Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës

By: V K
13 July 2025 at 07:52

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.

Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.

Aktualisht, konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

The post Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet sërish, afron afati i Kushtetueses

By: fra nc
9 July 2025 at 12:22

Përpjekja e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar kështu seancën e 44-të plenare pa rezultat. Deputetët u mblodhën këtë 9 korrik, në një tjetër tentativë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por mbeten të ndarë dhe pa marrëveshje.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me koalicionet “Guxo” dhe “Alternativa”, nuk ka arritur ende të sigurojë 61 votat e nevojshme. Për më tepër, kërkesa e tyre për votim të fshehtë po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare, duke e thelluar edhe më tej ngërçin institucional.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar disa takime me liderët politikë, si të përbashkëta ashtu edhe individuale, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje. Megjithatë, deri tani nuk është arritur ndonjë kompromis që do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve të reja.

Ky bllokim vjen pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u ka kërkuar deputetëve të përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda afatit përfundimtar më 26 korrik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet sërish, afron afati i Kushtetueses appeared first on Euronews Albania.

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit

By: user7
9 July 2025 at 12:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 44-të që të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL

The post Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, zhvillohet sot seanca e 44-të

By: user7
9 July 2025 at 08:13

Sot, bëhet përpjekja e 44‑të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por sipas zhvillimeve të deritanishme, nuk pritet ndonjë ndryshim thelbësor në raport me seancat e mëparshme. Asnjë nga seancat e mëparshme nuk ka përfunduar me sukses për shkak të pamundësisë për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Në seancën e fundit, e cila u mbajt me vonesë pas një alarmi të rremë për bombë, dështoi sërish miratimi i komisionit për votim të fshehtë. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, duke insistuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Këtë kërkesë po e kundërshtojnë partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat refuzojnë të propozojnë anëtarët për komisionin dhe e akuzojnë Vetëvendosjen për mungesë bashkëpunimi. Ngërçi politik ka nxitur shqetësime si në skenën vendore, ashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar përgjegjësi nga deputetët dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi nuk formohet së shpejti. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga aktgjykimi i 26 qershorit, pa specifikuar pasojat e mosrespektimit të këtij afati.

Kjo situatë po shkakton vakum institucional, duke ndikuar jo vetëm në punën e Kuvendit, por edhe në funksionimin e përgjithshëm të institucioneve të vendit.

The post Përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, zhvillohet sot seanca e 44-të appeared first on Lapsi.al.

Kosovë/ Mandati i deputetëve në rrezik? Konstituimi i Kuvendit dështon prapë

7 July 2025 at 11:56

Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare – përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe – refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën.

Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë.

Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Në seancën e 7 korrikut që zgjati vetëm pak minuta, deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dolën në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes që t’i japë fund, siç e quajtën ata, “cirkut politik” – gjë që shtyu kryesuesin e seancës, Avni Dehari, të kërkojë ndërprerjen e fjalës së tyre.

Skenar i ngjashëm u zhvillua edhe në seancën e parafundit më 5 korrik, porse ajo u mbajt me disa orë vonesë, për shkak të, siç u tha, një kërcënimi me bombë në Kuvend, që doli të ishte i rremë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosovë/ Mandati i deputetëve në rrezik? Konstituimi i Kuvendit dështon prapë appeared first on Euronews Albania.

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

By: user 11
5 July 2025 at 21:55

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës më të lartë të vendit që i detyron ata të formojnë institucionin ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.

Vazhdimi i seancës konstituive – që u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rremë për bombë – zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 5 korrik. Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.

Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e sotëm të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.

Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.

Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit po soset.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./ REL

The post Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Dështon për herë të 42-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PRISHTINË, 5 korrik /ATSH/ Për herë të 42-të me radhë, ka dështuar këtë të shtunë mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Seanca ishte parashikuar të mbahej sot në orën 11:00, por nuk arriti të zhvillohej për shkak të një kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, i raportuar pak para fillimit të saj.

Pas njoftimit të kërcënimit, Policia e Kosovës urdhëroi menjëherë largimin e deputetëve nga Kuvendi.

Ata u rikthyen në ulëset e Kuvendit rreth orës 20:00 të mbrëmjes për ta vazhduar mbajtjen e seancës konstituive.

Pas fillimit të saj, kryesuesi i seancës konstituive nga Lëvizja Vetëvendosje, Avni Dehari i ka ndërprerë fjalën deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, duke kërkuar nga regjia që t’ia ndalë mikrofonin.

Musliu kërkoi në emër të PDK-së që Kuvendi dhe seanca të kthehet në rend të ditës.

Ndërkaq, Dehari tha se mikrofoni nuk duhet të keqpërdoret por të shfrytëzohet për të kontribuar në zgjidhjen e ngërçit politik.

Sonte ka dështuar për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

/KosovaPress/

The post Dështon për herë të 42-të seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti dhe liderët e partive nuk arrijnë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

PRISHTINË, 28 qershor /ATSH/ Krerët e partive politike në Kosovë nuk kanë arritur sot marrëveshje për dalje nga bllokada për konstituim të Kuvendit, as pas një takimi që ka zgjatur mbi dy orë.

Takimin e ka thirrur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Takimi është zhvilluar pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Kryeministrin në detyrë Albin Kurti deklaroi pas takimit se ka bërë dy propozime.

I pari ka të bëjë që Albulena Haxhiu tërhiqet nëse dështon në votimin e parë të fshehtë. Ndërsa propozimi i dytë ishte marrëveshje për të rrezuar së bashku komisionin për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë dhe më pas të votojnë përmes votimit të hapur në pako për kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Ai tha se këto janë dy kompromiset që i ofroi Lëvizja Vetëvendosje. Kurti tha se takimi ia ka vlejtur sepse u sqaruan disa gjëra, ndër to edhe keqinterpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga PDK dhe LDK.

Sipas Kurtit, votimi i fshehtë nuk është antikushtetues në bazë të këtij vendimi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë pas takimit se Kurti, ndonëse e ka thirrur takimin, ai nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Morëm pjesë me vullnetin më të mirë për të gjetur zgjidhje, ndonëse në të njëjtën kohë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër farsë publike sesa substancial. Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua”, ka thënë ai të shtunën, pas një takimi që ka zgjatur mbi dy orë.

“Insistimi në pozicionet paraprake e bën të pamundur lëvizjen nga kjo gjendje”, ka thënë ai para mediave.

Abdixhiku ka thënë se Kosova do të vazhdojë të mbetet në krizë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka quajtur ftesën e Kurtit si aktrim “për të përmbushur një obligim” që i ka dhënë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Përkundër faktit që situata nuk është e njëjtë pas aktgjykimit, Kurti është i njëjtë, dhe qëndrimet e tij janë të njëjta”.

“Ne kërkuam shumë qartë dhe shumë drejtë me aktgjykim që të mos vazhdojmë me arbitraritetin e 20 seancave të fundit me kërkesën për komision për votim të fshehtë, por ta kthejnë pikën për votim të hapur për kandidaten. Është çështje e tyre se a e ndërrojnë emrin. Ata e dinë ofertën që ua kemi dhënë nga fillimi, këdo që nuk ka qenë ministër apo ministre edhe mund ta votojmë. Duket se kjo nuk do të ndodhë”.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë se nuk ka konsensus mes partive politike dhe që LVV-ja nuk e ka pranuar asnjë propozim të ofruar nga partitë tjera.

“Nëse edhe nesër i vazhdojmë praktikat e njëjta, ata po e shkelin me qëllim Kushtetutën”, ka thënë ajo, duke insistuar që të mos votohet më për formim të një komisioni për votim të fshehtë për votim të të nominuarës për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se krizat sikurse këto, zgjidhen vetëm me marrëveshje politike.

“Si takim mendoj që është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin edhe takime tjera. Natyrisht, takimi i parë është i vështirë. I ftova të gjithë të fokusohemi në marrëveshje politike. Aktgjykimi është aty ku është, e interpretojnë profesionistët. Shpresoj të kemi takime tjera”.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të dalin nga interesat partiake, “në të mirë të Kosovës”.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Kjo e fundit, pra mënyra e ndryshimit të votimit, për partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, është veprim jokushtetues.

Deputët e legjislaturës së re i kanë mbajtur 38 seanca prej 15 prillit, në tentim për të konstituuar Kuvendin, por nuk kanë pasur sukses. /REL/

The post Kurti dhe liderët e partive nuk arrijnë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit

PRISHTINË, 28 qershor /ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ka pritur sot në takim krerë të subjekteve tjera politike, në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Në takim po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive të mëdha politike shqiptare si dhe disa të pakicave.

Kuvendi vazhdon të mos jetë plotësisht i konstituuar pasi partitë politike nuk kanë arritur pajtueshmëri për emrin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje – si fituese e më së shumti votave në zgjedhje – për pozitën e kryeparlamentarit, si dhe për ndryshimin e mënyrës së votimit nga të hapur në të fshehtë.

Takimi i së shtunës zhvillohet pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur një aktvendim të enjten që i detyron deputetët të finalizojnë procesin e konstituimit më së largu deri më 26 korrik.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.

Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet qeveria e re. /REL/

The post Kurti takon krerët e partive politike në kërkim të konsensusit për konstituim të Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kushtetuesja përcaktoi 30 ditë afat, tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user 11
27 June 2025 at 09:29

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni, pas disa seancash të dështuara.

Seanca e fundit e mbajtur të mërkurën ishte vazhdim i asaj të ndërprerë më 23 qershor. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri thirrje që subjektet parlamentare që ende nuk kishin propozuar anëtarë për Komisionin Zgjedhor, i cili ka për detyrë organizimin e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, ta bënin këtë. Megjithatë, ato nuk paraqitën kandidatura.

Pavarësisht mungesës së propozimeve të reja, Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit bazuar në emrat e propozuar më herët. Nga 92 deputetë të pranishëm, 52 votuan pro, pa vota kundër apo abstenime.

Pas këtij hapi, Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe caktoi rifillimin e saj për sot, e premte, më 27 qershor, në orën 11:00.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar një aktgjykim ku thekson se seanca konstituive e kësaj legjislature duhet të përfundojë brenda 30 ditëve nga fillimi i saj. Gjykata konstatoi gjithashtu se zhvillimi i seancës që nga nisja e saj më 15 prill dhe vazhdimet e deritanishme nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën, duke përfshirë edhe kalimin e votimit për kryetar Kuvendi nga i hapur në të mbyllur.

Kjo situatë ka nxitur shqetësime për krizën institucionale dhe paralizën funksionale të Kuvendit, me palët politike që ende nuk kanë arritur një marrëveshje për ta përmbyllur këtë proces.

The post Kushtetuesja përcaktoi 30 ditë afat, tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

​Kosovë – Kuvendi sot në tentimin e 38-të për konstituim

PRISHTINË, 27 qershor/ATSH/ Vazhdimi i tridhjetetetë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë do të mbahet sot nga ora 11:00.

Tridhjeteshtatë vazhdimet e deritanishme janë shndërruar në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme në mungesë të numrave nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për kreun e ri të Kuvendit.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime direkte nuk ka marrë votat e mjaftueshme të deputetëve dhe Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojë komision që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehur.

Kjo do të jetë seanca e parë vazhduese pasi Gjykata Kushtetuese përmes një aktgjykimi ka vendosur të enjten, më 26 qershor, që Kuvendi duhet të konstituohet brenda tridhjetë ditësh.

Aktgjykimi i Kushtetueses vjen pasi Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar për interpretim mënyrën e fshehtë të votimit që po kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare e re e Kuvendit.

/Kosovapress/

The post ​Kosovë – Kuvendi sot në tentimin e 38-të për konstituim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user7
25 June 2025 at 09:54

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet ditën e sotme për të 37-në herë për konstituim. Ndonëse nuk ka ndonjë zhvillim të ri që pritet t’i jap zgjidhje ngërçit politik, partitë politike janë në pritje të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votimin për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votim të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

Partitë politike aktualisht nuk po lëvizin nga qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa për partitë tjera, PDK, LDK dhe AAK-në ky emër është i papranueshëm për kreun e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë deklaruar se do të votojnë pro kandidatëve tjerë për kryetar të Kuvendit, por jo për Albulena Haxhiun, ndërkohë LDK ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë emër. Ndryshe, zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë mbajtur më 8 shkurt.

Mbi katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, për shkak të mospajtimit rreth kryeparlamentarit, vendi ka mbetur pa institucione të reja. LDK-ja, që doli e treta në zgjedhje ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Propozimi është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja janë shprehur se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë pra, duke përjashtuar LVV-në. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur në fillim të qershorit se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

The post Tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 36-të

By: user7
23 June 2025 at 12:01

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese i kanë kritikuar partitë parlamentare për keqpërdorim të vakumit ligjor për bërjen e Kuvendit.

Ligjbërësit u mblodhën të hënën, për herë të 36 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prilli dhe u larguan shpejt si rendom pa gjetur zgjidhje për zhbllokimin e ngërçit politik. Ata do të mblidhen përsëri pas 48 orëve, pra të mërkurën e 25 qershorit. Çështja ka ngecur te emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo është hera e 27-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe, nuk propozojnë nga një anëtar për formim të komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur t’i marrë 61 votat e domosdoshme në votim të hapur.

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për konstituimin e Kuvendit dhe ky boshllëk, sipas tij, po keqpërdoret nga partitë politike.

“Hartuesit e Kushtetutës nuk kanë mundur ta parashihnin këtë devjim, këtë destruksion, i cili në suaza normale nuk është dashur të ndodhte”, tha Kryeziu, duke iu referuar bllokimit të procesit.

Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi, dhe ajo këmbëngul vazhdimisht që Haxhiu është figura e duhur, ndonëse për partitë tjera ajo është e papranueshme dhe konsiderohet figurë përçarëse. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”. Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, tha se partitë politike po e shfrytëzojnë boshllëkun kushtetues për të fshehur, siç thotë, “paaftësinë që ka partia që ka fituar më së shumti vota për formimin e institucioneve”. Mungesa e një afati ligjor, sipas tij, ka krijuar hapësirë për luftë të ashpër politike dhe inate partiake.

“Në këtë rast, them se përgjegjësia është e të parit, fituesit relativ, por edhe e të tjerëve, pa dallim, sepse nuk janë të interesuar si klasë politike për shtet dhe institucione, por për pushtet”, tha Baraliu.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur në fillim të qershorit se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it [Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë] si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, janë takuar javë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës./ REL

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, vijon ngërçi, dështon seanca e 36-të appeared first on Lapsi.al.

Vazhdon kriza në Kosovë, Kuvendi dështon konstituimin për të 35-tën herë

By: user 5
21 June 2025 at 12:23

Për të 35-ën herë me radhë nuk është arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Në seancën e kësa të shtune morën pjesë 94 deputetë ndërsa 51 votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e seancës dhe shtyrjen për në datën 23 qershor në orën 11:00, për shkak të mungesës së kuorumit.

Para nisjes së seancës, një grup qytetarësh protestuan para Kuvendit kundër krizës politike që ka lënë vendin pa institucione të formuara.

Debati është fokusuar rreth votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit, kandidature e cila është propozua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate – refuzojnë të mbështesin këtë votim, duke argumentuar se ka shkelje të rregullores dhe nuk pranojnë kandidaturën e Albulena Haxhiut.

Kjo çështje është edhe në proces shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa situata politike mbetet e paqëndrueshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe nisjes së konstituimit më 15 prill, ku secila përpjekje e mëtejshme për formimin e institucioneve ka dështuar.

The post Vazhdon kriza në Kosovë, Kuvendi dështon konstituimin për të 35-tën herë appeared first on Lapsi.al.

Ngërçi politik/ Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

21 June 2025 at 08:39

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Tashmë seancat janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo 48 orë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga kandidatja Albulena Haxhiu për kryeparlamentare, ndërsa partitë tjera kanë theksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për të parën e Kuvendit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar nga LVV të propozojë kandidat tjetër, ndërsa nga LDK kanë theksuar se nuk do të votojnë asnjë kandidat.

The post Ngërçi politik/ Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Sot News | Lajme.

Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit të ri

By: user7
19 June 2025 at 11:08

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur. Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit – nga e hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Teksa vendi ka mbetur pa institucione të reja për mbi katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, së voni LDK-ja – që doli e treta në zgjedhje – ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Ky propozim është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Por, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota – në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje ligjvënësve që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja./REL

The post Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit të ri appeared first on Lapsi.al.

Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user7
19 June 2025 at 08:48

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e sotme do të mblidhen sërish sot në tentativën e 34-të për të konstituar përbërjen e re parlamentare që nga zgjedhjet e mbajtura në shkurt. Edhe në seancën e kaluar dështoi miratimi i propozimit për formimin e Komisionit Zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë përfaqësuesit për këtë komision, por propozimi dështoi sërish. Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares.

Seanca u ndërprerë për të vazhduar pas 48 orësh sot më 19 qershor. Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në kandidaten e saj, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares, e cila nuk po gjen mbështetje nga partitë tjera. Këto parti i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të ndërrojë kandidaten dhe në vend të Haxhiut të kandidohet “një figurë konsensuale”.

The post Sot seanca e 34-tët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Kurti për konstituimin e Kuvendit: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës

By: user 11
16 June 2025 at 11:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kritikuar ashpër deputetët që bojkotuan votimin gjatë vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje politike të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës.

Në një deklaratë për media, Kurti iu referua pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014, sipas të cilës çdo deputet është i detyruar të votojë – pro, kundër ose të abstenojë – gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.

“Kjo është jo vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve,” theksoi Kurti. Ai sqaroi se pas konstituimit, përgjegjësia e Kuvendit do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.

Kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik. Ai sugjeroi përdorimin e votimit të fshehtë, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

“Ju bëj thirrje deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Ne e respektojmë aktgjykimin – por për ta respektuar, duhet ta kemi së pari,” përfundoi Kurti. Ky apel vjen në një moment kur procesi i konstituimit të Kuvendit është në fokus dhe ka shkaktuar debate dhe tensione në skenën politike të Kosovës.

The post Kurti për konstituimin e Kuvendit: Bojkoti i votimit është shkelje e Kushtetutës appeared first on Lapsi.al.

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

By: Ardit
15 June 2025 at 11:56

Deputetët vazhdojnë të dështojnë ta konstituojnë përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Ata u mblodhën të dielën, për herë të 32 radhazi çdo të dytën ditë që nga 15 prill dhe u larguan shpejt si […]

The post Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh appeared first on BoldNews.al.

Kosova ende pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi dështon sërish të konstitohet

By: fra nc
13 June 2025 at 11:43

Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës vazhdon të mbetet i pa konstituuar, ndërsa deputetët nuk arrijnë të zhbllokojnë ngërçin politik që ka lënë vendin pa institucione funksionale.

Seanca e 31-të konstituive, e mbajtur të premten, përfundoi sërish pa rezultat, pasi deputetët nuk arritën të bien dakord për emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Pas kësaj, u vendos që seanca e ardhshme të mbahet më 15 qershor.

Në këtë situatë të tensionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës prezantoi një agjendë 15-pikëshe për formimin e një qeverie të unitetit kombëtar, por propozimi u kundërshtua nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në qendër të bllokimit qëndron kandidatura e Albulena Haxhiut nga Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, e cila nuk ka arritur të sigurojë shumicën prej 61 votash të nevojshme dhe konsiderohet e papranueshme nga partitë e tjera parlamentare.

Po ashtu, është ngritur edhe çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit nga votimi i hapur në votim të fshehtë, e cila është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që disa parti kanë kërkuar pezullimin e seancave deri në vendimin përfundimtar.

Duke parë bllokimin e vazhdueshëm, Vetëvendosje ka propozuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale në tetor, një ide që po diskutohet mes partive, por që shkakton kundërshti dhe ndarje në skenën politike.

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur shqetësimin se vonesat në konstituimin e Kuvendit po dëmtojnë kredibilitetin e institucioneve dhe pengojnë progresin euroatlantik të Kosovës.

Ndërkohë, edhe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti formimin e shpejtë të institucioneve për të siguruar stabilitet dhe mirëqenie për qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova ende pa qeveri 4 muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi dështon sërish të konstitohet appeared first on Euronews Albania.

❌
❌