Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Edon Zhegrova jashtë planeve të Napolit – Conte i ndërpret negociatat

By: S SH
11 June 2025 at 19:46

Sulmuesi i Lillet, Edon Zhegrova, nuk do të transferohet te kampioni i Italisë, Napoli, raportojnë burime të ndryshme përfshirë “Corriere dello Sport”.

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, ishte i interesuar për transferimin e Zhegrovës, por vendimi final i përket trajnerit të ri, Antonio Conte.

Sipas “Corriere dello Sport”, Conte i ka kërkuar drejtuesve të Napolit të ndalin negociatat për Zhegrovën, duke e larguar nga lista e objektivave të verës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe “arenanapoli.it”, ndërsa mediume të tjera pranë klubit kampion të Italisë raportojnë të njëjtën gjë: Conte nuk e sheh sulmuesin kosovar si pjesë të planeve të tij për sezonin e ardhshëm.

Aktualisht, Zhegrova është në fazën e rikuperimit pas një lëndimi që e ka mbajtur larg fushave që nga dhjetori i kaluar.

The post Edon Zhegrova jashtë planeve të Napolit – Conte i ndërpret negociatat appeared first on Albeu.com.

Amir Rrahmani rrëfen për Telegrafin triumfin e tij: Titulli kampion, Antonio Conte dhe synimet e reja me Kosovën

3 June 2025 at 12:52

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë një nga figurat më të shquara të Napolit këtë sezon, duke u bërë shtylla e mbrojtjes nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ky skuadra fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Në një garë të ngushtë me Interi deri në xhiron e fundit, Napoli ia doli edhe pse nuk llogaritej fare favorit në fillim të sezonit. Prishtinasi shkëlqeu në të gjitha 38 ndeshjet e Serie A, duke kontribuar jo vetëm në prapavijë, por edhe në fazën sulmuese me një gol dhe tre asistime.

Mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Napolit, Rrahmani, në një intervistë për Telegrafin ka folur për titullin e kampionit, që është i dyti për të me këtë klub, punën me një trajner si Antonio Conte, por edhe për Kosovën, dhe ndeshjet që i zhvillon për kualifikueset për Kupën e Botës.

Fillimisht kapiteni dardan u ndal te suksesi në kampionatin italian, duke thënë se titulli në xhiron e fundit ishte emocionues dhe e bën më të veçantë.

“Sigurisht që ky është një sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur dhe natyrisht që jam shumë i lumtur që kam arritur dhe unë me paraqitjet që kam pasur dhe i kam ndihmuar ekipit për të arritur këtë sukses të madhë”.

“Ky sezon ka qënë tejet interesant deri në ndeshjen e fundit dhe e bënë edhe më të veçantë titullin kampion”, ka thënë Amir Rrahmani fillimisht për Telegrafin.

Nuk mund të mungonte dhe një pytje për trajnerin tashmë sërish kampion, kësaj radhe me Napolin, ku luan edhe mbrojtësi ynë, pas atyre me Juventusin dhe Interi, Antonio Conte.

Rrahmani deklaroi se Conte sjell energji të madhe, por edhe kërkon maksimumin dhe për këtë sukseset nuk mungojnë.

“Trajneri Conte solli një frymë dhe energji të re te skuadra dhe puna me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është një trajner që gjithmonë kërkon maksimumin dhe besoj që një gjë e tillë ka sjellur edhe titullin kampion. Sigurisht që puna që kemi bërë këtë sezon në fund u kurorëzua edhe me titullin kampion”, deklaroi shtylla e mbrojtjes së Napolit.

Rrahmani u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A nga CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) para disa ditësh, ndërsa i katërti më i mirë në botë – një arritje e madhe për të.

Ai po ashtu është futbollisti i parë shqiptar në histori qe e fiton titullin e Serie A dy herë, në sezonet 2022/23 dhe 24/25, pasi Riza Lushta me Juventus (1939-40), Naim Kryeziu me Romën (1941-42) dhe Elseid Hysaj me Napolin (2022-23), e kanë fituar vetëm nga njëherë. Kjo gjë e bën krenar dhe shton se është arritje e madhe dy tituj në Serie A.

“Dy tituj kampion në Serie A me Napolin sigurisht që për mua është një arritje e madhe dhe ndihem krenarë që kam arritur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit. Është emocion i veçantë të fitosh titullin e kampionit në Serie A, e sidomos në ndeshjën e fundit të edicionit çka e bënë më të veçantë”, deklaroi kapiteni i Kosovës.

Rrahmani, i cili do të mungojë në ndeshjet e qershorit për Kosovën, pasi përzgjedhësi Franco Foda e ka lënë të pushojë, ai mbetet i fokusuar për sfidat zyrtare që e presin në shtator.

Kosova luan në të njëjtin grup me Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën, ku kapiteni e pranin që nuk është grup i lehtë, por do t’i marrin ndeshjet një nga një.

“Jemi në një grup aspak të lehtë pasi të gjitha Kombëtaret janë të forta dhe nuk ka kundërshtar të lehtë. Secila kombëtare synon të marrë maksimumin në këtë grup dhe ne do të kërkojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe synimi gjithmonë mbetet rezultatet pozitive,” përfundoi Rrahmani.

Rrahmani ishte në formacionin e sezonit në Serie A nga shumë mediume dhe kompani të statisikave, kur njëra ndër to me një mesatare të vlerësimit 7.27, SofaScore, e vendosi Rrahmanin në formacion, pasi ai po ashtu dëshmoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në duele – 4.82 duele të fituara për ndeshje (62%) dhe 3.37 duele ajrore të fituara (69.6%). /Telegrafi/

The post Amir Rrahmani rrëfen për Telegrafin triumfin e tij: Titulli kampion, Antonio Conte dhe synimet e reja me Kosovën appeared first on Telegrafi.

“Conte tradhtar”: tifozët e Juventus tërbohen pas vendimit për të qëndruar te Napoli

By: user 2
30 May 2025 at 14:00

Nga “shpëtimtar i atdheut” në “tradhtar” hapi është i shkurtër, sidomos nëse quhesh Antonio Conte dhe jeton në kohët e internetit. Tifozët e Juventus janë ngritur kundër trajnerit salentin pasi ai njoftoi se dëshiron të vazhdojë me Napolin. Pak pas fitores së titullit, Conte dukej pranë largimit nga qyteti napolitan dhe kthimit në Torino, ku pritej prej kohësh, edhe për shkak të shkarkimit të Thiago Motta më parë dhe deklaratave të vazhdueshme të Igor Tudor më pas.

Gjithçka dukej e përgatitur kur Conte vendosi të qëndrojë në krah të presidentit Aurelio De Laurentiis, duke e vënë në vështirësi shoqërinë bardhezi, e detyruar të orientohet drejt rrugëve të tjera. Që aty nisi protesta e tifozëve juventinë, të cilët nuk ia falën trajnerit të Napolit zgjedhjen për të vazhduar me armiqtë e betuar. “Conte tradhtar. E përdori Juven për të marrë më shumë para dhe fuqi të plotë te Napoli.

Lexo më tej: Conte qëndron te Napoli: me De Laurentiis nga titulli kampion në Champions League

Qëllimi yt i vetëm ishte të siguroje një kontratë më të gjatë dhe më të kushtueshme, pa u shqetësuar fare për popullin që të bëri atë që je”, komentoi një përdorues në rrjete sociale, të cilit iu bashkuan edhe të tjerë duke shprehur gjithë zhgënjimin e tyre: “Ia kishe dhënë fjalën Chiellinit. U tregove për atë që je, e mohove shtëpinë tënde”.

Resta pure dove sei, infame #Conte pic.twitter.com/zzkghBsLtQ

— Dna_1897 (@Dna_1897) May 29, 2025

The post “Conte tradhtar”: tifozët e Juventus tërbohen pas vendimit për të qëndruar te Napoli appeared first on Lapsi.al.

Pas dramës dhe tensioneve, Conte tregon pse vazhdoi me Napolin

30 May 2025 at 01:10

Antonio Conte ka konfirmuar qëndrimin e tij në krye të Napolit, duke sqaruar se vendimi për të vazhduar erdhi pas një reflektimi të thellë dhe një dakordësie të plotë me klubin për të ardhmen.

Pavarësisht spekulimeve të shumta gjatë javës që sugjeronin një ndarje të mundshme, gjithçka ndryshoi pas diskutimeve intensive mes palëve pas festimeve të titullit kampion.

Presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, ka premtuar se do t’i ofrojë Contes gjithçka që ai kërkon për të ndërtuar një skuadër konkurruese, ndërsa trajneri italian thekson rëndësinë e një vizioni të përbashkët”.

“Në fund të çdo sezoni, ka një diskutim midis trajnerit dhe klubit, për të vlerësuar vitin dhe për të kuptuar nëse ata kanë të njëjtin vizion për të ardhmen, të njëjtin vizion për të arritur fitore”.

“Kemi të njëjtin vizion, sepse jemi njerëz seriozë. E diskutuam, e vlerësuam sezonin, si pozitivet ashtu edhe negativet”.

“Të festojmë Scudetton ishte e mrekullueshme dhe e pabesueshme. Ekziston dëshira për të vazhduar ndërtimin e themeleve të forta për Napolin, duke ecur në të njëjtin drejtim për t’i bërë napolitanët krenarë”, deklaroi Conte.

Kështu, Conte do të vazhdojë aventurën me Napolin, duke synuar të ndërtojë një ekip që do të jetë konkurrues në nivel të lartë edhe në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/ 

The post Pas dramës dhe tensioneve, Conte tregon pse vazhdoi me Napolin appeared first on Telegrafi.

Vendimi më i pritur në Itali është marrë, Conte duket se ia ka mbyllur derën Juventusit përgjithmonë

29 May 2025 at 23:25

Antonio Conte do të qëndrojë te Napoli edhe sezonin e ardhshëm, pasi u arrit një marrëveshje me presidentin e klubit Aurelio De Laurentiis. 

Pasi fitoi Scudetton e katërt në historinë e klubit, pati spekulime rreth largimit të mundshëm të Antonio Contes drejt Juventusit.  Gjithçka dukej se ishte rënë dakord, por pati një kthesë të papritur pas takimit të sotëm. 

De Laurentiis e bindi Conten të qëndronte, duke i premtuar përforcime të rëndësishme, përfshirë mbërritjet e Kevin De Bruyne dhe sulmuesit të Lille, Jonathan David, si dhe një buxhet transferimesh prej 150 milionë eurosh. 

Conte, i cili ka një kontratë deri në vitin 2027, vendosi të qëndrojë dhe të drejtojë Napolin në Ligën e Kampionëve, dhe vendimi i tij ndikoi në situatën e trajnerëve në Itali, pasi Massimiliano Allegri, i cili ishte përmendur si një pasardhës i mundshëm, mori drejtimin e Milanit. 

Nuk ka dyshim se Conte ia mbylli derën përgjithmonë një transferimi te Juventusi pas kësaj, tifozët e të cilit nuk e falën që shkoi te Interi, dhe tani ai e tradhtoi marrëveshjen në parim dhe qëndroi te Napoli. 

Pas kësaj, Igor Tudor mund të ketë një shans të madh për të qëndruar në stolin e Juventusit, sepse zgjedhja për Zonjën e Vjetër mbeti shumë e kufizuar, dhe Gian Piero Gasperini, Roberto Mancini dhe Stefano Pioli janë ndër kandidatët potencialë. /Telegrafi/  

The post Vendimi më i pritur në Itali është marrë, Conte duket se ia ka mbyllur derën Juventusit përgjithmonë appeared first on Telegrafi.

Conte qëndron te Napoli: me De Laurentiis nga titulli kampion në Champions League

By: user 2
29 May 2025 at 18:55

Aurelio De Laurentiis ia doli: Antonio Conte qëndron te Napoli, projekti vazhdon. Sigurisht, pritet zyrtarizimi, por pjesa më e madhe, në mos e gjitha, është e përgatitur. Presidenti ka bindur trajnerin e titullit të katërt kampion të qëndrojë, duke rilançuar në mënyrë madhështore dhe duke i dhënë përgjigje pozitive të gjitha kërkesave që vetë Conte kishte vendosur në tryezë.

Pronari i napolitanëve, në fakt, pas takimit të parë me trajnerin, luajti jo vetëm kartën e rritjes së pagës (gjithsesi e ndjeshme në krahasim me 6 milionët aktualë), por ilustroi edhe udhëzimet e një merkatoje të madhe për përforcime (të paktën gjashtë përforcime cilësore, përveç De Bruyne, për të qenë shumë konkurrues edhe në Champions) dhe garantoi gjithashtu rikonstruksionin e qendrës sportive të kaltërve në Castel Volturno, në mënyrë që t’i ofrojë skuadrës struktura të denja për një klub të madh europian.

Lexo më tej: “Il Messaggero” zbulon kandidaturën e bujshme për Juventus: Inzaghi, idea e Elkann

Përgjigjja zyrtare nga Conte do të vijë në orët në vijim, por në Napoli tashmë janë të bindur se “martesës” do t’i jepet vazhdim. Të lumtur dhe të kënaqur. Të gjithë.

The post Conte qëndron te Napoli: me De Laurentiis nga titulli kampion në Champions League appeared first on Lapsi.al.

SPECIALE/ Kaos me Pankinat në Seria A – Conte mban peng Juven dhe Napolin, të gjithë duan Allegrin

By: rozalb
29 May 2025 at 11:18

Sezoni më emocionues i viteve të fundit në Serie A ka përfunduar me triumfin e Napolit, që fitoi titullin e katërt kampion në histori pas një gare të fortë deri në javën e fundit. Por, ndërsa gëzimi i tifozëve është ende i freskët, futbolli italian po përjeton një “tërmet” të vërtetë në pankina: asnjë nga tetë skuadrat e para nuk ka të konfirmuar trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Source

Napoli, si shkoi takimi i De Laurentiis me Conte: pas 3 orësh vendimi më pak i pritur

By: user 2
27 May 2025 at 20:40

Pas një takimi që zgjati rreth tre orë mes drejtuesve të Napolit dhe Antonio Conte, gjithçka është shtyrë për një datë të pacaktuar. Pas festimeve për fitimin e titullit të katërt kampion, me paradën me autobus të hapur që ngjyrosi qytetin, napolitanët do të duhet të qartësojnë të ardhmen e tyre, që do të varet nga zgjedhja e trajnerit. Megjithatë, një takim i vetëm nuk mjaftoi për të arritur një përgjigje përfundimtare dhe, në mënyrë befasuese, nuk erdhi përfundimi më i pritur.

Zërat më këmbëngulës e duan Conte në pankinën e Juventusit pas Tudor, por ende nuk është dhënë një përgjigje përfundimtare nga asnjëri prej protagonistëve kryesorë të kësaj çështjeje. Sipas asaj që përmbledh Sky, palët e përfshira kanë marrë kohë për të reflektuar më tej, por për momentin nuk ndihet një frymë ndarjeje, siç dukej disa ditë më parë.

Takimi mes Conte dhe De Laurentiis

Në mëngjes i gjithë Napoli ishte mbledhur në Vatikan për audiencën private me Papa Leone XIV, por më pas Conte qëndroi në Romë për të biseduar me presidentin De Laurentiis. Në shtëpinë e tij ishin të pranishëm edhe administratori i deleguar Maurizio Chiavelli dhe drejtori sportiv Giovanni Manna: takimi zgjati rreth tre orë dhe përfundoi rreth orës 17:00, por nuk solli asnjë përgjigje të qartë për të ardhmen e trajnerit, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Elisabetta.

Lexo më tejDe Laurentiis i jep lamtumirën teknikut Conte: “I uroj suksese, meriton respekt”

Nuk ka ndarje përfundimtare dhe ky është lajmi më i papritur për tifozët që besonin se do ta përshëndesnin trajnerin që sot, pas zërave të qarkulluar ditët e fundit. Si Conte ashtu edhe klubi kanë komunikuar pikëpamjet e tyre mbi sezonin dhe pritshmëritë për të ardhmen dhe janë ndarë duke marrë kohë për të reflektuar më tej. Në sfond, për Napolin mbetet emri i Massimiliano Allegri: ai është alternativa numër një, por ende nuk është vendosur asgjë dhe vullneti i përbashkët është që të reflektohet mbi nevojat e trajnerit dhe mbi kërkesat e ardhshme të klubit.

The post Napoli, si shkoi takimi i De Laurentiis me Conte: pas 3 orësh vendimi më pak i pritur appeared first on Lapsi.al.

De Laurentiis i jep lamtumirën teknikut Conte: “I uroj suksese, meriton respekt”

By: user 2
27 May 2025 at 13:30

Aurelio De Laurentiis i ka rezervuar teknikut Antonio Conte fjalë me shijen e hidhur të një lamtumire, por pa asnjë mëri. Ai i ka shqiptuar këto fjalë gjatë fjalimit të mbajtur në përfundim të darkës për titullin kampion dhe një dite festimesh që kulmoi me paradën e autobusëve të hapur, në të cilët skuadra e Napolit, stafi teknik dhe drejtuesit kaluan përgjatë Lungomares napolitane. “Shpresoj që në jetën e tij profesionale të vazhdojë gjithmonë të korrë suksese – ishte përfundimi i presidentit – sepse është një njeri që jeton me përkushtim përditshmërinë. Antonio është një njeri që meriton respekt.”

Objektivi i tejkaluar

Ndryshe nga përvoja të mëparshme, si ajo me teknikun Luciano Spalletti (i cili dy vite më parë fitoi titullin e tretë kampion, të parin pas 33 vitesh nga Maradona), në fundin e këtij kapitulli nuk ka helm dhe as një shije të hidhur. De Laurentiis i ka njohur publikisht trajnerit puljez meritat për fitimin e titullit kampion, një arritje e arritur përkundër shumë pengesave si shitja në janar e Kvaratskhelia (dhe njëkohësisht blerje që nuk ishin në lartësinë e kërkuar, si Okafor) dhe një sërë dëmtimesh që e rritën shkallën e vështirësisë. Qëllimi ishte kthimi në Champions, ai solli një titull kampion (“i dyti në tre vite”, thekson presidenti i klubit). Çfarë mund t’i thuash? Asgjë, përveçse ta përqafosh vëllazërisht dhe ta falënderosh sinqerisht. Dhe pikërisht kështu veproi drejtuesi më i lartë.

Merita për teknikun

“E mori një skuadër që ishte në buzë të greminës dhe e përforcuam së bashku – ishte rrëfimi i patronit. – Dhe edhe pse në një moment të caktuar u privua nga një yll si Kvaratskhelia, arriti të përballojë shumë pengesa, shumë dëmtime dhe të bëjë virtyt nga nevoja. Antonio përdori jo një, por katër a pesë module të ndryshme, duke treguar për të gjithë çfarë do të thotë të jesh një njeri i madh i futbollit.” Dhe Conte? Dëgjon, buzëqesh, falënderon. Rikonfirmon se edhe De Laurentiis “është një fitues”, por presidenti ka zemrën dhe shpirtin e qetësuar nga kënaqësia e një arritjeje që i jep lavdi dhe është krenari sportive, përveçse i sjell në arkat e klubit të ardhura të çmuara nga Champions, shpërblimet dhe një ndikim financiar në marketing.

Lexo më tej: “Në martesë askush s’do ta dijë se tradhëtohet”:De Laurentiis ngacmon Conte për Juven

Mbaron kështu përvoja e trajnerit salentin te të kaltërit? Diçka kishte lënë të kuptohej vetë De Laurentiis në ditët e fundit: është Juventusi që e pret dhe është gati ta mirëpresë sërish. Përveçse në rast të ndonjë mendimi të dytë, dukja dhe zërat nga korridoret kështu thonë, edhe përkundër përpjekjeve të disa lojtarëve, familjarëve dhe vetë Oriali për të fituar pak më shumë kohë për të reflektuar mirë dhe pastaj për të marrë vendimin përfundimtar. Aktualisht, Conte është i destinuar të lërë pankinën, aq sa në vend të tij është gati tashmë zëvendësuesi që pret në prag: kandidati më i besueshëm është Massimiliano Allegri, i njëjti që e zëvendësoi tek Juventus kur Conte braktisi gjithçka në grumbullim, me të cilin drejtuesi më i lartë është në kontakt prej kohësh dhe disa herë ka tentuar ta sjellë nën hijen e Vezuvit. A janë pjekur më në fund kohët? Do të shihet.

Praticamente l’ha salutato. pic.twitter.com/1qT1LzZpJK

— Daniele De Felice (@DanieleBibo) May 26, 2025

The post De Laurentiis i jep lamtumirën teknikut Conte: “I uroj suksese, meriton respekt” appeared first on Lapsi.al.

“Në martesë askush s’do ta dijë se tradhëtohet”:De Laurentiis ngacmon Conte për Juven

By: user 2
25 May 2025 at 12:36

Festa në “Maradona” dhe festë gjithashtu në Ischia për ditëlindjen e Aurelio De Laurentiis. Brenda 24 orëve, Napoli, të kaltrit dhe klubi napolitan nuk kanë bërë gjë tjetër. Festimet për titullin e katërt të kampionit kanë vazhduar gjatë gjithë natës mes të premtes dhe të shtunës. Një ditë, ajo e djeshmja pikërisht, që iu kushtua edhe festimeve për 76-vjetorin e presidentit të të kaltërve. Të pranishëm gjithë familja e tij, klubi dhe gjithashtu Antonio Conte. Një takim i parë mes të dyve në një klimë ende të qetë dhe festive. Vështirë të cilësohet si një përballje e parë e vërtetë për të ardhmen.

E pamundur të kuptohet për momentin nëse trajneri salentin do të mbetet në krye të këtij Napoli me stemën e kampionit mbi gjoks: në sfond është Juventusi. Më mirë të festohet për tani. Conte mbërriti në festën e De Laurentiis bashkë me familjen e tij dhe sipas rindërtimit të ngjarjes bërë nga ‘Repubblica’, në një moment të festës, në një klimë padyshim të qetë dhe gazmore, mes selfieve të shumta do të ishte bërë një pyetje specifike për Conten: “Mister i madh, po tani mos ndoshta do shkosh te Juve?” Trajneri i Napolit qesh me të madhe, nuk e mohon dhe nuk e pohon.

Lexo më tej: Juventus në krizë, Bonucci e fundos: “Një turp i madh! Nëse do të fitosh merr Conte”

“Antonio, ne më shumë se të të duam nuk mundemi,” thekson sërish De Laurentiis. Atmosfera megjithatë duket më e çliruar dhe më pak e ftohtë edhe sesa gjatë festës pas titullit në fushën e “Maradona”-s, kur përqafimi mes të dyve ishte dukur mjaft i ftohtë. Ditët apo javët e ardhshme do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse do të ketë një dritare për qëndrimin e trajnerit te të kaltrit, pavarësisht presionit të madh nga Juventusi, me Chiellinin në vijën e parë, gati ta rikthejë te bardhezinjtë për të ringritur fatet e një skuadre totalisht në kaos në pesë vitet e fundit.

Conte dhe De Laurentiis: takimi vendimtar në ditët në vijim

Gjatë një interviste të dhënë dje për TG1, presidenti i Napolit, mbi çështjen e qëndrimit të Contes në hijen e Vezuvit, ishte përgjigjur:
“Në një martesë askush nuk do të dijë nëse burri apo gruaja do të tradhtojë. Të dy shpresojnë që tjetri të jetë i respektueshëm ndaj marrëveshjeve të firmosura me avokatët. Unë besoj se dikush duhet të ndihet mirë në një ambient të caktuar” – thekson De Laurentiis dhe më pas e përfundon fjalën e tij për këtë temë – “Nëse nuk ndihet mirë dhe e vuan ambientin, duhet të ndërrojë ajër.”

Pra, për momentin e ardhmja e Conte te Napoli mbetet ende një mister, me bisedën vendimtare që do të mbahet në ditët në vijim dhe që do të lidhet qartësisht edhe me çështje të merkatos, qendrës sportive dhe stadiumit.

The post “Në martesë askush s’do ta dijë se tradhëtohet”:De Laurentiis ngacmon Conte për Juven appeared first on Lapsi.al.

Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion

By: armand
25 May 2025 at 11:27

Marco Tardelli, legjenda e Juventusit, ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur fillimisht te trajneri aktual Igor Tudor: “Tudor është treguar trajner i mirë dhe i besueshëm, por nëse ke mundësinë të marrësh Conte, atëherë mos hezito… Antonio është më i strukturuari […]

The post Tardelli këshillon Juventusin: Merr Conten dhe Tonalin, nëse doni titullin kampion appeared first on BoldNews.al.

Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato

By: armand
25 May 2025 at 09:14

Dy tituj kampioni në tri vite. Festa ka nisur sërish në Napoli, pas një kampionati mjaft negativ si ai i sezonit të kaluar. Në këtë sezon, skuadra napolitane ka ditur t’i bëjë ballë Interit, duke ia rrëmbyer titullin pas një dueli shumë tërheqës. Merita i shkon Antonio Contes, udhëheqësit të të kaltërve, i zgjedhur nga […]

The post Napoli dëshiron ta mbajë Conten, presidenti do të investojë 200 milionë euro në merkato appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rrahmani ndërpret konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit

By: admin
24 May 2025 at 01:32

Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori të Serie A.

Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.

Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.

Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.

Ky ishte titulli i dytë në Serie A për Amir Rrahmanin, pas atij të fituar në sezonin 2022-23, dhe një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në mbrojtjen e Napolit.

Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte. /GazetaExpress/

The post VIDEO/ Rrahmani ndërpret konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit appeared first on Albeu.com.

Conte nuk pa më nga sytë: “Nuk po prisje gjë tjetër, copë m*ti. Pastaj vij e të gjej”

By: user 2
19 May 2025 at 16:21

Napoli u kthye nga Parma me një pjesë të mirë të titullit të kampionit të stampuar mbi kraharor: napolitanët janë ende zot të fatit të tyre, pasi në Tardini barazuan pikërisht siç bëri edhe Interi në Meazza ndaj Lazios, duke mbajtur kështu të pandryshuar avantazhin prej një pike në renditje: nëse mposhtin Cagliarin (tashmë të shpëtuar), në ndeshjen e fundit në Maradona, djemtë e teknikut Antonio Conte do të vendosin në vitrinë titullin e katërt kampion në historinë e Napolit, pavarësisht rezultatit të Interit në fushën e Comos. Vetë Conte, për më tepër, nuk do të jetë në pankinë, sepse u përjashtua nga arbitri Doveri (bashkë me Chivu) në fundin e ndeshjes plot tension, ku u shkëmbyen fjalë të rënda.

Me kë e kishte Conte: “Pastaj vij e të gjej”

Në Parma sapo kishte kaluar minuta e 90′, me rezultatin të fiksuar në 0-0, ndërsa në San Siro Lazio sapo kishte barazuar 2-2 me golin e Pedros nga penalltia: në atë moment në Tardini shpërthen një përplasje mes pankinave, me arbitrin Doveri që vrapoi atje dhe më pas nxorri kartonët e kuq për të dy trajnerët. Pas përfundimit të ndeshjes dalin imazhe të tjera dhe edhe audio nga mikrofonat, dhe në atë pikë kuptohet me kë e kishte Conte dhe çfarë i kishte thënë. “Nuk po prisje gjë tjetër, copë m*ti!”, i ka bërtitur ai i tërbuar Antonio Gagliardit, ndihmësit të Cristian Chivu. “Pastaj vij e të gjej!”, ka shtuar teksa dilte i tërbuar nga fusha për të ndjekur minutat e fundit të kohës shtesë nga tuneli.

Në shënjestër ndihmësi i Chivu, Gagliardi

Conte nuk e ka mbajtur më veten sepse, sipas tij, në fund të ndeshjes sjellja e lojtarëve të Parmës ka qenë totalisht e njëanshme në drejtim të humbjes së kohës (pasi Parmës i mjaftonte barazimi për shpëtimin matematikisht) dhe u ka thënë diçka lidhur me këtë stolit kundërshtar, që i është përgjigjur duke treguar me gishta minutazhin e dhënë për shtesë nga gjyqtari. Aty ka shpërthyer gjithë përplasja me fjalët e rënda drejtuar Gagliardit (ish-analist taktik i Italisë së Mancinit kampione Europe, por edhe i Juventus) dhe përjashtimin pasues për trajnerin puljez.

Trajneri më pas ka shpjeguar arsyet e tij

Në konferencë për shtyp më pas Conte sqaroi se zemërimi i tij kishte të bënte pikërisht me ato humbje të tepërta kohe nga lojtarët e Parmës: “Më bezdisi shumë ostruzionizmi që bëri Parma në pjesën e dytë, më është dukur i ekzagjeruar në çdo drejtim. Dhe për më tepër ata po ankoheshin edhe për shtesën, që ishte vetëm 6 minuta. Në pjesën e dytë u luajt shumë pak, njëherë kramp, njëherë goditje në kokë, pastaj hynte doktori, dilte, sipas mendimit tim u lejua pak si shumë. Kam pasur fatin dhe aftësinë të stërvis në Angli, atje publiku i fishkëllen fort këto gjëra, për këdo që përpiqet të bëjë ostruzionizëm. E kuptoj që mund të kenë objektiva të ndryshëm, por çdo gjë ka një kufi. Kjo më bezdisi”.

The post Conte nuk pa më nga sytë: “Nuk po prisje gjë tjetër, copë m*ti. Pastaj vij e të gjej” appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Antonio Konte dhe trajneri i Parmës shahen me ulërima, si ndodhi sherri masiv dhe pasuan kartonët e kuq

By: admin
19 May 2025 at 12:44

Ndeshja e zjarrtë mes Parmës dhe Napolit u mbyll me shifrat 0-0 dhe trajnerët Kristian Kivu dhe Antonio Konte u përjashtuan të dy pasi u ndëshkuan me kartonë të kuq. Kjo për shkak të një përplasje që patën në minutat e fundit të sfidës, ku shkak u bë ndeshja që po zhvillohej mes Interit dhe Lacio.

bandicam 2025-05-19 10-33-46-247Në zonën e pankinave shpërtheu kaosi, pasi Lukaku u përpoq të informonte të gjithë skuadrën për rezultatin që vinte nga “San Siro”, ndërsa Konte nga ana e tij u përpoq të frenonte entuziazmin, duke mbajtur lart përqendrimin. Pra, një konfuzion i madh, që u përhap edhe te pankina e Parmës.

Konte pati një përplasje shumë të fortë me një bashkëpunëtor të Kivu, pra Galjardi, që më pas kaloi edhe te trajneri verdheblu. U shkëmbyen fjalë të rënda, me trajnerin e Napolit të tërbuar edhe për vonesat e supozuara të kundërshtarëve. Bashkëpunëtorët e tij, dhe vetë lojtarët, në krye Lukaku, u përpoqën ta qetësonin dhe ta largonin. E gjitha për të shmangur masa më të rënda. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur kartonin e kuq, i ndarë me trajnerin e Parmës.

Para se të largohej nga fusha, i “shoqëruar” në brendësi të stadiumit, Konte bërtiti fjalë aspak të lehta ndaj dikujt nga pankina e Parmës, ende dukshëm i tërbuar. Menjëherë vrapoi në tribunë për t’i dhënë udhëzimet e fundit skuadrës. I rraskapitur në intervistën pas ndeshjes, me hidhërimin për mungesën në atë që mund të jetë ndeshja e fundit, ajo e titullit kampion ndaj Kaljarit. (VIDEO)

The post VIDEO/ Antonio Konte dhe trajneri i Parmës shahen me ulërima, si ndodhi sherri masiv dhe pasuan kartonët e kuq appeared first on Albeu.com.

Conte e Chivu shahen me ulërima, sherr masiv në fundin e Parma-Napoli: çfarë ndodhi

By: user 2
19 May 2025 at 09:14

Adrenalina e fundit të zjarrtë të ndeshjes Parma-Napoli u bë një kurth për dy teknikët Antonio Conte e Cristian Chivu, të dy të përjashtuar. Një karton i kuq i rëndë që do t’u ndalojë të dy trajnerëve të jenë në stol në minutat e fundit delikatë të sezonit në Serie A. Por çfarë ndodhi në pankina? Dhe pse Conte dhe Chivu u përplasën.

Çfarë ndodhi në Parma-Napoli, u përjashtuan Conte dhe Chivu

Gjithçka nisi nga ajo që ndodhi në Milano, me barazimin e Inter kundër Napolit. Në zonën e pankinave shpërtheu kaosi: Lukaku u përpoq të informonte të gjithë skuadrën për rezultatin që vinte nga Meazza, ndërsa Conte nga ana e tij u përpoq të frenonte entuziazmin, duke mbajtur lart përqendrimin. Pra, një konfuzion i madh, që u përhap edhe te pankina e Parmës.

Antonio Conte vs Cristian Chivu

Both red card 🟥https://t.co/CIIZUITPAx

— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 18, 2025

Nervozizëm i madh për Conte, për çfarë u ankua

Conte pati një përplasje shumë të fortë me një bashkëpunëtor të Chivu-t, pra Gagliardi, që u shtri më pas edhe te trajneri verdheblu Chivu. U shkëmbyen fjalë të rënda, me trajnerin e Napolit të tërbuar edhe për vonesat e supozuara të kundërshtarëve. Bashkëpunëtorët e tij, dhe vetë lojtarët, në krye Lukaku, u përpoqën ta qetësonin dhe ta largonin. E gjitha për të shmangur masa më të rënda. Por kjo nuk mjaftoi për të shmangur kartonin e kuq, i ndarë me trajnerin e Parmës.

Para se të largohej nga fusha, i “shoqëruar” në brendësi të stadiumit, Conte bërtiti fjalë aspak të lehta ndaj dikujt nga pankina e Parmës, ende dukshëm i tërbuar. Menjëherë vrapoi në tribunë për t’i dhënë udhëzimet e fundit skuadrës. I rraskapitur në intervistën pas ndeshjes, me hidhërimin për mungesën në atë që mund të jetë ndeshja e fundit, ajo e titullit kampion ndaj Cagliarit.

The post Conte e Chivu shahen me ulërima, sherr masiv në fundin e Parma-Napoli: çfarë ndodhi appeared first on Lapsi.al.

“Jam i rraskapitur, sezoni më i vështirë i karrierës sime” – Conte në prag të lavdisë me Napolin

19 May 2025 at 00:10

Antonio Conte e pranon se është i “rraskapitur” para ndeshjes së fundit, pasi Napoli e ka Scudetton në dorë, ku pret në shtëpi Cagliarin. 

Ishte rrëmujë për Napolin në “Stadio Tardini”, kryesisht për shkak të lajmeve që vinin nga “San Siro”, ku Interi dhe Lazio luajtën barazuan 2-2. 

Napoli ishte gjithashtu i pafat, pasi goditi traversën dy herë me Matteo Politano dhe Scott McTominay, më pas iu dha një penallti në kohën shtesë për një ndërhyrje ndaj David Neres, por ajo u revokua pas rishikimit të VAR për faullin e mëparshëm të Giovanni Simeone në fazën e lojës. 

“Jemi afër Scudettos, por ende duhet të bëjmë atë hap të fundit. Do të merret në fushën tonë, me mbështetjen e tifozëve tanë”. 

“Është një sezon shumë i vështirë, kemi arritur atë që donim të bënim, që ishte t’i mundonim kryesuesit deri në fund. Kemi qenë në krye për një kohë të gjatë, pavarësisht një sezoni plot vështirësi, por nuk jemi ankuar kurrë, kemi vazhduar dhe jemi aty për të arritur diçka të paimagjinueshme dhe historike për Napolin”. 

“Të fitosh te Napoli është sigurisht ndryshe nga të fitosh diku tjetër, te klubet që janë mësuar të mbledhin tituj dhe trofe”, deklaroi Conte. 

Conte është i famshëm për formacionin e tij 3-5-2, por ka ndryshuar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit, duke përdorur te Napoli formacione si 4-3-3, një 4-4-2, dhe 3-4-2-1 . 

“Na mungonin Lobotka, Buongiorno, Juan Jesus, humbasim vazhdimisht lojtarë për shkak të lëndimeve, megjithatë, pavarësisht kësaj, ne jemi atje lart duke luftuar për titullin”. 

“Nuk kisha shumë lojtarë në dispozicion në stol sot, kështu që këta djem meritojnë merita për dhënien e zemrës dhe shpirtit përtej këmbëve të tyre. Shpresoj të mund ta festojmë këtë Scudetto, pasi do të ishte e mrekullueshme”, nënvizoi Conte. 

Ai e ka fituar Scudetton me Juventusin dhe Interin, kështu që ky do të ishte klubi i tretë i ndryshëm i Serie A që e fiton titullin. 

“Është sigurisht sezoni më i vështirë i karrierës sime. Na u desh të hiqnim lojtarë në gjysmën e dytë të sezonit, duke ndryshuar sistemin dhe situata të tjera taktike. Duke kaluar një vit jashtë, më lejoi të përpiqesha të studioja situata të ndryshme”, përfundoi Conte. /Telegrafi/  

 

The post “Jam i rraskapitur, sezoni më i vështirë i karrierës sime” – Conte në prag të lavdisë me Napolin appeared first on Telegrafi.

Napoli e Inter sherr për datat e javës së fundit dhe ndeshjen shtesë për titull

By: user 2
16 May 2025 at 15:46

Serie A po shkon drejt përfundimit dhe ka ende shumë verdikte për t’u dhënë, por nuk mungojnë polemikat në prag të javës së fundit. Të hënën, në këshillin e Ligës do të vendosen datat dhe oraret e javës së fundit të kampionatit 2024-2025, në bazë të rezultateve që do të përcaktojë fusha mes të shtunës dhe të dielës, por tashmë qarkullojnë disa pakënaqësi për ndeshjet që mund të vendosin titullin mes Inter e Napolit.

Napoli (78 pikë) dhe Inter (77) ndahen vetëm nga një pikë dhe do të luajnë gjithçka në 180 minutat e fundit: të dielën, napolitanët do të përballen me Parmën, ndërsa zikaltrit presin Lazion. Përveç nëse skuadra e Simone Inzaghit nuk humbet në “Meazza”, me fitore të djemve të Antonio Contes në “Tardini”, gjithçka do të vendoset në javën e fundit, por duhet marrë në konsideratë edhe hipoteza e një ‘spareggio’ (ndeshjeje shtesë), dhe këtu lindin problemet: mundësia e vetme do të ishte ta luaje mes javës së fundit dhe finales së Champions, sepse më pas nuk do të kishte më data të lira, por këndvështrimet e klubeve të përfshira janë shumë të ndryshme për këtë situatë.

Java e fundit e ndeshja shtesë për titullin: polemika për datat

Në rast se nuk do të shpallet fituesi i titullit pas javës së parafundit, është e mundur që ndeshjet e javës së fundit për Inter dhe Napolin të paraprihen në të enjten, më 22 maj, për të mbajtur të lirë një datë për ndeshjen shtesë që do të luhej të dielën, më 25 maj.

Kjo sepse nuk ka data të lira pas finales së Champions, për shkak të angazhimeve me kombëtaret dhe Kupës së Botës për Klube nga FIFA: momenti i vetëm për të futur ndeshjen vendimtare për kampionatin mund të ishte mes javës së fundit dhe finales së Champions League, që do të luhet më 31 maj.

Lexo më tej: Asllani shënon, Inter triumfon mes shiut në Torino: Inzaghi mban Napolin në presion

Duhet shtuar edhe situata e Cagliari: nëse skuadra e Davide Nicola nuk do të jetë ende matematikisht e shpëtuar përpara 90 minutave të fundit të sezonit, edhe ndeshjet që ndikojnë në “luftën për mbijetesë” do të parapriheshin për në datën 22, për të mbajtur barazi dhe për të shmangur që disa skuadra të njohin paraprakisht rezultatin e kundërshtarëve direktë.

Është vërtet një situatë jo e lehtë, sepse Napoli ka lënë të kuptohet tashmë se nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të paraprihet java e fundit, ndërsa Inter po, sepse në këtë mënyrë do të mund të përgatitej më mirë për finalen e Champions League (si edhe për ndeshjen shtesë, nëse do të ishte e nevojshme).

Ndeshja shtesë për titullin, data dhe vendi ku do të luhej

Data e mundshme për ndeshjen shtesë për titullin do të ishte e diela, më 25 maj, nëse Napoli-Cagliari dhe Como-Inter do të parapriheshin për në të enjtën, 22 maj. Ku do të luhej ndeshja vendimtare për të shpallur kampionin? Sipas rregullores, ajo duhet të luhej në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, por është shumë e mundur që, për arsye sigurie dhe rendi publik, të luhej në stadiumin Olimpico të Romës.

The post Napoli e Inter sherr për datat e javës së fundit dhe ndeshjen shtesë për titull appeared first on Lapsi.al.

Antonio Conte del si objektivi kryesor i Juventusit për sezonin e ardhshëm

14 May 2025 at 15:36

Antonio Conte thuhet se është objektivi kryesor i Juventusit për rolin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Kjo shënon një zhvillim të rëndësishëm, pasi ideja e riemërimit të Conte nuk ishte në shqyrtim një vit më parë. Lëvizja e mundshme varet nga planet e Napolit , pasi Conte aktualisht drejton ‘Partenopein’.

Pas një afati kalimtar të qetë të janarit, Juventusi do të duhet të ofrojë garanci dhe investime të konsiderueshme për të tërhequr Conten dhe për të shmangur interesin nga klubet e tjera.

Conte, i cili mori drejtimin e Napolit në qershor të vitit 2024, ka bërë përparim të dukshëm me ekipin.

 

Antonio #Conte is #Juventus’ main target for the coach role for the next season. #transfers https://t.co/77MINaZ2sr

— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 14, 2025

Pavarësisht sfidave fillestare, duke përfshirë largimet e lojtarëve dhe kufizimet financiare, ai e ka udhëhequr Napolin drejt kryesimit të Serie A, duke i transformuar ata nga një vend i 10-të sezonin e kaluar në pretendentë për titull.

Juventusi është i etur për Conten dhe mund të bëjë një përpjekje të fortë për ta blerë atë nëse ai bëhet i disponueshëm. Një kualifikim i mundshëm në Ligën e Kampionëve mund të luajë një rol kyç në bindjen e tij për t’u bashkuar. Bisedimet mund të intensifikohen në javët në vijim, duke e bërë këtë situatë për t’u ndjekur nga afër.

Në një konferencë për shtyp së fundmi, Conte iu drejtua spekulimeve rreth një transferimi të mundshëm te Juventusi.

“Çdo përgjigje që jap mund të nxisë diçka; janë thjesht lojëra mediatike”, ka thënë Conte, duke sugjeruar se ai është në dijeni të thashethemeve, por mbetet i përqendruar në rolin e tij aktual te Napoli. /Telegrafi/

The post Antonio Conte del si objektivi kryesor i Juventusit për sezonin e ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit

By: admin
2 May 2025 at 17:43

Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në garën për titullin kampion.

Napoli tani po ëndërron titullin, por objektivi i vendosur në fillim të sezonit, Champions League, tashmë është arritur matematikisht.

“Objektivi kryesor është arritur para afatit, jemi në Champions League dhe ju e dini se sa vlen ekonomikisht për të gjitha klubet e mëdha.

Të mos harrojmë se dy javë më parë ishim 3 pikë mbrapa, kjo duhet të shërbejë për të ruajtur qetësinë dhe përulësinë që nuk duhet humbur kurrë nga ambienti i Napolit që duhet të kuptojë se po marrim pjesë të gjithë bashkë për diçka të papritur, askush nuk e imagjinonte, por duhet të qëndrojmë të bashkuar, të përulur, me këmbët në tokë.

Kanë mbetur edhe 4 ndeshje dhe kam pasur eksperienca në të cilat kam humbur dhe kam fituar titullin në javën e fundit. Ka vetëm një ekip që fiton, por djemtë punuan në mënyrë të përulur, pa fantazi, substanca është e rëndësishme”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.

Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga përfundimi i kampionatit italian, Napoli kryeson renditjen e Serie A me 3 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

The post Conte: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, kam humbur dhe fituar tituj në javën e fundit appeared first on Albeu.com.

❌
❌