Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Main stream

Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me rrethimin e vilës qeveritare

By: Ardit
18 August 2025 at 09:34

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar në rrethimin e godinës. Në vendngjarje ka […]

The post Aksident në Vlorë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me rrethimin e vilës qeveritare appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 17 August 2025Main stream

Përplasen dy makina në autostradën Fier–Vlorë, krijohet trafik i rënduar

By: Ardit
17 August 2025 at 10:15

Një aksident automobilistik ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja. U raportua automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete […]

The post Përplasen dy makina në autostradën Fier–Vlorë, krijohet trafik i rënduar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

16 August 2025 at 12:46

Një aksident automobilstik është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku një automjet tip “Mercedes Benz”, ka përpasur shtetasin B. Gj., 48 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, teksa nuk dihet se si është […]

The post Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi appeared first on BoldNews.al.

Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë

15 August 2025 at 14:33

Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen. Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një […]

The post Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot-Lezhë, makinat e bllokuara mbi dy orë appeared first on BoldNews.al.

Çdo ditë vdesin punëtorë, Inspektoriati i Punës blen makina 180 milionë lekë tek “Porsche”

14 August 2025 at 21:37

Ndërsa punëtorët shqiptarë humbin jetën thuajse çdo ditë duke rënë nga pallatet dhe ndërtesat që ndërtohen në kushte të rrezikshme dhe pa standarde minimale sigurie, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, nën drejtimin e Eljo Mucajt, ka vendosur të investojë në 8 automjete tip SUV të vitit 2024, me vlerë 14,680,000 lekë të reja […]

The post Çdo ditë vdesin punëtorë, Inspektoriati i Punës blen makina 180 milionë lekë tek “Porsche” appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Merr flakë makina në Vlorë, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

14 August 2025 at 15:27

Një makinë ka marrë flakë në aksin rrugor Vaze-Sevaster. Makina ishte në lëvizje momentin kur është përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

/abcnews.al/

Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin mes temperaturave ekstreme

By: M C
11 August 2025 at 19:43

Lëvizja përgjatë aksit rrugor Laç–Lezhë është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e automjeteve në këto ditë të nxehta gushti. Për të përshkuar vetëm 15 kilometra rrugë, sidomos në fundjava, udhëtarëve u duhen edhe orë të tëra.

Pika më problematike mbetet rrethrrotullimi i Fushë-Milotit, ku përqendrohet edhe fluksi më i lartë i mjeteve në të dyja kahet e lëvizjes, si ato që vijnë nga Kosova dhe nga Tirana.

Situata është rënduar edhe për shkak të mbylljes së urës së vjetër mbi lumin Mat për shkak të dëmtimeve që ajo ka pësuar. Aksi i vjetër shërbente si rrugë alternative për shfryrjen e trafikut. Pritjet e gjata në rrugë janë edhe më të vështira për shkak të temperaturave ekstreme të këtyre ditëve, mbi 40 gradë Celsius.

Ndërkohë Policia Rrugore është vendosur në disa pika strategjike për të lehtësuar sadopak qarkullimin, por trafiku i rënduar pritet të jetë prezent deri në fund të muajit gusht, kur nis të bjerë dhe fluksi i pushuesve në zonat turistike.

The post Trafik i rënduar në aksin Laç-Lezhë, fluksi i mjeteve dhe bllokimi i urës së Milotit vështirësojnë qarkullimin mes temperaturave ekstreme appeared first on Albeu.com.

Digjet makina e parkuar në Korçë

By: Ela
11 August 2025 at 09:45

Një automjet i parkuar është djegur në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës në orët e para të mëngjesit të sotëm (11 gusht). Automjeti është në pronësi të S.G. Sipas policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa shkaqet nuk dihen. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka […]

The post Digjet makina e parkuar në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi

By: Ela
11 August 2025 at 08:27

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor që lidh Kuçin me Qeparonë, pranë urës së Laskos në afërsi te fshatit Kuç. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike që ka përfshirë motorin e mjetit, ndërsa qarkullimi në zonë ka qenë i rënduar për shkak […]

The post Shkrumbohet Ford-i në aksin Kuç-Qeparo, shpëton shoferi appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë

By: Ela
5 August 2025 at 13:03

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat […]

The post Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Subjekte tregtare, makina dhe mijëra euro/ SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal, të dënuar në Belgjikë

By: V K
1 August 2025 at 10:02

SPAK ka sekuestruar 25 pasuri të një grupi kriminal shqiptar, të dënuar në Belgjikë për vjedhje në kuadër të një grupi të strukturuar.

Mes pasurive të bllokuara përfshihen prona, para cash, makina luksoze, sende me vlerë dhe bizhuteri.

Hetimet pasurore tregojnë se pasuritë nuk justifikohen nga burime të ligjshme dhe dyshohet se janë përfituar nga aktivitet kriminal.

Njoftimi i SPAK:

SPAK sekuestron 25 pasuri ndaj një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 11, datë 16.06.2025 të Gjykatës së Posaçme vendosi sekuestrimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.8 i vitit 2024 ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.

Këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar (ligji nr. 10192, datë 03.12.2009) pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës  për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar në legjslacionit tonë penale sipas neneve 134, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre.

Pasuri të sekuestruara:

Pasuri të paluajtshme: 9

Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”)

Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë)

Shuma monetare:

Euro: 77,360 €

Lekë: 2,055,000 lekë

Paund britanik: 1,150 £

Orë dore të markave të ndryshme: 52

Bizhuteri: mbi 35 copë

Monedha ari: 32

Pajisje elektronike: 15

Laptopë: 2

iPad: 5

Kamera/aparate fotografike: 8

Theksojmë se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar më parë në kuader të ekzekutimit të kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kerkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.

Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.

The post Subjekte tregtare, makina dhe mijëra euro/ SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal, të dënuar në Belgjikë appeared first on Albeu.com.

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, dy persona të plagosur pas përplasjes së motorit me trailerin

By: Oldi
31 July 2025 at 10:40

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Vlorë, pranë urës së Mifolit. Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë (trailer), teksa ka tentuar një manovër parakalimi. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë […]

The post Aksident në autostradën Levan–Vlorë, dy persona të plagosur pas përplasjes së motorit me trailerin appeared first on BoldNews.al.

Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë

By: Oldi
30 July 2025 at 09:44

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Durrës-Tiranë, ku një mjet Volkswagen Golf 6 është përplasur me trafikndarësen, e cila ka hyrë në pjesën e përparme, deri pranë sediljeve. Pamjet janë publikuar nga portali “JOQ Albania” dhe dëshmitarët kanë raportuar se barriera mbrojtëse është lënë në gjysmë nga kompania […]

The post Aksident i frikshëm/ Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës-Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë

By: Ela
30 July 2025 at 08:54

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë në aksin nacional Fier–Vlorë, duke shkaktuar panik mes drejtuesve të tjerë të mjeteve. Ngjarja ka ndodhur teksa makina ishte në lëvizje, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në mjet. Shërbimet zjarrfikëse kanë […]

The post Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin Fier–Vlorë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përfshihet nga flaket një automjet në lëvizje në aksin Vlorë-Fier

By: Rovena
30 July 2025 at 09:07

Një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin Vlorë-Fier.

Siç raporton edhe gazetari i ABC News, në vend kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, por automjeti është djegur thuajse plotësisht. Nuk ka persona të lënduar./abcnews.al

Aksidentohet me automjetin bujqësor, humb jetën 67-vjeçari në Bulqizë

By: Oldi
29 July 2025 at 14:57

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. I moshuari u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. “Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një […]

The post Aksidentohet me automjetin bujqësor, humb jetën 67-vjeçari në Bulqizë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fier-Roskovec, dy persona përfundojnë në spital

By: Oldi
29 July 2025 at 11:09

Një aksident ka ndodhur paraditen e së martës në aksin rrugor Fier – Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë përfunduar në kanalin anës rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë plagosur dhe janë transportuar drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e […]

The post Aksident në Fier-Roskovec, dy persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike

By: Oldi
28 July 2025 at 15:01

Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin Peqin- Rrogozhinë. Sipas burimeve nga vendngjarja në aksident janë përfshirë një automjet i tonazhit të rëndë dhe një makinë tjetër. Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca dhe forca të policisë, të cilat po punojnë […]

The post Aksident në Peqin-Rrogozhinë, dy të plagosurit dërgohen në spital në gjendje kritike appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Fier–Seman

28 July 2025 at 09:02

Një automjet është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet. Policia thotë se  po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.

The post Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Fier–Seman appeared first on BoldNews.al.

❌
❌