Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan menjëherë ofertën e PSG-së për Leaon

16 July 2025 at 23:23

AC Milan ka hedhur poshtë çdo mundësi për shitjen e yllit portugez, Rafael Leao, duke i bërë të qartë Paris Saint-Germain se sulmuesi nuk është në dispozicion këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe MilanNews24, drejtuesit e kuqezinjve janë të vendosur të mbajnë 26-vjeçarin si pjesë qendrore të projektit të tyre afatgjatë.

Leao konsiderohet një element kyç në ndërtimin e Milanit të ri, dhe nuk ka asnjë interes për ta larguar atë, pavarësisht zërave që vijnë nga Franca.

Gazeta L’Équipe raportoi se PSG po përgatitej të hapte negociata për Leaon, por përgjigjja nga Milano ka qenë e qartë: “Jo faleminderit”.

Trajneri i ri, Massimiliano Allegri, dhe drejtori sportiv Igli Tare, besojnë fuqishëm në potencialin e Leaos. Sipas raportimeve, Allegri është i bindur se mund ta ndihmojë Leaon të kalojë në një nivel edhe më të lartë, duke u bërë lider i ri i ekipit.

Ndërkohë, Tare po punon në prapaskenë për të siguruar një rinovim të ri afatgjatë të kontratës së portugezit, për të qetësuar spekulimet dhe për të garantuar qëndrueshmëri në skuadër.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por kuqezinjtë kërkojnë ta zgjatin edhe më tej, duke përforcuar lidhjen me lojtarin që ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të klubit. /Telegrafi/ 

The post Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan menjëherë ofertën e PSG-së për Leaon appeared first on Telegrafi.

Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

By: S SH
4 July 2025 at 18:55

Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic Bilbao duke rinovuar kontratën deri në vitin 2035.

Kjo ka bërë që katalanasit të mendojnë për një tjetër sulmues të majtë për sezonin e ardhshëm. Në listën e lojtarëve të drejtuesve të Barcelonës ka qenë gjithmonë edhe Rafael Leao.

Siç raportojnë mediat italiane, katalanasit do të provojnë në ditët në vijim të firmosin me numrin 10 të Milanit. Spanjollët do të ishin të gatshëm të ofronin deri në 100 milionë euro për sulmuesin portugez.

The post Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A appeared first on Albeu.com.

Tare shpjegon Milanin e Allegrit: nga firma me Modric, te Leao e një sulmues zone

By: user 2
25 June 2025 at 11:52

Igli Tare ka folur. E ka bërë në mënyrë zyrtare në daljen e tij të parë përpara mikrofonëve si drejtor i ri sportiv, për një rol që gjithmonë është cilësuar si çelësi për të zhbllokuar derën e dyshimeve dhe pasigurive që Milani ka mbartur pas sezonit të fundit të dështuar. Nga i cili, megjithatë, do të vazhdohet në të njëjtën linjë, me bindjen se nuk ka nevojë për përmbysje epokale për t’i dorëzuar Max Allegrit një skuadër konkurruese nga e cila të rinisë: “Nuk do të ketë asnjë revolucion, në fund ka munguar vetëm një pikë referimi në dhomat e zhveshjes, një lidership i vërtetë për lojtarët”.

Problemi, pra, është në mendje më shumë sesa në cilësitë tekniko-taktike të skuadrës me të cilën Milani e mbylli sezonin që e nxori jashtë çdo kompeticioni evropian për 10 muajt e ardhshëm.

Lexo më tej: Igli Tare flet si drejtor i Milan: nga destini te vizioni, prapaskenat e një raporti

Igli Tare tregoi pa hezitim rrugën që tashmë është duke u ndjekur me ciklin e ri që ka nisur me emërimin e tij, i konfirmuar me ardhjen e Allegrit në pankinë dhe që do të vazhdojë duke ruajtur strukturën bazë të skuadrës: “Në mesfushë është repart që do të ndryshojmë diçka, kemi nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme” – shpjegoi drejtori i ri sportiv, duke i mbyllur derën në fytyrë atyre që prisnin një revolucion: “Prioriteti është të ndërtojmë një mesfushë cilësore përpara mbrojtjes. Me Allegrin kemi mirëkuptim maksimal, flasim 4-5 herë në ditë. Në fund, vitin e kaluar ka munguar thjesht një lidership”.

Tare shpjegon blerjen e Modric

Një lidership që për sezonin që po vjen, Tare është i bindur se tashmë e ka gjetur në një njeri të marrë dhe futur menjëherë në Milanin e ri të teknikut Allegri: “Në këtë kuptim, Modric do të jetë thelbësor, ka mentalitetin që duhet dhe që duam ta ketë Milani. Gjëja e parë që na pyeti kur e kontaktuam ishte nëse do të ishim në gjendje të fitonim kampionatin. Për shumëkënd mund të duket një blerje ndoshta e pazakontë, por Milanit i duhet ky mentalitet”.

Prioriteti i Max Allegri: “Mesfushë me më shumë cilësi”

Tare mbetet i kthjellët dhe i drejtpërdrejtë edhe për emra të tjerë të nxehtë të merkatos dhe strategjitë bazë mbi të cilat Milan ka përcaktuar drejtimin: “Në mesfushë duam të gjejmë më shumë cilësi, ky është prioriteti”. Musah drejt largimit: “Lojtar i shkëlqyer, por duam të tjerë me karakteristika të ndryshme dhe pastaj mbështetemi te rikuperimi dhe përshtatshmëria e Loftus-Cheek, i ndalur nga shumë dëmtime. Nëse do të largohet dikush nga mbrojtja, do ta zëvendësojmë”. Dhe ai “dikush” është Theo Hernandez, lojtari i ardhshëm i Al Hilal: “Kërkonte stimuj të rinj, askush nuk i ka vënë ndonjëherë në dyshim cilësitë e tij”.

Tare për Maignan dhe Leao, “dy pika referimi”

Nuk do të largohet nga Milan, përveçse nëse ka ndonjë ofertë “të parezistueshme”, Mike Maignan: “Nuk ka pasur marrëveshje me Chelsea” – theksoi sërish Tare. “Mbetet brenda dhe jashtë fushe një pikë referimi, nëse gjithçka mbetet kështu, do të vazhdojë me ne”. Si edhe “i përfoluri” tjetër i grupit, Rafa Leao: “Thelbësor dhe bazë e projektit tonë. Kemi folur tashmë dhe na ka pyetur në çfarë Milani do të luajë: ka treguar mentalitetin e tij konkurrues, por në sulm jemi në kërkim të një sulmuesi të vërtetë të zonës, që t’i bëjë konkurrencë Gimenez”.

The post Tare shpjegon Milanin e Allegrit: nga firma me Modric, te Leao e një sulmues zone appeared first on Lapsi.al.

Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon

By: Ela
25 June 2025 at 09:52

Modelja shqiptare 22-vjeçare, Melissa M., e njohur në rrjet si @melimtx, ka ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe botën e futbollit, pasi zbuloi mesazhe private nga disa prej yjeve më të mëdhenj të këtij sporti. E ndjekur nga mbi 6.5 milionë persona në Instagram dhe TikTok, si dhe me një profil aktiv në […]

The post Modelja shqiptare e OnyFans zbulon mesazhet me Vinicius Jr., Benzeman dhe Leaon appeared first on BoldNews.al.

Benzema, Vinicius dhe Rafael Leao – influencuesja shqiptare publikon mesazhet private të yjeve të futbollit

24 June 2025 at 11:39

Melissa M, influencuesja shqiptare 22-vjeçare e njohur në rrjet si ‘melimtx’, ka shkaktuar një valë reagimesh në botën e futbollit pasi publikoi mesazhe nga disa prej emrave më të njohur të këtij sporti.

Me mbi 6.5 milionë ndjekës në Instagram dhe TikTok, si dhe një profil aktiv në ‘OnlyFans’, Melissa është mësuar me vëmendjen – por zbulimet e fundit kanë vënë në siklet disa figura të mëdha të fushës së blertë.

Në rrjete sociale, Melissa zbuloi se ish-kapiteni i Real Madridit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema (37 vjeçar) si dhe yjet Vinicius Junior (24 vjeç) dhe Rafael Leao (26 vjeç) e kanë kontaktuar në Instagram.

Foto: Screenshot/X

Ajo theksoi se të tre futbollistët i kishin shkruar në privat, ndërkohë që dy të parët ndajnë një të kaluar të përbashkët te Real Madridi – një klub që Melissa e ka shprehur hapur se e admiron.

Sipas saj, Benzema kishte qenë i thjeshtë në qasjen e tij, duke dërguar vetëm një përshëndetje të shkurtër “Hi”, pa ndonjë përpjekje tjetër për komunikim.

Foto: Screenshot/X

Nga ana tjetër, Vinicius Junior kishte shkuar më larg, duke e ftuar në rezidencën e tij vitin e kaluar – ftesë që Melissa pretendon se e ka refuzuar.

Ndër të tjera, ajo theksoi se kishte parashikuar që braziliani do të fitonte ‘Topin e Artë’, megjithëse çmimi përfundimisht i shkoi mesfushorit të Manchester City-t, Rodri, në një vendim që u shoqërua me polemika.

Ptdrrr c’est vrm un bz Benzema il a une femme, 4 enfants mais il dm des meufs sur Insta et pas n’importe qui en plus. Elle l’a affiché normal 🤣🤣 pic.twitter.com/vllBIifa56

— 𝔇𝔧𝔦𝔟𝔦𝔫𝔥𝔬 🇨🇷 (@DjibinhoPvris_) June 23, 2025

Komunikimi më i prerë, sipas Melissas, ka qenë ai me sulmuesin e Milanit, Rafael Leao. Ajo tregon se futbollisti u zhgënjye pasi ajo e la mesazhin e tij të lexuar pa përgjigje.

Në fund, Melissa i ishte përgjigjur vetëm një herë, por kishte vendosur të mos vazhdonte më bisedën.

Karim Benzema

Këto postime kanë nxitur debat në rrjetet sociale dhe në media, duke ndarë publikun mes atyre që e vlerësojnë për transparencën dhe atyre që kritikojnë ekspozimin e jetës private të të tjerëve.

Në çdo rast, Melissa ka ditur sërish të tërheqë vëmendjen, këtë herë duke përfshirë emra nga elita botërore e futbollit. /Telegrafi/

Vinicius Jr

 

Rafael Leao

The post Benzema, Vinicius dhe Rafael Leao – influencuesja shqiptare publikon mesazhet private të yjeve të futbollit appeared first on Telegrafi.

Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë – Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë

20 June 2025 at 23:50

Klubet elitare të Evropës tashmë kanë nisur lëvizjet e para në merkaton e verës, ndërsa pritet që muajt e ardhshëm të sjellin edhe më shumë transferime të bujshme.

The Sun ka përzgjedhur disa prej transferimeve “ideale” që mund të ndodhin, bazuar në nevojat aktuale të skuadrave, kualitetin e lojtarëve dhe realizueshmërinë e marrëveshjeve.

Liverpool – Alexander Isak (Newcastle United)

“The Reds” kërkojnë një sulmues të vërtetë pas dështimeve të Darwin Núñez dhe lëvizjeve të mundshme të tij dhe Luis Díaz drejt Arabisë Saudite. Isak shihet si një nga “numrat 9” më të mirë në Premier League dhe një përforcim që do i sillte qetësi ofensivës së Arne Slot. Shitjet e përmendura mund të krijojnë hapësirë financiare për këtë lëvizje.

Arsenal – Ollie Watkins (Aston Villa)

Topçinjtë kanë nevojë urgjente për një sulmues që të përmbushë kërkesat e Artetës: klinik, i gjithanshëm dhe i gatshëm për të ndikuar menjëherë. Watkins, me përvojë të provuar në Premier League, përputhet me këto kritere dhe mund të jetë çelësi për ta çuar Arsenal drejt titullit.

Chelsea – Rodrygo (Real Madrid)

Me mungesë të theksuar në krahët e sulmit – veçanërisht nga lojtari që preferon këmbën e djathtë nga krahu i majtë – Chelsea sheh te Rodrygo zgjidhjen ideale. Brazilianit i është vënë një çmim prej €90 milionë nga Reali dhe dëshira e tij për të luajtur në krahun e preferuar mund ta bëjë të hapur për një transferim.

Manchester City – Pedro Porro (Tottenham)

Pavarësisht shpenzimeve të mëdha, City mbetet pa një mbrojtës të natyrshëm të djathtë pas largimit të Walker. Porro, një produkt i akademisë së Cityt, tashmë i afirmuar në Premier League, është opsioni ideal për t’u rikthyer në Etihad.

Manchester United – Leon Goretzka (Bayern Munich)

Amorim kërkon një mesfushor dinamik, ndërsa Goretzka përputhet perfekt me profilin. Me kontratën që i skadon për një vit dhe me përvojën e tij, gjermani mund të jetë një zgjidhje afatshkurtër shumë e vlefshme për rindërtimin e “Djajve të Kuq”.

Barcelona – Benjamin Sesko (RB Leipzig)

Në vend se të shpenzojë për një tjetër anësor, Barça do të bënte mirë të investonte në pasardhësin e Lewandowskit. Sesko, i ri dhe me stil të ngjashëm me polakun, është një investim që mbulon edhe të tashmen edhe të ardhmen.

Real Madrid – Fabian Ruiz (PSG)

Me Kroos që largohet, Realit i duhet një mesfushor i gatshëm për të kontribuar menjëherë. Fabian, që ka shkëlqyer me PSG-në, është opsion ideal për dy-tre sezone derisa Camavinga dhe Guler të jenë gati për rolin.

PSG – Victor Osimhen (Napoli)

Luis Enrique kërkon një “9” më të besueshëm sesa Gonçalo Ramos. Osimhen është teknikisht dhe fizikisht i përkryer për sistemin e tij, dhe PSG ka fuqinë financiare për ta transferuar përballë çdo konkurrence.

Bayern Munich – Rafael Leao (Milan)

Me Nico Williams afër Barcelonës, bavarezët kthejnë vëmendjen te Leao. Portugali ka gjithçka që duhet për të shkëlqyer në Bundesliga dhe për të plotësuar një treshe ofensive të frikshme me Kane dhe Olise.

Juventus – Viktor Gyokeres (Sporting CP)

Duket se Juventusi ka humbur durimin me Vlahovicin dhe kërkon një profil më konstant. Gyokeres, edhe pse i anashkaluar nga klubet e tjera të mëdha, mbetet një opsion i frikshëm në sulm – dhe bardhezinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë për ta marrë.

Inter – Rodrigo De Paul (Atletico Madrid)

Me Calhanoglun dhe Mkhitaryanin drejt fundit të ciklit, Interi kërkon një mesfushor të qëndrueshëm dhe të fortë fizikisht. De Paul është një “profil i vjetër” që i shkon për shtat stilit të zikaltërve – dhe mund të jetë përforcimi i duhur për një tjetër sezon të suksesshëm në Serie A dhe Evropë. /Telegrafi/

The post Top 11 transferime që pritet të realizohen këtë verë – Isak, Sesko, Gyokeres dhe disa top yje të tjerë appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich insiston për Leao, Milani me pretendime të qarta

By: armand
20 June 2025 at 18:34

Emri i Rafael Leao vazhdon të jetë në radarin e Bayern Munich. Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit bavarez e shikojnë sulmuesin portugez si pasues të mundshëm të Leroy Sané. Milani menjëherë e bëri të qartë se nuk dëshiron të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim, kërkon vetëm para në dorë. Kuqezinjtë janë të prerë, presin […]

The post Bayern Munich insiston për Leao, Milani me pretendime të qarta appeared first on BoldNews.al.

Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës, po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë

By: S SH
16 June 2025 at 16:47

Barcelonës i është ofruar Rafael Leao në një shkëmbim të drejtpërdrejtë me Ronald Araujon, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo.

Milani ka bërë këtë propozim ndërsa të dy klubet po kërkojnë të ristrukturojnë skuadrat e tyre gjatë kësaj vere.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë, me Luis Díaz dhe Nico Williams mes objektivave kryesorë.

Megjithatë, tarifat e larta të transferimeve mund ta bëjnë Leaon një opsion më realist. Sulmuesi portugez ka qenë prej kohësh në radarët e klubit katalanas.

E ardhmja e Araujos mbetet e pasigurt, pavarësisht rinovimit të fundit.

Klauzola e lirimit të tij do të ulet nga 1 miliard euro në 65 milionë euro midis datave 1 dhe 15 korrik, çka e bën atë një objektiv për disa klube, përfshirë Bayern Munich dhe vetë Milanin.

Ky shkëmbim mund të ndihmojë Barcelonën që të përmbushë kërkesat e ‘Fair Play-it Financiar’.

Megjithatë, Araújo është një lider në dhomën e zhveshjes dhe trajneri Hansi Flick raportohet se e vlerëson shumë rolin e tij në mbrojtje.

Vendimi përfundimtar mund të varet më shumë nga çështjet financiare sesa ato sportive.

The post Milani ‘troket’ në derën e Barcelonës, po diskutohet shkëmbimi i yjeve në verë appeared first on Albeu.com.

Milani detyrohet të ndryshojë mendje, Leao nuk vlen 100 mln euro

By: armand
12 June 2025 at 17:48

Milani ul hundën për yllin Rafael Leao. Sipas mediave italiane, klubi italian ka vendosur të ulë ndjeshëm çmimin e tij në merkato, sepse deri dje e vlerësonte mbi 100 mln euro. Situata e klubit ka ndryshuar. Milani nuk do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe i duhen para për të riorganizuar skuadrën. […]

The post Milani detyrohet të ndryshojë mendje, Leao nuk vlen 100 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Milani detyrohet të ulë kërkesat për Rafal Leaon

12 June 2025 at 15:30

Milani ka vendosur të ndryshojë qëndrim lidhur me të ardhmen e Rafael Leaos, duke ulur ndjeshëm çmimin e tij në tregun e transferimeve.

Fillimisht, kuqezinjtë kërkonin 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit portugez, por situata e klubit ka ndryshuar. Mungesa e golave dhe e kualifikimit në garat evropiane ka detyruar drejtuesit të rishikojnë strategjinë financiare.

Aktualisht, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta në zonën e 70 milionë eurove, çka e bën më të arritshëm për disa nga klubet e mëdha evropiane.

26-vjeçari, mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit në sezonet e fundit, por forma e dobët dhe kërkesat ekonomike e kanë bërë të diskutueshme të ardhmen e tij.

Zyrtarisht, klubi mban një qëndrim të matur, duke e konsideruar lojtarin si pjesë të projektit, por ndërkohë, agjentët e Leaos kanë marrë sinjale konkrete nga skuadra që garojnë për trofe evropianë.

Vetë lojtari nuk ka bërë deklarata publike mbi një largim të mundshëm, por është i vetëdijshëm për realitetin e ri që po krijohet në ‘San Siro’.

Nëse arrin një ofertë që kënaq të dyja palët, largimi i Leaos do të konsiderohej jo vetëm i mundshëm, por edhe i domosdoshëm për nisjen e një cikli të ri te Milani. /Telegrafi/

The post Milani detyrohet të ulë kërkesat për Rafal Leaon appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich kërkon një anësor eksploziv – Williams fiton terren para Leaos shkaku i çmimit

11 June 2025 at 23:38

Bayern Munich vazhdon kërkimin në treg për të përforcuar repartin e sulmit dhe për t’i dhënë trajnerit të ri, Vincent Kompany, një anësor të klasit të lartë, sidomos në krahun e majtë.

Klubi bavarez është në kërkim të një zëvendësuesi potencial për Leroy Sane, i cili do të transferohet te Galatasaray si lojtar i lirë.

Një nga emrat e parë në listën e dëshirave ka qenë Rafael Leao i Milanit. Megjithatë, në orët e fundit, fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga ylli portugez tek spanjolli Nico Williams, për shkak të kërkesave të larta financiare nga “Rossonerët”.

Milan ka refuzuar të ulë çmimin për Leaon, i cili mbetet pjesë kyçe e planeve të trajnerit të ri Massimiliano Allegri. Klubi italian ka vendosur një çmim prej 95 milionë euro, shumë që Bayern Munich nuk është i gatshëm ta paguajë.

Për këtë arsye, gjermanët kanë zhvendosur vëmendjen te Nico Williams, anësori 21-vjeçar i Athletic Bilbaos, i cili shihet si alternativë më e re dhe më e leverdishme ekonomikisht.

Sipas Sky Sport Germany, Bayern Munich është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 65 milionë eurosh të parashikuar në kontratën e Williamsit, e cila skadon në verën e vitit 2027.

Nga ana tjetër, futbollisti spanjoll ka shprehur gatishmërinë për transferim në Allianz Arena, pavarësisht ofertës së rinovimit nga Athletic Bilbao. Ai kërkon një pagë vjetore prej 10 milionë euro neto, kusht që bavarezët po e konsiderojnë seriozisht.

Tani duket se Bayern Munich është më pranë sjelljes së Nico Williams në Gjermani, duke përmbyllur një afrim të rëndësishëm për ndërtimin e skuadrës nën drejtimin e Kompanyt. /Telegrafi/ 

The post Bayern Munich kërkon një anësor eksploziv – Williams fiton terren para Leaos shkaku i çmimit appeared first on Telegrafi.

Rafael Leao në qendër të një mega-transferimi: Bayern Munich ofron lojtar dhe para për yllin e Milanit

By: S SH
10 June 2025 at 19:40

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani është i gatshëm të dëgjojë ofertat për sulmuesin portugez Rafael Leao – por vetëm ato që kalojnë shifrën e 100 milionë eurove.

Edhe pse Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, “Rossonerët” e dinë që asnjë klub nuk është i gatshëm ta paguajë këtë shumë në afatin kalimtar të verës 2025.

Raportimet e mëhershme kishin sugjeruar se Leao kishte njoftuar tashmë drejtuesit e Milanit për dëshirën e tij për t’u larguar.

Ndërkohë, Bayern Munich mbetet një nga klubet më të interesuara për të – dhe sipas burimeve të tjera, gjermanët janë duke përgatitur një ofertë që përfshin para dhe një lojtar në këmbim.

Drejtues të Bayern Munich e ndoqën Leaon në aksion gjatë finales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila u zhvillua në “Allianz Arena” të dielën.

Milani ka emëruar Massimiliano Allegrin si trajner të ri për sezonin 2025-26. Klubi është duke kaluar një revolucion të thellë, me negociata në vazhdim për shitjen e portierit Mike Maignan te Chelsea dhe transferimin e Tijjani Reijnders te Manchester City.

The post Rafael Leao në qendër të një mega-transferimi: Bayern Munich ofron lojtar dhe para për yllin e Milanit appeared first on Albeu.com.

Bayern Munich nuk heq dorë nga Leao, gati të joshë Milanin me yjet nga gjiri i vet

By: S SH
8 June 2025 at 19:18

Çfarë e ardhmeje do të ketë Rafa Leao? Për momentin, sipas “La Gazzetta dello Sport”, ka tre gjëra të sigurta.

E para: Milani dëshiron ta mbajë atë. Igli Tare dhe Massimiliano Allegri e shohin Leao si një pikë të caktuar.

E dyta: klauzola prej 175 milionësh është jashtë tregut, nuk ka gjasa që dikush ta paguajë atë.

E treta: Bayern Munich është duke pritur. Nuk ka ofertë zyrtare për momentin, por interesi është konkret dhe një propozim i rëndësishëm mund ta lërë klubin të largohet. Milani nuk po nxitohet ta shesë.

Largimi i Reijnders (destinacioni Manchester City), Maignan (afër Chelseat) dhe lamtumira e mundshme e Theo Hernandez tashmë garantojnë fitime ekonomike.

Prandaj, për Leaon do të nevojitet një ofertë marramendëse. Bayerni po mendon dhe mund të përfshijë disa “homologë”.

Ata pëlqejnë Kim Min-jae, i cili është parë ishte në Serie A me Napolin, por paga prej 9 milionësh është e frikshme.

E njëjta gjë vlen edhe për Kingsley Coman, i lidhur me Allegrin që nga koha e tij në Juve, ama me një pagë jashtë parametrave të Milanit.

Është më e lehtë të përfshihet Bryan Zaragoza, i cili po largohet nga klubi bavarez. Palhinha gjithashtu mund të jetë një ide.

The post Bayern Munich nuk heq dorë nga Leao, gati të joshë Milanin me yjet nga gjiri i vet appeared first on Albeu.com.

Leao i bën me dije Milanit dëshirën për t’u larguar – ky mund të jetë klubi i tij i ardhshëm

7 June 2025 at 11:57

Rafael Leao i ka komunikuar drejtuesve te Milanit dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi në verë, mes thashethemeve për një kalim të mundshëm tek Bayern Munichu.

Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se Leao ka informuar Milanin për dëshirën e tij për t’u larguar në verë.

‘Rossonerët’ nuk duket se janë kundër vendimit të tij, por thuhet se do të kërkojnë të paktën 70 milionë euro plus shtesa nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Leao mund ta ketë arritur atë që ai e sheh si fundi i rrugës tek Milani, pasi ka kaluar gjashtë vite në ‘San Siro’.

🚨🆕 Rafael #Leao wants to leave AC Milan – and the club have been informed!

Understand they want at least €70m guaranteed.

Leao is on FC Bayern’s list, as exclusively revealed. There has been contact and phone calls, but nothing is advanced or concrete at this stage. Bayern… pic.twitter.com/TdplOkADg6

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 6, 2025

Ata kanë bërë hapa mbrapa gjatë sezonit 2024/2025, duke rënë nga pozita e dytë në edicionin paraprak të Serie A në pozitën e tetë në tabelë, që do të thotë se nuk do të marrin pjesë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Bayern do të ishte një lëvizje e mdhe për të dhe Plettenberg shton se bavarezët kanë një interesim për portugezin.

Telefonatat nuk janë bërë ende e as nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete me Bayernin që nuk është duke përgatitur ndonjë ofertë momentalisht.

Leao kaloi një dekadë si futbollist i Sporting Lisbonës, klub të cilit iu bashkua kur ishte vetëm nëntëvjeçar, por ajo aventurë për të u ndërpre papritmas pas vetëm katër paraqitjeve me ekipin e parë në vitin 2018.

Bayern në anën tjetër duhet të marrë së shpejti një vendim, pasi Leao nuk është emri i vetëm që po diskutohet në zyrat e gjigantit gjerman, me Cody Gakpo që është po ashtu një opsion./Telegrafi/

The post Leao i bën me dije Milanit dëshirën për t’u larguar – ky mund të jetë klubi i tij i ardhshëm appeared first on Telegrafi.

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

By: Ardit
6 June 2025 at 22:46

Rafael Leao ka thënë ‘po’ për kalimin e mundshëm te Bayerni. Klubi bavarez ka rreth dy javë që po ndjek disa pista për rolin e sulmuesit të majtë, pas refuzimit që mori nga Florian Wirtz. “Do të doja të rritem te një klub që luan në Champions League”, mësohet se është shprehur Leao. Problemi që […]

The post Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Bayern Munich e dëshiron Rafael Leaon, portugezi mund të jetë largimi i radhës nga Milan

By: S SH
5 June 2025 at 16:01

Bayerni po përgatit një ofertë zyrtare për një nga yjet e Milanit, Rafael Leao, pohon Nicolo Schira.

Anësori portugez shënoi 12 gola dhe bëri 13 asiste për Milanin sezonin e kaluar.

Bayern po kërkon një sulmues të krahut të majtë dhe është i interesuar për portugezin, kontrata e të cilit me Milanin është deri në vitin 2028 dhe ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh.

Bayerni nuk ka ndërmend të paguajë kaq shumë, por është gati të negociojë. /gazetblicsport/

The post Bayern Munich e dëshiron Rafael Leaon, portugezi mund të jetë largimi i radhës nga Milan appeared first on Albeu.com.

Bayern dhe Napoli pas Leaos, Milani bën “bllok” me klauzolë

By: armand
2 June 2025 at 19:49

Rafael Leao është një nga lojtarët më të mirë të Milanit. Emri i sulmuesit portugez po përmendet në korridoret e zyrave të Bayern, me kampionët e Bundesligës që synojnë të përforcojnë repartin e avancuar. Sipas Kicker, javën e kaluar u zhvillua një takim në Mynih midis drejtuesve të bavarezëve dhe disa përfaqësuesve të numrit 10 […]

The post Bayern dhe Napoli pas Leaos, Milani bën “bllok” me klauzolë appeared first on BoldNews.al.

Chelsea kërkon transferimin e Rafael Leaos

By: S SH
31 May 2025 at 13:10

Chelsea ka rritur interesin për Rafael Leaon, duke përfituar nga dëshira e lojtarit portugez për të filluar një epokë të re larg San Siros dhe nga urgjenca e Milanit për të gjeneruar të ardhura në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit Fichajes, trajneri i Bluve, Enzo Maresca e ka caktuar sulmuesin portugez si prioritet për projektin e tij, dhe klubi londinez tashmë po përgatit një ofensivë specifike për ta nënshkruar atë.

Situata financiare e kuqezinjve, e përkeqësuar nga mungesa e tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm, ka hapur derën për një largim të rëndësishëm, dhe Leao kryeson listën e lojtarëve për të cilët klubi mund të marrë një tarifë të konsiderueshme.

Edhe pse lojtari portugez ka një kontratë deri në vitin 2028, Milani është i vetëdijshëm se mbajtja e tij mund të jetë e paqëndrueshme nëse vjen një ofertë bindëse.

Leao, nga ana e tij, thuhet se është i gatshëm të largohet pas një sezoni në të cilin, pavarësisht se nuk arriti formën e tij më të mirë, ai tregoi pjesë të talentit të tij me 12 gola dhe 13 asistime.

Profili i tij përputhet me atë që kërkon Maresca: shpejtësi, ekuilibër në krah dhe aftësi për t’u lidhur në gjysmën e kundërshtarit.

Për më tepër, me largimin e mundshëm të përhershëm të Jadon Sanchos, krahu i majtë mbetet një përparësi në Stamford Bridge.

Chelsea e ka monitoruar Leaon për njëfarë kohe dhe e sheh këtë verë si një mundësi ideale për të përfunduar nënshkrimin e tij.

Mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve është një argument bindës për ta joshur futbollistin, i cili gjithashtu po kërkon të bëjë një hap drejt konkurrencës.

Negociatat mund të përshpejtohen në javët në vijim, pasi thuhet se britanikët janë të gatshëm të investojnë një shumë të konsiderueshme për të forcuar sulmin e tyre.

Gjithçka tregon se Leao do të jetë në gjendje të veshë fanellën blu nëse kushtet përputhen.

The post Chelsea kërkon transferimin e Rafael Leaos appeared first on Albeu.com.

Bayern Munich lë pas krahëve Wirtzin, nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit

23 May 2025 at 23:08

Gjiganti gjerman Bayern Munich, thuhet se ka qenë në kontakt me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për yllin e Milanit, Rafael Leao. 

Kjo pas raportimeve se lojtari i kombëtares gjermane Florian Wirtz, i cili është gjithashtu në interes të bavarezëve, ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Liverpoolin.  

Sipas raportimeve nga gazetari gjerman Florian Plettenberg, Bayern po kërkon në mënyrë aktive një lojtar i cili është i aftë të luajë në krahun e majtë përpara afatit kalimtar të verës.  

Wirtz i Bayer Leverkusen, i cili vlerësohet rreth 130-150 milionë euro, është lidhur me një transferim në ‘Allianz Arena’, por sipas një raportimi nga David Ornstein, Bayern është informuar se preferenca e lojtarit është të transferohet tek Liverpooli. 

🚨🔴 EXCL | FC Bayern are currently also looking closely at Rafael #Leao!

Top agent Jorge Mendes and Max Eberl have a good relationship, and there has been contact and talks regarding Leão.

Bayern are in search of a high-profile signing for the left wing: Kaoru #Mitoma is among… pic.twitter.com/mkFFR9fm74

— Florian Plettenberg (@Plettigoal) May 23, 2025

Kjo e lë Bayernin duke eksploruar alternativa. Midis tyre është Leao, i cili aktualisht është nën kontratë në ‘San Siro’ deri në verën e vitit 2028.   

Sky Deutschland pretendon se ka pasur tashmë biseda midis përfaqësuesve të Bayernit dhe agjentit të Leaos, Jorge Mendes.   

Anësori i Brightonit, Kaoru Mitoma, është përmendur gjithashtu si një alternativë e mundshme për bavarezët këtë verë./Telegrafi/

The post Bayern Munich lë pas krahëve Wirtzin, nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit appeared first on Telegrafi.

Trajner i ri dhe rinovime, Tare dhe Milan e kanë të qartë strategjinë

23 May 2025 at 11:38

Me ardhjen tashmë thuajse të sigurtë tek Milan i drejtorit të ri sportiv, Igli Tare, tek kuqezinjtë do të fillojnë të vendosen themelet për të ardhmen, duke nisur nga tre çështje që, sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori shqiptar do të duhet t’i zgjidhë menjëherë.

Trajneri i ri
Qëllimi është që pankinën e klubit ta marrë një trajner italian që di të fitojë. Favoriti mbetet Vincenzo Italiano, edhe pse për ta bindur do të duhet të kapërcehet rezistenca e Bolonjës, që janë gati ta mbajnë të lidhur deri në vitin 2028 me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Opsione të tjera të hapura janë Massimiliano Allegri – për të cilin Napoli mbetet në pole pozicion në rast të largimit të Contes – dhe Roberto De Zerbi, nëse largohet nga Marselja.

E ardhmja e Leao-s
Sulmuesi portugez pritet të jetë qendra e projektit të ri, ose do të largohet këtë verë. Vendimtare do të jetë trajneri që do të zgjidhet. Tare ka ndërmend të flasë personalisht me sulmuesin, pasi në idenë e futbollit të drejtuesit shqiptar, lojtarët me talent gjithmonë duhet të kenë një vend.

Rinovimet
Milan rinvovoi me Reijnders, por orët e fundit flitet se skuadra e Manchester Cityt të Guardiolës i është vënë pas mesfushorit holandez, me Milan që duhet të tregojë rezistencë, për të mos humbur një prej lojtarëve më kualitativ të ekipit. Më pas do të jetë radha e Maignan dhe Pulisic. Prioritet padyshim është portieri, i cili ka kontratë që skadon në 2026, ndërsa për amerikanin ka një opsion për ta zgjatur deri në 2028.

The post Trajner i ri dhe rinovime, Tare dhe Milan e kanë të qartë strategjinë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌