Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

By: Oldi
29 June 2025 at 19:37

Ministri indian i Aviacionit Civil, Murlidhar Mohol ka deklaruar se të gjitha pistat janë në shqyrtim për të zbardhur shkaqet e rrëzimit tragjik të një avioni Boeing 787 të kompanisë Air India, që ndodhi më 12 qershor gjatë ngritjes nga qyteti Ahmedabad, në veriperëndim të Indisë. Siç u raportua të paktën 279 persona humbën jetën […]

The post Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia ajrore/ Zbardhet arsyeja për rrëzimin e avionit në Indi

By: V K
18 June 2025 at 15:26

Një defekt në të dy motorët, dyshohet si shkaku kryesor i tragjedisë ajrore të ndodhur javën e kaluar në Indi, ku një avion Boeing 787 Dreamliner i kompanisë “Air India” u rrëzua pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 270 personave.

Avioni, i cili ishte nisur nga qyteti Ahmedabad me destinacion Londrën, u përplas me një godinë të një kolegji mjekësor, duke shkaktuar flakë të mëdha që përfshinë ndërtesën dhe avionin.

Ekspertët e Byrosë së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore të Indisë, po hetojnë ngjarjen me mbështetjen e ekipeve nga SHBA, Britania dhe vetë kompania “Boeing”.

Sipas raportimeve të para të siguruara nga Wall Street Journal, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që gjatë ngritjes avioni të ketë funksionuar me një sistem emergjence energjie, i njohur si “ram air turbine”, duke sinjalizuar se motorët mund të mos kenë punuar normalisht.

Sipas të dhënave, pilotët kishin vetëm 17 sekonda për të reaguar pasi të dy motorët kishin humbur fuqinë në një lartësi prej vetëm 120 metra, shkruan A2 CNN.

Një video e re me cilësi të lartë, e publikuar këtë javë, përforcon teorinë e një dështimi të dyfishtë të motorëve, sipas pilotit dhe analistit Steve Schreiber, i cili e cilëson këtë provë si një “pikë kthese” për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet kanë konfirmuar se pilotët bënë një thirrje emergjente “mayday” para përplasjes. Hetimet po përqendrohen edhe në të dhënat e kutive të zeza, ngarkesën e avionit, trajnimet e pilotëve dhe gjendjen teknike të mjetit ajror. Një komision i posaçëm pritet të japë një raport paraprak brenda tre muajsh.

The post Tragjedia ajrore/ Zbardhet arsyeja për rrëzimin e avionit në Indi appeared first on Albeu.com.

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi…

By: M C
12 June 2025 at 20:46

Një grua ka shpëtuar për pak nga tragjedia pasi humbi avionin Air India AI171 vetëm 10 minuta para nisjes, një fluturim që përfundoi në katastrofë me mbi 200 viktima.

Bhoomi Chauhan, e cila ishte nisur drejt aeroportit të Ahmedabad për të udhëtuar drejt Londrës, nuk arriti të hipte në avion për shkak të trafikut.

Vetëm pak minuta më vonë, avioni Boeing 787 Dreamliner, me 242 pasagjerë në bord – përfshirë 53 britanikë – u rrëzua mbi një konvikt mjekësh në Ahmedabad, duke shkaktuar një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e Indisë.

Deri më tani, autoritetet kanë konfirmuar të paktën 204 viktima, ndërsa operacionet e kërkimit dhe identifikimit vijojnë.
Fati i mirë e shpëtoi Chauhan, e cila ishte duke u kthyer në Londër, ku jeton bashkëshorti i saj. E tronditur, ajo deklaroi për mediat vendase:

“Jam e shkatërruar. Trupi më dridhet. Nuk jam në gjendje të flas. U vonova për shkak të trafikut në Ahmedabad.”

Ajo shtoi se e ndjen veten me fat që e humbi fluturimin dhe i atribuon shpëtimin e saj Zotit: “Jam falënderuese. Ganpati Bappa më shpëtoi.”

Chauhan kishte qenë për pushime në Indi, pasi nuk e kishte vizituar vendin për dy vite. Ajo do të udhëtonte e vetme drejt Londrës, por vonesa fatlume prej vetëm 10 minutash e bëri të kthehej në shtëpi – pa e ditur se po shpëtonte jetën e saj.

The post Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, rrëfehet gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi… appeared first on Albeu.com.

I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari rrëfen momentet e tmerrit: Kur hapa sytë…

By: Oldi
12 June 2025 at 17:30

Një ngjarje tragjike goditi të enjten fluturimin e Air India me destinacion Londrën, i cili u rrëzua pak minuta pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit. Në bord ndodheshin 242 persona, përfshirë ekuipazhin, ndërsa konfirmohet se avion udhëtonin kryesisht shtetas indianë dhe britanikë. Një nga të mbijetuarit, Vishëash Kumar Ramesh, 40 vjeç, shtetas britanik me origjinë […]

The post I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari rrëfen momentet e tmerrit: Kur hapa sytë… appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia me 242 viktima/ Nëna tregon momentin kur djali kërcen nga kati i dytë i konviktit: Po na vjen një avion (VIDEO)

By: V K
12 June 2025 at 15:22

Një tragjedi ajrore ka tronditur qytetin e Ahmedabadit në Indinë Perëndimore, ku një avion i “Air India” me destinacion Londrën, është rrëzuar menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar panik dhe dëme pranë zonës së konvikteve të studentëve të mjekësisë.

Nëna e një studenti rrëfen momentin tronditës, kur djali i saj u detyrua të hidhej nga kati i dytë i konviktit për të shpëtuar.

“Ai më tha: ‘Po na vjen një avion’. Menjëherë kërceu nga dritarja. Pësoi lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën”, tregon Ramila.

Në fluturimin AI171 ndodheshin 242 persona: 169 shtetas indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe shtatë portugezë. Avioni ishte nisur për në Londër Gatwick, por humbi kontrollin pak minuta pas ngritjes.

Jashtë Spitalit Civil të Ahmedabadit, familjarët e të afektuarve presin me ankth. “Kunata ime ishte në bord. Brenda një ore mora vesh se avioni ishte rrëzuar. Erdha menjëherë këtu”, tregon Poonam Patel për agjencinë ANI që citon noa.al.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një bilanc zyrtar të viktimave apo të plagosurve, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë.

“Air India”, ka njoftuar se po punon ngushtësisht me autoritetet për të hetuar shkakun e ngjarjes dhe për të ndihmuar familjet e pasagjerëve.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në të gjithë Indinë dhe jashtë saj, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë e fluturimeve në rajon.

 

The post Tragjedia me 242 viktima/ Nëna tregon momentin kur djali kërcen nga kati i dytë i konviktit: Po na vjen një avion (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Liverpool/ “Ai nuk mban mend asgjë”, reagon miku i tij pasi ish-ushtari britanik i Marinës përplasi…

29 May 2025 at 18:33

Të hënën në mbrëmje në qendër të qytetit u regjistrua tragjedia e rëndë e përplasjes së turmës. Mësohet se u plagosën 79 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

I arrestuari për incidentin tronditës gjatë paradës së fitores së Liverpoolit është identifikuar si një ish-komando i Marinës Mbretërore, 53 vjeç, i cili thuhet se “u panikua” kur makina e tij u rrethua nga turma.

Sipas një miku të ngushtë, burri po bënte një nder duke shoqëruar shoqen e gruas së tij dhe vajzën e saj në një takim, kur situata doli jashtë kontrollit.

“Njerëzit i hapën derën e makinës, e kapën për fyti dhe ai u kap nga paniku,” tha ai për Mail. “Ai i telefonoi gruas për t’i treguar se çfarë po ndodhte dhe më pas nuk mban mend asgjë.”

Pamjet dramatike tregojnë momentin kur Ford Galaxy që ai drejtonte kalon një postbllok rrugor, shmang një ambulancë dhe përplaset në turmë, duke lënë katër persona të bllokuar nën rrota. Viktimat varionin në moshë nga 9 deri në 78 vjeç, të gjithë shtetas britanikë.

I dyshuari ndodhet aktualisht në paraburgim nën akuzat për vrasje të shumta në tentativë, drejtim nën ndikimin e drogës dhe drejtim të rrezikshëm të mjetit. Por miqtë e tij janë të tronditur nga këto pretendime.

“Ai nuk ka pirë për më shumë se 20 vjet dhe nuk mund ta besoj se ka marrë drogë. Kjo nuk është në karakterin e tij,” shtoi miku.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, burri ka shërbyer si komando në vitet 1990, më pas ka studiuar psikologji dhe matematikë, dhe aktualisht punon në fushën e sigurisë kibernetike. Ai është përshkruar si një familjar i përkushtuar, me tre fëmijë dhe një martesë 20-vjeçare, që udhëton shpesh me familjen dhe mban një stil jetese të rregullt.

Edhe mekaniku që kishte servisuar makinën e tij tre muaj më parë u shpreh i befasuar: “Ai dukej si një njeri i kujdesshëm, krenar për makinën e tij. E njihja menjëherë nga pamjet. Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur – ndoshta u panikua.”

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet përpiqen të zbulojnë nëse bëhet fjalë për një incident të qëllimshëm, një krizë mendore apo një rast i rëndë paniku që përfundoi në tragjedi.

The post Tragjedia në Liverpool/ “Ai nuk mban mend asgjë”, reagon miku i tij pasi ish-ushtari britanik i Marinës përplasi… appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën

By: Mirgen
11 April 2025 at 08:57

Sot, Gjykata e Lartë në Novi Sad do të shpallë vendimin për aktakuzën që u ngrit kundër 13 personave për shkak të rënies së tendës në stacionin hekurudhor në atë qytet më 1 nëntor të vitit të kaluar, thanë Tanjug në atë gjykatë. Vendimi do të shpallet në orën 11 dhe lejohet prania e mediave. […]

The post Tragjedia me 14 viktima në Novi Sad, Gjykata e Lartë jep sot vendimin për aktakuzën appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Santo Domingo! Thellohet bilanci, shkon në 98 numri i viktimave

By: D Marku
9 April 2025 at 15:59

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Santo Domingo, Republikën Domenikane, ku çatia e klubit të natës “Jet Set” u shemb gjatë një koncerti të këngëtares Rubby Pérez. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, më 8 prill 2025. Fillimisht, autoritetet raportuan për 44 viktima dhe 134 të plagosur, por bilanci tragjik ka vazhduar të rritet, duke arritur në 98 të vdekur.

Në mesin e viktimave ishte edhe guvernatorja e provincës Monte Cristi, Nelsy Cruz. Po ashtu, këngëtari Rubby Pérez, i cili po performonte në momentin e shembjes, mbeti i plagosur.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur çatia u shemb, duke lënë pas rrënoja dhe panik mes të pranishmëve. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të nxjerrë të mbijetuarit nga mbeturinat, ndërsa numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.

Kjo ngjarje tragjike i ngjan asaj të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku në vitin 2008 humbën jetën 60 persona pas shembjes së një çatie në një diskotekë.

The post Tragjedia në Santo Domingo! Thellohet bilanci, shkon në 98 numri i viktimave appeared first on Albeu.com.

Përsëritet Koçani/ Bie çatia e klubit të natës në Republikën Domenikane, 44 viktima

By: user 6
8 April 2025 at 22:25

Të paktën 44 persona kanë vdekur pasi çatia u shemb në një klub nate në Republikën Domenikane. Mes viktimave ishte edhe një guvernator lokal. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentin, i cili ndodhi në orët e para të së martës gjatë një koncerti të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez, në diskotekën Jet Set në kryeqytet, Santo Domingo.

Më shumë se 150 persona u plagosën dhe përpjekjet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat po vazhdojnë. Rreth 400 punonjës të kërkim-shpëtimit janë angazhuar në vendin e ngjarjes. Qendra e Operacioneve Emergjente tha se kishte ende shpresë që shumë nga ata që kishin mbetur nën çatinë e shembur ishin ende gjallë.

“Jet Set” është një klub nate popullor në Santo Domingo, i cili organizon rregullisht koncerte me muzikë kërcimi të hënën në mbrëmje. Të pranishëm ishin politikanë, sportistë dhe figura të tjera të shquara.

Pamjet video të publikuara brenda klubit tregojnë njerëz të ulur në tavolina përpara skenës dhe disa duke kërcyer në pjesën e pasme ndërsa Rubby Pérez këndon. Në një video të marrë me telefon dhe të shpërndarë në mediat sociale duket një burrë që qëndron pranë skenës dëgjohet duke “diçka ra nga tavani”, ndërsa gishti i tij tregon drejt çatisë.
Në pamje, këngëtari Rubby Pérez, gjithashtu duket se po shikon drejt zonës që tregon burri. Më pak se 30 sekonda më vonë, dëgjohet një zhurmë dhe pamjet bëhen të zeza, ndërsa një grua dëgjohet duke bërtitur “Babi, çfarë të ka ndodhur?”.

Një nga anëtarët e grupit të Rubby Pérez tha për mediat lokale se klubi ishte mbushur plot kur ndodhi kolapsi “rreth orës 1 të mëngjesit”. “Mendova se ishte një tërmet”, tha muzikanti. Vajza e Rubby Perez tha se babai i saj ishte në mesin e atyre të bllokuar në mbeturinat.

Duke folur për gazetën Diario Libre, menaxheri i Pérez, Fernando Soto tha se këngëtarja u gjet e gjallë. Presidenti i Republikës Domenikane, Luis Abinader, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e prekura. ©LAPSI.al

The post Përsëritet Koçani/ Bie çatia e klubit të natës në Republikën Domenikane, 44 viktima appeared first on Lapsi.al.

Detaje të reja nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Çfarë përmban blloku i pronarit të diskos?

By: V K
27 March 2025 at 12:12

Detaje të reja po bëhen të ditura lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humben jetën 59 persona për shkak të flakëve që përfshinë klubin Pulse.

Mediat maqedonase, shkruajnë se Prokuroria ka refuzuar të përgjigjet nëse në diskotekën “Pulse” ka pasur kamera sigurie natën e tragjedisë nëse apo jo.

Prokuroria në përgjigje të mediave ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, nuk do të ndajnë detaje të tilla.

Mediat shkruajnë se ka dyshime se kamera sigurie ka pasur një objekt që ndodhet në afërsi të diskos, i cili ka regjistruar hyrjen e të rinjve aty.

Pamjet e disa prej të pranishmëve të bëra me celular, të cilat u përhapën në rrjetet sociale, tregojnë se në minutat e para të shpërthimit të flakëve, dikush ngjitet mbi skenë me një fikës zjarri, por pa sukses.

Mediat shkruajnë se ai është pronari informal i diskotekës, Dejan Jovanov – Deko. Të paktën dy burime për të paktën dy media pohojnë se fikësi i zjarrit që Jovanov përdori në skenë ishte i papërshtatshëm, dhe se ishte i përshtatshëm për shuarjen e pajisjeve elektrike të ndezura dhe jo për një zjarr të këtyre përmasave.

Emisioni “Code” raportoi të dielën se edhe në Koçan ka spekulime për një bllok të pronarit të diskotekës.

Dyshohet se ai ka shënuar në atë bllok të gjithë ata që i ka dhënë ryshfet ndër vite, për të pasur në funksion biznesin e tij.

The post Detaje të reja nga tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Çfarë përmban blloku i pronarit të diskos? appeared first on Albeu.com.

Vijojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, bastisen disa lokacione

By: E.K
26 March 2025 at 12:05

Gjatë bastisjes në shtëpinë e pronarit të kabaresë së ashtuquajtur “Puls” në Koçan, policia dje ka sekuestruar kompjuterë laptop, disa pajisje mobile, dokumentacion dhe sende të tjera. Gjatë kontrolleve, siç njoftojnë nga MPB-ja, në automjetin e pronarit dhe dy objekte hoteliere janë sekuestruar sende të caktuara. Gjithashtu u gjet dhe sekuestrua dokumentacioni financiar. “Me datë 25.03.2025, […]

The post Vijojnë hetimet për tragjedinë në Koçan, bastisen disa lokacione appeared first on FaxWeb.

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Shpëtoi 21 persona në diskotekë, i riu del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë (VIDEO)

By: V K
25 March 2025 at 15:44

Mëngjesin e sotëm, 19-vjeçari nga Vinica, Jovan Kostadinov, i cili në zjarrin që kaploi diskotekën në Koçan shpëtoi 21 persona, është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit të Vinicës me duartrokitje dhe me pankarta mirënjohjeje për sakrificën dhe guximin e tij.

Ai ishte i shtruar në Klinikën e Toksikologjisë, për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe për një javë ka marrë ndihmë mjekësore.

Fatmirësisht, ka dalë nga spitali në gjendje më të mirë shëndetësore.

Zjarri që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë.

Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me ngjarjen e rëndë.

The post Tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ Shpëtoi 21 persona në diskotekë, i riu del nga spitali dhe pritet si hero në shkollë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Akuzat për Koçanin, politike”, Kryeministri Mickoski: Kryeprokurori nuk do shkarkohet

By: xhir jeta
25 March 2025 at 13:41

Ndaj akuzave të opozitës se hetimi për djegien e diskotekës “Puls” në Koçan po bëhet në mënyrë selektive, kryeministri Hristijan Micksoki është përgjigjur me thirrje ndaj Prokurorisë që të hetohet çdokush pavarësisht se cilës përkatësie etnike apo politike i takon.

Mickoski iu pergjigj Bashkimit Demokratik per Integrim , duke deklaruar se ka tentuar që ta politizojë fatkeqësinë e Koçanit për të fituar pikë politike, në kurriz të viktimave.

“Çdokush, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, që ka pasur nje rol, në këtë ose ngjarje të tjera te ngjashme të hetohet…Më vjen keq që BDI nuk doli nga qendrimet politike. Dhe në vend që të shprehë ngushëllime dhe të ndihmoj ne hetime, ata u munduan që këtë rast ta politizojnë dhe ti japin ngjyresa politike”

Kryeministri Hristijan Mickoski sqaroj po ashtu se procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit do të stopohen për momentin, pas akuzave se ai eshte nje prokuror i korruptuar dhe I njeanshem qe I ka sherbyer LSDM-se.

Sipas tij, Lupço Kocevski dhe ekipi i tij për momentin dëshmuan se janë në anën e drejtësisë dhe do t’i jepet shansi ta çojnë hetimin deri në fund.

“Duke pasur parasysh situatën e ndjeshme, planifikojmë që procedura kundër kryeprokurorit të mbetet aty ku është, pra te qendrojne ne gjendje pezull per momentin. Vlerësojmë se prokurorët që janë duke punuar në rastin e Koçanit duhet të punojnë dhe t’i japim shansin të punojmë. Kur thash se jemi të kënaqur, pashë se ka një bashkëpunim të mirë mes prokurorisë dhe policise, bashkepunim i cili rezultoi me 34 të dyshuar që ndërlidhen me këtë rast. Këtu nuk do të ndalemi dhe hetimi do të vazhdoj.”

Kete te marte, ka qene Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski qe njoftoj marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit, per nje rivleresim, ndersa

Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e 16 marsit në Koçan ku mbeten te vdekur 59 persona./abcnews.al

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ RMV mbyll 13 diskoteka: S’plotësonin kushtet minimale

By: Oldi
21 March 2025 at 17:58

Sipas raportit të fundit të qeverisë për kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në diskoteka dhe kabare janë kryer gjithsej 82 kontrolle. Siç njoftoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, nga 23 objekte të licencuara, 13 nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike dhe po përgatiten vendime për heqjen e licencës dhe ndalimin e funksionimit të tyre. […]

The post Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ RMV mbyll 13 diskoteka: S’plotësonin kushtet minimale appeared first on BoldNews.al.

Publikohen pamjet e tragjedisë në Maqedoni/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit (VIDEO)

By: V K
19 March 2025 at 13:26

Mediat maqedonase, kanë publikuar pamje të reja nga tragjedia e regjistruar në Koçan, ku shihet tmerri në secilin prej të rinjve që ishin prezentë në lokalin e natës “Pulse Club”, i cili u përfshi nga zjarri dhe la si pasojë 59 të vdekur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, teksa qindra të rinj ishin mbledhur për të festuar me muzikën e bandës së hip-hopit ADN, anëtarët e të cilës mbetën viktimë e asaj nate.

Në video dëgjohen ulërimat e personave, të cilët tentojnë të largohen nga flakët që kanë përfshirë tavanin e lokalit.

Ajo ç`ka e përkeqëson akoma më shumë këtë situatë, është fakti se lokali kishte vetëm një dalje duke e bërë të pamunduar largimin e të gjithë personave në kohë nga zjarri.

 

The post Publikohen pamjet e tragjedisë në Maqedoni/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit, dalin pamjet e tragjedisë në Maqedoni

19 March 2025 at 12:29

Mediat maqedonase kanë publikuar pamje të reja nga tragjedia e regjistruar në Koçan, ku shihet tmerri në secilin prej të rinjve që ishin prezentë në lokalin e natës “Pulse Club”, i cili u përfshi nga zjarri dhe la si pasojë 59 të vdekur. Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 16 marsit […]

The post VIDEO/ Të rinjtë mes ulërimave shtyhen për t’i shpëtuar zjarrit, dalin pamjet e tragjedisë në Maqedoni appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Koçan/ Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

By: V K
17 March 2025 at 13:12

Këtë të hënë, Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e punës, vendosi të shtyjë seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, e cila ishte caktuar për 20 mars.

“Gjykata merr parasysh periudhën e shpallur zi shtatë-ditore për viktimat e tragjedisë në Koçan dhe traumën që po kalon shoqëria, qytetarët dhe shteti”, informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga atje shtojnë se data e mbajtjes së seancës përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, do të përcaktohet më vonë.

The post Tragjedia në Koçan/ Gjykata Kushtetuese e shtyu seancën përgatitore për Ligjin për përdorimin e gjuhëve appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në Maqedoni/ Dorëhiqet kreu i komunës së Koçanit: I gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë

17 March 2025 at 12:43

Kryetari i Komunës së Koçanit në Maqedoninë e Veriurt, Ljupço Papazov, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga detyra pas tragjedisë në lokalin e natës, ku 59 persona humbën jetën dhe 155 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e shpërthimit të zjarrit. Ai kërkon nga institucionet kompetente të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, […]

The post Tragjedia në Maqedoni/ Dorëhiqet kreu i komunës së Koçanit: I gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time

By: V K
17 March 2025 at 12:50

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, në profilin e tij në “Facebook”, ka njoftuar se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit.

Ai shkroi se humbja ishte e madhe.

“Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ne të gjithë ndjejmë.” Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. Unë i njihja shumicën prej tyre, i njihja familjet e tyre dhe disa prej tyre ishin miq të familjes.

Tronditja dhe thyerja e zemrës që ndjej do të zgjasë gjithë jetën time. Kjo tragjedi e ka lënë në errësirë ​​Koçanin dhe Maqedoninë dhe boshllëku që ka mbetur është i padurueshëm”, ka shkruar Papazov.

“Kërkoj nga të gjitha institucionet kompetente që të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve! Dështimi për të vepruar është gjithashtu një përgjegjësi.

Të gjitha detajet duhet të hetohen, të gjitha lëshimet duhet të gjenden dhe të gjithë personat që kontribuan në këtë tragjedi duhet të mbajnë përgjegjësi.

Unë vihem plotësisht në dispozicion të institucioneve. Edhe pse me ligj nuk kam pasur autoritet të drejtpërdrejtë në këtë rast, jam i përgatitur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve për gjithçka, si dhe për veprimet e mia personale.

Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen time! Por në këto momente, ne duhet të tregojmë virtyt, të shfaqim përgjegjësi të plotë dhe të tregojmë ndryshim në mënyrën tonë të të vepruarit.

Me sjelljen tonë, ne duhet të japim shembullin se po i kundërvihemi një sistemi që nuk funksionon.

Nëse ka ndonjë bazë për përgjegjësinë time, i bëj thirrje prokurorisë që ta hetojë dhe të veprojë në përputhje me ligjin”, tha Papazov.

Kryekomunari thotë se kjo tragjedi nuk do të ketë të njëjtin kuptim dhe se ai si person po e përjeton këtë me vështirësi.

“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, e vunë re pse dje nuk dola në publik gjithë ditën.

Por ata që më njohin e dinë se sa i thyer jam dhe si e përjetoj atë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kem të vështirë ta mbijetoj.

Kam punuar me ndershmëri dhe përkushtim gjatë gjithë jetës sime. Asnjëherë nuk e kisha menduar se fejesa ime do të përfundonte kështu, por tani po largohem nga kjo pozitë, duke iu lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë”, theksoi Papazov.

The post Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Jep dorëheqjen kreu i komunës së Koçanit: Ata ishin fëmijët tanë, tronditja do të zgjasë gjithë jetën time appeared first on Albeu.com.

Detaje nga Maqedonia e Veriut: Të plagosurit në luftë për jetën

By: V K
17 March 2025 at 12:16

Në orët e vona të natës së dielës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, të paktën 59 persona kanë vdekur, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, ndërkohë që 155 të tjerë mbetën të plagosur.

Diskoteka ku dhe 1500 të rinj ishin duke festuar u përfshi nga flakët papritur. Shkak deri më tani, dyshohet të jenë bërë mjetet piroteknike të vendosura në skenë, të cilat sollën zjarrin e frikshëm i cili u përhap me shpejtësi në të gjithë tavanin.

Si pasojë humbën jetën 59 të rinj përkatësisht të moshave nga 14 deri në 25-vjeç, ndërkohë që të plagosur me rreth 70% djegie në trup mbetën mbi 100 të tjerë.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë sot, mësohet se të rinjtë të cilët u transportuan në Bullgari, Serbi, Turqi e Greqi, për ndihmë më të specializuar mjekësore ndodhen në gjendje kritike.

Ka qenë drejtori i spitalit “Pirogoc” në Bullgari ai i cili ka bërë me dije se 8 pacientët, mes tyre 3 adoleshentë nën 18-vjeç dhe 5 të rinj me moshë mesatare 20-25-vjeç, ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

“Të gjithë janë në gjendje kritike, përveç një fëmije që ndodhet në kujdesin intensiv pediatrik. Të tjerët janë në kujdes intensiv në klinikën e djegieve, në repartin për fëmijë dhe për të rritur. Tre prej tyre janë të intubuar”, ka thënë Valentin Dimitrov.

Ndërkohë ,në rrjet janë publikuar edhe pamjet nga diskoteka pak para se të ndodhte tragjedia. Siç shihet dhe në videon të rinjtë shfaqen të gëzuar, duke pritur që në skenë për të performuar grupi DNA.

The post Detaje nga Maqedonia e Veriut: Të plagosurit në luftë për jetën appeared first on Albeu.com.

❌
❌