Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra

By: armand
29 July 2025 at 21:34

Pas zyrtarizimit të Pervis Estupinan për krahun e majtë mbrojtjes dhe të qenurit shumë afër transferimit të Ardon Jshararit, drejtuesit e Milanit po punojnë për të sjellë një sulmues të ri. Max Allegri kërkon një 9-sh dhe i preferuari i tij është Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb është pranë largimit nga Juventusi. Kontrata e tij aktuale […]

The post Allegri kërkon një 9-sh te Milani, Igli Tare po ndjek dy emra appeared first on BoldNews.al.

Rikthimi te Milani, Allegri: Pjesë e zemrës sime, nuk mund t’i thosha jo

By: armand
28 July 2025 at 21:45

Pas 15 vitesh nga eksperienca e parë ku ai fitoi titullin e parë kampion si trajner, Massimiliano Allegri është rikthyer në stolin e Milanit. Një rikthim i shumëpritur nga tifozët kuqezi dhe një vendim që tekniku italian e quan “zgjedhje me zemër”. Pavarësisht ofertave të shumta që kishte në tavolinë, Allegri vendosi të kthehet aty […]

The post Rikthimi te Milani, Allegri: Pjesë e zemrës sime, nuk mund t’i thosha jo appeared first on BoldNews.al.

Allegri e konsideron si stërvitje të mirë fitoren e Milanit ndaj Liverpoolit

27 July 2025 at 17:24

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar skuadrën e tij pas fitores 4-2 ndaj Liverpoolit në një ndeshje miqësore parasezonale, duke e cilësuar si një “ndeshje të mirë dhe stërvitje të shkëlqyer” për kuqezinjtë “kundër një skuadre shumë të fortë.”

Duke folur për Milan TV, me deklaratat e publikuara nga MilanNews.it, Allegri u shpreh i impresionuar me aftësinë e lojtarëve për të përballuar presionin dhe u tregua krenar për qasjen e tyre punëtore.

Rafael Leao dhe Ruben Loftus-Cheek shënuan nga një gol, ndërsa në pjesën e dytë, një dygolësh i Noah Okafor i siguroi Milanit fitoren bindëse.

“Ishte një ndeshje e mirë dhe stërvitje e shkëlqyer për ne. Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë. Ajo që ka më shumë rëndësi është të ruajmë ekuilibrin, sepse jemi ende në fillim dhe sezoni, me shumë ndeshje të rëndësishme, nuk ka nisur ende”.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë, por më e rëndësishmja, djemtë po tregojnë një qëndrim pozitiv. Në fushë po ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kjo është shumë e rëndësishme për rezultatin”.

“Mandej sigurisht, kur fiton, gjithmonë ndjehet mirë, por unë besoj se më e rëndësishmja në këtë fazë është të vazhdojmë të punojmë me qetësi, me ndjenjë të ekuilibruar, pa u marrë me shumë entuziazëm kur fitojmë dhe pa u zhgënjyer kur humbim”, deklaroi Allegri.

Milani e nis sezonin më 17 gusht me një ndeshje të Kupës së Italisë kundër Barit, ndërsa më 23 gusht pret Cremonesen në “San Siro” për javën e parë të Serie A. /Telegrafi/ 

The post Allegri e konsideron si stërvitje të mirë fitoren e Milanit ndaj Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Milan, Allegri: Rikthimi në Champions League është objektivi i sezonit të ri

By: armand
21 July 2025 at 19:03

Milan ka nisur turneun aziatik, ku pas disa ditësh do të përballet me Arsenal në një ndeshje miqësore. Ndërkohë që, në Milano punohet për të përforcuar edhe më tej ekipin, trajneri Massimiliano Allegri mendon vetëm për të tashmen. Duke folur në konferencë për shtyp nga kampi stërvitor në Singapor, ai zbuloi dhe objektivin e skuadrës […]

The post Milan, Allegri: Rikthimi në Champions League është objektivi i sezonit të ri appeared first on BoldNews.al.

Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime

By: armand
11 July 2025 at 20:57

Milan po kërkon të përforcohet në të tre repartet këtë merkato, si në mbrojtje, në mesfushë dhe sigurisht dhe në sulm. Drejtori sportiv, Igli Tare, po ndjek 3 emra të njohur dhe njëri prej tyre pritet të jetë sulmuesi i ri i Milanit. Më i preferuari për Taren është Victor Boniface, sulmuesi nigerian i Leverkusen, […]

The post Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime appeared first on BoldNews.al.

Tare e Allegri, Milan zbret në fushë: drejtori e lartëson, tekniku thumbon Juventus

By: user 2
7 July 2025 at 19:38

Është dita e teknikut Allegri dhe drejtorit Tare në Casa Milan. Trajneri i ri dhe drejtori i ri sportiv u paraqitën para mediave, duke i dhënë zyrtarisht startin sezonit 2025/2026 të Djallit. Pikërisht drejtori sportiv Tare, në krah të trajnerit në konferencën për shtyp, bëri nderimet e shtëpisë: “E falënderoj teknikun Allegri dhe stafin e tij për fillimin e këtij aventurë të re. Mbërritja e tij u mirëprit menjëherë nga shoqëria, sepse tek ai pamë një figurë të rëndësishme që do të sjellë eksperiencë dhe mentalitet fitues.”

Pastaj një fokus i vogël mbi merkaton: “Sa i përket merkatos, po punojmë për Jasharin. Na intereson që të vijë te Milan, kjo është edhe dëshira e tij, por për momentin duhet të respektojmë dinamikat e Bruges me të cilin ai është nën kontratë. Kemi bërë një ofertë të madhe që pasqyron vlerën e lojtarit dhe të klubeve të përfshira, shpresoj që kjo çështje të mbyllet sa më mirë për Milan dhe për lojtarin.”

Allegri prezantohet te Milan: një thumbim edhe për Juven

Massimiliano Allegri paraqitet në konferencë për shtyp në Casa Milan dhe flet për një ‘bllok unik’ me klubin: një thumbim për periudhën e tij të fundit te Juventus. Trajneri livornez u shpreh kështu: “Që kur kemi nisur të punojmë së bashku me drejtorin dhe klubin, pasi për të arritur rezultate duhet të jemi një bllok unik me përgjegjësi ndaj një klubi të rëndësishëm si Milan, ndaj ndajmë dinamikat dhe nisim këtë aventurë të mrekullueshme. Me entuziazëm të madh jam kthyer te Milan, ku gjeta shumë njerëz që i lashë dhe shumë të tjerë të rinj që janë një shtysë e rëndësishme.”

Një koncept, ai i ‘bllokut unik’, që e preku në disa momente të prezantimit të tij dhe që u duk si një pikë ku Max deshi të këmbëngulte, si për ambientin që ka përreth Milan në këtë moment, ashtu edhe për të kujtuar çfarë ndodhi në eksperiencën e tij të dytë te bardhezinjtë, me një epilog që askush nuk e ka harruar për atë që ndodhi pas finales së Kupës së Italisë të vitit 2024.

Lexo më tej: Çmimi, mosha, paga, Xhaka largohet nga Milan: vështirësitë e operacionit për Taren

Trajneri i ri kuqezi, megjithatë, e falënderoi Juven për rrugëtimin e bërë bashkë dhe përmendi dy presidentët Agnelli e Elkann: “E shfrytëzoj rastin të falënderoj për 8 vitet e kaluara bashkë, me njerëzit me të cilët kam qenë dhe presidentin Agnelli me të cilin isha i lidhur përditë, po ashtu edhe John Elkann”.

Allegri, objektivat e vlersimi për Taren

Për vendimin për t’u kthyer te Milan ai deklaroi: “Milan është një klub për të cilin jam shumë i lidhur, pastaj kur erdhi telefonata nga Tare dhe mbeta shumë i kënaqur nga takimi që patëm ku vendosëm që do të nisnim një aventurë bashkë.”

Për objektivat: “Duhet ta çojmë Milan në Europë dhe sidomos në Champions, është një objektiv që e kemi të gjithë në mendje dhe ku mund të arrihet vetëm me punë, në radhë të parë timen.”

Në fund, sa i përket merkatos, Max i dha besim DS Tare, që e prezantoi dhe e shoqëroi gjatë gjithë konferencës: “Unë dhe drejtori diskutojmë çdo ditë për merkaton. Monitorojmë çdo ditë largimet dhe kemi tre lojtarë që nuk do të stërviten me ne, gjërat duhen bërë ngadalë dhe të punohet mirë sepse më 17 duhet të jemi gati për ndeshjen e parë të Kupës së Italisë që është shumë e rëndësishme dhe është ‘brenda ose jashtë’.”

The post Tare e Allegri, Milan zbret në fushë: drejtori e lartëson, tekniku thumbon Juventus appeared first on Lapsi.al.

“E telefonova Allegrin”, Thiago Silva zbulon se mori këshilla nga trajneri italian se si mposhtet Interi

1 July 2025 at 11:58

Kapiteni i Fluminense, Thiago Silva, ish-ylli i Milanit, zbulon se e ka telefonuar Massimiliano Allegrin para ndeshjes me Interin për të marrë ‘disa informacione’ rreth ‘Nerazzurrëve’. 

Fluminense mposhti Interin 2-0 në fazën 1/8 të Kupës së Botës për Klube të hënën. 

Gjatë një interviste pas ndeshjes për SportMediaset, Thiago Silva tregoi se kishte biseduar me ish-trajnerin e tij, Allegrin, para përballjes. 

“Jam shumë pasionant pas futbollit. Këtë javë i telefonova Allegrit, një mik i imi, dhe i kërkova disa informacione për Interin”, tha mbrojtësi brazilian. 

“Ai foli shumë mirë për këtë ekip. Ka respekt të madh për ta, po ashtu si unë. Arrita t’u transmetoja disa nga këto informacione ekipit, dhe mendoj se Allegri na dha këshilla të mira”. 

“Ne nuk folëm për Milanin. I thashë se ndoshta do ta vizitoj në janar, bashkë me Ibran dhe këtë ekip të madh”. 

“Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit tonë. Nuk është e lehtë të luash ndaj Interit në këtë mënyrë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë”, vazhdoi Silva. 

“Mendoj se luajtëm mirë në aspektin defensiv. Me topin nuk arritëm të luanim siç jemi mësuar, dhe ishte e vështirë të thyhej presioni i tyre. Sidomos me këtë vapë, nuk ishte e lehtë të luaje”. 

“Jemi shumë të kënaqur me kualifikimin, por tani duhet të pushojmë sepse luajmë përsëri pas tre apo katër ditësh”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post “E telefonova Allegrin”, Thiago Silva zbulon se mori këshilla nga trajneri italian se si mposhtet Interi appeared first on Telegrafi.

Allegri ultimatum klubit: Ky lojtar nuk largohet, do të qëndrojë te Milan

By: armand
30 June 2025 at 17:39

“Saelemaekers do të qëndrojë me mua te Milan“. Këto janë fjalët që trajneri i ri i Milan, Max Allegri, thuhet se përdori kur foli për mbrojtësin belg Alexis Saelemaekers. 26-vjeçari është rikthyer te kuqezinjtë pas huazimit të tij te Roma sezonin e kaluar. Sipas të përditshmes italiane “Il Messaggero”, trajneri Allegri e konsideron belgun si […]

The post Allegri ultimatum klubit: Ky lojtar nuk largohet, do të qëndrojë te Milan appeared first on BoldNews.al.

Tare shpjegon Milanin e Allegrit: nga firma me Modric, te Leao e një sulmues zone

By: user 2
25 June 2025 at 11:52

Igli Tare ka folur. E ka bërë në mënyrë zyrtare në daljen e tij të parë përpara mikrofonëve si drejtor i ri sportiv, për një rol që gjithmonë është cilësuar si çelësi për të zhbllokuar derën e dyshimeve dhe pasigurive që Milani ka mbartur pas sezonit të fundit të dështuar. Nga i cili, megjithatë, do të vazhdohet në të njëjtën linjë, me bindjen se nuk ka nevojë për përmbysje epokale për t’i dorëzuar Max Allegrit një skuadër konkurruese nga e cila të rinisë: “Nuk do të ketë asnjë revolucion, në fund ka munguar vetëm një pikë referimi në dhomat e zhveshjes, një lidership i vërtetë për lojtarët”.

Problemi, pra, është në mendje më shumë sesa në cilësitë tekniko-taktike të skuadrës me të cilën Milani e mbylli sezonin që e nxori jashtë çdo kompeticioni evropian për 10 muajt e ardhshëm.

Lexo më tej: Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e një raporti

Igli Tare tregoi pa hezitim rrugën që tashmë është duke u ndjekur me ciklin e ri që ka nisur me emërimin e tij, i konfirmuar me ardhjen e Allegrit në pankinë dhe që do të vazhdojë duke ruajtur strukturën bazë të skuadrës: “Në mesfushë është repart që do të ndryshojmë diçka, kemi nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme” – shpjegoi drejtori i ri sportiv, duke i mbyllur derën në fytyrë atyre që prisnin një revolucion: “Prioriteti është të ndërtojmë një mesfushë cilësore përpara mbrojtjes. Me Allegrin kemi mirëkuptim maksimal, flasim 4-5 herë në ditë. Në fund, vitin e kaluar ka munguar thjesht një lidership”.

Tare shpjegon blerjen e Modric

Një lidership që për sezonin që po vjen, Tare është i bindur se tashmë e ka gjetur në një njeri të marrë dhe futur menjëherë në Milanin e ri të teknikut Allegri: “Në këtë kuptim, Modric do të jetë thelbësor, ka mentalitetin që duhet dhe që duam ta ketë Milani. Gjëja e parë që na pyeti kur e kontaktuam ishte nëse do të ishim në gjendje të fitonim kampionatin. Për shumëkënd mund të duket një blerje ndoshta e pazakontë, por Milanit i duhet ky mentalitet”.

Prioriteti i Max Allegri: “Mesfushë me më shumë cilësi”

Tare mbetet i kthjellët dhe i drejtpërdrejtë edhe për emra të tjerë të nxehtë të merkatos dhe strategjitë bazë mbi të cilat Milan ka përcaktuar drejtimin: “Në mesfushë duam të gjejmë më shumë cilësi, ky është prioriteti”. Musah drejt largimit: “Lojtar i shkëlqyer, por duam të tjerë me karakteristika të ndryshme dhe pastaj mbështetemi te rikuperimi dhe përshtatshmëria e Loftus-Cheek, i ndalur nga shumë dëmtime. Nëse do të largohet dikush nga mbrojtja, do ta zëvendësojmë”. Dhe ai “dikush” është Theo Hernandez, lojtari i ardhshëm i Al Hilal: “Kërkonte stimuj të rinj, askush nuk i ka vënë ndonjëherë në dyshim cilësitë e tij”.

Tare për Maignan dhe Leao, “dy pika referimi”

Nuk do të largohet nga Milan, përveçse nëse ka ndonjë ofertë “të parezistueshme”, Mike Maignan: “Nuk ka pasur marrëveshje me Chelsea” – theksoi sërish Tare. “Mbetet brenda dhe jashtë fushe një pikë referimi, nëse gjithçka mbetet kështu, do të vazhdojë me ne”. Si edhe “i përfoluri” tjetër i grupit, Rafa Leao: “Thelbësor dhe bazë e projektit tonë. Kemi folur tashmë dhe na ka pyetur në çfarë Milani do të luajë: ka treguar mentalitetin e tij konkurrues, por në sulm jemi në kërkim të një sulmuesi të vërtetë të zonës, që t’i bëjë konkurrencë Gimenez”.

The post Tare shpjegon Milanin e Allegrit: nga firma me Modric, te Leao e një sulmues zone appeared first on Lapsi.al.

Allegri ka vendosur: do Vlahovic te Milan, por me një kusht

By: user 2
6 June 2025 at 11:51

Te Milan do të ketë revolucion në çdo repart, me të gjithë futbollistët në dyshim për shkak të ardhjes së teknikut Massimiliano Allegri, i cili dëshiron të formësojë një skuadër që të mund të përmbushë idetë e tij taktike. Në repartin ofensiv del emri i Dusan Vlahovic.

Allegri kërkon Vlahovic

Allegri dhe Vlahovic mund të ribashkohen së shpejti, këtë herë te Milan. Pas periudhës së kaluar së bashku te Juventus, edhe pse jo me paraqitje të mëdha nga ana e sulmuesit, Allegri, sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, do t’i kishte kërkuar drejtuesve të kuqezinjve të marrin në konsideratë Dusan Vlahovic. Serbi është në dalje nga Juventusi dhe tratativa mund të jetë e lehtë. Në Milano ai do të gjente sërish teknikun Allegri që e njeh mirë dhe një ambient që dëshiron të rikthehet te suksesi, ashtu si ai vetë.

Lexo më tej: Max Allegri tekniku i ri i Milan, Tare arrin ta bindë: ja oferta që e bëri të pranojë

Po, por me një kusht

Mbi sulmuesin aktualisht në radhët e Juventus rëndon një pagë prej 12 milionësh, e cila po tremb të gjithë të interesuarit. Edhe Milan është i stepur nga kjo situatë, dhe pikërisht për këtë arsye kuqezinjtë do t’i kenë kërkuar sulmuesit të ulë pretendimet për pagën, nëse do të hapej një negociatë me Juventus. Allegri e do sërish sulmuesin e tij, pavarësisht pranisë së Gimenez, që ka mbërritur në janar, dhe ideja “Vlahovic te Milani” mund të marrë hov së shpejti.

The post Allegri ka vendosur: do Vlahovic te Milan, por me një kusht appeared first on Lapsi.al.

Max Allegri tekniku i ri i Milan, Tare arrin ta bindë: ja oferta që e bëri të pranojë

By: user 2
29 May 2025 at 18:06

Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milan, është arritur marrëveshja. Zgjedhja e klubit kuqezi ka rënë mbi teknikun livornez që është i lirë në treg. Rikthimi në pankinat e Serie A, ku ka gjallëri, që kur Juventusi e shkarkoi dhe pas një periudhe reflektimi që ka përfunduar me rikthimin te Milani kuqezi. Vendimtare ka qenë ardhja e Igli Tares si drejtor i ri sportiv, pas vitit të vështirë të Milanit, që ka përshpejtuar vendimin dhe me ofertën e ardhur të mërkurën, ka mposhtur konkurrencën e Napolit, që është ende në negociata me Antonio Conte. Brenda 48 orësh, Milan ka ushtruar presion dhe ka gjetur marrëveshjen: për Max Allegri është gati një kontratë dyvjeçare me një detyrë të qartë, ta rikthejë Djallin në lavdinë e dikurshme.

Detajet e marrëveshjes: 5 milionë për dy vjet, plus bonuse

Allegri është gati të rikthehet në pankinë dhe do ta bëjë këtë duke përqafuar sërish Milanin, me të cilin për katër vjet ka ndarë rrugëtimin duke fituar një titull dhe një Superkupë italiane. Për teknikun është gati një kontratë dyvjeçare – me opsion për të tretin – me 5 milionë euro në sezon, plus bonuse të mundshme të lidhura me rezultatet që do të arrihen, deri në 2 milionë të tjera. Është kaluar kështu konkurrenca e Napolit, me De Laurentiis që e kishte “rezervuar” në rast se Conte do të largohej, i cili, për momentin, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Pas Tares, Allegri. Rindërtimi i Milan nis nga stafi drejtues që do të ketë fjalë në ndërtimin e skuadrës së ardhshme me një objektiv të qartë: ta rikthejë klubin në nivelet e së kaluarës, duke fshirë periudhën e fundit të zymtë që e çoi Milan në një vit të dështuar sapo përfundoi. Shumë larg gjithmonë në garën për titull, i eliminuar keq në Evropë, nuk u kualifikua as për Kupat e sezonit të ardhshëm, duke fituar një Superkupë dhe duke humbur finalen e Kupës së Italisë ndaj Bologna. Ndërkohë, ndërrimi i dy trajnerëve, përplasje brenda skuadrës, ndryshime drejtimi në merkaton dimërore dhe protesta të tifozëve. Emri i Max Allegri është një nga ato që kanë peshë, i nevojshëm menjëherë për t’i dhënë një identitet të qartë dhe fitues.

Milan dhe Allegri, herën e parë ishte menjëherë kampion

Herën e parë kur Massimiliano Allegri ishte te Milan i përket qershorit të 15 viteve më parë, qershor 2010, i marrë nga Cagliari ku kishte bërë një sezon shembullor në krye të sardeve, duke tërhequr vëmendjen dhe thirrjen e Milan. Ku, falë edhe merkatos që i solli afrime si Robinho dhe Ibrahimovic dhe intuitës për të shfrytëzuar Boateng si trekuartist – që bëri sezonin e tij më të mirë – erdhi menjëherë titulli, një kujtim i paharrueshëm, që megjithatë u zbeh gradualisht për shkak të një marrëdhënieje që u konsumua shpejt.

Lexo më tej: Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e një raporti

Nga 2012 deri në 2014, Allegri dhe Milan nuk arritën më të përsëriteshin. Ndikuar nga fundi i një cikli lojtarësh simbol, si Gattuso, Nesta, Inzaghi dhe shitjet e Thiago Silva e Ibrahimovic. Pa harruar sezonin famëkeq të golit fantazmë të Muntari, që përcaktoi kampionatin në favor të Juventus të drejtuar nga Conte. Në fund, me një rrugëtim të pamjaftueshëm në Europë, rrugët u ndanë në mënyrë të zymtë në janar 2014.

Milan dhe Allegri, akti i dytë

Tani, parakushtet, klima, idetë janë krejtësisht të ndryshme: Allegri nuk është më një trajner i ri, CV-ja e tij është e madhe, aq sa edhe pritshmëritë që e shoqërojnë. Pas 15 vitesh, duket njeriu i duhur në vendin e duhur për të përsëritur menjëherë vitin e parë te kuqezinjtë, por pa bërë gabimet e mëvonshme. Ai gjen një Milan të zbrazur nga gjithçka, përfundoi i teti në renditje, pa Europë dhe me vetëm një objektiv kryesor për sezonin e ardhshëm: titulli. Për të përsëritur gjithçka bashkë, por vite më vonë.

The post Max Allegri tekniku i ri i Milan, Tare arrin ta bindë: ja oferta që e bëri të pranojë appeared first on Lapsi.al.

SPECIALE/ Kaos me Pankinat në Seria A – Conte mban peng Juven dhe Napolin, të gjithë duan Allegrin

By: rozalb
29 May 2025 at 11:18

Sezoni më emocionues i viteve të fundit në Serie A ka përfunduar me triumfin e Napolit, që fitoi titullin e katërt kampion në histori pas një gare të fortë deri në javën e fundit. Por, ndërsa gëzimi i tifozëve është ende i freskët, futbolli italian po përjeton një “tërmet” të vërtetë në pankina: asnjë nga tetë skuadrat e para nuk ka të konfirmuar trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Source

Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm

26 May 2025 at 23:30

Igli Tare tashmë ka qenë duke punuar mbi të ardhmen e Milanit për disa ditë me radhë, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga klubi. 

Gjatë ditës së sotme (e hënë) u bë edhe zyrtarizimi i ish-futbollistit shqiptar si drejtori më i ri sportiv i ‘Rossonerëve’. 

Gazzetta dello Sport tani ka raportuar se Milani dëshiron një trajner fitues, qoftë italian ose dikush që e njeh kampionatin mirë. 

Në ditët e fundit dy emra që janë diskutuar shumë janë Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri. 

Dy trajnerë me eksperiencë të ndryshme, me suksese në karrierë dhe me një mënyrë të mirë të të kuptuarit të futbollit. 

Sidoqoftë, në mendjen e bordit drejtues të Milanit, që të dy kanë atë që i duhet klubit për të pasur një sezon më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. 

Furlani, Tare dhe Geoffrey Moncada po vlerësojnë lëvizjet e mundshme dhe për momentin gjithçka mbetet e hapur. 

Çfarë do të ndodhë nëse asnjëri prej tyre nuk është në dispozicion?  

Milani po vlerëson gjithashtu edhe disa alternativa të tjera. Gian Piero Gasperini pëlqehet shumë nga Tare, por ai po negocion me Atalantan për të rinovuar. 

Roberto Mancini dhe Thiago Motta mbeten po ashtu në listën e gjerë të klubit si plan rezervë./Telegrafi/

The post Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm appeared first on Telegrafi.

Igli Tare, marrëveshje totale me Milan: Drejtori i ri Sportiv prezantohet pas Pashkës

By: user 2
16 April 2025 at 17:21

Milan ka vendosur qartë të angazhojë shqiptarin Igli Tare si drejtorin e ri sportiv të klubit. Përmes administratorit të deleguar Giorgio Furlani, të martën më 15 prill është zhvilluar takimi përfundimtar ku është gjetur marrëveshja për çdo detaj. Hapi i fundit do të bëhet pas Pashkëve, por tashmë gjithçka duket e përgatitur për mbërritjen e shqiptarit në ekipin drejtues kuqezi, ku do të bashkëpunojë ngushtë me Zlatan Ibrahimoviç dhe do të ketë një kontratë afatgjatë: dyvjeçare me opsion për të tretin, ose ndoshta një trevjeçare direkte. Kjo do të varet shumë edhe nga ajo që do të mund të sjellë te Milan, aty ku të gjithë po presin gjithnjë e më shumë hapin e fundit që do të hapte rrugën për projektin e ri sportiv, me rikthimin e teknikut Massimiliano Allegri në pankinë.

Lexo më tej: Milan gati zgjedhja e drejtorit sportiv: Furlani-Tare, këto ditë takimi vendimtar

Nëse Fabio Paratici rezultoi thjesht një ëndërr e paarritshme, që u shua për shkak të pamundësisë për të menaxhuar situatën disiplinore të ish-drejtorit të Juventusit, i pezulluar deri në korrikun e ardhshëm, emri i Igli Tares është kthyer shpejt në një siguri për të ardhmen e afërt të Milanit: ish-krahu i djathtë i presidentit Lotito te Lazio dhe aktualisht pa kontratë, fillimisht u sondua, pastaj u kontaktua dhe më pas u takua nga Giorgio Furlani, me të cilin u përcaktuan të gjitha detajet e marrëveshjes që tashmë është shumë pranë finalizimit.

Marrëveshja Tare-Milan: kontrata e gjatë

Gjatë takimit-maratonë të së martës më 15 prill u diskutua për gjithçka dhe ai shërbeu si urë për atë që do të ndodhë muajt e ardhshëm: firma dhe roli i ri brenda organigramës së Milanit, që do të pasurohet me një drejtor të ri sportiv, në figurën e ish-sulmuesit që tashmë konsiderohet drejtues i nivelit të lartë. Igli Tare do të takohet sërish me drejtuesit e Milanit pas Pashkëve, por jo më për të diskutuar marrëveshje personale, por për strategjitë e së ardhmes. Marrëveshja me kuqezinjtë është arritur, me një kontratë që parashikon një dyvjeçare me opsion për të tretin, por nuk përjashtohet një trevjeçare direkte. Gjithçka varet edhe nga ajo që ai do të mund të sjellë në funksion të projektit të ri sportiv, dhe që në thelb përmblidhet në një emër e mbiemër: Massimiliano Allegri.

Tare dhe projekti sportiv i Milan: Moncada, Ibrahimovic e Allegri

Ish-trajneri i Juventus dhe Milan është “pasuria” që pritet të sjellë Tare, i cili mund të nisë menjëherë punën për sezonin e ardhshëm kuqezi pasi është i lirë nga çdo angazhim. Marrëdhënia e shkëlqyer me Moncada, afrimiteti me Ibrahimoviç si njerëz fushe pas një tavoline, dhe idetë e qarta mbi projektin teknik janë parakushtet që shtyjnë drejt bindjes se epoka e re e Milan është tashmë në prag. Emri për t’u zyrtarizuar është ai i trajnerit, me Conceiçãon që duket gjithnjë e më shumë i destinuar të largohet në qershor. Dhe që mund të zëvendësohet pikërisht nga Massimiliano Allegri, i cili e ka drejtuar tashmë Milan nga vera e vitit 2010 deri në janar 2014 dhe me të cilin ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë. Një emër që të gjithë tifozët kuqezi e presin me padurim për të fshirë errësirën e kohëve të fundit.

The post Igli Tare, marrëveshje totale me Milan: Drejtori i ri Sportiv prezantohet pas Pashkës appeared first on Lapsi.al.

Tare pyetet për Milanin, por hesht – ai flet për Conten dhe Allegrin duke i konsideruar si ‘trajnerët më të mirë italianë’

10 April 2025 at 17:13

Igli Tare refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me emërimin e tij të mundshëm si drejtor sportiv i Milanit, por tha se Antonio Conte dhe Massimiliano janë “trajnerët më të mirë italianë”. 

Ish-reprezentuesi shqiptar është një nga kandidatët kryesorë për t’u bërë drejtori i ri sportiv i Milanit nga sezoni 2025/26, veçanërisht pasi negociatat me Fabio Paraticin dështuan. 

Ish-sulmuesi dhe drejtori sportiv i Lazios, Tare ishte i ftuari i Tring TV Albania të mërkurën, por nuk pranoi t’i përgjigjej një pyetjeje për spekulimet e Milanit. 

“Nuk mund të them asgjë. Ata kanë një ekip të mirë dhe mund të konkurrojnë për titullin”, deklaroi Tare. 

Drejtori i ri sportiv i Milanit ka të ngjarë të zgjedhë një trajner të ri për 2025-26, duke zëvendësuar Sergio Conceiçao. 

Conte dhe Allegri tashmë janë përmendur për punën e Milanit dhe me siguri që të dy do t’i përshtateshin projektit të Tares. 

“Allegri dhe Conte janë trajnerët më të mirë italianë”, deklaroi ish-sulmuesi shtatlartë. 

Tare ishte drejtori i parë që i dha një shans Simone Inzaghit në futbollin senior, kur në vitin 2016, trajneri italian u promovua në ekipin e parë të Lazios nga Primavera. 

“Ai ishte i paracaktuar, e kam thënë gjithmonë. Dhe ai ka ende vend për përmirësim”, nënvizoi Tare. 

Milani aktualisht ndodhet në vendin e 9-të në tabelën e Serie A./Telegrafi/  

The post Tare pyetet për Milanin, por hesht – ai flet për Conten dhe Allegrin duke i konsideruar si ‘trajnerët më të mirë italianë’ appeared first on Telegrafi.

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

19 March 2025 at 23:37

Nuk ka ende siguri për kthimin e Max Allegrit në Milano, dhe Giovanni Galeone ka hedhur dyshime mbi thashethemet ndërsa ka lënë të kuptohet për një mundësi tjetër: “Një klub tjetër i madh mund të kontaktojë me të”.

Jashtë qendrës së vëmendjes për pak më pak se një vit, emri i Allegrit është kthyer në bisedë javët e fundit. Kjo ringjallje është pjesërisht për shkak të rezultateve të zymta të pasuesit të tij në Juventus, Thiago Motta, dhe pjesërisht për shkak të spekulimeve që e lidhin atë në stolin e Milanit sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, asgjë nuk është vendosur dhe konfirmimi i kësaj pasigurie vjen nga një prej aleatëve më të ngushtë të Allegrit në futboll, Giovanni Galeone.

Ish-trajneri me përvojë nuk përjashtoi një kthesë të befasishme, duke sugjeruar se trajneri i lindur në Livorno mund të përgjohej nga një tjetër peshë e rëndë italiane.

“Nëse Inzaghi nuk fiton Serie A-në, nuk e kuptoj pse do ta mbanin atë dhe në atë moment, Marotta patjetër do ta thërriste Allegrin në Inter”, deklaroi  Giovanni Galeone.

Në fund të fundit, presidenti i Interit, Marotta, së fundmi i ka shmangur pyetjet në lidhje me rinovimin e kontratës së Simone Inzaghit, e cila zgjat deri në vitin 2026, pavarësisht se skuadra është ende në garë në të gjitha garat. Siç thuhet, oreksi rritet me sukses dhe nëse Interi e mbyll sezonin duarbosh, çdo rezultat mund të jetë në tavolinë. /Telegrafi/

 

The post Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian appeared first on Telegrafi.

Furlani nis të ndërtojë Milanin, telefonon Allegrin: ja pse u spostua Igli Tare

By: user 2
19 March 2025 at 12:34

Aventura e Sergio Conceicaos në pankinën e Milan ka shumë gjasa të përfundojë. Në fund të kampionatit, fati i trajnerit portugez duket i vulosur, dhe klubi kuqezi ka filluar të shqyrtojë me vendosmëri të gjitha opsionet për të ardhmen. Çështja e trajnerit mund të ketë marrë tashmë një kthesë të rëndësishme. Sipas asaj që shkruan sot “Gazzetta dello Sport”, Giorgio Furlani, administratori i deleguar i Milan, ka konsumuar një telefonatë me teknikun Massimiliano Allegri. Është lëvizja e parë, një urë, një gur themeli për të ndërtuar të ardhmen.

Në bisedën mes drejtuesit kuqezi dhe ish-trajnerit të Juventus nuk është folur për një ofertë konkrete apo për mundësinë që Allegri të rikthehet në pankinën e Milan, por ka qenë thjesht një përshëndetje mes miqsh. Megjithatë, Furlani është e qartë se synon të ndërtojë Milanin e ri rreth teknikut Allegri, duke u mbështetur në themelet e merkatos së fundit ambicioze të klubit. Por nuk ndalet këtu. Furlani ka marrë nga Gerry Cardinale edhe dritën jeshile për të zgjedhur drejtorin e ri sportiv. E sipas “Repubblica”, zgjedhja ka rënë mbi Fabio Paratici, një tjetër ish-Juventus.

Allegri dhe Paratici bashkë edhe te Juventus

Të dy janë takuar për herë të parë gjatë periudhës së parë të teknikut Allegri në krye të Juventus. Më pas, në kthimin e tij te bardhezinjtë, Paratici ishte larguar për te Tottenham. Kjo ndodhi përpara pezullimit të tij për shkak të hetimeve mbi llogaritë financiare të bardhezinjve, një dënim që do ta mbajë atë jashtë futbollit deri më 20 korrik. Pas kësaj date, Paratici do të ishte i lirë të punonte dhe të vihej në dispozicion të Milan – ndoshta edhe të teknikut Allegri. Ndërkohë, thuhet se mes të dyve ka pasur edhe një darkë në Milano, por nuk ka konfirmime zyrtare. Për momentin, gjithçka zhvillohet në hije.

Lexo më tej: Furlani nuk e do: Igli Tares i ikën nga duart posti i drejtorit sportiv të Milan

Furlani ndërhyri për Paratici, kur Ibra kishte aprovuar Taren

Në këtë fazë strategjike dhe planifikimi, pas një sezoni zhgënjyes – edhe pse Milani ka fituar Superkupën e Italisë dhe po lufton ende për Kupën e Italisë, me derbin ndaj Interit në horizont – “Repubblica” zbulon se zgjedhja e Paratici është bërë nga vetë Furlani. Kjo, pavarësisht se gjatë takimit në Londër mes Cardinale dhe Ibrahimoviç, ish-sulmuesi suedez kishte dhënë miratimin e tij për Igli Taren. Për momentin, ka ende shumë pasiguri rreth manovrave të Milanit, por klubi po përpiqet të përshpejtojë procesin për të qenë gati në fillim të sezonit të ardhshëm.

The post Furlani nis të ndërtojë Milanin, telefonon Allegrin: ja pse u spostua Igli Tare appeared first on Lapsi.al.

Takimi Paratici-Allegri, darka e tyre në lidhje me Milanin

18 March 2025 at 18:54

Aventura e Sergio Conceiçao në Milan ka arritur në fazat e saj përfundimtare, dhe sipas mediave të ndryshme italiane, trajneri portugez nuk do të konfirmohet në stolin e kuqezinjve.  

Klubi tani është në kërkim të një trajneri të ri për sezonin 2025/26, si dhe po punon për të gjetur një drejtor të ri sportiv. 

Tre emra janë në listën e mundshme për rolin e drejtorit sportiv: Tony D’Amico, Igli Tare dhe Fabio Paratici.  

Ky i fundit, Paratici, i njohur për punën e tij në Juventus, ka pasur një darkë me Massimiliano Allegri, një nga kandidatët kryesorë për rolin e trajnerit. Ky takim ka rritur spekulimet se Allegri mund të kthehet në Milan, një klub ku ka pasur suksese në të kaluarën.

Paratici, i cili ka një përvojë të pasur në menaxhimin e klubeve të mëdha, është i hapur për të punuar në Milan. Ai ka pasur takime me Zlatan Ibrahimovic dhe Gerald Cardinale. Megjithatë, pritet që të merren vendime në javët e ardhshme. 

Një nga pengesat për Paratici është një çështje ligjore në lidhje me “Plus Valenze”, e cila do të skadojë më 20 qershor. Gjithsesi, procesi civil kundër tij ende është në pritje, gjë që mund të ndikojë në vendimet e Milanit. 

Massimiliano Allegri, nga ana tjetër, është një emër i njohur në botën e futbollit italian. Ai ka një histori të suksesshme me Milan, ku fitoi Scudetton në vitin 2011, duke i kthyer kuqezinjtë në kampionë pas shtatë vjetësh.  

Megjithëse u pushua nga puna në 2014, ai mbetet një figurë e respektuar në klub. 

Nëse Allegri kthehet në Milan, ai do të sjellë një përvojë të pasur dhe një qasje të provuar për të ndërtuar skuadra konkurruese. Sidoqoftë, klubi po vlerëson edhe profile të tjerë, duke qenë i kujdesshëm në zgjedhjen e personit të duhur për të udhëhequr projektin e tyre të ri. /Telegrafi/  

The post Takimi Paratici-Allegri, darka e tyre në lidhje me Milanin appeared first on Telegrafi.

Sacchi kundër rikthimit të Allegrit te Milani: I zoti në Itali, por zhgënjen në Europë

By: admin
14 March 2025 at 13:55

Massimiliano Allegri është ndoshta kandidati më i fortë për t’u ulur në stolin e Milanit nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë jo të gjithë janë të bindur për rikthimin e trajnerit toskan te kuqezinjtë. Ai që shfaq shumë dyshime është padyshim Arrigo Sacchi, ai që bëri historinë e skuadrës milaneze si trajner.

“Profeti i Fusignanos” nuk kurseu asnjë kritikë ndaj Allegrit, duke nënvizuar se si tendenca për t’u fokusuar në rezultate nuk shkon mirë me ADN-në e Milanit, ku shpesh herë i është dhënë një peshë “lojës së bukur”.

“Kam respekt të madh për Allegrin dhe punën e tij. Ai është një trajner që ka bërë gjithmonë detyrën e tij kudo që ka shkuar. Më duhet të pranoj se më pëlqen një lloj futbolli ndryshe nga ai i tij. Nuk ka asgjë të keqe me këtë, është çështje shije – shpjegoi Sacchi për La Gazzetta dello Sport -. Dua të them një gjë shumë qartë, sepse në të kaluarën ka pasur shumë keqkuptime: Nuk kam asgjë kundër Allegrit, thjesht më ka ndodhur në sezonet e mëparshme të kritikoj futbollin e tij dhe ekipet e tij. Kjo është e gjitha, asgjë personale.

Allegri është një trajner që ka ndjekur në mënyrë perfekte gjurmët e historisë së futbollit italian, bazuar në mbrojtjen, kundërsulmet dhe lojtarët e nivelit të lartë. Këto janë idetë e tij dhe me këto ide ai ka arritur suksese të rëndësishme.

Ai është shumë i mirë në Itali. Nëse ai me të vërtetë do të ulet në pankinën e kuqezinjve, shpresoj se ai mund ta kthejë ekipin tim të preferuar në krye. Nëse i jep edhe stil kuqezinjve, pra nëse i lë të ushtrojnë një futboll më modern dhe më europian, do të jem edhe më i lumtur”, ka thënë mes të tjerash Sacchi.

The post Sacchi kundër rikthimit të Allegrit te Milani: I zoti në Itali, por zhgënjen në Europë appeared first on Albeu.com.

Milani identifikon zgjedhjen kryesore për trajner të ri

8 March 2025 at 15:09

Milani e ka vendosur Massimiliano Allegrin në qendër të projektit të tyre të ardhshëm, duke besuar se ish-trajneri i Juventusit është profili i duhur për të udhëhequr klubin në një periudhë sfiduese në historinë e tij.

Kuqezinjtë edhe një herë e gjetën veten duke menduar për një ndryshim të trajnerit pasi Sergio Conceiçao dështoi të ringjallte ekipin pas emërimit të tij, i cili erdhi pas shkarkimit të Paulo Fonseca dhjetorin e kaluar.

Me ish-trajnerin e Portos jashtëzakonisht të pamundur për të qëndruar në krye të skuadrës përtej fundit të sezonit, Milani po studion lëvizjet e tyre të ardhshme, me zgjedhjen e një trajneri të ri që shfaqet si një nga vendimet e tyre më delikate.

Allegri del si opsioni i preferuar i Milanit për sezonin e ardhshëm

Sipas La Gazzetta dello Sport, pronari Gerry Cardinale dhe drejtori Giorgio Furlani u takuan kohët e fundit në Nju Jork për të diskutuar planet e ardhshme të klubit, duke rënë dakord që kthimi i Massimiliano Allegrit në San Siro do të shërbente si garanci për ta rikthyer klubin në rrugën e duhur.

Gazeta italiane raportoi se klubi po punon në mënyrë aktive për të bindur italianin që të marrë drejtimin e kuqezinjve duke filluar nga vera e ardhshme, me përvojën, fleksibilitetin dhe origjinën e tij fituese të konsideruara tipare tërheqëse nga një klub që nuk mund të përballojë të bëjë një zgjedhje tjetër të gabuar.

Ndërsa profilet si Roberto De Zerbi dhe Cesc Fabregas mbeten alternativa praktike, Milani tani e konsideron Allegrin si opsionin e tyre të preferuar dhe do të përpiqet në mënyrë aktive ta rikthejë atë në klub.

Ndërkohë, puna e Conceicaos konsiderohet larg nga siguria, pasi një raport i fundit sugjeron se Rossonerët mund të jenë gati ta shkarkojnë atë përpara fundit të sezonit nëse nuk fitojnë në Lecce këtë fundjavë, pas tre humbjeve radhazi në ligë. /Telegrafi/

The post Milani identifikon zgjedhjen kryesore për trajner të ri appeared first on Telegrafi.

❌
❌