojë rreth 5 milionë euro.

Ndryshe, sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur gjithsej në 118 ndeshje me Mallorcën për tri sezone e gjysmë dhe ka shënuar 35 gola dhe 11 asistime.

Te Besiktasi, Muriqi do t’i gjente dy yje tjerë shqiptar: Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.

The post Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi appeared first on Albeu.com.

Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi

21 June 2025 at 14:31

Besiktasi ka filluar operacionet e transferimeve. Bardhezinjtë duan të shtojnë një qendërsulmues në skuadër dhe tani kanë në agjendën e tyre, sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, i cili la gjurmë në Superligën e Turqisë me fanellën e Fenerbahces në të kaluarën.

Qendërsulmuesi prizrenas me përvojë, i cili është një nga emrat e rëndësishëm të ekipit spanjoll, Mallorca, ka një shans për t’u rikthyer në Superligën e Turqisë me një vendim surprizë pas saktësisht pesë sezonesh.

Besiktasi, që dëshiron të ndërtojë një skuadër ambicioze për sezonin e ardhshëm thuhet se ka përveshur mëngët për një transferim të një qendërsulmuesi dhe Muriqi është bërë pjesë e agjendës së tyre, pasi pritet të ndajnë rrugët me Semih Kilicsoy dhe Ciro Immobile.

Sipas mediumit turk Aksam, Besiktas po përgatitet të bëjë një lëvizje për Muriqin, i cili e njeh mirë kampionatin turk dhe është i prirur për lojën në grup.

Ky medium shton se prizrenasi është i etur të luajë përsëri në Superligën e Turqisë, pasi kishte thënë më parë në një intervistë se mund të vlerësonte ofertat që vijnë nga ky vend.

Ndërsa Besiktasi pritet të përshpejtojë përpjekjet e tij në ditët në vijim, parashikohet që transferimi mund të përfundojë rreth 5 milionë euro.

Ndryshe, sulmuesi 31-vjeçar ka luajtur gjithsej në 118 ndeshje me Mallorcën për tri sezone e gjysmë dhe ka shënuar 35 gola dhe 11 asistime.

Te Besiktasi, Muriqi do t’i gjente dy yje tjerë shqiptar: Milot Rashicën dhe Ernest Muçin. /Telegrafi/

The post Besiktasi dëshiron transferimin e Vedat Muriqit, sulmuesi mezi pret rikthimin në Turqi appeared first on Telegrafi.

Drejtori sporti i Mallorcas nuk përjashton largimin e Vedat Muriqit

22 April 2025 at 19:56

Pablo Ortells, drejtori sportiv i Mallorcas, ka lënë të hapur mundësinë që Vedat Muriqi të largohet gjatë merkatos së verës.

Sulmuesi kosovar, disa javë më parë, shprehu pakënaqësi për mungesën e bisedimeve lidhur me rinovimin e kontratës së tij me klubin spanjoll.

Ai kishte theksuar dëshirën për të vazhduar qëndrimin në Mallorca dhe për të ndërtuar një trashëgimi të gjatë aty, por deri tani nuk është bërë asnjë hap konkret për rinovim.

“Muriqi është lojtar i rëndësishëm dhe është një shenjë e mirë që dëshiron të vazhdojë me ne. Do të ishim të kënaqur të vazhdojmë të llogarisim tek ai. Ai ka kontratë të vlefshme dhe kur të vijë koha shpresojmë që palët të arrijnë marrëveshje dhe ai të vazhdojë në Mallorca”, deklaroi Ortells në një intervistë për Marca.

Përveç Muriqit, ai foli edhe për dy futbollistët tjerë të sulmit, Cyle Larin dhe Abdon Prats, duke theksuar se gjithçka është e mundur gjatë afatit kalimtar.

“Afatet kalimtare janë të pasigurta dhe ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Të tre kanë kontrata dhe në këtë drejtim ne jemi të qetë. Asgjë nuk përjashtohet. Ata janë me ne dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në verë”, shtoi ai.

Muriqi, 30-vjeçar, ka edhe dy vite të mbetura në kontratën me Mallorcan. Aktualisht ai është i lënduar dhe ka munguar në dy përballjet e fundit të kampionatit. /Telegrafi/

The post Drejtori sporti i Mallorcas nuk përjashton largimin e Vedat Muriqit appeared first on Telegrafi.

Muriqi vazhdon t’i bëjë presion Mallorcas për kontratë të re – klubet turke presin në radhë 

2 April 2025 at 20:13

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka kërkuar nga Mallorca t’ia zgjasë kontratën edhe për dy vjet, pasi do ta mbyll karrierën në ishull.  

Muriqi, i cili këtë muaj mbush 31 vjet, dëshiron të jetë pjesë e Mallorcas të paktën deri në moshën 35-vjeçare, ndërsa aktualisht ai me klubin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2027. 

Muriqi është një nga lojtarët më të paguar te klubi spanjoll, me pagë vjetore mbi katër milionë euro. 

Sulmuesi tashmë ka shprehur publikisht dëshirën në disa raste për t’u pensionuar në ishull dhe po i kërkon klubit që ta dëshmojë besimin me një kontratë afatgjate, shkruan Okdiario.  

Vendimin për vazhdimin e kontratës duhet të marrë drejtoria sportive, udhëhequr nga Pablo Ortells. 

Muriqi po kërkohet nga klube të ndryshme në Evropë, veçanërisht nga klubet e Turqisë, ku ka luajtur para se të transferohej në Lazio.  

Disa klube janë duke përgatitur ofertë për kosovari, por tani për tani sulmuesi ka prioritet qëndrimin në Mallorca. 

Muriqi është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 7 gola, ndërsa në total ka 35 gola që kur nisi të luajë për Mallorcan. /Telegrafi/  

The post Muriqi vazhdon t’i bëjë presion Mallorcas për kontratë të re – klubet turke presin në radhë  appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi i zhgënjyer me Mallorca-n: Unë dua të bëhem një legjendë e klubit, por…

By: armand
29 March 2025 at 21:18

Vedat Muriqi ka shënuar 7 gola në La Liga këtë sezon me Mallorca-n dhe ka dhënë dy asiste. Sulmuesi dardan është një lojtar shumë i rëndësishëm për Mallorca-n, gjë që e tregoi edhe sezonin e kaluar ku ishte vendimtar me golat e tij për të siguruar qëndrimin në elitë. Në një intervistë të fundit për […]

The post Vedat Muriqi i zhgënjyer me Mallorca-n: Unë dua të bëhem një legjendë e klubit, por… appeared first on BoldNews.al.

“Kjo nuk është aspak e hijshme”, Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

29 March 2025 at 16:39

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka shprehur zhgënjimin e tij në një intervistë për televizionin spanjoll IB3, aty ku ka zbuluar detaje nga bisedimet që ka pasur me drejtuesit e Mallorcas për rinovimin e kontratës. 

Muriqi është shprehur tejet i mërzitur nga heshtja e drejtuesve të Mallorcas për këtë çështje, teksa ka shtuar se dëshira e tij është që të bëhet legjendë e klubit. 

“Gjashtë muaj më parë i kam propozuar Mallorcas për vazhdimin e kontratës dhe nuk mora asnjë përgjigje, ky është turp”. 

“Dua ta rinovoj kontratën për të thyer rekorde dhe për t’u bërë legjendë e klubit dhe nëse dua të bëhem legjendë e klubit, më duhet kontratë afatgjate. Kam familje, fëmijët janë në shkollë”. 

 “Gruaja ime është e lumtur, njësoj siç jam edhe unë. Jemi në gjendje të mirë dhe i kemi të gjitha. Të gjithë e dinë se kam pasur oferta, por unë duhej të kisha diçka të qartë, ose të largohesha ose të merrja kontratë afatgjate e të qëndroja këtu pa e menduar largimin”. 

Muriqi ka dhënë dy arsye pse ai mendon se situata ka arritur deri në këtë pikë. 

“Së pari, ata nuk më kanë thënë se duhet të presin që të flasin me pronarët, dhe kjo ka qenë besoj para gjashtë muajsh. Edhe nëse je në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me zona të ndryshme kohore, kemi mundur të flasim apo jo?”. 

“Dhe e dyta, nuk do të pajtohesha. Pse? Për shkak të gjithë asaj që kanë bërë për mua, për këtë ekip, dhe mbi të gjitha njerëzit si Pablo Ortells, që më mori nga Brugge dhe më solli këtu. Unë do të flisja si çdo futbollist që dëshiron ta rinovojë kontratën”.  

“Duhet të jesh i sinqertë kur flet për kontratën. Kjo të vjen gjatë kohës kur ke momente jo të mira si lojtar dhe nuk mund të shkosh dhe të kërkosh diçka sepse mund të thonë të largohesh dhe ta mbyllin derën sepse nuk ke kontribuar në fushë”. 

“Unë nuk dua që të shkojë dhe të kërkojë diçka sepse nuk i takon karakterit tim dhe të shitem i fortë duke bërë presion, por kur ata të thonë se do të flasim dhe kalojnë gjashtë muaj, kjo nuk është e hijshme. Nuk është e hijshme kundrejt një lojtari që e jep jetën në fushë për ekipin”, përfundoi Muriqi./Telegrafi/

The post “Kjo nuk është aspak e hijshme”, Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi, ‘mbreti’ i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B – rekordet e tij duken të paarritshme

23 March 2025 at 23:50

Kombëtarja e Kosovës po përjeton një brez të ri lojtarësh, por një emër mbetet i palëkundur në repartin e sulmit: ai është Vedat Muriqi.  

30-vjeçari tregoi edhe njëherë pse ai është thelbësor për skuadrën, duke shënuar të tre golat në fitoren 3-1 ndaj Islandës në Murcia të Spanjës. Kjo fitore i siguroi Kosovës vendin në Ligën B të Ligës së Kombeve, një arritje historike për “Dardanët”. 

Kjo ishte hera e parë që Muriqi përfundoi një ndeshje me Kosovën me tre gola të shënuar.  

Megjithatë, rekordi i tij personal mbetet katër gola, të shënuar ndaj San Marinos në një ndeshje miqësore më 1 qershor 2021, kur Kosova fitoi 4-1.  

Muriqi ka treguar qëndrueshmëri në shënimin e golave, duke shënuar dy herë ndaj Irlandës së Veriut, Qipros dhe Zvicrës. 

Me 31 gola në 60 ndeshje, Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës, duke lënë prapa shumë emra të njohur të rajonit.  

Ai është larg përpara të tjerëve, pasi i dyti në listë, Milot Rashica, me 12 gola. Lojtarë të tjerë si Arbër Zeneli, Amir Rrahmani, Edon Zhegrova dhe Elbasan Rashani kanë më pak se dhjetë gola secili. 

Muriqi shënoi golin e parë për Kosovën më 13 nëntor 2017, në një ndeshje miqësore kundër Letonisë që u fitua 4-3.  

Që nga ajo ditë, ai ka shënuar të paktën dy gola çdo vit, ndërsa vitin 2021 duke qenë më i suksesshmi me tetë gola në 11 ndeshje. 

Me formën e tij aktuale, Muriqi pritet të mbetet sulmuesi kryesor i Kosovës për shumë vite të ardhshme. 

 Ai do të jetë figura kryesore në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 dhe ndoshta edhe në ciklet pasuese.  

Pa dyshim, Muriqi do të vazhdojë të jetë shtylla e sulmit të Kosovës dhe një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm të lojtarëve. /Telegrafi/


 

The post Vedat Muriqi, ‘mbreti’ i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B – rekordet e tij duken të paarritshme appeared first on Telegrafi.

“I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë”, Muriqi flet pas fitores ndaj Islandës

23 March 2025 at 22:24

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua edhe ‘heroi’ i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në këtë sfidë shkëlqeu duke realizuar het-trik.

“Jam shumë i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si kombëtare. Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, 3 gola dhe kualifikim në Ligën B”.

“Jam shumë i lumtur, nuk duhet të ndalemi më kaq. I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë për kundërshtarin”.

“Do të vazhdojmë me punën tonë, me shpirtin luftarak, pasi kjo besoj është arma jonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh”.

“Tani i kemi ndeshjet miqësore në qershor, pastaj na vijnë kundërshtarë edhe më të fortë se sa Islanda”.

Muriqi gjithashtu zbuloi se ai ia dedikoi golin e parë ish-sulmuesit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, tashmë asistent i Franco Fodës.

Vedat Muriqi & Atdhe Nuhiu 💙🇽🇰#ISLKOS | #NationsLeague | #UNL pic.twitter.com/CvEsEcd1a9

— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) March 23, 2025

“Pas lojës së parë me Islandën nuk i kam treguar Atdheut, por kur përfundoj ndeshja nuk munda pa shënuar një gol sepse kisha qejf t’ia dedikoja atij”.

“Pas shumë kohëve u bashkuam këtu dhe luftuam së bashku për një objektiv dhe ishte një kënaqësi vërtetë. Kur e shënova golin mu kujtua Atdheu dhe ia dedikova atij”, përfundoi sulmuesi kosovar./Telegrafi/

The post “I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë”, Muriqi flet pas fitores ndaj Islandës appeared first on Telegrafi.

Paraqitja e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit ndaj Islandës në numra

23 March 2025 at 20:44

Kombëtarja e Kosovës siguroi plasmanin në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti Islandën me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve.

Kjo njëherësh shënon një arritje historike për ‘Dardanët’, pasi është hera e parë që ata do të jenë pjesëmarrës në Ligën B të Kombeve, gjë që dëshmon një rritje të lartë të nivelit, duke marrë parasysh se vite më parë po garonim në Ligën D.

Vendimtar në fitoren e arritur në Spanjë ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi tre gola për t’i siguruar Kosovës kualifikimin tutje.

Për paraqitjen e tij fantastike në këtë duel, Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 9.1.

Përveç tre golave të realizuar, Muriqi pati gjithashtu edhe tri goditje që përfunduan jashtë portës gjë që dëshmon ‘urinë’ që kishte ai për të rrëmbyer skenën në Murcia.

30-vjeçari gjithashtu kompletoi 13 pasime, fitoi katër duele ajrore, madje, arriti që në minutën e 69-të falë përvojës së tij, ta nxjerrë me karton të kuq nga loja futbollistin Aron Gunnarsson.

Në total Muriqi pas pesë ndeshjeve të luajtura në këtë edicion të Ligës së Kombeve numëron pesë gola, teksa ka edhe një asistim.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë për Muriqin që realizon tre gola në një ndeshje për Kosovën, pasi këtë e kishte bërë edhe në vitin 2021 ndaj San Marinos në kuadër të Ligës së Kombeve./Telegrafi/

The post Paraqitja e jashtëzakonshme e Vedat Muriqit ndaj Islandës në numra appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Islandë 1-3 Kosovë: Muriqi i jashtëzakonshëm, shkëlqejnë edhe shumë të tjerë 

23 March 2025 at 20:10

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. 

Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. 

Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa nga SofaScore ai u konsiderua si lojtari i ndeshjes me notën 9.1. 

Paraqitje shumë të mirë kishin edhe Amir Rrahmani (7.8), Leart Paqaraqa (7.5), Milot Rashica (7.4) dhe Ermal Krasniqi (7.3). 

Mbi mesataren ishin edhe dyshja Florent Muslija (7.1) dhe Amir Saipit (7.1), duke kompletuar një ndeshje të mirë. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Portieri i Islandës, Hakon Rafn Valdimarsson, ishte më i miri te islandezët me notën 7.6, ndërsa më i dobëti ishte Aron Gunnarsson me notën 5.6. 

Notat e lojtarëve të Islandës dhe Kosovës 

/Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve, Islandë 1-3 Kosovë: Muriqi i jashtëzakonshëm, shkëlqejnë edhe shumë të tjerë  appeared first on Telegrafi.

Spektakël nga Kosova pas pjesës së parë, përmbyset rezultati për 10 minuta ndaj Islandës

23 March 2025 at 18:51

Kombëtarja e Kosovës po avancon me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në duelin që po zhvillohet ndaj Islandës në Spanjë.

Ishin mysafirët ata që kaluan në avantazh të parët duke shënuar qysh në minutën e dytë përmes Ori Oskarrson që realizoi për 1-0.

Pas pësimit të golit, Kosova dalëngadalë filloi ta marrë ritmin e lojës duke kontrolluar kundërshtarin në çdo cep të fushës.

Në minutën e nëntë, Paqarada harkoi në zonë, Rrahmani gjuajti me kokë, por në duart e portierit.

‘Dardanët’ rrezikuan sërish në minutën e 15-të, kësaj radhe përmes Ermal Krasniqit, por ai ishte i pafat pasi gjuajtja e tij përfundoi pak mbi portë.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme për ta gjetur golin, Kosova e gjeti atë në minutën e 35-të.

Nga një aksion fantastik që kaloi fillimisht në këmbët e Milot Rashicës dhe pastaj tek Leart Paqarada, ky i fundit asistoi tek Vedat Muriqi i cili realizoi për rezultatin 1-1.

Kosova nuk u zmbraps as pas golit të barazimit, duke rrezikuar edhe një herë tjetër portën e Islandës përmes kapitenit Amir Rrahmani i cili në mënyrë akrobatike iu afrua golit.

Po luheshin sekondat e fundit të pjesës së parë kur Milot Rashica bëri një super asistim për Vedat Muriqin i cili realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të Kosovës./Telegrafi/

The post Spektakël nga Kosova pas pjesës së parë, përmbyset rezultati për 10 minuta ndaj Islandës appeared first on Telegrafi.

Super aksion nga Kosova, Vedat Muriqi barazon rezultatin ndaj Islandës

23 March 2025 at 18:39

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen që po zhvillohet në Murcia të Spanjës ndaj Islandës.

Pasi pësuam gol në minutën e dytë, Kosova mori tërësisht kontrollin e lojës duke rrezikuar në disa raste portën e islandezëve.

Pas disa tentimeve të njëpasnjëshme, erdhi edhe goli i merituar për ‘Dardanët’.

Po luhej minuta e 37-të e takimit ku pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar nga Kosova, Leart Paqarada asistoi tek Vedat Muriqi i cili e çoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1./Telegrafi/

⚽ GOAL: Muriqi
🇮🇸 Iceland 1-1 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/07v9qJtSg3

— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025

The post Super aksion nga Kosova, Vedat Muriqi barazon rezultatin ndaj Islandës appeared first on Telegrafi.

Përkundër mungesave që ka Kosova, Vedat Muriqi thotë se duan fitoren e dytë ndaj Islandës

22 March 2025 at 17:40

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve.

Dardanët e fituan përballjen e parë me rezultat 2-1 ndaj islandezëve përkundër se epërsia mund të ishte edhe më e thellë.

Para ndeshjes të së dielës (23 mars), Vedat Muriqi ka thënë se futen në këtë ndeshje me besimin për të fituar, por që kanë mungesa.

“E kemi përgatitur ndeshjen dhe nga ajo çfarë kemi bërë nga ndeshja e parë, shpresojmë të bëjmë më mirë”, deklaroi fillimisht Muriqi.

“Disa nga lojtarët më të rëndësishëm na mungojnë, por kemi shpirtin e skuadrës”.

“Do ta kemi mungesën e Aro Muric, Donat Rrudhanit, por kushdo që do t’i zëvendësojë besoj se do të kryej detyrën”, ka shtuar sulmuesi i Kosovës më tej.

Kosova synon të ngjitet në Ligën B, ndërsa fitoja në Murcia të Spanjës në ndeshjen kthyese do të realizonte këtë objektiv. /Telegrafi/

The post Përkundër mungesave që ka Kosova, Vedat Muriqi thotë se duan fitoren e dytë ndaj Islandës appeared first on Telegrafi.

Muriqi ka barazuar shifrat e tij me sezonin e kaluar te Mallorca, por ka një mision të madh në ndeshjet e mbetura

18 March 2025 at 23:58

Sulmuesi i Mallorcas, Vedat Muriqi, pak para tubimit me Kosovën, përfundoi ndeshjen kundër Espanyolit me një gol, duke arritur shtatë gola në sezonin aktual.  

Megjithëse kjo nuk ishte një nga ndeshjet më të mira të tij, me një penallti të humbur dhe disa veprime jo të suksesshme, Muriqi tregoi karakter duke kontribuar me një gol që ndihmoi ekipin e tij. 

Ky sezon nuk ka qenë i lehtë për Muriqi, shkruan Marca. Me lëndime dhe një formë të pasigurt, ai ka pasur vështirësi të gjejë rrjetën me lehtësinë e dikurshme.  

Megjithatë, goli i tij kundër Espanyolit i jep atij shpresën që të përfundojë sezonin me dhjetë gola ose më shumë, një objektiv i rëndësishëm për një sulmues në La Liga. 

Deri më tani, Muriqi ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime në 25 ndeshje, shifra identike me ato të sezonit të kaluar.  

Megjithëse këto numra janë të respektueshëm, ato janë larg nga 15 golat që ai shënoi në sezonin 2022/23, viti i tij më i suksesshëm në Mallorcë. 

Muriqi mbetet golashënuesi kryesor i Mallorcës, një skuadër që ka pasur vështirësi në sulm gjatë këtij sezoni.  

Ai ndiqet nga Cyle Larin me pesë gola dhe Dani Rodríguez me katër gola. Ky tregues thekson rëndësinë e Muriqit për ekipin, pavarësisht rekordeve personale. 

Për Vedat Muriqin, sfida e mbetur është të përmirësojë formën e tij dhe të ndihmojë Mallorcën të sigurojë një vend në Evropë, këtë pas dy ndeshjeve të rëndësishme me Kosovën. /Telegrafi/  

The post Muriqi ka barazuar shifrat e tij me sezonin e kaluar te Mallorca, por ka një mision të madh në ndeshjet e mbetura appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

15 March 2025 at 18:44

Mallorca mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll. 

Ky triumf i ka mundësuar atyre që të vazhdojnë të ëndërrojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm. 

Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i bëri të gjitha në këtë takim. 

Ylli dardan fillimisht shënoi autogol në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 mysafirëve. 

Own goal by Vedat Muriqi. Unlucky.
pic.twitter.com/vOmSJq2Oct

— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) March 15, 2025

Ai pati një mundësi për ta përmirësuar gabimin e tij në minutën e 62-të, por dështoi të shënonte nga penalltia. 

Megjithatë, kjo duket se ishte ditë me fat për 30-vjeçarin, pasi ai realizoi gol në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 ekipit të Mallorcas. 

🇪🇸 Vedat Muriqi goal from penalty spot to give Mallorca the win against Espanyol. #LaLiga 🇽🇰🏴‍☠️
pic.twitter.com/324kU9iPLa

— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) March 15, 2025

Për paraqitjen që pati në këtë ndeshje Muriqi u vlerësua me notën 7.0 nga Sofascore. 

Përveç golit të shënuar ai pati edhe tri gjuajtje në drejtim të portës, dy gjuajtje të bllokuara dhe një driblim të kompletuar. 

Muriqi kompletoi 15 pasime gjithsej në këtë ndeshje, teksa fitoi tri duele me kundërshtarët. 

Me këtë gol të realizuar ai tashmë ka shkuar në kuotën e e shtatë golave të realizuar pas 23 ndeshjeve në kampionat, teksa ka edhe dy asistime./Telegrafi/

The post Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores appeared first on Telegrafi.

Muriqi në Spanjë dhe Bekaj në Turqi, dy yjet e Kosovës në formacionin e javës

18 February 2025 at 11:47

Dy yjet e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Visar Bekaj kanë përfunduar si pjesë e formacioneve më të mira të javës në kampionatet ku luajnë me skuadrat e tyre, Mallorca dhe Hatayspor.  

Yjet e Dardanëve po vazhdojnë me formën e mirë këtë sezon me ekipet e tyre evropiane, duke lënë gjurmë me paraqitje të mira.

Të tillë janë edhe sulmuesi Vedat Muriqi dhe portieri Visar Bekaj, të cilët kanë qenë vendimtar me ekipet e tyre Mallorca dhe Hatayspor.

Muriqi ishte lojtari kryesor i Mallorcas në fitoren 3-1 ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga, duke shënuar dy gola.

Po aq vendimtar në fitoren e Hatayspor 1-0 ndaj Alanyasporit ishte edhe portieri Bekaj, i cili pati katër pritje në këtë ndeshje duke mbajtur portën e paprekur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Paraqitjet e tij të mira u vlerësuan lartë edhe nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, e cila i vendosi të dy në formacionin e javës në kampionatet e tyre.

Muriqi pati notë 8.2, duke qenë pjesë e formacionit me emra si Isco, Marc Roca dhe Jose Gimenez, teksa Bekaj u notua me 7.6 dhe ishte pjesë e formacionit me emra si Victor Osimhen dhe Youssef En-Nesyri. /Telegrafi/

The post Muriqi në Spanjë dhe Bekaj në Turqi, dy yjet e Kosovës në formacionin e javës appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës  

16 February 2025 at 19:13

Vedat Muriqi ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e vlefshme për La Liga, mes Mallorcas dhe Las Palmasit. 

Muriqi fillimisht shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë. 

Nuk vonoi shumë dhe Muriqi shënoi edhe golin e dytë Las Palmasit. 

 

⚽ Mallorca fait le break face à Las Palmas grâce au doublé de Muriqi !pic.twitter.com/Gge2OR1Wve

— LigActu 🇪🇸 (@LigActu) February 16, 2025

Muriqi shënoi golin e dytë në minutën e 28-të, me një goditje të fortë nga brenda zonës.  

Sulmuesi ka gjashtë gola në La Liga këtë sezon, ndërsa gjatë verës ishte i përfolur për një rikthim te Fenerbahce. /Telegrafi/  

The post Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës   appeared first on Telegrafi.

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas  

16 February 2025 at 18:50

Vedat Muriqi ka shënuar gol të bukur në hapje të ndeshjes së vlefshme për La Liga, ndaj Mallorcas dhe Las Palmasit. 

Sulmuesi shënoi me një goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1-0, që në minutën e shtatë. 

Ky është goli i dytë në dy ndeshje radhazi, duke konfirmuar rritjen e formës së tij, pasi nuk e nisi mirë stinorin pranveror. 

 

⚽ GOAL: Vedat Muriqi
🇪🇸 Mallorca 1-0 Las Palmaspic.twitter.com/EVofA944DE

— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 16, 2025

Ai ka filluar të kthehet si startues i padiskutueshëm, pasi tashmë me golat e tij po tregon rëndësinë që ka te Mallorca. 

Muriqi ka pesë gola në La Liga këtë sezon, ndërsa gjatë verës ishte i përfolur për një rikthim te Fenerbahce. /Telegrafi/  

The post Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas   appeared first on Telegrafi.

ChatGPT përpilon formacionin më të mirë të 2024 me futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria – befason me zgjedhjet

1 January 2025 at 21:23

Inteligjenca Artificiale apo më saktë ChatGPT ka përpiluar një formacion me futbollistët më të mirë të vitit 2024 që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa zgjedhjet e tij në disa pozita kanë qenë paksa befasuese duke lënë shumë vend për debat dhe komente të ndryshme.

Viti 2024 ishte vit pozitiv për futbollistët nga Kosova dhe Shqipëria, ku shumë nga ta patën suksese të mëdha me ekipet e tyre, por edhe me kombëtaren kuqezi e cila arriti të ishte pjesë e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

Ka disa nga ta që ishin më të dalluar si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, duke fituar trofe, çmime dhe lënë gjurmë të mëdha këtë vit që lamë pas.

Megjithatë, në pyetjen e Telegrafi drejtuar ChatGPT: Më bëjë formacionin më të mirë të vitit 2024 të lojtarëve nga Kosova dhe Shqipëria?, inteligjenca artificiale pati disa zgjedhje befasuese.

“Formacioni më i mirë i vitit 2024 me lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria mund të duket kështu (bazuar në lojtarët që kanë performuar më mirë kohët e fundit në nivele të larta)”, ishte përgjigja e ChatGPT.

Formacioni: 4-3-3

Portieri:

Arijanet Muric (Kosovë, Ipswich Town)Portier i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për ekipin e tij.

Mbrojtësit:

Elseid Hysaj (Shqipëri, Lazio)Lider në mbrojtje me përvojë ndërkombëtare.

Amir Rrahmani (Kosovë, Napoli)Një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, shtyllë e mbrojtjes.

Marash Kumbulla (Shqipëri, Roma/Sassuolo) Qendërmbrojtës i ri dhe premtues, pavarësisht disa lëndimeve.

Fidan Aliti (Kosovë, Alanyaspor)Një lojtar i qëndrueshëm në krahun e majtë.

Mesfusha:

Granit Xhaka (Kosovë/Shqipëri, Bayer Leverkusen) – Kapiten dhe lider në mesfushë me përvojë të jashtëzakonshme.

Ylber Ramadani (Shqipëri, Lecce) – Mesfushor punëtor, i aftë në mbrojtje dhe sulm.

Nedim Bajrami (Shqipëri, Sassuolo/Rangers)Mesfushor kreativ dhe teknik me një sy të mprehtë për pasime.

Sulmi:

Milot Rashica (Kosovë, Besiktas)Lojtar i shpejtë dhe teknik, i rrezikshëm nga krahët.

Vedat Muriqi (Kosovë, Mallorca)Golashënues i klasit të lartë, një nga qendërsulmuesit më të mirë në La Liga.

Myrto Uzuni (Shqipëri, Granada)Sulmues i formës së shkëlqyer në La Liga, golashënues i rregullt.

Trajner:

Sylvinho (Shqipëri)Për suksesin e tij me kombëtaren shqiptare në 2024.


ChatGPT në fund shtoi se “ky formacion kombinon përvojën, talentin dhe formën aktuale të lojtarëve nga të dy vendet”, teksa pyeti se a do të sugjeronit ndonjë ndryshim?

Natyrshëm pyetja e Telegrafit ishte: “Pse Zhegrova nuk është në këtë formacion?”.

“Edon Zhegrova është padyshim një talent i madh dhe një nga lojtarët më teknikë nga Kosova, veçanërisht për performancat e tij me Lille në Ligue 1. Arsyeja pse nuk e përfshiva fillimisht është për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, veçanërisht nga lojtarë si Milot Rashica dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë pasur një ndikim shumë të madh në ekipet e tyre këtë vit”

“Megjithatë, Zhegrova është një opsion i shkëlqyer dhe mund të futet në formacion për shkak të shpejtësisë, driblimeve dhe aftësisë për të krijuar raste goli”, ishte përgjigja e ChatGPT.

ChatGPT shtoi duke dhënë një variant të mundshëm me një ndryshim në formacion duke larguar Rashicës dhe duke vendosur Zhegrovën.

“Zhegrova në vend të Milot Rashicës në krahun e djathtë të sulmit. Rashica mund të përdoret si lojtar i dytë nga stoli për të sjellë energji dhe shpejtësi. Kjo do ta bëjë formacionin më dinamik në sulm dhe do t’i japë hapësirë Zhegrovës të shkëlqejë”, u përgjigj ChatGPT.

Në fund ChatGPT dha arsyet e tij pse pjesë e formacionit nuk janë emra të mëdhenj futbollistësh si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Mërgim Vojvoda dhe Armando Broja.

“Përfshirja e disa lojtarëve të tjerë si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Mërgim Vojvoda, dhe Armando Broja mund të ishte e mundur, dhe ata janë padyshim lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipet e tyre dhe për kombëtaret përkatëse”.

Ja disa arsye pse ata mund të mos ishin përfshirë në formacionin fillestar që përmenda më parë:

Berat Gjimshiti (Shqipëri, Atalanta) Një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në Serie A dhe gjithashtu një nga lojtarët kryesorë të Shqipërisë. Ai mund të zë një vend në formacion në vend të një prej mbrojtësve të tjerë, si Kumbulla, duke qenë se është një lider i mbrojtjes me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Kristjan Asllani (Shqipëri, Inter)Një mesfushor i talentuar, por ende në një fazë të zhvillimit. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer, por për momentin mund të konkurronte për një vend në mesfushë me Xhakën dhe Bajramin, të cilët janë lojtarë me më shumë përvojë dhe ndikim në nivelin e lartë.

Mërgim Vojvoda (Kosovë, Torino)Një lojtar i shpejtë dhe shumë dinamik, Vojvoda ka performuar mirë me Torinon dhe ka një stil që mund të pasurojë çdo sulm. 

Armando Broja (Shqipëri, Chelsea/Everton)Sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, por për shkak të lëndimeve që ka pësuar në vitet e fundit, ai mund të jetë në proces rikuperimi dhe mund të ketë konkurrencë të fortë për një vend në formacion.

“Në një formacion të mundshëm 4-3-3, mund të bëhen disa ndryshime që përfshijnë këta lojtarë, dhe çdo opsion mund të jetë i vlefshëm, duke varur nga forma dhe gjendja fizike e tyre. Sigurisht që ky formacion është fleksibël dhe mund të ndryshojë bazuar në performancat e tyre të fundit dhe nevojat taktike”, mbylli përgjigjet ChatGPT.

Po ju lexues të nderuar, si mendoni se duhet të jetë formacioni më i mirë i vitit 2024 nga futbollistët që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria? Na tregoni në hapësirën për komente.

 /Telegrafi/

The post ChatGPT përpilon formacionin më të mirë të 2024 me futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria – befason me zgjedhjet appeared first on Telegrafi.

❌
❌