Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Osmani mohon ndërtimin e ndonjë rezidence personale: Kërkesa është për objekt zyrtar, jo luks privat

24 July 2025 at 21:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë pretendimet se ajo ka kërkuar ndërtimin e ndonjë rezidence presidenciale për qëllime personale.

Përmes një reagimi zyrtar, nga zyra e saj është bërë e ditur se asnjanëherë nuk është kërkuar ndonjë objekt me oborr privat, dhoma private apo ndonjë luks tjetër personal.

Sipas njoftimit, plani ideor i shpallur për ndërtimin e objektit të Presidencës nuk ka marrë miratimin e Presidentes, dhe brenda kornizës ligjore, ajo do të kërkojë rishikimin e projektit për t’iu përshtatur nevojave reale të shtetit dhe jo ndonjë interesi personal.

Presidentja thotë se ka kërkuar që të procedohet vetëm me ndërtimin e një objekti zyrtar, që do të shërbejë për takime dhe pritje shtetërore.

Ajo ka theksuar se Kosova është vendi i vetëm në Evropë, ndoshta edhe në botë, ku Kreu i Shtetit nuk ka një ndërtesë të dedikuar për funksionin e tij/saj. Aktualisht, pritjet zyrtare mbahen në sallat e Kuvendit, ku sipas Presidencës, kushtet janë të papërshtatshme, deri në atë masë sa liderët e shteteve mike përballen me erën e kanalizimeve.

Ndërkaq, mungesa e ambienteve për darka apo pritje të nivelit të lartë ka bërë që këto të mbahen në restorante private, çka, sipas Presidentes, është praktikë e pazakontë për një shtet serioz, dhe një turp kombëtar që 26 vjet pas çlirimit, kjo çështje themelore mbetet e pazgjidhur.

Presidentja Osmani ka sqaruar më tej se edhe nëse fillon ndërtimi i objektit zyrtar, përfundimi i tij do të kërkojë së paku 5 deri në 6 vite, që nënkupton se ajo nuk do të përfitojë nga ai objekt gjatë mandatit të saj. Prandaj, çdo pretendim se ajo po ndërton për veten e saj është cilësuar si i pabazë dhe jashtë çdo logjike.

Pa suita personale, vetëm ambiente zyrtare

Zyra e Presidentes thekson se nuk është autorizuar ndërtimi i ndonjë suite apo hapësire private, por janë kërkuar vetëm ambiente pune dhe pritjeje shtetërore — përfshirë një suitë pritjeje për liderët dhe homologët ndërkombëtarë, praktikë e zakonshme në çdo presidencë të vendeve demokratike.

Në përmbyllje të reagimit, theksohet se ndërtimi i një objekti për Presidencën është një domosdoshmëri shtetërore, jo luks personal. Objektivi është garantimi i kushteve dinjitoze pune, sigurisë dhe përfaqësimit të denjë të shtetit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Ndërtimi i këtij objekti nuk ka të bëjë me Presidenten Osmani, por me institucionin e Presidencës dhe respektin që një shtet i jep vetes dhe përfaqësimit të tij”, përfundon reagimi.

The post Osmani mohon ndërtimin e ndonjë rezidence personale: Kërkesa është për objekt zyrtar, jo luks privat appeared first on Telegrafi.

Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK

18 July 2025 at 10:28

Në Spitalin Pediatrik “Sheika Fatima” në Prishtinë është inauguruar një laborator i ri modern, si rezultat i bashkëpunimit mes Presidencës së Kosovës dhe fondacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, “Khalifa Foundation”.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të presidencës bëhet e ditur se ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik

“Falë angazhimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe përkrahjes së vazhdueshme të donatorit tonë të rregullt, ‘Khalifa Foundation’, dje në Spitalin ‘Sheika Fatima’, është inauguruar laboratori i ri. I pajisur me teknologji bashkëkohore, ky laborator do t’i mundësojë këtij institucioni publik shëndetësor të realizojë shumicën e analizave, brenda vetë spitalit pediatrik. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe qasjes së qytetarëve në shërbime më të avancuara laboratorike, me theks të veçantë tek fëmijët, të cilët janë përfituesit më të ndjeshëm dhe më të rëndësishëm të këtyre investimeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur një pjesë e konsiderueshme e pajisjeve të reja do të përdoret në repartin e neonatologjisë, aty ku kujdesi mjekësor është vendimtar për jetën e bebeve dhe nënave.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje të thellë për popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe, në veçanti, për Lartmadhërinë e saj, Sheika Fatima bint Mubarak Al Ketbi, për kontributin e çmuar dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Inaugurohet laboratori i ri pediatrik në QKUK appeared first on Telegrafi.

“Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

18 July 2025 at 08:39

Marrëveshja e Uashingtonit ka shkaktuar një përplasje mes ish-bashkëpartiakëve, presidentes Vjosa Osmani dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.

Dikur të njohur për respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë, sot ata shkëmbejnë akuza ndaj njëri-tjetrit, transmeton Telegrafi.

Hoti ditë më parë ka deklaruar se presidentja para disa vitesh e quante Marrëveshjen e Uashingtonit, si cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, ndërsa sot, ajo e quan “marrëveshje të mirë”.

“Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”. Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror”, kishte theksuar Hoti.

Por, një përgjigje ndaj Hotit e bëri ditën e enjte, presidentja Vjosa Osmani.

Në një deklarim për media, Osmani e quajti Hotin “njeriun më jorelevant”, duke thënë se nuk dëshiron të humbë kohë me të.

“Hoti është njeriu më jorelevant, në të cilin nuk dua të humbë asnjë sekondë. Nëse doni ta bëni si pyetje tuajën se a është zbatuar marrëveshja apo jo, vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve”, tha Osmani.

Përplasja nuk mjaftoi me kaq, Hoti bëri sërish një reagim ndaj presidentes, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve gjatë mandatit të saj pesëvjeçar në krye të shtetit.

“Pesë vite në shërbim të agjendës shtetrrënuese të bashkë-mashtruesit. Ky është problemi që ka Vjosa. Kjo e ka hallin se do të mbetet në histori si mashtruesja më e madhe e elektoratit djathtist të LDK-së,” ka shkruar Hoti në Facebook.

Kjo përplasje ndërmjet Hotit dhe Osmanit nxiti edhe disa reagime të zyrtarëve të LDK-së, të cilët në profilet e tyre në rrjetet sociale shpërndanë fotografi të Hotit bashkë me presidentin të SHBA-së, Donald Trump./Telegrafi/

 

 

 

 

The post “Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit appeared first on Telegrafi.

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive, kërkon zbatim të aktgjykimit të Kushtetueses

30 June 2025 at 13:41

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. 

Kështu në një prononcim për Telegrafin, këshilltari për media, Bekim Kupina.

Sipas tij, Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.

“Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim. Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata. Nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë”, tha Kupina.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.

Në këtë aktgjykim, Gjykata ka vendosur njëzëri si vijon:

– Kërkesa është shpallur e pranueshme;

– Seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, duke mos përmbushur kështu kërkesat kushtetuese të nenit 66 të Kushtetutës;

– Deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit;

– Kërkesa për masë të përkohshme është refuzuar. /Telegrafi/

The post Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive, kërkon zbatim të aktgjykimit të Kushtetueses appeared first on Telegrafi.

Konstituimi i Kuvendit në ngërç, Presidenca ka gati një draft për ta dëguar në Kushtetuese

10 June 2025 at 09:58

Kosova aktualisht ndodhet në një ngërç politik, për shkak të 29 përpjekjeve të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Dështimi i njëpasnjëshëm i seancave konstituive, jo vetëm që ka bllokuar formimin e institucioneve të reja, por ka paralizuar funksionimin demokratik të shtetit dhe ka rritur ndjeshëm pakënaqësinë e qytetarëve ndaj klasës politike.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft që do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar presidentja Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth mundësive për të gjetur një zgjidhje.

Por, as ky takim nuk është që solli ndonjë rezultat.

Kupina tha se ftesa për takime të tilla vlen ende nëse kanë interesim liderët e partive politike.

“Pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, Presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike”, u shpreh Kupina.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

The post Konstituimi i Kuvendit në ngërç, Presidenca ka gati një draft për ta dëguar në Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet lokale caktohen më 12 tetor

9 June 2025 at 14:23

Presidentja Osmani ka caktuar 12 tetorin e vitit 2025, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta lokale

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor. Kjo datë siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor”, thuhet në njoftim

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë  civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë.

Ndryshe, edhe pse më 9 shkurt u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ende nuk është konstituuar Kuvendi i Kosovës pas 29-të tentativave. /Telegrafi/

The post Zgjedhjet lokale caktohen më 12 tetor appeared first on Telegrafi.

Osmani nderohet me Medalje për Shërbim ndaj Atdheut nga Antigua dhe Barbuda

3 June 2025 at 12:55

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, është nderuar me medaljen prestigjioze “Faithful and Meritorious Medal for Service to Country” (Medalja për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Vendit) nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda, Sir Dr. Rodney Williams, sipas autorizimit nga Mbreti Charles III.

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbuda deklaroi se kjo medalje e lartë shtetërore i është ndarë Presidentes Osmani në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e saj të guximshëm, kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe avancimin e rolit të grave në udhëheqje, si dhe për përkushtimin e saj të palëkundur në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij të posaçëm gjatë darkës së organizuar mbrëmë për zyrtarët e lartë të shteteve pjesëmarrëse në Forumin për Gratë Paqen dhe Sigurinë, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams e cilësoi Presidenten Osmani “shembull frymëzues i udhëheqjes bashkëkohore dhe një zë i palëkundur për drejtësinë dhe barazinë në skenën ndërkombëtare”.

Ai theksoi se “vizioni dhe integriteti i Presidentes Osmani kanë kaluar kufijtë e shtetit të saj, duke prekur zemrat dhe ndërgjegjen e shumë njerëzve në të gjithë botën, sidomos grave dhe vajzave”.

Presidentja Osmani e cilësoi këtë dekoratë si një nder të jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kjo dekoratë është për popullin tim, i cili ka qëndruar gjithmonë me dinjitet dhe vendosmëri në mbrojtje të lirisë”, ka deklaruar Presidentja Osmani gjatë pranimit të Medaljes.

Medalja Zyrtare e Shquar për Shërbim Besnik dhe të Merituar ndaj Atdheut, përfaqëson një nga dekoratat më të larta shtetërore të Antigua dhe Barbuda, që u jepet personaliteteve me merita të veçanta në shërbim të vendit të tyre dhe me ndikim të dukshëm në përparimin e vlerave universale./Telegrafi/

 

The post Osmani nderohet me Medalje për Shërbim ndaj Atdheut nga Antigua dhe Barbuda appeared first on Telegrafi.

Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur

2 June 2025 at 11:34

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se paqja është themeli i çdo gjëje për çka angazhohen. Ajo theksoi se gratë dhe fëmijët në shumë vende të botës janë duke shkruar të njëjtat fjalime qe dikur i përjetonte Kosova.

Kështu u shpreh ajo në hapje të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Osmani tha se tema e forumit të sivjetmë është thirrje për të ndërtuar paqe.

“Pak më shume se dy dekada më parë, fëmijët e këtij vendi ishin dëshmitarë të asaj që asnjë fëmijë nuk duhet t’i shoh. Ishin gratë e këtij vendi të cilat na i mbajtën zemrat gjallë. Asnjëherë nuk pranuan te shihen si viktima por si ndërtuese të paqes. Dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë qe kalon”, tha ajo.

Kryetarja e shtetit tha se fëmijët bartin barrën e luftës por edhe se janë mbrojtës të ardhshëm të drejtësisë.

“Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur, për të prosperuar dhe për të gjallëruar. Mjedisi global i sigurisë është i rrezikshëm nga lufta globale, krimet kibernetike. Viktimat janë gjithmonë të njëjta, gratë, fëmijët, edhe ata te pa zë”, u shpreh ajo.

Hapjen e Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në Prishtinë, e ka bërë Venesa Sulimani, vajza e të mbijetuarës së dhunës seksuale, Shyrete Sulimani.

Ajo tha se nënës së saj, Shyretes, i janë dashur 20 vjet qe ta gjejë zërin për të treguar atë që kishte përjetuar.

“Në moshën 4 vjeçare unë isha dëshmitare e një krimi te luftës. Për 15 vite të gjata, shëndeti im mendor dhe fizik ishte i rrezikuar rëndë. Para dy vitesh që unë vendosa që kjo të mos na shkatërronte më. Lufta ka shumë viktima, madje edhe pasi lufta të ketë përfunduar”, tha ajo.

Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, është organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani.

Sot dhe nesër do të mbahen mbi 30 panele diskutime, me mbi 150 folës.

Ky është edicioni i tretë, ku tema kryesore e forumit do të jetë “Kodi i Sigurisë për Brezin Tonë”. /Telegrafi/

The post Osmani: Paqja është një mundësi e re për t’u ngritur appeared first on Telegrafi.

Osmani udhëtoi zyrtarisht për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

24 May 2025 at 09:34

Me ftesë të Kongresit Amerikan, Presidentja Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA.

Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve”, bëhet e ditur nga presidenca.

Në agjendë të presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e po ashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse.

Ndryshe, së fundi presidentja Osmani ishte për vizitë në Zvicër. /Telegrafi/

The post Osmani udhëtoi zyrtarisht për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Osmani me video mesazh nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës

22 May 2025 at 11:34

Gjatë vizitës së saj në Zvicër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit ngrohtësisht nga shumë shqiptarë që dikur kishin emigruar si refugjatë dhe sot janë qytetarë të këtij shteti mik të Kosovës.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mikpritjen që i ishte bërë në Bernë, duke theksuar lidhjet e forta që i bashkojnë Kosovën me diasporën, raporton Telegrafi.

“Sot qindra mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët mirëkuptimi. Kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi krijuar një partneritet unik, të pasur me miqësi dhe me lidhje mes njerëzve. Bijtë dhe bijat e atyre që dikur erdhën si punëtorë dhe refugjatë, sot janë mjekë dhe inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës. Ata po ndërtojnë qëllimin e jetës, po forcojnë komunitetet e tyre këtu në Zvicër. Dhe çdo ditë ata ndihmojnë në shtyrjen përpara të mirëqenies së shtëpisë së tyre të re – Zvicrës”, ka thënë Osmani në video postimin në Facebook.

The post Osmani me video mesazh nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës appeared first on Telegrafi.

Osmani në darkën shtetërore në Zvicër, takon mërgatën shqiptare dhe futbollistin Xherdan Shaqiri

22 May 2025 at 09:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një darkë shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, dhe Këshilli Federal zviceran, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në këtë shtet mik.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Zvicër.

“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Osmani.

Në fotografitë e publikuara nga ky takim zyrtar, Osmani shihet edhe në shoqërinë e futbollistit të njohur shqiptar që luan për përfaqësuesen zvicerane, Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/

The post Osmani në darkën shtetërore në Zvicër, takon mërgatën shqiptare dhe futbollistin Xherdan Shaqiri appeared first on Telegrafi.

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

21 May 2025 at 13:57

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në një vizitë zyrtare në Zvicër.

Osmani ka falënderuar presidenten Sutter për pritje, transmeton Telegrafi.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, Presidente Keller-Sutter. Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, në Gjenevë, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në aktivitet për trashëgiminë politike të Martti Ahtisaarit, të organizuar bashkërisht nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari, Misioni i Përhershëm i Finlandës në Gjenevë, organizata ndërkombëtare Interpeace dhe Geneva Graduate Institute.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare. /Telegrafi/

The post Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë appeared first on Telegrafi.

Costa: E ardhmja e Kosovës është në BE – ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor

15 May 2025 at 08:51

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, pas vizitës që zhvilloi në vend me liderët shtetërorë ka thënë se Kosova është në familjen e Bashkimit Evropian.

Costa përmes një postimi në platformën X ka thënë se ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor.

“Takime shumë të mira me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë pasditen e sotme. Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian. Kjo gjithashtu kërkon që ju të përmbushni angazhimet tuaja dhe të forconi demokracinë tuaj. Ndërtimi i konsensusit midis forcave politike është thelbësor. Është gjithashtu jetike të shihet përparim real dhe i prekshëm në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE. Për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të mirën e kosovarëve”, ka shkruar Costa.

Ndryshe, një ditë më parë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Costa, gjatë një konference për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj, lidhur me mundësinë e largimit të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Costa tha se masat janë të lidhura me nevojën për de-përshkallëzim të tensioneve në rajon, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe se shpreson që situata të stabilizohet për të mundësuar heqjen e tyre.

Ndërsa, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një njoftimi për media pas takimit të presidentit të KE-së, Costa me Kurtin bëri të ditur se Costa ka theksuar rëndësinë që Kosova të angazhohet seriozisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përmes një dialogu konstruktiv, si hap i domosdoshëm për të avancuar drejt integrimit evropian. /Telegrafi/

Very good meetings with President Osmani @VjosaOsmaniPRKS in Pristina this afternoon.

Kosovo’s place is in the European Union family. This also requires you to deliver on your commitments and strengthen your democracy. Building consensus among political forces is essential.

It… pic.twitter.com/BNx6eh8ypc

— António Costa (@eucopresident) May 14, 2025

The post Costa: E ardhmja e Kosovës është në BE – ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor appeared first on Telegrafi.

​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK?

10 May 2025 at 16:04

Plotësim-ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk kanë përfshirë ndonjë afat kohor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit-pozitë që tash e tri vite vazhdon të mbetet e udhëhequr me ushtrues detyre, Blerim Kelmendi.

Ligji i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi nga viti 2026, parashikon një ristrukturim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e zvogëluar numrin e anëtarëve nga trembëdhjetë në shtatë, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e efikasitetit dhe përfaqësimit profesional.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se mospërcaktimi i një afati të qartë për dekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes, është një mangësi serioze në kuadër të kësaj reforme ligjore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e kishte dekretuar emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit për më shumë se një vit, pasi propozimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës i kishte shkuar në zyrën e saj.

Por, Bugaqku shpreson se përbërja e re e Këshillit Prokurorial nga viti 2026, do t’i hapë rrugë çështjes së kryeprokurorit të shtetit.

“Mendoj se kjo ka qenë fatkeqësia e këtij ligji, fakti që nuk është aprovuar kërkesa jonë që të vendoset një afat strikt për presidenten dhe kur ajo vendos mbi çështjen e dekretimit të një kandidati për kryeprokuror të shtetit. Afati është sa i përket dekretimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ai afat është gjashtëdhjetë ditë nga momenti kur Këshillat i propozojnë si gjyqtarë dhe prokurorë, dhe presidentja vendos brenda këtyre gjashtëdhjetë ditëve për dekretimin e këtyre kandidatëve. Dhe ne kemi kërkuar afatin maksimumi nëntëdhjetë ditë… Por megjithatë, ky propozim nuk ka kaluar dhe nuk ka asnjë ndryshim sa i përket procedurës së emërimit të kryeprokurorit të shtetit; mbetet ashtu siç është në ligjin e vjetër. Ende është e paqartë se si do të vazhdojë ecuria më tutje ose kjo saga e ushtrimit të detyrës së pozitës së kryeprokurorit të shtetit”, theksoi ai.

Edhe hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Flamur Kabashi, thotë se plotësim-ndryshimi i Ligjit të KPK-së, nuk ka sqaruar se si do të veprohet për një zgjidhje më të shpejtë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

“Ne jemi ende me një proces të cilin e kemi me ushtrues detyre postin e kryeprokurorit… Tash e tutje, me këtë plotësim dhe ndryshim dhe me këto risitë që janë në këtë ligj, nuk është që është definuar dhe sqaruar qartë se si do të veprohet. Mirëpo, KPK e ka me dije që emri i Blerim Isufajt është referuar nga presidentja dhe KPK duhet ta zhvillojë procedurën e konkursit dhe të zhvillojë një procedurë që është e bazuar në meritokraci dhe në dispozitat ligjore në fuqi”, shprehet Kabashi.

Përkundër kësaj pakënaqësie, Kabashi i IKD-së beson që ndryshimet e reja do ta luftojnë korporatizmin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Është zgjidhja më adekuate dhe më e mirë e mundshme që është bërë brenda përbrenda këtij ligji dhe risive që ka sjellë ky ligj… Kjo formë e rregullimit në këtë ligj ndoshta do ta largojë korporatizmin i cili ka ekzistuar në KPK… dhe pikërisht ky ligj ndoshta do të jetë përgjigja më e mirë e mundshme që do ta largojë këtë mendësi korporatiste, mendësinë e asaj që një grup i caktuar udhëheq, funksionon dhe emëron në emër të interesave të veta”, deklaroi ai.

Ndryshimet e parashikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës u patën kundërshtuar nga vetë anëtarët e këtij institucioni. Ky ligj për herë të parë nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese, por me përfshirjen e ndryshimeve të kërkuara nga Kushtetuesja më pas kaloi filtrin e kësaj gjykate për herë të dytë.

Rikujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në tetorin e vitit 2023 nuk e dekretoi Blerim Isufajn për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të, siç tha, disa shkeljeve ligjore, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte deklaruar se arsyetimet e presidentes ishin të pabazuara dhe tendencioze.

Blerim Isufaj ishte përzgjedhur kandidat për të udhëhequr Kryeprokurorin e Shtetit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe ishte në pritje të miratimit që nga muaji prill i vitit 2022./kp/

The post ​Tri vite pa kryeprokuror – A sjell shpresë ligji i ri për KPK? appeared first on Telegrafi.

Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

18 April 2025 at 15:49

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.

Osmani tha se sot e përgjithmonë këta tre emra do të mbeten të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit tonë.

Ajo theksoi se të mbijetuarit e dhunës me dhimbjen e tyre e kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës.

Në këtë ceremoni, Osmani tha se ka momente që nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje.

“Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi me dekada. Ju ngritët zërin e mijëra të mbijetuarve të krimit të llahtarshëm gjatë luftës”, tha Osmani derisa iu drejtua të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Osmani tha se nuk mund të ndërtohet paqe e qëndrueshme pa pasur drejtësi për ata që kanë përjetuar dhunën më çnjerëzore.

Pas pranimit të dekoratës, i mbijetuari i dhunës Ramadan Nishori falënderoi të gjithë ata që e përkrahën që nga dita kur ai vendosi që publikisht të ndante rrëfimin e tij.

Ndërsa Vasfie Krasniqi-Goodman iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale në atë kohe të kërkojnë drejtësinë.

“Ju lus që kudo që jeni, ka ardhur koha të kërkoni drejtësinë, lirojeni shpirtin, të mos ia falni Serbisë krimin që e kanë kryer”, tha Krasniqi-Goodman.

Shyhrete Tahiri-Sylaj falënderoi të gjithë për përkrahjen e dhënë ndaj tyre. /Kp/Telegrafi/

The post Osmani dekoron me medalje të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Përplasje për tarifat amerikane, Presidenca i kundërpërgjigjet ministrit Murati: E turpshme dhe skandaloze

3 April 2025 at 21:56

Menjëherë pasi ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka kritikuar presidenten Osmani lidhur me kërkesën e saj për Qeverinë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar këshilltari i presidentes, Bekim Kupina.

Kupina përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet.

“Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike në raport me aleatin tonë strategjik e ekzistencial, një njeri që mendon se me fyerje e ofendime mund të arrijë diçka në interes të Kosovës, pas një letre institucionale e mirë të studiuar që Presidentja ia ka drejtuar Kryeministrit bazuar në rregullat e komunikimit shtetëror e mirësjelljes e respektit ndërinstitucional”. ka shkruar Kupina, transmeton Telegrafi.

Tutje Kupina është shprehur “E turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme”.

“Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore”, ka shkruar ai.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHhA).

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sot pas orarit të rregullt të punës, në lajme lexova që Presidentja e vendit i paska bërë kërkesë Qeverisë që të pezullojë tarifat ndaj produkteve me origjinë nga ShBA-të”.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë”, ka shkruar Murati.

Ai ka thënë se “secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi. Për më tepër, politikat fiskale bien në fushëveprimin e ekzekutivit, konkretisht ministrisë përgjegjëse për financa”.

Ndryshe, presidentja Osmani i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një postim në platformën X, Vjosa Osmani ka theksuar se ky hap do të forcojë marrëdhëniet ekonomike me aleatin më të afërt të Kosovës dhe do të dërgojë një mesazh të qartë për gatishmërinë e vendit drejt një partneriteti më të fuqishëm me SHBA-në. /Telegrafi/

 

The post Përplasje për tarifat amerikane, Presidenca i kundërpërgjigjet ministrit Murati: E turpshme dhe skandaloze appeared first on Telegrafi.

Paralajmërime për protestë dhe kundërshtime të shumta për shtrenjtimin e energjisë elektrike – Çfarë vendimi do të merr ZRRE?

29 March 2025 at 08:35

Paralajmërimi për rritjen prej 15% të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët e kanë kundërshtuar këtë rritje.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka theksuar se ende nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë dhe se ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.

ZRrE kishte mundësuar që palët e interesuara të dërgojnë komente deri më datën 28 mars, transmeton Telegrafi.

“Në kuadër të përpjekjeve për të garantuar një proces të hapur dhe transparent, ZRrE-ja fton të gjitha palët e interesuara – përfshirë konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile, dhe bizneset – që të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi raportin e publikuar deri më 28 mars. Ky proces është një mundësi për të siguruar që çdo vendim të marrë të bazohet në mendime të shumta dhe të ndihmojë në krijimin e një sistemi të drejtë dhe të balancuar për të gjithë”, bëhet e ditur në njoftim.

Kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike kanë dalë edhe nga Presidenca e Kosovës, si dhe subjektet politike opozitare.

Presidenca e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi, bën të ditur se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend.

“Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRrE”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Kosovës kanë analizuar raportet dhe kanë dorëzuar komentet e tyre në konsultimin publik, duke u fokusuar në zvogëlimin e rritjes së tarifave dhe shpërndarjen më të drejtë të barrës tek konsumatorët.

Në propozimin e saj, Ministria e Ekonomisë ka kërkuar që rritja e çmimeve të mos prekë amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe të krijohen më shumë blloqe tarifore për konsumatorët me shpenzim të lartë të energjisë elektrike.

Në komunikatën e saj, Ministria ka siguruar qytetarët se po ndërmerr çdo veprim të mundshëm për të kufizuar ndikimin e tarifave të reja.

Kundërshtimin e energjisë elektrike e kanë bërë edhe Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, bizneset, shoqëria civile etj.

Gjithashtu, shumë qytetarë janë mbledhur në grupin e quajtur “AsnjëCentMëShumë”, ku edhe janë duke u mobilizuar për një protestë me datë pesë prill, pikërisht për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike./Telegrafi/

 

 

 

The post Paralajmërime për protestë dhe kundërshtime të shumta për shtrenjtimin e energjisë elektrike – Çfarë vendimi do të merr ZRRE? appeared first on Telegrafi.

Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë

PRISHTINË, 28 mars /ATSH/ Presidenca e Republikës së Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, pasi ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.

Komentet e dërguara sot në ZRRE nga Presidenca e Republikës së Kosovës lidhur me propozimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike mund t’i gjeni më poshtë:

1 nga 5

/KosovaPress/

The post Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani i ndan “Medaljen Presidenciale Ushtarake” Gjeneralit amerikan, Christian Nawrat

28 March 2025 at 14:21

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s, Ariella Viehe, drejtorin në largim të NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat dhe Drejtorin e ri, Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange.

Në takim, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të shteteve anëtare e partnere të saj.

“Duke iu referuar vizitës së fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale dhe e vlerësoi lartë mesazhin e tij në mbështetje të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të Gjeneral Nawrat gjatë mandatit të tij, në një periudhë të ndjeshme për sigurinë e vendit dhe rajonit. Ajo e falënderoi për angazhimin e tij profesional në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe për bashkëpunimin e frytshëm me institucionin e Presidentes.

“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, Presidentja Osmani i ndau Gjeneral Nawrat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndërsa, për Gjeneral Brigade Dr. Sven Lange, Presidentja shprehu besimin e plotë se ai do të vazhdojë me sukses zbatimin e objektivave dhe projekteve të rëndësishme të NALT-it për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n./Telegrafi/

 

The post Osmani i ndan “Medaljen Presidenciale Ushtarake” Gjeneralit amerikan, Christian Nawrat appeared first on Telegrafi.

A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave?

21 March 2025 at 10:49

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pyetur sot nga gazetarët nëse synon që mbetet presidente edhe për një mandat.

Para mediave, Osmani u shpreh se vendimet e saj gjithmonë i ka marrë duke e pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj, prandaj kështu do të veprojë edhe në vazhdim, transmeton Telegrafi.

“Nga viti i ardhshëm, do të diskutojmë për këtë çështje. Për gjatë gjithë karrierës sime politike, kam punuar gjithmonë duke pasur parasysh vetëm  dhe vetëm interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Asnjëherë, asnjë vendim imi politik nuk është bazuar në kalkulime për atë se ku do të jem unë, por vetëm se ku do të jetë Kosova dhe qytetarët e saj. Edhe kësaj radhe, vlerësimi se ku mund të kontribuoj do të bëhet vetëm duke pasur parasysh interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj”, u shpreh presidentja.

Osmani po ashtu deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë e varur nga politika, dhe se nuk varet as tash.

Ajo ritheksoi se do të jetë në shërbim të qytetarëve, për aq kohë sa duan ata.

Ndryshe, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit, më 4 prill të vitit 2021. Pro zgjedhjes së Osmanit kishin votuar 71 deputetë. /Telegrafi/

 

 

 

The post A synon Osmani edhe një mandat si presidente, çfarë tha ajo para mediave? appeared first on Telegrafi.

❌
❌