Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

By: Elva
9 July 2025 at 20:52

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shtuar ndjeshëm qarkullimin e gjarpërinjve dhe insekteve helmuese në zonat rurale, duke rritur edhe rastet e pickimeve. Sipas mjekëve të urgjencës në QSUT, çdo javë raportohen të paktën tre raste të pickimeve nga gjarpërinjtë, kryesisht te pacientë që vijnë nga zonat rurale. Një rast më i rëndë u regjistrua […]

The post Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë appeared first on BoldNews.al.

Pesë muaj verë në Evropë – vetëm një qytet para Tiranës

8 July 2025 at 23:54

Moti i nxehtë i zgjatur po ndryshon qytetet e Evropës, ndërsa temperaturat mbi 32 gradë Celsius zgjaten deri në vjeshtë.

Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, qytetet evropiane përjetojnë nxehtësi ekstreme për shumë më gjatë sesa muajt tradicionalë të verës.

Disa qytete në Evropë tani përballen me temperatura të larta deri në pesë muaj në vit, sipas një studimi të ri nga organizata “Climate Resilience for All”.

Analiza, e udhëhequr nga ekipi meteorologjik i kësaj OJQ-je, shqyrtoi të dhënat e temperaturave nga viti 2019 deri në 2023 në 85 qytete në mbarë botën, raporton euronews.

Ajo u përqendrua në ditët e para dhe të fundit kur secili qytet arriti temperaturën 32 gradë Celsius, një kufi për nxehtësi ekstreme që paraqet rreziqe serioze për shëndetin dhe mjedisin.

Ata zbuluan se të ashtu-quajturat ‘sezone të nxehtësisë’ nuk kufizohen më vetëm në muajt e njohur të verës dhe tani zgjasin shumë më gjatë.

Në mesatare, ekipi i udhëhequr nga shkencëtari i klimës Dr. Larry Kalkstein, thotë se sezonet e nxehtësisë zgjasin mesatarisht 214 ditë në qytetet që kanë studiuar. Ditë shumë të nxehta kanë ndodhur në çdo periudhë të vitit në 20 nga 85 qytetet e studiuara.

Ku po zgjat më gjatë sezoni i nxehtësisë në Evropë?

Në Evropë, sezonet e nxehtësisë tani zgjasin shumë më tepër se sa dikur konsideroheshin muajt e verës.

Studimi thotë se Athina në Greqi përballet tani me një nga sezonet më të gjata të nxehtësisë në kontinent, me temperatura të larta që zgjasin rreth 145 ditë, nga mesi i majit deri në fillim të tetorit.

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, renditet në vend të dytë në listën e “Climate Resilience for All” me 143 ditë nxehtësi ekstreme.

Në Portugali, sezoni i nxehtësisë në Lisbonë zgjat rreth 136 ditë, nga vonë pranvera deri në fillim të vjeshtës. Madridi në Spanjë përjeton një sezon nxehtësie prej 119 ditësh, që shtrihet nga fundi i majit deri në mes të shtatorit.

Zyrtarët në Paris po përgatiten për një ngrohje prej 4 gradë Celsius, por kryeqyteti francez tashmë sheh gati tre muaj nxehtësi ekstreme, me temperatura mbi 32 gradë Celsius nga mesi i qershorit deri në mes të shtatorit.

Munichu dhe Varshava kanë sezone më të shkurtra por përsëri të rëndësishme të nxehtësisë, që zgjasin rreth një deri në dy muaj.

Pse janë problem sezonet më të gjata të nxehtësisë?

Hulumtimet e mëparshme kanë gjetur se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu shtoi mesatarisht 30 ditë nxehtësi ekstreme për rreth gjysmën e popullsisë së botës vitin e kaluar.

Kjo do të thotë katër miliardë njerëz të ekspozuar ndaj temperaturave të zgjatura dhe të rrezikshme.

Studimi i bërë nga World Weather Attribution, Climate Central dhe Red Cross Climate Centre shqyrtoi periudhën nga maji 2024 deri në maj 2025.

Ai gjeti se ndryshimi i klimës të paktën dyfishoi numrin e ditëve të klasifikuara si “nxehtësi ekstreme” në 195 nga 247 vendet dhe territoret që analizuan, krahasuar me mesataren e mëparshme.

Evropa është një nga rajonet që tashmë po përjeton pasojat më të dukshme dhe vdekjeprurëse të ngrohjes globale.

Periudhat e zgjatura të nxehtësisë tregojnë se si klima e kontinentit po ndryshon dhe shqetësimet për shëndetin dhe infrastrukturën që vijnë me këtë ndryshim.

“Kjo analizë e bën të qartë: nuk mund ta trajtojmë më nxehtësinë thjesht si një pjesë normale të verës”, thotë Kathy Baughman McLeod, CEO e Climate Resilience for All dhe shtoi se “‘sezoni i verës’ që shumë prej nesh njohën dikur, ka ikur.”

Pse qytetet janë kaq të nxehta?

Studimi thekson efektin e ishullit urban të nxehtësisë, ku qytetet bëhen më të nxehta se zonat rurale përreth për shkak të infrastrukturës së dendur dhe hapësirave të kufizuara të gjelbra, si një faktor kryesor që përkeqëson stresin nga nxehtësia në qendrat urbane të Evropës.

“Qytetet që nuk janë projektuar kurrë për nxehtësinë tani përballen me goditje dhe strese të reja nga nxehtësia”, shpjegon Baughman McLeod.

Me sezonet e nxehtësisë që zgjaten shumë përtej muajve të njohur të verës, qeveritë dhe planifikuesit e qyteteve përballen me një sfidë të rëndësishme: si të mbrojnë njerëzit nga valët e nxehtësisë që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe të zgjatura?

Kohëzgjatja e ndikimit të kërcënimit nga nxehtësia kërkon strategji si rritja e hapësirave të gjelbra urbane, përmirësimi i dizajneve të ndërtesave, caktimi i zonave të freskëta për strehim dhe zhvillimi i sistemeve paralajmëruese.

Por, pavarësisht kërcënimit në rritje, masat e planifikimit dhe reagimit të qeverive për nxehtësinë, sipas Baughman McLeod, ose nuk ekzistojnë fare, ose janë shumë të pamjaftueshme për shkallën e krizës.

“Është thelbësore që të përhapim ndërgjegjësimin dhe kuptimin për nxehtësinë ekstreme, në mënyrë që qeveritë, bizneset dhe punëdhënësit të menaxhojnë rreziqet dhe ndikimet me urgjencën që këto kushte kërkojnë”, tha ai. /Telegrafi/

The post Pesë muaj verë në Evropë – vetëm një qytet para Tiranës appeared first on Telegrafi.

Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime

7 July 2025 at 09:42

Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati e ftuar në një intervistë televizive këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.

Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.

“Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.

Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati.

The post Fëmijët përballë ‘luftës’ së temperaturave, Pediatria apelon kujdes: Vapa e rrezikshme, ja oraret e forta për reduktime appeared first on Sot News | Lajme.

Temperaturat e larta, Alimehmeti flet për rreziqet shëndetësore: Kujdes për çdo shenjë të pazakontë

By: redi
5 July 2025 at 22:00

Mjeku Ilir Alimehmeti, flet për rreziqet shëndetësore të stinës së verës, duke theksuar se temperaturat e larta dhe ekspozimi në natyrë mund të ndikojnë rëndë veçanërisht tek të sëmurët kronikë, fëmijët dhe të moshuarit. ”Temperaturat ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen e të sëmurëve me zemër dhe hipertension. Po ashtu, janë një rrezik për goditje nga i nxehti dhe duhet patjetër të shmangen…

Source

Rreziku nga temperaturat e larta, ndalohen fishekzjarrët dhe ndezja e zjarreve për piknik

5 July 2025 at 17:15

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e plotë të ndezjes së zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion apo piknik, si dhe përdorimin e fishekzjarreve.

Ky vendim vjen pas rritjes së temperaturave dhe rrezikut të lartë për shpërthim të zjarreve në gjithë vendin, duke vënë në rrezik mjedisin, pasurinë publike e private si dhe sigurinë e qytetarëve.

“Ndezja e zjarreve është vepër penale dhe shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë”, ka paralajmëruar ministri Sveçla.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë vendimin, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr apo përhapjen e tij.

Në rast të vërejtjes së ndonjë zjarri apo rreziku për zjarr, qytetarët inkurajohen të kontaktojnë menjëherë numrin emergjent të zjarrfikësve 193 ose Policinë e Kosovës në 192./Telegrafi/

The post Rreziku nga temperaturat e larta, ndalohen fishekzjarrët dhe ndezja e zjarreve për piknik appeared first on Telegrafi.

Temperaturat e larta “mbërthejnë” vendin/ Flet kardiologia: Ja problemet që shkaktohen nga i nxehti

By: V K
5 July 2025 at 10:51

Mëngjesin e sotëm, në emisionin “Koha për t`u zgjuar”, ishte e ftuar kardiologia Eva Duraku, ku foli në lidhje me problematikat me të cilat përballen qytetarët që vuajnë nga tensioni, në një kohë kur prej ditësh temperaturat e larta kanë “pushtuar” vendin.

Doktoresha ka deklaruar se probleme hasen sidomos me pacientët që trajtohen prej kohësh me medikamente, ku nën ndikimin e vapës mund të kenë tension të ulët apo edhe kriza hipertensive.

“Hipertensioni ndikohet nga rritja e temperaturave dhe vapa nuk e ndihmon aspak. Në një pjesë të personave mund të kemi një rritje, sidomos për ata që nuk trajtohen.

Për moshat e vjetra që priren drejt dehidrimit mund të kemi dhe ulje vlerash pasi ato trajtohen janë në kurim të vazhdueshëm. Pra çdo pacient trajtohet si i veçantë.

Vlerat e larta të tensionit janë më të rrezikshme se të ulëta, pasi nëse janë të ulëta ulim pak dozën e mjekimit, këshillojmë hidrim etj.

Por me rritjen e temperaturave, një intolerantë ndaj vapës mund të ndikojë që të ketë edhe krizë hipertensive, vlerë e lartë quhet mbi 13.5, sidomos në raste të moshave të reja që e neglizhojnë. Ndikon shumë mungesa e hidrimit, aktivitetit fizik, mbipesha etj”, tha ajo për Ora News.

Gjithashtu, mjekja ka dhënë edhe këshillat të cilat duhet të kihen parasysh këto kohë.

“Mos ekspozimi në orët e pikut të vapës, të evitohet dalja nga shtëpia që në orën 11:00 deri në orën 16:00 të paktën. Pavarësisht moshës të gjithë duhet të pinë më shumë ujë, të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe normale, të evitohen ushqimet e rënda me shumë kripë dhe yndyrë, të konsumohet perime dhe fruta të freskëta, kanë veç mineraleve dhe vitaminale, edhe shumë ujë. Të sëmurët kardiakë dhe me hipertension duhet të marrin rregullisht ilaçet, por nëse shohin ndryshim vlerash duhet menjëherë të shkohet te mjeku”, u shpreh ajo.

The post Temperaturat e larta “mbërthejnë” vendin/ Flet kardiologia: Ja problemet që shkaktohen nga i nxehti appeared first on Albeu.com.

“Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes: Masat që…

5 July 2025 at 08:55

Doktoresha ka deklaruar se probleme hasen sidomos me pacientët që trajtohen prej kohësh me medikamente, ku nën ndikimin e vapës mund të kenë tension të ulët apo edhe kriza hipertensive.

E ftuar në një studio televizive kardiologia Eva Duraku, e cila foli në lidhje me problematikat me të cilat përballen qytetarët që vuajnë nga tensioni, në një kohë kur prej ditësh temperaturat e larta kanë “pushtuar” vendin.

“Hipertensioni ndikohet nga rritja e temperaturave dhe vapa nuk e ndihmon aspak. Në një pjesë të personave mund të kemi një rritje, sidomos për ata që nuk trajtohen.

Për moshat e vjetra që priren drejt dehidrimit mund të kemi dhe ulje vlerash pasi ato trajtohen janë në kurim të vazhdueshëm.
Pra çdo pacient trajtohet si i veçantë.

Vlerat e larta të tensionit janë më të rrezikshme se të ulëta, pasi nëse janë të ulëta ulim pak dozën e mjekimit, këshillojmë hidrim etj.
Por me rritjen e temperaturave, një intolerantë ndaj vapës mund të ndikojë që të ketë edhe krizë hipertensive, vlerë e lartë quhet mbi 13.5, sidomos në raste të moshave të reja që e neglizhojnë. Ndikon shumë mungesa e hidrimit, aktivitetit fizik, mbipesha etj”, tha ajo.

Mjekja ka dhënë edhe këshillat të cilat duhet të kihen parasysh këto kohë.

“Mos ekspozimi në orët e pikut të vapës, të evitohet dalja nga shtëpia që në orën 11:00 deri në orën 16:00 të paktën.
Pavarësisht moshës të gjithë duhet të pinë më shumë ujë, të ushqehen në mënyrë të rregullt dhe normale, të evitohen ushqimet e rënda me shumë kripë dhe yndyrë, të konsumohet perime dhe fruta të freskëta, kanë veç mineraleve dhe vitaminale, edhe shumë ujë.
Të sëmurët kardiakë dhe me hipertension duhet të marrin rregullisht ilaçet, por nëse shohin ndryshim vlerash duhet menjëherë të shkohet te mjeku”, u shpreh ajo.

The post “Vapa mund të shkaktojë edhe kriza hipertensive”/ Temperaturat e larta, mjekja kardiologe apelon kujdes: Masat që… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri i madh përfshin malet e Goleshit

4 July 2025 at 22:26

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit, duke shkaktuar shqetësim të thellë tek banorët lokalë dhe autoritetet komunale.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e zonave përreth.

Zjarri, i cili është vënë re në orët e pasdites, ka alarmuar qytetarët, të cilët i janë drejtuar institucioneve për ndihmë të menjëhershme.

Deri më tani, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tij, por dyshohet se mund të jetë rezultat i temperaturave të larta ose ndonjë pakujdesie njerëzore.

Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke u përpjekur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe përmasave të flakëve, ndërhyrja po bëhet me vështirësi të mëdha.

The post Zjarri i madh përfshin malet e Goleshit appeared first on Telegrafi.

Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

4 July 2025 at 16:52

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa përgjatë orëve të mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore të vendit.

Sa u përket temperaturave ato do të ulen më 1 gradë në vlerën maksimale, krahasuar me ditën e sotme. Temperaturat ditën e nesërme do të variojnë në 39 gradë celcius në vlerat maksimale dhe ën 17 gradë celcius në vlerat minimale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 5-7 m/s.

Ndërkohë valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.

The post Temperatura të larta, Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

Si ndikon ndryshimi i klimës në valët e nxehtësisë?

2 July 2025 at 23:51

Ndërsa nxehtësia ekstreme vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, Euroverify shqyrton provat që lidhin ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu me valët më të nxehta dhe më të qëndrueshme të nxehtësisë.

Disa vende evropiane pritet të përjetojnë sërish temperatura të larta të mërkurën, pasi zonat e presionit të lartë vazhdojnë të mbizotërojnë nëpër kontinent. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat skajshmërish të nxehta po bëhen norma.

“Nxehtësia ekstreme nuk është më një ngjarje e rrallë – ajo është bërë norma e re,” tha gjatë kësaj jave sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, transmeton Telegrafi.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta që po mbulojnë Evropën shkaktohen nga një “kupolë nxehtësie”, një fenomen ku presioni i lartë qëndron mbi një zonë të madhe, duke bllokuar ajrin e nxehtë.

Por, deri në çfarë mase ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu – për shkak të dekadave të ndotjes nga karburantet fosile – po përkeqëson episodet e tilla të nxehtësisë ekstreme, është gjithashtu objekt shqyrtimi. Shkencëtarët paralajmërojnë që të mos i atribuohen drejtpërdrejt ngjarjeve të veçanta të motit ndryshimeve klimatike: këto episode ndodhin pavarësisht.

Megjithatë, ekziston një konsensus shkencor se ngrohja globale po bën valët e nxehtësisë më të shpeshta, më intensive dhe më të gjata, me pasoja potencialisht të rënda për shëndetin e njerëzve.

Valët e nxehtësisë më të nxehta kanë ardhur për të qëndruar

Hulumtuesit në Carbon Brief së fundmi hartuan çdo studim shkencor të publikuar që detajon se si ndryshimet klimatike kanë ndikuar në motin ekstrem.

Kjo analizë përfshiu 116 ngjarje të lidhura me nxehtësinë në Evropë. Nga ky total, shkencëtarët vlerësuan se 110 prej tyre (95 për qind) janë bërë më të rënda ose më të mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike.

Valët e nxehtësisë në muajin qershor janë rreth dhjetë herë më të mundshme tani krahasuar me periudhën para-industriale për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, vlerësojnë shkencëtarët nga World Weather Attribution.

Të tjerë thonë se ngjarjet atmosferike që shkaktojnë valët e nxehtësisë janë trefishuar në forcë dhe gjatësi që nga vitet 1950.

Valët e nxehtësisë përcaktohen si një periudhë e zgjatur – zakonisht të paktën tre ditë – me temperatura më të larta se zakonisht. Kjo do të thotë që temperaturat kufitare për një valë nxehtësie ndryshojnë mes vendeve dhe madje brenda kufijve të tyre.

Për shembull, në Athinë temperatura duhet të arrijë 39 gradë Celsius për një periudhë të zgjatur që të konsiderohet valë nxehtësie. Në Helsinki, mjafton që temperatura të jetë 25 gradë Celsius që të plotësohen kriteret.

Këto ngjarje ndodhin më shpesh sepse temperatura mesatare është përgjithësisht më e lartë për shkak të ndryshimeve klimatike, duke e bërë më të mundshme që të krijohen kushtet për valë nxehtësie.

Valerio Lucarini, shkencëtar i klimës në Universitetin e Leicesterit, shpjegon se devijimet nga modelet e pritura të motit janë tani gjithashtu shumë më “të qëndrueshme”.

“Ndryshimet në dinamikën e atmosferës çojnë në një probabilitet më të lartë të asaj që quhet rrjedha e bllokuar,” shpjegon profesori Lucarini, duke iu referuar sistemeve statike me presion të lartë që shkaktojnë periudha të gjata nxehtësie, “këto modele lejojnë krijimin e anomalive të mëdha të temperaturës, dhe qëndrueshmëri të tyre”.

Valët e nxehtësisë në Evropë janë potencialisht deri në 2.5 gradë Celsius më të nxehta dhe më të thata se ngjarjet e ngjashme në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, sipas një studimi të udhëhequr nga profesori Lucarini dhe një grup akademikësh evropianë për ClimaMeter.

“Momentalisht po përjetojmë një valë nxehtësie rekord në kontinent, dhe është më e ngrohtë nga sa do të ishte për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Samatha Burgess, Zëvendës Drejtoreshë e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus të BE-së për Euronews.

“Kjo valë nxehtësie është e jashtëzakonshme për tre arsye: intensiteti i temperaturave maksimale të parashikuara për zona të mëdha, shtrirja gjeografike e anomalive të ngrohta dhe sa herët ka ndodhur kjo gjatë periudhës së verës,” shpjegoi ajo.

Burgess shtoi se periudhat e nxehtësisë ekstreme, jashtëzakonisht herët dhe vonë në verë, po bëhen më të shpeshta, duke zgjatur kohën e vitit kur ekziston rreziku i stresit të rëndë nga nxehtësia.

Evropa është veçanërisht e prekshme

Evropa është kontinenti që ngrohet më shpejt, me një rritje mesatare të temperaturave prej rreth 0.5 gradë Celsius për dekadë, krahasuar me 0.2 gradë Celsius globalisht.

Afërsia e saj me Arktikun, që është pjesa më shpejt e ngrohur e planetit, kontribuon në këtë ngrohje të shpejtë, duke e bërë më të prekshme ndaj valëve të nxehtësisë.

Nga 30 valët më të rënda të nxehtësisë që kanë goditur Evropën midis viteve 1950 dhe 2023, 23 prej tyre kanë ndodhur që nga viti 2000, sipas Qendrës Rajonale për Klimën të Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Shkencëtarët besojnë gjithashtu se Evropa jugore dhe Mesdheu janë veçanërisht të ekspozuara për shkak të vendndodhjes gjeografike midis subtropikëve të thatë të Afrikës së Veriut dhe pjesëve më të lagështa të veriut të Evropës.

Një studim i vitit 2020 përfundon se kjo sjell presion sipërfaqësor të pazakontë të lartë mbi Detin Mesdhe, si dhe ajër të nxehtë dhe të thatë nga Sahara drejt Marokut dhe Evropës jugperëndimore. Kjo rezulton në pranvera më të thata dhe favorizon thatësira dhe valët e nxehtësisë gjatë verës.

Shkencëtarët thonë gjithashtu se ndryshimi në sjelljen e rrjedhës ajrore të njohur si “jet stream” – rrjedhat e shpejta që rrethojnë planetin nga perëndimi në lindje – mund të shpjegojë pse Evropa dhe Amerika e Veriut janë gjithnjë e më shumë të ekspozuara ndaj valëve të nxehtësisë, të cilat ndonjëherë ndodhin në të njëjtën kohë.

Një fenomen i njohur si “rrjedha e dyfishtë e ajrit” – ku rrjedha ajrore ndahet, duke lënë ajrin e nxehtë të qëndrojë mbi kontinent – është përgjegjës kryesisht për rritjen e valëve të nxehtësisë në Evropën Perëndimore, thanë studiues gjermanë në vitin 2022.

Po valët e nxehtësisë në oqean?

Sipërfaqet tokësore në Evropë ngrohen më shpejt se oqeani, por Mesdheu po përjeton aktualisht temperatura rekord të sipërfaqes së detit, përfshirë edhe për muajin qershor.

“Kur uji i detit është i ngrohtë, avullon më shumë dhe ngroh atmosferën mbi të. Dhe me këtë avullim, krijon më shumë energji potenciale për stuhitë. Kështu ka një ndërveprim mes atmosferës dhe oqeanit,” shpjegoi Samantha Burgess.

Profesori Lucarini theksoi se vala aktuale e nxehtësisë ka përputhur me një periudhë me temperatura abnormale – 4 deri në 5 gradë Celsius më të larta se mesatarja – në disa pjesë të Mesdheut.

“Po shohim anomalitë e mëdha të temperaturave të sipërfaqes së detit në gjithë Detin Mesdhe Perëndimor dhe në Atlantikun Lindor,” shpjegoi ai.

“Merrni Francën, ajo rrethohet nga ujëra tepër të nxehtë, kështu që natyrisht është shumë më e prirur të ketë anomalitë e temperaturave të gjata dhe të qëndrueshme në tokë, si dhe stuhi shumë të forta”, theksoi profesori.

Pasojat afatgjata

Vlerësohet se moti i ftohtë shkakton deri në dhjetë herë më shumë vdekje në Evropë sesa nxehtësia. Por, ndryshimet klimatike mund të rrisin numrin e vdekjeve të shkaktuara nga nxehtësia.

Një studim i Komisionit Evropian parashikon se, pa masa për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, numri i viktimave nga nxehtësia ekstreme në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar mund të shumëfishohet tridhjetë herë deri në fund të këtij shekulli.

Në të njëjtën kohë, vdekjet e shkaktuara nga nxehtësia në Evropën jugore pritet të jenë 9.3 herë më të shpeshta sesa në Evropën veriore, krahasuar me gjashtë herë më të shpeshta që janë tani.

Nxehtësia ekstreme mund të shkaktojë gjithashtu ngjarje të tjera ekstreme klimatike, si stuhitë subtropikale, thatësira dhe zjarret e egra.

“Sa më e lartë të jetë temperatura, aq më shumë avullim ka nga lagështia e tokës. Dhe sa më e thatë të jetë toka, aq më e thatë është dhe bima mbi të, që do të thotë se rreziku nga zjarret është shumë më i madh,” tha Burgess, duke shtuar se kjo “nuk do të thotë medoemos se do të shkaktohet zjarr, sepse ne ende kemi nevojë për një burim ndezës.”

Kjo nënkupton se Evropa duhet të jetë gjithnjë e më shumë e përgatitur për valët e nxehtësisë dhe pasojat e tyre, si nga pikëpamja shëndetësore ashtu edhe nga ajo e sigurisë publike. /Telegrafi/

The post Si ndikon ndryshimi i klimës në valët e nxehtësisë? appeared first on Telegrafi.

Një shenjë pak e njohur e goditjes nga nxehtësia që nuk duhet ta injoroni kurrë pasi mund të jetë vdekjeprurëse

2 July 2025 at 18:15

Me temperaturat që janë rritur prej ditësh, është e rëndësishme të keni kujdes që të mos vuani nga goditja nga nxehtësia. Prandaj, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për shenjat më pak të njohura.

Injorimi i këshillave shëndetësore mund të shkaktojë goditje nga nxehtësia, dhe në rastin më të keq mund të çojë në dështim të organeve dhe madje edhe në vdekje.

Ndërsa ka disa shenja më të dukshme të goditjes nga nxehtësia, siç është temperatura e lartë e trupit (40°C ose më e lartë) dhe lëkura e kuqe, e nxehtë dhe e thatë, një shenjë më pak e njohur është “sjellja e ndryshuar” e cila mund të manifestohet si konfuzion, të folur të paqartë ose nervozizëm.

Prandaj, mjeku i përgjithshëm dhe këshilltari klinik në The Independent Pharmacy, Donald Grant, tha se ishte e rëndësishme të dihet se çfarë duhet të kërkohet.

“Simptomat e goditjes nga nxehtësia përfshijnë temperaturë të lartë të trupit, sjellje të ndryshuar, të përziera, rrahje të shpejta të zemrës dhe dhimbje koke. Shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell dhe kontrollimi i marrjes së ujit është mënyra më efektive për të zvogëluar gjasat e kësaj gjendjeje të rrezikshme”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli dhe veshja e rrobave të duhura mund t’ju ndihmojë të qëndroni të freskët dhe të shmangni mbinxehjen në mot të nxehtë.

“Kremrat kundër diellit janë një tjetër produkt i domosdoshëm përpara një vale të nxehtë të pritur, pasi këto produkte janë thelbësore për të shmangur djegien nga dielli dhe lodhjen nga nxehtësia. Në përgjithësi, kremi kundër diellit duhet të riaplikohet çdo dy orë”, shpjegoi ai.

Ai gjithashtu thekson se veshja e rrobave të duhura mund të ketë një efekt pozitiv në aftësinë e trupit për të rregulluar nxehtësinë dhe për të ruajtur një temperaturë të sigurt. Prandaj, ai sugjeron të zgjidhni rroba të lehta dhe të gjera, të cilat zvogëlojnë gjasat e djersitjes dhe ngadalësojnë dehidratimin.

“Një kapelë dhe syze dielli janë gjithashtu jashtëzakonisht të dobishme për mbrojtjen nga dielli dhe për të qëndruar të freskët, dhe mbajtja e kokës të freskët mund të ndihmojë në mbrojtjen nga goditja nga nxehtësia”, shtoi ai.

Përveç kësaj, është e rëndësishme të shmangni dehidratimin pasi kjo mund të çojë në lodhje nga nxehtësia, e cila mund të çojë në goditje nga nxehtësia. Lodhja nga nxehtësia është një formë më e lehtë e sëmundjes që lidhet me nxehtësinë, por mund të përparojë në goditje nga nxehtësia nëse nuk trajtohet.

“Simptomat e dehidratimit përfshijnë marramendje, etje të shtuar, gojë të thatë dhe urinë të verdhë të errët, dhe mund të shkaktohen nga dehidratimi dhe djersitja e tepërt. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kërkoni hije dhe të jepni përparësi hidratimit për të shmangur dehidratimin – i cili mund të çojë në probleme të tjera që lidhen me nxehtësinë”, tha Dr. Grant.

Nëse dikush tregon shenja të lodhjes nga nxehtësia ose goditjes nga nxehtësia, këshillohet që ta zhvendosni në një vend të freskët për ta freskuar dhe për ta inkurajuar marrjen e lëngjeve.

The post Një shenjë pak e njohur e goditjes nga nxehtësia që nuk duhet ta injoroni kurrë pasi mund të jetë vdekjeprurëse appeared first on Telegrafi.

‘Çmendet’ moti/ Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

2 July 2025 at 16:40

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale do të pësojnë një ulje të lehtë krahasuar me ditën e sotme, ku termometri shënoi 42 gradë celcius. Gjatë ditës së nesërme temperaturat në disa zona do të arrijnë deri në 40 gradë celcius, sa i përket tempraturave minimale gjatë natës do të arrijnë deri në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Ndërkohë valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.

The post ‘Çmendet’ moti/ Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

“Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

By: Elva
1 July 2025 at 09:32

Temperaturat e larta dhe vapa, që do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, mund të shkaktojnë sëmundje serioze deri në vdekje. Dhjetëra qytete në të gjithë Evropën Jugorejanë përfshirë nga valët e të nxehtit. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë për rreziqet nga temperatura ekstreme që do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe kanë shtuar gatishmërinë. Në […]

The post “Përvëlohet” Europa/ Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta? appeared first on BoldNews.al.

Çfarë është një ‘kupolë e nxehtësisë’ – dhe për sa kohë do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar?

30 June 2025 at 17:49

Pjesa më e madhe e Evropës po piqet tani në të ashtuquajturën “kupolë nxehtësie” – kushte pak si një furrë picash, të cilat po djegin Spanjën, Francën, Italinë, Greqinë dhe më gjerë.

Ndërkohë, temperaturat në Mbretërinë e Bashkuar mund të arrijnë në një nivel të rrallë prej 34°C sot – që do të thotë se mund të jetë më e nxehtë se Meksika, Barbadosi dhe Xhamajka, transmeton Telegrafi.

Çfarë është një kupolë nxehtësie?

Një kupolë nxehtësie formohet kur një zonë me presion të lartë qëndron mbi një rajon për ditë ose javë.

Ky presion bllokon ajrin e nxehtë – si kupola e një furre picash ose një kapak në një tenxhere – dhe pjek ajrin dhe tokën poshtë.

Ndërsa toka thahet, ajo thith nxehtësinë – duke i bërë kushtet edhe më të nxehta.

Kupola e presionit të lartë gjithashtu bllokon retë dhe ajrin më të freskët, duke rezultuar në qiell të kthjellët dhe nxehtësi të vazhdueshme.

Çfarë efekti ka kupola e nxehtësisë në Mbretërinë e Bashkuar?

Kupola aktuale e nxehtësisë po qëndron pezull në pjesën më të madhe të Evropës, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet pikërisht në prag të saj.

Kjo do të thotë që i njëjti presion i lartë që sjell temperatura plus 40°C në Evropën Jugore, po e përvëlon edhe Anglinë Jugore dhe Lindore të hënën dhe të martën.

Temperaturat mund të arrijnë në 34°C në Londër dhe juglindje sot – një “ngjarje relativisht e rrallë, me vetëm një numër të vogël ditësh [me 34°C] që nga vitet 1960”, sipas shkencëtares së Zyrës Meteorologjike, Dr. Amy Doherty.

Dhe këto rajone do të kalojnë një “natë tropikale” të hënën në mbrëmje – kur temperaturat nuk bien nën 20°C, duke e bërë shumë më të vështirë gjumin.

Kjo nxehtësi do të shtyhet drejt juglindjes të martën në mbrëmje, ndërsa një front i ftohtë lëviz nëpër Anglinë Juglindore.

Britania Veriore dhe Perëndimore ndodhen jashtë zonës së presionit të lartë, prandaj kushtet atje janë më të ftohta dhe më të lagështa.

A po bëhen kupolat e nxehtësisë më të zakonshme?

Juria (shkencore) është ende jashtë, thotë shkencëtari i klimës, Dr. Michael Byrne, nga Universiteti i St Andrews.

“Disa studime sugjerojnë se kupolat e nxehtësisë do të bëhen më të zakonshme ndërsa klima ngrohet, me valë të nxehtësisë më të shpeshta si rezultat”, por ende nuk ka konsensus shkencor, thotë ai.

“Por ajo që është shumë e qartë është se ndryshimi i klimës po i ngarkon zaret në mënyrë të tillë që kur ndodh një kupolë nxehtësie, ajo sjell temperatura më të nxehta dhe më të rrezikshme”, shtoi ai.

“Ndryshuesi i lojës”

Ndërsa kupolat e nxehtësisë nuk janë asgjë e re, ndikimet e tyre më intensive janë.

Evropa është tashmë më shumë se 2 gradë Celsius më e ngrohtë se në kohët para-industriale dhe kontinenti që ngrohet më shpejt në botë, duke e bërë çdo valë të nxehtësisë dhe kupolë të nxehtësisë më të nxehta nga sa do të kishin qenë.

Kjo për shkak se gazrat serë të lëshuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile po bllokojnë më shumë nxehtësi në atmosferën e Tokës, duke rritur temperaturat mesatare.

Dr. Friederike Otto, një lektore e lartë në shkencën e klimës nga Imperial College London, thotë: “Studime të panumërta kanë treguar se ndryshimi i klimës është një ndryshim absolut i lojës kur bëhet fjalë për nxehtësinë në Evropë, duke i bërë valët e nxehtësisë shumë më të shpeshta, veçanërisht ato më të nxehtat – dhe më intensive”.

Profesori James Dyke, një ekspert në shkencën e klimës nga Universiteti i Exeterit, shtoi: “E vetmja mënyrë për të shmangur nxehtësinë edhe më ekstreme është heqja graduale e lëndëve djegëse fosile me shpejtësi”.

Por ne gjithashtu duhet të përshtatemi me botën më të nxehtë, thonë ekspertët, që do të thotë të sigurohemi që njerëzit dhe ndërtesat të mund të qëndrojnë të freskëta për të shmangur efektet anësore të rrezikshme.

Baronesha Brown, nga Komiteti i Ndryshimeve Klimatike (CCC), i tha Sky News në prill: “Ende duket sikur është problemi i së nesërmes… dhe nëse nuk e trajtojmë sot, bëhet katastrofa e së nesërmes”.

‘Vrasësi i heshtur’ dhe efektet anësore

Shkencëtarët i quajnë valët e nxehtësisë “vrasësi i heshtur” sepse ato shkaktojnë vdekje të konsiderueshme të tepërta, veçanërisht tek ata që janë tashmë të prekshëm.

Ato janë gjithashtu të rrezikshme për fëmijët e vegjël – trupat e vegjël të të cilëve ngrohen më shpejt – dhe gratë shtatzëna, dhe rrezikojnë lindje të parakohshme.

Efektet anësore godasin jo vetëm shëndetin tonë, por edhe tokën dhe ndërtesat.

Nxehtësia nxit kushtet për zjarret në pyje dhe mund të shkaktojë dështimin e të korrave, hekurudhave dhe linjave të energjisë.

Dr. Madeleine Thomson, nga Wellcome Trust, e cila mbështet kërkimet shëndetësore, thotë se na duhet një qasje afatgjatë për t’u përballur me nxehtësinë më të gjatë dhe më të nxehtë.

“Strategjia e reagimit ndaj çdo krize po dështon dhe shkenca na thotë se do të përkeqësohet”, thotë ajo.

“Ne duhet të kalojmë në veprime proaktive, të shpejta dhe të koordinuara për të zbutur dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike. Mjetet ekzistojnë. Provat janë të qarta. Ajo që mungon është urgjenca. Ne duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani”, shtoi ajo. /Telegrafi/

 

The post Çfarë është një ‘kupolë e nxehtësisë’ – dhe për sa kohë do të ndikojë në Mbretërinë e Bashkuar? appeared first on Telegrafi.

Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani: Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë

30 June 2025 at 11:49

Meteorologu Hakil Osmani, bëri parashikimin e motit për fundin e muajit qershor dhe javën e parë të korrikut, teksa thekson se do të kemi të bëjmë me temperatura të larta, tipike të verës.

Ai shton se edhe në fundjavë do të kemi të bëjmë me intervale me diell por do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave në krahasim me mes javën.

Edhe kjo javë do të jetë nën ndikimin e temperaturave të larta për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë një pjesë të mirë të Europës. Territori shqiptar do të ketë maskimume të cilat do të variojnë 38 gradë Celsius. Edhe nga dita e  martë dhe në vijim do të kemi temperatura të larta.  Temperatura të larta do të ketë edhe kryeqyteti me maksimume 39 gradë celsius. Edhe në zonat malore kemi rritje të ndjeshme të temperaturave me maksimume 34 gradë celsius.

Duke filluar nga dita e premte dhe në fundjavë do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit edhe pse maksimumet mbeten në 34 gradë celsius, pra do të kemi një mot të qëndrueshëm të paktën deri në mes javë.

Sa i përket situatës në Rajon, do të kemi temperatura të larta ku maksimumet do shënojnë 36 gradë Celsius. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut do ketë temperatura të larta në orët e para të mëngjesit. Intervalet me diell parashikohet të jenë dominante, kryesisht në Kosovë”, tha Osmani. /euronews/

 

 

 

 

 

 

 

The post Vala e të nxehtit mbulon Shqipërinë, Osmani: Temperaturat e korrikut deri në 39 gradë appeared first on Telegrafi.

Keni probleme me mizat dhe insektet? Me këta dy përbërës nga kuzhina do t’i largoni nga shtëpia juaj

26 June 2025 at 00:26

Temperaturat e larta përshpejtojnë zhvillimin e mizave nga vezët në formën e rritur

Vera është periudha e vitit kur gëzojmë ditët e ngrohta dhe mbrëmjet e gjata në natyrë, por bashkë me to shpesh vjen edhe një dukuri e bezdisshme – mizat dhe insektet që pa pushim futen nëpër shtëpitë tona. Zhurma e tyre dhe fluturimi i vazhdueshëm përreth mund ta prishin qetësinë dhe përpjekjet për t’i larguar shpesh janë të lodhshme.

Përveç shqetësimit, mizat mund të paraqesin edhe rrezik për shëndetin, sepse ato i vendosin vezët në materiale organike në dekompozim, përfshirë mbeturinat, kompostin apo mbetjet e rrëshqitshme që mund të gjenden në koshat e riciklimit. Temperaturat e larta e përshpejtojnë zhvillimin e tyre, duke mundësuar që miza të kalojë më shpejt nga veza në formën e rritur.

Megjithatë, një influencuese ka ndarë një truk të thjeshtë me të cilin, vetëm me dy përbërës nga kuzhina, ka arritur t’i largojë mizat nga shtëpia pa shumë mundim, shkruan Daily Express, përcjell Telegrafi.

Bunmi Scott postoi në Instagram se së fundi ka provuar metodën e Nancy Birtwhistle për krijimin e një repelenti natyral, dhe rezultatet e kanë entuziazmuar. “Një nga mënyrat më natyrale për të larguar mizat: gjysmë limoni, karafil dhe kaq është”, ka thënë ajo në videon e publikuar. Mjafton të merrni një gjysmë limoni të prerë dhe të ngulni në të disa karafila.

Mizat dhe insektet nuk e përballojnë erën e kombinimit të limonit dhe karafilit, ndaj kjo i largon në mënyrë efektive. Në komente, shumë ndjekës kanë konfirmuar se truku ka funksionuar. “Definitivisht funksionoi tek unë, do ta bëj këtë gjatë gjithë verës. Truku më i mirë ndonjëherë”, ka shkruar një përdoruese.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bunmi Scott (@itsallabouteco)

“Funksionon! Nuk kam parë miza për dy ditë. Është brilante, provojeni!”, ka shtuar një tjetër. Truku fillimisht është ndarë nga ëmbëlsirëbërësja britanike Nancy Birtwhistle. “Insektet tërhiqen nga aroma. Nëse lini ushqim jashtë, ato do të vijnë duke e ndjerë erën. Nëse afër jush ka erë të pakëndshme, për shembull nga kafshët shtëpiake apo ndonjë mbetje e prishur, mizat do ta gjejnë. Por ato e urrejnë erën e agrumeve dhe të karafilit”, ka shpjeguar Birtwhistle. /Telegrafi/

The post Keni probleme me mizat dhe insektet? Me këta dy përbërës nga kuzhina do t’i largoni nga shtëpia juaj appeared first on Telegrafi.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Të zbatohen masat për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit

25 June 2025 at 21:40

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës informuan pasdite publikun se në përputhje me Informacionin e miratuar për zbatimin e masave nga Faza 3 e Planit të veprimit për parandalimin e pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë (2025 – 2030), koordinon dhe implementon në mënyrë aktive rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve dhe përmirësimin e kushteve të punës në periudhën e verës.

Në kushtet e valëve ekstreme të të nxehtit, Ministria u bën thirrje të gjithë punëdhënësve në sektorin publik dhe privat të zbatojnë masat si vijon:

“Shtyrja e aktiviteteve të punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 5 pasdite, veçanërisht për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë së drejtpërdrejtë. Krijimi i mundësive për punë në distancë, fleksibël ose të dyhershme aty ku është e realizueshme. Sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike në ambientet e punës, me temperaturë deri në 25°C, me përjashtim të rasteve kur këtë nuk e lejon natyra e procesit të punës. Lirim nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç, nëse nuk janë siguruar kushte përkatëse për punë, me përjashtim të të punësuarve në infrastrukturë kritike (shëndetësi, polici, armatë, transport, energjetikë, ndërmarrje publike komunale)”, citohet në kumtesë.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë dhe koordinojë aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.

“Këto masa synojnë të zvogëlojnë rreziqet e stresit nga nxehtësia dhe pasojat e tjera shëndetësore për të punësuarit si pjesë e përgjigjes kombëtare ndaj sfidave të ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit. Ministria i bën thirrje publikut dhe sektorit të biznesit për bashkëpunim dhe përgjegjësi në zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve dhe sigurimin e kushteve të sigurta dhe të shëndetshme të punës”, theksohet në kumtesë.

The post Ministria e Ekonomisë dhe Punës: Të zbatohen masat për mbrojtjen e punëtorëve në kushtet e valëve të të nxehtit appeared first on Telegrafi.

“Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë

15 June 2025 at 14:19

Mjeket thonë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial. Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik. Ka pasur raste kur dehidrimi ka qenë i thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi. Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave si salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë. Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

The post “Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë appeared first on Sot News | Lajme.

Helmimi nga ushqimi/ Mjekët: Temperaturat e larta rrisin rrezikun

By: Rovena
15 June 2025 at 14:03

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Mjeket thonë se rritja e temperaturave  krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak  sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre  kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial.  Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik.  Ka pasur  raste kur dehidrimi ka qenë i  thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi.

Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave  krijon kushte për  zhvillimin e mikroorganizmave si  salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë  shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë  përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë.  Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij  në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe  përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe  shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme./abcnews.al

 

Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

13 June 2025 at 18:46

Me rritjen e temperaturave, numri i insekteve në ambient është shtuar, duke sjellë edhe rritje të rasteve të pickimeve që po drejtohen drejt mjekëve të familjes.

Antia Haxhiraj, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.10, shpjegon se me ngrohjen e motit, janë shtuar edhe pacientët me reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve.

“Rastet më të shpeshta janë nga mushkonjat, ca miza të vogla, bletët, grerëzat, dhe në raste më të rralla, nga milingonat e zjarrit, të cilat janë më të përhapura në plazhe,” thotë mjekja Haxhiraj.

Pickimi i insekteve mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, nga reaksione të lehta që mund të trajtohen në shtëpi, deri te alergjitë serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

“Shumica e rasteve janë reaksione lokale në zonën e pickimit, si skuqje, kruarje dhe ënjtje. Megjithatë, në raste më të rralla, mund të shfaqen manifestime sistemike, si zgjerim i plagës, probleme me frymëmarrjen, ose përhapje e ënjtjes në zona të tjera të trupit. Këto raste kërkojnë menjëherë trajtim spitalor,” thekson mjekja.

Si të veprojmë pas pickimit?

Në rast pickimi nga mushkonjat dhe mizat e vogla, nuk nevojitet kujdes i veçantë, përveç vendosjes së kompresave me ujë të ftohtë.

Në rast pickimi nga bleta, zona duhet të lahet me ujë dhe sapun, dhe të vendoset kompresë e ftohtë për të reduktuar ënjtjen.

Në asnjë rast nuk duhet të kruhet vendi i pickimit për të shmangur infektimet. Nëse është e dukshme thumbi, duhet nxjerrë me kujdes.

Edhe pse më të rralla, gjatë verës rritet edhe rreziku i pickimit nga gjarpërinjtë, për të cilin duhet kërkuar menjëherë ndihma mjekësore në qendrat spitalore.

The post Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌