Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPECIALE/ Kaos me Pankinat në Seria A – Conte mban peng Juven dhe Napolin, të gjithë duan Allegrin

By: rozalb
29 May 2025 at 11:18

Sezoni më emocionues i viteve të fundit në Serie A ka përfunduar me triumfin e Napolit, që fitoi titullin e katërt kampion në histori pas një gare të fortë deri në javën e fundit. Por, ndërsa gëzimi i tifozëve është ende i freskët, futbolli italian po përjeton një “tërmet” të vërtetë në pankina: asnjë nga tetë skuadrat e para nuk ka të konfirmuar trajnerin për sezonin e ardhshëm.

Source

“Kam ardhur me ide të qarta”/ Igli Tare: Milanit i duhen rezultatet, duhen fitore

28 May 2025 at 11:50

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për herë të parë si pjesë e kuqezinjve në një intervistë për Milan TV, ku ka nënvizuar vizionin e tij të qartë për të ardhmen e klubit.

“Kam ardhur me ide të qarta. Jam shumë entuziast dhe dua ta reflektoj këtë gjë këtu. Dua të jem një shembull jo vetëm për futbollistët, por edhe për stafin teknik dhe po ashtu të bëj më të mirën time edhe në merkato. Futbollistët që vijnë te AC Milan duhet të kuptojnë që të veshësh këtë bluzë është një përgjegjësi e madhe. Gjithçka ndikon në rezultatin final, që përfshin atë që ndodh në fushë dhe vetë rezultatin në fund të ndeshjes.

Milan ka një histori të lavdishme. E njoh dhe e kam ndjekur që fëmijë. Më kujtohet koha e Ray Wilkins dher Mark Hateley. I mbaj mend shumë qartë ato vite, sepse në familjen tim kam fansa të mëdhenj të AC Milan. Të gjithë xhaxhallarët e mi janë milanistë. Kështu që ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë.

Të jem këtu sot dhe të flas për klubin që kam mbështetur që fëmijë, do të thotë shumë. Ndeshja ime e parë në Serinë A ishte Breshia vs AC Milan. Djali im i parë lindi gjatë ndeshjes AC Milan – Bolonja në 13 shtator 2003.

Do të përpiqem të bëj gjithçka që ne të përsërisim në të ardhmen lavdinë e dikurshme, sepse ky klub ka një histori mbreslënëse. Duhjet të prezantojmë projektin tonë sa më shpejt, veçanërisht te tifozët që presin një reagim të fortë dhe në fakt, këtë duam edhe ne. Milanit i duhen rezultatet, duhen fitore dhe unë jam i vetëdijshëm për këtë.

The post “Kam ardhur me ide të qarta”/ Igli Tare: Milanit i duhen rezultatet, duhen fitore appeared first on Sot News | Lajme.

Mbyllet kampionati italian, Juventus siguron pjesëmarrjen në Champions

By: fra nc
26 May 2025 at 11:50

Juventus do të jetë pjesë e Çempions Lig në sezonin e ri futbollistik, pasi arriti të renditet në vendin e katërt në kampionatin Italian që sapo u mbyll. Bardhezinjtë mposhtën Venecian në javën e 38 në shifrat 3-2.

Të dielën është luajtur java e fundit e kampionatit Italian, aty ku ky sezon me plot të papritura ka ulur siparin, ndërsa u vendosën dhe disa verdikte përfundmtare. Një prej tyre lidhet me Juventusin i cili ka siguruar pjesëmarrjen në Champions për vitin e ardhshëm, pas fitores ndaj Venecias, në një duel mjaft të luftuar e i mbyllur në shifrat 3-2. BArdhezinjtë luajtën mirë në transfertë edhe pse vendësit shënuan të parët me Filan që në nisje. Yildiz dhe Kolo Muani i dhanë avantazhin torinezëve brenda fraksionit të parë, por Venecia nuk e kishte thënë fjalën e fundit.

NË pjesën e dytë Haps realizoi sërish duke kthyer balancën në fushe e vështirësuar më tej llogaritë e ekipit të Tudor. Një penallti e shndërruar në gol nga Locatelli vulosi përfundimisht fatin e bardhezinjve për këtë sezon, duke u konfirmuar në vendin e katërt, si dhe pjesëmarrje në ligën e kampionëve. 70 pikë në 38 javë për Juventusin që la jashtë Championsit Romën, pavarësisht fitores së kryeqytetasve në Torino.

Ekipi i Ranierit zhvilloi një tjetër ndeshje pozitive ashtu si përgjatë gjithë vitit 2025, duke fituar pastër ndaj Torinos. Golat u shënuan nga Paredes dhe Saelemaekers, nga një për secilën pjesë. Sa i përket garës në Evropë, në Champions do të marrin pjesë Napoli kampion, Interi, Atalanta dhe Juventus, Roma e Bologna në Europa League e Fiorentina në Conference.

The post Mbyllet kampionati italian, Juventus siguron pjesëmarrjen në Champions appeared first on Euronews Albania.

Sherri në pritje për kombëtaren/ Alen Sherri shkëlqen në duelin Napoli- Cagliari në Itali

By: Rovena
25 May 2025 at 16:05

Nuk ka mundur të luajë vazhdimisht këtë sezon. Alen Sherri vërtet e bëri transferimin e jetës, nga Egnatia e Rrogozhinës në Serinë A, por si çdo portier është dashur të luftojë për vendin e titullarit.

Gjithsesi, java e fundit e Serisë A e nxori 27-vjeçar në ato që mund të quhen “dritat e skenës”, dhe pikërisht në ndeshjen më të ndjekur të kampionatit, Napoli-Kaljari.

Vendasit e trajnerit Antonio Konte dhe të “dardanit” Amir Rrahmani fituan titullin kampion me suksesin 2-0, por përveç golave nga Mektominai e Lukaku, spikatën pritjet e gardianit shqiptar.

Shtatlartë 1.97 metra, ai ndaloi gjuajtjet e disa prej lojtarëve vendas, mes të cilëve edhe atë të Rrahmanit. Padyshim, në mungesë të Sherrit, rezultati do të kishte qenë më I thellë.

“La Gazeta delo Sport” e vlerëson me notën 6.5, e cilëson më të mirin e kaljaritanëve, dhe komenton se bëri çfarë mundi.

Në tërësi, mediat italiane shkruan se Sherri nuk bëri të qahej mungesa e portierit kryesor, Kaprile.

“Sofaskor” i dha notën mjaft të mirë 7.4, me statistikat se bëri 4 pritje të rëndësishme, 5 grushtime dhe 5 spastrime të zonës, ndërsa pika e dobët ishte saktësia e paktë në pasimet e gjata.

Në total, ai ka luajtur shtatë ndeshje këtë edicion në Serinë A, diçka aspak negative. Ndoshta, kombëtarja shqiptare ka gjetur një gardian për të ardhmen, pikërisht në kohën kur porta është më e pasigurt se kurrë./abcnews.al

Trajner i ri dhe rinovime, Tare dhe Milan e kanë të qartë strategjinë

23 May 2025 at 11:38

Me ardhjen tashmë thuajse të sigurtë tek Milan i drejtorit të ri sportiv, Igli Tare, tek kuqezinjtë do të fillojnë të vendosen themelet për të ardhmen, duke nisur nga tre çështje që, sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori shqiptar do të duhet t’i zgjidhë menjëherë.

Trajneri i ri
Qëllimi është që pankinën e klubit ta marrë një trajner italian që di të fitojë. Favoriti mbetet Vincenzo Italiano, edhe pse për ta bindur do të duhet të kapërcehet rezistenca e Bolonjës, që janë gati ta mbajnë të lidhur deri në vitin 2028 me një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Opsione të tjera të hapura janë Massimiliano Allegri – për të cilin Napoli mbetet në pole pozicion në rast të largimit të Contes – dhe Roberto De Zerbi, nëse largohet nga Marselja.

E ardhmja e Leao-s
Sulmuesi portugez pritet të jetë qendra e projektit të ri, ose do të largohet këtë verë. Vendimtare do të jetë trajneri që do të zgjidhet. Tare ka ndërmend të flasë personalisht me sulmuesin, pasi në idenë e futbollit të drejtuesit shqiptar, lojtarët me talent gjithmonë duhet të kenë një vend.

Rinovimet
Milan rinvovoi me Reijnders, por orët e fundit flitet se skuadra e Manchester Cityt të Guardiolës i është vënë pas mesfushorit holandez, me Milan që duhet të tregojë rezistencë, për të mos humbur një prej lojtarëve më kualitativ të ekipit. Më pas do të jetë radha e Maignan dhe Pulisic. Prioritet padyshim është portieri, i cili ka kontratë që skadon në 2026, ndërsa për amerikanin ka një opsion për ta zgjatur deri në 2028.

The post Trajner i ri dhe rinovime, Tare dhe Milan e kanë të qartë strategjinë appeared first on Sot News | Lajme.

4 ekipe për një vend, garë e ashpër në Serinë A

By: redi
5 May 2025 at 17:32

Pas Napolit dhe Interit, Atalanta është skuadra e radhës që ka siguruar thuajse kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Bergamaskët mbajnë vendin e tretë në renditje me 68 pikë të grumbulluara, plot 5 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur, skuadra e Gasperinit duket e sigurt në Champions. Janë plot katër ekipe që luftojnë për…

Source

FOTO/ Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A

By: Ardit
29 April 2025 at 11:16

Berat Gjimshiti është bërë pjesë e formacionit të javës së 34-t në Serinë A. GJIMSHITIKapiteni i Kombëtares u aktivizua titullar me Atalantën në barazimin 1-1 kundër Leçes së shqiptarëve. Mbrojtësi u vlerësua me notën 8.0 duke bërë një paraqitje të mirë me bergamaskët. Formacioni më i mirë i kësaj është i përbërë pothuajse nga të […]

The post FOTO/ Berat Gjimshiti zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A appeared first on BoldNews.al.

Vdekja e Papa Françeskut trondit kalendarin e futbollit italian, Lazio kërkon sërish shtyrjen e ndeshjeve

21 April 2025 at 22:45

Ndarja nga jeta e Papës Françesku ka shkaktuar ndryshime të papritura në botën e futbollit italian. Liga ka vendosur të anulojë ndeshjet e planifikuara për të hënën, duke i shtyrë ato për pasditen e së mërkurës, një vendim që nuk është mirëpritur nga të gjithë klubet e Serisë A.

Klubi i Lacios, që sipas kalendarit duhet të luajë në transfertë kundër Genoas të mërkurën, ka reaguar zyrtarisht duke dorëzuar një shkresë në Ligë, përmes së cilës kërkon shfuqizimin e vendimit.

Në dokumentin e paraqitur, Lazio thekson se protesta e tyre nuk lidhet vetëm me vështirësitë logjistike dhe organizative, por edhe me dëshirën për të marrë pjesë në homazhet për Papën, që do të zhvillohen po atë ditë në Vatikan.

Klubi ka kërkuar gjithashtu një takim urgjent me përfaqësuesit e Ligës, me qëllim që të gjendet një “zgjidhje alternative dhe e përbashkët”, që të respektojë situatën e jashtëzakonshme por edhe angazhimet sportive të ekipeve.

 

Ndarja nga jeta e Papës shtyti ndeshjet në Serinë A, pretendentët për Champions bëjnë kërkesë të mos luajnë të mërkurën: Duam alternativa

The post Vdekja e Papa Françeskut trondit kalendarin e futbollit italian, Lazio kërkon sërish shtyrjen e ndeshjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Bastexhinjtë e Serie A/ Mediat italiane zbulojnë detaje nga skandali i basteve të paligjshëm

By: xhir jeta
15 April 2025 at 12:44

Qindra mijëra euro të luajtura në pak orë, miliona të tjera borxhe dhe kërcënime. Mediat italiane vazhdojnë të zbulojnë detaje nga fashikujt e hetimeve në lidhje me skandali I basteve, që ka përfshirë një dyzinë lojtarësh të Serie A dhe ka tronditur futbollin përtej Adriatikut.

Në qendër të tij është Nikolo Faxholi, që në kohën e ngjarjeve ishte pjesë e Juventus, ndërsa pasi vuajti dënimin nga gjykata sportive tani është pjesë e Fiorentinës.

Sipas asaj që kanë zbuluar prokurorët, mesfushori ishte “I sëmurë” pas basteve, aq sa luante më shumë se 250 mijë euro brenda pak orësh. Ai kishte akumuluar një borxh afro 2.2 milion euro ndaj njerëzve aspak të rekomanduar, pjesë e krimit të organizuar.

Këta të fundit mbanin nën presion futbollistit me kërcënime të rënda që ai të paguante borxhet.

Një tjetër futbollist që gjithashtu ishte përfshirë në rrjetin e basteve të paligjshëm dhe protagonist në hetimet e Prokurorisë së Milanos është edhe Sandro Tonali, edhe ky I dënuar nga drejtësia sportive dhe që tani luan me Njukasëll në Premier Ligë.

Mediat italiane tregojnë se si mesfushori i kombëtares italianë, gjithashtu nën presionin e kërcënimeve, detyrohej të dërgonte shuma të mëdha kesh për të mbuluar borxhet e tij.

Përveç parave në dorë, organizatorët e basteve të paligjshëm kishin krijuar një rrjet të fshehtë për të pastruar paratë, duke detyruar lojtarët e përfshirë të bënin blerje fiktive të orëve dhe bizhuterive luksoze.

Në lidhje me këtë skandal, Prokuria e Milanos ka vendosur nën hetim 12 futbollistë dhe dhjetra persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të basteve të paligjshëm./abcnews.al

Milan jeton “ferrin”/ Humbja e tretë radhazi në Serie A, Lazio feston 2-1 në “San Siro”

By: xhir jeta
3 March 2025 at 13:55

Ai që ishte një sezon zhgënjyes, është shumë pranë të qënit një dështim, pse jo një dramë e vërtetë. Milan mori një tjetër goditje të rëndë në Serie A, duke u mundur në shtëpinë e tij 2-1 nga Lazio.

Kjo ishte disfata e tretë radhazi për skuadrën kuqezi, e zhytur në një krizë të vërtetë, e kontestuar nga tifozët e saj dhe kryqëzuar nga kritikat e mediave italiane.

Shpresat e milanistëve për një rezultat pozitiv nisën të zbehen që në aksionet e para, ku Lazio iu afrua në disa raste golit të epërsisë, derisa e gjeti atë në minutën e 28-të.

Zakanji ndali topin në rrjetë për të vendosur edhe fatin e pjesës së parë. Problemet e formacionit të Serxho Konseisao u shtuan pas pushimit. Në minutën e 67-të, të zotët e shtëpisë mbetën me dhjetë lojtarë në fushën e lojës, pas kartonit të kuq të Pavloviç.

Megjithëse me forca më të pakta, kuqezinjtë arritën të shfaqnin një reagim krenarie, që solli edhe barazimin me Çukueze në minutën e 84-rt.

Një pikë do  të ishte pozitive për mënyrën se si shkoi sfida, por kjo nuk do të ndodhte. Mbrëmja e errët e Milan do të plotësohej në shtesë, kur Menjo i dhuroi rivalëve një 11 metërsh.

Pedro goditi saktë nga pika e penalltisë për festën e Lazio dhe dramën e kuqezinjve, që po jetojnë një ferr të vërtetë në këtë sezon.

Me këtë humbje, Milan shuan edhe shpresën e fundit për një biletë në Champions League sezonin e ardhshëm, duke zbritur në vendin e tetë me 41 pikë pas 27 javëve në Serinë A. /abcnews.al

 

Seria A, dalin hapa fals për Lacion dhe Bolonjën

By: redi
22 February 2025 at 18:33

Lacio dhe Bolonja, dy ekipe pretendente për zonën Champions në Serinë A, janë ndalur në javën e 26 të kampionatit. Ekipi i Hysajt, i cili mungon për shkak dëmtimi, nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në transfertë ndaj Venecias. Bolonja që renditet në vendin e 8 u mposht 2-0 në transfertën e Parmës. Golat u shënuan nga Boni me penallti në të 37-ën dhe Sohm në të 78-ën.

Source

Shqiptarët sërish titullarë/ Transferimet në Serinë A nuk dëmtojnë yjet kuqezinj

By: xhir jeta
8 February 2025 at 15:42

Lëvizjet ishin të shumta, edhe pse jo të gjitha skuadrat vepruan njësoj. Janari dhe fillimi I shkurtit ishin me ritëm frenetik transferimesh në Serinë A, veçse duket se diçka nuk ka ndryshuar.

Siç raporton e përditshmja kryesore sportive italiane, “La Gazeta delo Sport”, tre prej futbollistëve të kombëtares shqiptare do të vazhdojnë të jenë titullarë në skuadrat e tyre.

Këta janë kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mbrojtësi tjetër tepër I rëndësishëm, Ardian Ismajli, dhe mesfushori I ri, Medon Berisha. Gjimshiti, edhe pse ulet ndonjëerë në stol, sërish cilësohet si pjesë integrale e treshes difensive të Atalantës, në krah të kolegëve Hien e Kolashinac.

Momentet e vetme të vështira të 31-vjeçarit ishin menjëherë pas dëmtimeve. Gjithashtu i paprekshëm Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi tjetër I kombëtares as nuk bëhet fjalë të mbetet në stol, dhe ai ka qenë shpesh herë kapiten I ekipit.

Meritë e madhe, pasi edhe Empoli luan me vetëm 3 mbrojtës. Arritje tepër e rëndësishme është ajo e Medon Berishës. Mesfushori 21-vjeçar e ka bindur plotësisht trajnerin e njohur, Marko Xhampaolo, që ta ketë që nga minuta e parë në formacionin e Leçes.

Për shkak të Berishës është ulur në stol një shtyllë e kombëtares, si mesfushori tjetër Ylber Ramadani, I cili për mjaft kohë ka qenë I paprekshëm tek puljezët. Gjithashtu, nga stoli do të vazhdojnë t’i nisin ndeshjet edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Shqipërisë.

Kristian Asllani mbetet ende zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzagi, pas Hakan Çalhanoglusë, edhe pse turku luajti dobët në derbin ndaj Milanit, dhe në katastrofën në fushën e Fiorentinës.

Elseid Hysaj është kthyer vetëm tani vonë në skuadër tek Lacio, dhe ka luajtur pak, edhe pse dy ka qenë titullar. Për momentin, ish-kapiteni kuqezi është I dëmtuar./abcnews.al

Milan ‘mbreti’ i meraktos në Serie A, ja lëvizjet e bujshme në kampionatin italian

By: Ardit
4 February 2025 at 09:21

Milan godet në limite, jo vetëm Santiago Gimenez, në ditën e fundit të merkatos, “djalli” bën zyrtare edhe afrimin e Joao Felix. Sulmuesi portugez erdhi nga Chelsea në formë huazimi deri në fund të sezonit, një huazim i thatë pa asnjë detyrim. Felix, Gimenez dhe Walker janë tre blerje top që i dhurojnë kuqezinjve statusin […]

The post Milan ‘mbreti’ i meraktos në Serie A, ja lëvizjet e bujshme në kampionatin italian appeared first on BoldNews.al.

E bujshme nga Italia, Indrit Tuci drejt transferimit në Serinë A

31 January 2025 at 14:07
“Kolonisë” kuqezi në Serie A mund t’i bashkohet edhe Indrit Tuci. Sulmuesi i Kombëtares, ka përfunduar në radarët e ekipit të Venecias, me këta të fundit që kërkojnë të përforcojnë repartin ofensivë.   Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Nicolo Shira, Tuci është mes emrave që ekipi i Venezias ka piketuar për të afruar gjatë merkatos së

Milani në kaos, klubi i Serisë A tentoi t’i rrëmbente Teo Hernandez me një ofertë zyrtare

30 January 2025 at 23:57
Milani nuk po kalon një periudhë të lumtur dhe fitorja e Superkupës duket se nuk ka shuar aspak dilemat që ekzistojnë rreth kësaj skuadre dhe shumë prej protagonistëve kuqezi. Një emër shumë i diskutuar në pjesën e parë të sezonit është ai i kapitenit Teo Hernandez, për të cilin ka pasur ulje-ngrirje të mëdha, por

Interi shkarërron Leccen dhe nuk i ndahet Napolit

By: Oldi
26 January 2025 at 21:02

Interi ka marrë një fitore të thellë në Lecce, aty ku djemtë e Inzaghit dominuan nga fillimi në fund dhe shënuan 4 gola. Serinë e golave e hapi Frattesi në minutën e 6-të. Kapiteni Lautaro Martinez dyfishon shifrat në minutën e 39-të. Zikaltrit shënuan dhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Dumfries shënoi […]

The post Interi shkarërron Leccen dhe nuk i ndahet Napolit appeared first on BoldNews.al.

Seria A| Napoli fiton me përmbysje ndaj Atalantës, Juventus likuidon Milanin

19 January 2025 at 13:46

Gara për kreun vijon të jetë interesante në kampionatin italian, aty ku ekipe si Napoli, Atalanta e Interi po garojnë për vendin e parë, teksa një duel i drejtpërdrejt ishte ai i së shtunës në Bergamo. Napoli konfirmoi superformën, ku në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm fitore, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Atalanta.

Të besuarit e Antonio Contes fituan me përmbysje, pasi vendësit shënuan të parët me Retegui. Politano e McTominay bënë që fraksioni i parë të mbyllej 1-2, ndërsa në të dytin bergamaskët rikthyen baraspeshën me të përhershmin Lookman.

12’ minuta para fundit, sulmuesi belg Romelu Lukaku realizoi me kokë dhe i dha 3 pikë Napolit që qëndron në vendin e parë.

Më herët ishte Juventusi që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Milanit, duke i shkaktuar disfatën e parë teknikut Conceicao. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin bardhezinjtë konkretizuan në dy momente, aq sa mjaftuan për marrjen e 3 pikëve. Mbangula e pas tij Weah ishin autorët e golave, me Juventusin që rikthehet kështu te fitorja, e cila ishte e 8-a në 21 javë kampionat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Seria A| Napoli fiton me përmbysje ndaj Atalantës, Juventus likuidon Milanin appeared first on Euronews Albania.

Roma mposht Genoa-n dhe u kthehet ambicieve për zonën europiane

By: Ardit
17 January 2025 at 22:53

Ndeshja hapëse e javës së njëzet e një të Serie A u ngjyros verdhekuqe: në ‘Olimpico’, Roma mposhti Genoa-n me rezultatin 3-1. Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 25-të me një gol të Dovbyk pas një topi të kthyer, por Genoa barazoi shpejt me një goditje të parë nga Masini në minutën e 33-të, duke […]

The post Roma mposht Genoa-n dhe u kthehet ambicieve për zonën europiane appeared first on BoldNews.al.

Ismajli është gati/ Mbrojtësi kuqezi pritet në ekip në Inter-Empoli

By: xhir jeta
15 January 2025 at 12:53

Shkaku nuk ishte aq serioz, por gjithsesi e shqetësoi. Ardian Ismajli nuk u ndje aspak mirë gjatë ndeshjes së Serisë A mes Empolit dhe Leçes, të cilën ekipi I tij e humbi 1-3 në shtëpi.

Ndryshe nga herët e kaluara, mbrojtësi I kombëtares shqiptare ishte ndër më të dobëtit për 21 minuta që qendroi në fushë, dhe pati arsye.

Ai humbi shumë dyluftime dhe ishte I ngadalshëm sepse pati dhimbje në dorën e majtë që e paska operuar pak ditë më parë.

Me Ismajlin në fushë, Empoli pësoi dy gola të shpejtë, ndërsa menjëherë ai kërkoi zëvendësim.

Ekzistoi frika se futbollisti 28-vjeçar pati probleme muskulore, sepse ashtu u kuptua nga mënyra sesi u shtri në fushë dhe kërkoi që të dilte jashtë.

Për fat të mirë, nuk ka asgjë të tillë, dhe lojtari jepet I gatshëm për ndeshjen në Serinë A në “San Siro” ndaj Interit të dielën e 19 janarit.

Deri në atë kohë, do të ketë kohë për ta marrë veten plotësisht, ndonëse nuk dihet nëse trajneri Roberto D’Aversa do ta zgjedhë titullar, apo do ta ulë fillimisht në stol.

Mbrojtësi tjetër I kombëtares, kapiteni kuqezi Berat Gjimshiti, e kaloi tepër shpejt lëndimin që pati në kokë, pas përplasjes me një kundërshtar në Udineze-Atalanta.

Ai ishte në fushë këtë të hënë në mbrëmje në duelin e kampionatit italian ndaj Juventusit në Bergamo.

❌
❌