Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë

24 May 2025 at 17:26

Sot janë mbjellur 100 drunj të rinj në Mitrovicë.

Këta drunj janë mbjellur në rrugën “Bislim Bajgora”, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se mbjellja e drunjve është bërë pas punëve nëntokësore, asfaltimit, trotuarëve e ndriçimit.

“Kemi mbjellë mbi 100 drunj, të cilët jo vetëm që zbukurojnë një prej rrugëve kryesore, por edhe shtojnë hapësirat e gjelbra në qytet”, ka thënë Tahiri.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të mos i dëmtojnë dhe të mos i parkojnë veturat dhe automjetet e tyre në trotuare. /Telegrafi/

The post Mbjellën 100 drunj të rinj në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Kujtohen me nderim dëshmorët e Zonës Operative të Shalës

5 May 2025 at 10:28

Janë kujtuar me nderim dhe krenari dëshmorët e Zonës Operative të Shalës, gjatë ditës së djeshme.

Dëshmorët që u kujtuan janë: Mursel Boletini, Bislim Trepça dhe Fehmi Preteni, shkruan Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se këta dëshmorë kanë lënë pas një trashëgimi të paharrueshme të sakrificës për tokën tonë.

“Ata ranë për lirinë e atdheut, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme të guximit e sakrificës për tokën tonë”, ka thënë Tahiri.

Më lapidarin e tyre thuhet “Më 4 maj 1999, tre dëshmorët e lirisë ranë në këtë vend dhe fituan pa vdekësinë”. /Telegrafi/

The post Kujtohen me nderim dëshmorët e Zonës Operative të Shalës appeared first on Telegrafi.

Përkujtohen dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës

2 May 2025 at 16:40

Sot janë përkujtuar dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës.

Në këtë tubim përkujtimor morën pjesë nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkruan Telegrafi.

Gjatë kësaj dite u vlerësua lartë kontributi i atyre që ranë për lirinë e vendit.

“Në këtë tubim përkujtimor, u vlerësua lartë kontributi i atyre që ranë për lirinë, dinjitetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë në tokën tonë”, thuhet në njoftim.

Gjatë ceremonisë, u theksua se gjaku i dëshmorëve është themeli i shtetit tonë dhe një kujtesë e përhershme për gjeneratat e ardhshme. /Telegrafi/

The post Përkujtohen dëshmorët e fshatit Mazhiq të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Hamza dhe Tahiri vizitojnë të lënduarit pas shpërthimit në Mitrovicë

28 April 2025 at 19:46

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe nënkryetari, Arian Tahiri kanë vizituar të lënduarit nga shpërthimi i sotëm brenda një shtѱpie që po dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi.

Tahiri është shprehur se është shprehur i tronditur nga kjo situatë, shkruan Telegrafi.

Tahiri dhe Hamza fillimisht vizituan vendin e ngjarjes, e më pas të lënduarit.

“Jam i tronditur nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Bair. Bashkë me kryetarin Hamza kemi vizituar vendin e ngjarjes e më pas edhe të lënduarit në Emergjencë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se Komuna do të qëndrojë pranë familjes dhe do t’i jap mbështetjen e nevojshme. /Telegrafi/

The post Hamza dhe Tahiri vizitojnë të lënduarit pas shpërthimit në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Nuk miratohet propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut

28 April 2025 at 17:46

Nuk është miratuar propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Me 17 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, asamblistët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut vendosën që të mos e miratojnë këtë propozim-vendim, shkruan Telegrafi.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza fillimisht i ftoi asamblistët të votojnë sipas bindjeve personale, derisa shtoi se nuk e ndan këtë çështje me parti politike.

“Kemi ftuar edhe kompani e cila ka qenë e kontraktuar për këtë proces. Sot jemi këtu dhe unë ju lus që të diskutojmë dhe në fund secili prej jush të votoni sipas bindjeve personale. Jam i sigurtë, nuk e ndaj me parti politike këtë çështje” ka thënë Hamza.

Plani për hartën zonale që u prezantua gjatë seancës së Kuvendit Komunal, u kundӕrshtua nga asamblistët e VV-së, pikërisht Faruk Mujkës.

Mujka e cilësoi planin e prezantuar sit ë “pafavorshëm”, derisa u shpreh se ekzekutivi i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka dhënë shumë leje ndërtimore e që sipas tij, janë shpërfillur planet rregullative për lagjet e caktuara.

“Plani që po prezantoni është i pafavorshëm për ndërtuesit, keni dhënë me grushta leje ndërtimore të pabazura duke shpërfillur edhe planet rregullative për lagjet e caktuara të cilat do të anuloheshin pikërisht ashtu siç kemi caktuar me vendim. Pra, vetëm kur votohet kjo hartë zonale, atëherë anulohen ato rregullative që duhet me qenë ende aktuale deri sot”, ka thënë Mujka.

Për këtë, kryetari Hamza ka thënë se ekzekutivi aktual i komunës ka trashëguar mbi 12 milion obligime të mbetura, sipas tij, disa janë si rezultat i kontratave kolektive dhe rrugët për të cilat u shpreh se ka disa dekada që nuk është investuar në to.

“Mbi 12 milion obligime të mbetura, borxhe që i ka trashëguar ky ekzekutiv. Një pjesë e madhe janë si rezultat i kontratave kolektive. E dyta rrugët, për 50, 60 vjet nuk i ka prek kërkush”, ka theksuar ai.

Madje, ai ka përmendur edhe disa rrugë të qytetit që punimet në to kanë përfunduar dhe ato në të cilat akoma po punohet, transmeton Telegrafi.

“Rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ komplet me infrastatrukturën nëntokësore, rruga ‘Ali Zeneli’ që ka qenë e planifikuar me dekada –  me shumë vështirësi është kah përfundimi, rruga ‘Lah Nimani’ e njejta gjë. Keni dhënë shumë leje, shumica janë në kohën tuaj”, ka potencuar Hamza.

Ndërsa, asamblisti Kushtrim Zeneli nga radhët e VV-së deklaroi se “harta zonale mbështetet në planet e vjetra dhe nuk ka ndryshime demografike”.

Derisa, asamblista Xhyljeta Morina – Imeri nga LDK nuk ishte pjesë e votimit për miratimin e hartës zonale.

Ajo është shprehur se harta zonale, e cila u prezantua gjatë seancës, “nuk i trajton njëjtë prioritetet”.

“Kjo hartë ka sasi të diskrimit dhe nuk i trajton njejtë prioritetet”, ka thënë shkurtimisht Morina – Imeri. /Telegrafi/

The post Nuk miratohet propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut appeared first on Telegrafi.

Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë

25 April 2025 at 09:44

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas deklarimit, Hamza ka pasuri të paluajtshme në vlerë prej 244 mijë e 700 euro. Ai ka gjithsej tre banesa, tre garazhe, një shtëpi dhe një parcelë tokë tokë 1 hektarë, shkruan Telegrafi.

Banesat janë: 98.00 m2, 120.00 m2 dhe 60.00 m2. Ndërsa, garazhet: 16.00 m2, 30.00 m2 dhe 35.00 m2. E, shtëpia është 72.00 m2.

Sipas këtij deklarimi, tre banesat janë të blera, dy garazhe janë të blera dhe një është e trashëguar, ndërsa shtëpia dhe toka janë të trashëguara.

Ndërsa, pasuri të luajtshme, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka mbi tre mijë euro, ku përfshihen dy vetura: Renault dhe Audi.

Bëhet e ditur se Hamza ushtron edhe profesionin e profesorit në kolegjin AAB që nga data 01.10.2017. /Telegrafi/

The post Hamza deklaron mbi 240 mijë euro pasuri të paluajtshme – tri banesa, një shtëpi, dy vetura e një parcelë tokë appeared first on Telegrafi.

Përkujtohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë – LVV dhe PDK bëjnë homazhe te lapidari i martirëve

14 April 2025 at 14:29

Sot shënohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, e cila cilësohet si masakra më e madhe në qytet.

Në këtë përvjetor kanë bërë homazhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive, kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, qytetarë dhe familjarë, raporton gazetarja e Telegrafit, Blinera Mehmeti.

Familjari i njërit prej të vrarëve në këtë masakër, Isa Gërguri, ka thënë se sot përkujtojnë këtë masakër nga ku u ekzekutuan 24 persona.

“Sot përkujtojmë masakrën në rrugën e Kovaçëve, ku pikërisht më 15 prill 1999 janë ekzekutuar 24 persona dhe pas kësaj lagjeje kemi dhe 7 persona tjerë të ekzekutuar”, ka thënë Gërguri, duke shtuar se “Në këtë muaj përkujtojmë dëshmorët, falë dëshmorëve dhe martirëve sot ne gëzojmë lirinë”.

Gërguri po ashtu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që kryesit e këtyre vrasjeve të vihen para drejtësisë.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka thënë se gjeneratat e reja duhet të kujtojnë sakrificën dhe luftën e bërë për liri.

“Dhimbja është prezente në çdo fjalë. Gjeneratat e reja duhet të kujtojnë kontributin. Duhet të kujtojmë historinë e lavdishme të popullit tonë dhe luftës për liri”, ka thënë shkurtimisht Tahiri.

Në nder të martirëve të rënë, rruga ku ka ndodhur kjo masakër mban emrin “Martirët e kombit”.

Të pranishëm për të bërë homazhe ishin dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, përfaqësues tjerë nga kjo komunë dhe deputeti i VV-së, Agim Bahtiri.

Në këtë masakër, forcat serbe kanë vrarë mizorisht 31 civilë shqiptarë, 25 meshkuj, 5 kalimtarë dhe një nënë të moshuar 76-vjeçare.

“Përjetësisht plagë në zemrat e familjarëve dhe përjetësisht në kujtesën tonë deri në amshim. Gjaku i tyre, dritë e lirisë tonë! Lavdi”, thuhet në mesazhin e shkruar nga familjarët. /Telegrafi/

The post Përkujtohet 26-vjetori i masakrës në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë – LVV dhe PDK bëjnë homazhe te lapidari i martirëve appeared first on Telegrafi.

Mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e KPF-së, diskutohet për hartën zonale të Mitrovicës së Jugut

4 April 2025 at 17:13

Sot është mbajtur mbledhje e jashtëzakonshme e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.

Në këtë mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë pjesë kryetari i Komunës, Bedri Hamza dhe anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), derisa është  udhëhequr nga kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, shkruan Telegrafi.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar propozim-vendimi për miratimin e hartës zonale të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Kjo pikë e rendit të ditës pasi u shqyrtua nga anëtarët e KPF-së, është proceduar për miratim në mbledhjen e Kuvendit Komunal. /Telegrafi/

The post Mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e KPF-së, diskutohet për hartën zonale të Mitrovicës së Jugut appeared first on Telegrafi.

FSK do të bëj ushtrime në Cernushë të Mitrovicës më 11 – 13 prill

24 March 2025 at 18:25

Nga 11 deri më 13 prill, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës.

Sipas njoftimit, do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake, shkruan Telegrafi.

“Ju njoftojmë se, bazuar në planin e stërvitjeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), nga data 11 deri më 13 prill 2025, do të realizohen ushtrime ushtarake. Njësitë tona do të realizojnë ushtrime në zonën e Cernushës, në territorin e Komunës tuaj, ku do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake”, thuhet në njoftim.

Thuhet se qytetarët po informohen në mënyrë që të shmangin çdo pasiguri.

“Ky njoftim le të shërbejë si informacion për qytetarët për të shmangur çdo pasiguri”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

The post FSK do të bëj ushtrime në Cernushë të Mitrovicës më 11 – 13 prill appeared first on Telegrafi.

Pastrohet sërish një pjesë e lumit Trepça në Mitrovicë

19 March 2025 at 14:40

Sot është pastruar përsëri një pjesë e shtratit të lumit Trepça në Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni, shkruan Telegrafi.

Maxhuni ka thënë se kjo është bërë si masë preventive për minimizimin e pasojave nga përmbytjet dhe vërshimet.

Ai ka thënë se një ndër problemet kryesore të lumit Trepça është ndotja e tij sipas tij, nga vetë dora e njeriut dhe më gjerë.

Sipas tij, është e nevojshme një qasje që përfshin mirëmbajtjen dhe pastrimin e shtratit të lumit Ibër. /Telegrafi/

The post Pastrohet sërish një pjesë e lumit Trepça në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Tre muaj pas përurimit, nis asfaltimi i rrugës dhe oborrit të QKMF-së së re në Mitrovicë

14 March 2025 at 16:43

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës dhe oborrit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë, tre muaj pas përurimit të QKMF-së.

Asfaltimi do të bëhet deri tek rruga kryesore “Bislim Bajgora”, kështu ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani.

“Besoj që shtresa e parë e asfaltit, sot kryhet deri në fund të ditës. QKMF-ja do të ketë qasje me rrugë të rregulluara, nga rruga ‘Bislim Bajgora’ deri në oborr”, ka thënë Shabani për Telegrafin.

Më tej, ai ka bërë të ditur se gjatë muajit prill pritet të fillojnë shërbimet mjekësore në QKMF-në e re, shkruan Telegrafi.

Pamje nga punimet në oborrin e QKMF-së, më 14.03.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

“Besoj që gjatë muajit prill do të fillojnë shërbimet mjekësore në QKMF-në e re, një datë të caktuar nuk mund të jap. Në ndërkohë, zhvendosja e stafit dhe shërbimeve do të bëhet përmes një plani dinamik, gradual, hap pas hapi, në mënyrë që shërbimet mjekësore të mos ndërprehen në asnjë minutë”, ka përfunduar drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani.

 

06.01.2025 është përuruar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nexhat Çuni” në Mitrovicë, e cila është tetë mijë e 500 metra katror, derisa ka podrumin, katin përdhesë dhe tre kate.

Vlera totale e këtij investimi ishte 6 milion e 16 mijë e 853 euro, transmeton Telegrafi.

Pamje nga këto punime, më 14.03.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

80 për qind e shumës ishte donacion nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe 20 për qind investim i Komunës së Mitrovicës.

Pamje nga këto punime, më 14.03.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani pati thënë se kjo qendër mjekësore ofron kushte të mira të punës, hapësira të mjaftueshme dhe qasje të lehtë për pacientët.

Edhe atëherë, Telegrafi pati raportuar se përkundër përurimit të QKMF-së, rruga dhe oborri nuk ishin të asfaltuar. /Telegrafi/

The post Tre muaj pas përurimit, nis asfaltimi i rrugës dhe oborrit të QKMF-së së re në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Lirohen pronat komunale në Mitrovicë, disa prej palëve dërgojnë ankesë edhe në MAPL

12 March 2025 at 16:29

Sot janë liruar pronat komunale në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, për Telegrafin ka thënë se lirimi i pronave komunale ishte kërkesë e Drejtorisë së Urbanizmit.

“Drejtoria e Urbanizmit menaxhon me prona komunale dhe neve na ka ardhur kërkesë nga kjo drejtori për lirimin e pronave komunale”, ka thënë Brahimi.

Ai ka thënë tutje se Komuna “është ngulfatur” nga shfrytëzuesit e pronave të pa autorizuara dhe se nuk po kanë hapësirë t’i realizojnë projektet e tyre, shkruan Telegrafi.

“Secili projekt duhet të ketë pronën në disponim, andaj mbi këtë bazë si Komunë jemi duke vazhduar punën që e kemi filluar prej ditës së parë. Ne i kemi liruar edhe pronat komunale rreth Qendrës së Kulturës të cilat kanë qenë të uzurpuara, e kemi liruar edhe pronën komunale tek ish-shkolla e gjuhëve të huaja tek stacioni i autobusëve, pastaj hapësirat tek KFC-ja në shesh. Po e bëjmë një punë që e kemi filluar qysh në fillim të mandantit”, ka shtuar Brahimi.

Ai është shprehur se janë duke i vendosur pronat komunale në funksion të së mirës së përgjithshme, në mënyrë që në të ardhmen të jetë i mundur realizimi i projekteve.

Lirimi i pronave komunale në Mitrovicë

Drejtori i kësaj drejtorie ka bërë të ditur se palët kanë dërguar ankesë tek komisioni për shqyrtimin e ankesave, derisa komisioni në fjalë “i ka dhënë të drejtë” Komunës së Mitrovicës. Pas kësaj, disa prej palëve kanë dërguar ankesë edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), transmeton Telegrafi.

“Kur i’a kemi dërguar palëve vendimin për rrënim, palët kanë bërë ankesë pranë komisionit për shqyrtimin e ankesave. Ky komision i’u ka dhënë përgjigjen e nevojshme palëve që Komuna në këtë rast ka të drejtë. Disa prej palëve pastaj i’u kanë drejtu me ankesë edhe MAPL-së, disa tjerë e kanë kuptuar që nuk është prona e tyre”, ka theksuar ai.

Sipas tij, disa pronarë kanë pretenduar se për shkak të shfrytëzimit afatgjatë e kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të këtyre pronave.

“Pronave komunale nuk i’u ndryshon statusi dhe pse ata e kanë shfrytëzuar një kohë. Ka pasur mungesë të vullnetit të qeverive të kaluara të trajtojnë këtë çështje mbi bazën e ligjit. Kjo nuk do të thotë se prona komunale tjetërsohet, i falet dikujt tjetër”, ka deklaruar Brahimi.

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, ka përfunduar duke thënë se qëllimi i kësaj pune është që pronat komunale të kthehen në shërbim të së mirës së përgjithshme. /Telegrafi/

The post Lirohen pronat komunale në Mitrovicë, disa prej palëve dërgojnë ankesë edhe në MAPL appeared first on Telegrafi.

Perkujtohen dëshmorët Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 26-vjetorin e rënies së tyre

26 February 2025 at 15:54

Gjatë ditës së sotme janë kujtuar dëshmorë Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 26 vjetorin e rënies së tyre.

Në kuadër të saj u mbajtën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol, shkruan Telegrafi.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitovicës, Vesa Broja dhe drejtorë komunal kanë zhvilluar homazhe për të nderuar sakrificën dhe kontributin e të gjithëdëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës.

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm, u theksua se veprat dhe sakrificat e tyre mbeten të çmuara për pavarësinë e Kosovës, duke kujtuar se ata janë simbol i qëndresës dhe luftës për lirin e vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Perkujtohen dëshmorët Muhamet Gashi dhe Gazmend Baliu në 26-vjetorin e rënies së tyre appeared first on Telegrafi.

Baleti Kombëtar i Kosovës sjell baletin “HOPE” në Mitrovicë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë

18 February 2025 at 19:48

Gjatë ditës së sotme, Baleti Kombëtar i Kosovës ka sjellur baletin “HOPE” në Mitrovicë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky balet është mbajtur në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në orën 18:00, shkruan Telegrafi.

Baleti “HOPE” është një vepër artistike me koreografi nga Sead Vuniqi.

Sipas njoftimit, ky balet trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore.

“Ky balet modern trajton temat e shpresës dhe forcës njerëzore, duke përcjellë përmes gjuhës së trupit një rrëfim të thellë dhe reflektues. Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë artistike!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Baleti Kombëtar i Kosovës sjell baletin “HOPE” në Mitrovicë për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë appeared first on Telegrafi.

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë vazhdon mbështetjen ndaj grupit për avokim të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara

14 February 2025 at 13:57

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka pritur në takim grupin për avokim të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit gjatë vitit 2025, shkruan Telegrafi.

“U fokusua në çështje si përfshirja në programin e subvencionimit, vizitat shëndetësore, vaksinimi dhe qasja në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Shabani ka theksuar angazhimin për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët dhe mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

“Ai njoftoi gjithashtu për përmbushjen e standardeve për qasje të lehtë në objektet e QKMF-ve dhe AMF-ve. Prindërit falënderuan Drejtorinë për Shëndetësi dhe QKMF-në për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë vazhdon mbështetjen ndaj grupit për avokim të prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara appeared first on Telegrafi.

Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë mirëpret nxënësit në Komunë për nder të 17 shkurtit

14 February 2025 at 13:46

Për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka pritur në takim nxënësit e shkollës fillore “Shaban Idrizi” në Mitrovicë.

Kadriu i’u ka uruar mirëseardhje nxënësve në Komunën e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.

“Drejtoresha znj. Kadriu i uroi nxënësit për angazhimin dhe të arriturat në mësime ndërsa nxënësit e pranishëm, kanë shtuar se është shumë e rëndësishme që nxënësit nga fazat e para të arsimit të tyre të njohin historinë e lavdishme të vendit tone”, thuhet në njoftim.

Nxënësit kanë parashtruar pyetje edhe për pavarësinë por edhe për angazhimet e drejtorisë për ngritjen e cilësisë në arsim. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Arsimit në Mitrovicë mirëpret nxënësit në Komunë për nder të 17 shkurtit appeared first on Telegrafi.

Komuna e Mitrovicës fton personat me aftësi të kufizuara për pjesëmarrje në trajnim dhe praktikë në punë me pagesë

3 February 2025 at 13:30

Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane në Komunën e Mitrovicës ka ftuar personat me aftësi të kufizuara të aplikojnë për programin e trajnimit dhe praktikës në punë me pagesë.

Sipas njoftimit, personat që ftohen janë të moshës 16-45 vjeç, shkruan Telegrafi.

Këta qytetarë do t’i mbajnë trajnimet dhe punët praktine në biznese, OJQ dhe institucione publike.

Trajnimet dhe punët praktike do të zhvillohen në kohëzgjatje prej 6 muajsh, derisa orari do të jetë jo më shumë se 20 orë në javë.

“Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 17.02.2025 (15 ditë pune)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Formularin për aplikim mund ta gjeni më poshtë në njoftimin e Komunës së Mitrovicës:

The post Komuna e Mitrovicës fton personat me aftësi të kufizuara për pjesëmarrje në trajnim dhe praktikë në punë me pagesë appeared first on Telegrafi.

Drejtoria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin “Dhoma për promovim dhe edukim shëndetësor”

28 January 2025 at 20:30

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Mitrovicës, Fahri Shabani, ka njoftuar se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me organizatën “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar për implementimin e projektit “Dhoma për Promovim dhe Edukim Shëndetësor” në QKMF, shkruan Telegrafi.

Përmes këtij projekti do të mbështetën prindërit dhe të rinjtë me këshillim dhe edukim për prindërim sa më të mirë, me qëllim që të sigurohet zhvillimi dhe rritja e shëndetshme për fëmijët e Mitrovicës.

Shabani ka njoftuar se ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe Kosovë.

“Ky projekt është risi për shëndetësinë në Mitrovicë dhe në Kosovë dhe në do të vazhdojmë me përkushtim avancimin e shëndetësisë primare në një nivel tjetër, duke pasur gjithmonë pacientin në qendër.”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Drejtoria e Shëndetësisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi për projektin “Dhoma për promovim dhe edukim shëndetësor” appeared first on Telegrafi.

Garat komunale të Fizikës mbahen edhe në shkollat e Mitrovicës

19 January 2025 at 15:27

Garat komunale të Fizikës janë mbajtur edhe në shkollat e Mitrovicës.

Këto gara janë udhëhequr nga ekipi i mësimdhënësve, derisa janë monituruara nga drejtorët e shkollave, shkruan Telegrafi.

Sipas drejtoreshës për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në këto gara kanë marrë pjesë nxënës nga shumë shkolla.

“Nxënësve ju uroi suksese në garat shtetërore që do të organizohen së shpejti, ndërsa mësimdhënësit dhe monitoruesit i faleminderoj për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm”, ka thënë Kadriu. /Telegrafi/

Pamje nga mbajtja e garave

The post Garat komunale të Fizikës mbahen edhe në shkollat e Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Përurohen AMF në Bajgorë dhe QMF në Bare të Mitrovicës

1 January 2025 at 16:21

Gjatë këtyre ditëve, Komuna e Mitrovicës ka organizuar ceremoninë e përurimit të Ambulantes së Mjekësisë Familjare (AMF) në Bajgorë dhe Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF) në fshatin Bare të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, të dyja këto objekte janë rinovuar dhe modernizuar plotësisht për të ofruar shërbime më cilësore dhe efikase për banorët e këtyre fshatrave, shkruan Telegrafi.

“Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, drejtori i QKMF-së ‘Dr. Nexhat Çuni’, z. Fevzi Sylejmani si dhe personelin shëndetësor”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij, Hamza ka shprehur kënaqësinë për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishëm.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Bare të Mitrovicës

“Ai vuri në dukje transformimin e plotë të infrastrukturës shëndetësore, rritjen e furnizimit me barna esenciale, shtimin e stafit shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Përurohen AMF në Bajgorë dhe QMF në Bare të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

❌
❌