Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

1 July 2025 at 17:35

Është vendosur gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Gurthemeli i urës së parë, e cila do të shërbejë për qarkullimin e automjeteve, u vendos në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ura e dytë, e cila është projektuar për kalimin e këmbësorëve, do të ndërtohet përballë kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Mitrovicën e Jugut.

Ky projekt pritet të lehtësojë lëvizjen dhe të përmirësojë ndërlidhjen mes dy pjesëve të qytetit, duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës dhe bashkëjetesës urbane në Mitrovicë./Telegrafi/

The post Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Dy ura të reja mbi Ibër do të lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës

19 June 2025 at 13:30

Dy ura të reja do të ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit dhe forcimit të lidhjes mes pjesës jugore dhe veriore të qytetit.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, ku theksoi se ndërtimi i këtyre urave u bë e ditur gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe komunës së Mitrovicës së Veriut.

Ministri në detyrë Liburn Aliu dhe kryetari Erden Atiq theksuan rëndësinë e projektit si një hap konkret drejt integrimit urban dhe zhvillimit të barabartë.

Në nënshkrim morën pjesë edhe ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, si dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.

Ministri në detyrë Liburn Aliu tha se këto projekte janë për një qytet më të lidhur, më funksional dhe më të jetueshëm për të gjithë banorët.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, ka shkruar Aliu.

Urat pritet të shërbejnë jo vetëm për transport dhe lëvizje më të lirë të qytetarëve, por edhe si simbol i afrimit dhe ndërtimit të besimit ndërmjet komuniteteve në Mitrovicë. /Telegrafi/

The post Dy ura të reja mbi Ibër do të lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Dy ura të reja mbi lumin Ibër – memorandum mes MMPHI-së dhe dy komunave të Mitrovicës

18 June 2025 at 17:23

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunat e Mitrovicës dhe Mitrovicës së Veriut për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetarit të Mitrovicës, Arian Tahiri, dhe kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi.

Projekti i parë që do të zbatohet në kuadër të këtij memorandumi është ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër.

Ai ka thekuar se këto ura do të ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit, përmirësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve, integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, ka shkruar Aliu në Facebook.

The post Dy ura të reja mbi lumin Ibër – memorandum mes MMPHI-së dhe dy komunave të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Komuna veriore dhe jugore e Mitrovicës në një takim të përbashkët, Krasniqi: Fillimi i një bashkëpunimi të ri ndërkomunal

12 June 2025 at 13:39

Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në Mitrovicën e Veriut, u mbajt takimi i parë i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky bashkëpunim parashihet me ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të Përbashkët funksional.

“Themelimi i Bordit të Përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës së veriut dhe asaj të jugut vendos një model të ri bashkëpunimi institucional, që synon përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.  Përmes bashkërendimit në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale, ky bord do të ofrojë një mekanizëm konkret për realizimin e projekteve të përbashkëta, ndërton besim dhe rritur efikasitetin duke dëshmuar se ndarjet e së kaluarës mund të tejkalohen. Me pjesëmarrje të barabartë nga të dy komunat dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesit të Kryeministrit, ky bashkëpunim është shembull i qeverisjes së mençur dhe përkushtimit ndaj interesit të qytetarëve, pa asnjë dallim”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Telegrafi/

The post Komuna veriore dhe jugore e Mitrovicës në një takim të përbashkët, Krasniqi: Fillimi i një bashkëpunimi të ri ndërkomunal appeared first on Telegrafi.

Mesazhe përçarëse në mure në veri të Mitrovicës, sulmohen edhe dy burra

8 June 2025 at 09:33

Më 7 qershor 2025, rreth orës 01:15 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, dy burra kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.

Njëri prej tyre ka marrë trajtim mjekësor për lëndime të lehta trupore. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndërkohë, një ditë më parë rreth orës 20:00, në rrugën “Krajl Petar” janë raportuar mbishkrime në mure me përmbajtje “Kosovo je Srbija”, të cilat dyshohet se nxisin përçarje dhe mosdurim ndëretnik.

Edhe ky rast është duke u hetuar nga autoritetet kompetente./Telegrafi/

The post Mesazhe përçarëse në mure në veri të Mitrovicës, sulmohen edhe dy burra appeared first on Telegrafi.

Maturantët në veri të Mitrovicës festojnë me flamuj dhe këngë nacionaliste, Elshani: Situata është e qetë

30 May 2025 at 14:47

Një grup maturantësh sërish kanë festuar përfundimin e shkollës duke defiluar në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Festimet janë shoqëruar me këndim të këngëve me përmbajtje nacionaliste, përdorim të fishekzjarrëve dhe valëvitje të flamurit serb.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani, defilimet e maturantëve kanë nisur që nga java e kaluar.

Ai theksoi se, pavarësisht manifestimeve, situata në qytet mbetet e qetë.

“Që nga java e kaluar kemi defilime të maturantëve, e besoj edhe javën e ardhshme. Situata është e qetë”, deklaroi Elshani për Telegrafin.

Gazetarja e Telegrafit nga veriu i Mitrovicës raporton se një pjesë e maturantëve janë ndalur pranë shtatores së “Car Llazarit”, ku kanë brohoritur “Kosova është Serbi”. /Telegrafi/

The post Maturantët në veri të Mitrovicës festojnë me flamuj dhe këngë nacionaliste, Elshani: Situata është e qetë appeared first on Telegrafi.

Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

29 May 2025 at 22:58

Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si urgjente.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për tensionet në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, mirëpriti Gerard McGurk si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë paraqitjes së raportit të tij të parë në Këshillin e Përhershëm.

Në deklaratën e tij, Ambasadori Holland falënderoi për prezantimin dhe raportin gjithëpërfshirës të Misionit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për punën e tij në një kontekst të vështirë politik dhe të sigurisë.

Ai mirëpriti mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në shkurt, si dhe rolin mbështetës të OSBE-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, nënvizoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret zgjedhjet parlamentare paqësore dhe konkurruese të mbajtura në Kosovë në shkurt, dhe mbështetjen e rëndësishme që Misioni i ofroi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne vazhdojmë t’u nënvizojmë bashkëbiseduesve në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë”, tha Holland, theksohet në një njoftim në web-faqen e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Ambasadori britanik shprehu shqetësimin për nivelin e tensioneve në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë. Ai theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të këtyre komuniteteve dhe të përmbushë angazhimet si shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.

Mbretëria e Bashkuar kërkoi drejtësi për aktet e dhunës dhe bëri thirrje që Serbia të bashkëpunojë në hetimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe incidentit në Ibër-Lepenc.

“Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për sulmet e vitit 2023 ndaj trupave të KFOR-it dhe në Banjska, dhe të përmbushë premtimin e saj për të bashkëpunuar në hetimin e sulmit në Kanalin Ibër-Lepenc”, tha Holland, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Ambasadorit Holland, moszbatimi i marrëveshjeve ndikon negativisht në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.

Në fjalën e tij, Ambasadori britanik vlerësoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke mbështetur aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.

Holland riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe theksoi përkushtimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë angazhimin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.

The post Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Policisë: Polici që ndëhyri në veri është kërcënuar me vdekje, fletarresti serb pjesë e përndjekjeve politike

25 May 2025 at 15:58

Parakalimi i maturantëve në veri të Mitrovicës të premten e 23 majit, u shndërrua në një incident ku pati ndërhyrje të pjesëtarëve të policisë.

Lidhur me këtë rast ka folur sot drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas tij, gjatë këtij defilimi në zonën e kafiterive disa pjesëmarrës kanë filluar të provokojnë qytetarët me thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe me gjeste simbolike me tre gishta. Kjo ka nxitur reagimin e Policisë, me qëllim që të mos përshkallëzohej situata.

“Në këto rrethana, me qëllimin e vetëm që të mos përshkallëzohet situata, kanë ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e këtij defilimi,” u shpreh Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se pjesëtari i policisë i cili u pa në video-incizime duke ndërhyrë, është kërcënuar me jetë.

“Ka pranuar kërcënime në rrjetet sociale të cilat menaxhohen nga grupet e serbëve në veri duke bërë thirrje për vrasjen e tij apo siç kanë thënë ata duke e kthyer atë në një kufomë. Ai është transferuar në Mitrovicën e Jugut për të shmangur ndonjë incident të mundshëm”, ka shtuar ai.

Drejtori i policisë tutje tha se edhe fletarresti i lëshuar nga Serbia për policin D.B është në vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës.

“Kjo propagandë e vazhdueshme e fabrikuar dëshmon që Policia e Kosovës është bërë traget i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar”, tha Hoxha. /Telegrafi/

 

The post Drejtori i Policisë: Polici që ndëhyri në veri është kërcënuar me vdekje, fletarresti serb pjesë e përndjekjeve politike appeared first on Telegrafi.

Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë

23 May 2025 at 15:05

Disa maturantë kanë festuar përfundimin e shkollës me flamuj dhe këngë në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Gjatë festimeve, janë shënuar disa provokime, por Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, për Telegrafin bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe maturantët kanë vazhduar festën pa incidente të tjera dhe pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë.

“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës policia ka reaguar. Situata është qetësua dhe maturantët kanë vazhdua festën e tyre pa pas nevojë për reagim shtesë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

 

 

The post Festimet e maturantëve në veri – Elshani: Kishte provokime, por policia ndërhyri menjëherë dhe situata është e qetë appeared first on Telegrafi.

Kompania“RAD” e lidhur me Milan Radoiçiqin, sponsor në qendrën sportive të mbyllur në veri të Mitrovicës

16 May 2025 at 14:49

Një nga sponsorët e qendrës sportive në veri të Mitrovicës, e cila u mbyll pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe inspektorëve komunalë, është kompania serbe “RAD”, e lidhur me Milan Radoiçiqin si dhe Restoran “Grey”.

Sipas disa fotografive të siguruara nga Telegrafi, në ambientet e kësaj qendre sportive shihet logoja e kompanisë “RAD”, e cila figuron si sponsor në ngjarjet sportive të mbajtura aty.

Në disa fotografi të publikuara, emri dhe logoja e kompanisë janë të dukshme në materiale promovuese dhe në hapësirat e brendshme të qendrës.

Ndërkaq, Milan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, është tërhequr nga të gjitha kompanitë që kishte udhëhequr deri më tani, duke ia transferuar ato Zvonko Veselinoviqit dhe vëllait të tij, Zarko.

Ndryshe, qendra sportive në fjalë u mbyll të enjten pas një ndërhyrjeje nga Policia e Kosovës dhe autoritetet komunale.

E, pas vendimit për mbyllje të qendrës sportive nga inspektorët komunal nxënësit dhe prindërit kanë protestuar sot rreth orës 09:00 në Veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

 

 

The post Kompania“RAD” e lidhur me Milan Radoiçiqin, sponsor në qendrën sportive të mbyllur në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Protestë në veri të Mitrovicës pas mbylljes së Qendrës Sportive nga inspektorët komunalë

16 May 2025 at 10:48

Pas vendimit për mbyllje të qendrës sportive nga inspektorët komunal nxënësit dhe prindërit kanë protestuar sot rreth orës 09:00 në Veri të Mitrovicës

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, pjesëmarrës ishin prindër dhe nxënës të cilët protestuan në lidhje me mbylljen e qendrës sportive nga inspektorët komunal.

Elshani tha se situata është e qetë dhe nuk ka pas ndonjë problem në protestë.

“Rreth orës 09.30 protesta ka përfundu dhe protestuesit janë shpërnda”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

The post Protestë në veri të Mitrovicës pas mbylljes së Qendrës Sportive nga inspektorët komunalë appeared first on Telegrafi.

Hajnat vjedhin stoli argjendi dhe para një shtëpi në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet

15 May 2025 at 08:32

Disa persona të panjohur kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë në një shtëpi.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “Cara Dusana”, në veri të Mitrovicës.

Tutje thuhet sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi.

“Është raportuar se persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë thyer derën dhe kanë hyrë me forcë  në shtëpinë e tij. Sipas ankuesit i është vjedhur një portofol me para, cigare dhe stoli argjendi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Hajnat vjedhin stoli argjendi dhe para një shtëpi në veri të Mitrovicës, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë – LVV dhe PDK bëjnë homazhe te lapidari i martirëve

14 April 2025 at 14:29

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, e cila cilësohet si masakra më e madhe në qytet.

Në këtë përvjetor kanë bërë homazhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, qytetarë dhe familjarë, raporton gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti.

Familjari i njërit prej të vrarëve në këtë masakër, Isa Gërguri, ka thënë se sot përkujtojnë këtë masakër nga ku u ekzekutuan 24 persona.

“Sot përkujtojmë masakrën në rrugën e Kovaçëve, ku pikërisht më 15 prill 1999 janë ekzekutuar 24 persona dhe pas kësaj lagjeje kemi dhe 7 persona tjerë të ekzekutuar”, ka thënë Gërguri, duke shtuar se “Në këtë muaj përkujtojmë dëshmorët, falë dëshmorëve dhe martirëve sot ne gëzojmë lirinë”.

Gërguri po ashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që kryesit e këtyre vrasjeve të vihen para drejtësisë.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka thënë se gjeneratat e reja duhet të kujtojnë sakrificën dhe luftën e bërë për liri.

“Dhimbja është prezente në çdo fjalë. Gjeneratat e reja duhet të kujtojnë kontributin. Duhet të kujtojmë historinë e lavdishme të popullit tonë dhe luftës për liri”, ka thënë shkurtimisht Tahiri.

Në nder të martirëve të rënë, rruga ku ka ndodhur kjo masakër mban emrin “Martirët e kombit”.

Të pranishëm për të bërë homazhe ishin dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, përfaqësues tjerë nga kjo komunë dhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.

Në këtë masakër, forcat serbe kanë vrarë mizorisht 31 civilë shqiptarë, 25 meshkuj, 5 kalimtarë dhe një nënë të moshuar 76-vjeçare.

“Përjetësisht plagë në zemrat e familjarëve dhe përjetësisht në kujtesën tonë deri në amshim. Gjaku i tyre, dritë e lirisë tonë! Lavdi”, thuhet në mesazhin e shkruar nga familjarët. /Telegrafi/

The post Përkujtohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë – LVV dhe PDK bëjnë homazhe te lapidari i martirëve appeared first on Telegrafi.

Njëri nga të arrestuarit ‘i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut’

6 April 2025 at 18:21

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, është deklaruar sot lidhur me arrestimin e 16 shtetasve serbë në dy operacione të zhvilluara në qytetet e Prizrenit dhe Gjakovës.

Sipas ministrit Sveçla, të arrestuarit ishin të ndarë në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Hetimet fillestare tregojnë se grupet dyshohet të kenë pasur për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme në territorin e Kosovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të grupit të parë janë gjetur dëshmi që i ndërlidhin këta persona me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që mori pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë,” deklaroi Sveçla.

Ndër provat e sekuestruara janë përfshirë fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, imazhe të pjesëtarëve të vrarë të grupit terrorist të Banjskës, dy thika, një sopatë dhe një dritë rotative. Me urdhër të prokurorit, këta persona janë ndaluar për 48 orë.

Grupi i dytë, i përbërë nga 12 persona, është ndaluar në Prizren, ku po qëndronin në ambientet e Seminarit Ortodoks të Bogosllavisë.

“Edhe në këtë grup janë identifikuar dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë së Serbisë,” shtoi ministri.

Sveçla theksoi gjithashtu se hetimet paraprake kanë zbuluar se njëri nga të ndaluarit është zyrtar policor serb me gradë të togerit, i cili ka lidhje familjare të ngushta me Nemanja Radivojeviq, i njohur me nofkën “Gandi”, pjesëtar i grupit terrorist të Banjskës.

Radivojeviq është kushëri i Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, i dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkaq, zyrtari tjetër i ndaluar është një kapiten i klasit të parë i ushtrisë serbe, i cili, sipas Sveçlës, ka lidhje me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq. Ky i fundit është i njohur për përfshirjen në rrjedhjen e të dhënave të NATO-s përpara bombardimeve mbi caqet serbe.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim./Telegrafi/

The post Njëri nga të arrestuarit ‘i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut’ appeared first on Telegrafi.

Rrihen dy persona në një lokal në veri të Mitrovicës, arratisen të dyshuarit

18 March 2025 at 10:28

Pas pranimit të një informate për një rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë hasur dy viktimat, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një grua shtetase e Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës.

Tutje thuhet se viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

 

The post Rrihen dy persona në një lokal në veri të Mitrovicës, arratisen të dyshuarit appeared first on Telegrafi.

Përfundon e qetë protesta në veri, Policia hedh poshtë pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia

8 March 2025 at 13:23

Ka përfunduar e qetë dhe pa incidente protesta e sotme në veri.

Kështu ka thënë për Telegrafin shefi i operativës rajonale për Mitrovicën Veriore, Petrit Fejza.

“Protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”, ka thënë Fejza.

Ai ka hedhur poshtë pretendimet e protestuesve serb se të rinjtë që janë arrestuar para dy ditëve, u keqtrajtuan nga Policia e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Fejza ka thënë se pas intervistimit, ata janë liruar.

“Policia i ka gjetur dhe sjellë në stacion. Pas arrestimit, janë intervistuar e më pas janë liruar. Kamera ka në çdo vend, nuk ka ndodhur asgjë e tillë. Ata nuk janë keqtrajtuar”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Përfundon e qetë protesta në veri, Policia hedh poshtë pretendimet se të rinjtë serbë u keqtrajtuan nga Policia appeared first on Telegrafi.

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

23 February 2025 at 12:40

Një taksist ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një pasagjer në Mitrovicë të Veriut, në orët e hershme të së shtunës.

Sipas deklaratës së tij, pasagjeri e ka goditur me grushte në kokë dhe ka refuzuar të paguajë për shërbimin e transportit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 në rrugën “Kral Petri”.

Viktima, një qytetar kosovar, ka marrë trajtim mjekësor pas sulmit.

“Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, është iniciuar procedura hetimore,” thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës, njofton Telegrafi.

The post Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Merret vendim ndaj Dalibor Spasiq, dënohet me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro për sulmin ndaj një gazetari në veri

13 February 2025 at 13:23

Gjykata Themelore Mitrovicë i ka shqiptuar dënim me gjobë Dalibor Spasiq për sulm ndaj gazetarit të RTV 21, Burim Zariqi.

Në një përgjigje për Telegrafin udhëheqëse e zyrës për informim dhe komunikim me media, Hateme Haxhaj-Haziri ka bërë të ditur se gjoba e shqiptuar ndaj Spasiqit është 10 mijë euro.

“Sot më 13.02.2024 nga ora 09:30 është bërë shpallja e Aktgjykimit për të pandehurin D.S, për shkak të veprave penale: sulmi nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 të KPRK-së, dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm nga neni 404 par. 1 sipas KPRK – së, me të cilën është aprovuar marrëveshja mbi pranimin e  fajësisë e parashtruar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm.

Në bazë të kësaj marrëveshje të pandehurit D.S iu është shqiptuar dënim unik me gjobë në vlerë prej dhjetë mijë (10.000) euro”, ka thënë ajo.

Tutje në përgjigjen e Haxhaj-Hazirit për lartësinë e dënimit, i pandehuri është pajtuar paraprakisht, në marrëveshjen e arritur. /Telegrafi/

The post Merret vendim ndaj Dalibor Spasiq, dënohet me gjobë në vlerë prej 10 mijë euro për sulmin ndaj një gazetari në veri appeared first on Telegrafi.

Përplasje verbale mes serbëve në veri, qytetarët mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad

12 February 2025 at 13:48

Studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë të mërkurën në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës, në kujtim të 15 viktimave që vdiqën pas rrënimit të çatisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit të kaluar.

Studentët mbanin në duar pankarta me mbishkrime “Studentë nga Beogradi me kolegët nga Mitrovica”, “Nëna me studentët”, “Kush mund të mësojë derisa ndërgjegjja e mundon” dhe të ngjashme.

Mirjana Peroviq, studente nga Fakulteti i Arkitekturës në Beograd, e ka arsyetuar pjesëmarrjen e vogël të studentëve në këtë tubim, duke thënë se ata janë jashtëzakonisht të frikësuar.

“Kolegët nga këtu janë shumë të frikësuar. Gjysma prej tyre kanë frikë se si do të punësohen nesër, nëse vijnë këtu, prindërit dhe miqtë e tyre a do të arrijnë t’i ruajnë pagat të cilat i marrin, thjeshtë frikësohen dhe unë i kuptoj ata pse nuk kanë marrë pjesë dhe nuk kanë ardhur”, ka thënë ajo.

Pas fjalimit të saj, njëri nga qytetarët kalimtar ka hedhur fjalë fyese ndaj studentes nga Beogradi, të cilën e akuzoi se “po ia mban anën opozitës e cila po paguhet vetëm sa për ta shkatërruar shtetin e Serbisë”.

“Jo për opozitën e cila dëshiron ta shkatërrojë shtetin, e cila është e paguar dhe e cila nuk ua dëshiron të mirën as juve dhe as neve”, tha ai.

Kjo pastaj shkaktoi reagime të qytetarëve tjerë që ishin pjesëmarrës të tubimit, ku pati edhe përplasje verbale mes tyre.

Ndryshe, ky tubim që u organizua nga studentët e të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka kaluar pa ndonjë incident të madh, ndërsa pjesëtarët e policisë dhe të KFOR-it vëzhguan nga afër ngjarjen. /Kp/Telegrafi/

The post Përplasje verbale mes serbëve në veri, qytetarët mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

4 February 2025 at 22:59

Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 serbët në veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë. Në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen natën kritike kur grupet kriminale serbe hodhën bombë në banesën e tij ku mbeti e vrarë bashkëshortja e tij dhe iu plagos vajza.

Ashtu si para 25 vitesh edhe sot kujtimet i ka të freskëta.

“Kanë hy dy djem serb të ri, na kanë ndalë edhe linjat e telefonit”, ka deklaruar ai.

Ishte nata e 3 dhe 4 shkurtit kur në disa lagje në Mitrovicë të Veriut grupet kriminale serbe të njohur “Rojët e Urës” vranë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen orët kritike ku u sulmua me granatë dore banesa e tij.

“Atë natë sulmet kanë filluar kah ora 9 të mbrëmjes dhe kanë zgjatë deri në 3:30 të mëngjesit. Njëra nga bombat që e kanë hedhur nga një banesë në banesën tonë, ajo vetëm ka shkaktuar dëme materiale. Kurse bomba e dytë u ra bash aty ku unë e kam pas bashkëshorten edhe vajzën. Nga ai shpërthim bashkëshorten i kanë dalë të gjitha zorrët në tokë në atë moment nuk kom ditë si të veproi. Kanë hy dy djem serb të ri na kanë ndërpre edhe lidhjen e telefonit”, ka thënë Xhaka, për tëvë1.

Ai thotë se si pasojë e shpërthimit, iu lëndua edhe vajza e cila sot ende në trupin e saj ka pjesë të granatës së dorës.

“Vajza po bërtet, babush nuk e kom komën. E harrova bashkëshorten, edhe kthena te vajza po e preku e ka komën, Zoti një edhe farmerkat që ia kisha blerë ato janë kanë shpëtu mos me humb këmbën krejt. Sulmet kanë vazhduar banesën e murrë flaka nuk kishim kah të kujdesemi e hapshim dritaren nga njëra ndërtesë na sulmofshin kështu që kjo ka zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit”, thotë ai.

Xhaka shtoi se pas 25-vitesh, situata në veri të Mitrovicës është më e sigurt.

“Punën që e ka bërë kryeministri këtu, nuk paguhet me kurrgjo. Sot lirisht nëse tash dëshironi këtu shkojmë pimë kafe, plot është qyteti plot ka lokale të shqiptarëve , një plak tha jam në gjendje me shku edhe me plis ka kurrëfarë tute. Siguria momentalisht është në nivel të madh, presim të bëhet edhe më mirë”

Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti në rrjetin social Facebook bëri të ditur se ka kërkuar hetim për këtë ngjarje nga Kaja Kallas, shefe e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian.

The post “Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin appeared first on Telegrafi.

❌
❌