Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm

26 May 2025 at 23:30

Igli Tare tashmë ka qenë duke punuar mbi të ardhmen e Milanit për disa ditë me radhë, pasi ka marrë dritën e gjelbër nga klubi. 

Gjatë ditës së sotme (e hënë) u bë edhe zyrtarizimi i ish-futbollistit shqiptar si drejtori më i ri sportiv i ‘Rossonerëve’. 

Gazzetta dello Sport tani ka raportuar se Milani dëshiron një trajner fitues, qoftë italian ose dikush që e njeh kampionatin mirë. 

Në ditët e fundit dy emra që janë diskutuar shumë janë Vincenzo Italiano dhe Massimiliano Allegri. 

Dy trajnerë me eksperiencë të ndryshme, me suksese në karrierë dhe me një mënyrë të mirë të të kuptuarit të futbollit. 

Sidoqoftë, në mendjen e bordit drejtues të Milanit, që të dy kanë atë që i duhet klubit për të pasur një sezon më të suksesshëm se sa ky që lamë pas. 

Furlani, Tare dhe Geoffrey Moncada po vlerësojnë lëvizjet e mundshme dhe për momentin gjithçka mbetet e hapur. 

Çfarë do të ndodhë nëse asnjëri prej tyre nuk është në dispozicion?  

Milani po vlerëson gjithashtu edhe disa alternativa të tjera. Gian Piero Gasperini pëlqehet shumë nga Tare, por ai po negocion me Atalantan për të rinovuar. 

Roberto Mancini dhe Thiago Motta mbeten po ashtu në listën e gjerë të klubit si plan rezervë./Telegrafi/

The post Igli Tare me mision për ta gjetur trajnerin e ri të Milanit – këta janë kandidatët e mundshëm appeared first on Telegrafi.

Ish-trajneri i Juventusit kandidat serioz për stolin e Milanit

23 May 2025 at 19:32

Milani pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi në stafin teknik, me ish-trajnerin e Juventusit, Thiago Motta, që është bërë emri i fundit që po lidhet me stolin e tyre. 

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, ish-trajneri i Juventusit, Motta, është bërë emri i fundit që është lidhur me ‘Rossonerët’ për sezonin e ardhshëm. 

Sergio Conceicao pritet të largohet gjashtë muaj pasi mori drejtimin e kuqezinjve, pas një serie rezultatesh zhgënjyese. 

Motta ka fituar reputacion si njëri ndër trajnerët e rinj më të mirë në botë, pasi udhëhoqi Bolognan drejt vendit të pestë në Serie A në sezonin 2023/2024, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve. 

Ai u emërua nga Juventusi verën e kaluar, por u shkarkua pas vetëm 42 ndeshjesh në krye të ‘Zonjës së Vjetër’. 

Tani i papunë, tekniku italian është bërë trajneri i fundit që i është bashkuar një liste të gjatë kandidatësh që po monitorohen nga Milani për të zëvendësuar Conceicaon. 

Motta nuk është trajneri i vetëm që po përmendet si trajner i ardhshëm i Milanit. 

Roberto De Zerbi po ashtu është i etur që të rikthehet në Itali dhe kjo ka kapur syrin e ‘Rossonerëve’, teksa edhe Antonio Conte është përfolur për një largim të mundshëm nga Napoli për të marrë drejtimin e tyre. 

Trajneri aktual i Bolognas, Vincenzo Italiano është po ashtu një tjetër emër në radarin e tyre. 

Milani do të luajë ndeshjen e fundit në Serie A këtë vikend ndaj Monzas me shpresën për t’u kualifikuar në Evropë sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Ish-trajneri i Juventusit kandidat serioz për stolin e Milanit appeared first on Telegrafi.

Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi

5 April 2025 at 18:27

Ish-trajneri i Juventusit, Thiago Motta ka shpjeguar se vendimi i tij për të lejuar largimin e disa prej lojtarëve këtë sezon ka qenë kryesisht për shkak të arsyeve ekonomike dhe teknike.

Mes lojtarëve që u larguan ishin edhe Moise Kean dhe Nicolo Fagioli, të cilët tashmë po shkëlqejnë tek Fiorentina.

Motta ka pranuar se largimi i këtyre dy lojtarëve është bërë për arsye ekonomike dhe teknike.

“Kishte zgjidhje ekonomike, jo vetëm teknike. Natyrisht, klubi nuk e dinte në fillim të seoznit se Milik nuk do të ishte asnjëherë në dispozicion”.

“Kur erdhi Kolo Muani, ai bëri një kontribut të madh. Fagioli e nisi mirë me ne, por pastaj kaloi në një rrugëtim të vështirë”, ka thënë Motta fillimisht.

“Kështu klubi dhe unë u pajtuam që ai duhet të ketë një eksperiencë të re. Shpresoj se Fagioli do të vazhdojë të rritet ashtu siç po bën tani”.

Motta gjithashtu zbuloi se Hans Nicolussi Caviglia është lojtari për të cilin është penduar më së shumti që e ka shitur.

24-vjeçari u transferua tek Venezia në formë huazimi me obligim blerje në afatin kalimtar veror.

“Një lojtar që bëmë gabim që nuk e mbajtëm në ekip është Nicolussi Caviglia, i cili po shfaq një kualitet të madh”, përfundoi italiani./Telegrafi/

The post Thiago Motta zbulon emrin e lojtarit për të cilin u pendua që e shiti nga Juventusi appeared first on Telegrafi.

Thiago Motta thyen heshtjen pas shkarkimit të Juventusit: Nuk pranoj sulme personale, do të ndryshoja shumë gjëra

5 April 2025 at 11:57

Thiago Motta pranoi se do të ndryshonte ‘shumë gjëra’, por argumentoi se ai u shkarkua nga Juventusi kur ekipi i tij ishte vetëm një pikë larg asaj që klubi e kishte konsideruar ‘objektivin e tyre prioritar’ në fillim të sezonit.

Duke folur në një intervistë të gjatë me Il Corriere della Sera më pak se dy javë pas shkarkimit të tij nga Bianconerët, Motta u ankua se ai mori ‘sulme personale’ të ‘papranueshme’ duke vënë në dyshim marrëdhëniet e tij me lojtarët.

Në vend të kësaj, ai vuri në dukje se kishte një marrëdhënie ‘të shkëlqyer’ me të gjithë në dhomat e zhveshjes, duke këmbëngulur se është e padrejtë të quhet ‘dështim’ koha e tij në klub.

“Është e vështirë të analizohet, duke qenë kaq afër asaj që ndodhi. Sigurisht që jam i zhgënjyer sepse nuk shkoi siç shpresonim, veçanërisht në Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve. Megjithatë, nuk jam dakord kur dëgjoj të flitet për dështim: puna jonë u ndërpre kur ishim vetëm një pikë larg vendit të katërt në renditje, që ishte, në fillim të sezonit, qëllimi kryesor”, ka thënë fillimisht Motta.

“Kur e pranova këtë rol me shumë entuziazëm, e dija se do të ishte një projekt tre-vjeçar, i bazuar në një revolucion të thellë të ekipit dhe përtëritjen e tij radikale. Unë e di shumë mirë se në klubet e nivelit të Juventusit, ju duhet të fitoni. Sidomos pas viteve në të cilat kjo nuk ka ndodhur. Projekti nuk shkoi ashtu siç dëshironim apo imagjinonim”.

Motta: Kushdo që thotë se kisha kundër meje lojtarë të Juventusit është gënjeshtar

Vendimi i bardhezinjve për të zëvendësuar Mottan me Igor Tudor gjatë pushimit ndërkombëtar u përplas disi me deklaratat publike të klubit, por ish-trajneri i Bolognës pranon se ‘fitorja është imperativ’ për Zonjën e Vjetër, pasi ai pagoi çmimin për dy humbjet e rënda radhazi kundër Atalantës dhe Fiorentinës.

“Publikisht ata shprehën besimin e tyre dhe indikacionet për të vazhduar me projektin. Këto ishin sinjale të rëndësishme, të cilat në fund ju japin paqe mendore dhe motivim për të vazhduar punën. Ne gjithmonë kemi besuar se do të vazhdojmë të shtyjmë për të përfunduar sezonin duke siguruar vendin e katërt dhe duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve”.

“Por, unë e njoh futbollin dhe e di që gjërat mund të përfundojnë ashtu siç kanë përfunduar, sepse në një klub të madh si Juventusi, fitorja është e domosdoshme, dhe veçanërisht në dy ndeshjet e fundit, ne nuk luajtëm mirë dhe ata zgjodhën në mënyrë legjitime një rrugë tjetër”.

Ndërsa Motta pranon se ka padyshim gjëra që ai ‘do t’i ndryshonte’, ai beson se do të ishte gabim të flakësh gjithë punën që ata kanë bërë.

“Ne bëmë shumë gjëra mirë, por padyshim që ka shumë gjëra që do të ndryshoja. Gjithmonë kam analizuar se çfarë shkoi keq, por edhe pas një fitoreje, gjithmonë mendoj se diçka mund të ndryshohet – një strategji loje, një zëvendësim, një zgjedhje, një lojtar titullar”.

“Vetëm sepse fiton nuk do të thotë se gjithçka është perfekte. Ka shumë gjëra që do t’i ribëja, shumë gjëra që do t’i ndryshoja. Në dy ndeshjet e fundit, ne luajtëm keq, kështu që sigurisht që do të ndryshoja zgjedhjet e mia”.

“Askush që nuk është arrogant nuk i mohon gabimet e veta, por nuk e pranoj që e gjithë puna që kemi bërë është hedhur tutje. Një ekip krejtësisht i ri, i rrënuar nga dëmtimet, ishte gati të arrinte objektivin e caktuar. Por unë e pranova vendimin e klubit dhe shpresoj më të mirën për Juventusin”.

Në fund të fundit, të akuzuarit për mungesë ndjeshmërie ndaj lojtarëve të tij është ajo që e lëndoi më shumë Mottan.

“Këto janë gjërat që më shqetësojnë, sepse njerëzit mund të më kritikojnë si trajner për zgjedhjet e mia, dhe unë e pranoj këtë. Por kushdo që thotë se kisha dhomën e zhveshjes kundër meje është një gënjeshtar. Këto janë gjëra të papranueshme, nuk është e vërtetë. Askush me të cilin kam punuar në karrierën time nuk ka thënë publikisht se ka pasur probleme me mua”.

“Në Juventus, kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë lojtarët e mi, si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Një marrëdhënie e bazuar në respekt dhe qartësi. Është normale që ata që luajnë më pak mund të jenë më pak të lumtur. Edhe unë isha lojtar dhe kur nuk luaja, sigurisht që nuk isha i lumtur. Por gjithmonë kam respektuar vendimet e trajnerit, dhe po ashtu edhe lojtarët e Juventusit”.

“Besoj se tregova se ata që nuk luajnë sot mund ta bëjnë më vonë, në varësi të gjendjes fizike dhe mënyrës sesi stërviten. Në këtë periudhë më është dashur të dëgjoj jo vetëm kritikat teknike, të cilat ia vlen të merren parasysh gjithmonë, por edhe sulmet personale”.

“Më duket arrogante dhe e pahijshme kjo mënyrë e të vepruarit në hije, sepse marrëdhënia me lojtarët e mi dhe skuadrën ka qenë e shkëlqyer, dhe këta djem kanë dhënë gjithmonë maksimumin, ndonjëherë kanë fituar, ndonjëherë jo”.

“Duke më gjykuar mua si trajner, duke kritikuar zgjedhjet e mia në fushë, zgjedhjet e lojtarëve, taktikat – gjithçka që ka të bëjë me futbollin e pranoj dhe do ta pranoj gjithmonë. Në fakt, këto analiza më ndihmojnë të rritem. Por nuk pranoj sulme personale të bazuara në thashetheme”.

Motta shpjegoi gjithashtu se trishtimi që ndjeu gjatë vizitës së tij të fundit në qendrën stërvitore të Juventusit buronte nga bindja e tij se gjërat ‘do të shkonin ndryshe’.

“Isha i trishtuar sepse kur pranova këtë punë, imagjinova se do të shkonte ndryshe. Por, ishte një përvojë e madhe, si në aspektin profesional ashtu edhe personal. Tani për tani, po e shijoj kohën time me familjen time, sepse kur jam trajner, familja ime qëndron në Portugali, pasi ne nuk duam të ndryshojmë shkollën për vajzat”.

“Është një privilegj të jem me ta në një moment kaq negativ. Por unë jam gati të kthehem për të përqafuar një projekt tjetër, të vazhdoj punën time dhe të përpiqem të bëj më të mirën time në kapitullin tjetër”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

The post Thiago Motta thyen heshtjen pas shkarkimit të Juventusit: Nuk pranoj sulme personale, do të ndryshoja shumë gjëra appeared first on Telegrafi.

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

28 March 2025 at 20:58

Një gazetar italian ka raportuar se ish-trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka thënë disa fjalë mjaft të ashpra në drejtim të Kenan Yildiz. 

Më herët këtë muaj, Juventusi ndau rrugët me Thiago Mottan pas një serie rezultatesh të dobëta si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. 

Pak kohë pas shkarkimit të tij, gazetari italian Sandro Sabatini ka dhuruar disa detaje shokuese sa i përket bisedës që dyshohet se Motta e pati me sulmuesin turk Yildiz. 

Yildiz e nisi sezonin si një lojtar i rëndësishëm në projektin e Mottas, por roli i tij u zbeh në javët e fundit të aventurës së tij në krye të ‘Zonjës së Vjetër’. 

Reprezentuesi turk mbeti jashtë për ndeshjet ndaj Interit dhe Fiorentinës, teksa ishte zëvendësuar nga loja pas pjesës së parë ndaj Atalantas. 

Lënia e tij në bankën rezervë në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës ishte ajo që ndikoi që marrëdhëniet mes tyre të shkëputeshin plotësisht. 

“Në një pikë, Yildiz u zhduk nga hierarkia e Thiago Mottas. Ai është një lojtar i ri di cili e ka gjetur veten të bartur nga një pozicion në tjetrin”. 

“Në disa raste gjatë stërvitjes, Motta i është drejtuar atij: Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, ka thënë Sabatini në podkastin Calcio Selvaggio. 

‘Bianconerët’ e gjejnë veten në pozitën e pestë në tabelën e Serie A, një pikë mbrapa top katërshes hde 12 pikë mbrapa liderit Interit./Telegrafi/

The post “Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit appeared first on Telegrafi.

Puna e Mottas te Juventusi në rrezik, tashmë është gjetur zëvendësuesi

20 March 2025 at 18:35

Juventusi është ende duke diskutuar për brenda kyresisë pozicionin e Thiago Mottas dhe nëse nuk kthehet te fitoret ka gjasa që ta largojnë. 

Fabrizio Romano shkruan se puna e Mottas në Juventus është ende në rrezik serioz dhe mund të varet nga ajo që do të ndodhë në dy ndeshjet e tyre të ardhshme. 

Juventusi luan në shtëpi me Genoan, pastaj udhëton te Roma sy mysafir në dy takimet e radhës.  

 

🚨⚪⚫ Understand Juventus keep discussing Thiago Motta’s position internally.

The manager’s job is still in danger, as reported.

❗ In case Juventus decide to sack Motta before the end of the season, Igor Tudor is the main favorite to take over as new head coach. pic.twitter.com/bcG1Gejqtd

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 20, 2025

Nëse Motta shkarkohet nga Juve, ish-trajneri i Lazios, Igor Tudor konsiderohet favorit për ta zëvendësuar. 

Kroati mund të vije vetëm për ndeshjet e mbetura, pa opsion për të vazhduar tutje.  

Juventusi ka luftuar tmerrësisht në javët e fundit para pushimit. Së pari, ata u larguan nga Liga e Kampionëve nga PSV përpara se të humbnin dy ndeshjet e radhës në Serie A. /Telegrafi/ 

The post Puna e Mottas te Juventusi në rrezik, tashmë është gjetur zëvendësuesi appeared first on Telegrafi.

“Thiago Motta është krejtësisht i hutuar, më thanë se si e bën formacionin…” – Cassano flet për situatën e Juventusit

18 March 2025 at 22:57

Kriza e Juventusit, që po vazhdon me humbje, këtë herë nga Fiorentina , është diskutuar edhe në “Viva el Futbol”, një emision ku i ftuar i rregullt është Antonio Cassano.  

Ish- lojtari i Milanit dhe Interit ka folur fjalën e tij për Thiago Mottan dhe punën e tij në stolin e Juventusit.  

“Thiago është në vështirësi të mëdha, konfuzion total dhe zero ide. Ai ka humbur kontrollin e grupit . Nis nga deklaratat e Thiagos, i cili nënvizon se si edhe me Atalantën, kundër Fiorentinës e nisëm mirë… Ai me të drejtë merr përgjegjësi dhe faj, por nuk mund ta besoj se ai mendon se çfarë thotë…”. 

“Shtatë muaj më vonë dhe në dritën e dy javëve të fundit katastrofike, realiteti është se ai nuk ka statusin për të qenë në gjendje të drejtojë Juventusin, ai është në vështirësi totale, në konfuzion të madh dhe zero ide”.

“Atëherë unë dua të kuptoj një gjë: kam dëgjuar se ai bën formacionin bazuar në atë se kush stërvitet më mirë, përtej emrave… për mendimin tim ai humbi grupin”.  

“Pashë një lojtar si McKennie në vështirësi për një pozicion që nuk është i tij. Giuntoli flet, por nuk thotë asgjë, asgjë të fortë, pa një pozicion”, deklaroi Cassano. /Telegrafi 

The post “Thiago Motta është krejtësisht i hutuar, më thanë se si e bën formacionin…” – Cassano flet për situatën e Juventusit appeared first on Telegrafi.

Juventusi konfirmon Motën në stol, bardhezinjve u mungon lideri

By: admin
17 March 2025 at 19:02

Juventusi po përpiqet të përballet me momentin e krizës dhe të kërkojë zgjidhje që, të paktën për momentin, duket se vjen vetëm nga brenda skuadrës. Një ditë pas humbjes ndaj Fiorentinës, e cila pasoi poshtërimin e pësuar në shtëpi nga Atalanta, pati një përballje të gjatë mes Thiago Mottas dhe drejtuesve të Juventusit, konkretisht Cristiano Giuntoli dhe CEO-s Maurizio Scanavino.

Trajnerit iu ritheksua ajo që u tha dje para kamerave: besimi tek ai dhe tek projekti teknik, që mbetet i pandryshuar, por në të njëjtën kohë u kërkua një reagim i menjëhershëm në fushën e blertë.

Sezoni i vështirë i Juventusit kuptohet edhe kur sheh se kush ka qenë kapiten këtë vit. Shiriti i kapitenit të Juventusit ka pasur më shumë se një pronar. Nga Danilo te Locatelli, duke kaluar te Gatti dhe McKennie, plot 7 lojtarë të ndryshëm kanë qenë kapiten këtë sezon.

The post Juventusi konfirmon Motën në stol, bardhezinjve u mungon lideri appeared first on Albeu.com.

“Ai duhej të ishte shkarkuar pas humbjes në Ligën e Kampionëve” – Moggi kritik ndaj Mottas dhe drejtuesve

17 March 2025 at 18:19

Luciano Moggi, ish- drejtori i Juventusit, nuk u përmbajt në komentet e tij pas humbjes së rëndë ndaj Fiorentinës.  

Sipas tij trajneri Thiago Motta është dashur të shkarkohet menjëherë pas humbjes nga PSV në Ligën e Kampionëve.   

“Situata është shumë e komplikuar dhe personi kryesor përgjegjës është trajneri. Sipas mendimit tim, Thiago Motta duhet të ishte shkarkuar pas humbjes së Ligës së Kampionëve në Eindhoven, veçanërisht pas komenteve të tij kur tha se do të bënte gjithçka në të njëjtën mënyrë përsëri”. 

“Tani, megjithatë, është tepër vonë për ta dërguar atë. Ata me gjasë do ta mbajnë atë deri në qershor, duke shpresuar që të ngjitet në vendin e katërt – diçka që, në këtë moment, më duket shumë e vështirë”.  

“Kur zgjedh një trajner, nuk duhet të ndjekësh vetëm emra të mëdhenj; duhet të shikosh karakteristikat e skuadrës dhe është e qartë se ky i Juventusit është i përshtatshëm për t’u bërë”, deklaroi Moggi.  

Duket se rruga është vendosur, sidomos pas deklaratave të drejtorit aktual sportiv, Cristiano Giuntolit, që konfirmoi edhe njëherë se Motta do të mbetet në bankinë. /Telegrafi/  

The post “Ai duhej të ishte shkarkuar pas humbjes në Ligën e Kampionëve” – Moggi kritik ndaj Mottas dhe drejtuesve appeared first on Telegrafi.

“Nuk më pëlqejnë gjërat e lehta” – Motta deklarohet rreth pyetjeve për dorëheqjen e tij nga Juventusin

16 March 2025 at 22:25

Thiago Motta konfirmon se nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentinës, duke shtuar se e dinte që rruga nuk do të ishte shumë e lehtë. 

Bianconerët pësuan humbjen e dytë radhazi, ku kanë pranuar shtatë gola në dy ndeshjet e fundit, duke mos shënuar asnjë, dhe fitorja e Bolognas ndaj Lazios e largoi Juventusin jashtë katërshes së parë. 

Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli tha se Motta nuk do të shkarkohej dhe shefi i Zonjës së Vjetër tha se ai nuk do të jepte dorëheqjen. 

“Do të ishte shumë e lehtë për ta bërë këtë, dhe nuk më pëlqejnë gjërat e lehta”. 

“Ne duhet të fitojmë; ne duhet të gjejmë një mënyrë për të marrë pikët që na duhen për të arritur objektivin tonë, që është të përfundojmë në top katërshen e ligës”, ka thënë Motta. 

Juventusi është tani i pesti në tabelën e Serie A, një pikë pas Bolognas, ndërsa janë eliminuar nga Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve. 

Motta nënshkroi një kontratë trevjeçare me Juventusin verën e kaluar, kështu që marrëveshja e tij në Torino skadon në qershor 2027. 

Juventusi do të rikthehet në fushë më 29 mars, ku pret Genoan në stadiumin Allianz të Torinos./Telegrafi/  

The post “Nuk më pëlqejnë gjërat e lehta” – Motta deklarohet rreth pyetjeve për dorëheqjen e tij nga Juventusin appeared first on Telegrafi.

Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit

10 March 2025 at 18:58

Thiago Motta është në një moment kyç të karrierës së tij si trajneri Juventusit. Këtë herë, nuk ka vend për gabime.  

Vendimet që ai do të marrë në javët e ardhshme ndaj Fireotinës mund të ndryshojnë fatin e tij dhe të përcaktojnë nëse do të mbetet në historinë e klubit apo do të largohet.  

Vendi i katërt në Serie A nuk do të mjaftojë për ta mbajtur atë në stol, dhe Motta e di që duhet të provojë se drejtimi i tij është i duhuri. 

Zgjedhjet e rëndësishme 

Motta po fokusohet në atë që mund të kontrollojë: zgjedhjet e lojtarëve dhe formacionet. Ky sezon ka treguar se zgjedhjet e tij nuk kanë qenë gjithmonë të suksesshme, por tani ai është i vendosur të ndryshojë këtë.  

Ai po përpiqet të krijojë një bërthamë të fortë besnikësh dhe të mos ndahet nga strategjitë e menaxhimit të lojtarëve. Kjo mund të sjellë promovime të reja, por edhe rreziqe. 

Kush do të largohet? 

Disa lojtarë mund të humbasin vendin në formacionin fillestar. Dusan Vlahovic dhe Kenan Yildiz janë në rrezik për t’u hequr, ndërsa Conceicao dhe Mbangula mund të kenë mundësi të reja.  

Në mbrojtje, Pierre Kalulu dhe Federico Gatti po luftojnë për vendin e tyre, ndërsa Veiga dhe Kelly janë ende në sfidë për të fituar besimin e trajnerit. Megjithatë, lojtarë si Mckennie, Locatelli dhe Thuram mbeten të paprekshëm. 

Bërthama e besnikëve 

Qëllimi i Mottas është të krijojë një grup besnikësh që mund të mbështeten në momentet më të vështira.  

Juventusi ka një kalendar të vështirë përpara, duke përfshirë ndeshje jashtë fushe kundër Romës dhe Fiorentinës. Për të arritur qëllimet, do të duhet të shfaqet një karakter i fortë dhe një intensitet që ka munguar në shumë raste gjatë sezonit. /Telegrafi/  

The post Bërthama e besnikëve: Si po përpiqet Thiago Motta të ndryshojë fatin e Juventusit appeared first on Telegrafi.

“U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona” – Motta analizon humbjen ndaj Atalantas

9 March 2025 at 23:45

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka komentuar humbjen e rëndë 4-0 të skuadrës së tij ndaj Atalantës në një ndeshje të rëndësishme për Serie A.  

Ky rezultat i dëmton ambiciet e Juventusit për vendin e katërt dhe rrezikon pozitën aktuale të tyre në tabelë. 

“Mendoj se sot u përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona. Pas penalltisë, pa kritikuar, skuadra ime reagoi duke u përpjekur të sulmojë, por vuajtëm nga goli që na la pas. I dhamë lojtarëve si Lookman mundësinë të shfrytëzonin kundërsulmet. Tani do të përqendrohemi te ndeshja kundër Fiorentinës për të filluar sërish”.

“Pas golit të parë, patëm një seri gabimesh teknike. Atalanta është shumë e fortë në kundërsulme, dhe ne pësuam për këtë. Është turp që një ndeshje të zhbllokohet nga një penallti, e cila nuk ishte e qartë”.  

Thiago Motta vlerësoi se kjo ishte një nga humbjet më të rënda në stadium. 

“Këto janë situata të ndryshme në krahasim me ndeshjen kundër Empolit. E nisëm mirë, por pas penalltisë humbëm ekuilibrin. Skuadra jonë e re nuk ka reaguar siç duhet, dhe u ndje mungesa e përvojës”, deklaroi ai. /Telegrafi/  

The post “U përballëm me një skuadër që shfrytëzoi gabimet tona” – Motta analizon humbjen ndaj Atalantas appeared first on Telegrafi.

Juventus, Motta ul presionin: Të fokusuar te ndeshja, jo te objektivat

By: armand
8 March 2025 at 22:03

Në prag të ndeshjes kundër Atalantës, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, gjatë konferencës së tij për shtyp, tha se ekipi është i fokusuar vetëm tek ky takim dhe jo tek objektivat. “Jemi të fokusuar si gjithmonë te ndeshja e radhës, sepse e dimë nivelin e kundërshtarit. Nuk duhet të harxhojmë energji për asgjë tjetër, por […]

The post Juventus, Motta ul presionin: Të fokusuar te ndeshja, jo te objektivat appeared first on BoldNews.al.

Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto

3 March 2025 at 23:40

Juventusi u afrua gjashtë pikë nga lideri Inter pas fitores së tyre të pestë radhazi në Serie A, duke mposhtur Veronën 2-0.

Thiago Motta, megjithatë, mbetet i përqendruar në performancën e skuadrës dhe jo në garën për titullin. 

Ndeshja në Allianz Juventus Stadium ishte e tensionuar, me tifozët duke protestuar për eliminimet e skuadrës nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë.  

Goli i parë erdhi nga Khephren Thuram, ndërsa Teun Koopmeiners siguroi fitoren. 

Motta vlerësoi performancën e skuadrës, duke theksuar karakterin dhe urinë e lojtarëve, ndërsa lavdëroi gjithashtu edhe mesfushorin Teun Koopmeiners. 

“Më vjen mirë që djemtë dëshmuan edhe një herë se kanë karakter, uri, luajnë futboll të mirë dhe e dinë se çfarë do të thotë të luash në këtë nivel.” 

“Koopmeiners? Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, i cili mund të luajë role të ndryshme. Goli do të jetë i rëndësishëm për të, por gjithmonë e kam mbrojtur sepse e di se çfarë mund t’i japë skuadrës”, deklaroi Motta. 

Përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Atalantës, Motta theksoi nevojën për energji dhe përqendrim.  

“Atalanta është një nga skuadrat më të mira në ligë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, dhe ne duhet të jemi gati”, përfundoi Motta . 

Juventusi tani synon të ruajë momentumin e tij pozitiv ndërsa garon për një vend në krye të Serie A. /Telegrafi/  

The post Thiago Motta “frikëson” Interin, pasi Juventusi po afrohet – por trajneri refuzon të flasë për Scudetto appeared first on Telegrafi.

Thiago Motta ka tri kërkesa për lojtarët e Juventusit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

22 February 2025 at 14:41

Gazzetta dello Sport ka raportuar se Thiago Motta i është drejtuar skuadrës së Juventusit të premten pas eliminimit të dhimbshëm nga Liga e Kampionëve, duke kërkuar për përpjekje shtesë, më shumë intensitet dhe më shumë vrapime. 

‘Bianconerët’ po përgatiten për ndeshjen e radhës në Serie A të cilën do të luajnë të dielën ndaj Cagliarit. 

Ata pësuan humbje me rezultat 3-1 ndaj PSV Eindhoven të mërkurën e kaluar, duke u përballur me eliminim nga Liga e Kampionëve në fazën me ‘play-off’. 

Siç ka raportuar GdS, Motta i dha lojtarëve të tij një ditë pushim të enjten për të tretur rezultatin zhgënjyes në Holandë, por seanca stërvitore e së premtes nisi me një fjalim të trajnerit drejtuar skuadrës. 

Sipas raportit, Mota ka analizuar shumë gabime individuale dhe ekipore që u bën ndaj PSV-së, por gjithashtu kishte tri kërkesa për ta. 

Motta kërkoi përpjekje shtesë për të zënë Atalantën e vendit të tretë dhe për të siguruar top katërshen, e cila siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/2026. 

Tutje thuhet se Motta nuk duhet të qartësojë gjërat me Manuel Locatellin ose Andrea Cambiasson. 

Në të njëjtën kohë, sidoqoftë, Gazzetta pretendon se lojtarët vlerësojnë idetë taktike të Mottas, por ndonjëherë nuk pajtohen me metodat e tij./Telegrafi/

The post Thiago Motta ka tri kërkesa për lojtarët e Juventusit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

“Juventusi e meritoi fitoren në pjesën e dytë” – Thiago Motta i lumtur për fitoren ndaj Interit në derbi

16 February 2025 at 23:35

Thiago Motta e pranoi se Juventus kishte një “energji të ndryshme” në pjesën e dytë kundër Interit dhe e meritoi fitoren. 

Pavarësisht se Interi kishte një javë të plotë për t’u përgatitur, Juventusi u tregua më i mprehtë.  

“Në pjesën e dytë patëm një energji të ndryshme. E para ishte e vështirë, por në pjesën e dytë u treguam më të fortë dhe e merituam fitoren”, deklaroi Motta fillimisht për DAZN. 

Ndeshja u vendos në minutën e 74-të, kur Randal Kolo Muani bëri një lëvizje të shkëlqyeshme, dhe Francisco Conceicao shënoi me një goditje të saktë.  

“Lojtarët janë të rinj dhe kanë cilësi. Khephren Thuram luajti shumë mirë, por kishte ngërç, kështu që Manuel Locatelli hyri dhe kontribuoi”. 

“Fitoret ndihmojnë në vetëbesim. Nuk e merituam fitoren në pjesën e parë, por e merituam në të dytën”. 

“Nuk e bëj punën time për të kënaqur dikë, por për të përmirësuar ekipin. Djemtë meritojnë mbështetjen e tifozëve, sepse punojnë shumë për Juventusin”, përfundoi Motta.  

Ky rezultat e çon Juventusin në vendin e katërt me 46 pikë, pesë pas Atalantës dhe tetë pas Interit. /Telegrafi/  

The post “Juventusi e meritoi fitoren në pjesën e dytë” – Thiago Motta i lumtur për fitoren ndaj Interit në derbi appeared first on Telegrafi.

Kush është favorit për të fituar në ndeshjen Juventus-Inter?

16 February 2025 at 19:30

Juventusi dhe Interi janë gati për një ndeshje spektakolare në “Allianz Stadium” këtë mbrëmje, një takim që gjithmonë ndez rivalitetin dhe emocionet në Serie A.  

Dy skuadrat u ndanë me barazim 4-4 në ndeshjen e tyre të fundit në nëntor, dhe tani përsëri gjenden ballë për ballë në një duel që premton tension dhe garanci. 

Interi mund të konsiderohet favorit i lehtë për këtë ndeshje, duke pasur parasysh formën e fortë të fundit dhe faktin që një fitore do t’i dërgonte ata në krye të tabelës.  

Ekspertët e futbollit i japin shanse të mëdha Nerazzurrëve për të fituar titullin e Serie A këtë sezon, veçanërisht pas transferimit të Khvicha Kvaratskhelia nga Napoli në PSG, duke e lënë liderin pa lojtarin kryesor.  

Nën drejtimin e Simone Inzaghi, Interi ka qenë i qëndrueshëm, me lojtarë si Lautaro Martínez dhe Marcus Thuram që kanë luajtur rol kyç në sulm.  

Megjithatë, Thuram nuk është gati për këtë ndeshje pasi nuk ka stërvitur me skuadrën këtë javë. 

“Ne jemi të përqendruar dhe të motivuar për këtë ndeshje. E dimë rëndësinë e saj dhe do të japim gjithçka për të marrë tre pikë”, kishte deklaruar Inzaghi në para ndeshjes. 

Nga ana tjetër, Juventusi po kalon një periudhë me ngitje dhe zbritje nën trajnerin e ri Thiago Motta.  

Nënshkrimet e verës, si Teun Koopmeiners dhe Nico Gonzalez, ende po përpiqen të gjejnë konsistencë, veçanërisht në ndeshjet e mëdha, ku të dy sot janë në formacion.  

Megjithatë, Juventusi nuk duhet të nënvlerësohet kurrë, pasi përvoja e tyre në ndeshjet e mëdha mund të bëjë ndryshimin. 

“Gjëja më e rëndësishme është ndeshja e radhës. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme ku të gjithë do të ndjejmë presionin. Duhet të fokusohemi 200 për qind”, deklaroi Motta në konferencën e tij për shtyp. 

Interi ka pasur rezultatet me të mirë në takimet e fundit ndaj Juventusit, dhe thellësia e skuadrës së tyre i jep atyre një avantazh shtesë.  

Sidoqoftë, në një stadium të mbushur Allianz, ku presioni dhe atmosfera janë maksimale, gjithçka mund të ndodhë dhe Interi nuk ka fituar që nga vitit 2022 në Torino.  

Ndërsa Interi është i favorizuar, Juventusi ka të gjitha mundësitë për të bërë një surprizë në një ndeshje që mund të jetë vendimtare për të dyja skuadrat. /Telegrafi/  

The post Kush është favorit për të fituar në ndeshjen Juventus-Inter? appeared first on Telegrafi.

Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi

4 February 2025 at 23:19

Mediat në Itali kanë sugjeruar që Thiago Motta duhet të përpiqet të ndryshojë taktikat e tij të Juventusit në mënyrë që të akomodojë dy sulmuesit, Dusan Vlahovic dhe Randal Kolo Muani në formacionin e tij fillestar.  

Bianconerët përforcuan repartin e tyre sulmues me Kolo Muanin në një marrëveshje huazimi direkt nga PSG për pjesën e mbetur të sezonit 2024/25, dhe ndërsa ai ka pasur një fillim të suksesshëm të jetës në Torino, ku Vlahovic ka filluar nga stoli në tri ndeshjet e fundit të ekipit në Serie A.  

Ndërkohë, Kolo Muani ka shënuar tre gola në dy paraqitjet e tij të para në Serie A.  

Megjithëse Kolo Muani ka qenë në formë të mirë para portës në fillim të karrierës së tij në Juventus, La Gazzetta dello Sport ka publikuar një artikull duke sugjeruar që përfshirja e tij nuk duhet të bëhet në kurriz të Vlahovic. 

Gazeta sugjeron se i takon trajnerit, Thiago Motta, të gjejë një mënyrë për t’i përshtatur të dy lojtarët në formacionin e tij më të fortë fillestar.  

Ka sugjerime se një partneritet sulmues i Kolo Muanit dhe Vlahovicit mund të rivalizojë edhe kombinimin e suksesshëm të Interit të Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.  

Thiago Motta zakonisht preferon një sistem 4-2-3-1, dhe megjithëse nuk ka gjasa që ai të riparojë plotësisht strukturën e tij taktike në mes të sezonit, ka ende një mundësi që të dy Kolo Muani dhe Vlahovic të luajnë së bashku në të njëjtën kohë.  

Për shembull, Kolo Muani potencialisht mund të operojë më tej gjerësisht, ose alternativisht nga krahu i shokut të tij të skuadrës. /Telegrafi/  

The post Thiago Mottas i kërkohet të ndryshojë taktikat për sulmin te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Fitorja me përmbysje e Juventusit, Thiago Motta i lumtur: Luajtëm me guxim!

By: armand
2 February 2025 at 15:57

Juventus është rikthyer te fitorja pasi ka mundur në shtëpi 4-1 Empoli-n. Bardhezinjtë e filluan shumë keq ndeshjen, ku u gjendën në avantazh pas 4 minutash lojë. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1 për miqtë. Përmbysja e madhe erdhi në pjesën e dytë, në 3 minuta, falë Kolo Muani. Më pas Juventusi realizoi […]

The post Fitorja me përmbysje e Juventusit, Thiago Motta i lumtur: Luajtëm me guxim! appeared first on BoldNews.al.

Juventusi ka kontaktuar Xavin, pasi Motta ka hasur në vështirësi te Juventusi në sezonin e tij të parë

27 January 2025 at 16:43

Mediat në Francë shkruajnë se Juventusi ka kontaktuar trajnerin spanjoll Xavi Hernandez në një kohë kur trajneri i Zonjës së Vjetër, Thiago Motta dhe skuadra e tij po luftojnë për të gjetur fitoret në Serie A.

Bianconerët pësuan humbjen e tyre të parë në ligë kundër liderit Napolit në ndeshjen e luajtur si mysafir, por ata kanë deri në 13 barazime dhe 8 fitore.

Kjo statistikë do të thotë se Motta po shënon rezultatin e tretë më të keq në historinë e Juventusit pas 22 xhirove të Serie A.

Edhe pse drejtuesit e Juventusit nuk prisnin domosdoshmërisht që Motta të sfidonte titullin në sezonin e tij të parë në Allianz Stadium, rezultatet deri tani kanë qenë zhgënjyese.

Për shkak të kësaj, menaxhmenti vendosi të hulumtojë tregun në mënyrë që të fitojë njohuri mbi zëvendësimet e mundshme.

L’Equipe shkruan se Motta nuk është ende në “zonën e kuqe”, por klubi ende ka kontaktuar Xavin dhe ka zhvilluar një intervistë informuese për postin e trajnerit.

Spanjolli ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar dhe më parë ishte i lidhur me Milanin, megjithatë, kuqezinjtë zëvendësuan Paulo Fonseca me Sergio Conceicaon. /Telegrafi/

The post Juventusi ka kontaktuar Xavin, pasi Motta ka hasur në vështirësi te Juventusi në sezonin e tij të parë appeared first on Telegrafi.

❌
❌