Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 July 2025 at 08:45

Deputetët do të mblidhen sot për të 42 herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar si kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave ata kanë propozuar që votimi nga i hapur të kalojë në të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohen në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.
PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.

Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë as votat për formimin e Qeverisë, për çka kanë thënë se nevojitet marrëveshje politike. Megjithatë, në LVV kanë thënë se kjo duhet provuar duke votuar fillimisht konstituimin e Kuvendit.

Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i dërgohet Kushtetuese se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri më afatin e paraparë prej një muajsh.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret.

The post Ngërçi politik/ Sot tentativa e 42-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi politik në Kosovë/ Dështimi i konstituimit të Kuvendit, flet eksperti: Gjykata Kushtetuese nuk i dha zgjidhje…

4 July 2025 at 20:42

Pula theksoi se Gjykata Kushtetuese minimumi që mund të bëjë, është që të udhëzojë deputetët që t’i japin zgjidhje kësaj situate.

Njohësi i çështjeve politike, Shqiprim Pula, në një intervistë televizive tha se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk i ka dhënë zgjidhje kolapsit politik në vend.

Shqiprim Pula:

“Do të thosha dhe fatkeqësi, në periudhën kohore që po kalojmë si Kosovë, si institucione dhe si shoqëri. Gjykata kushtetuese nuk ofroi një zgjidhje juridike për problemin politik të republikës së Kosovës. Pra e vetmja pikë e aktgjykimi përjashtimisht, ajo çfarë do të duhej të jepte zgjidhje kësaj problematike nuk duhej të ishte aty, e vetmja zgjidhje ishte një afat kohor prej 30-ditësh. Por se si të përmbyllet kjo saga konstituive, nuk është dhënë nga ana e gjykatës kushtetuese. Praktikisht Gjykata Kushtetuese nuk ka sqaruar nëse kalimi nga votimi i fshehtë në votimin e hapur është i ligjshëm apo jo.

Nëse ushtrimi i detyrës së funksionit të të disa deputetëve të cilët njëkohësisht janë ministra në detyrë, këtë nuk e ka sqaruar. Kjo natyrisht ka qenë një temë e diskutuar prej kohësh. Dhe po ashtu nuk ka sqaruar se cila është procedura që duhet ndjekur nga ana e deputetëve, për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike. Faktikisht gjykata kushtetuese në fatkeqësinë e kësaj ngjarjeje, nuk e ka mbrojtur kushtetutën, nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj problematike dhe rrjedhimisht nuk e ka zgjidhur ngërçin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.”

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Dështimi i konstituimit të Kuvendit, flet eksperti: Gjykata Kushtetuese nuk i dha zgjidhje… appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja Osmani priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Kosovë

2 July 2025 at 22:10

Presidentja Osmani e ka uruar edhe një herë Prattipatin për këtë festë, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve ndër vite. Gjatë bisedës, Osmani dhe Prattipati folën edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi vjen një ditë pas pritjes zyrtare të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Njoftimi i Presidencës:

“Presidentja Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt mbrëmë në ambasadën amerikane, Presidentja Osmani e uroi edhe një herë znj. Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”.

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja Osmani priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.

“Kryesues respektoje Kushtetutën”, “Për komision propozojmë Albin Kurtin”, “Regjia ju lutem ndërpriteni” – Kuvendi mes dështimit dhe ironisë

1 July 2025 at 11:36

Kuvendi i Kosovës nisi sot me kërkesën e kryesuesit Avni Dehari për dhënien e emrave nga partitë politike për Komisionin Zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra pasi doli në foltore kërkoi nga Dehari të respektojë Kushtetutën.

“Kryesues po të bëjmë tirrje edhe njëherë respektoni Kushtetutën…”, tha Deliu.

“Regjia të lutem ndërpritja mikrofonin”, tha Dehari.

“Kryesues ju lutem zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kthehuni në rend dite”, tha më pas deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ndërkaq, pas kësaj reagoi sërish kryesuesi Dehari “Regjia, ju lutem le të ndërpritet”.

Ndërkaq, Time Kadrijaj nga AAK me ironi propozoi për anëtar të Komisionit, Albin Kurtin.

“Ne si Aleancë kemi ndryshua qëndrim, na vjen keq.. e kemi një emër për Komision… dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti”, tha ajo me ironi.

Ndryshe, për të 40-në herë dështoi sot konstituimi i Kuvendit. /Telegrafi/

The post “Kryesues respektoje Kushtetutën”, “Për komision propozojmë Albin Kurtin”, “Regjia ju lutem ndërpriteni” – Kuvendi mes dështimit dhe ironisë appeared first on Telegrafi.

Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

By: Ardit
30 June 2025 at 19:02

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës, duke thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet peng dhe se bllokada po e cenon rendin demokratik. Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas mbajtës së zgjedhjeve parlamentare, […]

The post Kosovë/ Organizatat të shoqërisë civile u bëjnë thirrje partive ta zhbllokojnë ngërçin në Kuvend appeared first on BoldNews.al.

Ngërçi politik/ Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

21 June 2025 at 08:39

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Tashmë seancat janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

The post Ngërçi politik/ Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi politik/ 32 tentativa të dështuara, reagon Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

16 June 2025 at 10:54

Në një deklaratë për media, Kurti iu referua pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014, sipas të cilës çdo deputet është i detyruar të votojë  pro, kundër ose të abstenojë  gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër deputetët që bojkotuan votimin gjatë vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje politike të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës.

“Kjo është jo vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve,” theksoi Kurti. Ai sqaroi se pas konstituimit, përgjegjësia e Kuvendit do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik. Ai sugjeroi përdorimin e votimit të fshehtë, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Ju bëj thirrje deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Ne e respektojmë aktgjykimin  por për ta respektuar, duhet ta kemi së pari,” përfundoi Kurti.

Ky apel vjen në një moment kur procesi i konstituimit të Kuvendit është në fokus dhe ka shkaktuar debate dhe tensione në skenën politike të Kosovës.

The post Ngërçi politik/ 32 tentativa të dështuara, reagon Kurti: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës appeared first on Sot News | Lajme.

“Pjesëmarrja, shqetësuese”/ Sërish dështimi i seancës reagon ashpër deputeti i LDK-së: LVV s’ka interes për zhbllokimin

15 June 2025 at 13:25

Deputeti i LDK-së, Paris Guri e quajti “shqetësues” numrin e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, që u ndërpre sot për herë të 32-të.

Guri tha se LVV-ja tashmë nuk kanë interes as të marrin pjesë në seancë.

“Siç po e shihni, është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendi dhe të zhbllokohet kjo situatë. Kryeministri në detyrë, partia Vetëvendosje, përveçse nuk kanë interes për zhbllokimin e kësaj situate, ata tashmë nuk kanë interes as me pjesëmarrje në seancën e Kuvendit. Kështu që është jashtëzakonisht shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancat e Kuvendit”, tha ai.

The post “Pjesëmarrja, shqetësuese”/ Sërish dështimi i seancës reagon ashpër deputeti i LDK-së: LVV s’ka interes për zhbllokimin appeared first on Sot News | Lajme.

“I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë

15 June 2025 at 13:16

Vlora Çitaku kërkoi që presidentja Vjosa Osmani ta marrë “një rol më aktiv” për ta zgjidhur ngërçin politik. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës tha se “zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë”, ndërsa u ndal të flasë para gazetarëve pas dështimit të 32-të të konstituimit të Kuvendit.

“Në këtë rast, zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë. Mirëpo, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe Presidentes që të marrë një rol më aktiv, sepse në kuadër të kompetencave të saj është edhe mbarëvajtja dhe funksionimi demokratik i institucioneve”, tha ajo.

Deputetja tha se LVV-ja po e mban të bllokuar Kuvendin.

“Kjo është një pengmarrje klasike. Psrtia Demokratike e Kosovës ka ofruar alternativë, ndonëse ne nuk e kemi asnjë detyrim që të votojmë kandidatin e LVV-së pa shumicë parlamentare. Megjithatë, për hir të zhbllokimit të situatës, ne kemi ofruar alternativë duke i propozuar Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një nga 40 deputetët e tjerë që nuk kanë qenë pjesë e qeverisë”, tha Çitaku.

Duke iu përgjigjur kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku tha se zgjidhja “nuk varet” nga partitë tjera.

“Ne nuk votojmë nën diktat. Nuk mund të votohet një kryetar Kuvendi nën diktat, pa marrëveshje politike. Kjo është tërësisht e paprecendent. Është pengmarrje. Kjo, për t’ua thjeshtësuar, është sikur unë të vijë me ju në kutinë e votimit dhe me diktat t’ju imponojë kë ta votoni ju, pa asnjë lloj marrëveshje politike”, tha ajo.

The post “I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë appeared first on Sot News | Lajme.

“Kurti po shkel ligjin me dy këmbë”/ Ngërçi politik në Kosovë, shpërthen analisti: Inatet politike i kanë kaluar të…

13 June 2025 at 13:42

Në lidhje me ngërçin politik, në Kosovë, analisti Visar Dili i ftuar në një studio televizive u shpreh se inatet politike i kanë kanë kaluar limitet e tyre. Deputetët në Kosovë vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja.

“Inatet politike i kanë kaluar të gjitha limitet. Ata nuk kanë një marrëveshje për të arritur konstituimin e Kuvendit. Me kushtetutë është e pamundur që një person të jetë njëherësh edhe deputet edhe kryeministër. Kurti në sencën e 15 prillit dha dorëheqjen me anë të letre nga posti i kryeministrit. Në këtë rast ai është vetëm deputet. Albin Kurti po shkel ligjin me dy këmbë. Por jetojmë në Kosovë dhe këtë lloj sistemi kemi”, tha Dili.

Më tej ai tha se presidentja Vjosa Osmani i ka duart e lidhura dhe nuk mund ta nxjerr vendin nga ky ngërç.

“Sa i përket presidentes, roli i saj është i vakët pasi vjen nga zgjedhja e drejtpërdrejtë nga partitë politike. Mendoj që në të ardhmen zgjedhja e presidentit të mos të bëhet në këtë mënyrë. Për shembull mund të zgjidhet me anë të votës së qytetarëve. Osmani i ka duart e lidhura dhe nuk mund ta nxjerr vendin nga ky ngërç”, theksoi analisti.

The post “Kurti po shkel ligjin me dy këmbë”/ Ngërçi politik në Kosovë, shpërthen analisti: Inatet politike i kanë kaluar të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet gazetari: Pritet vendimi i…

10 June 2025 at 12:48

“Zgjidhja për “ngërçin” politik në Kosovë, për shkak se nuk po arrihet konstituimi i Kuvendit, ka mbetur te Gjykata Kushtetuese”, është shprehur gazetari Shkodran Hoti, i ftuar në një studio televizive. Ai thotë se zakonisht vendimmarrjet e Kushtetueses zgjasin dhe ndoshta do të duhet më shumë kohë. Nga ana tjetër, gazetari tha se presidentja Vjosa Osmani ka vendosur 12 tetorin si datën e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që për ngërçin në Kuvend nuk ka bërë asnjë lëvizje të re.

Kjo çështje është dërguar në Kushtetuese nga AAK.

“Janë dy procese të ndara që nuk interferojnë te njëra-tjetra. Tingëllon e çuditshme që tani po merremi me zgjedhjet lokale ndërkohë që nuk është përmbyllur akoma ajo që ka dalë nga zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhjet lokale po mbahen në afatin e rregullt, ka pasur dakordësi të presidentes me partitë politike ndërkohë që nuk ka pasur lëvizje të re për të dalë nga kriza.

Tani gjithçka mbetet sa i përket bllokadës së kuvendit është vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas kërkesës së AAK, sa i përket zgjedhjeve lokale tani do të fillojë fushata sipas afateve që parashihen ndërkohë që partitë kanë filluar të propozojnë kandidatët e tyre për komunat e Kosovës. Zakonisht vonojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk mund të parashohim se kur do të japë vendim dhe për më tepër nëse do të jetë edhe zgjidhje për shkak se është një gjë që kushtetuta nuk e specifikon në terma shumë praktik prandaj mund të jetë prapë problematike edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Hoti.

Por a e dëmton Kosovën ky ngërç në raport me dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet me BE? Hoti tha se pasojat mund të jenë të shumëfishta, dhe mund të shkaktohet edhe një krizë ekonomike.

“Mendoj se ka pasoja të mëdha për shkak se jemi në një situatë të tillë kur qeveria nuk është në nivelin e kompetencave të plota të saj ndërkohë që prej faktorit ndërkombëtar bëhet thirrje që të ecet para me procesin e dialogut për të cilin pala jonë nuk është gati dhe nuk ka interes. Duke qenë në një situatë të tillë, ku parlamenti nuk ekziston, rrjedhimisht nuk ka as kërkim të llogaridhënies dhe është pasojë tjetër institucioneve tona,. Në anën tjetër në raport me masat ndëshkuese mund të kemi telashe përderisa qeveria në detyrë…Pra rreziqet janë të shumëfishta duke marrë parasysh edhe krizën ekonomike që po paralajmërohet dita ditës. “, thotë ai.

The post “Mund të ketë pasoja në dialogun me Serbinë dhe BE”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet gazetari: Pritet vendimi i… appeared first on Sot News | Lajme.

Konstituimi i Kuvendit në ngërç, Presidenca ka gati një draft për ta dëguar në Kushtetuese

10 June 2025 at 09:58

Kosova aktualisht ndodhet në një ngërç politik, për shkak të 29 përpjekjeve të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Dështimi i njëpasnjëshëm i seancave konstituive, jo vetëm që ka bllokuar formimin e institucioneve të reja, por ka paralizuar funksionimin demokratik të shtetit dhe ka rritur ndjeshëm pakënaqësinë e qytetarëve ndaj klasës politike.

Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft që do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar presidentja Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth mundësive për të gjetur një zgjidhje.

Por, as ky takim nuk është që solli ndonjë rezultat.

Kupina tha se ftesa për takime të tilla vlen ende nëse kanë interesim liderët e partive politike.

“Pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, Presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike”, u shpreh Kupina.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/

The post Konstituimi i Kuvendit në ngërç, Presidenca ka gati një draft për ta dëguar në Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Pse nuk u takua më presidentja Osmani me liderët e partive e as nuk iu drejtua Kushtetueses?

9 June 2025 at 22:51

“Ky është vetëm takimi i parë”. Kështu kishte deklaruar më 15.05.2025 presidentja Vjosa Osmani pas takimit me liderët e partive parlamentare për të gjetur zgjidhje përballë ngërçit politik për konstituimin e Kuvendit.

Presidentja në konferencë për media pas këtij takimi kishte thënë se në takim kishte disponim minimal, por që takimet do të vazhdojnë qoftë edhe individualisht.

Që nga 15 maji kanë kaluar 25 ditë, por nuk ka pasur takim tjetër në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, tha se takim tjetër ka pasur pas 15 majit – ai për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Edhe në këtë takim, sipas Kupinës, presidentja ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj.

“Nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike” – ka deklaruar Kupina për KALLXO.

Pas takimit të 15 majit, për media nuk ishte deklaruar kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tre kryetarët e partive, të cilët në legjislaturën e kaluar ishin opozitë, kishin folur për media.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kishte thënë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Megjithatë, ai e kishte parë takimin si një hap para dhe një përpjekje shtesë nga përfshirja e presidentes për të gjetur rrugëzgjidhje.

“Kjo krizë nuk është procedurale, është politike. Andaj, duhet të kishte zgjidhje politike. Por, nëse kjo qasje autoritare vazhdon, do të bëjmë çmos për të gjetur zgjidhje” – kishte thënë Krasniqi më 15.05.2025.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit kishte deklaruar se partitë qëndruan në pozicione paraprake, që i bie se nuk kishte iniciativë për zgjidhje.

“Më së paku iniciativë nga partia e parë. Dy partitë e tjera patën përafrim, por pa partinë e parë nuk mund të lëvizim” – kishte deklaruar Abdixhiku para mediave më 15.05.2025.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit të përbashkët me presidenten Osmani dhe kryetarët e partive politike kishte thënë se ka paraqitur në takim qëndrimin që e ka thënë tash e sa kohë: “që të ndërrohet emri i kandidates”.

“Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues” – kishte thënë ai më 15.05.2025.

Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese

Gjatë konferencës për media më 15 maj, presidentja Osmani ka folur edhe për çështjen e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së konstituimit të Kuvendit.

“Ajo që kam shprehur para liderëve është që jam e gatshme, që nëse ka pajtim nga ana e tyre, unë nuk kam problem që ta dërgoj këtë në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk patën ndonjë kundërshti” – kishte deklaruar Osmani më 15.05.2025.

Megjithatë, deri më tani nuk ka njoftim nga Presidenca e Republikës së Kosovës se një hap i tillë është ndërmarrë.

Këshilltari Kupina për këtë çështje tha se ekipi ligjor i presidentes e ka përgatitur një draft të lëndës që mund të adresohej në Gjykatën Kushtetuese.

Ky draft, megjithatë, nuk është dërguar ende. Kjo për shkak se Presidenca po pret aktgjykimin e Kushtetueses rreth pranueshmërisë së kërkesës të cilën e ka dërguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë” – ka deklaruar Kupina.

Shefja e grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, më 12.05.2025, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

“Raporti është hartuar nga ekspertë të AAK-së dhe kërkuam që kjo çështje të trajtohet me prioritet. Konsiderojmë se është shkelje ligjore. Po zhvleftësohet edhe Kuvendi dhe konsiderojmë që po shkelet edhe Kushtetuta. I lutëm akterët që ta trajtojnë me prioritet, ndoshta edhe me masë të përkohshme që të ndalohet mbajtja e seancave derisa Gjykata ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim” – kishte deklaruar Kadrijaj para mediave.

Pas dorëzimit të lëndës në Kushtetuese kishte reaguar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka konsideruar se “loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet” dhe “seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë shtetërore”.

“Dëmet nga bllokada që po i bëhet konstituimit të Kuvendit ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.” – ka shkruar Haradinaj.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës.

Më 09.06.2025 ka dështuar për herën e 29-të konstituimi i Kuvendit.

Seanca që ka nisur më 15.04.2025 po vazhdon pa asnjë rezultat e tash e 29 herë. Përpjekja e radhës do të nisë në orën 11:00 të datës 11.06.2025.

Kjo seancë ka mbetur në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Seanca është vazhdim i ndërprerjes së vazhdueshme për shkak të pamundësisë për të krijuar komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post.

Megjithatë, ajo nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave në asnjërën nga herët kur është proceduar në votim.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 09.02.2025.

The post Pse nuk u takua më presidentja Osmani me liderët e partive e as nuk iu drejtua Kushtetueses? appeared first on Telegrafi.

Sot tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

By: user7
4 June 2025 at 08:11

Kuvendi i Kosovës do të tentojë ditën e sotme për herë të 26-të të kalojë ngërçin politik dhe të konstituojë këtë institucion. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:30. Seanca e 25-të dështoi sërish pasi nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve -Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe, ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

The post Sot tentativa e 26-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

“Nuk duhet të tregohen kokëfortë”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet analistja: ‘Fatura’ i shkon Lëvizjes Vetëvendosje

26 May 2025 at 13:12

Në lidhje me këtë ngërç politik në Kosovë, analistja Magbule Shkodra shprehet se fatura për këtë krizë i shkon Lëvizjes Vetëvendosje. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të dielën (25 maj) për herë të 21-të radhazi ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

“Kosova është në një krizë politike për shkak të moskonstituimit të Kuvendit. Ne kemi ngecur në zgjidhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje ka edhe 47 deputetë të tjerë që mund të propzojë”, tha Shkodra.

Më tej analistja nënvizon se çështja e votimit të fshehtë sipas LVV është që deputetët të votojnë Albulena Haxhiun.

“Në lidhje me votimin e fshehtë ka spekulime se 4 deputetët të Listës Serbe janë gati të votojnë Haxhiun”, shtoi analistja ndërsa theksoi se çelësi për zgjidhjen e kësaj situate është Gjykata Kushtetuese.

Shkodra nënvizoi dhe se kjo krizë po sjell shumë probleme për Kosovën dhe për këtë çështje ishte dakord me deklaratën e shpreh ish-presidenti Fatmir Sejdiu në rrjetet sociale ku ndër të tjera ky ngërç do të sjell edhe dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të Kosovës.

“Ka shumë marrëveshje që duhet të ratifikohen. Jemi duke shkuar drejt dështimit. LVV nuk duhet të jenë kokëfortë, por të japin një propozim të ri. Kurti thotë se situata është e mirë, por nuk është kështu. Nesër kemi shfaqjen e 22-të, dhe ata po mundohen të maskojë situatën përmes votimit të fshehtë”, tha Shkodra.

The post “Nuk duhet të tregohen kokëfortë”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet analistja: ‘Fatura’ i shkon Lëvizjes Vetëvendosje appeared first on Sot News | Lajme.

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani: Duhet gjetur një zgjidhje

By: user7
16 May 2025 at 11:16

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për ngërçin politik në Kosovë, nga Tirana ku po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian. Osmani pohoi se po humbasin kohë teksa shtoi se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë për të vendosur kreun e Parlamentit.

“Populli kosovar ka shumë pritshmëri. Duhet gjetur patjetër një zgjedhje për të vendosur se kush do të jetë kryetari I Parlamenti she kush do të jetë qeveria e zgjedhur. Do të ketë një zgjidhje shumë shpejtë sepse është në interes të popullit. Parlamenti duhet të marrë vendime të rëndësishme dhe po humbasim duke mos pasur rezultate”, tha Osmani.

The post Ngërçi politik në Kosovë, Osmani: Duhet gjetur një zgjidhje appeared first on Lapsi.al.

Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis konsultimet me liderët e partive

By: user 11
15 May 2025 at 09:01

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të nisë sot takimet me liderët e partive, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik. Në ditën kur deputetët do të mblidhen për vazhdimin e 16-të me radhë të seancës konstituive, Osmani do t’i presë liderët në presidencë.

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike që janë ftuar nga presidentja kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen ftesës. Takimet është paralajmëruar se do të nisin në orën 13:00. Kjo nuk është nisma e parë për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik.

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Osmani nis konsultimet me liderët e partive appeared first on Lapsi.al.

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë

By: user7
10 May 2025 at 14:07

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai fitues absolut apo relativ, Kuvendi themelohet nga të gjithë dhe bashkë; nga vendi i parë së bashku me vendin e dytë, tretë dhe pakicat serbe dhe joserbe”, tha Kurti të shtunën duke folur në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa Kuvend funksional, pasi deputetët kanë dështuar trembëdhjetë herë radhazi deri tani ta konstituojnë Kuvendin e ri.

Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke i fituar 48 ulëse, 13 më pak se të paktën 61 të nevojshme për të qeverisur e vetme.

Megjithëse janë thirrur dhjetëra seanca për konstituimin e Kuvendit, ndarjet politike kanë penguar vazhdimisht këtë proces.

Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e kryetares së Kuvendit.

Haxhiu shihet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si një “figurë përçarëse”, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) thotë se nuk do ta mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Por, Kurti – një ditë para seancës së radhës të dielën, e përsëriti se Vetëvendosje nuk e ka ndër mend të sjellë kandidat tjetër pos Haxhiut.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu, ndërsa të tjerët lë ta propozojnë kandidatin e tyre kur t’u takon atyre. Neve si fitues të zgjedhjeve na takon pozita e kryetarit”, tha Kurti.

Haxhiu dështoi në gjashtë seanca t’i merrte më shumë se 57 vota dhe pas kësaj, në seancat pasuese, kryesuesi i seancës – që vjen nga Vetëvendosje – propozoi formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.

Kurti i kritikoi partitë parlamentare – PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe – që nuk po marrin pjesë në votim, duke e bërë të pamundur formimin e komisionit.

“Ne nuk kemi bllokuar, sepse ne e kemi propozuar kandidatin tonë. Sikur mos ta bënin, do të ishim bllokues. Ne nuk kemi bllokuar, sepse kemi votuar për, bllokues janë ata që votojnë kundër ose nuk votojnë fare për ta pamundësuar kuorumin”, shtoi Kurti.

“Nuk ka krizë institucionale apo politike në Kosovë”

Dështimet e njëpasnjëshme për ta konstituuar Kuvendin e ri e kanë thelluar ngërçin politik të vendit, duke ngritur shqetësime për paralizë institucionale dhe shihen si test për pjekurinë shtetërore të Kosovës.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, tha për Radion Evropa e Lirë se kriza aktuale dhe paraliza politike e krijuar në Kosovë duhet të shërbejë si një nxitje për të rimenduar dhe rindërtuar kulturën politike.

Ai theksoi se ky është një test i pjekurisë së Kosovës si shtet, dhe i aftësisë për ndërrim të qeverive dhe pushteteve pa ndërhyrje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Është paradoksale që partitë aktuale kanë kërkuar pavarësimin e Kosovës nga mbikëqyrja ndërkombëtare, por tani po e kanë të vështirë ta bëjnë atë funksionale dhe të vetëqëndrueshme”, tha Visoka.

Por, Kurti i hodhi poshtë këto vlerësime, duke thënë se Kosova ka institucione funksionale.

“Në Kosovë nuk kemi krizë institucionale e as politike, Në Kosovë kemi njëfarë vakumi kushtetues. Nuk kemi krizë sepse mekanizmat dhe institucionet e shtetit funksionojnë”, tha Kurti.

“Kosova ka Qeveri, ka kryeministër dhe ka ministra në detyrë, por Kosova nuk ka Kuvend. Nuk mund të ketë Qeveri të re pa Kuvend të ri”, shtoi ai.

Pavarësisht disa lëvizjeve së voni për ta zhbllokuar ngërçin, nuk ka asnjë marrëveshje mes partive parlamentare.

LDK-ja, e cila doli e treta duke i fituar 20 ulëse, e ka hedhur poshtë ofertën e Vetëvendosjes për koalicion qeverisës.

Në vend të kësaj, lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar formimin e një qeverie kalimtare mes partive parlamentare deri në emërimin e presidentit të vendit, pra në prillin e vitit 2026, kur presidentes së tanishme Vjosa Osmani i mbaron mandati.

Derisa Vetëvendosje e ka kundërshtuar menjëherë idenë e një qeveri të tillë, partitë e tjera parlamentare kanë shprehur vullnet për të biseduar.

Kurti e përsëri të shtunën qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se “ne duam qeveri funsionale jo tranzitore”./ REL

The post Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë appeared first on Lapsi.al.

Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes!

By: Oldi
7 May 2025 at 08:35

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë […]

The post Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes! appeared first on BoldNews.al.

Ngërçi politik, sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

By: user7
7 May 2025 at 08:36

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 12-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes së cilës i ka ftuar në koalicion qeverisës. Pas kësaj letre, të martën është mbledhur kryesia e LDK-së ku Abdixhiku propozoi një qeveri tranzicionale, duke refuzuar kështu koalicion qeverisës vetëm me LVV.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e 11 të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës.

The post Ngërçi politik, sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌