Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

By: Ardit
9 July 2025 at 12:48

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit të ndërtimit të shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës, komunë e banuar me shumicë shqiptare në Serbi. Gjatë takimit të kabinetit qeveritar, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, tha se ky vendim erdhi […]

The post Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës appeared first on BoldNews.al.

580 mijë euro për Preshevën, Qeveria në detyrë e Kosovës mbështet ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut

9 July 2025 at 10:46

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 580 mijë euro për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Komunën e Preshevës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë tha se ndarja e këtyre mjeteve është mbështetje financiare në bashkëfinancim.

“Mbështetjen financiare, institucionale dhe politike po e vazhdojmë edhe sot me ndarjen e 580 mijë eurove për këto dy projekte. Qëndrueshmëria e kësaj mbështetje do të vijon për bashkëkombasit tanë, qeverinë tonë e kanë dhe do ta kenë përherë në krah”, tha Kurti.

Kurse ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku u shpreh se ndarja e këtyre mjeteve po bëhet pas kërkesës së Komunës së Preshevës.

“Sipas kërkesës së Komunës së Preshevës dhe pas konsultimeve me ministritë përkatëse kërkoj të miratohet kjo kërkesë për bashkëfinancimin e projektit në fjalë për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut të Preshevës”, tha Çeku. /Telegrafi/

 

The post 580 mijë euro për Preshevën, Qeveria në detyrë e Kosovës mbështet ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut appeared first on Telegrafi.

Thirrja në Luginën e Preshevës: Asnjë polic shqiptar nuk u pranua. Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu

By: redi
28 May 2025 at 20:39

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, shqiptarët nuk po pranohen as në institucione tjera. Zyrtarë lokalë ngrenë zërin përballë asaj që duket të jetë një përpjekje për t’i dëbuar shqiptarët nga toka e tyre. ”T’i bëjë shqiptarët e pasigurt në…

Source

Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001

26 May 2025 at 16:00

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka reaguar për mospranimin e asnjë shqiptari në radhët e policisë serbe.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kreu i këtij Këshilli Enkel Rexhepi shprehet se “në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar”.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, e ka cilësuar këtë si një sinjal alarmant dhe dëshmi të qartë të diskriminimit sistematik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nga institucionet shtetërore të Serbisë.

“Kjo situatë është një rikthim i qartë në vitin 2001, kur shqiptarët ishin tërësisht të përjashtuar nga strukturat shtetërore, përfshirë edhe policinë. Mospërfshirja e shqiptarëve nuk është vetëm padrejtësi, por shkelje e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe një rrezik i drejtpërdrejtë për bashkëjetesën”, thuhet në postimin e kryetarit Rexhepi. /Telegrafi/

The post Asnjë shqiptar i pranuar në Policinë e Serbisë, reagon KKSH: Po rikthehet diskriminimi i vitit 2001 appeared first on Telegrafi.

Rama: Ne, me sytë nga Presheva/ Kryeministri i përgjigjet urimit të kryetares së komunës, Ardita Sinani

22 May 2025 at 18:14

Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre por edhe zhvillimin ekonomik.

Ky është zotimi i kryeministrit Edi Rama, në letrën drejtuar Ardita Sinanit, kryetares së Komunës së Preshevës.

“Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë”, ka thënë Rama.

Kjo letër e bërë publike nga Sinani këtë të enjte, vjen pas urimit që kjo e fundit i bëri Edi Ramës për rezultatin që socialistët morën në zgjedhje. Kryetarja e Komunës së Preshevës, dikur ish këshilltarja e Albin Kurtit, e cilësoi burim shpresë dhe qëndrueshmërie kontributin e kreut te qeverisë shqiptare ndaj Lugines. Po ashtu, Sinani i kërkonte Ramës që të rikthehej në Presheve teksa vleresoi faktin që Shqipëria ishte një zë i forte kundër pasivizimit të adresave.  Por teksa ish-këshilltarja e Kurtit ka qenë ndër të parat nëe rajon qe ka përcjellë mesazh urimi për Ramën, nga Prishtina zyrtare nuk ka ende një reagim. Për më tepër, që mesazhet nuk kanë munguar as nga liderët me të rëndësishëm europiane, të cilët edhe nga Tirana, rikonfirmuan, mbështetjen për Shqipërinë.

/abcnews.al/

Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

25 January 2025 at 19:25

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Prokuroria e Shtetit në Serbi për vendosjen e bilbordeve për protestën e organizuar në Bujanoc në gusht të vitit të kaluar.

Në një shkrim në Facebook, Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se më 25 dhjetor ishte ftuar të paraqitej në stacionin policor në Bujanoc, e se aty kishte kuptuar për nisjen e procedurave ndaj tij me pretekstin se s’ka pasur leje për organizim të protestës.

Lutfiu ka thënë se ka refuzuar përgjigjen në stacion policor për shkak të mosrespektimit të procedurës së thirrjes dhe se tani është ftuar direkt nga Prokuroria për paraqitje për intervistë më 14 shkurt.

“Protesta jonë është parë me llupë, ndërsa thirrjet e huliganëve për të na likuiduar nuk i bëjnë përshtypje sistemit të drejtësisë. Kjo përndjekje nuk më demotivon aspak, përkundrazi më motivon që të vazhdoj rrugën e qëndresës dhe organizimit”, ka shkruar ai.

Shqiptarët në Luginë të Preshevës i kanë zhvilluar disa protesta, duke kërkuar që të mos diskriminohen nga autoritetet e Serbisë.

The post Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc appeared first on Telegrafi.

Osmani priti në takim kryetarin e Bujanocit: Kosova do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës

12 January 2025 at 14:18

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë kësaj jave ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin, së bashku me ekipin e tij, të cilëve u uroi suksese të mëtejme në detyrën e përfaqësimit të interesave të qytetarëve të Bujanocit.

Sipas njoftimit për media, thuhet se gjatë takimit, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.

“Po ashtu, në këtë kontekst, presidentja dhe kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata.

Kryetari i Bujanocit falënderoi Presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Presheve, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Osmani priti në takim kryetarin e Bujanocit: Kosova do të vazhdojë të mbështesë shqiptarët e Luginës appeared first on Telegrafi.

Kamberi: Vuçiq po përdor kërcënimet për të ruajtur pushtetin, por dështimi i tij është afër

5 January 2025 at 14:54

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka komentuar situatën aktuale në Serbi dhe ndikimin e regjimit të Aleksandar Vuçiqit në shoqërinë serbe dhe në Luginën e Preshevës.

Ai theksoi se Vuçiq po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa qytetarët serbë, sidomos studentët dhe protestuesit, po shprehin pakënaqësinë ndaj udhëheqjes së tij autoritare.

Sipas Kamberit, protestat kundër Vuçiqit janë një reagim ndaj arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së tij dhe pushtetit të SNS, që ka degraduar çdo institucion dhe ka lidhur marrëdhënie me krimin e organizuar.

“Kërcënimet e Vuçiqit janë sjellje tipike të një autokrati, fuqia e të cilit po perëndon,” shkruan Kamberi, duke nënvizuar se protesta ka shpërthyer për shkak të ngjarjeve si tragjedia e Novi Sadit, ku 15 persona humbën jetën për shkak të shembjes së stacionit hekurudhor.

Vuçiq dhe zyrtarët e tij kanë mohuar përgjegjësinë, duke shfajësuar të kaluarën dhe duke fajësuar ata që e ndërtuan objektin 60 vjet më parë.

Kamberi i referohet deklaratave të Vuçiqit, ku ai ka sulmuar kundërshtarët politikë dhe ka përfshirë edhe fqinjtë, duke shpërfaqur një retorikë kërcënuese dhe përpjekje për të bashkuar serbët rreth tij.

Sipas Kamberit, përpjekjet e Vuçiqit për të mbrojtur pushtetin dhe për të demonizuar opozitën janë një shenjë e dobësimit të tij dhe i frikës nga drejtësia.

Në lidhje me Bujanocin, Kamberi theksoi se, ndërkohë që ka pretendime për një oazë multietnike, shumë shqiptarë janë përjashtuar nga institucionet e shtetit serb, duke u diskriminuar në sektorë të rëndësishëm si gjyqësori, policia dhe shëndetësia.

Ai ngriti shqetësimin për ndarjen e fondeve dhe mungesën e investimeve në këtë rajon, duke theksuar se “shpresat e optimistëve për zhvillim janë shuar me rebalancin e Buxhetit të vitit 2024 dhe shpërndarjen e fondeve për komunat shqiptare.”

Kamberi përfundoi duke u pyetur se sa gjatë do të qëndrojë Bujanoci besnik ndaj regjimit të Vuçiqit dhe a do të vazhdojë të mbështesë politikën e tij, e cila ka sjellë varfëri dhe diskriminim për shqiptarët e Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

The post Kamberi: Vuçiq po përdor kërcënimet për të ruajtur pushtetin, por dështimi i tij është afër appeared first on Telegrafi.

Nënshkruhet vendimi, Qeveria e Kosovës ndan 1 milion euro për Luginën e Preshevës

26 December 2024 at 09:32

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar dje një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë tri vendime.

Një nga vendimet është edhe ndarja e 1.108.529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që në mënyrë aktive merren me bujqësi.

Këto janë vendimet:

– Aprovuar Rregulloren për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive;

– Ndarë 1,108,529 euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, që në mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSH-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta;

– Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

The post Nënshkruhet vendimi, Qeveria e Kosovës ndan 1 milion euro për Luginën e Preshevës appeared first on Sot News | Lajme.

Kosova dhuron 1 milion euro për Luginën e Preshevës

By: user 4
25 December 2024 at 17:23

Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla i ndalohet hyrja në Luginën e Preshevës. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës, ku sipas njoftimit zyrtar, ministri Sveçla kishte paralajmëruar më 23 dhe 24 dhjetor një vizitë zyrtare në Luginë e Medvegjës.

Qëllimi i vizitës së Sveçlës thuhet të ketë qenë takimi me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës. “Si pretekst për refuzimin ndaj Sveçlës janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e tij, qe sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit, theksohet ne njoftim.

Ndërkaq, qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 1 milion euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi. Po ashtu është aprovuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

The post Kosova dhuron 1 milion euro për Luginën e Preshevës appeared first on Lapsi.al.

Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në “Luginë”, MPJD: Pjesë e provokimeve

By: Besnik
25 December 2024 at 14:13

Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, nuk i është mundësuar vizita zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka bërë të ditur se Serbia nuk ka lejuar vizitën e ministrit Sveçla.

Siç bëhet e ditur në komunikatë, Serbia nuk ka lejuar vizitën e Sveçlës me arsyetimin e ai ka mbatur qëndrimeve dhe veprime kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Përpos Sveçlës, në komunikatën e MPJD-së bëhet e ditur se edhe ministrave tjerë i është ndaluar vizitë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

–“Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite. Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në “Luginë”, MPJD: Pjesë e provokimeve appeared first on Euronews Albania.

Ministrit Sveçla i refuzohet vizita në Luginën e Preshevës

25 December 2024 at 15:57

PRISHTINË, 25 dhjetor /ATSH/ Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, më 23 dhe 24 dhjetor ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, por qeveria e Serbisë ka refuzuar kërkesën.

Ministri Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës, duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla sipas marrëveshjes së Brukselit, por Serbia si pretekst për refuzim ka theksuar qëndrimet e Sveçlës, të cilat, sipas Beogradit janë të drejtuara kundër serbëve në Kosovë, normalizimit të paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy vjetëve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginë.

Përveç Sveçlës, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e ministrit të Kulturës Hajrulla Çeku, e paralajmëruar më 19 dhjetor 2024.

Për më tepër, edhe vizita e ministres së Jashtme Donika Gërvalla, e paralajmëruar më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim.

Veprime të tilla të qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Kosovën në shkallë të lartë dhe pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Beogradi zyrtar i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i tyre.

/KosovaPress/

The post Ministrit Sveçla i refuzohet vizita në Luginën e Preshevës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do të vizitonte Luginën e Preshevës, Serbia refuzon kërkesën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla

25 December 2024 at 15:08
Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë. Kështu bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila tha se Sveçla ishte paraparë që më 23 dhe 24

Sveçla nuk lejohet të vizitojë Luginën e Preshevës, Kosova e cilëson provokim nga Beogradi

25 December 2024 at 13:57

Ministria e Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën e Preshevës.

Ministria thekson se vizita e Sveçlës ishte paraparë të zhvillohej më 23 dhe 24 dhjetor.

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite”, thuhet në njoftim.

 

 

MPJD shtoi se Serbia si pretekst për refuzim ka theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024”, thuhet tutje në njoftim.

The post Sveçla nuk lejohet të vizitojë Luginën e Preshevës, Kosova e cilëson provokim nga Beogradi appeared first on Sot News | Lajme.

Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në Luginë, MPJD e quan pjesë të provokimeve

25 December 2024 at 13:37

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë të ditur se Serbia i ka refuzuar kërkesën ministrit Xhelal Sveçla për të vizituar Luginën.

MPJD thekson se vizita e Sveçlës ishte paraparë të zhvillohet më 23 dhe 24 dhjetor.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, më datën 23 dhe 24 dhjetor 2024 ka paralajmëruar vizitë zyrtare njëditore në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Sveçla kishte paraparë takime me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës (KKSH), duke filluar me përfaqësuesit e Zyrës së KKSH-së në Medvegjë, për të vazhduar në Bujanoc, në selinë e KKSH-së, si dhe më pas në Preshevë, në selinë e degës së KKSH-së për këtë komunë.

Përkundër faktit që janë ndjekur të gjitha procedurat e parapara për vizita të tilla zyrtare të përfaqësuesve qeveritarë dhe shtetërorë të Republikës së Kosovës në Serbi sipas Marrëveshjes së Brukselit për Vizita Zyrtare, Qeveria e Serbisë e ka refuzuar kërkesën për lejimin e kësaj vizite”, thuhet në njoftim.

MPJD tutje shton se Serbia si pretekst për refuzim ka theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit.

“Qeveria e Serbisë gjatë këtyre dy viteve të fundit ka refuzuar rregullisht vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për vizitat në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Përveç vizitave të ministrit Sveçla, janë refuzuar rregullisht edhe vizitat e ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës, e fundit nga të cilat ka qenë vizita e ministrit për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e paralajmëruar ditë më parë, më 19 dhjetor 2024”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se edhe vizita e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e paralajmëruar në fillim të këtij viti, respektivisht, më 27 shkurt 2024, për të marrë pjesë në Pritjen për Përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, ishte refuzuar pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se  Gërvalla të arrinte në pikën kufitare.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Serbia nuk e lejon vizitën e ministrit Sveçla në Luginë, MPJD e quan pjesë të provokimeve appeared first on Telegrafi.

Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginë

25 December 2024 at 13:02

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje një mbledhje elektronike, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve.

Gjatë mbledhjes, u miratua Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive, e cila do të krijojë mundësi për financimin e projekteve dhe aktiviteteve të organizatave sportive në vend.

Po ashtu, Qeveria ndau një shumë prej 1,108,529 Euro për të mbështetur të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilat janë aktivisht të angazhuara në bujqësi.

Ky fond është ndarë në kuadër të thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) dhe përfshin gjithashtu financimin e programeve për avancimin dhe integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Në përfundim, u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje financiare, që synon përmirësimin e menaxhimit të burimeve dhe efikasitetin e shpenzimeve në buxhetin e shtetit.

Kujtojmë se kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu kishte njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, kishte kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Lutfiu kishte shkruar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin.

“Ministria në fjalë kërkon që konkursi të anulohet (të shfuqizohet vendimi i KKSH-s), nëse ne nuk e shfuqizojmë këtë vendim atëherë atë do ta bëj vet Ministria, me preteksin se vendimi është i jashtëligjshëm thuhet në kundërpërgjigjen e Ministrisë. Vendimin nuk e shfuqizojmë, ndërsa pas konsultimit me Qeverinë e Kosovës do të njoftoheni me hapat e mëtutjeshëm”, kishte shkruar Lutfiu. /Telegrafi/

The post Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginë appeared first on Telegrafi.

Protestat në Luginë, Nevzad Lutfiu paraqitet në polici

25 December 2024 at 11:23

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, njëherit njëri nga organizatorët e protestës së datës 12 gusht 2024 në Bujanoc, është paraqitur këtë mëngjes në stacionin policor pas një thirrjeje nga autoritetet serbe.

Lutfiu në një postim në Facebook, ka treguar se arsyeja e thirrjes ishte lidhur me vendosjen e dy bilbordeve që shpallnin njoftimet për protestën, për të cilat, sipas tij, nuk ishte marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe nuk ishte paguar taksa përkatëse.

“Përmes një thirrje jam ftuar që sot në ora 9:00 e mëngjesit të paraqitem në stacionin policor në Bujanoc.

U paraqita në stacionin policor në kohën e caktuar. Gjatë intervistës kuptova se arsyeja e thirrjes është protesta e organizuar më datë 12.08.2024, konkretisht për shkak që për vendosjen e dy bilbordeve(njoftimeve të protestave) nuk kemi marrë leje nga Komuna e Bujanocit dhe për vendosjen e tyre nuk kemi paguar taksën e paraparë”, ka shkruar Lutfiu.

Ai ka theksuar se procedura për ngritjen e kësaj çështjeje ka ardhur si rezultat i një shkresë anonime dhe ka kërkuar sqarime për trajtimin e kësaj çështje.

Lutfiu shpjegoi se nuk ka dhënë deklaratë lidhur me ngjarjen, pasi “nuk është respektuar procedura e thirrjes.”

“Kjo procedurë nga Prokuroria është ngritur si rezultat i një shkresë anonime. Lidhur me këtë rast nuk u deklarova për shkak që nuk është respektuar procedura e thirrjes. Gjithashtu paraqita vërejtjet e mia për mungesën e një përkthyesi të liçensuar në qytetin ku shqiptarët përbëjnë mbi 60% të popullsisë”, ka shkruar Luftiu.

Lutfiu ka theksuar se përkundër sjelljes provokuese ndaj shqiptarëve, si në rastin kur një qytetar serb ka kërkuar që të bombardohen institucionet shqiptare, nuk janë ngritur procedura, ndërsa një protestë paqësore si ajo e organizuar në gusht është trajtuar ndryshe.

Lutfiu ka përfunduar duke thënë: “Sa më i madh të jetë presioni për të na heshtur, aq më i madh do të jetë volumi jonë!” /Telegrafi/

The post Protestat në Luginë, Nevzad Lutfiu paraqitet në polici appeared first on Telegrafi.

​Ministrit Çeku i refuzohet kërkesa për vizitë në Preshevë, një orë para vizitës së planifikuar

19 December 2024 at 14:40

Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i është refuzuar kërkesa për vizitë në Preshevë.

Kështu ka njoftuar, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, derisa refuzimin e ka quajtur si një tjetër akt izolimi ndaj shqiptarëve, transmeton Telegrafi.

“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit”, ka pohuar Sinani.

Në reagimin e Sinanit, ai ka shtuar se “ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional”.

“Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”./Telegrafi/

The post ​Ministrit Çeku i refuzohet kërkesa për vizitë në Preshevë, një orë para vizitës së planifikuar appeared first on Telegrafi.

Bislimi: Vuçiq t’u jep autonomi shqiptarëve në tri komunat e Luginës

11 December 2024 at 17:27

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për modelet autonome evropiane, duke thënë se ai duhet të ofrojë një model të tillë për shqiptarët në tri komunat në Luginë të Preshevës.

“Vuçiq vlerëson modele të ndryshme të autonomive evropiane. Ai duhet të udhëheqë me shembull duke u ofruar një model të tillë shqiptarëve të tri komunave në jug”, ka shkruar Bislimi në X.

Ai ka përkujtuar se në Serbi ka më shumë shqiptarë sesa serbë në Kosovë.

Vucic praises various models of European autonomies. He should lead by example by offering such a model to Albanians in the three municipalities in the south. There are more Albanians in Serbia than Serbs in Kosova.
https://t.co/MhQ5wgSSig

— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) December 11, 2024

Së fundi, Berliner Zeitung shkruan për fjalimin e Vuçiq javën e kaluar në Cyrih, se si publiku në sallë ka mbetur i shtangur në disa raste, e dy herë i hutuar.

Duke folur për Ballkanin, Vuçiq vlerësoi se “konflikti mund të ishte i qetë nëse rajoni pranohej plotësisht në BE”, shkruan Berliner Zeitung dhe thekson se presidenti i Serbisë përmendi Tirolin e Jugut, Alsasën “si shembuj të suksesshëm nga kohët e fundit”. /Telegrafi/

The post Bislimi: Vuçiq t’u jep autonomi shqiptarëve në tri komunat e Luginës appeared first on Telegrafi.

Qeveria e Kosovës dënon kërkesën e autoriteteve në Beograd, për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës

10 December 2024 at 17:40

Qeveria e Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se “ky donacion, i iniciuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit pasur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”.

“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Tutje Bislimi ka thënë se “Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

“Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor”, ka thënë Bislimi.

Ndryshe, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd, ka kërkuar që të anulohet konkursi për subvencionimin e kulturave bujqësore nga Fondi i Republikës së Kosovës.

Lutfiu ka shkruar se nuk do ta shfuqizojnë vendimin. /Telegrafi/

The post Qeveria e Kosovës dënon kërkesën e autoriteteve në Beograd, për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës appeared first on Telegrafi.

❌
❌