Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku

By: M C
1 July 2025 at 23:34

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në fillim të vizitës, Presidenti Okraku zhvilloi një tur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke parë nga afër investimet e FSHF-së në infrastrukturë si ministadiumet, qendra e fizioterapisë, palestra, SPA, muzeu i futbollit dhe ambientet administrative.

Gjatë bashkëbisedimit, Presidenti Duka e informoi homologun nga Gana mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, projektet strategjike të realizuara nga FSHF dhe objektivat për të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti Okraku vlerësoi lart standardet e Shtëpisë së Futbollit dhe punën e bërë nga FSHF në drejtim të zhvillimit të futbollit në Shqipëri.

Takimi u fokusua edhe në mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy federatave, në fusha me interes të ndërsjellë si shkëmbimi i eksperiencave teknike, edukimi dhe zhvillimi i të rinjve.

The post Kreu i FSHF-së Armand Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku appeared first on Albeu.com.

Duka pret në takim presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt Edwin Simeon Okraku, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Në takim ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në fillim të vizitës, presidenti Okraku zhvilloi një tur në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, duke parë nga afër investimet e FSHF-së në infrastrukturë si ministadiumet, qendra e fizioterapisë, palestra, SPA, muzeu i futbollit dhe ambientet administrative.

Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Duka e informoi homologun nga Gana mbi zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, projektet strategjike të realizuara nga FSHF dhe objektivat për të ardhmen. Nga ana e tij, presidenti Okraku vlerësoi lart standardet e Shtëpisë së Futbollit dhe punën e bërë nga FSHF në drejtim të zhvillimit të futbollit në Shqipëri.

Takimi u fokusua edhe në mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm mes dy federatave, në fusha me interes të ndërsjellë si shkëmbimi i eksperiencave teknike, edukimi dhe zhvillimi i të rinjve.

/gj.m//r.e/a.f/

The post Duka pret në takim presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Armand Duka thirrje Parlamentit, ka një apel edhe për MAS: Mos e votoni ligjin e sportit

By: redi
25 June 2025 at 14:46

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet në “Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit. Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri…

Source

“Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

9 June 2025 at 10:54

Pas ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me rezultat 0-0, Xhuli Nura ishte e ftuar në një emision televiziv për të ndarë përvojën e saj si tifoze në stadium.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë më ndryshe se herët e tjera, po ashtu edhe të sigurosh biletat ishte jashtëzakonisht e vështirë.

Gjatë intervistës, moderatorja e pyeti Xhulin se si ia kishte dalë të siguronte një biletë për një ngjarje kaq të kërkuar dhe të ishte mes të pranishmëve për të ndjekur Kombëtaren nga afër, duke e konsideruar atë me fat.

Foto: Screenshot/FaceBook

Xhuli tha: “Fati është pak edhe si e bën punën. Kam vite që e ndjek Kombëtaren, jam rritur në një familje sportistësh, kam qenë gjithmonë pranë sportit dhe kjo më ka ndihmuar të jem pjesë e çdo loje të rëndësishme të Shqipërisë”.

E pyetur drejtpërdrejt nëse e kishte siguruar biletën nëpërmjet shortit apo ndonjë tjetër rruge, ajo u përgjigj me sinqeritet: “Nuk e di a mund ta them publikisht, por i kam bërë një telefonatë Armand Dukës. Nuk e kam marrë me short, por përmes kontakteve që kam në Shqipëri.

Deklarata e saj solli diskutime në studio, por edhe vlerësim për transparencën dhe përkushtimin e saj ndaj sportit shqiptar. /Telegrafi/

The post “Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën appeared first on Telegrafi.

Duka: Ndeshja ndaj Serbisë, rezultati pozitiv për ne janë tre pikët

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në një intervistë televizive të zhvilluar në kuadër të ndeshjes kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka zbuloi më tepër rreth gjendjes së skuadrës, objektivit që kanë kuqezinjtë në këtë ndeshje ndërsa tregoi edhe organizimin e bërë për mbarëvajtjen e këtij takimi.

Duka komentoi edhe çështjen e biletave, si edhe deklaratën e presidentit të Serbisë, Vuçiç, drejtuar trajnerit serb.

Si paraqitet gjendja e skuadrës – Përgatitjet kanë filluar nga data 27. Vazhdojnë stërvitjet, ekipi është në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi pasur vetëm 2-3 shqetësime të vogla që shpresoj që do të rikuperohen deri në ditën e ndeshjes dhe të gjithë do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Serbisë. Deri tani i kemi të gjithë në dispozicion të trajnerit dhe pastaj do të vendosë ai se kë lojtar do të hedhë në fushë nga minuta e parë dhe kë më vonë. E rëndësishme është që ne të gjithë si një skuadër të kemi një performancë dhe rezultat pozitiv për të arritur objektivat tona.

Cili do të ishte rezultati pozitiv për ne, fitorja apo barazim? – Në letër, dy skuadrat që luftojnë për vendin e dytë në grup jemi ne dhe Serbia. Anglia është më e favorizuar për të dalë në vend të parë në grup. Kjo mund të konsiderohet një derbi sportiv pasi ajo që do të arrijë rezultatin pozitiv do të ketë më shumë shanse për të siguruar vendin e dytë dhe për të shkuar në play-off. Rezultati pozitiv për ne janë tre pikët përderisa luajmë në shtëpi. Ky është objektivi i ekipit.

Na favorizon gjendja jo e mirë e Serbisë, me përplasjet që kanë brenda grupit? – Janë skuadër profesioniste, me futbollistë profesionistë, të një niveli më shumë se mesatar. Nuk besoj se në një ndeshje të tillë, ku ka rëndësi klasifikimi për ekipin kombëtar, nuk do ta ndikonte asgjë. Favor për ne është që kemi një skuadër më kompakte me të gjitha komponentët, sportivë, jashtë fushës dhe jo vetëm me lojtarët, por edhe stafin. Dhe jo vetëm kjo, por edhe mbështetja e jashtëzakonshme. Meraku është që futbollistët të gjejnë balancën për të mos qenë në trysni për këtë rezultat, por të kenë impenjimin e balancuar, të domosdoshëm sportiv për të arritur këtë rezultat.

Serbia na mundi në ndeshjen e fundit në Elbasan, mund të jetë “Arena Kombëtare” fat për ne? – Nuk ka lidhje një ndeshje e luajtur 10 vite më parë me një ndeshje që do të luhet sot. Kemi ndryshuar skuadër, ka ndryshuar Serbia. Jemi thuajse në të njëjtat nivele. Serbia është një skuadër për t’u respektuar nga pikëpamja kualitative. Ka futbollistë që luajnë në ekipe të mira dhe që kanë bërë karrierë të mirë sportive dhe kur janë në ditë të mira, të bëjnë ‘dëm’. Por kanë luhatjet e tyre dhe uroj që kur të jenë në Tiranë, të jenë në pikën negative.

Ju intereson më shumë rezultati apo mbarëvajtja e ndeshjes? – Këtu jemi në një ndeshje futbolli dhe objektivi kryesor është që ta fitosh atë. Dhe pa dyshim, që ta fitosh në të gjitha kushtet optimale të organizimit. Jam shumë i bindur që me punën që është bërë dhe me thirrjet që i janë bërë mbështetësve, tifozëve dhe gjithkujt në Shqipëri, por edhe me eksperiencën që kemi, nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Në një ndeshje me sensibilitet të tillë, ka edhe vëmendje të shtuar për organizimin, sigurinë, për biletat etj, por në fund të fundit i mbulon/zbulon gjërat rezultati. Uroj të kemi një rezultat pozitiv dhe ky është prokupimi ynë më i madh.

Biletat për këtë ndeshje – Biletat janë të nominuara me emër dhe nuk do të lejohet askush të futet në stadium nëse nuk kanë të njëjtin emër në biletë. Nuk e di nëse ka vërtetë bileta në treg të zi apo janë thashetheme, por do të jetë me risk sepse riskojnë mos të futen në stadium.

Mund ta shohim stadiumin bosh sepse ata që e kanë blerë në treg të zi nuk do të lejohen të futen në stadium? – Uroj që mos të ndodhë, por ata që kanë blerë biletën të futen në stadium dhe të mbështesin Kombëtaren.

Thirrja e Vuçiç për trajnerin dhe pse futbolli kalon ndonjëherë në nivele nacionalizmi? – Është edhe për t’u gëzuar që futbolli është kaq i rëndësishëm saqë duan ta përdorin edhe për politikë. Edhe thirrja e Vuçiçit për trajnerin nuk besoj se është një gjë sportive, por është për të shfrytëzuar lidhjet e veta politike në Serbi dhe nuk ka të bëjë me ne. Futbolli duhet të mbetet lojë dhe ne dhe futbollistët duhet ta shikojmë ashtu. Edhe politikanët duhet ta shohin si lojë dhe jo ta shfrytëzojnë për politikë.

/a.f/

The post Duka: Ndeshja ndaj Serbisë, rezultati pozitiv për ne janë tre pikët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Me Serbinë do të jetë derbi. Tifozët? Të gjithë kanë shanse të barabarta, kjo ka sjell pakënaqësi

By: S SH
5 June 2025 at 12:45

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku zhvilloi një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi.

Gjatë intervistës, Presidenti Duka foli për përgatitjet, objektivat, interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve dhe rëndësinë e kësaj sfide në kuadër të objektivit madhor të Shqipërisë për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Gjithashtu, Presidenit Duka ndau detaje mbi Kampionatin Europian U-21 që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi, si dhe vlerësoi suksesin organizativ të Europianit U-17, që u zhvillua për herë të parë në vendin tonë në bashkëpunim me UEFA-n.

Pas intervistës, emisioni “Opinion” transmetoi edhe dokumentarin “Shqipëria në Kampionatin Europian 2024!”, i cili pasqyron rrugëtimin historik të Kombëtares shqiptare drejt Gjermanisë.

Më poshtë, intervista e Presidentit Duka për emisionin “Opinion”:

Ndeshja me Serbinë? – Nuk mund ta fsheh. Është një ndeshje që ka shumë emocion dhe tension. Nuk besoj që është thjesht nga incidenti që ndodhi në Beograd. Ka shumë ngarkesë dhe emocion. Përpiqemi shumë që ta çdramatizojmë situatën brenda skuadrës. Me fjalë e kuptojmë të gjithë; unë, trajneri, stafi, futbollistët, që kjo është një ndeshje futbolli. Silvinjo e njeh historinë e Shqipërisë, e njeh mentalitetin e shqiptarëve. Jeton me këtë mentalitet. Edhe ka lexuar, e ka biseduar me ne përgjatë gjithë kësaj kohe. E përjeton në një farë mënyre, ndoshta jo njësoj si ne, mbase jo njësoj si futbollistët me origjinë nga Kosova, por e njeh realitetin.

A është Serbia rivali ynë për vendin e dytë në grup? – Kjo është kryesorja. Ne nuk duhet ta mbingarkojmë situatën. Ne duhet që i gjithë interesi i shqiptarëve brenda dhe jashtë stadiumit të jetë për ta ndihmuar skuadrën, për ta shtyrë drejt fitores.

Gjendja e skuadrës? – Kemi pasur Manajn në gjendje jo të mirë në dy ditët e fundit, por besoj se deri ditën e shtunë do të jenë të gjithë në dispozicion të trajnerit për t’u aktivizuar. Uroj që të vazhdojë kështu deri të shtunën.

Drejtuesit e ekipit janë të qetë para kësaj ndeshje? – Nuk është shumë e thjeshtë që në një ndeshje të tillë të jesh shumë i qetë. Shpresoj që derisa të fillojë ndeshja, qetësia të kthehet dhe të marrim maksimumin që ka skuadra jonë. Për t’u kthyer te ndeshja e tanishme me Serbinë; është një ndeshje e rëndësishme për objektivin sportiv. Edhe për të gjithë ata që e mbështesin dhe duan Kombëtaren, kështu duhet ta mbështesin, që ne kemi objektiv dhe shpresë që të shkojmë në “Play Off”, sepse vendi i parë në këtë grup është shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur. Shanset për të arritur në vendin e dytë janë mes nesh dhe Serbisë, dhe kjo e kthen më shumë këtë ndeshje në një derbi sportiv. Është ndeshje realisht e vështirë si ndeshje futbolli, përveç ngarkesave të tjera.

Skuadra e Serbisë? – Serbia ka kualitete, traditë sportive, shkollë të mirë futbolli, individë të mirë dhe kjo është ajo që na bën të mendojmë që ne i kemi mundësitë për të arritur rezultat, sepse mendojmë se kemi një skuadër më kompakte, më e lidhur me fanelën dhe interesimi në shkallët e stadiumit është shumë më i madh se në Serbi. Këto na bëjnë të mendojmë se ne mund të shkojmë në një rezultat pozitiv vetëm duke gjetur balancat emocionale, duke dhënë gjithçka në fushë.

Mesazhi që do i jepje futbollistëve? – Jua kam dhënë dhe nuk dua t’i bezdis më deri në ditën e ndeshjes. Kjo ndeshje, sipas meje dhe besoj se e kam eksperiencën e duhur, nuk ka nevojë për motivim. Futbollistët janë shumë të motivuar, duhet të gjejnë balancat dhe të kenë impenjimin dhe motivimin maksimal për të marrë maksimumin. E njëjta gjë edhe për trajnerin. I kam thënë që ne duhet ta përgatisim dhe ta jetojmë si një ndeshje futbolli, kundër një kundërshtari me kualitet, që ne duam t’i marrim fitoren dhe vendin e dytë.

Ndeshja më e vështirë në Tiranë apo në Beograd? – Mua më duket më e vështirë këtu. Presioni më i madh është këtu, sepse jashtë fushës është pak më ndryshe dhe faktikisht, eksperienca ka treguar se jashtë fushës kemi bërë ndeshje të mira. Nuk është caktuar akoma se ku do të luhet ndeshja në transfertë me Serbinë, por ka shumë mundësi që nuk do të luhet në Beograd, por në një stadium tjetër me përmasa më të vogla.

Ke folur me Presidentin e Federatës Serbe të Futbollit? – Jemi takuar së fundmi në finalen e Champions League. Presidenti i Federatës Serbe është Dragan Džajić, ish-futbollist i madh. Ka respekt për futbollin shqiptar, jo vetëm për futbollin e sotëm, por për të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Madje, në takimin e fundit kemi kujtuar edhe barazimin e Shqipërisë me Gjermaninë që favorizoi Jugosllavinë për t’u kualifikuar në 1967.

Komenti i Presidentit të Serbisë, që ka bërë thirrje për fitore në Tiranë? – Është sensitive si ndeshje. Futbolli është shumë i rëndësishëm dhe politika dëshiron ta përdorë. Në këtë rast, Vucic ishte në një miting dhe dëshironte të shfrytëzonte edhe figurën e trajnerit të Serbisë dhe sensibilitetin që ka ndeshja për të marrë benefite politike.

Kërkesat për bileta në ndeshjen me Serbinë? – Kërkesa të jashtëzakonshme. Organizimi i ndeshjes ka shumë ngarkesë. Para një jave më kanë thënë që ka pasur më shumë se 200 mijë aplikime. Nuk e di nëse ky është i fundit, se mund të jenë dhe më shumë. Shpërndarja me short është e rastësishme, sistemin nuk e përdorim vetëm ne, është ndërkombëtar. Kështu e përdor UEFA dhe FIFA. Nuk kemi pasur bileta të dedikuara për askënd. Bileta të dedikuara ka pasur vetëm për ato që Federata ka marrëdhënie kontraktuale; sponsorë, skautë, media etj. Këtë e kemi konsideruar si politikë më të mirë për t’u dhënë shanse të barabarta të gjithëve për të qenë në stadium. Të gjithë duhet të kenë shanse të barabarta për të qenë në stadium. Kjo padyshim ka sjellë një lloj pakënaqësie, pasi në të shkuarën i kemi dhënë disa grupimeve bileta të grupuara. Tashmë kemi vendosur që, si të gjitha Federatat e tjera të Europës, t’i shpërndajmë në mënyrë të barabartë për të gjithë, sepse në fund të fundit ne e konsiderojmë që të gjithë ata që vijnë në stadium janë një grupim që mbështet ekipin Kombëtar.

Një mesazh për tifozët në ndeshjen Shqipëri–Serbi? – Nga publiku presim të mbështesë skuadrën me entuziazëm dhe me “Fair Play” në shkallët e stadiumit, në mënyrë korrekte dhe sportive. Uroj ta shijojnë atë ndeshje me rezultat pozitiv. Do të jetë një gjë shumë e keqe nëse humbim, por duhet të dimë të jetojmë edhe kur humbim dhe fitojmë. Ky është futbolli. Ka aq shumë ngarkesë kjo ndeshje, sa do ta dëshiroja fitoren po njësoj si kualifikimin në Botëror. Mesazhi është që vërtet ta jetojnë si një ndeshje futbolli. Mos ta shohin si luftë. Kualifikimi në Botëror është një rrugëtim shumë i vështirë që në short. Nëse i kthehemi prapë, nëse do të ishte ai short që ne kishim në Europian, ne u renditëm të parët dhe do të ishim në Botëror. Tashmë është Anglia. Është e vështirë ta kalosh Anglinë, pasi nuk ka bërë kurrë hapa fals në eliminatore, vetëm në finale. Vendet e para kualifikohen direkt, ndërsa vendi i dytë do të shkojë në “play-off”. Janë 12 skuadra në “play-off” për të kaluar 4 skuadra. Rruga është e vështirë, por jo e pamundur.

Euro U-21 2027? – Është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s. Ekipet pjesëmarrëse janë 16. 8 do të luajnë në Shqipëri dhe 8 në Serbi. Do të luhet në 4 stadiume në Shqipëri dhe finalja do të luhet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Stadiumet në të cilat ne kemi aplikuar janë “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Por nëse ne do të ndërtojmë ndonjë stadium, pasi kemi disa projekte, mund të bëjmë ndonjë ndryshim të vogël. Edhe “Arena e Demave” e Partizanit mund të adoptohet për të pritur ndeshjet e Europianit U-21. Sot është me fushë artificiale dhe nuk mund të luhet atje. Në projektin tonë, në bashkëpunim me klubin e Partizanit, është që fushën ta ndërrojmë dhe ta bëjmë natyrale. Është planifikuar si një stadium rezervë. Nuk besoj se mund të arrihet stadiumi i Durrësit dhe “Selman Stërmasi”.

Ekipi ynë do të luajë në Shqipëri dhe ekipi serb në Serbi. I vetmi shans për t’u përballur bashkë është në gjysmëfinale ose finale. Dy grupe do të luajnë këtu dhe dy grupe në Serbi.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, si shkoi organizimi i këtij kompeticioni? – Ishte një eksperiencë shumë e mirë, shumë e suksesshme. Gjatë këtyre ditëve kemi marrë falënderime dhe përgëzime nga të gjitha Federatat pjesëmarrëse dhe opinionet e tyre dhe të stafeve të tyre për eksperiencën që kanë kaluar në Shqipëri. Pavarësisht se Gjermania nuk pati fat që të kalonte grupin, dje kemi marrë falënderimet e tyre për organizimin dhe gjithçka tjetër. Michael Ballack ka qenë në Elbasan. Ka pasur shumë figura dhe skautë që kanë ndjekur Europianin. Kampionati Europian i zhvilluar në Shqipëri është i dyti më i ndjekur në të gjithë historinë e UEFA-s. Mesatarja e ndjekësve në shkallët e stadiumeve ishte 4500 spektatorë. Rekordi është në një kampionat të zhvilluar në Gjermani, me 5600 spektatorë të zhvilluar për ndeshje. Me pjesëmarrje, organizim, infrastrukturë, hoteleri dhe fushat e stërvitjes, çdo gjë ishte mirë.

The post Duka: Me Serbinë do të jetë derbi. Tifozët? Të gjithë kanë shanse të barabarta, kjo ka sjell pakënaqësi appeared first on Albeu.com.

Duka me mesazh para ndeshjes Shqipëri-Serbi, flet sërish edhe për Euro 2027

3 June 2025 at 22:41

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka komentuar në emisionin “Andale Sport” rëndësinë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë më 7 qershor, si dhe bashkëorganizimin e Kampionatit Evropian U-21 në vitin 2027 mes dy vendeve.

Duka e cilësoi përballjen me Serbinë si një sfidë me ndjeshmëri të lartë, por theksoi se fokusi duhet të mbetet te sporti: “Kjo ndeshje e ka sensibilitetin e vet… Uroj që të jetë një shtysë për një rezultat pozitiv. Të gjithë duhet ta shohin si një ndeshje futbolli, jo si konflikt”, u shpreh ai.

Sa i përket Kampionatit Evropian për U-21 që do të mbahet në vitin 2027, Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore – një vendim që ka shkaktuar debat në opinionin publik.

Por Presidenti i FSHF-së e sheh këtë si një sinjal pozitiv: “Ky është një organizim sportiv… mesazhi për mua është pozitiv. Ne duhet të shohim përpara dhe të japim një model të mirë për brezat e rinj” – deklaroi Duka.

Ai shtoi se ky projekt është gjithashtu një provë serioze për kapacitetet organizative të Shqipërisë: “Ky është një event i përmasave të mëdha. Do të përfshijë shumë stadiume, shumë qytete, dhe do të na japë një mundësi për t’u përmirësuar në shumë aspekte, jo vetëm sportive.”

Deklaratat e Dukës vijnë në një kohë kur tensionet politike dhe kujtimet nga përplasjet e mëparshme mes dy kombëtareve i japin përballjes së 7 qershorit një dimension më të gjerë sesa sporti.

Megjithatë, kreu i futbollit shqiptar është i qartë: “Futbolli është për të afruar njerëzit, për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Ne jemi pjesë e UEFA-s dhe duhet të sillemi si të tillë”. /Telegrafi/

The post Duka me mesazh para ndeshjes Shqipëri-Serbi, flet sërish edhe për Euro 2027 appeared first on Telegrafi.

Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, deklaroi sot se përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli.

Në një intervistë për emisionin “Andale Sport”, Duka foli për organizimin për herë të parë në vendin tonë të një Kampionati Europian, objektivat për të ardhmen, kampionatin “Abissnet Superiore”, si dhe për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë më 7 qershor.

“Edhe kjo ndeshje e ka sensibilitetin, por edhe eksperiencën që ka Shqipëria në organizimin e ndeshjeve kundër Serbisë apo pak a shumë si ndaj Greqisë. Ajo që duhet përqendruar është rezultati sportiv sepse në këtë grup, çdokush që ndjek futbollin e projekton Anglinë si vendin e parë dhe kjo ndeshje na jep mundësinë të vazhdojmë të ëndërrojmë ose na e zbeh atë”, thekson Duka.

“Nga pikëpamja sportive vazhdoj të mendoj që është e vështirë dhe ka presion edhe për djemtë që luajnë. Kërkesat janë të larta dhe stadiumi do jetë i tejmbushur. Uroj mos të jetë presion që e ndrydh ekipin tonë, por të jetë një shtysë për t’i rritur drejt një rezultati pozitiv. Uroj që ekipi jonë ta shfrytëzojë pozitivisht”, vijoi Duka.

I pyetur mbi mundësinë e incidenteve në Tiranë.

“Ne bëjmë bashkëpunimin me institucionet organizative. Dhe i bëjmë thirrje gjithë mbështetësve ta shohin si një ndeshje futbolli. Të bashkëpunojnë me ne për të pasur një organizim pozitiv, me emocionet e një ndeshje futbolli. Incidentet nuk ndihmojnë askënd. Le të mbështesim skuadrën dhe të ecim përpara”, tha Duka.

Kreu i FSHF u shpreh se synohet dyfishimi i numrit të fëmijëve që luajnë futboll.

“Kjo është një nga objektivat kryesore që ka Federata, por edhe një sfidë e vështirë, pavarësisht se kemi bërë progres. Ka 2 arsye themelore. Fatkeqësisht ka më pak fëmijë në Shqipëri dhe e dyta ka infrastrukturë të mangët. Ne kemi përmirësuar nga ana kualitative, edhe impiantet stërvitore, por mungon inventari fizik i fushave të futbollit”, u shpreh Duka.

“Mungon futbolli i rrugës dhe e vetmja mënyrë është të ketë futboll të organizuar me strukturë të organizuar. Realisht mungon aty ku duhet të ketë më shumë, në qytetet me densitet të madh si Tirana.

“Sepse sipërfaqet e lira në Tiranë janë të limituara ose janë shfrytëzuar për ndërtime. Ne luftojmë për t’u rritur dhe kemi bërë projekte për ta shtuar inventarin, duke ofruar financime dhe grante edhe për çdo bashki apo individ që do të bëjë një fushë futbolli”, shprehet Duka.

I pyetur mbi emërimin e Igli Tares, si drejtor sportiv të Milanit, Duka tha se “(Tare) është me shumë vullnet dhe punon shumë. Ka punuar shumë. Kam besim dhe e ka treguar që atë detyrë e bën mirë. Kjo nuk është një krenari personale, por krenari për një shqiptar që bën sukses në arenën ndërkombëtare. Sukseset tona në arenën ndërkombëtare nuk janë të shumta që ne mos të krenohemi që kemi drejtorin sportiv të Milanit me origjinë shqiptare. Aq më shumë që unë në një lloj mënyre jam mbështetës i Milanit”.

Lidhur me organizimin e EURO-21 në Shqipëri, Duka tha se “kemi përgatitur çdo plan. Ka qenë faza e garimit për të marrë të drejtën e organizimit të kampionatit. Kemi përcaktuar stafin dhe jemi gati. Është më e vështirë se U17 sepse është i dyti për nga rëndësia e Europianit në UEFA. Niveli i vështirësisë është i lartë.

“Kemi përcaktuar ku do luhet, ku do bëhen stërvitjet, dhe vendet e akomodimit, dhe kemi 2 vjet kohë për ta përgatitur. Jam i sigurt që do ta bëjmë në mënyrën më perfekte të mundshme. Vendimi për të marrë një kampionat me Serbinë nuk është i lehtë. Ky është një organizim sportiv. Kampionatet do të luhen në 2 vende të ndryshme.

“Mesazhi për mua është pozitiv. Ne duhet të shohim përpara. Gjithë bota flet për marrëdhënie të paqta dhe zhvillim, ndaj edhe fëmijëve tanë nuk duhet t’u lëmë luftë, por paqe”, deklaron Duka.

Kreu i FSHF tha se është “propozuar të bëhet një paketë ligjore që mbështet futbollin, duke marrë shembull edhe nga vendet e tjera. Është e njëjta si ligji hungarez, i cili ka dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm. Një ligj që parashikon të drejtën e financimit nga biznesi, ose të zbritjes së tatimit nga biznesi. E bën edhe Kosova dhe ka pasur sukses. Jo vetëm kjo, por siç edhe e thashë duhet edhe organizim më i mirë i vetë klubeve. Incentivimi, ngritja financiare e dërgon në një hap tjetër”.

“Ka një premtim që do të bëhet këtë vit dhe unë shpresoj shumë që të bëhet këtë vit. Nuk është thjesht një donacion për sportin apo futbollin. Është një investim, sepse futbolli t’i kthen lekët. Ne jemi dëshmitarë të tregut që krijon futbolli, ekonomisë që krijon futbolli. Sepse edhe sot futbolli ka impakt në ekonominë e vendit”, nënvizoi Duka.

 

 

The post Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli. Të mbështesim ekipin & të ecim përpara

By: S SH
3 June 2025 at 20:47

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë për emisionin “Andale Sport” me gazetarët Flori Thomaj dhe Benard Lazri.

Gjatë intervistës, ai foli për karrierën e tij, përvojën në biznes dhe futboll, zhvillimin e Federatës, organizimin për herë të parë në vendin tonë të një Kampionati Europian, objektivat për të ardhmen, kampionatin “Abissnet Superiore”, si dhe për ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë më 7 qershor.

Më poshtë, intervista e Presidentit Duka për “Andale Sport”:

– Vini nga një familje që është marrë me sport, por edhe me biznes që herët. A mendoni se eksperienca në biznes ka ndikuar në ringritjen e futbollit shqiptar?

– Në një lloj mënyre çdo gjë është menaxhim. Menaxhimi është një gjë universale dhe kjo gjë më ka ndihmuar mua. Edhe profesioni im ky është, ekonomist për industri, këtë kam studiuar. Doja të thoja që menaxhimi është kudo njëlloj. Eksperienca që merr nga menaxhimi i biznesit mund ta ndihmojë fushën e futbollit, e njëjta gjë anasjelltas. Ka një lloj sinergjie.

– Organizimi i fundit në Shqipëri ishte Euro U17. Çfarë mori Shqipëria nga ky kompeticion?

– Kishte shumë punë në përgatitje, për ndërtimin e infrastrukturës. Sporti krahasohet edhe me artin. Të përgatitësh një ndeshje nuk është vetëm 22 veta në fushë, por ka një përgatitje të madhe, aq më tepër kur ke një kompeticion europian, qoftë edhe me 8 skuadra.

Janë rikonstruktuar 10 fusha futbolli. Janë bërë punime në 4 stadiumet ku luhet, aq më tepër në Rrogozhinë që gati u bë nga e para. Futbolli shqiptar fitoi promovimin, të rinjtë që vijnë në shkallët e stadiumit dhe qëllimi ynë kryesor është t’i afrojmë në sport. Ka edhe përfitime në imazhin e vendit. Pak me U17, pak me U21, pak deti, pak mali, pak nga të gjitha dhe ne do të rritemi.

– Çfarë mendoni se i mungoi U17-s së Shqipërisë për të bërë paraqitje më të mira?

– Jam i kënaqur me çfarë kanë dhënë djemtë në fushë. Ishim në një kompeticion me 7 ekipet më të mira në Europë. Një kompeticion ku mbeti jashtë Spanja. Ne kemi skuadër të mirë dhe premtuese. Ata janë çuna që do të rriten dhe do vijë dita t’i shohim në ekipin e parë të Shqipërisë.

Do isha më i lumtur nëse do ishim kampionë Europe, por fakti që jemi konkurrues në një kompeticion europian është gjë e mirë. Ata rriten dhe fitojnë eksperiencë. Të gjithë ne, administrata e Federatës, eksperiencë e jashtëzakonshme. Nuk jam unë ai që duhet të jap nota për organizimin e kompeticionit. Kemi pasur një darkë zyrtare me delegacionet e skuadrave në Shqipëri dhe përfaqësuesi i federatës angleze më tha që edhe ne e kemi organizuar në vitin 2018 Kampionatin Europian U-17 dhe që kam qenë në disa Euro U17, por më të mirë se ky nuk kam marrë pjesë asnjëherë.

Nuk është puna se na bëhet qejfi, por na tregon që kemi fituar eksperiencën e duhur, kemi bërë një hap përpara dhe shohim të shkojmë akoma më shumë, sepse ky është edhe një vetë-testim për Europianin U21 në vitin 2027.

– Një nga planet e FSHF është të dyfishojë numrin e fëmijëve që luajnë futboll. Si do arrihet konkretisht?

– Kjo është një nga objektivat kryesore që ka Federata, por edhe një sfidë e vështirë, pavarësisht se kemi bërë progres. Ka 2 arsye themelore. Fatkeqësisht ka më pak fëmijë në Shqipëri dhe e dyta ka infrastrukturë të mangët. Ne kemi përmirësuar nga ana kualitative, edhe impiantet stërvitore, por mungon inventari fizik i fushave të futbollit.

Mungon futbolli i rrugës dhe e vetmja mënyrë është të ketë futboll të organizuar me strukturë të organizuar. Realisht mungon aty ku duhet të ketë më shumë, në qytetet me densitet të madh si Tirana.

Sepse sipërfaqet e lira në Tiranë janë të limituara ose janë shfrytëzuar për ndërtime. Ne luftojmë për t’u rritur dhe kemi bërë projekte për ta shtuar inventarin, duke ofruar financime dhe grante edhe për çdo bashki apo individ që do të bëjë një fushë futbolli.

– Një tjetër organizim i rëndësishëm është edhe Euro U21, por edhe i shumëpërfolur për bashkëpunimin me Serbinë. Në çfarë faze jemi aktualisht?

– Kemi përgatitur çdo plan. Ka qenë faza e garimit për të marrë të drejtën e organizimit të kampionatit. Kemi përcaktuar stafin dhe jemi gati. Është më e vështirë se U17 sepse është i dyti për nga rëndësia e Europianit në UEFA. Niveli i vështirësisë është i lartë.

Kemi përcaktuar ku do luhet, ku do bëhen stërvitjet, dhe vendet e akomodimit, dhe kemi 2 vjet kohë për ta përgatitur. Jam i sigurt që do ta bëjmë në mënyrën më perfekte të mundshme. Vendimi për të marrë një kampionat me Serbinë nuk është i lehtë. Ky është një organizim sportiv. Kampionatet do të luhen në 2 vende të ndryshme.

Mesazhi për mua është pozitiv. Ne duhet të shohim përpara. Gjithë bota flet për marrëdhënie të paqta dhe zhvillim, ndaj edhe fëmijëve tanë nuk duhet t’u lëmë luftë, por paqe.

– Po afron edhe ndeshja me Serbinë, në datën 7 qershor?

– Edhe kjo ndeshje e ka sensibilitetin, por edhe eksperiencën që ka Shqipëria në organizimin e ndeshjeve kundër Serbisë apo pak a shumë si ndaj Greqisë. Ajo që duhet përqendruar është rezultati sportiv sepse në këtë grup, çdokush që ndjek futbollin e projekton Anglinë si vendin e parë dhe kjo ndeshje na jep mundësinë të vazhdojmë të ëndërrojmë ose na e zbeh atë.

Nga pikëpamja sportive vazhdoj të mendoj që është e vështirë dhe ka presion edhe për djemtë që luajnë. Kërkesat janë të larta dhe stadiumi do jetë i tejmbushur. Uroj mos të jetë presion që e ndrydh ekipin tonë, por të jetë një shtysë për t’i rritur drejt një rezultati pozitiv. Uroj që ekipi jonë ta shfrytëzojë pozitivisht.

– A është frika e një incidenti në Tiranë?

– Ne bëjmë bashkëpunimin me institucionet organizative. Dhe i bëjmë thirrje gjithë mbështetësve ta shohin si një ndeshje futbolli. Të bashkëpunojnë me ne për të pasur një organizim pozitiv, me emocionet e një ndeshje futbolli. Incidentet nuk ndihmojnë askënd. Le të mbështesim skuadrën dhe të ecim përpara.

– Së fundmi, Igli Tare është bërë drejtor sportiv te Milani. Si ndiheni për këtë arritje?

– E njoh nga afër dhe e mbaj mend që nga koha kur ishte futbollist në Kombëtare. Është me shumë vullnet dhe punon shumë. Ka punuar shumë. Kam besim dhe e ka treguar që atë detyrë e bën mirë. Kjo nuk është një krenari personale, por krenari për një shqiptar që bën sukses në arenën ndërkombëtare. Sukseset tona në arenën ndërkombëtare nuk janë të shumta që ne mos të krenohemi që kemi drejtorin sportiv të Milanit me origjinë shqiptare. Aq më shumë që unë në një lloj mënyre jam mbështetës i Milanit.

– A mendoni që edhe kampionati po bën hapa para ashtu si Kombëtarja?

– Kampionati, për të bërë më shumë hapa para, për të qenë atraktiv, me më shumë kualitet dhe spektatorë, ka nevojë për një organizim më të mirë të klubeve dhe mbështetje financiare. Nuk është e lehtë që klubet të prodhojnë financa për të rritur nivelin, ndaj ka nevojë për mbështetje, që ka munguar gjithmonë në legjislacionin shqiptar.

Historia ka treguar që presidentët e klubeve me dëshirën për të bërë një ekip më të mirë, edhe kanë rrënuar biznesin e tyre dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Nga buxheti i shtetit për klubet e futbollit financohet 0, kështu ka qenë gjithmonë nga forcat politike në pushtet.

Ne kemi propozuar të bëhet një paketë ligjore që mbështet futbollin, duke marrë shembull edhe nga vendet e tjera. Është e njëjta si ligji hungarez, i cili ka dhënë një rezultat të jashtëzakonshëm. Një ligj që parashikon të drejtën e financimit nga biznesi, ose të zbritjes së tatimit nga biznesi. E bën edhe Kosova dhe ka pasur sukses. Jo vetëm kjo, por siç edhe e thashë duhet edhe organizim më i mirë i vetë klubeve. Incentivimi, ngritja financiare e dërgon në një hap tjetër.

Ka një premtim që do të bëhet këtë vit dhe unë shpresoj shumë që të bëhet këtë vit. Nuk është thjesht një donacion për sportin apo futbollin. Është një investim, sepse futbolli t’i kthen lekët. Ne jemi dëshmitarë të tregut që krijon futbolli, ekonomisë që krijon futbolli. Sepse edhe sot futbolli ka impakt në ekonominë e vendit.

– Formula e “Final 4” do të vazhdojë apo mendoni që duhet të gjendet një skemë tjetër, që tërheq më shumë?

– Me apo pa “Final 4” do bëhet i njëjti diskutim. Çdo formulë ka pikat e forta dhe të dobëta. Ne kemi kërkuar dhe menduar ta bëjmë “Final 4” për të prodhuar një kompeticion më shumë, për të promovuar futbollin. Është ndjekur më shumë sesa kampionati i 36 javëve. Nga pikëpamja e promocionit, emocionit, suspansës që krijon është pozitive.

The post Presidenti Duka: Përballja me Serbinë është thjesht një ndeshje futbolli. Të mbështesim ekipin & të ecim përpara appeared first on Albeu.com.

6 ditë para duelit me Serbinë, Armand Duka ka një mesazh për Myrto Uzunin

By: S SH
31 May 2025 at 13:42

Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin.

Sulmuesi ditën e sotme feston ditëlindjen, teksa ka mbushur 30-vjeç. Në këtë ditë speciale për të urimet janë të shumta.

Një prej tyre vjen edhe nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së nëpërmjet një “Insta-Story” ka uruar beratasin për ditëlindjen.

“Gëzuar ditëlindjen Myrto Uzuni”, shkruhet në postim. Vlen të theksohet se Myrto Uzuni është një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Sylvinho për duelin me Serbinë më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ora 20:45 dhe 3 ditë më pas për sfidën me Letoninë.

The post 6 ditë para duelit me Serbinë, Armand Duka ka një mesazh për Myrto Uzunin appeared first on Albeu.com.

VIDEO / “Vëllai im shqiptar”, Youtuber-i “IShowSpeed”, takohet me Edi Ramën dhe Armand Dukën para finales

By: S SH
31 May 2025 at 12:45

Në “Allianz Arena” mbrëmjen e sotme do të luhet një nga finalet më spektakolare të sezonit. PSG-ja dhe Interi do të sfidohen mes tyre për trofeun e Champions League.

Një 90-të minutash i luftuar pritet në Gjermani, ku kjo finale ka tërhequr vëmendjen e figurave të njohura jo vetëm sportive, por edhe politike e jo vetëm.

Youtuberi i famshëm, IShowSpeed teksa shëtiste në shkallët e stadiumit është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

IShowSpeed nuk nguroi të ndalonte e ti fliste, madje duke i premtuar kreut të qeverisë se këtë verë do të vijë sërish në Shqipëri.

“Vëllai im shqiptar, do të vi përsëri në Shqipëri këtë verë”, i ka thënë Speed Ramës, teksa ai po e prezantonte me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

🚨| BREAKING: Speed just met Albania’s Prime Minister Edi Rama at the UCL Festival 🤯🇦🇱 pic.twitter.com/r7qbPH4yO9

— Speedy HQ (@IShowSpeedHQ) May 30, 2025

The post VIDEO / “Vëllai im shqiptar”, Youtuber-i “IShowSpeed”, takohet me Edi Ramën dhe Armand Dukën para finales appeared first on Albeu.com.

Ende pa u bërë zyrtare, Armand Duka uron Igli Taren për postin e drejtorit te Milani

23 May 2025 at 17:53

Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Igli Tare, ka marrë një tjetër hap të madh në karrierën e tij profesionale. Ai është emëruar zyrtarisht drejtor sportiv i klubit legjendar italian, Milan – një lajm i konfirmuar të premten nga kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pas një periudhe bisedimesh intensive me drejtuesit e “Rossonerëve”, Tare më në fund ka arritur marrëveshjen që e rikthen në qendër të futbollit italian, këtë herë në një nga klubet më të mëdha dhe më me histori në botë.

Armand Duka, në një reagim publik, ka shprehur emocionin dhe mbështetjen e tij për këtë arritje të Tares, duke theksuar rëndësinë që ka ky emërim për futbollin shqiptar.

“Urime Igli! Emërimi yt si Drejtor Sportiv i klubit të Milanit është një arritje me peshë të madhe. Jam i bindur se përvoja jote, përkushtimi dhe vizioni që të karakterizojnë do të kontribuojnë në rikthimin e Milanit në majat ku i takon të jetë”, ka shkruar kreu i futbollit shqiptar.

Tare, tashmë 51 vjeç, ka një histori të gjatë suksesi në futbollin italian. Për 15 vite me radhë ai mbajti postin e drejtorit sportiv te Lazio, ku u vlerësua për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe për aftësinë në zbulimin e talenteve.

Para karrierës si drejtues, Tare ka qenë vetë një futbollist i spikatur, duke përfaqësuar me krenari Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ky hap i ri në rrugëtimin e tij profesional pritet të sjellë një dimension të ri në projektin sportiv të Milanit, ndërsa për shqiptarët është një tjetër dëshmi e fuqisë së figurave të tyre në skenën ndërkombëtare të futbollit. /Telegrafi/

The post Ende pa u bërë zyrtare, Armand Duka uron Igli Taren për postin e drejtorit te Milani appeared first on Telegrafi.

Igli Tare drejtor sportiv i klubit të Milanit, Duka: Një arritje e rëndësishme

TIRANË, 23 maj /ATSH/ Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka përgëzuar përmes një mesazhi urimi, ish-sulmuesin e Shqipërisë, Igli Tare, në pritje të zyrtarizimit të tij në postin e drejtorit sportiv të Milanit.

Duka e përgëzon Taren, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme.

Presidenti i FSHF-së, shprehet se beson te profesionalizmi, përkushtimi dhe vizioni i Igli Tares, që do ta ndihmojnë këtë klub legjendar të rikthehet në nivelet që i takojnë, ashtu si në kohët e lavdishme të historisë së tij.

“Ti ke dëshmuar më parë te Lazio, ku për vite me radhë ke ndërtuar me sukses një projekt të qëndrueshëm dhe konkurrues në arenën ndërkombëtare”, thotë Duka.

“Tani të pret një tjetër sfidë e madhe, por jam i bindur se do t’ia dalësh edhe këtë herë, me të njëjtën maturi dhe pasion për lojën”, vijon ai.

Zgjedhja e drejtorit të ri sportiv të Milanit zgjati disa muaj, pasi drejtuesit kishin disa emra në listë, mes të cilëve Andrea Berta, Fabio Paratici, Tony D’Amico etj.

/r.e/

The post Igli Tare drejtor sportiv i klubit të Milanit, Duka: Një arritje e rëndësishme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Čeferin dhe Duka vlerësojnë organizimin

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.

Në fjalën e tij, Presidenti Čeferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.

“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.

Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.

Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.

Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se, është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.

“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.

Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.

Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.

Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.

I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, tha Presidenti Duka.

1 nga 2
BELGRADE, SERBIA - APRIL 03: UEFA President Aleksander Ceferin speaks during the 49th Ordinary UEFA Congress at Sava Centar on April 03, 2025 in Belgrade, Serbia. (Photo by Tullio Puglia - UEFA/UEFA via Getty Images)

/a.f/

The post Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Čeferin dhe Duka vlerësojnë organizimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Euro U-17, Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri dhe mbështesni Kombëtaren

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Federata e Futbollit organizoi pasditen e së mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj.

Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht lojtar i Vllaznisë, Bekim Balaj, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një dëshmi e aftësive organizative të vendit dhe Federatës së Futbollit.

Ai theksoi emocionin dhe kënaqësinë që ky aktivitet sjell për të gjithë, duke vënë në pah përfshirjen e fëmijëve, të rinjve, yjeve të futbollit dhe skuadrës Kombëtare, e cila merr pjesë për herë të parë në një event të tillë.

Presidenti Duka i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e infrastrukturës sportive, shprehu bindjen se mikpritja shqiptare do të lërë mbresa të mira tek të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi sa më shumë suksese ekipit Kombëtar në Kampionatin Europian.

“Një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një event i cili konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë, aftësitë organizative të futbollit shqiptar, konfirmon besimin që kanë institucionet europiane tek eksperienca jonë dhe ekspertiza jonë për të organizuar evente madhore”, u shpreh Duka.

“Ky nuk është thjesht një kampionat futbolli, është një mundësi për të shprehur talentin e tyre të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në të, për të shprehur emocionin e tyre dhe pse jo, për të krijuar miqësi ndërkombëtare përtej kufijve të tyre, të 7 skuadrat që do të marrin pjesë, që do t’i bashkohen skuadrës sonë Kombëtare, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në një event të tillë”, vijoi Duka.

Ai vuri në dukje se është dashur një punë shumë voluminoze për të përgatitur katër stadiumet që tashmë janë gati; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, “Niko Dovana”, 10 fusha stërvitjeje.

“Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtet, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen”, tha Duka.

“I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtet nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve”, përfundoi Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /j.p/

The post Euro U-17, Duka: Shijojeni Europianin në Shqipëri dhe mbështesni Kombëtaren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka: Finalja me arbitër polak. Formula ka krijuar diskutime, do të shikojmë për të ardhmen

By: xhir jeta
29 April 2025 at 15:21

I takonte të rrezantonte shpresë dhe optimizëm. Armand Duka është i zoti i Shtëpisë së Futbollit, president i Federatës, dhe nuk mund të mungonin fjalët pozitive në sallën e konferencave ku u hodh shorti I fazës finale të Superligës.

Numri 1 i futbollit shqiptar së pari uroi që gjysmëfinalet dhe finalet e plej ofit të ishin të suksesshme. Më pas, ai sqaroi se në plej of do të ketë arbitra të huaj.

Shorti i “Final 4” – 36 javë vërtetë të luftuara, me garë deri në momentet e fundit. Një garë e bukur, që ka prodhuar një klasifikim të luftuar për të 10-ta skuadrat pjesëmarrëse. Do të doja të falënderoja futbollistët për kontributin gjatë këtij edicioni, për emocionet e dhuruara për të gjithë spektatorët në shkallët e stadiumeve dhe për shikuesit në RTSH.

Dua të falënderoj drejtuesit e klubeve dhe stafet teknike. I uroj katër skuadrave finaliste performancë sa më të mirë. Ne duhet ta shijojmë Final Four, spektaklin që do të dhurojnë skuadrat. Duhet të shohim rezultatet e saj dhe pastaj të vazhdojmë për sezonin tjetër çdo gjë gati.

Arbitër i huaj në finale? – Kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve.

Në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”- tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për mediat pas shortit të “Final 4”.

“Final 4”, polaku Szymon Marciniak gjykon finalen

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Gjyqtari i mirënjohur polak në arenën ndërkombëtare, Szymon Marciniak, do të vendosë drejtësi në ndeshjen finale të “Final 4” të 12 majit.

Lajmi u dha nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim për mediet sot pas përfundimit të ceremonisë së shortit të “Final 4”, ku goglat përcaktuan përballjet Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City.

Kreu i qeverisë së futbollit falënderoi të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë kampionatit të rregullt, ndërsa u uroi suksese katër skuadrave në fazën finale.

I pyetur për arbitrin e huaj në finale, kreu i FSHF tha se “kjo është një gjë që diskutohet shumë, edhe gjykimi është faktor i rëndësishëm i garës. Jam i bindur që arbitrimi në Shqipëri është në nivele maksimale dhe mund t’i përgjigjet nivelit të futbollit shqiptar. Këtë e tregon edhe kontributi i arbitrave shqiptarë në kompeticionet europiane deri në fazat e grupeve”.

Duka u shpreh se në Final Four do të gjykojnë katër gjyqtarët e FIFA-s që kemi. “Të katërt do të jenë në dispozicion në gjysmëfinalet e para. Nëpërmjet shortit do të përcaktohen dhe ai që do të gjykojë ndeshjen e parë, nuk do jetë në gjysmëfinalen e dytë. Po nëpërmjet shortit. Sot duhen 7 gjyqtarë, të tjerët do jenë në pozicione të tjera. Në finale ne kemi ftuar një nga arbitrat më të mirë të globit, polakun Marçiniak, i cili do të gjykojë ndeshjen finale për të pasur sa më pak aludime për fituesin”, tha presidenti Duka në prononcimin e tij për mediet pas shortit të “Final 4”.

The post “Final 4”, polaku Szymon Marciniak gjykon finalen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Egnatia – Partizani dhe Vllaznia – Dinamo City do të jenë dy gjysmëfinalet e fazës “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Shorti i hedhur sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” vuri përballë Egnatian kryesuese pas Javës së 36-të me Partizanin e vendit të katërt, ndërsa çifti tjetër është Vllaznia – Dinamo City.

Në shortin e organizuar nga Federata e Futbollit morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidentë dhe përfaqësues të klubeve të kualifikuara në “Final Four”, si edhe përfaqësues të medias.

Në fjalën përshëndetëse të rastit, presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka tha se “tani jemi në fazën finale, ku do të përcaktohet edhe kampioni i këtij sezoni. U uroj shumë suksese të katër skuadrave që janë pjesëmarrëse në fazën finale. Dhe, duke qenë se do marrin pjesë edhe në Kupat e Europës, u uroj suksese në garat europiane. I gjithë futbolli shqiptar ka shumë nevojë që të kemi rezultate dhe të gjithë bashkë do t’i mbështesim të katër skuadrat në këto kompeticione.

Të shijojmë emocionet e Final 4 dhe të kemi një garë sa më kompetitive dhe sa më shumë spektatorë në shkallët e stadiumit”.

Ndeshja e parë gjysmëfinale, Vllaznia – Dinamo City, do të luhet të dielën, më 4 maj, në orën 20:00. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë, Egnatia – Partizani do të zhvillohet të hënën, më 5 maj, në orën 20:00.

Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë, në këtë rast Egnatia dhe Vllaznia.

Të gjitha ndeshjet e fazës “Final 4” do të luhen në stadiumin “Arena Kombëtare”.

The post Shorti i “Final 4”, Egnatia përballet me Partizanin, Vllaznia gjen Dinamo City-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Eagle Cup” në Shqipëri, Duka: Turne prestigjioz, do të kthehet në traditë

28 April 2025 at 18:42

TIRANË, 28 prill /ATSH/ Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar “Eagle Cup”, ekskluzivitet i njohur i “Viareggio Cup”.

Ky event historik do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota.

Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me fondacionin “Albitsol ”, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.

Turneu u prezantua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, gjatë një konference për media ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së Armand Duka, përfaqësuesja e fondacionit “Albitsol”, Vasenka Rangu Leka, rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës Agron Kasa, si edhe përfaqësues të CGC Viareggio.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Duka u shpreh i kënaqur për organizimin e këtij turneu dhe e shikon si mundësi të mirë zhvillimi për futbollin shqiptar dhe për vendin. Ai garantoi partnerët se FSHF-ja do të bëjë maksimumin për të organizuar një turne fantastik në muajin qershor.

“I uroj mirëseardhjen, rektorit të Universitetit të Sporteve dhe drejtueses së fondacionit “Albitsol”. I falënderoj për bashkëpunimin me FSHF-në në organizimin e këtij turneu prestigjioz në të gjithë botën e futbollit. Të gjithë e kemi dëgjuar turneun e Viareggio-s, madje ekipet shqiptare e kanë ëndërruar të jenë pjesë e këtij turneu.

Sot ky turne vjen dhe do të zhvillohet në Tiranë, nga 8-15 qershor, në një periudhë kur ne kemi përfunduar Kampionatin Europian U-17, në një periudhë ku nuk ka shumë aktivitet futbollistik në Shqipëri. Do të jenë katër ekipe shqiptare. Jam i sigurt që kjo është risi për ne dhe zhvillim për vetë futbollin, shans për ata që do luajnë, shans për ata që do ta ndjekin, por edhe për ekonominë shqiptare dhe zërin që ajo i jep në tregun ndërkombëtar Shqipërisë.

I garantoj drejtuesit e turneut, rektorin dhe drejtuesen e Albtisol që ne do të bëjmë një turne fantastik, në nivelet më të larta të organizimit, në nivelet siç FSHF di t’i bëjë, siç ka bërë dhe shumë turne të tjera. Jam i sigurt që do të kthehet në një traditë në të mirë të futbollit të Shqipërisë. Uroj fillimin e mbarë, të shkojë mbarë dhe të gjithë ata që do të vijnë, të rikthehen në Shqipëri dhe në futbollin shqiptar në veçanti”, tha Duka në fjalën e tij.

Drejtuesja e fondacionit “Albitsol ”, Vasenka Rangu tha në fjalën e saj se ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Ajo falënderoi Presidentin Duka dhe FSHF-në për bashkëpunimin në këtë nismë.

“Është kënaqësi të jem në “Shtëpinë e Futbollit” si një nga nismëtaret e këtij turneu që po vjen në Shqipëri falë këtij bashkëpunimi, ku do t’i përkushtohemi talenteve të reja. Dua të falënderoj Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, i cili na dha besimin e tij në këtë nismë, na inkurajoi dhe në emër të fondacionit, dua të them që jemi mirënjohës. Jam e lumtur të gjendem në këtë ambient dhe kemi nderin që jemi të përfaqësuar nga një president i cili po na nderon në nivel ndërkombëtar me këtë vizion të jashtëzakonshëm. Falë figurës tuaj, ne ndihemi të angazhuar të ndërmarrim nisma të tilla dhe të rikthehemi në vendin tonë. Një falënderim edhe për Viareggion, për këtë mundësi. Për herë të parë po del nga Italia dhe po vjen te ne, në këtë bashkëpunim. Ky projekt vjen falë një partneriteti me Universitetin e Sporteve dhe FSHF-në. Ky turne do të jetë një panoramë shumë e mirë për të rinjtë. Nuk do të jetë thjesht një kompeticion, por një mënyrë për t’u takuar me klube të tjera që do të vijnë në Tiranë. Ky turne do të jetë një mesazh shumë i mirë për të gjithë botën, ku ne do të japim mesazhin që Shqipëria është shtëpia e talenteve të reja. Ju ftojmë të na ndiqni në qershor”, tha Vasenka Rangu.

Edhe Agron Kasa, rektori i Universitetit të Sporteve në fjalën e tij tha se pa mbështetjen e FSHF-së, realizimi i këtij turneu do të ishte i pamundur. Kjo për shkak të eksperiencës, infrastrukturës, dinamikës dhe shumë elementeve të tjera që FSHF-ja ka.

“Kemi një vit që po punojmë për këtë turne dhe jam i bindur në suksesin e saj. Pa mbështetjen e Presidentit Duka dhe FSHF-së, ishte në kufijtë e të pamundurës për t’u bërë. Sepse kërkohet eksperiencë në këtë punë, dinamikë, infrastrukturë, shumë elementë që FSHF-ja është e konsoliduar për organizimin e këtyre aktiviteteve. UST-ja i është bashkuar kësaj lëvizje për të bërë diçka ndryshe nga çka ndodhur deri më tani. Ky aktivitet i madh është një lloj ingradimi dhe sinergjie e përbashkët ku të gjithë kemi çfarë të fitojmë. Me Presidentin Duka kemi bërë një marrëveshje më parë dhe jam i lumtur që aktivitetet po bëhen më të rëndësishme, më impenjative, me përgjegjësi më të madhe. Kam të gjitha arsyet për të falënderuar Presidentin Duka, FSHF-në që duke bashkëpunuar në kuadër të asaj marrëveshje që kemi bërë më përpara, UST-ja ka gjetur rrugën për t’u orientuar drejt sportit elitar, në mënyrë të veçantë futbollit. Do të jenë 12 skuadra dhe 24 ndeshje në harkun kohor të 6 ditëve dhe ekipi kampion do të përballet me ekipin kampion të Viareggio-s. Jam i bindur që në Shqipëri do të ketë një efekt shumë të madh” – tha rektori Kasa.

Konferenca për media u përshëndet edhe nga ish-kampioni i botës me Italinë, Fulvio Collovati, koordinatori dhe Drejtori Teknik i “Eagle Cup”, Enzo Gambaro dhe ish-futbollisti i italian, Alberto Bigon, të cilët vlerësuan organizimin e këtij turneu për herë të parë në Shqipëri dhe punën që po bën FSHF për mbështetjen e futbollit për të rinjtë. /j.p/

1 nga 4

The post “Eagle Cup” në Shqipëri, Duka: Turne prestigjioz, do të kthehet në traditë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll

24 April 2025 at 18:24

TIRANË, 24 prill /ATSH/ UEFA përuroi sot zyrën e saj të re përfaqësuese në Stamboll, duke shënuar një zgjerim të rëndësishëm të pranisë së saj botërore.

Kjo është zyra e tretë ndërkombëtare e UEFA-s, pas atyre në Londër dhe Bruksel, dhe do të ketë një rol strategjik në përgatitjet për Kampionatin Europian Turqi-Itali 2032.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive në qytetin turk dhe morën pjesë personalitete të rëndësishme të futbollit dhe politikës.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, së bashku me liderë të tjerë si presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe drejtues të federatave të ndryshme europiane.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Ceferin vlerësoi rëndësinë e kësaj zyre të re, duke theksuar rolin kyç që ajo do të ketë në organizimin e finaleve të Kampionatit Europian 2032.

“Ne duam të ndajmë përvojën tonë, prandaj vendosëm të hapim një zyrë këtu në bashkëpunim me Federatën Turke të Futbollit. Qëllimi ynë është i qartë: Ta bëjmë Kampionatin Europian 2032 në Turqi – Itali më të mirin ndonjëherë”, u shpreh kreu i qeverisë së futbollit europian, duke theksuar gjithashtu kapacitetet organizative të Turqisë në eventet madhore të futbollit.

1 nga 3

/r.e/a.f/

The post Duka merr pjesë në përurimin e zyrës së re të UEFA-s në Stamboll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌