Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lladrovci njofton për situatën me zjarret: Rreziku vazhdon në Balincë dhe Gjergjicë

5 July 2025 at 17:32

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart përkushtimin e zjarrfikësve në përballje me zjarret që kanë përfshirë disa zona të komunës, si pasojë e temperaturave të larta dhe thatësisë së madhe.

Në një deklaratë publike, Lladrovci i quajti zjarrfikësit “heronj që mbrojnë pronën publike dhe private” dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të tyre në parandalimin e përhapjes së flakëve.

Ai bëri të ditur se zjarri në malin e Goleshit (Sankoc) po vazhdon me intensitet më të ulët, ndërsa në Gjergjicë situata mbetet më e rrezikshme, pasi zjarri është shpërndarë edhe në pjesën e Balincës në komunën e Malishevës.

“Gjatë ditës së djeshme kanë intervenuar 6 zjarrfikës nga Drenasi, 6 nga Prishtina, 4 nga Lipjani dhe 27 ushtarë të FSK-së”, tha ai.

Lladrovci theksoi se zjarrfikësit janë në terren dhe po përballen me flakët në mënyrë të pandalshme, ndërsa Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente po kujdeset që ata të furnizohen me ushqim dhe pije të nevojshme.

“Sikur të isha në Kosovë, do të isha krah zjarrfikësve – heronjtë e këtyre ditëve”, përfundoi kryetari Lladrovci, duke shprehur mbështetje të plotë për përpjekjet e tyre./Telegrafi/

The post Lladrovci njofton për situatën me zjarret: Rreziku vazhdon në Balincë dhe Gjergjicë appeared first on Telegrafi.

Zjarri i madh përfshin malet e Goleshit

4 July 2025 at 22:26

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit, duke shkaktuar shqetësim të thellë tek banorët lokalë dhe autoritetet komunale.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë flakë të mëdha dhe tym të dendur që përfshin një sipërfaqe të konsiderueshme të malit, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e zonave përreth.

Zjarri, i cili është vënë re në orët e pasdites, ka alarmuar qytetarët, të cilët i janë drejtuar institucioneve për ndihmë të menjëhershme.

Deri më tani, nuk dihen shkaqet e shpërthimit të tij, por dyshohet se mund të jetë rezultat i temperaturave të larta ose ndonjë pakujdesie njerëzore.

Ekipet e zjarrfikësve janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, duke u përpjekur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe përmasave të flakëve, ndërhyrja po bëhet me vështirësi të mëdha.

The post Zjarri i madh përfshin malet e Goleshit appeared first on Telegrafi.

Ndryshime në udhëheqjen e dy drejtorive komunale në Drenas

29 May 2025 at 09:00

Komuna e Drenasit njofton se është emëruar Herolindë Krasniqi në pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Enkela Dema në pozitën e Drejtoreshës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në njoftimin e bërë nga Komuna thuhet se ky ndryshim vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm për të forcuar më tej performancën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në dobi të qytetarëve tanë.

“Enkela Dema, e cila deri tani ka udhëhequr me përkushtim Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kalon tashmë në krye të Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural – një drejtori me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe jetën rurale në komunën tonë. Një falënderim i veçantë shkon për Anita Avdullahu Dvorani, e cila me profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm ka udhëhequr Drejtorinë për Bujqësi deri më tani, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e sektorit bujqësor”, vijon njoftimi.

Tutje, thuhet ” Urojmë suksese Krasniqi dhe Dema në detyrat e reja, me bindjen se do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim, transparencë dhe vizion për të mirën e qytetarëve të Komunës së Drenasit”./Telegrafi/

The post Ndryshime në udhëheqjen e dy drejtorive komunale në Drenas appeared first on Telegrafi.

Lladrovci për vizitën në Zvicër: Nder të jem pjesë e ekipit të presidentes Osmani, pritje madhështore nga autoritetet dhe mërgata

24 May 2025 at 11:29

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka qenë i nderuar të jetë pjesë e ekipit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Konfederatën e Zvicrës, vend mik dhe me lidhje të fuqishme me Kosovën dhe popullin tonë.

Ai ka shprehur disa falënderime, duke treguar edhe për vizitën e realizuar, transmeton Telegrafi.

“Faleminderit për konsideratën Presidente Osmani-Sadriu, mirënjohës për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin e Presidentes së Zvicrës ndaj nesh, znj. Keller-Sutter me Kabinetin Federal. Vizita filloi në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës, pastaj u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes nga Presidentja Keller-Sutter me bashkëshortin në Bundesplatz, Bernë”, ka pohuar ai.

Mes tjerash, ai ka shtuar “Takimet vijuan me fjalime zyrtare të Presidentes Osmani-Sadriu dhe Presidentes së Zvicrës, Keller-Sutter, në Pallatin Federal të Zvicrës, në prani të anëtarëve të Këshillit Federal Zviceran”.

“Takim i jashtëzakonshëm u zhvillua në shesh me mërgimtarët tanë dhe qytetarët, ishte një pritje madhështore. Pas takimit dypalësh në Bernë, u mbajt konferenca e përbashkët për media. Takimi bilateral u fokusua në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe në fushat tjera me interes të përbashkët, me këtë rast, mërgata e Kosovës u cilësua si motor i zhvillimit në shtetin helvetik”, deklaroi ai.

Lladrovci ka pohuar se “Në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës dhe Këshilli Federal zviceran me pjesëtarë të mërgatës tonë të suksesshëm të fushave të ndryshme u theksua mundësia e fuqizimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me interes të përbashkët”.

“Gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, qëndruam në vendlindjen e presidentes Keller-Sutter, në kantonin St. Gallen dhe Thurgau, ku u njohëm me vlerat dhe historinë e këtyre kantoneve, në veçanti investimet në inovacion. Agjenda vazhdoi me pjesëmarrjen në ngjarjen dedikuar jetës dhe punës së mikut të madh të Kosovës, presidentit Martti Ahtisaari. Vizita u përmbyll me takimin e zhvilluar me mërgatën tonë Gjenevë, ku u shpalosën vlerat e mërgimtarëve tanë dhe shfaqje e mrekullueshme kulturore, e pasur me folklorin, recitime, këngë e valle”.

Ai shkroi tutje se “Takimet ishin shumë të përzemërta dhe dëshmonin se Kosova zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e vendit mikpritës, vendit që i hapi dyert kur qytetarët e Kosovës kishin më së shumti nevojë, shtetit që i rri krah Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Faleminderit për nderimin presidente Vjosa Osmani-Sadriu, faleminderit presidente Keller-Sutter, faleminderit mërgimtarë, miq e dashamirë. Ditët e qëndrimit zyrtar në Zvicër, ishin dëshmi e nderimit të madh që i bëhej Republikës së Kosovës, Presidentes Osmani-Sadriu dhe ekipit të saj”./Telegrafi/

The post Lladrovci për vizitën në Zvicër: Nder të jem pjesë e ekipit të presidentes Osmani, pritje madhështore nga autoritetet dhe mërgata appeared first on Telegrafi.

Në Drenas shënohet Dita Botërore e Hipertensionit

17 May 2025 at 14:48

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me QKMF-në, shënoi sot Ditën Botërore të Hipertensionit përmes aktiviteteve vetëdijesuese në terren dhe në ambientet e QKMF-së.

Aktivitetet përfshinë: Matje falas të tensionit arterial për qytetarët; Këshillim shëndetësor individual për parandalimin e hipertensionit; Ligjëratë informuese në sallën e QKMF-së, për të shënuar këtë ditë të rëndësishme dhe për të ofruar informata mbi rreziqet e hipertensionit dhe mënyrat e parandalimit.

Po ashtu, thuhet se qytetarët patën mundësi të informohen nga profesionistët tanë për rëndësinë e një jete të shëndetshme dhe kontrollit të rregullt të tensionit.

The post Në Drenas shënohet Dita Botërore e Hipertensionit appeared first on Telegrafi.

Drenas, mbahet fushatë vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve

16 May 2025 at 14:32

Në kuadër të Javës së AME-së, në dhjetë shkolla të komunës së Drenasit është zhvilluar një fushatë vetëdijësuese me qëllim parandalimin e zjarreve, në organizim të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NJPZSH-së).

Udhëheqësi i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Afrim Gjeli dhe stafi i tij mbajtën ligjërata informuese dhe praktike me nxënësit e shkollave, u prezantuan tema të rëndësishme vetëdijësuese për rrezikun nga zjarri, masat mbrojtëse të zjarreve në shkolla, shtëpi banimi dhe hapësira të hapura, veprimet në rast zjarri, evakuimi emergjent, pajisjet për shuarjen e zjarreve fillestare dhe mënyrat e parandalimit të tyre.

Ligjëratat u shoqëruan me shembuj konkret dhe demonstrime të drejtpërdrejta, duke nxitur përfshirjen aktive të nxënësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë nga zjarret.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, falënderon NjPZSh-në për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë mision kaq të rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave në Komunën tonë që mundësuan dhe përkrahen realizimin e aktiviteteve të vetëdijësimit publik të nxënësve. /Telegrafi/

 

The post Drenas, mbahet fushatë vetëdijësuese për parandalimin e zjarreve appeared first on Telegrafi.

Komuna e Drenasit mbështet zhvillimin profesional të mësimdhënësve

13 May 2025 at 09:34

Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me DKA-në dhe organizatën KosEd, po vazhdon angazhimin për të fuqizuar zhvillimin profesional të mësimdhënësve në shkollat tona.

Sot u certifikuan 74 mësimdhënës që përfunduan me sukses trajnimin “Praktikat pedagogjike të bazuara në dëshmi”, i cili përbëhej nga 8 module. Trajnimi u realizua në shkolla të ndryshme të komunës dhe u udhëhoq nga vetë mësimdhënësit me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë.

Certifikimi u zhvillua në këto shkolla:

• Sh.f.m.u. “Zenel Hajdini” – Tërstenik I
• Sh.f.m.u. “Xheve Lladrovci” – Gllanasellë
• Sh.f.m.u. “Rexhep Gjeli” – Likoshan
• Sh.f.m.u. “Rilindja” – Dobroshec
• Sh.f.m.u. “Fazli Grajçevci” – Vasilevë

Pjesëmarrësit kishin përfunduar më herët vetëvlerësimin e shkollës dhe vlerësimin nga kolegët, çka ka ndihmuar në përcaktimin e moduleve më të përshtatshme për trajnimin.

Së shpejti do të vijojë edhe certifikimi i mësimdhënësve të shkollave të tjera ku është përmbyllur ky projekt.

Faleminderit të gjithë mësimdhënësve për angazhimin e tyre, si dhe DKA-së dhe kryetarit të komunës për përkrahjen e vazhdueshme në fuqizimin e arsimit në Drenas. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Komuna e Drenasit mbështet zhvillimin profesional të mësimdhënësve appeared first on Telegrafi.

Mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2025 në Drenas

2 May 2025 at 10:51

Të mërkurën, në Sallën e Kulturës në Drenas, u mbajt edicioni i radhës i manifestimit tradicional letrar “Sofra Poetike – Ymer Elshani” 2025, i organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Karvanin e Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”.

Kjo ngjarje kulturore u zhvillua në shënim të 26-vjetorit të rënies së shkrimtarit Ymer Elshani, një figurë e shquar e letërsisë shqipe dhe arsimit.

Në manifestim morën pjesë: i autorizuari i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Petrit Sinani, drejtorë komunal, shkrimtarë e krijues, Teuta Elshani – e bija e shkrimtarit, përfaqësues të shkollave, mësimdhënës, nxënës dhe familjarë.

Petrit Sinani kujtoi zanafillën e manifestimit:

“Në vitin 1994, në fshatin Tërstenik, u mbajt takimi i parë i shkrimtarëve, ku u vendos që ky manifestim të quhet ‘Sofra Poetike’. Që nga atëherë, u krijua një traditë që tubon poetët dhe shkrimtarët nga të gjitha trevat e Kosovës, për të nderuar fjalën, artin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Çmimi special – ‘Sofra Drenicase’ – simbolizon këtë trashëgimi, përmes një punimi në miniaturë të realizuar enkas për këtë ngjarje”.

Historikun e Sofrës Poetike dhe jetën e shkrimtarit të ndjerë Ymer Elshani e prezantoi Ibrahim Kadriu, përfaqësues i Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”.

Nxënësit e Sh.F.M.U. “Rasim Kiçina” u prezantuan me krijimet e tyre letrare, si:

• 17 prilli – Anisa Veliu
• Fjala ime – Xheneta Xhemajli
• Për ty që shkrove – Alisa Xhekaj
• Udhëtim i diturisë – Eda Mula
• Zëri i nxënësve – Sofije Halilaj
• Librat – dritare drejt botës – Erblin Islami
• Heshtja që flet – Loresa Salihu
Nga mbi 70 punime të paraqitura, u përzgjodhën dhe u lexuan 14 poezi para të pranishmëve. Vlerësimin e punimeve e bëri komisioni profesional i përbërë nga:
• Rinore Veliu-Zymeri (kryetare)
• Sheremet Prokshi
• Sadbere Uka

Fituesit e çmimeve të edicionit 2025:

• Vendi i parë: “Elegji për 1432 engjëj” – Shifra “Nositi” – Ramë Oraca
• Vendi i dytë: “Vargjet e tua janë përjetësi” – Shifra “Poeti i Lirisë” – Hazir Luta
• Vendi i tretë: “Prilli akoma loton” – Shifra “8891” – Adelina R. Qarkaj
Çmimi për talentet e rinj:
• “Kosovë, bijë e stuhive dhe diellit” – Shifra “Bija jote Kosovë” – Mimoza Zymeri (Mitrovicë)
Çmimi special “Sofra Poetike – Ymer Elshani” 2025:
• Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”
(përfaqësuar nga: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Jonuz Fetahaj, Skënder Zogaj, Riza Greiçevci, Berat Batiu)

Ky manifestim edhe këtë vit dëshmoi se Drenasi mbetet një vatër e gjallë e kulturës dhe letërsisë shqiptare, duke ofruar hapësirë për afirmimin e talenteve të reja dhe kultivimin e vlerave të qëndrueshme artistike. /Telegrafi/

The post Mbahet Sofra Poetike “Ymer Elshani” 2025 në Drenas appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet dëshmori Jahir Lladrovci në 26-vjetorin e rënies së tij

19 April 2025 at 13:52

Sot në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë u bënë homazhe për nder të dëshmorit Jahir Lladrovci, me rastin e 26-vjetorit të rënies së tij.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë nënkryetari i Komunës, Arben Shala, së bashku me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë dhe miq.

Në këtë ditë kujtese, u vendosën buqeta me lule të freskëta pranë memorialit, duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprën e mësuesit dhe atdhetarit Jahir Lladrovci.

Në fjalën e tij, nënkryetari Shala theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për ata që dhanë jetën për lirinë.

“Sot përkulemi me nderim pranë varrit të një figure të shquar të rezistencës, mësuesit Jahir Lladrovci. Ai nuk ishte vetëm një mësues i dijes, por edhe një mësues i lirisë. Flijimi i tij është dëshmi e sakrificës sublime për një të ardhme më të drejtë dhe më të lirë për vendin tonë”. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Përkujtohet dëshmori Jahir Lladrovci në 26-vjetorin e rënies së tij appeared first on Telegrafi.

Në Drenas përurohet busti i heroit, Shaban Polluzha

4 April 2025 at 10:46

Në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Shkollës “Shaban Polluzha” në fshatin Polluzhë, u bë përurimi i bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha, në ambientet e ShFMU “Shaban Polluzha”.

Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili vlerësoi lart figurën e Heroit dhe sakrificën e tij për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

“Është nder dhe privilegj të kujtojmë veprën e Shaban Polluzhës, një prej figurave më emblematike të historisë sonë. Kjo është një ditë krenarie për nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë banorët e Polluzhës,” u shpreh kryetari Lladrovci gjatë ceremonisë.

Në njoftim thuhet se përurimi i bustit është një mesazh të fuqishëm për edukimin e brezave të rinj në frymën e atdhedashurisë dhe respektit për historinë tonë.

“Komuna e Drenasit vazhdon të përkrahë projektet që nderojnë figurat kombëtare dhe që forcojnë ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë tek qytetarët tanë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Në Drenas përurohet busti i heroit, Shaban Polluzha appeared first on Telegrafi.

Drenas, banorët e Arbrisë tani mund të marrin shërbime shëndetësore në ambulancën e tyre

3 April 2025 at 12:54

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Drenas po vazhdon me punë dhe aktivitete në shërbim të qytetarëve.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se nga tani, banorët e Abrisë dhe ata të Tërdevcit që jetojnë pranë saj mund të marrin shërbime shëndetësore në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Abri, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnije Krapi, ka konfirmuar se Ambulanca e Mjekësisë Familjare ka nisur ofrimin e shërbimeve.

“Kjo do të mundësojë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore dhe përmirësim të cilësisë së tyre për banorët e kësaj zone”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se ky  është një hap tjetër në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe afrimin e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

“Përmirësimi i infrastrukturës shëndetësore dhe mbështetja e profesionistëve të shëndetësisë mbeten përparësi për ne”, theksohet në komunikatë./Telegrafi/

 

 

The post Drenas, banorët e Arbrisë tani mund të marrin shërbime shëndetësore në ambulancën e tyre appeared first on Telegrafi.

Komuna e Drenasit fton qytetarët të kryejnë obligimet e tyre tatimore

1 April 2025 at 15:41

Komuna e Drenasit ka ftuar qytetarët që të kryejnë obligimet e tyre tatimore.

Në njoftim thuhet se bazuar bazuar në evidencat tatimore, ju njoftojnë se keni detyrime të papaguara për ngarkesat tatimore mbi: Tokën bujqësore në pronësi tuaj; Trojet ndërtimore; Objektet e regjistruara në emrin tuaj.

Tutje thuhet se për të shmangur penalitetet dhe interesat shtesë, ju ftojmë të kryeni pagesën e këtyre obligimeve brenda afatit të përcaktuar, deri më [afati i fundit për pagesën e parë.

Kësti i parë duhet të paguhet deri më: 30 prill 2025

Për informacion të detajuar mbi shumën e detyrimit, mënyrën e pagesës ose për çdo sqarim shtesë, ju lutemi të kontaktoni Zyrën e Tatimit në Pronë./Telegrafi/

 

The post Komuna e Drenasit fton qytetarët të kryejnë obligimet e tyre tatimore appeared first on Telegrafi.

Drenas, vazhdojnë vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç

26 March 2025 at 08:32

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunës së Drenasit, po vazhdon me dinamizëm te shtuar ne implementimin e pro vazhduar me programin-Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç .

Në njoftimin e bërë për media thuhet se vetëm brenda javës janë kryer 75 vizita dhe 107 shërbime.

Fillimisht, ky program ka filluar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, pastaj është shtrirë në Komoran dhe, në ditët në vazhdim, edhe në Terstnik.

“Programi i vizitave në shtëpi ofron shërbime të bazuara në shtëpi për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe ndërtimin e besimit midis infermierëve, punonjësve socialë dhe komunitetit për një sistem më të mirë të mjekësisë familjare”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit.

Tutje, thuhet se drejtoresha për Shëndetësi, Lumnije Krapi mbetet e përkushtuar që sa më afër qytetarit të ofrojë shërbime cilësore dhe gjithëpërfshirëse./Telegrafi/

The post Drenas, vazhdojnë vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç appeared first on Telegrafi.

SHFMU “Zenel Hajdini” në Drenas mbledh 789 euro për shoqatën Down Syndrome Kosova

22 March 2025 at 15:34

SHFMU “Zenel Hajdini” në Tërstenik në Drenas, javën e kaluar filloi një aksion humanitar për grumbullim të mjeteve për personat me sindrom down, për t’a përmbyllur me datë 21 mars, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të këtyre personave.

Me iniciativën e asistentes mbështetëse të shkollës “Zenel Hajdini”, Erëmira Ramaj dhe me mbështetjen e drejtoreshës, Lindihana Qorri, DKA-së dhe gjithë stafit të shkollës, nxënësve dhe prindërve, ky aksion përfundoi me një sukses të jashtëzakonshëm, duke grumbulluar një shumë prej 789.20 €.

Shuma e mbledhur, do t’i dorëzohet shoqatës së personave me sindrom down në Prishtinë.

Këtij akvitieti i ka ndihmuar edhe “Lounge Bar 74” i cili ka ndarë hapësirën për shitjen e punimeve të nxënësve. Shkollat, “Xheladin Gashi-Plaku” Komoran, “Halil Bajraktari” Drenas 2 dhe “Arif Shala” Korroticë e Poshtme, të cilat në mënyrë të organizuar partipicuan në këtë aktivitet.

“Ky aktivitet nuk do ta kishte arritur këtë sukses edhe pa ndihmën e njerëzve të tjerë të cilët kontribuuan për këtë fond”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

 

The post SHFMU “Zenel Hajdini” në Drenas mbledh 789 euro për shoqatën Down Syndrome Kosova appeared first on Telegrafi.

Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta

18 March 2025 at 14:43

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në mbledhjen komemorative për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lladrovci ka publikuar disa pamje nga mbledhja, ku ka shkruar se kujtimi për Haxhi Thaçi do të jetë i përhershëm.

“Me buçeta me lule, homazhe dhe Mbledhjen komemorative, ia dhamë lamtumirën e fundit Bacës Haxhi. Me nder dhe krenari, Baca Haxhi i përballoi sfidat e jetës, si bir i luftëtarit kundër pushtetit okupator, Sinan Thaçi, la te Hashimi dhe te të gjithë ne porosi të mos koritemi”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Dhimbja për Bacën Haxhi e familjes Thaçi dhe Hashimit me shokë që fizikisht janë larg nesh, është edhe dhimbje jona, është dhimbje e çdo atdhetari”.

“Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta, nga Baca Haxhi morëm përkrahje që në ditët e para të aksioneve kundër okupatorit. I paharrueshëm është kujtimi për Bacën Haxhi’./Telegrafi/

The post Lladrovci për Haxhi Thaçin: Ai kurrë nuk na ndau nga Hashimi dhe bijtë e tij, me këshilla të urta dhe të sinqerta appeared first on Telegrafi.

Drenas, njoftim për punimet në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”

20 February 2025 at 14:50

Komuna e Drenasit ka njoftuar për punimet që do të kryhen në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Drenasit kërkohet nga qytetarët të kenë mirëkuptim nga qytetarët.

“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se nga dita e enjte (20.02.2025) do të filloj së realizuari projekti për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, përkatësisht nga rreth rrotullimi i objektit të Komunës deri të udhëkryqi i rrugës regjionale Drenas-Skenderaj. Ndaj kërkojmë me mirëkuptim nga qytetarët që të përdorin rrugë alternative, sepse si pasojë e punimeve, rruga me raste mund të jetë tërësisht e mbyllur”./Telegrafi/

The post Drenas, njoftim për punimet në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” appeared first on Telegrafi.

Drenas, organizohet turnir në futsall me mësimdhënësit e shkollave

19 February 2025 at 11:28

Në përvjetorin e 17-të të pavarësisë së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizoi një turnir në futsall me mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Drenasit, duke shënuar këtë ngjarje të rëndësishme.

Turniri u zhvillua më 14 shkurt 2025 në palestrën “Hysni Jetullahi” të qytetit dhe u përshkua nga një atmosferë festive dhe konkurruese.

Rezultatet e turnirit ishin si më poshtë:
Vendi i parë: SHML “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Drenas.
Vendi i dytë: SHFMU “Xhevë Lladrovci” Gllanasellë.
Vendi i tretë: SHFMU “Shotë Galica” Abri.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpërbleu të gjithë fituesit me kupa dhe mirënjohje, duke e vlerësuar kështu angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve të Komunës së Drenasit për sportin dhe zhvillimin e shëndetit fizik”./Telegrafi/

The post Drenas, organizohet turnir në futsall me mësimdhënësit e shkollave appeared first on Telegrafi.

Komuna e Drenasit njofton për shtyrje të afatit për aplikimin në banimin social, blloku I dhe II

14 February 2025 at 11:45

Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka shtyrë afatin për aplikim deri me datë 20 shkurt 2025 lidhur me shfrytëzimin e përkohshëm të banesave me qira jo profitabile në banimin e përkohshëm social tek Blloku I dhe II në Drenasin III (Çikatovë e Re).

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale njofton të gjithë të interesuarit se Thirrja për Aplikim është e hapur deri me datë 20.02.2025.

Luten të gjithë ata të cilën nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit të aplikojnë brenda këtij afati duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar sipas thirrjes publike 01-360/03-2369 dt.15.01.2025. /Telegrafi/

 

 

 

The post Komuna e Drenasit njofton për shtyrje të afatit për aplikimin në banimin social, blloku I dhe II appeared first on Telegrafi.

Në fshatin Negroc u mbajt tubimi përkujtimor për ish-veteranin e UÇK-së, Milaim Krasniqi

25 January 2025 at 15:50

Në fshatin Negroc u mbajt tubimi përkujtimor me rastin e shënimit të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK- së, Milaim Krasniqi.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Kam qenë i nderuar për ftesën e familjes Krasniqi në Negroc, në tubimin përkujtimor me rastin e shënimit të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të UÇK- së, Milaim Krasniqi. Familja Krasniqi e konfirmoi traditën atdhetare në luftën çlirimtare, duke dhënë shembullin e shkëlqyer si dalëzotës të atdheut. Me këtë rast, pllaka përkujtimore e ngritur nga familja, është simbolikë domethënëse për gjeneratat se atdhedashuria është vlera madhore e individit, familjes dhe kombit”, shkruan ai në Facebook.

Tutje, Lladrovci thotë se i përjetshëm është kujtimi për Milaimin.

“Nderim për familjen Krasniqi!Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka pohuar ai./Telegrafi/

The post Në fshatin Negroc u mbajt tubimi përkujtimor për ish-veteranin e UÇK-së, Milaim Krasniqi appeared first on Telegrafi.

Drenas, Lladrovci përgëzon ekipen e programit të vizitave për nënat dhe fëmijët 0- 3 vjeç

21 January 2025 at 13:30

Komuna e Drenasit, përmes Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka marrë mirënjohje të veçantë nga Ministria e Shëndetësisë për arritjen e saj të jashtëzakonshme në realizimin e programit të vizitave për nënat dhe fëmijët 0 – 3 vjeç.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka përgëzuar ekipen e programit të vizitave për nënat dhe fëmijët 0- 3 vjeç, duke vlerësuar lartë përkushtimin e personelit, njëherësh duke i përgëzuar për këtë sukses dhe vendin e parë në nivel nacional.

“Me vendin e parë në nivel vendi për numrin më të lartë të këtyre vizitave, Drenasi vazhdon të jetë shembull i përkushtimit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore parësore cilësore. Kjo arritje është mbështetet edhe vitin 2023 me përfitimin e një veture nga Ministria e Shëndetësisë të dedikuar për këto vizita, e cila ka përmirësuar ndjeshëm qasjen ndaj kujdesit shëndetësor në terren”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se programi i vizitave në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët e porsalindur deri 3 vjeç është një iniciativë e rëndësishme që synon të përmirësojë shëndetin dhe mirëqenien e nënave dhe fëmijëve në komunitetet rurale. Me shërbime mjekësore dhe mbështetje të personalizuar në shtëpi, ky program ndihmon në ndërtimin e besimit midis infermierëve, punonjësve social dhe familjeve, duke siguruar që të gjithë, pavarësisht nga vendndodhja e tyre, të kenë qasje në kujdesin e duhur shëndetësor.

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Lumnie Krapi, po ashtu shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe punën e palodhur të profesionistëve shëndetësorë, në kuadër të programit të vizitave në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

“Angazhimi i përditshëm dhe përkujdesja për shëndetin e nënave dhe fëmijëve në komunitetet rurale është jetik për mirëqenien e tyre dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në komunën tonë. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale është e përkushtuar për vazhdimin e mbështetjes së projekteve që rrisin cilësinë e shërbimeve dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve”, thuhet tutje./Telegrafi/

The post Drenas, Lladrovci përgëzon ekipen e programit të vizitave për nënat dhe fëmijët 0- 3 vjeç appeared first on Telegrafi.

❌
❌