Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat

By: user 11
3 July 2025 at 10:48

Policia e Serbisë ka ndërhyrë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut në disa lokacione në Beograd dhe Novi Sad, ku qytetarë dhe studentë ishin mbledhur për të bllokuar rrugët. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në mëngjes se janë larguar të gjitha bllokadat.

Sipas MPB-së, gjatë natës janë kontrolluar gjithsej 1.297 persona, ndërsa 79 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre, 72 për kundërvajtje dhe shtatë të tjerë për dyshim të shkeljes së Kodit Penal.

“Janë hequr të gjitha bllokadat në territorin e Serbisë dhe Beogradit dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme”, thuhet në njoftim.

Një njësi e xhandarmërisë ndërhyri para Fakultetit Juridik në Beograd, ku studentët protestues pretenduan se policia tentoi të hynte brenda objektit, duke shkelur kështu autonominë universitare. Studentët kishin bllokuar rrugën dhe policia ndërhyri me automjete dhe dhunë.

“Ata u tërhoqën brenda fakultetit, por policët arritën deri në derë, ndërkohë që komandantët u thërrisnin për të mos hyrë”, tha ai, duke shtuar se pati disa të arrestuar.

Policia mohoi që ka hyrë në objektin e fakultetit dhe deklaroi se ka vepruar vetëm ndaj atyre që kishin vendosur pengesa në rrugë, duke respektuar autonominë universitare.

The post Tensione në Beograd e në Novi Sad, policia serbe largon bllokadat appeared first on Lapsi.al.

Vucic flet për “masa të reja” për rivendosjen e ligjit në Serbi

By: user 5
22 May 2025 at 21:20

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka paralajmëruar marrjen e masave të reja për atë që e qka quajtur rikthim të normalitetit në vend.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Apelit në Novi Sad që kaloi në arrest shtëpie tri aktivistë që sipas tij akuzohen për përpjekje të përmbysjes së rendit kushtetues, Vucic ka theksuar se ata gjyqtarë apo prokurorë që përkrahin banditizmin, dhunën dhe huliganizmit, nuk do të shërbejnë më. Vucic ka folur për masa të reja “shumë pozitive” që po merr për të rivendosur ligjin.

Në mbështetje të kësaj narrative ka ardhur edhe Kisha Ortdhokse Serbe që përmes Arkdioqezës së Beograd-Karlovcit ka transmetuar podcastin e parë me titull: “Revolucioni me ngjra apo sulmet e medias ndaj Kishës”, një qasje që paralelizon e madje përputhet me akuzat e Vucic ndaj protestuesve.

The post Vucic flet për “masa të reja” për rivendosjen e ligjit në Serbi appeared first on Lapsi.al.

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

By: D Marku
20 May 2025 at 19:58

Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu, pas protestave të mëdha dhe kritikave ndërkombëtare.

Por, Apeli urdhëroi që tre aktivistët, Marija Vasiq, Lado Jovoviq dhe Lazar Diniq, të dërgohen në arrest shtëpiak derisa procedurat ligjore ndaj tyre janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprimtari kundër shtetit.

Për tre aktivistët e tjerë, Mlladen Cvijetiq, Srdan Gjuriq dhe Davor Stefanoviq, Apeli e rrëzoi vendimin e Gjykatës së Lartë dhe e ktheu çështjen në gjykatën e shkallës së parë për një vendim të ri.

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar vazhdimisht nga 15 maji, duke e bllokuar Gjykatën e Lartë në Novi Sad, pasi ajo kishte marrë vendim javën e kaluar për zgjatjen e paraburgimit për gjashtë aktivistët.

Gjashtë aktivistët nga Novi Sadi u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd.

Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces.

Një ndër aktivistët, profesoresha Marija Vasiq, u hyri në grevë urie në paraburgim dhe në fundjavë u transferua në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Komisioni Evropian tha të hënën se ishte thellësisht i shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore Marija Vasiqit.

“Ne presim që autoritetet të veprojnë me përgjegjësi dhe t’i ofrojnë asaj kujdes të përshtatshëm mjekësor”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Komisioni Evropian deklaron gjithashtu se po e monitoron nga afër këtë rast dhe se, ashtu si në raste të tjera, edhe në këtë rast duhet të sigurohet një gjykim i drejtë.

“Ne presim që kushtet e paraburgimit të jenë në përputhje me respektimin e të drejtave themelore, përfshirë dinjitetin njerëzor”, tha Komisioni Evropian kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë se si e shohin rastin e paraburgimit të aktivistëve dhe studentëve të Novi Sadit, si dhe zhvillimet pas grevës së Marija Vasiq./REL

The post Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur appeared first on Albeu.com.

Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur

By: Ardit
20 May 2025 at 19:31

Gjykata e Apelit në Novi Sad ka urdhëruar të martën që tre nga gjashtë aktivistët e burgosur politikë të lirohen nga burgu, pas protestave të mëdha dhe kritikave ndërkombëtare. Por, Apeli urdhëroi që tre aktivistët, Marija Vasiq, Lado Jovoviq dhe Lazar Diniq, të dërgohen në arrest shtëpiak derisa procedurat ligjore ndaj tyre janë duke u […]

The post Gjykata në Novi Sad urdhëron arrest shtëpiak për 3 nga 6 aktivistët e burgosur appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të arrestimit të aktivistëve

19 May 2025 at 13:17

Në Novi Sad po zhvillohet dita e pestë e bllokadës së Gjykatës së Lartë, në shenjë proteste për ndalimin e gjashtë aktivistëve dhe studentëve që ndodhen në paraburgim prej më shumë se dy muajsh, nën akuzat për përpjekje për ta rrëzuar rendit kushtetues.

Bllokada më 15 maj, me thirrjen e studentëve, pasi gjykata mori vendim për zgjatjen e paraburgimit aktivistëve dhe studentëve. Studentët, bashkë me qytetarë dhe aktivistë, qëndruan para gjykatës edhe gjatë fundjavës. Ashtu si në ditët e para të protestës, edhe të hënën në mëngjes qytetarë, studentë dhe aktivistë u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, ndërsa policia ishte e pranishme pranë hyrjes kryesore. Të gjitha hyrjet ishin të bllokuara, dhe organizatorët thanë se do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të ndaluarve.

Studentët u bënë sërish thirrje punonjësve të përfshirë në çështjen gjyqësore që të shkojnë në punë.

“Nuk ka nevojë të futen nga hyrjet anësore, le të hyjnë nga kryesorja – do t’i lejojmë”, deklaruan ata. Para gjykatës ndodhej edhe familja e profesoreshës dhe aktivistes nga Novi Sadit, Marija Vasiq, e cila ndodhet në grevë urie në paraburgim. Ajo u transferua në fundjavë në spitalin e burgut në Beograd për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. I biri, Millan Çanak, tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar për gjendjen e saj.

“Zero informacion”, u shpreh shkurtimisht ai të hënën para gjykatës. Marija Vasiq e nisi grevën më 13 maj. Pas këtyre deklaratave, të hënën reagoi edhe Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke thënë se “të gjitha informacionet e lejueshme me ligj për gjendjen shëndetësore të Marija Vasiqit janë të disponueshme për publikun qysh nga fillimi”.

Sipas komunikatës, në ditën e parë të transferimit të saj në spitalin e burgut në Beograd, autoritetet njoftuan se ajo ishte vendosur në terapi me infuzion dhe se përkujdesja ndaj saj vazhdon në Spitalin Special të Burgut pas zhvendosjes nga Novi Sadi. Aktivistët nga Novi Sadi – Mlladen Cvijetiq, Srxhan Gjuriq, Lazar Diniq, Lado Jovoviq, Davor Stefanoviq dhe Marija Vasiq – u arrestuan më 14 mars, një ditë para një proteste masive në Beograd. Ata akuzohen për përgatitje të veprës penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Serbisë.

Para arrestimit të tyre, në televizione proqeveritare me mbulim kombëtar u transmetua një audio-incizim i një bisede të përgjuar gjatë një takimi të aktivistëve, ku diskutohej për planet që gjatë protestës në Beograd të promovohej ideja e një qeverie kalimtare dhe të organizohej një hyrje në ndërtesën e Radiotelevizionit të Serbisë.

Avokatët mbrojtës kanë deklaruar disa herë se biseda është përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Agjencia për Siguri (BIA) dhe se incizimi nuk mund të përdoret si provë e vlefshme ligjore në këtë proces. Më 15 maj, avokatët e të ndaluarve dorëzuan ankesë kundër vendimit të gjykatës për zgjatjen e paraburgimit për edhe 30 ditë. Avokati i Lazar Diniqit, Veljko Miliq, tha të hënën gjatë bllokadës se gjykata ka detyrimin të veprojë me urgjencë në këtë rast, edhe pse ligjërisht nuk ka afat për shqyrtimin e ankesës. Për lirimin e të ndaluarve më parë janë bërë thirrje nga studentët protestues, asamble qytetare, dhjetëra organizata joqeveritare dhe Parlamenti Evropian. REL/

The post Vazhdon bllokada e gjykatës në Novi Sad për shkak të arrestimit të aktivistëve appeared first on Sot News | Lajme.

6 muaj nga tragjedia në Novi Sad, makina tenton të marrë përpara protestuesit

By: user 5
1 May 2025 at 19:48

Në Novi Sad janë mbajtur protesta për të shënuar përvjetorin e gjashtëmujorit nga shembja e tavanit në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Mësohet se gjatë protestave ka ndodhur edhe një incident, kur një shofer tentoi të përplaste makinën me pjesëmarrësit e protestës.

Protestuesit arritën ta ndalonin me kohë dhe policia ndërhyri për të siguruar tubimin. Të rinjtë që ndodheshin në makinë janë arrestuar. Në Parkun Liman në Novi Sad janë vendosur 16 karrige bosh me emrat e viktimave të shkruar mbi to dhe nga një lule e bardhë në secilën.

Në të njëjtën kohë po zhvillohet edhe protesta e 1 Majit nga studentët në bllokadë dhe pesë sindikata kombëtare në Beograd, përkatësisht para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë. Është planifikuar që të dorëzohen ndryshimet në Ligjin e Punës dhe Ligjin për Grevat. Sipas Nova.rs, mes mijëra të pranishmëve ndodhen sindikalistë, studentë dhe qytetarë.

 

The post 6 muaj nga tragjedia në Novi Sad, makina tenton të marrë përpara protestuesit appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

By: Mirgen
11 April 2025 at 08:57

Sot, Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë vendimin për aktakuzën që u ngrit kundër 13 personave për shkak të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në atë qytet më 1 nëntor të vitit të kaluar, thanë Tanjug në atë gjykatë. Vendimi do të shpallet në orën 11 dhe lejohet prania e mediave. […]

The post Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën appeared first on BoldNews.al.

Studentët bllokojnë televizionet dhe radiot publike

By: redi
11 March 2025 at 17:51

Qindra studentë bllokuan sot ndërtesën e transmetuesit publik RTS në Beograd. Protestat antiqeveritare në Serbi pritet të përshkallëzohen këtë fundjavë. Studentët kishin bllokuar ndërtesën të hënën vonë në mbrëmje. Policia u përpoq t’i largonte ata, ndërsa turma u përpoq të bllokonte një hyrje në ndërtesë. Ata u mblodhën sërish sot dhe thanë se do të qëndronin të paktën 22 orë.

Source

Fytyra e re e protestës

15 February 2025 at 11:33

Diçka e rëndësishme po ndodh në Kinë, dhe kjo duhet ta shqetësojë udhëheqjen politike të vendit. Të rinjtë kinezë po shfaqin gjithnjë e më shumë një qëndrim dorëzimi pasiv, i përmbledhur në fjalën e re të modës bai lan (“lëre të kalbet”). E lindur nga zhgënjimi ekonomik dhe frustrimi i përhapur me normat shtypëse kulturore, […]

The post Fytyra e re e protestës appeared first on Reporter.al.

Tre muaj nga tragjedia me 15 viktima në Serbi, studentët vijojnë protestat! Bllokojnë tre ura në Novi Sad

1 February 2025 at 16:18
Një numër i madh studentësh dhe qytetarësh janë organizuar të shtunën për bllokimin e tri urave mbi lumin Danub në Novi Sad, fiks tre muaj pasi 15 persona janë vrarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti, i dyti më i madhi në Serbi. Studentët janë nisur nga

Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad

1 February 2025 at 08:36

Mijëra studentë që u nisën pardje (enjte) në mëngjes nga Beogradi arritën mbrëmë vonë në Novi Sad, ku u pritën nga kolegët e tyre, por edhe nga shumë qytetarë të tjerë.

Siç raporton nova.rs, bulevardi Mihajlo Pupin, që çon në Urën e Varadinës, është plot me njerëz, pothuajse deri te ndërtesa e Banovinës.

Qytetarët kanë lënë një hapësirë të lirë që studentët të mund të kalojnë. Përmes kësaj rruge parakaluan edhe studentët e Universitetit të Novi Sadit, të cilët po i presin kolegët e tyre nga Beogradi.

Stigli studenti iz Beograda, dočekale ih desetine hiljada Novosađana pic.twitter.com/YtFzUKybsx

— Autonomija Info (@autonomijandnv) January 31, 2025

Në mes të Urës së Varadinës, mbi një tapet të kuq, simbolikisht u takuan dy studentë nga Beogradi dhe Novi Sadi, duke shkëmbyer flamujt e dy universiteteve.

Studentët nga të dy qytetet po marshojnë së bashku drejt Stacionit të Trenit, ku do të nderojnë viktimat e shembjes së strehës më 1 nëntor të vitit të kaluar, kur humbën jetën 15 persona.

Në krye të kolonës janë vendosur 15 kurora me emrat e të ndjerëve.

Ndryshe, kryeministri serb, Milosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje disa javë pas tragjedisë pas një presioni të madh të publikut. Megjithatë, studentët kërkojnë që përgjegjësitë të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/

Uz himnu 🤍 pic.twitter.com/QoTAc8cIR9

— Blokada FPN (@blokada_fpn) January 31, 2025

The post Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

Pas marshimit dyditor, studentët protestues serbë mbërrijnë në Novi Sad

By: Ardit
31 January 2025 at 21:56

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditore nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit. Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e […]

The post Pas marshimit dyditor, studentët protestues serbë mbërrijnë në Novi Sad appeared first on BoldNews.al.

Studentët protestues serbë mbërrijnë në Novi Sad

By: redi
31 January 2025 at 21:31

Studentët serbë kanë mbërritur mbrëmjen e së premtes në Novi Sad, pas një marshi dyditore nga Beogradi, për të protestuar kundër shembjes vdekjeprurëse të një strehe në stacionin e trenit, e cila, sipas tyre, ndodhi si pasojë e korrupsionit. Studentët protestues mbanin në duar kurora me emrat e 15 njerëzve që vdiqën nga shembja e strehës në stacionin e Novi Sadit më 1 nëntor.

Source

Nuk ndalen studentët në Serbi, nisin marshimin në këmbë nga Beogradi për në Novi Sad

30 January 2025 at 10:30
  Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë”. Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad. Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas. Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga

Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç

28 January 2025 at 13:09

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen të martën në mëngjes mes protestave të vazhdueshme studentore pas shembjes  të ndodhur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor – dhe gjithashtu pas reagimit agresiv të qeverisë dhe partisë në pushtet ndaj përpjekjeve publike për të përkujtuar viktimat. Vuçeviçi është ministri i tretë që jep dorëheqjen […]

The post Jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë Millosh Vuçeviç appeared first on Reporter.al.

PAMJET/ Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit

By: user 6
17 January 2025 at 22:35

Qindra mijëra studentë dhe qytetarë demonstruan në rrugët e Beogradit këtë të premte. Ata u tubuan para godinës së Radios dhe Televizionit të Serbisë, duke kërkuar drejtësi nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe qeveria e vendit për tragjedinë në stacionin e trenit të Novi Sadit ku humbën jetën 15 persona nga shembja e një çatie.

Përveç llogaridhënies për atë që ka ndodhur, ata kërkojnë që të ketë pasqyrim objektiv të ngjarjeve që lidhen me tragjedinë dhe të mos ketë “lajme përçarëse mes qytetarëve”. Protestuesit mbajtën 15 minuta heshtje në nder të viktimave të Novi Sadit.

🇷🇸 Massive anti-Vucic government protests continued tonight in Belgrade, Serbia.pic.twitter.com/Y6BmTolfPg

— kos_data (@kos_data) January 17, 2025


Shkak për demonstratën masive të së premtes u bë edhe një incident që ndodhi të enjten në Beograd, kur një makinë shtetërore u përplas dhe plagosi rëndë një student protestues. Ngjarja u fiksua në një video e cila u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

🇷🇸 | Belgrade students demonstrated in front of Radio-Television Serbia’s studios in the latest in a series of protests demanding accountability and justice for the deadly Novi Sad railway station disaster – but also calling for truthful coverage of the protests themselves. 1/2 pic.twitter.com/nlRT0g7Wgm

— Balkan Insight (@BalkanInsight) January 17, 2025

The post PAMJET/ Qindra mijëra njerëz protestojnë kundër Vuçiç në rrugët e Beogradit appeared first on Lapsi.al.

Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad

17 January 2025 at 15:59

Sot para Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, gjatë bllokadave, një i moshuar me thikë ka tentuar të sulmojë një student, i cili qëndronte i qetë me duar të ulura.

Disa studentë, gjithashtu roje sigurie, erdhën dhe çarmatosën burrat që u përplasën me studentin, raporton nova.rs.

Ky është vetëm një në serinë e sulmeve ndaj studentëve, pjesëmarrësve të protestës dhe një nga më të rëndat ndodhi dje kur një shofer u arrestua pasi tentoi të vriste një studente që mori pjesë në bllokadën në rrugën Rooseveltova.

Potegao nož na studenta i pokušao da ga ubode!

Medicinski fakultet, Novi Sad. pic.twitter.com/Ibutg6VH9q

— Marko M. Dragoslavic (@DragoslavicM) January 17, 2025

Përkatësisht, ai me veturën e tij ka tentuar të kalojë me forcë bllokadën dhe me atë rast ka goditur një studente e cila ndodhej në trotuar.

Ndryshe, studentët tash e sa javë po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave në Novi Sad.

Kujtojmë se muaj më parë 15 persona mbetën të vdekur kur u shemb streha e jashtme prej betoni e Stacionit Hekurudhor. /Telegrafi/

The post Një burrë tentoi të sulmonte me thikë një student në Novi Sad appeared first on Telegrafi.

Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytetin serb

10 January 2025 at 17:18
  Muajt ​​e fundit të 2024-ës u shënuan nga protesta studentore në Beograd, përfshirë edhe natën e ndërrimit të viteve, dhe i njëjti ritëm vazhdon edhe në fillim të 2025-ës. Studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bllokojnë fakultetin dhe kërkojnë reagimin e institucioneve pas rënies së tendës në Novi Sad më 1 nëntor, kur

Serbi| Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për tragjedinë në stacionin hekurudhor

By: fra nc
30 December 2024 at 15:26

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transportit, Goran Vesiq, dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës Hekurudhore të Serbisë, Jelena Tanaskoviq, lidhur me shembjen tragjike të strehës së stacionit hekurudhor më 1 nëntor.

Shembja e strukturës prej betoni shkaktoi 15 viktima dhe dy të plagosur rëndë. Sipas Prokurorisë, të akuzuarit mbajnë përgjegjësi për krime të rënda kundër sigurisë publike dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm, përfshirë shkelje në punimet e ndërtimit.

Autoritetet serbe kanë mohuar se rinovimi i fundit i stacionit përfshinte strehën, por ekspertë të pavarur kanë kundërshtuar këtë pretendim. Ngjarja ka shkaktuar një valë zemërimi publik dhe protesta të vazhdueshme nga qytetarët, studentët dhe akademikët, duke kërkuar transparencë dhe përgjegjësi.

Ndër të arrestuarit janë ish-ministri Vesiq dhe ish-drejtoresha Tanaskoviq, të cilët rrezikojnë deri në 12 vjet burg nëse shpallen fajtorë për akuzat për neglizhencë dhe punime të paligjshme. Protestat dhe kërkesat për drejtësi vazhdojnë në Serbi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Serbi| Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për tragjedinë në stacionin hekurudhor appeared first on Euronews Albania.

13 të pandehur për incidentin fatal në Novi Sad, përfshirë ish-ministrin dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës

30 December 2024 at 12:53

Prokuroria e Lartë Publike e Novi Sadit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transportit të Serbisë, Goran Vesië, dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës së Hekurudhave të Serbisë, Jelena Tanaskoviç, në lidhje me aksidentin tragjik në stacionin hekurudhor muajin e kaluar.

Streha prej betoni në stacionin e rinovuar rishtazi në qytetin verior të Serbisë u shemb më 1 nëntor, duke i lënë 15 njerëz të vdekur dhe dy të lënduar.

Prokuroria në Novi Sad tha në një komunikatë të hënën se 13 të dyshuarit ngarkohen me vepra penale si, krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Aktakuza është ngritur pas përfundimit të hetimeve për shembjen e strehës, sipas Prokurorisë.

Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina.

Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehën prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad për të kërkuar llogaridhënie.

Shembja e strehës është shndërruar në ngarkesë politike për presidentin Aleksandar Vuçiç, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë./rel

The post 13 të pandehur për incidentin fatal në Novi Sad, përfshirë ish-ministrin dhe ish-drejtoreshën e Infrastrukturës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌