Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kultura e kujtesës mungon!” Sot 30 vite nga masakra e Srebrenicës

By: user7
11 July 2025 at 08:23

Kur trupat e gjeneralit serb të Bosnjë-Hercegovinës, Ratko Mladiç kryen gjenocid kundër boshnjakëve nga enklava e atëhershme dhe zona e mbrojtur nga OKB-ja e Srebrenicës në korrik 1995, imazhet e tmerrit dhe dështimit ndërkombëtar pothuajse menjëherë u përhapën në mbarë botën: imazhe të mijëra refugjatëve të pafuqishëm në bazën e OKB-së në Potoçari, imazhe të ndarjes së grave, fëmijëve dhe burrave, imazhe të komandantit të poshtëruar holandez të UNPROFOR-it, i cili i ngre dolli Mladiç.

Në ditët para gjenocidit, mesazhe të dëshpëruara vinin nga radioamatorët nga Srebrenica. Edhe gjatë vrasjeve masive, dëshmitarët e parë të mbijetuar të marshimit të vdekjes raportuan për ndjekjen e njerëzve dhe tmerret në pyjet përreth Srebrenicës.

Edhe pse dimensionet e sakta të krimit për sa i përket numrit të njerëzve të vrarë, nuk ishin përcaktuar ende në korrik 1995, ishte tashmë e qartë se Srebrenica shënonte kulmin e tmerrshëm të politikës serbe të spastrimit etnik në Bosnjë-Hercegovinë. Dhe se një nga krimet më të këqija që nga Holokausti u krye atje. Një krim, i cili, duhet pranuar, nuk u krye me dijeninë e plotë të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare. Por ata nuk bënë gjë – në një kohë kur motoja e kulturës evropiane të kujtesës ishte: “Kurrë më!”

Një tjetër vuajtje

Më 11 korrik të këtij viti, në ditën e përkujtimit të gjenocidit, dhjetëra-mijëra vetë pritet të mblidhen në Qendrën Memoriale të Potoçarit pranë Srebrenicës – më shumë se kurrë më parë, me rastin e 30-vjetorit. E hapur në vitin 2003, Qendra Memoriale në Srebrenicë është një vend prekës, por dinjitoz përkujtimi.

Mbetjet e afërsisht 7,000 nga 8,372 viktimat e gjenocidit, emrat e të cilëve janë identifikuar deri më tani, janë varrosur në varreza. Është vendi më i rëndësishëm i përkujtimit për të mbijetuarit. Megjithatë, dinjiteti i kujtesës është i përzier me hidhërim për shkak të shumë gjërave që ndodhën pas vetë krimit. Kjo është diçka që mund të quhet vuajtje e dytë.

Emri i qytetit, Srebrenicë, u bë sinonim për vetë krimin. Ekziston një konsensus i gjerë ndërkombëtar se ishte gjenocid, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) e përcaktoi këtë dhe e dokumentoi gjerësisht në disa vendime. Në vitin 2024, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së shpalli 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës, duke riafirmuar natyrën gjenocidale të krimit.

Mohimi dhe relativizimi

Megjithatë, në Serbi dhe Republikën Srpska, të cilat ishin përgjegjëse për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit, mohimi dhe relativizimi i fortë i krimit tani janë politikë shtetërore. Në vitin 2010, parlamenti serb miratoi një deklaratë duke kërkuar falje për krimin në Srebrenicë, por pa përdorur fjalën “gjenocid”. Që atëherë, politika serbe nën presidentin Aleksandar Vuçiç është përkeqësuar ndjeshëm dhe është distancuar nga ky gjest.

Vuçiq ishte ministër i informacionit nën diktatorin Slobodan Milosheviç në vitin 1995, dhe më 20 korrik 1995, ndërsa gjenocidi ishte ende në vazhdim, ai deklaroi në parlamentin e Beogradit se “për çdo serb të vrarë, njëqind myslimanë (boshnjakë) do të vriteshin”, një deklaratë për të cilën ai ende nuk ka kërkuar falje. Sot Vuçiç përhap narrativën se “të gjitha palët vuajtën” në luftërat jugosllave, por se vetëm serbët nuk njihen si viktima.

Krimineli i luftës Mladiç – hero për shumë serbë

Në Republikën Srpska, presidenti Milorad Dodik mblodhi një komision, të udhëhequr nga eksperti izraelit i Holokaustit, Gideon Greif, i cili në vitin 2021 publikoi një raport që mohonte gjenocidin dhe hidhte dyshime serioze mbi numrin e viktimave. Fytyra e Ratko Mladiç, i dënuar si kriminel lufte, tani mund të shihet në grafite, murale, postera dhe fotografi të shumta në Republikën Srpska dhe Serbi – shumë serbë e konsiderojnë atë hero.

Çdo vit, në festa dhe ditë të ndryshme përkujtimore serbe, nacionalistët serbë kalojnë pranë monumentit në karvane, duke rënë borive ose duke luajtur muzikë të lartë nacionaliste. Në ceremonitë e para mortore që nga fillimi i mijëvjeçarit, të mbijetuarit që varrosnin të dashurit e tyre pështyheshin nga nacionalistët serbë, pa ndërhyrjen e policisë. Kryetarët e bashkive serbe të Srebrenicës pas vitit 1995 e mohuan gjenocidin në një mënyrë ose në një tjetër. Kryetari aktual i bashkisë, Milosh Vuçiç, e sheh fitoren e tij zgjedhore në tetor 2024 si “një përgjigje ndaj rezolutës së OKB-së” të miratuar disa muaj më parë.

Ligji kundër mohimit të gjenocidit

Hungaria e Viktor Orbánit është bashkuar gjithashtu në radhët e mohuesve të gjenocidit: Së bashku me Serbinë dhe Rusinë, Hungaria ishte i vetmi shtet anëtar i BE-së që votoi kundër rezolutës së OKB-së për Srebrenicën në korrik 2024.

Në korrik 2021, Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm i bashkësisë ndërkombëtare për Bosnjë-Hercegovinën, Valentin Inzko, miratoi një ligj kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë. Megjithatë, u deshën pothuajse katër vjet që vendimi i parë kundër mohuesve të gjenocidit të jepej në maj 2025.

Vetëm një kërkim i sinqertë faljeje

Bashkësia ndërkombëtare ka ofruar vetëm një kërkim falje të sinqertë për bashkëpërgjegjësinë e saj për Srebrenicën: në korrik 2022 nga qeveria holandeze. Qeveria kërkoi falje për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e gjenocidit për shkak të “dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të ofruar ndihmë të përshtatshme për popullin e Srebrenicës”.

Edhe pse padyshim nuk është provuar, është shumë e mundshme që bashkësia ndërkombëtare të ketë ditur për planet konkrete për spastrimin etnik në Bosnjën lindore në verën e vitit 1995 dhe t’i ketë pranuar ato në heshtje si çmim për suksesin e negociatave të paqes. Nuk ka njohje të kësaj edhe nëse në atë kohë ndoshta askush në nivel ndërkombëtar nuk mund ta kishte menduar se ishte gjenocid.

Kultura e kujtesës mungon

Për boshnjakët, përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë është një komponent themelor i identitetit të tyre kombëtar dhe një moment kyç për vendin e tyre. Megjithatë vetëdija e shumë përfaqësuesve të shtetit boshnjak zakonisht nuk shkon përtej pranisë së detyrueshme në Qendrën Përkujtimore në Potoçari çdo 11 korrik.

Shumica e të mbijetuarve të gjenocidit jetojnë në kushte modeste, ndonjëherë shumë të varfra dhe të margjinalizuara. Vetëm gratë që e kanë mbijetuar këtë gjenocid dhe të cilat nuk kanë të afërm meshkuj që kanë mbijetuar, marrin mbështetje shtetërore. Të gjithë të tjerët nuk kanë statusin ligjor të të mbijetuarve dhe nuk kanë marrë kurrë ndihmë nga shteti, as materiale dhe as psikologjike. Ndoshta më e vështira për të mbijetuarit është se edhe 30 vjet pas gjenocidit dhe pavarësisht Rezolutës së OKB-së të vitit 2024, Srebrenica ende nuk ka një vend të përhershëm në kulturën evropiane të kujtesës.

Një shembull i kësaj është Dita Evropiane e Përkujtimit për Viktimat e të Gjitha Regjimeve Totalitare dhe Autoritare. Që nga viti 2009, kjo ditë është festuar në BE më 23 gusht, ditën në të cilën u nënshkrua Pakti Hitler-Stalin në vitin 1939. Komisioni Evropian publikon një deklaratë në atë ditë çdo vit. Srebrenica nuk është përmendur në të deri më tani./ DW

The post “Kultura e kujtesës mungon!” Sot 30 vite nga masakra e Srebrenicës appeared first on Lapsi.al.

Masakra në Minnesota/ Ky është ish-drejtuesi i sigurisë, që vrau ligjvënësen dhe bashkëshortin e saj

By: D Marku
14 June 2025 at 23:29

Shtetet e Bashkuara u tronditën të shtunën nga një akt i rëndë dhune që ndodhi në Minnesota, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas dy atentateve të ndara.

Autori i dyshuar i sulmeve është identifikuar si Vance Luther Boelter, 57 vjeç, një ish-drejtor i patrullave të sigurisë në kompaninë “Praetorian Guard Security” dhe thuhet se kishte marrë trajnim ushtarak nga personeli i forcave amerikane. I maskuar si efektiv policie, Boelter kreu dy sulme të armatosura që kishin në shënjestër figura të njohura të politikës së Minnesota-s.

Fillimisht, ai sulmoi banesën e senatorit John Hoffman, duke plagosur rëndë atë dhe bashkëshorten e tij, Yvette. Më pas, Boelter shkoi në shtëpinë e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s, Melissa Hortman, ku ekzekutoi atë dhe bashkëshortin e saj, Mark.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje mbarëkombëtare dhe ka nxitur një reagim të menjëhershëm nga Presidenti Donald Trump. Përmes një deklarate të shpërndarë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Trump e cilësoi sulmin si një akt të tmerrshëm dhe të papranueshëm.

 

“Një dhunë kaq e tmerrshme nuk do të tolerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe FBI-ja po hetojnë ngjarjen dhe do të ndjekin penalisht autorin me gjithë ashpërsinë që lejon ligji. Zoti i bekoftë njerëzit e Minnesotës”, tha Trump në reagimin e tij.

Hetimet vazhdojnë, ndërkohë që autoritetet po përpiqen të kuptojnë motivet pas këtij akti tragjik që ka lënë gjurmë të thella në opinionin publik amerikan.

The post Masakra në Minnesota/ Ky është ish-drejtuesi i sigurisë, që vrau ligjvënësen dhe bashkëshortin e saj appeared first on Albeu.com.

Masakra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion…

13 June 2025 at 09:26

Sulmuesi 21-vjeçar, që vrau nëntë nxënës dhe një mësuese në ish-shkollën e tij të mesme në Austri, kishte planifikuar me kujdes sulmin që zgjati shtatë minuta. Hetuesit austriakë thanë po ashtu më 12 qershor se sulmuesi kishte luajtur shumë lojëra online që kishin të bënin me të shtëna dhe vrasje.

Sulmi i së martës në një shkollë të mesme në Grac përfundoi pasi ish-nxënësi i kësaj shkolle vrau veten. Hetuesit deri më tani nuk kanë arritur të zbulojnë motivin, tha kreu i hetuesve policorë, Michael Lohnegger, i cili e përshkroi sulmuesin si një njeri “shumë introvert”, që kishte jetuar së bashku me nënën e tij në një fshat në periferi të Gracit.

“Zbuluam se ai kishte pasion të madh të luajte lojëra online me vrasje”, tha Lohnegger.

Sulmuesi, i cili kishte lënë shkollën tre vjet më parë pa përfunduar studimet dhe të cilin autoritetet nuk e kanë emëruar deri më tani, kishte planifikuar me kujdes sulmin, sipas një letre të shkruar me dorë që u gjet në shtëpinë e tij, shtoi ai.

Ky shënim “tregon se e gjithë rrjedha e ngjarjeve ishte planifikuar nga sulmuesi deri në detajin më të vogël”, tha Lohnegger. Lohnegger shtoi se mësuesja që ai vrau ishte njëra prej mësuesve të tij të mëparshëm, ndërsa sipas hetimeve deri tani “ai nuk kishte asnjë lidhje personale me nxënësit” që qëlloi.

Pak para orës 10:00 të mëngjesit të së martës, sulmuesi hyri në shkollën e mesme Dreierschuetzengasse përmes hyrjes kryesore. Ai kishte një çantë në të cilën kishte një pistoletë, një pushkë dhe municion. Në kohën e sulmit, sipas Lohnegger, në shkollën ishin deri në 400 nxënës.

Sulmuesi më pas kishte shkuar në katin e tretë – katin më të lartë të shkollës – hyri në një tualet, u armatos me armë zjarri dhe me një thikë gjuetie dhe më pas nisi të shtinte.

“Nga ora 09:57, ai nisi të shtinte në shkollë dhe të shtënat zgjatën afër shtatë minuta. Fillimisht ai shkoi në katin e dytë, ku hapi zjarr ndaj personave që gjendeshin në shkollë. Më pas, ai hipi në katin e tretë. Atje, ai nisi të qëllonte një derë të mbyllur të një klase dhe më pas nisi të shtinte pa dallim ndaj personave që gjendeshin brenda kësaj klase”, tha Lohnegger.

Më pas, sipas hetuesve, sulmuesi u kthye në tualet dhe e vrau veten, pak para se policia të arrinte në shkollë. Sulmuesi, që kishte marrë leje për armë pasi u ishte nënshtruar vlerësimeve psikologjike në mars, kishte blerë pushkën që e përdori në sulm përmes një shitësi në Grac në prill dhe pistoletën në një qytet tjetër në maj, tha Lohnegger.

Në moshën 18-vjeçare, sulmuesi ishte refuzuar nga autoritetet që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak pasi u ishte nënshtruar testeve psikologjike dhe fizike të cilat gjetën se ai nuk ishte “i aftë” psikologjikisht për të shërbyer në ushtri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer, në një përgjigje për AFP-në.

Pas sulmit, Austria shpalli tri ditë zie dhe në këtë shtet ka nisur një debat mbi ligjet për armët. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e sulmuesit, policia po ashtu gjeti një bombë artizanale “jofunksionale”, një letër lamtumire dhe një video-mesazh që ai kishte lënë për nënën e tij./ REL

The post Masakra në Austri/ Policia jep detajet: Sulmi ishte i planifikuar, autori kishte pasion… appeared first on Sot News | Lajme.

Masakra me 11 viktima/ Rëndohet bilanci në Austri, autori lë pas një letër

By: Re Nato
10 June 2025 at 23:24

Ka shkuar ne 11 numri I viktimave nga sulmi me arme zjarri qe ndodhi paraditen e se martes në një Gjimnaz Federal  në qytetin Graz të Austrisë. Nje grua e plagosur nderroi jete ne spital, ndersa nje tjeter eshte ne gjendje te rende.

Autori I krimit ishte nje 21 vjecar, I cili dikur kishte qene nxenes I ketij gjimnazi, por nuk e kishte perfunduar shkollen. Ai u vetevra ne nje nga tualetet e institucionit pasi kreu aktin e rende.

Sipas mediave austriake, autori kishte lene nje leter lamtumire, por nuk eshte bere e ditur permbajtja e saj.

Dyshimet kryesore se përse autori ndërmori aktin makabër lidhen me faktin se ai e shihte veten viktimë të bullizmit në shkollë.  Policia dhe Prokuroria e qytetit po hetojnë ngjaren dhe nuk e kane zbuluar identitetin e autorit dhe viktimave. Ajo qe u be me dije eshte se I riu kishte ne zoterim dy arme, te dyja me leje.

Mediat austriake thonë se autori hapi zjarr në dy klasa të shkollës dhe mes viktimave ka nxenes dhe mesues. Dhjetera te tjere mbeten te plagosur dhe po marrin kujdes te specializuar shendetesor.

Dëshmitarët në zone thane se kishin dëgjuar rreth 20 të shtëna dhe mbeten te tmerruar.

Austria shpalli nje periudhe tre ditore zie kombetare pas ngjarjes tragjike, qe do te filloje nga dita e merkure.

Ngjarja e rëndë e së martes vjen në përvjetorin e 10 të masakrës së ndodhur në qytetin Graz në vitin 2015 ku 3 persona humbën jetë si pasojë e një personi që hyre me makinë mes një turme./abcnews.al

Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

By: user 6
1 June 2025 at 19:05

Në Beleg të Deçanit, në pranverën e vitit 1999 forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Sot e kësaj dite shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur.

Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i dhunuar e kërcënuar se do të vriteshin.

Historianët e Deçanit: Reçaku, vendi ku shteti serb kreu gjenocid më 15 janar 1999 - Lajmet e fundit - Zëri

Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pambushur të 18-at i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë. Po ashtu me ditë të tëra i dhunuan dhe i mbajtën gratë e vajzat e reja të mbyllura.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur. Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash, asnjë i arrestuar.

Mehmet Mazrekaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut, thotë se shumë pak është punuar në zbardhjen e rastit të Belegut, ku është rasti më i rëndë i ndodhur në Kosovë.

26-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit – Indeksonline.net

“Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por, asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar Mazrekaj, i cili ndërkohë ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur dhjetëra persona, por edhe akte tjera çnjerëzore.

Drejtësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë zbardhjen e autorëve të kësaj vepre gjenocide në luftën e fundit në Kosovë. Edhe pse të mbijetuarit disa herë radhazi kanë dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Belegu është një fshat me histori të lashtë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës rreth 2 km në verilindje të Deçanit. Ashtu siç e dëshmojnë dokumentet arkivore, edhe pse jo të shumta në numër, mund të konsiderojmë se Belegu si lokalitet të populluar edhe pse me një popullsi shumë të vogël në krahasim me territorin dhe shtrirjen e tij, e hasim në Krisobulën e Deçanit që në vitin 1330. /LAPSI.al

The post Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit appeared first on Lapsi.al.

27 vjet nga masakra e Lybeniqit

By: Kult Plus
25 May 2025 at 12:18

Sot mbushen 27 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruar nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq.

Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici

By: Ardit
4 May 2025 at 13:55

Ditën  e djeshme Laçi u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 5 persona mbetën të plagosur pas përplsjes me armë zjarri. Nga plagët e marra 24-vjeçari Gerald Bitri ndërroi jetë në spitalin e Traumës! I riu nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën mëngjesin e sotme. Në gjendje të rëndë në […]

The post Dinamika/ Masakra me 4 të plagosur e 1 viktimë në Laç, si nisi sherri dhe dëshmitë në polici appeared first on BoldNews.al.

​26 vjet nga masakra në Mejë

By: Kult Plus
27 April 2025 at 09:19

Para 26 vitesh, më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë në atë që njihet si dita e festës së Jugosllavisë së fundit e cila nën vallen e gjakut ishte krijuar me lojërat e juristëve të Millosheviqit më 27 prill 1992.

Atë ditë asnjëri nga të ndalurit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja.

Pas luftës, gjatë viteve 1999-2001 një pjesë e tyre është gjetur në varreza të ndryshme masive në Kosovë dhe për të tjerët janë marrë informata se gjenden në Serbi.

Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit

25 April 2025 at 22:55

Siç ndodh gjithmonë në prag, ose gjatë fushatave elektorale, ku e gjithë vëmendja e autoriteteve është tek dalja në terren për të kërkuar vota, paligjshmëria kërkon të përfitojë. Dhe kjo më së shumti vihet re në sektorin e ndërtimit, kur ngado vërehen kantiere në të cilat punohet me intensitet, duke mos u kujdesur aspak për […]

The post Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit appeared first on BoldNews.al.

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

25 April 2025 at 22:15

Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës do të detyronte të gjithë ndërtuesit që dherat që dalin nga gropat e pallateve të reja që do të ndërtohen, të depozitoheshin në inceneratorin inekzistent të Tiranës. Asokohe, administrohej nga koncensionari, Integradet Energy, me pronarët tashmë të shpallur në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Marrëveshja me koncensionarin do të nëshkruhej […]

The post Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet? appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Nga një masakër në tjetrën, nuk mund të gjuhet kurrë mbi një 11-vjeçar

By: user7
18 April 2025 at 12:22

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet ditën e sotme në Krujë ku po viziton disa nga bizneset e Tregut Artizanal për prezantimin e programit “Shqipëria Madhështore”. Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët ka komentuar edhe atentatin e mbrëmjes së djeshme në Tiranë.

Ai tha se po kalohet nga një masakër në tjetrën, ndërsa shtoi se nuk mund të qëllohet kurrë me armë zjarri drejt një 11-vjeçari. Berisha bëri fajtor kryeministrin Edi Rama për këtë situatë, ndërsa tha gjithashtu se policia ende nuk është në gjendje të thotë kush ishin autorët.

“Nga një masakër në tjetrën, mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën. Katër vetë morën breshëri dhe deri tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Por një 11 vjeçar kurrë nuk mund të gjuhet mbi të. Njeriu që i ndërsen dhe i thotë “hani kokën e njëri tjetrit, po më shërbeni mua” krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin dhe ju lutem cdo qytetari të mbajë shënim personin që iu bën presion për votën. Absolutisht do të shpallet terrorist.”, tha Berisha.

The post Berisha: Nga një masakër në tjetrën, nuk mund të gjuhet kurrë mbi një 11-vjeçar appeared first on Lapsi.al.

Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit për Masakrën e Qafë-Gjashtës, Greqia nuk e ekstradon

By: Oldi
15 April 2025 at 22:41

Gjykata e Sarandës ka rrëzuar kërkesën e 55-vjecarit, Aleksandër Bala për parashkrim të vendimit penal. 55-vjeçari është i dënuar me 15 vjet burg për “Masakrën e Qafë-Gjashtës”. Bala iu drejtua fillimisht me kërkesë Gjykatës së Sarandës duke i’u referuar legjislacionit shqiptar që parashikon që “Vendimi i dënimit nuk ekzekutohet kur nga dita që ka marrë […]

The post Gjykata rrëzon kërkesën e të dënuarit për Masakrën e Qafë-Gjashtës, Greqia nuk e ekstradon appeared first on BoldNews.al.

Masakra në Sumy trondit botën, thirrje për armëpushim të menjëhershëm

By: M C
13 April 2025 at 18:24

Masakra në qytetin ukrainas të Sumy ka shokuar opinionin ndërkombëtar, duke ndezur reagime të forta nga liderët globalë. Numri i viktimave nga sulmi rus me raketa balistike është rritur në 32 të vdekur, ndërsa 99 persona janë plagosur, mes tyre 11 fëmijë, sipas përditësimit më të fundit të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës së Palmës, një ditë simbolike për botën e krishterë, teksa qytetarët ishin mbledhur për të festuar në mënyrë paqësore. Autoritetet ukrainase raportuan se dy raketa balistike ruse goditën qendrën e qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha në zonat e banuara.

Reagimet ndërkombëtare nuk vonuan. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, e quajti sulmin një “mizori” dhe kërkoi masa të menjëhershme për të vendosur armëpushim.

“Një sulm barbar, i bërë edhe më i poshtër nga fakti se njerëzit ishin mbledhur për të festuar paqësisht. Nevojiten urgjentisht masa të forta për të vendosur një armëpushim,” shkroi ajo në rrjetet sociale.
Kryeministri britanik Keir Starmer gjithashtu dënoi ashpër sulmin dhe bëri thirrje që Presidenti Vladimir Putin të pranojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, pa kushte.

Nga ana tjetër, Keith Kellogg, i dërguari i ish-Presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi se “të gjithë kufijtë e mirësjelljes janë tejkaluar”, duke sugjeruar se situata ka arritur në një pikë ku diplomacia tradicionale nuk mjafton më për të ndalur agresionin.

Bashkësia ndërkombëtare përballet me presionin për të rritur ndërhyrjen diplomatike dhe për të ndalur këtë cikël të dhunës që po rrezikon stabilitetin në gjithë rajonin.

Ndërkohë, Kievi ka bërë apel për më shumë mbështetje ushtarake dhe humanitare, ndërsa qytetarët e Sumyt i janë kthyer rrënojave për të kërkuar të mbijetuarit.

The post Masakra në Sumy trondit botën, thirrje për armëpushim të menjëhershëm appeared first on Albeu.com.

Masakra e Peshkëpisë/ 30 vjet më pas, kërkohet në SPAK rihapja e hetimit

By: xhir jeta
10 April 2025 at 15:31

Në përvjetorin e Masakrës së Peshkëpisë, të shënuar më 10 prill 1994, një grup aktivistësh, protestuan para dyerëve të SPAK, duke kërkuar drejtësi dhe rihapjen e hetimit për këtë ngjarje, për për të cilën akuzohet si i përfshirë edhe Alfred Beleri.

Armend Cjapi aktivist dhe ish ushtarak në postën e Peshkëpisë ku ndodhi masakra tha se drejtësia nuk duhet të hesht, por duhet të zbardh sa më parë autorët e vertetë.

Fredi Beleri është një ndër të akuzuarit për masakrën e Peshkëpisë, ku disa persona të armatosur dhe me uniforma ushtrie sulmuan një repart ushtarak shqiptar në  afërsi të Gjirokastrës, në këtë ngjarje ranë dëshmorë ushtarët Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

Çështja u mbyll nga SPAK në 2021 për mungesë provash./abcnews.al

Masakra e Pastaselës dhe Burimit, Osmani: Kërkojmë drejtësi

By: Kult Plus
31 March 2025 at 17:10

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26 vjetorin e masakrës së Pastaselës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës.

Osmani tha se kujtesa jonë nuk zbehet dhe se historia nuk mund të harrohet. Ajo tha se me përkushtim dhe vendosmëri, do të vazhdojë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi.

“Një çerek shekulli më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë civile në Kosovë. Më 1999, në Pastaselë të Rahovecit, 106 burra, gra dhe fëmijë u vranë e u masakruan brutalisht. E njëjta valë dhune vazhdoi në Burim të Malishevës, ku 42 civilë të pafajshëm u ekzekutuan pa mëshirë.

Por kujtesa jonë nuk zbehet. Historia nuk mund të harrohet. Me përkushtim dhe vendosmëri, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë të vërtetën dhe të kërkojmë drejtësi për viktimat e këtij gjenocidi”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Presidencës.

26 vjet nga masakra e familjes Muliqi – Kurti bënë homazhe pranë varreve të tetë martirëve

30 March 2025 at 15:39

Sot shënohet 26 vjetori i masakrës së dytë në Abri të Epërme.

Me këtë rast kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë varreve të tetë martirëve të lagjes Muliqi.

Në këtë masakër u vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi.

“Pas masakrës së 26 shtatorit, ku u vranë 23 anëtarë të familjes Deliu, forcat e armatosura serbe më 30 mars 1999, vranë tetë djem e burra të familjes Muliqi. Katër nga ta ishin nxënës të moshave nga 13 deri 17 vjeç”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/

The post 26 vjet nga masakra e familjes Muliqi – Kurti bënë homazhe pranë varreve të tetë martirëve appeared first on Telegrafi.

U vranë 243 persona! 26 vite nga masakra e Krushës së Madhe

By: Oldi
25 March 2025 at 11:42

26 vjet më parë, nga data 25 deri më 27 mars 1999, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme në Krushë të Rahovecit, ku u vranë 243 persona dhe 893 shtëpi u shkatërruan nga zjarri. Kjo ngjarje tragjike mbetet masakra më e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-1999. Për fat […]

The post U vranë 243 persona! 26 vite nga masakra e Krushës së Madhe appeared first on BoldNews.al.

Osmani përkujton masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

28 February 2025 at 11:10

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit duke thënë se mbetën të vrarë 24 persona në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

Osmani tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror.

“Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri.

Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Telegrafi/

The post Osmani përkujton masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë appeared first on Telegrafi.

27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë

28 February 2025 at 09:24

PRISHTINË, 28 shkurt/ATSH/ Sot bëhen 27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës – Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat, ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke, raporton KosovaPress.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.

Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Familja Jashari rezistoi për tre ditë dhe tre netë në luftimet kundër armikut.

Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë – në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte të ndalur.

Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë.

Forcat serbe kryen shumë masakra, si atë në Abri, Reçak, Meje, e shumë të tjera.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë zhdukur rreth 5.000 njerëz dhe ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave. Mbi 20.000 gra u dhunuan.

Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore e fetare.

Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars të vitit 1999 mbi caqet ushtarake jugosllave. NATO, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe të largohen nga Kosova, dhe atë që njihej si kasapi i Ballkanit – Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë./KosovaPress/

The post 27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Safet Bajri flet për përplasjen në Rranxë dhe masakrën e Dobraçit: Makinat e blinduara janë të miat

20 February 2025 at 09:35

Forcat RENEA i zbarkuan në banesën e tij në orët e para të mëngjesit të 18 Shkurtit, por ai nuk u gjend aty. Bëhet fjalë për Safet Bajrin, një prej krerëve të bandës së “Bajrave” në Dobraç të Shkodrës. Burime bëjnë me dije se veç kontrollit të banesës, me urdhër të GJKKO-së ai do të […]

The post Safet Bajri flet për përplasjen në Rranxë dhe masakrën e Dobraçit: Makinat e blinduara janë të miat appeared first on BoldNews.al.

❌
❌