Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 August 2025Main stream

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

By: M C
25 August 2025 at 23:35

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve të protestave dhe bllokadave në gjithë vendin.

Në një intervistë dhënë Euronews Serbia, Vuçiq ka thënë se Qeveria në Beograd vazhdon të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht, siç ka thënë ai, refuzimit të protestuesve për t’i pranuar ofertat e tij për debat publik.

“Kjo nuk është thirrja ime e parë. U kam ofruar atyre debat të hapur televiziv. Kam qenë i gatshëm të diskutoj publikisht, sepse besoj që biseda dhe dialogu nuk kanë alternativë”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Ai ka shtuar se oferta e tij është valide “derisa ta pranojnë, sepse një ditë do t’iu duhet të flasin me dikënd”.

Disa prej studentëve në bllokadë, që i udhëheqin protestat, e kanë refuzuar paraprakisht ftesën e Vuçiqit, duke thënë se do të bisedojnë me presidentin e Serbisë, kur ai t’i shpallë zgjedhjet dhe t’iu plotësohen të gjitha kërkesat.

Studentët, dhe qytetarët që i mbështesin ata, kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për 16 personat e vdekur si pasojë e rrëzimit të një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar.

Protestuesit kërkojnë edhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, kërkesë e refuzuar nga Qeveria.

Vuçiq i ka thënë Euroneës-it se ka ofruar shpalljen e zgjedhjeve “të paktën tri herë në gjashtë muajt e fundit”, përfshirë referendumin për mandatin e tij presidencial, “por që të gjitha ofertat janë kundërshtuar”.

“Kemi shumë punë, shumë punë për të bërë. Nuk mund të ketë zgjedhje gjithë kohën. Ata tani thonë se gjëja e vetme që duam janë zgjedhjet”.

Ai ka shtuar se do të jetë president edhe për një vit, një vit e gjysmë, dhe që një president i ri do të zgjidhet më pas.

Aksidenti në Novi Sad i ka ngritur dilemat për një sistem shtetëror të korruptuar. Protestuesit pretendojnë se shembja e strehës është rezultat direkt i ndërtimit të dobët.

“Korrupsioni është kthyer në temën kryesore dhe është e lehtë të shprehësh pakënaqësinë, edhe kur nuk është temë”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se e ka prioritet rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Për aq kohë sa të jem udhëheqës shtetëror, Serbia do të ndjekë rrugën evropiane, e përkushtuar dhe e vendosur për t’i kryer reformat e nevojshme”, ka thënë ai.

I pyetur për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin, Vuçiq ka thënë se ata kanë raport korrekt dhe që presidenti rus është “gati për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një marrëveshje të paqes”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të ishte nikoqir i një takimi mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenky në Beograd, për ta diskutuar paqen, nëse palët e pëlqejnë këtë ide.

Serbia synon anëtarësimin në BE dhe e ka statusin e vendit kandidat, mirëpo mban edhe raporte të mira me Moskën, për çka është kritikuar disa herë nga Perëndimi./REL/

The post Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët

By: Ardit
24 August 2025 at 18:47

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, deklaroi se Perëndimi dëshiron të zëvendësojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me një politikan të dobët që kontrollohet nga Bashkimi Evropian (BE). “Në fakt, dëshira është të hiqet Vuçiçi dhe të vendoset një nga ‘liderët’, i cili do të ishte i njëjtë ose i ngjashëm me ata që janë […]

The post Ambasadori rus në Beograd: Perëndimi dëshiron ta zëvendësojë Vuçiçin me një politikan të dobët appeared first on BoldNews.al.

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja?

By: M C
24 August 2025 at 18:40

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile.

Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 persona, protestat kundër qeverisë serbe kanë vazhduar të pandërprera. Demonstratat ishin paqësore për një kohë të gjatë – por ditët e fundit, dhuna është përshkallëzuar në rrugët e kryeqytetit, Beograd, dhe qyteteve të tjera. Presidenti populist i krahut të djathtë i vendit, Aleksandar Vuçiç tani dëshiron të veprojë edhe më ashpër ndaj protestuesve.

Si po reagon Brukseli ndaj përshkallëzimeve të fundit në vendin kandidat për në BE?

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Andreas von Beckerath, bëri thirrje në një deklaratë “të gjitha palëve për të ulur tensionet”. Çdo dyshim për përdorim të ekzagjeruar të forcës nga policia duhet të hetohet siç duhet.

I pyetur nga DW, Komisioni Evropian tha se po e monitoron nga afër situatën në Serbi. Qëndrimi i KE është i qartë: “E drejta për demonstrata paqësore dhe liria e tubimit duhet të respektohen dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë pjesëmarrësit në tubime nga dëmtimet ose dhuna”, tha Guillaume Mercier, një zëdhënës i Komisionit. Megjithatë, këto deklarata nuk mjaftojnë për shumë politikanë dhe vëzhgues. Për muaj të tërë, ata kanë bërë thirrje për një qëndrim më të ashpër kundër qeverisë serbe dhe Presidentit Vuçiç.

Kritika nga Parlamenti Europian
Një nga kritikët është eurodeputeti Tonino Picula. Si raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian, ai i kushton shumë kohë vendit. Socialdemokrati kroat e kritikoi Brukselin të mërkurën, duke folur për stacionin televiziv N1 që mbulon të gjithë Ballkanin Perëndimor, për mosmiratimin e një qëndrimi më të unifikuar dhe kritik ndaj Serbisë. “BE-ja aktualisht nuk ka as motivimin dhe as kapacitetet për të vepruar ndryshe ndaj regjimit të Aleksandër Vuçiç. Ndryshe nga Ukraina, uniteti i nevojshëm për të ushtruar presion mungon këtu”, tha Picula.

Këtu mund të luajnë rol gjithashtu interesat strategjike si të Brukselit ashtu edhe të Beogradit: Në vitin 2024, BE nënshkroi një marrëveshje me Serbinë, duke siguruar akses në litiumin serb. Për më tepër, Serbia ka shfrytëzuar me mjeshtëri marrëdhëniet e saj miqësore me Rusinë, thotë Antigona Imeri e Qendrës për Studime të Politikave Evropiane, një grup ekspertësh me seli në Bruksel. Duke pasur frikë nga një afrim me regjimin e presidentit të hershëm rus Vladimir Putin, Evropa ka qenë shumë e butë: “Kjo strategji zbutjeje e BE ka dështuar, ajo tani duhet të përdorë urgjentisht një ton ndryshe.”

Vetëm 40% për BE

Por edhe pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, BE-ja vazhdon të veprojë me metodën “punohet si zakonisht” me Serbinë dhe dështoi ta bënte në mënyrë të qartë qeverinë përgjegjëse. “Kjo është e kuptueshme nga një perspektivë gjeopolitike, por bëhet problematike nëse krijon përshtypjen se shkon në kurriz të vlerave themelore të Unionit”, tha Imeri.

Përshtypja që krijohet minon besimin e shumë njerëzve në BE – dhe besimi në Serbi është tashmë relativisht i dobët: Në një sondazh të pranverës 2025 të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, vetëm 40 përqind e të anketuarve thanë se do të votonin për pranimin e vendit të tyre në BE. Ndërkohë, më shumë se gjysma thonë se nuk besojnë më se BE është seriozisht e interesuar që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkohen.

BE partnerja më e rëndësishme ekonomike e Serbisë

Jo të gjithë ekspertët e konsiderojnë problematike strategjinë e Brukselit ndaj Beogradit: “Mendoj se është shumë herët për të vlerësuar qëndrimin e BE-së për këtë çështje”, thotë Nina Vujanoviç nga organizata kërkimore Bruegel me seli në Bruksel. BE-ja ka sinjalizuar se po e monitoron situatën dhe duhet të vazhdojë ta bëjë këtë.

Në vend që të ushtrojë presion, Brukseli duhet të përqendrohet në stimujt ekonomikë – atëherë rreziku i largimit të Serbisë tek Rusia do të ishte i ulët: “Serbia ka një interes shumë më të madh ekonomik në zbatimin e reformave të BE-së sesa në afrimin me Rusinë”, sipas Vujanoviç. Vendi ka qenë prej kohësh i lidhur ngushtë ekonomikisht me BE-në: Mbi 60 përqind e eksporteve serbe shkojnë në BE dhe mbi 60 përqind e investimeve të huaja direkte në Serbi vijnë prej andej.

Me mjete ekonomike sigurisht që mund të ushtrohet presion ndaj Vuçiçit dhe regjimit të tij: BE-ja i ka premtuar Serbisë një shumë marramendëse prej 1.6 miliardë eurosh deri në vitin 2027 – por këto fonde janë të lidhura me zbatimin e reformave. “BE-ja mund t’i shkurtojë këto fonde ose të vonojë ndarjen e tyre nëse përcakton se një vend nuk po i përmbush detyrimet e tij”, shpjegon Vujanoviç.

Deri më tani, Serbia, e cila ka qenë kandidate për anëtarësim në BE që nga viti 2012, duket se është larg zbatimit të reformave të nevojshme për anëtarësimin në BE. Një raport i BE-së mbi sundimin e ligjit në Serbi, i botuar në korrik, zbuloi, ndër të tjera, se vazhdon të ushtrohet presion i fortë politik mbi gjyqësorin dhe shoqatat e shoqërisë civile. Ka shqetësime në rritje për sigurinë e gazetarëve në Serbi.

Pikërisht kundër kësaj gjendjeje, kanë dalë në rrugë për muaj të tërë studentët dhe shumë qytetarë të tjerë të vendit – pavarësisht rrezikut të arrestimit ose lëndimit nga policia. Nëse dhuna gjatë protestave vazhdon, BE-ja mund të vihet nën presion në rritje për të marrë një qëndrim më të qartë ndaj Beogradit./DW/

The post Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE-ja? appeared first on Albeu.com.

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

By: Ela
24 August 2025 at 09:17

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit të Ballkanit Perëndimor po punëson banda kriminale kundër popullsisë së vet civile. Që kur një tendë stacioni treni u shemb në qytetin verior serb të Novi Sadit në nëntor 2024, duke vrarë 16 […]

The post DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja? appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

By: M C
23 August 2025 at 16:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe pasi metodat e para nuk i kanë ecur, tashmë Vuçiç ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet në një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale dhe grupet në Viber, “qytetarët që kundërshtojnë bllokadat” do të mblidhen në të gjitha qeveritë lokale në Vojvodinë (përveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime në 29 vende të tjera në Serbi. Anti-protestat pritet që të fillojnë pasditën e sotme në orën 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Gjithashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

The post Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta appeared first on Albeu.com.

Vuçiç fton protestuesit në dialog, studentët e refuzojnë: Fillimisht zgjedhje të reja!

22 August 2025 at 17:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar protestuesit në një debat publik. Ai e bëri ftesën publike përmes një videoje në ‘Instagram’.

“Së pari protestat u paraqitën si kërkesa për drejtësi, e më pas hapur filluan të flasin për ndryshime politike dhe për kërkesa për zgjedhje, edhe pse më parë i mohonin. Pavarësisht gjithçkaje të keqe që mendoj për kërkesat e tyre, besoj se është shumë e rëndësishme të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mendoj se është me rëndësi vendimtare që të rifillojmë dialogun në Serbinë tonë”, tha Vuçiç.

Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiçit, duke thënë se me presidentin e Serbisë do të bisedojnë vetëm kur ai të shpallë zgjedhje të reja.

“Është e qartë se nuk ka përgjigje ndaj revoltës së popullit, prandaj tani do të flasë me ne, të cilët prej muajsh na quan terroristë. Për vizionet dhe programet për të ardhmen do të debatojmë gjatë fushatës parazgjedhore, kur të shpallë zgjedhje”, thanë studentët.

Në Serbi, për më shumë se nëntë muaj po mbahen protesta, ku kërkesa kryesore është përcaktimi i përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Studentët, që udhëheqin protestat, i konsiderojnë zgjedhjet e reja si hap të pashmangshëm, pasi “shteti nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë” në Novi Sad.

Ndërkohë, pushteti në Serbi ka refuzuar që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

/abcnews.al/

PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi

By: Elva
22 August 2025 at 15:59

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, deklaroi se në shtator pritet të nisë një aksion i ri opozitar. Në një intervistë për News24, ai tha se forumet e PD-së do të mblidhen për të diskutuar format e këtij aksioni, ndërsa vëmendja aktualisht është tek analiza e zgjedhjeve të 11 majit dhe raportimi […]

The post PD paralajmëron aksion opozitar në shtator, Alimehmeti: Protestat janë një mundësi appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

By: Ela
22 August 2025 at 15:00

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ftuar përfaqësuesit e protestuesve në një debat publik, që mund të mbahej përpara të gjitha televizioneve dhe portalet. Ai këtë ftesë e bëri publike përmes një videoje në Instagram. Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Beogradit iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, duke thënë se me presidentin e Serbisë […]

The post Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë appeared first on BoldNews.al.

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

By: Ardit
20 August 2025 at 16:55

Nga Veton Surroi Aktorët e konfrontimit në rrugët e Serbisë sot janë fëmijët e lindur apo rritur gjatë këtij shekulli. Ndërsa vëmendja e botës është drejtuar në kriza të tjera në botë, po ajo botë ka supozuar se disi me kalimin e kohës do të shërohen edhe plagët e së kaluarës, se gjeneratat e reja […]

The post Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate appeared first on BoldNews.al.

OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

By: Ardit
19 August 2025 at 22:06

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë të mundësojë tubime paqësore pa përdorim të paarsyeshëm ose të tepruar të forcës policore. Në një reagim në X, ajo tha Serbia është gjithashtu e detyruar ta “parandalojë dhunën, në përputhje me detyrimet […]

The post OSBE i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta appeared first on BoldNews.al.

Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë

By: M C
19 August 2025 at 21:19

Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja u kryesua nga vetë Presidenti serb Vucic, ndërsa në të merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, Kryeministri Đuro Macut, Ministri i Mbrojtjes, Drejtori i shërbimeve sekrete serbe, Ministri i Punëve të Brendshme si dhe krerët më të lartë të autoriteteve policore e gjyqësore.

Tema qendrore te takimeve kane qene dhe situata ne Kosove dhe zhvillimet e fundit në Bosnjë e Hercegovinë dhe republikën Srpska.

Se fundmi ne Beograd janë sulmuar ambientet e partisë progresive serbe të presidentit Vuçiç.
Ndërhyrja e Policisë së Serbisë ka qenë e ashpër, duke vijuar me arrestime.

Autoritetet kane arrestuar tre persona me akuzën për vandalizimin e ambienteve të partisë progresive serbe ne rrugën Cvijićeva në Beograd.

Konkretisht një burrë 31-vjeçar dhe dy vajza, të moshës 19 dhe 22 vjeç, u arrestuan me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, nën dyshimin për sjellje të dhunshme në një tubim publik të paregjistruar.

Sipas mediave serbe, njëra nga vajzat theu një dritare në ambientet e partisë së Vuçiç, ndërsa dy të tjerat hodhën gurë dhe i vunë flakën kontejnerëve. Ministria e brendshme aty ka bërë një kalkulim të numrit të palëkundur të protestuesve. Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç deklaroi se në Beograd kishte “gjithsej 2,300 deri në 2,400 protestues që po prishën në mënyrë drastike rendin publik” dhe qe sipas tij “treguan me agresivitetin e tyre se kishin ndërmend të shembnin, t’i vinin flakën ambienteve partisë dhe të sulmonin policinë”.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, zgjodhi te vizitonte nga afër mbrëmjen e së hënës ambientet e sulmuara përpos zyrave të partisë së tij në rrugën Cvijićeva .

“Ata po përpiqen të shkatërrojnë vlerat themelore me të cilat jemi mësuar. Ne do t’u rezistojmë atyre dhe do të luftojmë”, tha Vuçiç gjate inspektimeve.

Serbia po përjeton protesta të rregullta dhe të dhunshme kundër qeverisë. Shkak u be shembja e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, e cila vrau 16 persona”, por më vonë tubimet e udhëhequra kryesisht nga studentët, u kthyen kundër qeverisë dhe korrupsionit të përhapur në vend.

The post Prej disa javësh protesta masive, Serbia mbledh urgjentisht Këshillin e Sigurisë appeared first on Albeu.com.

Protestat e dhunshme në Serbi, kryeministri Vuçiç thërret sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

By: Fax Web
19 August 2025 at 13:08

Tre qytete kryesore në Serbi përjetuan tensione të larta gjatë javës së fundit, teksa protestat antiqeveritare përshkallëzuan dhunën. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të ndarë grupet e demonstruesve, ndërsa qindra persona u arrestuan dhe dhjetëra u lënduan.

Demonstruesit sulmuan dhe shkatërruan ambientet e Partisë Progresive Serbe (SNS) në Palilula dhe Zemun, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë dhe largimit të tyre, një vizitë në njërin nga këto objekte e bëri edhe presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç lavdëroi policinë dhe deklaroi se “shteti është më i fortë se çdo protestë”, ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçić mohoi përdorimin e dhunës nga policia.

Ndërkohë vlen të theksohet se Vuçiç ka thirrur sot, 19 gusht, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

 

Trupa vendimmarrëse e përbërë nga presidenti, kryeministri, ministrat e Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, si dhe drejtuesit e shërbimeve të inteligjencës, do të shqyrtojnë çështje të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Serbisë. 

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga studentët, nisën pas shembjes së pjesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave, duke nxitur zemërimin qytetar kundër korrupsionit dhe menaxhimit të dobët të qeverisë.

“Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

By: D Marku
18 August 2025 at 14:15

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon kërkesat e tyre.

Kështu thotë hulumtuesi në Institutin për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Gurakuç Kuçi i cili e vlerëson situatën politike në Beograd të ngjashme me anarkinë, ndërsa rrahjet dhe incidentet e vazhdueshme ndaj protestuesve po ndodhin me urdhrin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Akoma nuk mund të themi që Serbia është në luftë civile pasi nuk kemi protestues të armatosur, të cilët kanë armët e tyre e po ashtu kanë edhe një në thonjëza ‘regjiment sulmues’ dhe po ashtu nuk kemi edhe një qeveri e cila ka filluar të jetë në anarki të plotë në Serbi”, tha analisti Gurkuç Kuçi.

Kuçi i quan manipulime deklaratat e Vuçiçit, përmes së cilave ai akuzon Perëndimin se po ndihmojnë financiarisht protestuesit në Serbi.

“Vuçiçi sot vazhdon akoma t’i përdorë narrativat e tij, (kinse) nuk është autokrat ose diçka e tillë, për shkak se ai i shfrytëzon interesat e ndryshme që kanë të bëjnë me BE-në dhe po ashtu ka filluar që çdo herë e më shumë ta kërcënojë BE-në dhe gjithë Perëndimin. Së fundi ai e shprehu edhe një akuzë ndaj gjithë Perëndimit se Perëndimi është duke i financuar dhe ndihmuar protestuesit në Serbi… Kjo ndikon edhe në përçarje. Deklarata të tilla të vetë Vuçiçit janë më shumë manipulime”, u shpreh ai.

Për të larguar vëmendjen nga trazirat që po ndodhin në Serbi, siç thotë Kuçi, presidenti Vuçiç vepron kundrejt Kosovës apo bën veprime agresive ndaj shteteve përreth saj duke përmendur arrestimet e njëpasnjëshme kohëve të fundit të kosovarëve nga autoritetet serbe.

Përmes protestave në Serbi që filluan nga nëntori i 2024-ës, kërkohet zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe llogaridhënie lidhur me tragjedinë në Novi Sad. Përveç Beogradit ato janë shtrirë edhe ne qytetet te tjera, ndërsa javën e kaluar morën përmasa të mëdha, duke sulmuar edhe godinën e partisë së Vuçiç, çka pasojë me dhjetëra arrestime.

The post “Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

By: Elva
17 August 2025 at 22:35

Dhjetëra mijëra izraelitë dolën sot në rrugët e Tel Aviv për të protestuar kundër luftës në Gaza dhe për të kërkuar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi. Protestuesit mbajtën pankarta dhe brohoritën: “Kthejini të gjithë në shtëpi, ndalojeni luftën”, duke shprehur solidaritet me familjet e pengjeve. Forumi i Familjeve të Pengjeve, organizatori i tubimit, […]

The post VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve appeared first on BoldNews.al.

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

By: Ardit
17 August 2025 at 15:17

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit me thirrjet për dhënie fund të luftës në Gazë dhe arritje të marrëveshjes për lirim pengjesh, që po mbahen nga militantët e Hamasit – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – teksa ushtria izraelite përgatitet për ofensivë të re. Protestat […]

The post Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh appeared first on BoldNews.al.

SERBI – Sërish dhunë gjatë protestave kundër qeverisë

17 August 2025 at 10:07

BEOGRAD, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Në ditën e katërt radhazi, protestat kundër qeverisë serbe u shoqëruan sërish me dhunë.

Dje në mbrëmje, trazirat më të rënda ndodhën në qytetin qendror të Valjevës, ku kundërshtarët e qeverisë i vunë flakën zyrës së Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe dëmtuan ndërtesat e administratës së qytetit dhe zyrën e prokurorit publik lokal.

Zemërimi i demonstruesve në qytetin 100 kilometra në jugperëndim të Beogradit ishte drejtuar kundër faktit se dy ditë më parë, njerën nga partia në pushtet SNS kishin shkatërruar një kafene në pronësi të një simpatizanti të lëvizjes protestuese.

Po atë natë, njerëzit e SNS sulmuan punishten e babait të një aktivisti studentor dhe rrahën keq operatorin e saj deri në shtrimin në spital.

Autoritetet nuk ndërmorën asnjë hap për të ndjekur penalisht këto akte dhune.

Kundërshtarët e qeverisë demonstruan në qytete të shumta në të gjithë Serbinë gjatë natës.

Përleshje me policinë ndodhën edhe në periferi të Beogradit.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç tha pak para mesnatës se një polic u plagos dhe se 18 demonstrues ishin arrestuar.

Autoritetet serbe nuk dhanë informacion mbi numrin e protestuesve të plagosur.

Serbët kanë demonstruar pothuajse çdo ditë kundër Vuçiçit që prej më shumë se nëntë muajsh.

Shkaku i protestave ishte shembja e një tendë stacioni të rinovuar rishtazi në qytetin verior të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, e cila rezultoi në vdekjen e 16 personave.

Ekspertë të pavarur dhe anëtarë të opozitës fajësojnë neglizhencën dhe korrupsionin nën qeverinë e Vuçiçit./ a.jor.

The post SERBI – Sërish dhunë gjatë protestave kundër qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

By: redi
16 August 2025 at 19:15

Mediat gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve: Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: “Nëntë…

Source

Vuçiç përballet me protestat më të mëdha, policët po plagosen

By: redi
16 August 2025 at 16:13

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit.

Source

‘Policët po plago*en çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd

By: M C
16 August 2025 at 16:27

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës të premten në mbrëmje në Beograd, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore.

Protestuesit u mblodhën rreth orës 8 të mbrëmjes përpara ndërtesës së selisë së ushtrisë që u bombardua në vitin 1999 nga NATO. Disa orë më vonë ata filluan të hedhin flakë të forta ndaj oficerëve të policisë.

Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit.

Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera – Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Valjevo.

Gaz lotsjellës u përdor edhe në Nish. Nuk kishte shifra zyrtare se sa njerëz u plagosën.

Vala e protestave në të gjithë Serbinë, vjen si pasojë e vdekjes së 16 personave kur një çati në një stacion hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb.

Protestat kanë tronditur Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij SNS.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore deri të mërkurën në mbrëmje, kur 27 oficerë policie dhe rreth 80 civilë u plagosën në përleshje, dhe 47 persona u arrestuan.

‘Çdo mbrëmje ne vendosim 3,000 policë në të gjithë Serbinë, ata po rrihen dhe po plagosen’, tha Vuçiç për RTS TV më herët të premten.

Protestuesit kanë fajësuar korrupsionin për katastrofën e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për të rrëzuar Vuçiçin dhe partinë e tij.

Studentët, grupet e opozitës dhe organet mbikëqyrëse kundër korrupsionit kanë akuzuar Vuçiçin dhe aleatët e tij për lidhje me krimin e organizuar, përdorimin e dhunës kundër rivalëve politikë dhe shtypjen e lirive të medias – akuza që ata i mohojnë.

The post ‘Policët po plago*en çdo ditë’, Vuçiç përballet me protestat më të mëdha në Beograd appeared first on Albeu.com.

Trazirat në Serbi, qeveria kundër protestuesve, dënon tubimet në Beograd dhe Novi Sad

15 August 2025 at 16:36

SERBI- Qeveria serbe është e koordinuar në qëndrimin e saj kundër protestuesve. Kryeministri serb Đuro (GJURO) Macut ka dënuar ashpër trazirat në Beograd dhe Novi Sad

Sipas tij ne vend nuk po zhvilloheshin protesta paqësore, por ka vetëm grumbullime huliganësh, qëllimi i të cilëve është prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Kur sulmon policinë, sulmon shtetin tha Macut, duke shtuar se nuk do të lejojnë qe ata që kanë mbrojtur me përgjegjësi dhe përkushtim sigurinë e qytetarëve të fyhen dhe të poshtërohen. Kjo sjellje meriton çdo dënim, theksoi kryeministri serb.

Ndërsa Ministri Ivica Daçiç iu drejtua qytetarëve për herë të dytë gjatë natës dhe tha se të paktën 42 oficerë policie u plagosën, disa prej të cilëve rëndë, dhe se deri më tani janë arrestuar me shume se 30 persona, ndërsa operacionet për kapjen e tyre vazhdojnë.

Sipas Dacic, një prej njerëzve më të besuar të presidentit Aleksandër Vucic, organizimi i fundit ishte një nga sulmet më të dhunshme ndaj policisë këto vite, ndërsa mes te arrestuarve ishte edhe një shtetas kroat, duke ngritur edhe njëherë pretendimin e tyre se këto protesta janë të sponsorizuara nga jashtë.

Protestuesit ne Novi Sad kane sulmuar edhe zyrat e Partisë Progresive Serbe, ndërsa tubime janë regjistruar edhe ne qytete si Nish apo Kraleve. Që prej 1 nëntorit 2024, kur u shënua tragjedia e Novi Sad, me 16 viktima, protestuesit nuk janë ndalur me kërkesën e tyre për zgjedhje të reja dhe rrëzimin e qeverise së korruptuar.

/abcnews.al/

❌
❌