Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt

9 August 2025 at 13:40

Hysni Mehani është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri, një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka, një komunë që punon me ndershmëri, planifikon me vizion dhe i shërben me përkushtim çdo familjeje – në çdo lagje e çdo fshat.

“Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur.

Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt appeared first on Telegrafi.

Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

20 July 2025 at 15:31

Tre nga gjashtë personat që u lënduan si pasojë e prishjes së një luhatëse në Skenderaj, janë liruar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës të njëjtën ditë që janë pranuar për trajtim mjekësor.

Të lënduarat, përfshirë edhe një të mitur, fillimisht kishin pranuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, ishin transferuar për trajtim të mëtejshëm në Mitrovicë.

Sipas kryeinfermierit të spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë Agron Sumici, të lënduarat kanë pasur lëndime të lehta trupore.

“Pas orës 19:00 në mbrëmje kanë ardhur tre femra të lënduara nga [rrëzimi nga] luhatësja, që ka ndodhur në Skenderaj, njëra është e moshës 22 vjeçare, njëra është 18 vjeçare dhe njëra është diku 13 vjeçare. Lëndime të lehta të gjitha kanë pasur, nuk ka pasur ndonjë lëndim të madh serioz dhe pas trajtimit në emergjencë janë liruar për në shtëpi”, deklaroi ai për KosovaPress.

Rasti ka ndodhur të shtunën ku gjashtë persona, prej të cilëve tre të mitur, u lënduan pasi u rrëzuan si pasojë e prishjes së një luhatëse në rrugën Fatmir Dibra, në Skenderaj.

“Lidhur me rastin, janë intervistuar dy të dyshuar – pronari dhe punëtori i lojërave dhe e me pas me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës./kp/

The post Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Defekt në luhatëse në Skenderaj – gjashtë persona pësojnë lëndime trupore, përfshirë tre fëmijë

20 July 2025 at 09:40

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:20 në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj, ku gjashtë persona përfshirë tre të mitur, kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një defekti në një luhatëse.

Sipas Policisë së Kosovës, lëndimet u shkaktuan kur pajisja u prish papritur dhe të pranishmit u rrëzuan nga lartësia.

Të lënduarit fillimisht u dërguan në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin e Mitrovicës.

Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe një punëtor i atraksioneve të lojërave, të cilët janë liruar më pas me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt.

Policia ka nisur hetimet nën dyshimin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/

The post Defekt në luhatëse në Skenderaj – gjashtë persona pësojnë lëndime trupore, përfshirë tre fëmijë appeared first on Telegrafi.

Sulmi me vezë ndaj eksortës së Kurtit, suspendohen tre policë në Skenderaj

10 June 2025 at 17:15

Tre zyrtarë policor nga Skenderaj janë suspenduar për 72 orë. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës.

Rasti duket se ndërlidhet me sulmin me vezë ndaj eskortës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, gjatë një vizite në Skenderaj.

“Sot, me datë 10.06.2025, në ndërlidhje me rastin e Prishjes së Rendit dhe Qetësisë Publike (PRQP) në Skenderaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ka ndërmarrë disa veprime dhe në koordinim edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës ( IPK) ka marrë vendimin për suspendimin e tre (3) zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Skenderaj në kohëzgjatje prej 72 orësh”, ka njoftuar policia.

Policia ka shtuar se hetimet e mëtejme ndaj zyrtarëve policorë për shkelje të mundshme do të zhvillohen nga institucionet përkatëse kompetente. /Telegrafi/

The post Sulmi me vezë ndaj eksortës së Kurtit, suspendohen tre policë në Skenderaj appeared first on Telegrafi.

Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës

3 June 2025 at 10:30

Sot në orët e mëngjesit, një person i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar nga policia në Skenderaj.

Përmes njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se personi i kërkuar ishte i dënuar nga Gjykata me burgim prej shtatë muajsh për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Arrestimi i të kërkuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) muajsh për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

The post Policia në Skenderaj arreston një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës appeared first on Telegrafi.

Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari

19 May 2025 at 19:31

Një qytetar në Skenderaj ka dorëzuar një shumë parash që i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi”, në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së së hënës, kur personi është paraqitur në Stacionin Policor të Skenderajt dhe ka dorëzuar shumën e parave që kishte gjetur në rrugë, pa tentuar ta mbajë për vete.

“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj.

Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Telegrafi/

The post Skenderaj: Qytetari gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici – kërkohet pronari appeared first on Telegrafi.

Koncerti në Milano, Alban Skënderaj: Nuk di çfarë të them, jam ende i mpirë

By: gaze tare
15 May 2025 at 22:52

Këngëtari i njohur, Alban Skënderaj, ka ndarë emocionet e tij pas koncertit të mbajtur në Forum Assago në Milano, ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku. Në një postim në Instagram, artisti shkruan se është ende i mpirë nga ndjesitë e forta që përjetoi dhe e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë.

“Unë që fjalën e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë”, shprehet ai me mirënjohje.

Ai falënderon të gjithë të pranishmit, duke i quajtur njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri:

“Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm. Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”

Koncerti i Albanit në Itali ishte një tjetër sukses i madh në karrierën e tij, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë që publiku shqiptar jashtë vendit ka për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

The post Koncerti në Milano, Alban Skënderaj: Nuk di çfarë të them, jam ende i mpirë appeared first on iconstyle.al.

Mijëra shqiptarë në Milano këndojnë me Alban Skënderajn, koncerti “Motiv” bën xhiron në rrjete sociale

15 May 2025 at 12:38

Alban Skënderaj, një prej emrave më të dashur të muzikës shqiptare, vazhdoi me sukses rrugëtimin e koncertit të tij “Motiv”, duke mbajtur një performancë të jashtëzakonshme në qytetin e Milanos.

Ky koncert ishte një vazhdimësi e natyrshme e suksesit të arritur vitin e kaluar në Tiranë, ku artisti kishte prezantuar për herë të parë këtë projekt muzikor dhe emocional përpara një publiku të zjarrtë.

Në Milano, atmosfera ishte magjike. Sipas pamjeve të shumta të publikuara në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, koncerti tërhoqi një numër të jashtëzakonshëm njerëzish – dhjetëra mijëra fansa, të cilët mbushën hapësirën për të ndjekur nga afër një nga artistët më të dashur të muzikës shqiptare.

@kleaa.b05 MOTIV🤍 @Alban Skenderaj #albanskenderaj #motiv2025 #unipolforumdimilano ♬ suono originale – Klea

Videot e publikut flasin vetë: zëri i Albanit, emocionet në skenë dhe lidhja e veçantë që krijoi me audiencën, u kthyen në një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Skënderaj, i njohur për stilin e tij të veçantë, tekstet e ndjera dhe aftësinë për të komunikuar përmes muzikës, ka ndërtuar një karrierë të pasur që përfshin më shumë se një dekadë hite, koncerte të mëdha dhe një publik gjithnjë besnik. Me koncertin “Motiv”, ai nuk sjell vetëm muzikë – por një rrëfim të thellë emocional, një reflektim mbi jetën, dashurinë, ëndrrat dhe sfidat.

@fabij20 Alban Skenderaj a Milano ✨✨ . #albanskendaraj #albanskenderajconcert #MusicaAlbanese #AlbanesiInItalia #EventiAlbanesi #albanskenderajmotiv #albanskenderaj2025 ♬ suono originale – Fabjola Isufaj

Koncerti në Milano ishte një dëshmi se arti i tij tejkalon kufijtë dhe gjuhën. Me një skenografi moderne, interpretim të përsosur live dhe një ndjeshmëri që prekte çdo zemër në sallë, Alban Skënderaj tregoi edhe një herë se është një artist i kompletuar dhe i përkushtuar ndaj artit dhe publikut të tij.

“Motiv” u mbajt për herë të parë në Tiranë, në qershor të vitit 2024, ku u prit me entuziazëm dhe kritika shumë pozitive.

@marjushoxha1 #albanskenderaj #mediolanumforum #milano #2025 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #histori ♬ suono originale – Marjus Hoxha

The post Mijëra shqiptarë në Milano këndojnë me Alban Skënderajn, koncerti “Motiv” bën xhiron në rrjete sociale appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre

30 April 2025 at 14:31

Sot janë përkujtuar komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26 vjetorin e rënies së tyre, më 30 prill 1999.

Në aktivitetin e homazheve kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familja Kodra, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Po ashtu morën pjesë deputetë të Parlamentit të Kosovës, gjeneralë e ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorët komunalë, anëtarë të Kuvendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufts dhe qytetarë të shumtë.

Me këtë rast, është lartësuar vepra dhe heroizmi i Ilaz Kodrës, si bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari.

“Lavdi komandantit Ilaz Kodra dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të Kosovës!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Përkujtohen komandanti Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë e martirë në 26-vjetorin e rënies së tyre appeared first on Telegrafi.

Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj

25 April 2025 at 21:22

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se u ka marrë 40 mijë lekë për operimin e djalit të tyre, ndërkohë që sot i mituri rrezikon të humbasë një testikul dhe duhet të rifutet sërish në operacion. “Përveç […]

The post Fier/ Mjeku merr ryshfet për operacion në testikuj, i mituri humb njërin: Do e rioperoj appeared first on BoldNews.al.

Një person pëson lëndime të rënda nga degët e një lisi në Skenderaj

21 April 2025 at 09:58

Një person dje në Skenderaj ka pësuar lëndime të rënda nga degët e një lisi.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:30.

“Skenderaj / 20.04.2025-10:30. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se është lënduar nga degët e një lisi. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas policisë, rasti nën hetime.

The post Një person pëson lëndime të rënda nga degët e një lisi në Skenderaj appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet masakra e Rezallës, nderohen martirët e vrarë dhe masakruar

5 April 2025 at 20:35

Në fshatin Rezallë sot janë përkujtuar 98 martirët e vrarë dhe masakruar me 5 prill të vitit 1999, nga forcat paramilitare serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me këtë rast është organizuar edhe një tubim përkujtimor nga Komuna e Skenderajt, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, familjarët e viktimave, deputetët e Parlamentit të Kosovës, drejtorët e Komunës, anëtarët e Kuvendit, gjeneralë e ish-komandantë të UÇK-së, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe bashkëqytetarë të shumtë.

Me 5 prill të vitit 1999, ushtria dhe njësitë paraushtarake serbe kanë kryer një nga masakrat më të rënda të luftës për çlirim, duke vrarë 98 civilë shqiptarë të prambrojtur dhe të pafajshëm, shkruan Telegrafi.

“Sot dhe përgjithmonë, shprehim respektin e lartë për të gjithë ata që luftuan, sakrifikuan dhe dhanë jetën për lirinë e vendit. Lavdi martirëve të Masakrës së Rezallës!”,  thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Përkujtohet masakra e Rezallës, nderohen martirët e vrarë dhe masakruar appeared first on Telegrafi.

Miratohet propozim – vendimi që Vaughan Smith të shpallet “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, ai është fotoreporteri që dokumentoi luftën e Jasharëve

1 April 2025 at 15:45

Sot është miratuar propozim-vendimi për shpalljen “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, Vaughan Smith, fotoreporteri amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë.

Kjo është bërë përmes mbledhjes së rregull të Kuvendit Komunal të Skenderajt që është mbajtur sot, shkruan Telegrafi.

Këtë mbledhje e ka udhëhequr kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit.

“Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt, Vaughan Smith, fotoreporter amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë, ndërsa ka shtyrë për seancën e ardhshme propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Miratohet propozim – vendimi që Vaughan Smith të shpallet “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, ai është fotoreporteri që dokumentoi luftën e Jasharëve appeared first on Telegrafi.

Nga vizita te varri i babait e deri te qëndrimi me familje – detaje rreth vizitës së Thaçit në Kosovë

21 March 2025 at 13:26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, iu mundësua sot vizita në Kosovës, pesë ditë pasi i ka ndërruar jetë babai, Haxhi Thaçi.

Nën masa të rrepta të sigurie, Thaçi vizitoi varrin e babait të tij. I vetëm pranë varrit, Thaçi vendosi një kurorë lulesh, e ku mbishkrimi ishte mjaft prekës, transmeton Telegrafi.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

E, derisa qëndroi te varri i babait, disa qytetarë ishin mbledhur pak metra më larg tij, të cilët i shprehen ngushëllime Thaçit për humbjen e babait.

Thaçi më pas vazhdoi vizitën te familjarët e tij, ku edhe do të qëndrojë për dy ditë.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Haxhi Thaçi ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku po trajtohej për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore.

Më 13 mars 2025, ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, kishte marrë leje për të vizituar babanë e tij në spital.

 

Vizita e tij kishte zgjatur rreth tre orë dhe ishte zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Pas vizitës, Thaçi ishte kthye në paraburgim në Hagë.

Gjatë qëndrimit të tij në spital, qytetarë të shumtë ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje ish-presidentit dhe familjes së tij në këto momente të vështira./Telegrafi/

 

 

 

 

 

The post Nga vizita te varri i babait e deri te qëndrimi me familje – detaje rreth vizitës së Thaçit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

“Te varri yt erdha i fundit, babë”, Mbishkrimi prekës në kurorën që vendosi Thaçi te varri i babait të tij

21 March 2025 at 11:45

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar varrin e babait të tij, pesë ditë pas vdekjes.

Thaçi ka shkuar i vetëm pranë varrit, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh, transmeton Telegrafi.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

Pasi ka qëndruar disa momente te varri i babait, Thaçi ka vazhduar vizitën e tij te familjarët e ngushtë.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës .

Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij. /Telegrafi/

 

 

The post “Te varri yt erdha i fundit, babë”, Mbishkrimi prekës në kurorën që vendosi Thaçi te varri i babait të tij appeared first on Telegrafi.

Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt

21 March 2025 at 11:40

Shumë qytetarë janë mbledhur sot pas ardhjes së ish presidentit Hashim Thaçi te varri i babait të tij në Burojë të Skenderaj.

Një qytetarë shihet me lot në sy duke parë ish presidentin Thaçi i cili vizitoi varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi si dhe vendosi kurora me lule.

Ndërkaq, nën masa të rrepta sigurie, Thaçi vizitoi varrin e babait të tij.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës . /Telegrafi/

The post Qytetari i përlotur teksa Thaçi vendos kurorë me lule te varri i babait të tij në Burojë të Skenderajt appeared first on Telegrafi.

Pamje nga momenti kur Thaçi shkon te varri i babait të tij

21 March 2025 at 11:27

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovës, pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.

Nën masa të rrepta sigurie, Thaçi shihet duke u afruar te varri i babait të tij, dhe duke vendosur një kurorë lulesh.

Disa metra larg Thaçit ishin mbledhur disa qytetarë, të cilët edhe i shprehën ngushëllime ish-presidentit për vdekjen e babait të tij.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës .

Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Pamjet janë publikuar nga Ekonomia Online.

The post Pamje nga momenti kur Thaçi shkon te varri i babait të tij appeared first on Telegrafi.

Tenderi i komisariateve: Deputeti Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë dërgohen në gjykim

20 March 2025 at 16:23

Gjykata e Posaçme vendosi të enjten më 20 mars të pranojë kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të një grupi zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të disa institucioneve, që akuzohen se nën udhëheqjen e deputetit socialist, Plarent Ndreca favorizuan në shkelje të ligjit arkitektin Gjon Radovani për të fituar tendera me […]

The post Tenderi i komisariateve: Deputeti Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë dërgohen në gjykim appeared first on Reporter.al.

Kosovë – 26 vjet nga krimet serbe mbi qytetarët e Skenderajt

20 March 2025 at 08:35

PRISHTINË, 20 mars/ATSH/ Sot kujtohen dëshmorët e martirët e lagjeve të Skenderajt të rënë më 20 mars 1999.

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka shkruar atë kohë, pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, se kriminelet serbë të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaçkitjet e maltretimet e qytetarëve, duke i ndarë më pas edhe burrat nga gratë, të cilët i kishin dërguar te pishat dhe atje i kishin ekzekutuar.

“Disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa tjerë i kishin arrestuar. Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë. Lavdi të rënëve për Lirinë e Kosovës”, kishte shkruar ai.

Tetë shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre atë ditë nga forcat serbe dhe u vranë në një vend të njohur si Te Pishat.

Të njëjtën ditë në Skenderaj, 29 civilë të tjerë shqiptarë u vranë ose u zhdukën pa gjurmë.

/Kosovapress/

The post Kosovë – 26 vjet nga krimet serbe mbi qytetarët e Skenderajt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌