Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit

By: user7
9 July 2025 at 12:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 44-të që të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Më 9 korrik, ligjbërësit refuzuan sërish që ta formonin një komision të propozuar për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të mërkurën, që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Ato pretendojnë se është jokushtetuese kërkesa e Lëvizjes Vetëvendosje – e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhje – që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, ndërsa LVV-ja ngulmon se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon të ecet përpara.

Seanca konstituive do të vazhdojë të premten e 11 korrikut. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime të hapura t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.

Haxhiu e LVV-së konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./REL

The post Dështon edhe përpjekja e 44-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Dështon instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara

By: V K
7 July 2025 at 14:08

Banka Kombëtare Tregtare, po përballet me një situatë kaosi në sportelet e saj dhe në të gjitha shërbimet bankare, si pasojë e problemeve me instalimin e sistemit të ri qendror.

Për të dytën ditë radhazi, (e premte, 4 korrik dhe e hëna, 7 korrik), klientët kanë hasur ndërprerje vazhdueshme të shërbimeve, duke përfshirë pamundësinë për të kryer veprime në sportele, ATM apo kanalet e tjera të komunikimit me bankën.

Megjithëse BKT njoftoi më 30 qershor se nga data 4 deri më 6 korrik, do të kryente një përditësim të planifikuar të sistemit për një “përvojë bankare më të shpejtë dhe më të sigurt”, realiteti ka qenë i ndryshëm.

Në vend të përmirësimeve të premtuara, klientët janë përballur me një kolaps total të shërbimeve.

“Gjatë kësaj periudhe, disa shërbime do të kenë ndërprerje të përkohshme ndaj ju këshillojmë të kryeni veprimet e rëndësishme përpara mesnatës së ditës së premte”, thuhej në njoftimin zyrtar të bankës. Por edhe pas përfundimit të afatit, situata nuk është normalizuar.

 

 

Ndërkohë, të hënën, BKT deklaroi se sistemi i ri ishte instaluar me sukses, por pamjet dhe dëshmitë nga degët e bankës tregonin të kundërtën.

Skyweb.al, konstatoi radhë të gjata, nervozizëm të klientëve dhe pamundësi për të kryer operacione të thjeshta bankare.

Probleme u hasën në të gjitha pikat: arkat, shërbimi ndaj klientit dhe aksesimi i llogarive.

BKT, është vetëpërshkruar në mënyrë të vazhdueshme si “banka më e mirë në Shqipëri”, duke marrë çmime që shpesh shihen si të porositura dhe duke investuar në PR agresiv.

Por situata aktuale, sipas shumë klientëve, tregon një realitet ndryshe: një sistem bankar në rënie të lirë.

Simptomat e një degradimi të rrezikshëm në sistemin bankar:

Paraja: Rritja e fitimeve të bankave, është mbështetur më shumë në qarkullimin masiv të parasë në ekonomi, sesa në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve.

Punonjës të pakualifikuar: Emigrimi i të rinjve dhe pagat e ulëta në sektorin bankar, kanë sjellë mungesë të aftësive profesionale në sportele, duke rënduar më tej përvojën e klientëve.

Largimi i brandeve europiane: Banka nga vende të BE-së janë larguar nga tregu shqiptar, duke ulur standardet dhe konkurrencën.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem më të thellë dhe më shqetësues: mungesën e vizionit për të ndërtuar një sistem bankar që i shërben klientit dhe i përgjigjet sfidave teknologjike me seriozitet.

Nëse përballja me klientin është kaq e dobët, mbetet për t’u imagjinuar se çfarë ndodh me mbrojtjen e të dhënave apo me reagimin ndaj sulmeve kibernetike.

Rasti i fundit me BKT, është një alarm i fortë për gjithë sektorin bankar në vend, një thirrje për reflektim dhe përgjegjshmëri reale, përtej reklamave dhe çmimeve të zbukuruara. /skyweb.al

The post Dështon instalimi i sistemit të ri nga Banka Kombëtare Tregtare, kaos në sportele dhe shërbime të paralizuara appeared first on Albeu.com.

Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

By: user 11
5 July 2025 at 21:55

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe të shtunën, me gjithë aktgjykimin e gjykatës më të lartë të vendit që i detyron ata të formojnë institucionin ligjvënës më së largu deri më 26 korrik.

Vazhdimi i seancës konstituive – që u mbajt në vonesë në mbrëmje pas një alarmi të rremë për bombë – zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të hënën, më 5 korrik. Kjo është hera e 42-të që deputetët u mblodhën, çdo të dytën ditë që nga 15 prilli, dhe dështuan ta përmbushin detyrimin kushtetues.

Për dallim nga grumbullimet e kaluara, në takimin e sotëm të pranishëm ishin vetëm 74 deputetë nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Ky dështim i radhës vjen pavarësisht takimeve të presidentes Vjosa Osmani me partitë parlamentare për të ndihmuar në gjetjen e një rrugëdaljeje dhe paralajmërimeve të saj se do të ketë pasoja juridike nëse nuk bëhet Kuvendi deri më 26 korrik.

Gjykata Kushtetuese e nxori më 26 qershor një aktgjykim i cili i detyron deputetët që brenda 30 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, por nuk dha hollësi se çfarë do të ishin pasojat në rast se afati nuk respektohet.

Osmani tha se do t’i drejtohet gjykatës nëse deputetët s’e formojnë institucionin ligjvënës së shpejti.

Seanca e thirrur për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë për kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Prej kohësh, partitë më të mëdha, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kundërshtuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosjes që Haxhiu, ministre në detyrë e Drejtësisë, të zgjidhet në krye të Kuvendit.

Ato e kanë cilësuar Haxhiun si “figurë përçarëse” dhe i kanë kërkuar Vetëvendosjes, si fituese e zgjedhjeve, të vijë me një emër tjetër.

Pavarësisht kësaj, Vetëvendosje nuk ka hequr dorë, duke thënë se propozimi i emrit të kryetarit është e drejtë ekskluzive e fituesit të zgjedhjeve dhe se Haxhiu është kandidate meritore.

Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa afati kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit po soset.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha të premten për Radion Evropa e Lirë se problemi kryesor i moskonstituimit është politik dhe jo kushtetues.

Ai theksoi se përgjegjësinë e mbajnë të gjitha partitë, por më së shumti partia fituese në zgjedhjet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 20 ditësh, vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./ REL

The post Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Dështon takimi i Kurtit me liderët e partive politike

By: user 11
28 June 2025 at 19:32

Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive parlamentare, me synimin për të zhbllokuar situatën politike dhe për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të ri.

Takimi, që zgjati rreth dy orë, nuk ka prodhuar ndonjë rezultat konkret. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, u shpreh i zhgënjyer pas përfundimit të diskutimeve, duke e cilësuar mbledhjen si një “farsë publike”.

“Qëndrimet e deputetit Kurti ishin të njëjta sikurse para takimit”, deklaroi Abdixhiku, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur gatishmëri nga ana e kryeministrit në detyrë për kompromise apo qasje të re politike.

Takimi u zhvillua në kontekstin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka përcaktuar afatin prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 9 shkurtit. Megjithatë, mosmarrëveshjet ndërmjet partive politike vazhdojnë të mbeten pengesë për ecjen përpara të procesit.

The post Dështon takimi i Kurtit me liderët e partive politike appeared first on Lapsi.al.

Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit të ri

By: user7
19 June 2025 at 11:08

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo është hera e 26-të që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe nuk propozojnë nga një anëtar për formimin e komisionit për votim të fshehtë për kandidaten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, meqë Haxhiu nuk ka arritur të marrë 61 votat e domosdoshme në votimin e hapur. Ata do të mblidhen sërish pas 48 orësh, përkatësisht të shtunën më 21 qershor.

Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese të zgjedhjeve, i takon të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ky subjekt insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr organin ligjvënës. Por, për PDK-në dhe AAK-në, Haxhiu konsiderohet figurë përçarëse, duke kërkuar që partia e Albin Kurtit të ndryshojë kandidatin.

Çështja e ndryshimit të mënyrës së votimit – nga e hapur në të fshehtë – është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Sipas tyre, propozimet e LVV-së nuk janë kushtetuese dhe kanë kërkuar nga Gjykata të vendosë “një masë të përkohshme për ndalimin e mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe të marrë një vendim”.

Teksa vendi ka mbetur pa institucione të reja për mbi katër muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, së voni LDK-ja – që doli e treta në zgjedhje – ka paraqitur një plan me 15 pika për një qeveri uniteti, duke i ftuar të gjitha partitë që ta formojnë një ekzekutiv të tillë, në mënyrë që vendi të dalë nga kriza.

Ky propozim është refuzuar nga LVV-ja, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja kanë thënë se preferojnë formimin e një qeverie me partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Por, çështja nuk mund të kalojë te zgjedhja e Qeverisë së re të Kosovës pa u konstituar Kuvendi.

Seanca për konstituimin e Kuvendit ka nisur më 15 prill dhe deputetët duhet të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët – për të cilët kërkohen 61 vota – në mënyrë që më pas të hapet rruga për formimin e ekzekutivit. Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje ligjvënësve që sa më shpejt të formojnë institucionet e reja./REL

The post Dështon edhe sot konstituimi i Kuvendit të ri appeared first on Lapsi.al.

Dështon edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

By: user7
2 June 2025 at 11:22

Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 4 qershor, të mërkurën në orën 10:30. Seanca dështoi sërish nuk mori votat e mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Nga 104 deputetë që ishin në sallë, 51 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Sipas rregullores së Kuvendit, propozimi për kryetar i takon ekskluzivisht partisë fituese të zgjedhjeve -Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Kjo e fundit ka kandiduar Albulena Haxhiun për këtë post dhe, ndonëse ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike me subjektet tjera, ka bërë të qartë se nuk do të propozojë emër tjetër.

Përveç kryetarit, për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë duhet të zgjidhen edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit. Vetëm pas përmbylljes së këtij procesi mund të procedohet me hapat e nevojshëm për formimin e Qeverisë së re. Kriza politike e pas zgjedhjeve ka ardhur si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare nga ndonjë subjekt i vetëm dhe dështimit të deritanishëm për arritjen e një koalicioni funksional.

The post Dështon edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Era e VPN-ve në Shqipëri: Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

By: user 11
2 June 2025 at 07:42

Më 13 mars 2025, qeveria shqiptare vendosi një ndalim njëvjeçar të aksesit në TikTok, duke përmendur shqetësime mbi sigurinë kibernetike dhe ndikimin negativ të përmbajtjeve të dëmshme te të rinjtë.

Megjithatë, ky ndalim ka rezultuar të jetë joefektiv, pasi përdoruesit shqiptarë kanë gjetur mënyra për ta anashkaluar, kryesisht përmes përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN).

Pavarësisht përpjekjeve për bllokimin e platformës, TikTok mbetet jashtëzakonisht i popullarizuar në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanisë mëmë ByteDance, në fund të vitit 2024, aplikacioni kishte 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç në një vend me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh.

Analiza të fundit tregojnë se ndalimi ka pasur ndikim minimal në përdorimin e platformës. Sipas një raporti të Pikasa Analytics, vetëm një rënie prej 3.3% e postimeve është vërejtur pas ndalimit, ndërsa shikimet e videove janë rritur me 14% krahasuar me javën para ndalimit.

Pas ndalimit të TikTok, përdorimi i VPN-ve në Shqipëri ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme. Sipas ProtonVPN, përdorimi i shërbimit të tyre është rritur me 1200% në ditën e parë të ndalimit, dhe kjo tendencë vazhdon të rritet. Aktualisht në Shqipëri, në Appstore, VPN-të janë aplikacioni i tretë më i shkarkuar i muajit të fundit, pas ChatGPT dhe Temu.

Por çfarë tregon kjo?

Sipas ekspertit të teknologjisë, Tomi Kallanxhi, ndalimi i TikTok në Shqipëri ka treguar se në epokën dixhitale, përpjekjet për të kufizuar aksesin në platforma të njohura mund të jenë joefektive dhe të sjellin pasoja të paparashikuara.

“Rritja e përdorimit të VPN-ve dhe vazhdimi i përdorimit të TikTok sugjerojnë se qytetarët janë të gatshëm të gjejnë mënyra për të anashkaluar kufizimet,” thotë ai.

Kallanxhi thekson se për shumë përdorues, ndalimi u bë një nxitje për të mësuar teknologji të reja. “Ka raste kur përdoruesit, duke kërkuar mënyra për të rikthyer aksesin në TikTok, mësuan të përdornin VPN, të ndryshonin parametrat e rrjetit apo të instalonin aplikacione të tjera mbrojtëse. Kjo në vetvete është një formë edukimi dixhital.”

Sipas tij, suksesi i TikTok lidhet me faktin që algoritmi i platformës është jashtëzakonisht tërheqës dhe arrin të kuptojë dhe të shërbejë përmbajtje sipas preferencave të secilit përdorues në mënyrë pothuaj perfekte. Kjo është arsyeja pse TikTok po e zëvendëson gjithnjë e më shumë YouTube për brezin Z.

“Sot, rreth 67% e të rinjve të kësaj moshe në Shqipëri e përdorin më shumë TikTok sesa YouTube,” vëren Kallanxhi.

“Unë nuk e shoh këtë fenomen si një shqetësim, por si një përparësi,” shton ai. “Është një mundësi për të kuptuar se ku shkon vëmendja e brezit të ri dhe si mund të kanalizohet ajo drejt përmbajtjes cilësore, në vend që të luftojmë me ndalime teknike që nuk funksionojnë.”

Pse TikTok mbetet kaq i përdorur?

Përgjigja është e thjeshtë: TikTok nuk është thjesht një aplikacion për video të shkurtra. Ai është bërë një platformë argëtimi, informimi, tregtie dhe madje edhe aktivizmi. Algoritmi i personalizuar, shpejtësia në përhapjen e përmbajtjes dhe mundësia për të arritur audienca të gjera e bëjnë atë një mjet të fuqishëm.

Në Shqipëri, TikTok është kthyer në një dritare të rëndësishme për influencuesit, artistët, bizneset e vogla dhe opozitën politike. Kjo e fundit ka shprehur publikisht pakënaqësinë ndaj vendimit, duke e cilësuar si një akt të motivuar politik për të kufizuar zërat kundër qeverisë, sidomos në prag zgjedhjesh./ Monitor

The post Era e VPN-ve në Shqipëri: Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove appeared first on Lapsi.al.

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

31 May 2025 at 11:38

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga shoqëria civile në Kosovë dhe faktori ndërkombëtar që Kosova të krijojë sa më shpejt institucionet e reja. Për të gjashtëmbëdhjetën herë me […]

The post Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on BoldNews.al.

Dështon tentativa e 24-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user7
31 May 2025 at 11:56

As në seancën e sotme e në tentativën e 24-t nuk u arrit të konstituohet Kuvendi i Kosovës, pasi dështoi miratimi i propozimit për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por që propozimi sërish dështoi. Ky komision do t’i hapte rrugë votimit për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, për postin e kryeparlamentares. Seanca u ndërprerë për të vazhduar pas 48 orësh.

The post Dështon tentativa e 24-t për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Dështon për të 18-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

By: user7
19 May 2025 at 11:20

Për të 18-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Kryesuesi i Seancës Konstitutive, Avni Dehari ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit duke njoftuar se do të mbahet më datë 21 maji në orën 10:30.

As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të formuar Komisionin Zgjedhor, ku do të mundësohej votimi në mënyrë të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Me 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim nuk kaloi procesi për formimin e këtij Komisioni. Ishin 52 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre. Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

The post Dështon për të 18-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët

By: Oldi
17 May 2025 at 11:52

Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike. Kjo bëri që disa deputetë të ngrihen dhe të afrohen të ulësja […]

The post Dështon edhe përpjekja e 17-të për konstituim të Kuvendit! Ja kur do të mblidhen sërish deputetët appeared first on BoldNews.al.

Kosovë, dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

By: user7
17 May 2025 at 11:46

Për të 17-tën herë ka dështuar përpjekja për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk po siguron votat e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetaren e Kuvendit. Kandidatja e propozuar nga LVV për këtë post, Albulena Haxhiu, nuk ka marrë përkrahjen e nevojshme nga deputetët në asnjë prej 16 seancave të mbajtura deri më tani.

Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, LVV ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.

The post Kosovë, dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit appeared first on Lapsi.al.

Tymi i zi del nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në Vatikan

By: user7
8 May 2025 at 12:01

Ka dështuar sërish votimi për zgjedhjen e Papës së ri. Tymi i zi është parë të ngrihet nga oxhaku mbi Kapelën Sistine.

Kardinalët do të bëjnë pushim për drekë dhe pritet të kthehen në Kapelën Sistine rreth orës 16:00 sipas orës lokale dhe se dy votime të tjera do të zhvillohen rreth orës 17:30 dhe 19:00, nëse është e nevojshme.

The post Tymi i zi del nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në Vatikan appeared first on Lapsi.al.

Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, dështon zgjedhja e Papës së ri

7 May 2025 at 21:16

Tymi i zi u ngrit nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan mbrëmjen e të mërkurës për të sinjalizuar se asnjë kandidat nuk mori shumicën e kërkuar prej dy të tretave të kardinalëve për t’u bërë Papa i ardhshëm. Tymi i zi, i cili është pjesë e një tradite të lashtë të Vatikanit, tregon se […]

The post Tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine, dështon zgjedhja e Papës së ri appeared first on BoldNews.al.

Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

By: user7
7 May 2025 at 10:48

Pas plot 11 përpjekjesh të pasuksesshme, Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sërish sot, në tentativën e 12-të për t’u konstituuar. Kriza politike ka hyrë në javën e katërt, ndërsa ende nuk janë hedhur hapa konkretë drejt formimit të institucioneve.

Seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill, por deri më tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës. Bllokimi ka ndodhur te pika e tretë – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit – çështje që po mban peng gjithë procesin.

Ndërkohë, është kundërshtuar propozimi i Abdixhikut për qeveri teknike.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me idenë e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie tranzitore. Ai u shpreh se nuk sheh asnjë problem në zhvillimin e konsultimeve ndërmjet partive opozitare, por ka kundërshtuar kategorikisht që në këto diskutime të përfshihet edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Haradinajt, diskutimet për një qeveri të përkohshme mund të jenë të dobishme, por jo në bashkëpunim me subjektin që aktualisht mban pushtetin.

The post Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

By: user 11
7 May 2025 at 10:47

Dështon sërish përpjekja për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kriza politike ka hyrë në javën e katërt, ndërsa ende nuk janë hedhur hapa konkretë drejt formimit të institucioneve.

Seanca e parë konstituive është mbajtur më 15 prill, por deri më tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës. Bllokimi ka ndodhur te pika e tretë – zgjedhja e kryetarit të Kuvendit – çështje që po mban peng gjithë procesin. 56 deputetë votuan pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Seanca e ardhës do të zhvillohet pas 48 orësh, në datën 9 maj. Ndërkohë, është kundërshtuar propozimi i Abdixhikut për qeveri teknike.

The post Dështon sërish përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, nuk siguron votat e nevojshme

By: user 11
6 May 2025 at 10:56

Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgjedhur kancelar të martën, duke shënuar një pengesë të papritur për koalicionin e tij të ri me Socialdemokratët (SPD).

Merz, 69 vjeç, i cili udhëhoqi CDU/CSU-në drejt fitores në zgjedhjet federale të shkurtit, mori vetëm 310 vota në Bundestag, gjashtë më pak se shumica e nevojshme prej 316 votash, njoftoi presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.

Pas votimit, Kloeckner ndërpreu seancën parlamentare për t’u dhënë grupeve mundësinë të konsultohen mbi hapat e ardhshëm.

Parlamenti gjerman ka tani 14 ditë kohë për të zgjedhur Merzin ose një kandidat tjetër me shumicë absolute, me një votim të mundshëm që mund të zhvillohet sërish edhe gjatë së martës, raporton Reuters.

Edhe pse konservatorët fituan zgjedhjet me 28.5 për qind të votave, ata kishin nevojë për një partner për të formuar qeveri shumice.

Të hënën, ata nënshkruan një marrëveshje koalicioni me SPD-në, e cila kishte dalë me rezultatin më të dobët në historinë e saj pas Luftës së Dytë Botërore, vetëm 16.4 për qind.

Aleanca CDU/CSU e udhëhequr nga Merzi dhe partneri në koalicion, Partia Socialdemokrate (SPD), janë zotuar se do ta ringjallin ekonominë e dobësuar dhe se do ta rindërtojnë ushtrinë në një kohë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka vënë në dyshim të ardhmen e sigurisë dhe lidhjeve tregtare transatlantike.

Merz gjithashtu është zotuar se do ta frenojë emigracionin e parregullt dhe se do ta ndalë rritjen e partisë kundër emigracionit, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli në vend të dytë në zgjedhjet e parakohshme të shkurtit.

AfD-ja u shpall të premten “grup ekstremist i krahut të djathtë” nga shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë – një veprim që ka nxitur një përplasje të re me administratën Trump dhe kundër të cilit AfD-ja nisi veprime ligjore të hënën.

Merz, i cili ka përvojë të madhe në biznes, por zero përvojë në poste drejtuese qeveritare, në ceremoninë e nënshkrimit të së hënës premtoi “qeverisje të fortë, të besueshme dhe të planifikuar mirë”.

“Ne jetojmë në kohë ndryshimesh të thella, përmbysjesh të thella… dhe pasigurie të madhe dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se është detyra jonë historike të udhëheqim këtë koalicion drejt suksesit”, tha ai./ REL

The post Merz dështon të zgjidhet kancelar i Gjermanisë, nuk siguron votat e nevojshme appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë

By: user7
3 May 2025 at 11:09

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të formohet një komision për votimin e fshehtë për të votuar për kreun e ri të organit ligjvënës. Seanca konstituive do të vazhdojë të hënën, më 5 maj, në orën 10:00.

Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, pas dështimit të dhjetë për konstituimin e Kuvendit, akuzoi partitë që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, për bllokim të procesit.

Sipas Gërvallës, partia fituese, së bashku me partnerët e saj – ku bën pjesë edhe partia e saj, Guxo – ka ofruar alternativa për zhbllokimin e procesit, por nuk është e gatshme që të bëjë pazare.

“Kemi ofruar alternativa në vazhdimësi, ajo çfarë nuk kemi ofruar kanë qenë pazaret. Nëse përvoja e së kaluarës është që pazaret çojnë në zhbllokim, atëherë duhet të llogarisim që nuk jemi zhbllokim sepse ky koalicion nuk është i gatshëm të bëjë pazare në kurriz të funksionimit të institucioneve”, tha ajo.

Gërvalla tha se votimi i fshehtë është mënyrë e mirë për tejkalimin e procesit, por argumentoi se me mosvotimin e komisionit për këtë mënyrë votimi, partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë po blejnë kohë për një koalicion të mundshëm.

“A është diçka kjo për të krijuar një qeveri mes partive opozitare me Listën Serbe, apo që pazaret ende nuk kanë sjell rezultat, apo që duan ta çojnë vendin në zgjedhje të reja”, tha ajo, duke shtuar se janë të gatshëm për zgjedhje të reja, por nuk i synojnë, tha Gërvalla.

Sipas Gërvallës, beteja politike është formimin e Qeverisë së re, e jo në konsitutimin e Kosovës, duke theksuar se “ose pushteti e bën Qeverinë, ose opozita me Listën Serbe2.

Ndërkaq, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë. Sipas tij, partia fituese e zgjedhjeve po tenton që të “mbajë pushtetin me çdo kusht”, duke e akuzuar sërish se ka një mentalitet “të diktatit”.

“[Kreu i LVV-së, Albin] Kurti nuk ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja kryesore që po e mban peng shtetin, po e mban peng Kuvendin”, tha ai, duke përsëritur thirrjen që LVV-ja të ndryshojë kandidaten për kryeparlamentare pasi tha se Albulena Haxhiu as në herën “e 100-të nuk do të kalojë”.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përsëriti qëndrimin e shprehur edhe në seancën paraprake se ndryshimi i mënyrës së votimit, kur veçse Kuvendi ka qenë në proces të votimit për kryeparlamentarin është jokushtetuese.

“Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiu. Kryetari i Parlamentit duhet të zgjidhet me marrëveshje politike dhe kështu do të vazhdojmë derisa ata nuk reflektojnë”, tha ai. Edhe Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”.

Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar. Para përpjekjes paraprake, më 1 maj, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ftoi në takim udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pranoi ftesën, por pas takimit ai nuk njoftoi për një ujdi se si të shkohet përpara. Po atë ditë, deputetët u mblodhën, por kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nga LVV-ja kërkoi që të krijohet një komision për votim të fshehtë për kryeparlamentarin e ri. Por, PDK-ja, LDK-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe refuzuan të propozonin ndonjë deputet për këtë komision dhe seanca u ndërpre.

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë ka nisur më 15 prill dhe deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e tyre, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.

Haxhiu po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja. Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja ta ndryshojë emrin për kryeparlamentar dhe madje AAK-ja ka përmendur edhe dy emra – Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi- nga partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat ka thënë se do t’i votonte.

LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Por, LVV-ja ka argumentuar se Haxhiu është kandidate meritore dhe ka refuzuar thirrjet për të vendosur dikë tjetër në emër të saj.

Partitë, që legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, e kanë akuzuar LVV-në se po synon që të imponojë votimin e Haxhiut dhe me “qëllim po bllokon procesin”, pasi kanë argumentuar se kjo parti nuk i ka as votat për Qeverinë e re të Kosovë – proces që pason konstituimin e Kuvendit – për formimin e së cilës po ashtu kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 votash.

Por, LVV-ja ka thënë se nuk po i detyron partitë që ta mbështesin kandidaten e tyre për kryeparlamentare. Kjo parti, ka thënë se nuk është e interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por është e gatshme për një cikël të ri zgjedhor, si opsionin e fundit për dalje nga situata e krijuar.

LVV-ja më herët ka propozuar që së bashku me PDK-në dhe LDK-në të pajtohen që të votohen në paketë Haxhiu dhe tre nënkryetarët e Kuvendit – teksa dy nënkryetarë të tjerë i takojnë komuniteteve pakicë.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-ja i ka fituar 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetë, tri prej të cilave i takojnë kësaj të fundit dhe kjo ndarje e ulëseve në Parlament ia pamundëson secilës parti që të qeverisë e vetme. Formimin e institucioneve të reja po e kërkon bashkësia ndërkombëtare, me Bashkimin Evropian që ka thënë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

Ndërkaq, më 30 prill ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin e tij për vonesat në krijimin e institucioneve. Ai u ka bërë thirrje partive politike që të veprojnë shpejt në këtë drejtim dhe t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake. Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin. Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës. Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja./REL

The post Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e dhjetë appeared first on Lapsi.al.

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të shtatë konstituimin, refuzohet Haxhiu

27 April 2025 at 10:34

Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe në tentativën e shtatë për konstituimin e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetët e opozitës kanë refuzuar për herë të pestë kandidaten e LVV për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

Seanca e radhës do të mbahet të martën, njoftoi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Përfaqësues të partive parlamentare thanë në prag të seancës se nuk i kanë ndryshuar qëndrimet nga seancat e kaluara, duke paralajmëruar një dështim të radhës të seancës.

Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit, i nisur më 15 prill, dështoi gjashtë herë radhazi, për shkak se partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje ka 48 ulëse nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kuvendi i Kosovës dështon për herë të shtatë konstituimin, refuzohet Haxhiu appeared first on Euronews Albania.

Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë

By: user7
23 April 2025 at 11:20

Ka dështuar edhe përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin. Ajo do të mbahet të premten. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë. Ajo i mori 57 vota për, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj.

Kundër saj votuan 46 deputet, ndërsa abstenuan 3. Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota për. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve, duke e akuzuar këtë subjekt se po e mban peng shtetin për shkak të insistimit në një kandidat të vetëm për kryeparlamentar.

“Tashmë kjo situatë është për keqardhje. Kanë kaluar 72 ditë nga zgjedhjet dhe 27 ditë që kur janë certifikuar rezultatet, por ende nuk kemi institucione të themeluara. Kjo s’i ka ndodhur kurrë më parë Republikës së Kosovës”, deklaroi Krasniqi pasi të mërkurën dështoi konstituimi i Kuvendit për të pestën herë.

Ai theksoi se është përgjegjësi e VV-së që të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por sipas tij, nuk mund të imponohet emri te deputetët e opozitës.

“Mentaliteti arbitrar i marrjes së votës me zor nuk ka vend në sistemin demokratik. VV-ja është e vetmja parti që, në vend të një oferte, ka bërë vetëm kërkesa – edhe në fushatë, edhe tani në Kuvend”.

Krasniqi theksoi se PDK-ja është e gatshme të shqyrtojë një kandidat tjetër, duke e cilësuar si të papranueshëm ngulmimin e VV-së për një emër që, sipas tij, ka një histori përçarëse, duke aluduar te Albulena Haxhiu.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk është e gatshme për marrëveshje politike me partinë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk po arrin ta emërojë kryetarin e Kuvendit.

“Ne e kemi thënë disa herë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet në dy forma, ose me marrëveshje politike ose duke e sjellë një kandidat, i cili do të ishte i pranueshëm”, tha Bajrami.

Ajo e përsëriti se LDK-ja nuk do ta votojë “asnjë kandidat” të LVV-së për shkak të “historisë së tyre”.

“E keni parë se edhe pas betimit si deputetë, atë vazhdojnë të dalin në zyre dhe i kanë marrë peng institucionet e Kosovës, që nënkupton këta e kanë shkelur betimin e deputetit dhe Kushtetutën”.

Kurse, deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, njëherit ministër në detyrë, ka deklaruar se partitë e tjera janë totalisht të painteresuara për të tejkaluar bllokadën në Kuvend. Ai ka thënë para mediave se këto parti nuk duan të konstituohet Kuvendit, derisa shtoi se “të gjithë po pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare”.

“Deputetët dështuan të konstituojnë Kuvendin. Ka disa kundërthënie e paradokse me sjelljet e deputetëve të opozitës…Kjo është sjellja e opozitës, totalisht e painteresuar që të zhbllokojë procesin, s’duan të mundësojnë konstituimin e Kuvendit…Për faktin që kemi kryetar e nënkryetarët e Kuvendit, kjo nënkupton se kemi të bëjmë me pluralizëm politik. Po shohim kush po e bllokon, se po dalin të pavërteta me pretendime të mëhershme se Vetëvendosje do të refuzojë të propozojë kandidatin. Po shohim se opozita po bllokon duke mos votuar”.

Ai ka potencuar se kandidati i VV-së për kryetare të Kuvendit mbetet Albulena Haxhiu “si deputetja më e votuar në legjislaturën aktuale”. Kuvendi ka mbetur pa zgjedhur kryeparlamentarin, pasi LVV më 19 prill, propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por e njëjta edhe në raundet e mëhershme ka marrë vetëm 57 vota.

LVV thotë se nuk do ta ndërrojë kandidaten për kryeparlamentare, ndërsa ka kërkuar marrëveshje politike për zgjedhjen e Albulena Haxhiut Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota. Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit. Bashkimi Europian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t’i formojë shpejt institucionet e reja.

The post Dështon sërish zgjedhja e kryetares së Kuvendit në Kosovë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌