Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin

By: V K
3 August 2025 at 09:34

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe ndërsa pret zhvillime të reja në frontin “Vlahoviç”, Igli Tare nuk ka qëndruar duarkryq, por është vënë në lëvizje që të sigurojë një emër të njohur në arenën ndërkombëtare.

Në Itali e cilësojnë që tani një “goditje të pamundur”, por sinjalet e para janë pozitive për kuqezinjtë.

Bëhet fjalë për Darvin Nunjez, uruguaianin e Liverpulit, i cili është drejt largimit nga klubi anglez që ka mbipopulluar repartin e avancuar me afrime të reja të njëpasnjëshme.

“Sky” bën të ditur se Igli Tare, ka kontaktuar me grupin që menaxhon futbollistin dhe hapi i parë pozitiv, është se ai pëlqen një transferim të mundshëm në Milano.

Problemi, si gjithmonë, është aspekti financiar i marrëveshjes,. Liverpuli vlerëson rreth 60 milionë euro kartonin e sulmuesit, shume të cilës i shtohet edhe rroga prej 5 milionë eurosh neto në sezon që kërkon ai. Megjithatë, bisedimet janë në pikën e nisjes dhe gjithçka mbetet për t’u diskutuar.

The post Milani kontakton Darvin Nunjez, Igli Tare tenton goditjen “e pamundur” për sulmin appeared first on Albeu.com.

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

By: armand
29 July 2025 at 21:34

Pas zyrtarizimit të Pervis Estupinan për krahun e majtë mbrojtjes dhe të qenurit shumë afër transferimit të Ardon Jshararit, drejtuesit e Milanit po punojnë për të sjellë një sulmues të ri. Max Allegri kërkon një 9-sh dhe i preferuari i tij është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është pranë largimit nga Juventusi. Kontrata e tij aktuale […]

The post Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra appeared first on BoldNews.al.

Igli Tare paralajmëron Club Bruggen për Ardon Jasharin: Është oferta jonë e fundit, nuk shkojmë më lartë

27 July 2025 at 13:10

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se Rossonerët kanë bërë një ofertë të përmirësuar për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari, duke e cilësuar atë si përfundimtare.

“Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Club Brugge dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin,” deklaroi Tare për Gazzetta dello Sport.

“E konsiderojmë të përshtatshme dhe nuk jemi të gatshëm të shkojmë më tej”, tha Tare.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta e parë e Milanit ishte 32.5 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Oferta përfundimtare arrin në 33.5 milionë euro, me bonuse që e çojnë totalin në 35 milionë euro.

Jashari ka rënë tashmë dakord për kushtet personale me Milanin dhe dëshiron të veshë fanellën kuqezi. Igli Tare e ka theksuar më parë këtë muaj se 22-vjeçari është i vendosur për t’u transferuar në “San Siro”.

Mesfushori nuk është përfshirë në listën e Club Brugge për ndeshjen e sotme kundër Genk, një sinjal i qartë se një lëvizje mund të jetë afër. Ai gjithashtu mungoi në finalen e Superkupës së Belgjikës kundër Union Saint-Gilloise.

Pavarësisht kësaj, kapiteni i Club Brugge, Hans Vanaken, paralajmëroi javën e kaluar se çmimi i kërkuar për Jasharin është 40 milionë euro. Mbetet të shihet nëse klubi belg do të pranojë ofertën e fundit të Milanit.

Milani duket i vendosur të mos hyjë në një luftë ofertash. Topi tani është në fushën e Club Brugge, ndërsa tifozët kuqezi presin zhvillimet e ditëve në vijim. /Telegrafi/ 

The post Igli Tare paralajmëron Club Bruggen për Ardon Jasharin: Është oferta jonë e fundit, nuk shkojmë më lartë appeared first on Telegrafi.

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

By: armand
25 July 2025 at 21:55

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari. Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, […]

The post Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin appeared first on BoldNews.al.

Igli Tare lodhet me Jasharin, drejtori sportiv i Milanit gati të ndryshojë objektiv

By: V K
24 July 2025 at 10:34

Situata e merkatos për Milanin po mbetet e paqartë dhe sfiduese, veçanërisht për transferimin e mesfushorit Ardon Jashari nga Klub Bryzhi, objektivi kryesor i kuqezinjve në këtë verë.

Edhe pse Jashari ka shprehur qartë dëshirën për të veshur fanellën e Milanit, negociatat me klubin belg po mbeten të ngrira.

Klub Bryzh kërkon plot 40 milionë euro për yllin e tyre 21-vjeçar, ndërsa oferta e Milanit arrin në 32.5 milionë euro plus bonuse.

Kjo është oferta përfundimtare e klubit italian, por diferenca me kërkesën e belgëve mbetet e konsiderueshme dhe deri tani nuk ka sinjale për një ulje çmimi nga ana e Bryzhit.

Situata po e nervozon jo pak edhe vetë Jasharin dhe agjentët e tij, të cilët ushtrojnë presion për të përshpejtuar zgjidhjen, por klubi belg nuk pranon asnjë kompromis.

Në pritje të një zhvillimi pozitiv, Jashari po vazhdon të stërvitet kryesisht veçmas, ndërsa drejtuesit e Milanit po mendojnë seriozisht për një alternativë në mesfushë, veçanërisht pas largimit të Pobegas për te Bolonja. Në këtë kuadër, emri i Havi Guera nga Valencia ka rifituar peshë në biseda.

Spanjolli i talentuar, pjesë e kombëtares U21 të Spanjës, ka refuzuar ofertën e rinovimit të kontratës nga klubi i tij dhe është në kërkim të një aventure të re, pas interesit që i është shfaqur edhe nga Mançester Junajtid.

Valencia kërkon rreth 27 milionë euro, duke pasur parasysh se një pjesë e transfertës, rreth 30%, do t’i shkojë Vilarealit për marrëveshje të mëparshme mes klubeve.

The post Igli Tare lodhet me Jasharin, drejtori sportiv i Milanit gati të ndryshojë objektiv appeared first on Albeu.com.

Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me…

By: V K
22 July 2025 at 09:52

Rilindja në krahët e mbrojtjes është një nga prioritetet e verës për Milanin dhe për drejtuesit Tare e Furlani nuk ka më kohë për pritje.

Krahu i majtë i mbrojtjes do t’i besohet Pervis Estupinjanit. Futbollisti nga Ekuadori është pjesë e Brajtonit në Ligën Premier. Lojtari 27-vjeçar është një nga elementet më të spikatura të klubit anglez, me të cilin ka zhvilluar paraqitje mjaft pozitive.

Eksperti i merkatos, “Fabricio Romano”, ka njoftuar se palët kanë arritur marrëveshjen verbale mes tyre për këtë transferim.

Milani do të paguajë 17 milionë euro plus 2 milionë të tjera shtesë për kartonin e Estupinjanit. Ndërkohë vetë mbrojtësi i majtë do të firmosë një kontratë afatgjatë me klubin kuqezi. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.

The post Igli Tare gjen pasardhësin e Teos në Angli, Milani arrin akordin me… appeared first on Albeu.com.

Tare takohet me agjentin e Jasharit, Milani pranë marrëveshjes me Club Brugge

By: armand
20 July 2025 at 09:08

Igli Tare është takuar me agjentin e Ardon Jasharit në selinë e Milanit dje. Mes palëve është arritur një marrëveshje e plotë deri në vitin 2030. Jashari pritet të përfitojë 2.4 milionë euro në sezon, ndërsa Club Brugge do të përfitojë më tepër se 30 milionë euro. Klubi belg nuk e ka përfshirë Jasharin për […]

The post Tare takohet me agjentin e Jasharit, Milani pranë marrëveshjes me Club Brugge appeared first on BoldNews.al.

Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Investim për të tashmen dhe të ardhmen!

By: armand
18 July 2025 at 18:11

Samuele Ricci ishte blerja e parë e këtij sezoni për Milan, një mesfushor që drejtori sportive i kuqezinjve Igli Tare e vlerëson shumë. Drejtori i kuqezinjve theksoi se Ricci është një investim për të tashmen dhe të ardhmen, ndërsa shpreson se ai do të bëhet një figurë kyçe për Milanin. “Ai është një lojtar modern, […]

The post Igli Tare vlerëson transferimin e Ricci te Milan: Investim për të tashmen dhe të ardhmen! appeared first on BoldNews.al.

Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime

By: armand
11 July 2025 at 20:57

Milan po kërkon të përforcohet në të tre repartet këtë merkato, si në mbrojtje, në mesfushë dhe sigurisht dhe në sulm. Drejtori sportiv, Igli Tare, po ndjek 3 emra të njohur dhe njëri prej tyre pritet të jetë sulmuesi i ri i Milanit. Më i preferuari për Taren është Victor Boniface, sulmuesi nigerian i Leverkusen, […]

The post Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime appeared first on BoldNews.al.

Igli Tare “shtanget” në negociatat për Jasharin, drejtuesit i japin mesazhin e qartë

By: nilda
10 July 2025 at 14:44

Ardon Jashari dhe Milan mesa duket nuk do të kryhet si “operacion” këtë merkato. Edhe pse Igli Tare ka dërguar ofertën e fundit që kap plot 38 milionë euro, duket se klubi belg nuk është i bindur për të lënë Jasharin të lirë. Së fundmi, drejtori sportiv Dave Rigo dhe shefi ekzekutiv i Club Brugge, Bob Madou i kanë dhënë një mesazh të qartë Milanit dhe Igli Tares. Sipas drejtuesve…

Source

Ditët e fundit të qershorit vendimtare, Igli Tare ka punë me 6 lojtarë të Milanit

By: S SH
28 June 2025 at 13:51

Milan është një skuadër që po përpiqet të ringrihet. Me Igli Taren drejtor sportiv, kuqezinjtë pothuajse kanë kryer transferimin e 3 mesfushorëve. Luka Modric, Samuele Ricci dhe Ardon Jashari me shumë mundësi do të vishen kuqezi.

Megjithatë, një problem janë edhe kontratat dhe lojtarët që do të dalin të lirë në treg. Riçardo Sottil, Joao Felix, Kyle Ëalker dhe Tammy Abraham përfundojnë huazimin në “San Siro”.

Vetëm sulmuesi anglez ka gjasa të qëndrojë, ndërsa për të tjerët, Tare do të ketë punë, pasi jo të gjithë preferohen.

Ndërkohë që Luka Jovic dhe Alessandro Florenzi dalin lojtarë të lirë. Dy futbollistëve u përfundon kontrata këtë fundmuaji dhe nuk ka asnjë sinjal rinovimi, pra largimi tyre është pothuajse i sigurt.

The post Ditët e fundit të qershorit vendimtare, Igli Tare ka punë me 6 lojtarë të Milanit appeared first on Albeu.com.

Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen

By: S SH
27 June 2025 at 15:33

Granit Xhaka është kthyer në objektivin kryesorë të skuadrës së Milan. Pavarësisht refuzimit të Bayer Leverkusen dhe rezistencës nga gjermanët, në Itali nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Igli Tare ka nisur sërish bisedimet me drejtuesit e skuadrës gjermane për të gjetur një marrëveshje të përbashkët për transferimin e shqiptarit.

Drejtori sportiv i kuqezinjve do të tentojë që të ulë pretendimet e gjermanëve dhe nga krahu tjetër të rrisë pak ofertën për shërbimet e mesfushorit.

Oferta e parë e bërë nga Milan ishte 10 milionë euro, ndërkohë gjermanët pretentojnë 15 milionë euro.

Tashmë mes tyre do të bisedohet për një të mesme të artë dhe në këtë mënyrë, Tare do të tentojë sërish Xhakën.

The post Te Milani nuk heqin dorë lehtë nga Granit Xhaka, Igli Tare nis sërish kontatet me Leverkusen appeared first on Albeu.com.

“Mesfusha prioritet, Xhaka dhe Jashari janë në listë” – Tare e pranon dhe flet për dy mesfushorët shqiptarë

By: S SH
25 June 2025 at 18:39

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka konfirmuar se fokusi kryesor i afatit kalimtar veror do të jetë përforcimi i repartit të mesfushës, ku spikasin dy emra të mesfushorëve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në selinë e klubit kuqezi, Tare ka folur edhe për dy emra konkretë që janë në vëzhgim: Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

“Mesfusha është reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. Këtë e kemi analizuar në detaje me trajnerin, për të kuptuar se cilat janë profilet dhe karakteristikat që i nevojiten skuadrës”, deklaroi Tare.

Ai shtoi se, edhe pse Xhaka dhe Jashari janë në listë si alternativa të vlerësuara, vendimi përfundimtar do të merret duke marrë parasysh nevojat specifike të ekipit dhe balancën teknike.

“Është e rëndësishme të rrisim cilësinë e lojës sonë. Zgjedhja që do të bëjmë duhet të jetë e duhura në raport me objektivat që kemi për sezonin e ardhshëm”, përfundoi drejtori sportiv.

Igli Tare dhe Max Allegri po punojnë së bashku për përforcimin e Milanit, pasi të dy erdhën këtë verë te klubi kuqezi.

The post “Mesfusha prioritet, Xhaka dhe Jashari janë në listë” – Tare e pranon dhe flet për dy mesfushorët shqiptarë appeared first on Albeu.com.

Chelsea e kërkoi me ngulm para Botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Maignan

By: armand
25 June 2025 at 17:50

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milan, ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër. Skuadra e Chelsea e kërkoi me ngulm para fillimit të botërorit për klube, por kuqezinjtë nuk pranuan ta shesin. “Maignan nuk do të largohet, të paktën për momentin. Nëse gjithçka vazhdon kështu, ai […]

The post Chelsea e kërkoi me ngulm para Botërorit, Igli Tare zyrtarizon të ardhmen e Maignan appeared first on BoldNews.al.

Dy mesfushorë shqiptarë drejt Milanit, Igli Tare i zbulon të gjitha: E diskutuam me Alegrin që…

By: V K
25 June 2025 at 10:08

Igli Tare, e ka nisur vrullshëm te Milani, që po ndryshon për sezonin e ri. Dy emrat më të përfolur në merkato për mesfushën, pas Modriç që është çështje e kryer, janë Ardon Jashari dhe Granit Xhaka.

Tare ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp nga selia e Milanit, që Jashari dhe Xhaka janë alternativa. Vetë me trajnerin kanë vendosur profilet e nevojshme për skuadrën.

“Mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. E diskutuam me trajnerin për profilet që kjo skuadër kërkon. Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë të shkëlqyer, por në fund, duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në çfarë kërkojmë. Besojmë se është e rëndësishme të rrisim nivelin e përgjithshëm të lojës së skuadrës”, u shpreh Tare ndër të tjera.

Milani ka mbushur arkat me shitjen e Reijnders dhe atë që pritet nga Teo Hernandez. Tashmë mbetet për t’u parë si do shpenzohen ato para.

The post Dy mesfushorë shqiptarë drejt Milanit, Igli Tare i zbulon të gjitha: E diskutuam me Alegrin që… appeared first on Albeu.com.

Kush është Ardon Jashari, mesfushori që Tare e do me çdo kusht te Milani?

By: armand
24 June 2025 at 17:54

Milan po punon për të ndërtuar një mesfushë më të re dhe dinamike për të ardhmen, dhe një nga emrat që ka ngjallur interes të veçantë në radhët e klubit është Ardon Jashari, mesfushor 22-vjeçar me origjinë shqiptare dhe pasaportë zvicerane, që aktivizohet te Club Brugge. Jashari, i cili u transferua nga Lucerna në verën […]

The post Kush është Ardon Jashari, mesfushori që Tare e do me çdo kusht te Milani? appeared first on BoldNews.al.

E KRYER/ Igli Tare bën të papriturën, bashkon talentin e Milan me dyshen e Kombëtares shqiptare

By: S SH
24 June 2025 at 13:52

Francesco Camarda do të jetë futbollisti më i ri i Lecces. Këto të fundit kanë arritur marrëveshjen me Milan për transferimin e italianit.

Lecce e ka marrë në huazim për sezonin e ri dhe me të drejtë blerje pasi të përfundojë kampionati. Igli Tare bën kështu një tjetër lëvizje të papritur në merkaton e Milan.

Te Lecce, Camarda do të gjejë dyshen e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën.

The post E KRYER/ Igli Tare bën të papriturën, bashkon talentin e Milan me dyshen e Kombëtares shqiptare appeared first on Albeu.com.

Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb

By: S SH
21 June 2025 at 15:54

Tashmë me Igli Taren si drejtor sportiv dhe Max Allegrin trajner, në kampin e Milanit do të ketë ndryshime në organikën e ekipit. Një prej të larguarve të sigurt është edhe Luka Jovic.

Dopieta në Kupën e Italisë në derbi ndaj Interit, nuk e “shpëton” dot sulmuesin serb. Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë nuk e kanë ushtruar opsionin e rinovimit të Luka Jovicit.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i largimit të sulmuesit serb nga Milano. Pas dy vitesh tek kuqezinjtë, Luka Jovic tashmë duhet të kërkojë për një skuadër tjetër. Milani e bleu Jovicin verën e vitit 2023 nga Fiorentina për 500 mijë euro.

The post Nis operacioni “fshesa” te Milani, Igli Tare i tregon “derën” lojtarit serb appeared first on Albeu.com.

Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit

By: armand
17 June 2025 at 18:51

Milan vazhdon të eksplorojë mundësinë e transferimit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, dhe drejtori sportiv Igli Tare së fundmi ka zhvilluar takime me përfaqësues të lojtarit për të diskutuar më tej marrëveshjen. Milani po synon të rindërtojë mesfushën gjatë merkatos së verës, pas largimit të Tijjani Reijnders te Manchester City, largimit të pritshëm të Ruben […]

The post Xhaka më pranë Milanit, Igli Tare takohet me agjentët e mesfushorit appeared first on BoldNews.al.

Igli Tare takohet me agjentët e Granit Xhakës për të diskutuar transferimin në ‘San Siro’

By: S SH
17 June 2025 at 16:59

Milan vazhdon të eksplorojë mundësinë e transferimit të mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, dhe drejtori sportiv i ‘Rossonerëve’, Igli Tare, së fundmi ka zhvilluar takime me përfaqësues të lojtarit për të diskutuar më tej marrëveshjen.

Milan po synon të rindërtojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës, pas largimit të Tijjani Reijnders te Manchester City, largimit të pritshëm të Ruben Loftus-Cheek dhe një transferimi të mundshëm të Yunus Musah te Napoli.

Xhaka është një lojtar që ‘Rossonerët’ e pëlqejnë shumë, ashtu si edhe trajneri i ri Massimiliano Allegri, i cili dëshiron me forcë ta sjellë mesfushorin me përvojë në ‘San Siro’.

Sipas Football Italia, drejtori sportiv i Milanit, Tare, u takua të hënën në Gjermani me agjentët e Xhakës për të gjetur kushtet e duhura që do ta bindnin Bayer Leverkusenin të pranojë shitjen e mesfushorit 32-vjeçar, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Leverkuseni, i cili këtë verë ka shitur lojtarë kyç si Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong, dëshiron të mos humbasë edhe një titullar tjetër dhe pritet të kërkojë një shumë të lartë për transferimin.

Megjithatë, Milan do të vazhdojë përpjekjet për të siguruar nënshkrimin e Xhakës gjatë ditëve apo javëve në vazhdim.

The post Igli Tare takohet me agjentët e Granit Xhakës për të diskutuar transferimin në ‘San Siro’ appeared first on Albeu.com.

❌
❌