Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Uran Ismaili mban tubimin e parë elektoral në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë

23 July 2025 at 23:18

Uran Ismaili ka mbajtur tubimin e tij të parë elektoral në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ku para një numri të madh qytetarësh ka shpalosur vizionin dhe arsyet që e kanë shtyrë të rikandidojë për kryetar të kryeqytetit.

Gjatë fjalimit të tij, Ismaili u kthye te zgjedhjet e kaluara, duke kujtuar porositë që ka marrë nga qytetarët pas humbjes së asaj gare: “Pas fushatës, kudo që më keni pa – edhe ata që më kanë votu, edhe ata që atëherë kanë hezitu, ma keni dhanë një porosi rrugës: ‘Mos u dorëzo’,” tha ai.

Ai theksoi se vendimi për të hyrë sërish në garë nuk ka qenë i lehtë, por është udhëhequr nga besimi i thellë se Prishtina ka nevojë për një mënyrë të re të të bërit politikë – një politikë që vendos qytetarin në qendër.

“Prishtinë, unë nuk jam dorëzu. Ti je një për mu. E unë kam me qenë gjithmonë me ty,” u shpreh Ismaili me tone emocionale.

Duke kritikuar qeverisjen aktuale, ai tha se kryeqyteti është udhëhequr nga një grup i vogël njerëzish, të izoluar në zyra dhe të shkëputur nga realiteti i qytetarëve: “Qytetari i Prishtinës nuk ka qenë në qendër as të investimeve, as të shërbimeve, as të vendimeve.”

Ai premtoi një qeverisje të hapur, të përkushtuar dhe në kontakt të përhershëm me qytetarët: “Askush s’ka me hy mes meje dhe qytetarëve. Do t’i shërbej Prishtinës 24/7.”

Ismaili tha se shpresat që ndjen nga qytetarët e tij i japin motiv dhe përgjegjësi të shtuar për të nxjerrë Prishtinën nga, siç e quajti ai, “kaosi që ka kapluar çdo lagje dhe çdo rrugë”.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në këtë rrugëtim të ri: “Bashkë mund ta përfundojmë epokën e zhgënjimit në Prishtinë. Bashkë mund ta ndërtojmë një qytet të pastër, të gjelbër, të sigurt, me mundësi për të gjithë.”

The post Uran Ismaili mban tubimin e parë elektoral në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së

18 July 2025 at 12:43

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, pritën në takim anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, Burkhard Balz dhe ekipin e tij.

Sipas një njoftimi për media gjatë takimit, Balz përgëzoi institucionet e Republikës së Kosovës për përparimin e qëndrueshëm në sektorin makroekonomik dhe financiar.

“Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e njoftoi për arritjet si dhe vlerësimet pozitive të ardhura për Kosovën edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Më tej u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm ndërmjet Bundesbank dhe Bankës Qendrore të Kosovës, përfshirë mbështetjen që kjo bankë gjermane ka dhënë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të BQK-së. Gjithashtu, u bisedua rreth mbështetjes së mëtejme për proceset e anëtarësimit të BQK-së në institucionet ndërkombëtare financiare, si dhe për zhvillimet e fundit në fushën e projekteve digjitale dhe inovacionit financiar”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim  Bislimi ritheksoi përkushtimin e qeverisë për të përkrahur Bankën Qendrore të Kosovës edhe në shërbim të thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë si Bundesbank.

“Gjatë këtij takimi z. Balz u informua edhe mbi punën intensive që institucionet tona kanë zhvilluar rreth anëtarësimit në SEPA, në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e këtij mekanizmi sikurse vendet e tjera të rajonit, por e cila aktualisht ka ngecur si shkak i dërgimit të disa ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga opozita”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Bislimi takohet me anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Deutsche Bundesbank, u diskutua për bashkëpunimin e ngushtë mes Bundesbank dhe BQK-së appeared first on Telegrafi.

Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka deklaruar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Hapësira publike u bë parkim, referohet në Prokurori kreu i Policisë Bashkiake Vlorë

By: Besnik
29 June 2025 at 15:00

Policia e Vlorës ka liruar një hapësirë publike të zaptuar nga një 44-vjeçar, i cili e kishte kthyer atë në një parking privat, ndërsa ka proceduar këtë person dhe ka referuar materialet në Prokurori edhe për kreun e Policisë Bashkiake.

Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë, për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M), 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori edhe për kreun e Policisë Bashkiake të këtij qyteti, 30-vjeçarin Emiliano Ismaili, me arsyetimin se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

 

Njoftimi i plotë i policisë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare si dhe Komisariati i Policisë Vlorë, në mbështetje dhe të Policisë Bashkiake, kanë kryer kontrolle në terren me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme dhe të shfrytëzuara si parkime private kundrejt pagesës.

Gjatë kontrolleve, në zonën e quajtur ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku në hapësirën publike ishin vendosur tabela dhe trarë elektrikë për ta shfrytëzuar si parkim privat me qëllim përfitimin e të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. F. (M)., 44 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këto hapësira u tërhoqën me karrotrec, me qëllim lirimin e hapësirës publike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. I., 30 vjeç, me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake Vlorë, i cili dyshohet se nuk ka kryer detyrën për të ndaluar këtë rast të paligjshmërisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar për garantimin e hapësirave publike dhe nuk do të tolerojë asnjë rast shfrytëzimi të tyre në mënyrë të paligjshme. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112″, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hapësira publike u bë parkim, referohet në Prokurori kreu i Policisë Bashkiake Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Shengyl Ismaili shpallet ‘Aktorja më e mirë’ në SEE Film Festival

By: Kult Plus
10 June 2025 at 22:04

Aktorja Shengyl Ismaili është nderuar me çmimin “Aktorja më e mirë” në edicionin e 15-të të festivalit ndërkombëtar të filmit SEE Film Festival, përcjell KultPlus

Ajo fitoi këtë vlerësim të rëndësishëm për rolin e saj në filmin “Okarina”, me regji nga Alban Zogjani.

Në vijim KultPlus ua sjell njoftimin e aktores Shengyl Ismaili:

Me filmin ”OKARINA” fitova cmimin Aktorja me e mire e festivalit “SEE FILM FESTIVAL” te edicionit te 15, e pranoj me shume mirenjohje e dashni!

Falenderim i vecant i shkon regjisorit Alban Zogjani qe ma besoj ket rol e qe nuk u pendu ( BESOJ) si dhe kolegeve te mi te filmit Jehon Gorani, dhe Kastriot Shehi.

Ky cmim eshte per ekipin, per perkushtimin, per artin tone qe nuk njef kufi!/KultPlus.com

Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson diva e artit shqiptar

By: M C
30 May 2025 at 21:46

Ka nisur me surpriza spektakli i sotëm i Ferma Vip. Këtë herë në krah të Luanës, nuk ka qenë dyshja e zakonshme e opinionistëve Zhaku dhe Kastro, pasi ky i fundit mungon.

Por ajo që e zëvendëson është një DIVA e vërtetë e artit dhe ekraneve shqiptare. Adelina Ismajli ndodhet mbrëmjen e sotme në studio krah Luanës dhe Zhakut, e cila do të jetë në rolin e opiniostes.

Adelina vetëm pak muaj më parë ka qenë në roline anëtares së jurisë në Albania’s Got Talent, ku do të vijojë të jetë edhe në sezonin e ardhshëm të këtij superspektakli që pritet të nisë pas pak muajsh.

The post Nis me surpriza Ferma VIP/ Mungon Kastro, e zëvendëson diva e artit shqiptar appeared first on Albeu.com.

Adelina Ismaili zbulon planet e karrierës, por pyetja për Leonora Jakupin e sikletos

By: gaze tare
21 May 2025 at 21:52

Adelina Ismaili, ka njoftuar rikthimin në skenë me katër projekte muzikore të reja, në kuadër të 40-vjetorit të karrierës së saj. Lajmi u bë i ditur në një intervistë për emisionin “Radar” në RTV Dukagjini, ku këngëtarja u shfaq për të shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

Pjesë e veçantë e emisionit ishte edhe komunikimi me publikun. Dëgjuesit patën mundësinë të telefononin për t’i bërë pyetje këngëtares. Një prej pyetjeve më të komentuara erdhi nga një dëgjues që kërkoi të dijë më shumë për marrëdhënien mes Adelinës dhe Leonora Jakupit, dy emra të mëdhenj të skenës muzikore shqiptare.

E kapur në befasi, Adelina reagoi me të qeshura, duke shmangur komentimin e drejtëpërdrejtë:

“Këtë pyetje duhet ta bësh tjetërkund, jo te unë.”

Përgjigjja e saj u pa si një mënyrë për të mos rikthyer në vëmendje një konflikt të vjetër që ka lënë gjurmë në historinë e estradës. Kujtojmë se në fillimet e karrierës, Adelina dhe Leonora patën një përplasje fizike që u kthye në lajm të madh në media dhe përfundoi edhe në gjykatë, një episod i bujshëm që ende përmendet si një nga përplasjet më të famshme në industrinë e muzikës shqiptare.

The post Adelina Ismaili zbulon planet e karrierës, por pyetja për Leonora Jakupin e sikletos appeared first on iconstyle.al.

Profesori Satki Ismaili: Nuk do të kemi arsim cilësor pa depolitizim

7 May 2025 at 15:43

Profesori me përvojë 40-vjeçare në arsim Satki Ismaili është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme në fushën e arsimit. Ai tha se ka ndryshime të mëdha në arsim, që nga koha kur ka nisur të punojë. Profesori Ismaili tha se krenohet me periudhën e kaluar, por bëri thirrje që mësimdhënësit të jenë në hap me zhvillimet e kohës, sa i përket arsimit.

“Ajo që kemi kaluar para 40 viteve, vërehen ndryshime, disa janë që duhet t’i pranojmë dhe nuk mund të kërkojmë ajo që ka qenë. Duhet të krenohemi me të kaluarën, kushtet, sistemi arsimor, atmosfera, shoqërimi, qasja. Hulumtimet tregojnë se ka rënie të cilësisë së arsimit. 10 vitet e fundit notat janë rritur. Ekspertët e huaj për këtë thonë se nuk janë objektive, ata thonë se do të vijë kohë që nuk do të ketë nevojë të ketë nota. Testimet ndërkombëtare tregojnë se ka rënie të cilësisë së arsimit”, tha Ismaili.

I pyetur për dallimet në mes etnive sa i përket arsimimit, ai tha se institucionet shtetërore nuk tregojnë rezultatet e testimeve në bazë të përkatësisë së kombësisë.

“Mendoj se i ikin asaj të tregohet se si është dallimi në struktura të ndryshme, dmth nuk tregohen rezultatet tek shqiptarët, maqedonasit, turqët. Mirëpo ka hulumtime ndërkombëtare që janë të qarta të cilat tregojnë se ka dallim dhe ne kemi ngecje. Përveç asaj ne shqiptarët kemi ngecje në nivel shtetëror”.

“Pjesa dërmuese e ministrave të Arsimit në kohën e fundit kanë qenë shqiptar. Shqiptarët kanë qenë në institucionet vendimmarrëse, por nuk mund të themi që ministri ka qenë shqiptar dhe nuk ka kontribuar për arsimin shqip. Kyçja në politik i ka kriteret dhe kushtet e veta. Por ajo që është brengosëse është që ministrat interesohen më shumë për infrastrukturën dhe diskutojnë vetëm për çështjen e kushteve, ndërsa i lënë anash politikat arsimore, programet zhvillimore. Asnjëherë nuk bëhen hulumtime se çfarë është arritur nga programet dhe strategjitë nacionale”, tha ai.

E pyetëm se çfarë do të ndryshonte nëse ai do të ishte ministër i Arsimit, ndërsa Ismaili përmendi disa gjëra.

“Është mirë që ekipi të jetë ekspertë dhe të jenë njohës të arsimit. Pastaj mjaft me rëndësi janë që strategjitë arsimore të ministrit të Arsimit që shpërndahen të bazohen strategjitë nacionale dhe programet zhvillimore që i kanë të parapara në kohë të caktuara. E treta është me rëndësi që zhvillimi profesional i të përfhisrëve në arsim, të jenë në vazhdimësi me kërkesat e kohës me zhvillimet që i kërkon koha. Gjithashtu duhet të bëhet depolitizim i arsimit, derisa arsimi është i politizuar nuk mund të kemi cilësi”, tha Ismaili.

Ai gjithashtu tha se në këtë periudhë mësimdhënësit nuk i japin rëndësi mendimit kritik të nxënësve dhe më shumë fokusohen te mbajtja në mend./Telegrafi/

The post Profesori Satki Ismaili: Nuk do të kemi arsim cilësor pa depolitizim appeared first on Telegrafi.

Përplasja me armë në Laç, gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin

6 May 2025 at 17:56

Gjykata e Lezhës ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçarin Klevis Ndreca dhe 26-vjeçarin Daniel Gjeloshi, të përfshirë në përplasjen me armë në Laç mesditën e të shtunës, ku mbeti dhe një viktimë. Klevis Ndreca u paraqit në seancë para togave të zeza për t’u njohur me masën e […]

The post Përplasja me armë në Laç, gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin appeared first on BoldNews.al.

Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici

By: Ardit
4 May 2025 at 13:55

Ditën  e djeshme Laçi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 5 persona mbetën të plagosur pas përplsjes me armë zjarri. Nga plagët e marra 24-vjeçari Gerald Bitri ndërroi jetë në spitalin e Traumës! I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën mëngjesin e sotme. Në gjendje të rëndë në […]

The post Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici appeared first on BoldNews.al.

Përplasja me armë në Laç, humb jetën një nga të plagosurit (EMRI)

By: Ardit
4 May 2025 at 08:39

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në hyrjen e qytetit të Laçit, ku 5 persona u plagosën me armë zjarri. Ditën e sotme,  24 vjeçari Geri Bitri, i cili mbeti i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë. I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra […]

The post Përplasja me armë në Laç, humb jetën një nga të plagosurit (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Bilanc lufte në Laç/ Policia: Janë 5 të plagosur. Autorët djegin makinën në Balldren (EMRAT)

3 May 2025 at 15:22

Policia e Kurbinit ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me të shtënat me armë zjarri që tronditën qytetin mesditën e kësaj të shune. Sipas autoriteve, gjithsej kanë mbetur të plagosur 5 persona, më konkretisht shtetasit Liridon Ismaili, Angjelina Gjezaj, Geri Bitri, Amarildo Ndoj dhe Daniel Gjeloshi. Ata janë dërguar me urgjencë në […]

The post Bilanc lufte në Laç/ Policia: Janë 5 të plagosur. Autorët djegin makinën në Balldren (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Guvernatori i BQK-së takohet me presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga – flasin për bashkëpunimin strategjik

30 April 2025 at 12:56

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili është takuar me presidentin e Grupit të Bankës Botërore, Ajay Banga, në kuadër të Takimeve Pranverore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

Gjatë diskutimit, guvernatori Ismaili dhe presidenti Banga vlerësuan lartë partneritetin e shkëlqyeshëm dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Bankës Botërore, duke u përqendruar në progresin e projekteve në vijim që synojnë rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike, zhvillimin e sektorit financiar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

“Guvernatori Ismaili mirëpriti vazhdimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, duke theksuar rëndësinë e asistencës teknike dhe mbështetjes strategjike në funksion të avancimit të kapaciteteve institucionale të BQK-së. Ai shprehu mirënjohje të thellë për rolin e Bankës Botërore në avancimin e reformave kyçe dhe iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve që janë në përputhje me objektivat afatgjata të institucionit.

Një moment i rëndësishëm ishte edhe arritja e statusit të ri të Kosovës si kontribuues në Shoqatën për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA) – një arritje e rëndësishme që pasqyron rolin gjithnjë më aktiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe përkushtimin e saj ndaj zhvillimit global”, thuhet në njoftim.

Guvernatori Ismaili shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe rikonfirmoi përkushtimin e institucionit për të thelluar më tej bashkëpunimin në vitet në vijim. /Telegrafi/

The post Guvernatori i BQK-së takohet me presidentin e Bankës Botërore, Ajay Banga – flasin për bashkëpunimin strategjik appeared first on Telegrafi.

Së shpejti promovimi i librit ”Rrugëtime” nga Anisa Ismaili

By: Kult Plus
27 April 2025 at 21:29

Anisa Ismaili ka publikuar botimin e dytë të librit “Rrugëtime”.

Promovimi i librit do të bëhet në Studio Buzuku, në Taslixhe 1, më 29 prill.

“E lumtur që po sjelli librin tim të dytë në jetë. Ajo u botua më 2020, por tash me botimin e saj të dytë, po e jetësoj edhe me një promovim alla Anisë, me një gotë venë, pak ëmbëlsira e biskota ditë e bukur për mua”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia

13 April 2025 at 19:02

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kaluar në spektaklin “Big Brother VIP”, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë reperin Gjesti pas eliminimit nga shtëpia, ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh në rrjetet sociale dhe opinionin publik.

Akti i dhunës, i transmetuar para syve të publikut, ka tronditur ndjekësit e emisionit dhe ka ngjallur debat të gjerë mbi kufijtë e sjelljes brenda një formati televiziv.

Në mesin e reagimeve të shumta nga ndjekës, komentues e figura publike, ka spikatur edhe zëri i një prej ikonave të muzikës shqiptare, Adelina Ismaili.

Jozi I gjuan gjestit #bbvipal #bbvipal4 pic.twitter.com/fmmmhqcNW3

— albaniainsider (@albaniainsider) April 12, 2025

Këngëtarja e njohur ka ndarë një mesazh në InstaStory, ku shpreh hapur mbështetjen për Gjestin dhe ndan përvojën e saj personale lidhur me dhunën dhe persekutimin.

“E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia. Gjesti, ti je fituesi i zemrave tona”, ka shkruar Adelina në postimin e saj, duke prekur shumë ndjekës me fjalët e saj të ndjera.

Foto: Adelina Ismaili/InstaStory

Reagimi i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat, të cilët vlerësojnë guximin për të folur hapur dhe për të qëndruar pranë një personi që u përball me dhunë publike në kushte të papërshtatshme.

Shumë komentues në rrjete sociale e kanë cilësuar mesazhin e Adelinës si një “zë i arsyes” në një situatë ku dhuna nuk duhet të ketë vend. /Telegrafi/

The post Adelina Ismaili reagon pas rastit të Gjestit: E njoh mirë dhunën, persekutimin, diskreditimin nga xhelozia e lakmia appeared first on Telegrafi.

Guvernatori i BQK-së në Abu Dhabi: Kosova e përkushtuar në forcimin e stabilitetit financiar dhe integrimin digjital

10 April 2025 at 09:53

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, po zhvillon një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të ministrit të Shtetit për Tregti të Jashtme dhe President i Kongresit Ndërkombëtar të Investimeve (AIM), Dr. Thani Al Zeyoudi.

Ismaili po përfaqëson Kosovën në edicionin e 14-të të AIM 2025, që po mbahet në Abu Dhabi nga data 7 deri më 9 prill.

Në kuadër të kësaj vizite, Guvernatori Ismaili mori pjesë në Tryezën e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore, të udhëhequr nga Dr. Mahmoud Mohieldin, i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Financimin e Agjendës 2030.

Kjo tryezë u cilësua si një platformë kyçe për shkëmbimin e ideve mbi sfidat dhe mundësitë ekonomike në një botë multipolare.

Në fjalën e tij, Ismaili vuri në pah zhvillimet pozitive ekonomike në Kosovë dhe angazhimin e BQK-së për stabilitet financiar dhe zhvillim të qëndrueshëm.

“Prioritetet tona janë forcimi i qëndrueshmërisë së sektorit financiar, adresimi i rreziqeve nga transformimi digjital dhe teknologjitë e reja, si dhe harmonizimi i kuadrit ligjor me standardet e Bashkimit Evropian,” tha ai.

Guvernatori theksoi gjithashtu se BQK po punon intensivisht në modernizimin e sistemeve të pagesave dhe rritjen e përfshirjes financiare.

“Jemi të përkushtuar në integrimin në sistemet moderne të pagesave dhe ruajtjen e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet financiare evropiane dhe ndërkombëtare,” theksoi Ismaili.

Gjatë vizitës zyrtare, ai u prit edhe në një takim nga drejtues të lartë të Bankës Qendrore të Emirateve, përfshirë zëvendësguvernatorët përgjegjës për mbikëqyrjen e bankave dhe sigurimeve, si dhe operacionet bankare.

Palët diskutuan për bashkëpunimin në fusha si mbrojtja e konsumatorit, lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, promovimi i bankimit alternativ dhe avancimi i kapaciteteve profesionale.

“Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit dhe zgjerimit të partneriteteve strategjike mes bankave qendrore,” u tha në deklaratën zyrtare të BQK-së.

Në kuadër të qëndrimit në Abu Dhabi, Guvernatori Ismaili zhvilloi edhe takime me zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë të EBA-së dhe delegacione nga vende pjesëmarrëse në AIM 2025. Gjithashtu, ai mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për mikpritjen e ngrohtë nga autoritetet e Emirateve dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës sonë në këtë vizitë të rëndësishme,” deklaroi Ismaili. /Telegrafi/

The post Guvernatori i BQK-së në Abu Dhabi: Kosova e përkushtuar në forcimin e stabilitetit financiar dhe integrimin digjital appeared first on Telegrafi.

Ismaili: Hamza i gatshëm të formojë qeverinë nëse dështon LVV-ja

8 April 2025 at 13:49

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Uran Ismaili, derisa ka folur për formimin e Qeverisë së re dhe qëndrimit të PDK-së, ka thënë se opsionet janë me partitë opozitare.

Ismaili para mediave pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se  ideja e vijave të kuqe nuk nënkupton vetëm koalicion, por në diçka të caktuar.

“Ideja e vijave të kuqe nuk d.m.th gjithmonë në vijën e koalicioneve, por në diçka të caktuar. Si opozitë sa i përket formimit të qeverisë i takon partisë së parë të krijojë qeverinë. Dhe nëse nuk e arrin i takon partisë së dytë që të formojë qeverinë. Ne e kemi një pozicion jashtëzakonisht të qartë, por edhe një besim të madh që e kemi një kandidat që arrin ta formojë një shumicë nëse kemi një paaftësi të partisë se parë që ta formojë qeverinë. Jam i bindur që Hamza është një person që pranohet nga një shumicë e caktuar në Kuvend, atëherë kur i vjen rasti”, ka thënë Ismaili.

Ai tha se Kosovës i duhet një qeveri që ka efekt në jetën e qytetarëve, përcjell Telegrafi.

Ismaili po ashtu tha se Kosova e meriton me i pas institucionet e veta sa më shpejt.

“T’i bëjmë të gjitha hapat e duhur që ta kemi Kuvendin e Kosovës dhe të kemi themelimin e institucioneve të vendit, pas një stërzgjatje të madhe të numërimit të votave. Mendoj që më 15 prill secili nga duhet të japim kontributin tonë për konstituimin e Kuvendi të Kosovës. “besoj se kryetari i Kuvendit është zgjedh dhe nuk është ndonjë pengesë. Pasi i takon partisë së parë ti krijojë kushtet për votimin e kryetarit…sa i përket ftesës edhe kjo është hipotetike dhe të mos përgjigjem në diçka që ende ka karakter hipotetik, i vije koha dhe asaj…”, tha Ismaili. /Telegrafi/

 

 

 

The post Ismaili: Hamza i gatshëm të formojë qeverinë nëse dështon LVV-ja appeared first on Telegrafi.

Takimi me Konjufcën – kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues

8 April 2025 at 09:46

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me partitë politike ku do të diskutohet për seancën konstitutive të Kuvendit.

Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndonëse ishte paraparë që takimi të mbahet me kryetarët e partive, të njëjtit nuk do të jenë prezent.

Zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka i ka thënë Telegrafit se në takim do të marrë pjesë dikush nga partia, pasi që kryetari Albin Kurti ndodhet jashtë vendit.

Manxhuka nuk ka treguar se kush do të jetë në takim në vend të Kurtit.

Edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili ka konfirmuar se në takim nuk do të jetë kryetari Ramush Haradinaj.

“Në takim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj”, ka thënë Xhemaili për Telegrafin.

Telegrafi ka pyetur edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se kush do të marrë pjesë në këtë takim, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq sipas burimeve tona në takim përveç Muharrem Nitaj, do të jenë edhe Albulena Haxhiu nga LVV, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK dhe Uran Ismaili nga PDK.

Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet më 15 prill, siç ka vendosur presidentja Vjosa Osmani. Po atë ditë, LVV synon ta zgjedhë edhe qeverinë, siç ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Albin Kurti. /Telegrafi/

The post Takimi me Konjufcën – kryetarët e partive nuk do të marrin pjesë, dërgojnë përfaqësues appeared first on Telegrafi.

Pikëpyetjet/ Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e Altin Dumanit?

By: user 4
3 April 2025 at 15:09

Një ndërhyrje kibernetike, që ka për autorë dy punonjës të shtetit, ka ekspozuar një plagë deri tani të panjohur të sistemit të drejtësisë: brishtësinë përballë inteligjencës kriminale. Zambak Gjoni dhe bashkëpunëtori i tij Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar nga SPAK nuk janë hakera rusë apo iranianë. Ata janë njerëz me ID shqiptare, me rrogë shtetërore dhe me akses në një sistem kompjuterik që përmban informacione sekrete mbi hetimet ndaj njerëzve më të fuqishëm të vendit.

Zambak Gjoni është një ish-zyrtar i Drejtorisë së Burgjeve, ndërsa Arnold Rrokaj ka punuar në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit. Të dy janë arrestuar sapo SPAK ka mësuar për ndërhyrjen në emailet e prokurorëve.

Deri më tani, raportohet se në kompjuterët ku Arnold Rrokaj kishte akses, ishin ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Ishte ky person që mësohet se i ka shpërndarë materialet e vjedhura tek njerëz të njohur të tij, mes të cilëve Dritan Palnikaj,, më heret sekretar tek Ministria e Arsimit dhe aktualisht sekretar në Ministrinë e Bujqësisë.

Dritan Palnikaj duke dalë nga SPAK
Dritan Palnikaj duke dalë nga SPAK

Po ashtu, në vitin 2018, Dritan Palnikaj ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më herët ka qenë pjesë e kabinetit të Kryeministrit.

Palnikaj u pyet disa ditë më parë nga SPAK, ndërsa telefoni i tij u sekuestrua. Sipas SPAK, objektivi i hakerimit të këtyre dy personave ishin adresat e email-it të prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe atë të kreut Altin Dumani.

“Nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të SPAK, i cili mbetet i pacënuar”, thuhet në njoftim. Por më pas, po vetë institucioni pranon: “Është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve… kanë arritur të marrin disa informacione… kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, por pa sukses.”

SPAK siguron se “sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar” se “dosjet hetimore nuk janë prekur” dhe se “nuk ka të dhëna që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK”, por ndërkohë pas njoftimit për media fshihet një punë e lënë përgjysëm, pasi më e frikshme se pirateria është heshtja.

Le të besojmë për një moment se matërialet e vjedhura nuk dëmtojnë hetime. Por atëherë, pse u vodhën këto emaile? Për kë? Dhe për çfarë?

Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj nuk janë thjesht dy adoleshentë anarkistë që sfidojnë sistemin e sigurisë në SPAK, por dy punonjës shtetërorë që për një kohë të gjatë i kanë shërbyer drejtuesve të lartë të institucioneve të rëndësishme në vend. Ata janë pjesë – sipas SPAK-ut vetë – e një grupi të strukturuar kriminal. Kjo nënkupton burime, qëllim dhe – më rëndësishmja – një porositës.

Pse do të donte dikush të hynte në email-et e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij? A ishin duke kërkuar prova për ndonjë peshk të madh që po gatuhej në zyrat e posaçme të SPAK?

Zërat në korridoret e drejtësisë flasin për një manovër të pastër dezinformimi. Një grup i sofistikuar, jo për të vrarë, por për të paralizuar punën e drejtëisë. Jo për të korruptuar, por për të manipuluar.

SPAK thotë se “personat që kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve janë urdhëruar të mos i publikojnë”. Por kjo është vetëm një pjesë e problemit.

Pyetja thelbësore është: A do të shkojë SPAK deri në fund? Apo kjo do të jetë një dosje tjetër që do të mbyllet me dy emra pa peshë dhe pa adresë?

Nëse Zambak Gjoni është vetëm gishti që shtypi “enter”, kush është truri që e udhëzoi? Dhe më e rëndësishmja: A ka forcë Altin Dumani të shkojë deri tek ai tru?

NJOFTIMI I PLOTE I SPAK, 3 PRILL 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar.

Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar.

Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet.

Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit.

Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.

SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit.

Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

The post Pikëpyetjet/ Kush e porositi vjedhjen në kompjuterin e Altin Dumanit? appeared first on Lapsi.al.

“Lulekuqe”, nga Mentor Haziri dhe Adelina Ismaili/ Këngëtari rrëfen në “ABC e Mëngjesit”, projektet e reja muzikore

25 March 2025 at 09:31

Këngëtari Mentor Haziri ka sjellë së bashku me këngëtaren e njohur Adelina Ismaili këngën “Lulekuqe”. Haziri foli për këtë projekt të ri muzikor të prezantuar pak ditë më parë gjatë një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News.

Ai u shpreh se ftesa, këngëtare Ismaili iu bë nga ai dhe po ashtu kënga është punuar po nga vetë kantautori.

“Pas dy muajsh do të nxjerr një album për publikun. Pas Adelinës do të ketë një bashkëpunim edhe me Alma Bekteshin”, u shpreh ai.

Po ashtu rrëfeu se ndryshe nga të gjitha këngët që ka realizuar, këtë vit synon të provojë veten me një zhaner të ri.

“Synoj që të vij edhe pak më ndryshe, qëllimi mbetet që mesazhi i këngës të përcillet tek audienca”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

❌
❌