ZyrtarĂ«t e KosovĂ«s dhe SerbisĂ« do tĂ« bĂ«jnĂ« vizita tĂ« ndĂ«rsjella, pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara procesin e normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve, ose pĂ«r tâi kontribuuar dialogut qĂ« ndĂ«rmjetĂ«son Bashkimi Evropian pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim.
Kështu, së paku, thuhet në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, që Prishtina dhe Beogradi kanë arritur në vitin 2014.
Por, përkundër saj, palët u ndalojnë shpesh vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës, duke i akuzuar për mosrespektim të procedurave.
MĂ« 26 mars, Kosova ia ndaloi vizitĂ«n ministrit serb tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Zlatibor Lonçar, ndĂ«rsa mĂ« 20 mars, Serbia ia ndaloi vizitĂ«n ministrit kosovar tĂ« KulturĂ«s, RinisĂ« dhe Sportit, Hajrulla Ăeku.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e shpjegoi vendimin e saj duke thënë se Prishtina, fillimisht, i dërgoi një kërkesë për vizitë Beogradit, së cilës ai nuk iu përgjigj, dhe tha se qasja e Kosovës ndaj vizitave zyrtare do të mbetet e bazuar në reciprocitet.
Nga Serbia nuk u dha ndonjĂ« shpjegim se pĂ«rse Ă«shtĂ« refuzuar kĂ«rkesa e Ăekut, por Kosova Ă«shtĂ« akuzuar pĂ«r âminim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieveâ.
Radio Evropa e LirĂ« kĂ«rkoi nga Bashkimi Evropian qĂ« tâi komentojĂ« ndalesat e fundit tĂ« vizitave tĂ« zyrtarĂ«ve nga Kosova dhe Serbia, pĂ«rkatĂ«sisht tĂ« vlerĂ«sojĂ« dĂ«min qĂ« veprimet e tilla i shkaktojnĂ« procesit qĂ« synon normalizimin e marrĂ«dhĂ«nieve.
Deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk mori përgjigje, por BE-ja, më herët, ka deklaruar se pret të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë edhe atë për vizitat zyrtare.
ĂfarĂ« thotĂ« MarrĂ«veshja pĂ«r vizitat zyrtare?
NĂ« MarrĂ«veshjen e vitit 2014 pĂ«r vizitat zyrtare thuhet se palĂ«t â nĂ«pĂ«rmjet oficerĂ«ve ndĂ«rlidhĂ«s â do ta informojnĂ« njĂ«ra-tjetrĂ«n pĂ«r vizitat e zyrtarĂ«ve tĂ« tyre tĂ« kategorisĂ« sĂ« parĂ« dhe tĂ« dytĂ«.
Kategoria e parë përfshin: presidentin, kryeministrin, zëvendëskryeministrat, kryetarin e Kuvendit dhe ministrat e Brendshëm, të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë të gjithë ministrat tjerë, nënkryetarët e Kuvendit, drejtorët e zyrave qeveritare dhe të agjencive të sigurimit, kryetarët e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, prokurori publik, si dhe të gjithë personat tjerë që kanë siguri fizike, si udhëheqësit fetarë.
Për vizitat e zyrtarëve që bëjnë pjesë në kategorinë e parë, kërkesa duhet të bëhet së paku 72 orë përpara, ndërsa për vizitat e zyrtarëve të kategorisë së dytë, pala tjetër duhet të njoftohet së paku 48 orë përpara.
Oficeri ndërlidhës është ai që e ndërmjetëson procesin dhe konfirmon pranimin. Nëse nuk ka përgjigje brenda një periudhe të caktuar, vizita konsiderohet e miratuar.
Marrëveshja për vizitat zyrtare parashikon, gjithashtu, që secila palë të caktojë një zyrtar, i cili do të ketë qasje të rregullt dhe të thjeshtuar te pala tjetër dhe tek i cili palët do të ofrojnë informacione logjistike, për të lehtësuar përgatitjen e vizitave.
Disa nga vizitat e parealizuara
Disa herë në vit, njëra palë ose tjetra informon publikun se një vizitë zyrtare nuk është miratuar.
GjatĂ« vitit tĂ« kaluar, Bashkimi Evropian reagoi nĂ« disa raste pĂ«r ndalimin e vizitave, duke i bĂ«rĂ« thirrje si KosovĂ«s, ashtu edhe SerbisĂ« qĂ« tâu pĂ«rmbahen marrĂ«veshjeve tĂ« arritura.
Për shembull, në fillim të vitit 2024, Beogradi zyrtar ia ndaloi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, të vizitojë Luginën e Preshevës në Serbinë jugore, ku jeton popullata shumicë shqiptare.
Bashkimi Evropian, më pas, njoftoi se vizita e ministrit Sveçla ishte paralajmëruar në përputhje me Marrëveshjen për vizitat zyrtare dhe i bëri thirrje Beogradit që ta lejojë atë.
Më pas, në maj të vitit 2024, Kosova ia ndaloi vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Disa ditĂ« mĂ« vonĂ« u ndalua edhe vizita e patriarkut serb, Porfirije, me shpjegimin e autoriteteve kosovare se vizitat nga Serbia nuk do tĂ« lejohen, derisa Beogradi zyrtar vazhdon tâi shkelĂ« marrĂ«veshjet e Brukselit dhe tĂ« mos e ndalojĂ« fushatĂ«n e tij kundĂ«r KosovĂ«s nĂ« skenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.
BE-ja reagoi sërish, duke thënë se me ndalimin e vizitës së patriarkut serb, Kosova shkeli marrëveshjen e arritur me Serbinë në kuadër të dialogut.
Por, ndërkohë, palët kanë lejuar edhe disa vizita të ndërsjella të zyrtarëve.
Kështu, shqiptarët në Serbi u vizituan nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe tashmë ish-kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, vizituan veriun e Kosovës.

Dialogu në nivel të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë u bllokua prej se një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023, dhe vrau një polic.
Këtij sulmi i paraprinë tensione të larta, pasi serbët në pjesën veriore braktisën institucionet e Kosovës, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.
Serbët lokalë ngritën barrikada e bënë protesta, si dhe i bojkotuan zgjedhjet lokale. Ky veprim rezultoi, pastaj, me ardhjen e kryetarëve shqiptarë në krye të katër komunave me shumicë serbe.
I dërguari i ri i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë muaj, kur tha se prioritet i tij është të sigurojë një takim ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
Shefja e politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« BE-sĂ«, Kaja Kallas, deklaroi nĂ« shkurt se i ka marrĂ« parasysh kritikat pĂ«r formatin aktual tĂ« dialogut KosovĂ«-Serbi dhe se ajo, sĂ« bashku me Sorensenin, do tâi shqyrtojnĂ« opsionet pĂ«r ta bĂ«rĂ« atĂ« funksional. /REL/
The post Mosmarrëveshje të vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare appeared first on Telegrafi.