Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Për herë të parë/ Presidenti rus bisedë telefonike me Papa Leoni XIV

4 June 2025 at 19:33

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë me Papën e ri, Papa Leoni i XIV, kjo është biseda e parë telefonike. Sipas mediave ndërkombëtare, raportohet se Putin i ka shprehur mirënjohje Papës për gatishmërinë e tij për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës ukrainase.

Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë. Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij  shkojnë te “populli ukrainas i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.

Më herët është konfirmuar  edhe një telefonatë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

/abcnews.al/

“Leoni i XIV, trashëgimtar i Françeskut/ Frrok Çupi: Dy njerëzit më të fuqishëm të botës, amerikanë!

9 May 2025 at 16:36

Analisti Frrok Çupi në “Faqja 4” në ABC News, foli për zgjedhjen e Papës së Ri, Leoni i XIV, duke u shprehur se e vlerëson si një misionar të paqes.

Për analistin Frrok Çupi, edhe papa i ri do të jetë në gjurmët e Papa Françeskut.

“Është një njeri i thjeshtë me prindër europianë, babai i tij ishte mësues. Emrin Leoni e ka zgjedhur për shkak të dëshirës së tij për mësimdhënie. Ka shumë kuriozitete rreth tij, se cili do të jetë edhe qëndrimi i tij…Padyshim që do të shihet me shumë vëmendje se si do të rakordohen të gjitha gjërat. Ka shumë teori edhe përse e zgjodhi këtë emër. Dhe ky ka zgjedhur Leoni i madh… Po ashtu po spekulohet edhe për raportet politike…pasi kemi edhe dy njerëzit më të fuqishëm të botës amerikanë. Ndërsa Papa Françesku pothuajse vlerësoi të gjithë kardinalët. Ai tani ka nisur të qortohet nga disa fanatikë të Kishës, për idenë përse e hapi aq shumë Kishën….Ky vjen për të vazhduar rrugën përparuese të Papa Françeskut…Sigurisht që do të ketë edhe disa përmbajtje të tij. Nëse Papa Leoni XIV do të ruajë këtë profil dhe do të jetë konsekuent në luftën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, patjetër që do të kemi edhe një mospërputhje. Donald Trump është president i vendosur, sidomos për emigracionin…Por ka edhe një teori tjetër ku spekulohet se mund të gjesh ndonjë realitet…Trump e ka parashikuar zgjedhjen e Leoni XIV…”, tha ai.

Më tej shtoi se papa i ri ka një shans të madh, pasi është zgjedhur në një moment shumë delikat të botës, por gjithashtu nënvizoi se do të shihet me shumë vëmendje edhe profili që ai do të ruajë.

“Është momenti shumë delikat i botës, dhe tani të gjithë sytë thuajse janë te Papa. Është udhëheqësi shpirtëror i një miliard e gjysmë njerëzve. Trump u gëzua për zgjedhjen e tij, por është edhe një përfitim politik i tij. Europa konsideron që ka në krah një personalitet kaq të madh të botës, që do të thotë se është edhe një fitore për Europën, në atë konflikt shumë të madh që kemi”, tha mes të tjerash ai.

/abcnews.al/

Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

By: Rovena
9 May 2025 at 16:21

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë e Vatikanit. Megjithëse të gjithë u përqendruan tek origjina dhe kontributi i tij si kardinal për besimtarët katolikë, kurioziteti na shtyn që të mendojmë: Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

Të ardhurat e Papës së ri mund të konsiderohen modeste dhe simbolike, duke qenë se misioni i tij si udhëheqës shpirtëror nuk ka të paguar.

Megjithatë referuar mediave të huaja, dhe kryesisht “Daily Mail”, është bërë e ditur se kontributi mujor i Papa Leonit XIV është 2650 euro. Por, këtu vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime. Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

Vatikani ka një sërë burimesh financimi, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit. Por, pavarësisht këtyre shumave monetare, një Papë referuar dhe deklaratave të gjithë liderëve të Kishës Katolike përgjatë historisë pritet që të jetojë në mënyrë të thjeshtë dhe modeste./abcnews.al

Vatikani publikon për herë të parë pamjet brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

9 May 2025 at 15:05

Vatikani ka shpërndarë pamjet historike të zgjedhjes së Papës së ri, që shënon një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët katolikë dhe qytetarët në mbarë globin. Për herë të parë, një video që ka regjistruar brenda konklavës hermetike gjatë finalizimit të votimit është bërë publike për qytetarët.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platformat e ndryshme mediatike dhe rrjetet sociale, tregojnë Papa Leonin e XIV duke përshëndetur me mirënjohje kardinalët që votuan për të. Pamjet janë regjistruar menjëherë pas zgjedhjes së Papës së ri, kur ai bëri betimin dhe u bë udhëheqësi i ri i Kishës, duke premtuar të udhëhiqte me përkushtim dhe besim.

Zgjedhja e Papës së ri erdhi pas një konklave të qetë dhe efektive. Pamjet e tymit të bardhë që doli nga oxhaku i Kapelës Sistine, në diën e dytë ditë pas fillimit të konklavës, konfirmuan zgjedhjen e Papës së ri. Në një epokë të mbizotërimit të teknologjisë dhe komunikimit të menjëhershëm, ky moment i historisë u bë i disponueshëm për publikun në kohë reale, duke e bërë papën dhe zgjedhjen e tij një ngjarje të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë.

The post Vatikani publikon për herë të parë pamjet brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri appeared first on Sot News | Lajme.

Papa i ri, Leoni XIV zotohet se kisha do t’i ndriçojë “netët e errëta” të botës

By: Kult Plus
9 May 2025 at 15:35

Papa i ri i Kishës Katolike, Leo XIV, mbajti meshën e tij të parë këtë të premte në Kapelën Sistine, më pak se 24 orë pas zgjedhjes së tij si pontifi i 267-të dhe pasardhësi i Papa Françeskut.

Ish-kardinali Robert Prevost, amerikani i parë që ngjitet në fronin papnor, u shfaq i qetë gjatë meshës së kremtuar në mesin e kardinalëve që e zgjodhën atë.

I veshur me petka të thjeshta të bardha e të arta, Papa Leo,  i lindur në Çikago dhe ish-misionar për dy dekada në Peru, foli fillimisht shkurtimisht në anglisht, për të vazhduar predikimin në italisht të rrjedhshëm.

Në homelinë e tij, Papa 69-vjeçar theksoi vizionin për një Kishë që shërben si “administratore besnike” për të gjithë besimtarët.

Ai paralajmëroi për pasojat e mungesës së besimit në botën moderne, duke përmendur “humbjen e kuptimit të jetës, shpërfilljen e mëshirës, shkeljet tronditëse të dinjitetit njerëzor dhe krizën e familjes”, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Zgjedhja e një amerikani si papë ishte e papritur, pasi shumë mendonin se një “superfuqi” si SHBA nuk do të mund të drejtonte Kishën botërore.

Megjithatë, Leo XIV mban edhe shtetësinë peruviane dhe ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në shërbim të të varfërve në Amerikën Latine, veçanërisht si ipeshkëv në qytetin Chiclayo nga viti 2015 deri në 2023.

Qytetarët e Chiclayo-s dolën në rrugë për të festuar zgjedhjen e “njërit prej tyre”, ndërsa kambanat e kishave kumbonin në shenjë gëzimi.

Zgjedhja e emrit “Leo” është e ngarkuar me simbolikë. Papa i fundit me këtë emër, Leo XIII (1878-1903), ishte i njohur për angazhimin e tij ndaj drejtësisë sociale dhe për përpjekjet për ta sjellë Kishën më pranë punëtorëve dhe të varfërve,  një vizion që duket se Papa i ri synon ta vazhdojë.

Meshë inaugurale për Papa Leo XIV do të mbahet të dielën, më 18 maj, në Sheshin Shën Pjetër. Janë ftuar liderë botërorë dhe fetarë në këtë ngjarje madhështore, që shënon nisjen zyrtare të papatit të tij. Inaugurimi i Papa Françeskut në vitin 2013 tërhoqi mbi 200,000 besimtarë.

Papa i ri do t’i mbajë përkohësisht në detyrë zyrtarët aktualë të Vatikanit, përpara se të marrë vendime për ndryshime eventuale. Ai trashëgon një Kishë me sfida të shumta: nga mungesa në buxhet, ndarjet për çështjet LGBT dhe rolin e grave, e deri te përgatitjet për Vitin e Shenjtë, që do të sjellë miliona pelegrinë në Romë.

Pavarësisht profilit të tij të ulët publik, Leo XIV ka qenë një figurë kyçe në Vatikan, sidomos në zgjedhjen e ipeshkëve të rinj në mbarë botën. Kjo e bën atë një figurë me ndikim të madh,  dhe të shumëpritur për t’u parë në veprim.

Përplasjet/ Kur Papa i ri kritikonte J.D. Vance dhe administratën Trump

By: user 6
8 May 2025 at 23:23

Nuk kishin kaluar as 10 ditë kur J.D. Vance mori detyrën si zv.President i SHBA dhe një deklaratë e tij bëri mobilizoi udhëheqësit e Kishës Katolike. Replika pati edhe mes tij dhe Kardinalit amerikan Prevost, i cili u zgjodh sot Papë me emrin Leon XIV. Në një postim në “X”, Prevost kishte komentuar në atë kohë se sa të papajtueshme ishin ato Vance thoshte për mësimet e Biblës.

Megjithatë, në reagimin e tij të parë, J.D. Vance, i cili u konvertua në katolik në vitin 2019, e uroi Papën e ri dhe shprehu sigurinë e tij se “miliona katolikë amerikanë dhe të krishterë të tjerë do të luten për punën e tij të suksesshme të udhëheqjes së Kishës”.

Më 29 janar të këtij viti, Vance i tha Fox News: “Ekziston një ide e krishterë që thotë duaje familjen tënde, duaje të afërmin tënd dhe pastaj duaje komunitetin tënd, pastaj bashkëqytetarët e tu dhe pas kësaj, si përparësi, pjesën tjetër të botës. Një pjesë e madhe e së majtës ekstreme e përmbysi këtë”.

Por a është e vlefshme kjo hierarki e propozuar nga Vance për dashurinë ndaj të tjerëve, pyesnin veten shumë njerëz. Për disa, kjo ishte e bazuar mirë, duke gjykuar nga ajo që thotë Letra e Parë e Apostullit Pal drejtuar Timoteut.

“Kushdo që nuk kujdeset për të vetët dhe veçanërisht për familjen e tij, e mohon besimin dhe është më i keq se një jobesimtar”, shkruan ai (“nëse nuk kujdeset për të vetët, dhe veçanërisht për familjen e tij, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar”).

JD Vance is wrong: Jesus doesn’t ask us to rank our love for others https://t.co/hDKPKuMXmu via @NCRonline

— Robert Prevost (@drprevost) February 3, 2025


Por Prevosti nuk ishte dakord me Vance.

Në një nga postimet e tij të pakta në X, ai zgjodhi të ripostojë një artikull nga “National Catholic Reporter”, gazeta amerikane për Kishën Katolike duke theksuar se “Vance gabon: Krishti nuk na kërkon të kemi përparësi në dashurinë tonë për të tjerët”.

Në një ripostim tjetër, të vitit 2018, ai citoi një postim të bërë nga kryepeshkopi i Çikagos, i cili kritikonte politikën e administratës së parë Trump që ndante fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre për deportim.

There is nothing remotely Christian, American, or morally defensible about a policy that takes children away from their parents and warehouses them in cages. This is being carried out in our name and the shame is on us all.

— Cardinal Cupich (@CardinalBCupich) June 20, 2018


“Nuk ka asgjë të krishterë, amerikane apo moralisht të mbrojtshme në një politikë që u merr fëmijët prindërve të tyre dhe i fut në kafaze. Kjo po bëhet në emrin tonë dhe turpi është mbi të gjithë ne”, – shkroi Kardinali Cupic që Prevosti e mbështeti. ©LAPSI.al

The post Përplasjet/ Kur Papa i ri kritikonte J.D. Vance dhe administratën Trump appeared first on Lapsi.al.

Çfarë është Urdhri i Agustinianëve të cilit i përket Papa i ri

By: user 6
8 May 2025 at 21:59

Papa i ri Robert Prevost, i cili zgjodhi emrin Leon XIV, vjen nga urdhri i Augustinianëve. Ai vetë e përmendi këtë në fjalimin e tij të parë të mbajtur nga ballkoni i Shën Pjetrit në përshëndetjen e tij drejtuar besimtarëve. Urdhri, dishepuj të Shën Agustinit, u themelua zyrtarisht në shekullin e 13-të dhe pas një periudhe të gjatë ishte në rrezik zhdukjeje në shekullin e 19-të. Ishte Papa i atëhershëm Leon XIII që e shpëtoi atë dhe ndoshta zgjedhja e emrit nga Papa i ri lidhet gjithashtu me këtë pasazh historik.

Data e saktë e themelimit të urdhrit Agustinian daton më 16 dhjetor 1243, kur Papa Inoçenti IV ftoi disa bashkësi eremitësh të Lacios të bashkoheshin në një kongregacion të vetëm. Agustinianët panë zgjerimin e tyre më të madh në shekullin e 16-të, që përkoi me lulëzimin e Humanizmit, kur ata hapën misione të shumta në Amerikë, Azi dhe Afrikë.

LEXO EDHE: Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do drejtojë Kishën Katolike

Komuniteti i parë u themelua në Lima të Perusë në vitin 1551, një tokë ku Papa Provosti ka ushtruar misionin e tij për një kohë të gjatë. Rënia përkon me shekullin e 18-të, kur perandori i Habsburgëve Jozef II shtypi shumë manastire augustiniane dhe sekuestroi pasuritë e tyre. Rilindja, duke filluar nga gjysma e dytë e shekullit pasardhës, i mbështeti, siç u tha nga Papa Leoni XIII.

Devotshmëria ndaj Shën Marisë, përkushtimi ndaj studimeve dhe përhapja e tyre janë ndër karakteristikat e augustinianëve. Studimi i filozofisë dhe teologjisë janë “trashëgimia” e tyre kulturore, së bashku me aktivitetin misionar dhe arsimor. Ndër figurat më të famshme që i përkasin urdhrit është Martin Luther, i cili ishte një frat augustinian para ndarjes me Kishën e Romës. Gregor Mendel, një abat i lindur në Bohemi, i konsideruar si babai i gjenetikës moderne, gjithashtu i përkiste urdhrit. ©LAPSI.al

The post Çfarë është Urdhri i Agustinianëve të cilit i përket Papa i ri appeared first on Lapsi.al.

‘Papa i parë amerikan, moment i rëndësishëm’, kryeministri anglez: Kapitull i ri për udhëheqjen e Kishës

8 May 2025 at 21:59

Zgjedhja e Papa Leon XIV, i pari Papë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë reagime të shumta nga udhëheqësit botërorë, të cilët e kanë përshkruar këtë moment si historik dhe domethënës për Kishën Katolike dhe komunitetin ndërkombëtar.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, reagoi duke e përshkruar zgjedhjen si “të rëndësishme”, dhe një moment gëzimi për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën.

“Zgjedhja e Papa Leon XIV është një moment shumë i thellë gëzimi për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në nivel global, dhe fillon një kapitull të ri për udhëheqjen e Kishës dhe në botë,” u shpreh Starmer.

Ai vlerësoi gjithashtu papatin e Papa Françeskut, duke theksuar rolin që Selia e Shenjtë luan në bashkimin e njerëzve përballë sfidave globale si ndryshimet klimatike, varfëria dhe promovimi i paqes.

“Pres me padurim të takohem me Atin e Shenjtë dhe të vazhdoj të punoj ngushtë me Kishën Katolike këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta dhe të mirën e përbashkët”, përfundoi Starmer.

The post ‘Papa i parë amerikan, moment i rëndësishëm’, kryeministri anglez: Kapitull i ri për udhëheqjen e Kishës appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Macron te Zelensky e Von der Leyen, liderët botëror urojnë Papa Leonin e XIV

By: M C
8 May 2025 at 20:50

Kardinali amerika, Robert Francis Prevost, u emërua këtë të enjte Papa Leon i XIV, duke e bërë atë papën e 267-të të Kishës Katolike Romane.

Urime për zgjedhjen e tij kanë ardhur nga liderët e mbarë botës, të cilët kanë mirëpritur zgjedhjen e tij në krye të Vatikanit.

Ndër të parët ishte presidenti i SHBA, i cili u shpreh se është nder i madh për ta, që Robert Francis Prevost është i pari amerikan që zgjidhet Papë.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkruan Trump në Truth Social.

Presidenti i Kolumbisë përshëndeti zgjedhjen e një Pape amerikan me lidhje të thella me Amerikën Latine, duke shprehur shpresën se Papa i ri do të mbështesë emigrantët latino-amerikanë në vendlindjen e tij, Shtetet e Bashkuara.

“Shpresoj që ai të bëhet një udhëheqës i madh për popujt rmigrantë në të gjithë botën dhe shpresoj që ai t’i inkurajojë vëllezërit dhe motrat tona emigrante latino-amerikane, të poshtëruara sot në Shtetet e Bashkuara. Është koha që ata të organizohen”, tha Presidenti Gustavo Petro në mediat sociale.

Presidenti polak Andrzej Duda, uroi Papën e sapozgjedhur duke përshëndetur “një lidhje të veçantë uniteti shpirtëror” midis Polonisë kryesisht katolike dhe Kishës.

“Ju lutem pranoni sigurimin për gatishmërinë e Republikës së Polonisë për të forcuar më tej këto lidhje unike, në emër të vlerave të përbashkëta, përgjegjësisë për të mirën e përbashkët dhe forcimit të paqes në botë”, tha Duda, një katolik konservator.

Urime erdhën dhe nga Ukraina, ku Presidenti Zelensky përgëzoi Papa Leonin, ndwrsa shkruan se shpreson që Vatikani të vazhdojë mbështetjen morale për Ukrainën

“Në këtë moment vendimtar për vendin tonë, shpresojmë për mbështetjen e vazhdueshme morale dhe shpirtërore të Vatikanit në përpjekjet e Ukrainës për të rivendosur drejtësinë dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në X.

Edhe shefja e BE-së, Von der Leyen, uroi Papën, ndërsa shkruan se “Papa Leon frymëzon botën përmes angazhimit për paqen”.

“Ne e urojmë sinqerisht Shenjtërinë e Tij Leon XIV për zgjedhjen e tij si Papë dhe kryetar i Kishës Katolike. Ne dëshirojmë që pontifikati i tij të udhëhiqet nga mençuria dhe forca, pasi ai udhëheq komunitetin katolik dhe frymëzon botën përmes angazhimit të tij për paqen dhe dialogun’, shkruan ajo.

Urime erdhën dhe nga Izraeli, ku presidenti Herzog u shpreh se po pret me padurim lidhje më të forta me Vatikanin nën udhëheqjen e Papa Leonit.

“Ne mezi presim të forcojmë marrëdhënien midis Izraelit dhe Selisë së Shenjtë, si dhe të forcojmë miqësinë midis hebrenjve dhe të krishterëve në Tokën e Shenjtë dhe në mbarë botën. Papati juaj le të jetë një vend ndërtimi urash dhe mirëkuptimi midis të gjitha besimeve dhe popujve”, shkroi Herzog në X.

Presidenti francez Macron e ka cilësuar zgjedhjen e Papa Leonit si një moment historik për Kishën Katolike dhe miliona besimtarë të saj.

“Një moment historik për Kishën Katolike dhe miliona besimtarët e saj. Papës Leon XIV dhe të gjithë katolikëve në Francë dhe në mbarë botën, unë i dërgoj një mesazh vëllazërimi. Në këtë 8 maj, ky pontifikat i ri qoftë i paqes dhe shpresës”, shkruan Macron.

Urimeve iu bashkua edhe Vladimir Putin, i cili i uroi Papa Leoni suksese ndërsa shkruan se shpreson për lidhje ‘konstruktive’ midis Rusisë dhe Vatikanit.

“Jam i bindur se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv i vendosur midis Rusisë dhe Vatikanit do të vazhdojë të zhvillohet mbi bazën e vlerave të krishtera që na bashkojnë”, tha Putin në një mesazh të publikuar nga Kremlini.

Edhe Sekretari amerikan i Shteti, Marco Rubio, ashtu si Trump, tha se SHBA-të’presin me padurim të punojnë me Papën e parë amerikan.

“Shtetet e Bashkuara mezi presin të thellojnë marrëdhënien tonë të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë me papën e parë amerikan“, tha Rubio në një deklaratë.

Familja mbretërore e Spanjës uroj Papën duke u shprehu se thirrja e tij për paqe i frymëzon.

“Thirrja e tij për paqe na frymëzon, na inkurajon dhe pasqyron dëshirën dhe ndjenjën e thellë të popullit spanjoll”, tha pallati mbretëror në X.

Edhe kryeministri Starmer i Mbretërisë së Bashkuar, përshëndeti zgjedhjen e Papës, duke e cilësuar një moment gëzimi thellësisht i thellë për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën

“Zgjedhja e Papës Leo XIV është një moment gëzimi thellësisht i thellë për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën. Mezi pres të takoj Atin e Shenjtë së shpejti”, tha Starmer.

The post Nga Macron te Zelensky e Von der Leyen, liderët botëror urojnë Papa Leonin e XIV appeared first on Albeu.com.

Robert Prevost në krye të Kishës Katolike, Trump: Papa i parë amerikan, nder i madh për vendin tonë

8 May 2025 at 19:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas zgjedhjes së Papës së ri, Robert Francis Prevost, i cili tashmë mban emrin papnor Leone XIV. Në një deklaratë publike, Trump shprehu emocionin dhe krenarinë për faktin që Prevost është Papa i parë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, tha Trump.

Papa Leone XIV u zgjodh zyrtarisht këtë të enjte si pasuesi i Papa Françeskut, në përfundim të votimit të katërt nga 133 kardinalët e mbledhur në konklavë. Pak para shpalljes së tij, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tymi i bardhë, një shenjë e njohur që sinjalizon përzgjedhjen e Papës së ri, e cila u prit me entuziazëm nga mbi 40 mijë besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kardinali italian Giuseppe Versaldi e quajti zgjedhjen e shpejtë të Papës së ri “një shenjë të qartë të unitetit të Kishës”.

Me këtë vendim historik, Robert Francis Prevost bëhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romane, duke shënuar një epokë të re për besimtarët në mbarë botën.

The post Robert Prevost në krye të Kishës Katolike, Trump: Papa i parë amerikan, nder i madh për vendin tonë appeared first on Sot News | Lajme.

Tymi i bardhë në Vatikan, ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike

8 May 2025 at 19:23

Kisha Katolike ka një Papë të ri. Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur zyrtarisht si pasuesi i Papa Françeskut dhe do të mbajë emrin papnor Leone XIV.

Ai doli në ballkonin e Kapelës Sistine këtë të enjte, duke përshëndetur besimtarët dhe shpallur pranimin e detyrës së Shenjtë. Pak më herët, nga oxhaku i Kapelës doli tymi i bardhë – simboli tradicional që tregon përzgjedhjen e Papës së ri – që u prit me entuziazëm dhe brohoritje nga rreth 40 mijë besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit.

Kardinali italian Giuseppe Versaldi tha nga zyra e shtypit të Vatikanit se zgjedhja brenda vetëm katër raundeve votimi është “një shenjë e qartë e unitetit të Kishës”.

Me këtë zgjedhje, Robert Prevost bëhet Papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike Romane.

The post Tymi i bardhë në Vatikan, ja kush është kreu i ri i Kishës Katolike appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenti i KISH-it, Dom Gjergj Meta uron Papën e ri Leoni XIV

By: Rovena
8 May 2025 at 19:26

Dom Gjergj Meta, President i KISH-it ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV. Ai tha se katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim.

“Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.

Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.

Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”, tha Dom Gjergj Meta./abcnews.al

Berisha përshëndet zgjedhjen e Papës së ri: Një Donald Trump i ri në Vatikan

By: Besnik
8 May 2025 at 19:59

Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit në Shkodër, kryetari i Partisë Demokratike ka përshëndetur zgjedhjen e Papës së ri.

Berisha bëri një paralele mes Papës dhe Trump, duke thënë se Papa i ri është një Donald Trump në Vatikan.

Ai i uroi Papës së ri jetë të gjatë dhe suksese në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën.

“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan! Le ta urojmë.
Le t’i urojmë edhe njëherë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Vatikanit dhe të besimtarëve katolikë në mbarë botën”, tha Berisha.

Kujtojmë që Kardinali Robert Prevost i SHBA-së është zgjedhur si pasardhës i Papa Françeskut, Prevost është papa i parë amerikan në histori. ai ka zgjehdur si emër papnor emrin Leoni i XIV.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Berisha përshëndet zgjedhjen e Papës së ri: Një Donald Trump i ri në Vatikan appeared first on Euronews Albania.

“Çfarë emocioni”, Trump uron zgjedhjen e Papës së parë amerikan, Robert Prevost

By: Besnik
8 May 2025 at 19:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur zgjedhjen e Papa Leon XIV, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për Shtetet e Bashkuara, pasi për herë të parë në historinë e Kishës Katolike Romake në krye të saj zgjidhet një amerikan.

Në një status në rrjetet sociale, Trump u shpreh i emocionuar dhe entuziast për zgjedhjen e Kardinalit Robert Francis Prevost si Papë, duke theksuar rëndësinë që ky emërim ka për SHBA-në.

“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë,” shkroi Trump. “Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë.”

Trump shtoi se mezi pret ta takojë Papën e ri: “Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Çfarë emocioni”, Trump uron zgjedhjen e Papës së parë amerikan, Robert Prevost appeared first on Euronews Albania.

Profil/ Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan

By: Besnik
8 May 2025 at 19:27

Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike Romake, një amerikan është zgjedhur Papë.

Konklava e zhvilluar këtë të enjte zgjodhi Kardinalin Robert Prevost, me origjinë nga Çikago, si Papën e ri të Vatikanit.

Prevost, i njohur ndryshe si “Ati Bob”, ka shërbyer për pjesën më të madhe të jetës së tij në Peru dhe zotëron njëkohësisht shtetësi amerikane dhe peruane.

Ai shihet si një figurë që mund të vazhdojë vizionin e Papa Françeskut, duke përfaqësuar një linjë të hapur dhe sociale brenda Kishës.

I lindur në vitin 1955 në një familje katolike me rrënjë evropiane, Prevost është një figurë që e tejkalon përfaqësimin tradicional të klerit amerikan.

Me përvojë të gjatë misionare në Amerikën Latine, veçanërisht në Peru, ai është bërë një zë i fuqishëm i të ashtuquajturit “Jug Global”, term që lidhet ngushtë me axhendën e reformave të Papa Bergoglios.

Në Peru, Prevost drejtoi një prej dioqezave më të varfra, ku zhvilloi një ndjeshmëri të thellë ndaj sfidave të margjinalizimit, migrimit dhe pabarazisë.

Eksperienca e tij në terren i dha atij një perspektivë të rrallë, duke u bërë një nga kandidatët më të besueshëm të linjës reformiste.

Si prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost ka ndikuar në përzgjedhjen e qindra ipeshkvijve në të gjithë botën, duke kontribuar në formësimin e një Kishe më pranë njerëzve.

Ai ka qenë gjithashtu një figurë kyçe në menaxhimin diplomatik të tensioneve mes Vatikanit dhe Kishës Gjermane, duke dëshmuar aftësi të jashtëzakonshme ndërmjetësimi dhe vizioni.

Emërimi i tij si Papë shihet si një sintezë e fuqishme mes Kishës institucionale dhe asaj misionare, mes kontinenteve dhe kulturave, mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Profil/ Kush është Robert Prevost, Papa i parë amerikan appeared first on Euronews Albania.

Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut

By: gaze tare
8 May 2025 at 18:14

Tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë të enjte pasdite, duke njoftuar se është zgjedhur një Papë.

Ende nuk e dimë se kush është përzgjedhur, por do të bëhet e qartë kur ata të dalin në ballkonin e Kapelës Sistine, me shumë mundësi brenda një ore, thotë BCC.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që bëhen votimet për Papën.

The post Tym i bardhë në Vatikan! Zgjidhet pasardhësi i Papa Françeskut appeared first on iconstyle.al.

Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane

By: M C
8 May 2025 at 19:38

Amerikani Robert Francis Prevost, është zgjidhur Papa i ri i Kishës Katolike Romane.

Papa i ri do të njihet si Papa Leo XIV. Ka kaluar shumë kohë që kur Kisha Katolike Romane pasur një papë me këtë emër.

Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903.

Profili i Prevost para konklavës:

Pavarësisht kundërshtimit të hershëm të Vatikanit ndaj idesë së një Pape nga SHBA-ja për shkak të statusit të vendit si superfuqi dhe ndikimit laik global, Prevosti u zgjodh si Pasardhës i Papa Françeskut.

I krijuar kardinal nga Françesku në vitin 2023, ish-udhëheqësi i urdhrit Agustinian u emërua gjithashtu nga Papa i ndjerë në Dikasterin e fuqishëm për Ipeshkvijtë, i cili mbikëqyr përzgjedhjen e peshkopëve të rinj nga e gjithë bota.

Ai ka përvojë të konsiderueshme misionare në Peru, pasi ka shërbyer si peshkop i qytetit verior të Çiklajos.

The post Amerikani Robert Prevost zgjidhet Papa i ri i Kishës Katolike Romane appeared first on Albeu.com.

Papa Leoni i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e “Shën Pjetrit”

By: M C
8 May 2025 at 19:35

Robert Prevost, i cili është zgjedhur si Papa i ri Leo XIV, ka dalë tani në ballkonin e Shën Pjetrit.

Ai u përshëndet mijëra njerëzve në shesh ndërsa ata brohorasin dhe brohorasin emrin e tij.

“Paqja qoftë me ju”, i është drejtuar Papa 100 mijë besimtarëve. “Vëllezër dhe motra të dashura, kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur. Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për të arritur familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që të jeni. Paqja qoftë me ju.”

Duke folur në italisht, Papa tha se Papa Françesku ishte gjithmonë “Romë e guximshme dhe e bekuar”.

The post Papa Leoni i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e “Shën Pjetrit” appeared first on Albeu.com.

“Pashë tymin, por nuk…”/ Reagon Trump për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan

By: M C
8 May 2025 at 18:59

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump teksa ndodhej para gazetarëve në “Shtëpinë e Bardhë” ka komentuar edhe zhvillimet në Vatikan, ku nga Kapela Sistine ka dalë tym i bardhë që simbolizon zgjedhjen e Papës së ri. Trump u tha gazetarëve se ka parë tymin të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine por nuk e ka parë ende Papën.

“Pashë tymin, por nuk e kam parë Papën”, u tha Trump gazetarëve në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i SHBA-së është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë. Imazhi, i ndarë nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët vajtojnë vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe zgjedhën tashmë Papën e ardhshëm.

The post “Pashë tymin, por nuk…”/ Reagon Trump për zgjedhjen e Papës së ri në Vatikan appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Zgjedhja e Papës së ri të Vatikanit, mijëra besimtarë festojnë në Sheshin e Shën Pjetrit

By: M C
8 May 2025 at 18:43

Festimet kanë filluar në Sheshin e Shën Pjetrit, pasi tymi i bardhë u ngrit nga Kapela Sistine dhe kambanat e Shën Pjetrit ranë duke lajmëruar se Kisha Katolike Romanë ka një Papë të ri, pasardhësin e Papa Françeskut.

Zgjedhja e Papës u arrti në ditën e dytë të konklavës ku morën pjesë me të drejtë vote 133 kardinalë nga e gjithë bota.

Turmat e gëzuara në shesh brohoritën dhe duartrokitën ndërsa retë e para të tymit dolën nga oxhaku i vogël në Kapelën Sistine.

Flamujt valëviteshin dhe njerëzit përqafonin njëri-tjetrin, duke festuar zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Kishës.

Identiteti i Papës dhe emri që ai ka zgjedhur si Papë do t’i shpallen botës së shpejti nga ballkoni qendror i Bazilikës së Shën Pjetrit.

The post FOTO/ Zgjedhja e Papës së ri të Vatikanit, mijëra besimtarë festojnë në Sheshin e Shën Pjetrit appeared first on Albeu.com.

❌
❌