Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Meloni e gatshme të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e ndërmjetësimit të Trump

20 May 2025 at 21:24

Italia ka mbështetur sugjerimin e Presidentit Donald Trump që Vatikani mund të ndërmjetësojë bisedimet për negocimin e një armëpushimi në Ukrainë, ndërsa ai duket i gatshëm të tërhiqet vetë nga procesi.

Zyra e kryeministres Giorgia Meloni tha se Italia ishte e gatshme të “lehtësonte kontaktet dhe të punonte për paqen” në Ukrainë dhe se “e shikonte pozitivisht” atë që e quajti gatishmëri të Papës për të pritur bisedimet në Vatikan.

Në fakt, ende nuk ka një marrëveshje të prerë për diskutime të mëtejshme: takimi i së premtes së kaluar midis zyrtarëve rusë dhe ukrainasë në Stamboll solli kërkesa shtesë nga Moska, jo përparim.

Papa Leo tha javën e kaluar se Vatikani ishte “gjithmonë i gatshëm” të bashkonte armiqtë dhe se ai do të “bënte çdo përpjekje” që të mbizotëronte paqja.

Por Selia e Shenjtë thotë se ideja e organizimit të bisedimeve, apo edhe ndërmjetësimit të tyre të cilën Trump e sugjeroi si një mundësi është më shumë një shpresë për momentin sesa ndonjë plan konkret.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meloni e gatshme të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e ndërmjetësimit të Trump appeared first on Euronews Albania.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë mirëpresin ofertën e Papës për të organizuar bisedimet e paqes në Vatikan

19 May 2025 at 23:23

Udhëheqësit në Evropë dhe SHBA kanë mirëpritur gatishmërinë e Papës Leo XIV për të pritur bisedimet Rusi-Ukrainë në Vatikan, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Në një deklaratë, zyra e Melonit tha se puna ishte “në proces” për të filluar menjëherë negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Në këtë drejtim, gatishmëria e Atit të Shenjtë për të pritur bisedimet në Vatikan u konsiderua pozitive. Italia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të lehtësuar kontaktet dhe për të punuar për paqen”, shtoi deklarata.

Më parë, shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se u informua mbi telefonatën e presidentit amerikan me Vladimir Putin së bashku me Volodymyr Zelensky, presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren italiane Giorgia Meloni, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Në anën tjetër gjatë bisedës së Trump me Putin, presidenti amerikan ka bërë thirrje që Rusia dhe Ukraina të ulen menjëherë në tavolinën e bisedimeve. /Telegrafi/

 

The post Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë mirëpresin ofertën e Papës për të organizuar bisedimet e paqes në Vatikan appeared first on Telegrafi.

Zelensky dhe JD Vance u takuan për herë të parë që nga “përplasja” e tyre në Shtëpinë e Bardhë

18 May 2025 at 15:30

Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takuan për herë të parë që nga “përplasja” e tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart në Vatikan.

Për herë të dytë brenda disa javësh, udhëheqës botërorë dhe personalitete të tjera zbarkuan në Romë – këtë herë për të festuar meshën e parë të Papa Leos XIV, i cili u zgjodh si papë këtë muaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Delegacione nga më shumë se 100 vende janë të pranishme në Vatikan.

Zelensky, JD Vance shake hands in first meeting after White House fiery exchange. pic.twitter.com/aJKvluHCT0

— Roya News English (@RoyaNewsEnglish) May 18, 2025

Zelensky u prit me duartrokitje teksa mbërriti në Sheshin e Shën Pjetrit, dhe Papa bëri një turne me “Popemobile” nëpër shesh.

Aty, Zelensky ishte ulur pranë Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me Vance afër.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni po shtyn për një takim midis udhëheqësit me seli në Bruksel dhe administratës amerikane, ndërsa një luftë tregtare po afrohet, dhe afërsia e tyre të dielën mund të ndihmojë në hapjen e rrugës.

Si Papa i parë i lindur në SHBA, Papa i ri deri më tani e ka përqendruar mesazhin e tij në arritjen e paqes në Ukrainë dhe Gaza, duke sinjalizuar se ai mund të vazhdojë – ose zgjerojë – angazhimin gjeopolitik të paraardhësit të tij, Papa Françeskut.

Presidenti Donald Trump, Zelensky dhe Vance u takuan për herë të fundit në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, kur u përplasën për të ardhmen e paqes në Ukrainë në një takim televiziv të përshkruar si një nga incidentet më të këqija diplomatike në historinë e kohëve të fundit.

Zelensky: “Have you ever actually been to Ukraine to see the problems we have?”

JD Vance: “I’ve been to…. I’ve actually seen and watched the stories.” pic.twitter.com/ZXhMsF9ngM

— NEXTA (@nexta_tv) February 28, 2025

Gjatë atij takimi, Vance e pyeti Zelenskyn nëse ai kishte “thënë ndonjëherë faleminderit” për miliarda dollarë ndihmë të ofruara vendit të shkatërruar nga lufta nga SHBA-të, që nga pushtimi i plotë i filluar nga Rusia në vitin 2022.

Trump dhe Zelensky u takuan përsëri në Vatikan muajin e kaluar në funeralin e Papa Françeskut, një diskutim i shkurtër që Shtëpia e Bardhë e përshkroi si shpresëdhënës ndërsa Zelensky si “substancial”.

Ndërkohë, negociatat në Stamboll javën e kaluar midis ekipeve ukrainase dhe ruse nuk arritën të jepnin një përparim në një armëpushim të mundshëm.

Trump planifikon të telefonojë Vladimir Putinin dhe Zelenskyn veçmas të hënën, njoftoi ai të shtunën, në një përpjekje për të ndaluar “gjakderdhjen” në Ukrainë. /Telegrafi/

The post Zelensky dhe JD Vance u takuan për herë të parë që nga “përplasja” e tyre në Shtëpinë e Bardhë appeared first on Telegrafi.

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

18 May 2025 at 15:35

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë thirrje për unitet, duke premtuar ruajtjen e trashëgimisë së Kishës Katolike dhe duke deklaruar se nuk do të qeverisë si “një autokrat”. Pas një parade të parë me papamobilin përmes një […]

The post Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat” appeared first on BoldNews.al.

Inagurimi i Papës së ri, kryepeshkopi i Shqipërisë merr ftesë nga Vatikani

By: user 5
12 May 2025 at 19:01

“FORTLUMTURISË SË TIJ, JOANIT
KRYEPISKOPIT TË TIRANËS, DURRËSIT DHE GJITHË SHQIPËRISË

“Hiri dhe paqja qofshin me ju me bollëk në njohjen e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit, Zotit tonë” (2 Pjetrit 1:2).

Me ndjenja dashurie vëllazërore, kam nderin të njoftoj Fortlumturinë Tuaj se, pas zgjedhjes sime si Peshkop i Romës dhe Papë i Kishës Katolike, inaugurimi i shërbesës sime Petrine, do të kremtohet me një Meshë Solemne në Sheshin e Shën Pjetrit, më 18 maj 2025.

Ju lutem përzemërsisht të më kujtoni në lutjet Tuaja, që me ndihmën e Perëndisë së Gjithëpushtetshëm, të mund t’i shërbej me denjësi Zotit dhe Kishës së Tij, në përmbushje të plotë të thirrjes sime.

Me gëzim të madh e shfrytëzoj këtë rast për të shkëmbyer me Fortlumturinë Tuaj një përqafim paqeje në Krishtin e Ngjallur.

Nga Vatikani, 8 maj 2025

LEO PP. XIV” – shkruhet në ftesë.

The post Inagurimi i Papës së ri, kryepeshkopi i Shqipërisë merr ftesë nga Vatikani appeared first on Lapsi.al.

Italiani që për pak u bë Papë/ Pietro Parolin u tërhoq dhe i hapi rrugën Leoni XIV

9 May 2025 at 18:48

Katolikët kanë një Papë të ri, por jo shumë pasi Leoni XIV mori fronin e Shën Pjetrit, kanë filluar të zbardhen edhe detajet nga ajo që ndodhi brenda në konklavë.

Gazeta italiane Corriere della Sera ka zbuluar se në raundin e parë të votimit, që u mbajt ditën e mërkurë, kardinali italian Pietro Parolin mori një numër të konsiderueshëm votash.

Megjithatë këto vota nuk ishin të mjaftueshme për të siguruar një konsensus të fortë që do të adresonte përçarjet brenda Kishës Katolike, shkruan media italiane.

Vetë Parolin, dikur krahu i djathtë i Papa Françeskut bëri një hap pas, duke rezultuar në zhvendosjen e votave te Prevost.

Sipas Corriere della Sera, tërheqja e Parolin, ishte edhe arsyeja e vonesës në tymin e parë nga oxhaku i Kapelës Sikstine të mërkurën.

Nuk ishte rastësi që Papa Leoni XIV, në daljen e parë në ballkonin e bazilikës së Shën Pjetrit, kishte në krah pikërisht Parolin, këtë imazh media italiane e interpreton si një tregues se mes tyre nuk do të ketë hatërmbetje, përkundrazi linja e Papa Françeskut do të vazhdojë.

Ajo që është e sigurt thotë Corriere della Sera, është se Prevost përfitoi nga konflikti i fshehtë në Konklavë midis Kardinalëve nga vendet e Amerikës së Veriut dhe Kardinalëve nga vendet e Amerikës së Jugut.

69-vjeçari amerikan u favorizua jo pak nga qëndrimi i tij ndaj Trump pas vendimit të presidentit amerikan për të ulur ndihmën ndërkombëtare nga USAid me 90%, duke e quajtur atë një “zgjedhje kriminale”.

Prevost u mbështet edhe nga kardinalët frëngjishtfolës nga vendet afrikane. Aftësitë e  tij si një negociues i mirë në debate që ndajnë Kishën Katolike mes konservatorëve dhe liberalëve, ndikuan gjithashtu në mbështetjen që amerikani mori, për t’u bërë Papa i ri.

/abcnews.al/

Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

By: Rovena
9 May 2025 at 16:21

Papa Leoni XIV u zgjodh ditën e djeshme Papa i ri i Vatikanit. Ai do të jetë kështu Papa i parë amerikan në historinë e Vatikanit. Megjithëse të gjithë u përqendruan tek origjina dhe kontributi i tij si kardinal për besimtarët katolikë, kurioziteti na shtyn që të mendojmë: Sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

Të ardhurat e Papës së ri mund të konsiderohen modeste dhe simbolike, duke qenë se misioni i tij si udhëheqës shpirtëror nuk ka të paguar.

Megjithatë referuar mediave të huaja, dhe kryesisht “Daily Mail”, është bërë e ditur se kontributi mujor i Papa Leonit XIV është 2650 euro. Por, këtu vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime. Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

Vatikani ka një sërë burimesh financimi, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit. Por, pavarësisht këtyre shumave monetare, një Papë referuar dhe deklaratave të gjithë liderëve të Kishës Katolike përgjatë historisë pritet që të jetojë në mënyrë të thjeshtë dhe modeste./abcnews.al

Papa Leo XIV dha tre të dhëna të rëndësishme se si do ta udhëheq Vatikanin

9 May 2025 at 17:11

Që nga momentet e para dhe paraqitjes në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leo XIV dha tre sinjale të rëndësishme për mënyrën se si do të jetë udhëheqësi i Kishës Katolike, e cila numëron 1.4 miliard besimtarë.

Shenja e parë e Leo-s për mënyrën se si do të udhëheqë ishte zgjedhja e emrit të tij. Papët shpesh e përdorin këtë zgjedhje për të dërguar një sinjal të parë të rëndësishëm rreth prioriteteve të papatit të tyre të ri.

Papa Françesku mori emrin e Shën Françeskut të Asizit nga shekulli XIII-të, i cili hoqi dorë nga pasuria dhe dëshironte të kujdesej për të varfrit. Papa i fundit që mori emrin Leo, Leo XIII-të, i kushtoi pjesën më të madhe të papatit të tij nga viti 1878 deri më 1903 mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, duke kërkuar pagë të drejtë, kushte të drejta pune dhe të drejtën për t’u anëtarësuar në sindikata.

“Duke zgjedhur emrin Leo XIV-të, ai tregon se është i përkushtuar ndaj mësimit shoqëror të kishës”, tha at Thomas Reese, komentator jezuit që ndjek nga afër papatin.

Shenja e dytë ishte zgjedhja e gjuhës dhe fjalëve që përdori, të cilat theksuan qartë nevojën për paqe – një temë në të cilën ishte përqendruar edhe Papa Françesku.

Asnjë pjesë e fjalimit drejtuar turmës së mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit nuk ishte në anglisht; ai foli në italisht, gjuhën e papatit dhe kaloi shkurtimisht në spanjisht për të përshëndetur komunitetin e tij të dikurshëm në Peru, ku kishte kaluar kohë si misionar. Ai nuk përmendi SHBA-në, vendin ku ka lindur.

Papa i ri, duke kujtuar fjalët e Papa Françeskut, tregoi se sa i përket luftërave, do të ecë në të njëjtën rrugë. Papa Leo XIV tha se dëshironte të ndante paqen e Zotit dhe iu referua paraqitjes së fundit të Françeskut.

“Ende e kemi në vesh atë zë të dobët, por gjithmonë trim, të Papës Françesku”, tha ai, dhe më pas kërkoi leje për të dhënë të njëjtin bekim që Françesku dha vetëm disa javë më parë, duke thënë se “Zoti na do, Zoti i do të gjithë dhe e keqja nuk do të fitojë. Jemi në duart e Zotit”.

Shenja e tretë nga Papa i ri, Leo XIV ishte zgjedhja e veshjes në paraqitjen e parë.

Ndryshe nga Françesku, i cili hoqi dorë nga të gjitha shenjat e papatit, që në ditën e parë kur u zgjodh në vitin 2013, Papa Leo XIV mbante veshjen tradicionale të kuqe papnore. Edhe pse ndjek traditën e Papa Françeskut, Papa Leo XIV e bëri të qartë se është një papë i ri dhe ndryshe. /Telegrafi/

The post Papa Leo XIV dha tre të dhëna të rëndësishme se si do ta udhëheq Vatikanin appeared first on Telegrafi.

Hera e parë në histori të Selisë së Shenjtë – publikohen pamjet pas zgjedhjes së Papës

9 May 2025 at 11:56

Në Vatikan, dje u zgjodh kreu i ri i Kishës Katolike dhe në këtë post u emërua Papa Leo XIV – Papa i parë në histori që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo zgjedhje historike shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për Kishën Katolike, por edhe për komunitetin global katolik, duke reflektuar një hap drejt përfaqësimit më të gjerë gjeografik në udhëheqjen e Selisë së Shenjtë.

Zgjedhja e Papës së ri ndodhi në një epokë të re për Kishën, një epokë të karakterizuar nga zhvillimi dhe prania e gjithanshme e rrjeteve sociale, të cilat kanë transformuar mënyrën se si shpërndahen dhe përjetohen ngjarjet botërore.

Pikërisht për këtë arsye, këtë herë ndodhi edhe një ngjarje unike dhe historike: për herë të parë në histori, është publikuar një video që tregon reagimin e menjëhershëm të Papës së sapozgjedhur.

Pamjet, të cilat tashmë janë shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme mediatike dhe rrjete sociale, tregojnë momentin kur Papa Leo XIV, i qetë dhe me përulësi, përshëndet me mirënjohje kardinalët që votuan për të.

Pope Leo XIV embraces each of the Cardinal electors just after he accepts his election to become the 267th Pope. pic.twitter.com/0cP28r7mam

— Vatican News (@VaticanNews) May 8, 2025

Ky moment prekës simbolizon jo vetëm pranimin e një përgjegjësie të madhe shpirtërore, por edhe një ndërthurje të traditës me realitetin modern, ku transparenca dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me besimtarët luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm.

Sipas protokollit të konklavës, menjëherë pasi përfundon votimi dhe arrin konsensusi i nevojshëm, Papa i ri pyetet nëse e pranon zgjedhjen për të qenë udhëheqësi suprem i Kishës Katolike. Videoja është regjistruar pikërisht pas këtij momenti, kur Papa Leo XIV dha pëlqimin e tij dhe zgjodhi emrin e ri që do ta përfaqësojë në krye të Kishës.

Zgjedhja e tij erdhi pas raundit të katërt të votimit, që tregon për një konklavë të qetë dhe efektive. Simboli i pranimit të Papës së ri – tymi i bardhë që del nga oxhaku i Kapelës Sistine – u shfaq vetëm dy ditë pas nisjes së konklavës, duke shënuar një nga konklavat më të shkurtra të dekadave të fundit.

Kjo ngjarje nuk përfaqëson vetëm një ndryshim në udhëheqje, por edhe një mesazh të fuqishëm për unitetin e Kishës në një botë gjithnjë më të ndërlidhur, ku figura e Papës nuk është më vetëm një autoritet shpirtëror, por edhe një zë i rëndësishëm në çështjet globale që prekin njerëzimin.

Papa Leo XIV pritet të sjellë një qasje të re dhe dinamike në papatin e tij, duke ndërtuar ura komunikimi dhe mirëkuptimi në një botë me sfida të shumta./Telegrafi/

The post Hera e parë në histori të Selisë së Shenjtë – publikohen pamjet pas zgjedhjes së Papës appeared first on Telegrafi.

Papa Leo XIV i kërkoi falje Zotit në meshën e parë në Kapelën Sistine

9 May 2025 at 11:29

Papa Leo XIV ka udhëhequr meshën e parë solemne në Kapelën Sistine, vetëm një ditë pas zgjedhjes së tij si kreu i ri i Kishës Katolike.

Shërbesa ka filluar me një lutje të thellë dhe përulëse të udhëhequr nga vetë Papa, ku ai ftoi besimtarët të reflektojnë mbi mëkatet e tyre dhe të kërkojnë faljen hyjnore.

Me një zë të qetë, por të vendosur, ai i ftoi të pranishmit të hapin zemrat për mëshirën e Zotit dhe të kërkojnë udhëzimin e Tij në këto kohë sfiduese.

Kongregacioni, i përbërë nga klerikë, besimtarë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, iu bashkua me përkushtim lutjeve dhe këngëve liturgjike, duke krijuar një atmosferë të thellë shpirtërore.

Harmonia e zërave dhe solemniteti i ritit i dhanë meshës një dimension të veçantë, ndërsa drita e zbehtë që binte mbi afresket e Mikelanxhelos shtonte ndjesinë e madhështisë dhe përkushtimit.

Ky moment historik ndodhi pikërisht në të njëjtën hapësirë ku, vetëm një ditë më parë, kardinalët nga e gjithë bota u mblodhën për të zgjedhur Papën e ri në konklavë.

Pas një procesi të mbushur me lutje dhe shqyrtim të thellë shpirtëror, Papa Leo XIV u shpall si pasardhësi i Shën Pjetrit, duke u bërë papa i 267-të në historinë e Kishës Katolike.

Me këtë meshë të parë, ai jo vetëm që nisi zyrtarisht shërbesën e tij papnore, por edhe dha një mesazh të qartë për unitet, përulësi dhe shpresë për të ardhmen e besimit katolik në një botë në ndryshim. /Telegrafi/

The post Papa Leo XIV i kërkoi falje Zotit në meshën e parë në Kapelën Sistine appeared first on Telegrafi.

Jeta me plotë sfida – Papa Leo XIV

8 May 2025 at 23:52

Robert Francis Prevost është qytetari i parë amerikan që mban postin e kreut të Kishës Katolike Romake dhe, para konklaves, nuk konsiderohej si një nga favoritët për t’u zgjedhur Papë.

Në votimin e parë të pasdites në ditën e dytë të konklaves, rreth orës 18:00 sipas kohës së Evropës Qendrore, tym i bardhë doli nga oxhaku i Vatikanit mes duartrokitjeve të fuqishme, duke sinjalizuar se shumica e kardinalëve zgjedhës kishin arritur një vendim.

Rreth një orë më vonë, Papa i ri iu prezantua botës: ish-kardinali Robert Prevost, i cili ka zgjedhur emrin papnor, Leo XIV.

“Paqja qoftë me ju të gjithë”, tha ai në fjalimin e parë para më shumë se 100 mijë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. Ai gjithashtu nderoi paraardhësin e tij, duke kujtuar “zërin e butë, por gjithmonë të guximshëm të Papa Françeskut, teksa bekonte Romën”, dhe shprehu falënderimet për të.

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill, në moshën 88-vjeçare, shkruan euronews.

Papa Leo XIV ndau gjithashtu një reflektim thellësisht personal mbi rrënjët shpirtërore dhe vizionin e tij baritor “unë jam biri i Shën Augustinit, një augustinian”.

“Me ju jam një i krishterë, për ju jam një ipeshkëv. Në këtë frymë, të gjithë mund të ecim së bashku drejt atdheut që Zoti ka përgatitur për ne”.

Çfarë dimë për Papa Leo XIV?

Robert Prevost, amerikani 69-vjeçar, u soll në Vatikan nga Papa Françesku në vitin 2023 për të shërbyer si kreu i fuqishëm i zyrës që shqyrton emërimet e ipeshkvijve nga mbarë bota – një nga postet më të rëndësishme në Kishën Katolike.

Si rezultat, ai hyri në konklav me një profil të lartë që pak kardinalë të tjerë kishin, transmeton Telegrafi.

Para konklaves, kishte një pengesë – historia nuk njihte Papë amerikan – për shkak të fuqisë së madhe gjeopolitike që Shtetet e Bashkuara kanë në sferën laike.

Por Prevost, i lindur në Chicago, është gjithashtu shtetas i Perusë dhe ka jetuar për shumë vite atje, fillimisht si misionar dhe më pas si kryeipeshkv.

Prevost gjithashtu është zgjedhur dy herë kryeprift i rendit religjioz Augustinian, një rend i themeluar në shekullin e XIII-të nga Shën Agustini.

Papa Françesku padyshim që e ka pasur në vëmendje për vite me radhë, duke e lëvizur atë nga drejtimi i Augustinianëve dhe e solli në Peru në vitin 2014 për të shërbyer si administrator dhe më pas Kryepeshkop i Chiclayos.

Ai mbeti në atë pozitë, duke fituar shtetësinë peruane në vitin 2015, deri sa Papa Françesku e solli në Romë në vitin 2023 për të marrë presidencën e Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Në atë punë, ai do të kishte mbajtur kontakte të rregullta me hierarkinë katolike në pjesën e botës që ende ka më shumë katolikë.

Që kur mbërriti në Romë, Prevost ka mbajtur një profil të ulët publik, por është i njohur për ata që kanë rëndësi.

Në mënyrë të rëndësishme, ai drejtoi një nga reformat më revolucionare që Papa Françesku bëri, kur ai shtoi tre gra në grupin e votuesve që vendos se cilat emërime peshkopësh do t’i dërgohen Papës.

Në fillim të vitit 2025, Papa Françesku e vlerësoi sërish duke e emëruar Prevostin në rangun më të lartë të kardinalëve, duke sugjeruar se ai ishte zgjedhja e Papës Françesku në konklavë.

Çfarë qëndrimi ka mbi çështjet kryesore?

Prevost është qytetari i parë amerikan që mban postin e kreut të Kishës Katolike Romake dhe, para konklaves, nuk konsiderohej ndër favoritët për t’u zgjedhur papë.

Ai njihet për një qasje të moderuar dhe baritore, si dhe për përputhshmërinë me shumë nga qëndrimet e paraardhësit të tij, Papa Françesku… megjithatë, ekzistojnë dallime.

Para zgjedhjes si Papë, Prevost nuk kishte një histori të zgjeruar të deklaratave publike mbi çështjet LGBTQ+, por sipas New York Times, në vitin 2012 ai kishte kritikuar mediat që shfaqnin “simpati për besime dhe praktika që bien ndesh me ungjillin”, përfshirë atë që ai e quajti “stili i jetës homoseksual”.

Këto komente bien në kontrast me qasjen më gjithëpërfshirëse të Papës Françesku ndaj komunitetit LGBTQ+. Në vitin 2023, Papa i mëparshëm kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin si “të padrejta”, duke theksuar se Zoti i do të gjithë fëmijët ashtu siç janë dhe u bëri thirrje ipeshkvijve katolikë që i mbështesin këto ligje të mirëpresin personat LGBTQ në kishë.

“Qenia homoseksual nuk është krim”, kishte thënë ai në një intervistë.

Qëndrimi i Papa Leo XIV mbi krizën klimatike është më në përputhje me atë të Papës Françesku. Ai ka shprehur shpesh shqetësim për sfidat mjedisore dhe ka theksuar rëndësinë e veprimit për të adresuar problemet globale.

Së fundmi, ai ka deklaruar se kisha duhet të kalojë “nga fjalët në veprim” dhe ka paralajmëruar për pasojat “të dëmshme” të zhvillimit teknologjik të pakontrolluar.

Ndërsa Papa Leo XIV konsiderohet si centrist dhe progresist për disa çështje, ai mban qëndrime konservatore kur bëhet fjalë për doktrinën e kishës. Ai kundërshton shugurimin e grave si diakone dhe ka folur në mënyrë të vazhdueshme kundër abortit, duke e quajtur atë “një formë vrasjeje”.

Çfarë dimë për emrin papnor Leo?

Leo tani është i barabartë me Klementin, si emri i katërt më i zakonshëm që është zgjedhur nga Papët. Vetëm Gjoni, Gregori dhe Benedikti janë më të përdorur.

Por, nuk kemi pasur një Papë me emrin Leo për më shumë se një shekull, shkruan cnn.

Papa i fundit Leo ishte Leo XIII-të, i cili lindi në Romën e pushtuar nga francezët në vitin 1810. Ai shërbeu si Papë nga viti 1878 deri sa ndërroi jetë në vitin 1903, duke e bërë papatin e tij 25-vjeçar të katërtin më të gjatin në historinë e kishës.

Leo XIII-të kujtohet si një Papë i mësimeve sociale katolike. Në vitin 1891, ai shkroi një letër të hapur të famshme, ku reflektonte mbi ndryshimet teknologjike të sjella nga Revolucioni Industrial dhe ndikimin e tyre mbi punëtorët.

Duke zgjedhur të ringjallë këtë emër, Leo XIV mund të ketë sinjalizuar prioritetet e papatit të tij, shkruan cnn.

Papi i parë Leo, i cili shërbeu në shekullin e V-të, është i njohur si “Leoni i Madh” dhe kujtohet për bindjen që i bëri Atilës së Hunëve për të ndaluar pushtimin dhe për të kursyer Perandorinë Romake nga shkatërrimi.

Takimi i tyre është përjetësuar në një pikturë nga Rafaeli, e cila sot qëndron në Pallatin Apostolik të Vatikanit. Përmes këtij pallati kaluan 133 kardinalët votues – përfshirë Robert Prevostin, tani Leo XIV – ndërsa hynin në Kapelën Sistine të mërkurën për fillimin e konklaves.

Emri Leo rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “luan”, duke sugjeruar forcë dhe guxim. /Telegrafi/

The post Jeta me plotë sfida – Papa Leo XIV appeared first on Telegrafi.

Çfarë dimë për emrin papnor Leo?

8 May 2025 at 23:00

Leo tani është i barabartë me Klementin, si emri i katërt më i zakonshëm që është zgjedhur nga Papët. Vetëm Gjoni, Gregori dhe Benedikti janë më të përdorur.

Por, nuk kemi pasur një Papë me emrin Leo për më shumë se një shekull, shkruan cnn.

Papa i fundit Leo ishte Leo XIII, i cili lindi në Romën e pushtuar nga francezët në vitin 1810. Ai shërbeu si Papë nga viti 1878 deri sa ka ndërruar jetë në vitin 1903, duke e bërë papatin 25-vjeçar të katërtin më të gjatë në historinë e kishës.

Leo XIII kujtohet si një Papë i mësimeve sociale katolike. Në vitin 1891, ai shkroi një letër të hapur të famshme, ku reflektonte mbi ndryshimet teknologjike të sjella nga Revolucioni Industrial dhe ndikimin e tyre mbi punëtorët.

Duke zgjedhur të ringjallë këtë emër, Leo XIV mund të jetë duke sinjalizuar prioritetet e papatit të tij.

Papa i parë Leo, i cili shërbeu në shekullin e V-të, është i njohur si “Leoni i Madh” dhe kujtohet për bindjen që i bëri Atilës së Hunëve për të ndaluar pushtimin dhe për të kursyer Perandorinë Romake nga shkatërrimi.

Takimi i tyre është përjetësuar në një pikturë nga Rafaeli, e cila sot qëndron në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Përmes këtij pallati kaluan 133 kardinalët votues – përfshirë Robert Prevost-in, tani Leo XIV – ndërsa hynin në Kapelën Sistine të mërkurën për fillimin e konklaves.

Emri Leo rrjedh nga latinishtja dhe do të thotë “luan”, duke sugjeruar forcë dhe guxim. /Telegrafi/

The post Çfarë dimë për emrin papnor Leo? appeared first on Telegrafi.

Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do drejtojë Kishën Katolike

By: user 6
8 May 2025 at 20:48

Kardinali Robert Francis Prevost është Papa i ri. Ai ka zgjedhur për vete të mbajë emrin Leon XIV. I lindur në Çikago, 69 vjeç, ai është një figurë e shquar në panoramën e peshkopatit amerikan. Një bashkëpunëtor i ngushtë i Papa Françeskut – i cili e kishte zgjedhur atë të ishte kreu i Dikasterit për Ipeshkvijtë, përpara se ta bënte kardinal, ai është Papa i parë amerikan (edhe pse zgjodhi që në fjalimin e tij të parë, të mos shqiptonte asnjë fjalë në anglisht).

I konsideruar si më pak “amerikani” midis kardinalëve amerikanë (grupi i dytë më i madh në konklavë), ai ka një të kaluar misionare dhe e njeh mirë Amerikën Latine. Ai do të jetë Papa i parë augustinian.

Newly elected Pope Leone XIV speaks to the crowd at St. Peter's Square.

I lindur në Çikago, Illinois nga prindër me prejardhje franceze, italiane dhe spanjolle dhe ka dy vëllezër, Luis Martin dhe John Joseph. I diplomuar në Matematikë dhe Filozofi, anëtar i Urdhrit Augustinian, nga viti 2001 deri në vitin 2013 ai ishte drejtues i Kongregacionit dhe ipeshkv i Çiklajos në Peru. Aktualisht ai drejtonte Dikasterin për Ipeshkvijtë dhe është president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Ai ka një profil centrist dhe pragmatik, i aftë të ndërmjetësojë midis shpirtrave të ndryshëm të Amerikës Katolike. Ai ka një ndjeshmëri të thellë ndaj çështjeve shoqërore dhe kulturore dhe mund t’i japë vazhdimësi një papati të orientuar drejt dialogut.

Fjalët e tij të para

“Paqja qoftë me ju të gjithë”, – tha ai sapo u zgjodh, në fjalimin e tij të parë (të cilin zgjodhi ta lexonte, duke thyer traditën që gjithmonë i ka parë Papët të thonë fjalët e tyre të para pa letër). “Kjo është përshëndetja e parë e Krishtit të ringjallur, Bariut të Mirë. Uroj që paqja të arrijë në familjet tuaja, në të gjithë popujt, në të gjithë tokën. Paqja qoftë me ju. Një paqe e çarmatosur, çarmatosëse dhe e përulur. Zoti na do të gjithëve, pa kushte” – tha ai që më pas i bëri atribute Papa Franceskut.

“Ende e mbajmë në vesh zërin e Papa Françeskut, i cili bekoi Romën dhe mbarë botën ditën e Pashkëve. Më lejoni të vazhdoj me të njëjtin bekim. Zoti na do, Zoti ju do të gjithëve. Dhe e keqja nuk do të mbizotërojë. Të gjithë jemi në duart e Zotit.

Prandaj, pa frikë, të bashkuar dorë për dore me Zotin dhe me njëri-tjetrin, le të ecim përpara. Ne jemi dishepuj të Krishtit. Krishti na paraprin. Bota ka nevojë për dritën e saj. Njerëzimi ka nevojë për të si urë që Zoti dhe dashuria e tij ta arrijnë. Na ndihmoni të ndërtojmë ura, me dialog, për të qenë gjithmonë në paqe. Faleminderit Papa Françeskut” – tha ai.

Në fund bëri një përshëndetje në spanjisht për dioqezën e tij, në Peru. Dhe, duke e kthyer në italisht: “Duam të jemi një Kishë pranë atyre që vuajnë”.

Rrugëtimi i Papës së ri

Në vitin 1977 ai hyri në noviciatin e Urdhrit të Shën Agustinit, në provincën e Zojës së Këshillit të Mirë, në Saint Louis. Më 29 gusht 1981, ai deklaroi betimet e tij solemne. Studioi në Unionin Teologjik Katolik në Çikago, ku u diplomua me një diplomë në Teologji.

Cardinal Robert Prevost is seen on April 26.

Në moshën 27 vjeç, Urdhri i Shenjtë e dërgoi në Romë për të studiuar të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor të Shën Thoma Akuinit (Angelicum). Ai mori shugurimin prift më 19 qershor 1982.

Mori diplomën e licencës në vitin 1984, pastaj u dërgua të punonte në misionin Chulucanas, në Piura, Peru (1985-1986). Në vitin 1987 mori doktoraturën. U shpall Kardinal nga Papa Françesku në 30 shtator të 2023 në Diakoninë e Santa Monikës.

Cardinal Robert Francis Prevost, Prefect of the Dicastery for Bishops, right, receives his biretta from Pope Francis as he is elevated in St. Peter's Square at The Vatican on September 30, 2023.

CNN shkruan se ai pritet të çojë përpara reformat e Papa Françeskut. Në një intervistë për Vatican News menjëherë pasi u bë udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha: “Unë ende e konsideroj veten misionar. Thirrja ime, si ajo e çdo të krishteri, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që të jetë.” /Përgatiti LAPSI.al

The post Kush është Papa Leon XIV/ Amerikani i parë që do drejtojë Kishën Katolike appeared first on Lapsi.al.

Mesazhi i parë i Papës/ Leoni XIV: Jemi të gjithë në duart e Zotit

8 May 2025 at 19:32

Robert Prevost, i cili është zgjedhur si Papa i ri Leo XIV, ka dalë në ballkonin e Shën Pjetrit, ku ka dhënë edhe mesazhin e tij të parë.

Ai u përshëndet nga mijëra njerëz në shesh.  Papa i ri ka dhënë një mesazh paqeje, ndërsa shprehet “Zoti na do të gjithëve, pa kushte”.

“Zoti na do shumë, Zoti na do të gjithëve. Jemi të gjithë në duart e Zotit. Pa frikë dhe të bashkuar, dorë për dore me Zotin mes nesh do të shkojmë përpara. Të ndërtojmë ura me dialog për t’u bashkuar të gjithë. Faleminderit Papa Françesko. Dua të falënderoj edhe të gjithë vëllezërit kardinalë që më zgjodhën që të jem pasardhës dhe të eci bashkë me ju, duke kërkuar paqe. Të punojmë bashkë dhe pa frikë për të qenë misionar”, tha ai.

Presidenti i KISH-it, Dom Gjergj Meta uron Papën e ri Leoni XIV

By: Rovena
8 May 2025 at 19:26

Dom Gjergj Meta, President i KISH-it ka uruar Papën e ri të Vatikanit, Leoni XIV. Ai tha se katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim.

“Në emër të Ipeshkvinjëve dhe të gjithë katolikëve në Shqipëri i uroj Papa Leonit XIV zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike. Kardinalët sot i dhanë një Ipeshkëv Romës dhe një Bari Kishës Universale. Ne e falenderojmë Zotin dhe i lutemi që Papa të ketë ndihmën dhe mbrojtjen e Hyjit e të Zojës së Këshillit të mirë.

Katolikët shqiptarë kanë qenë gjithmonë besnikë ndaj Papës deri në martirizim. Edhe Papa Leonit XIV i ripërtërijmë besnikërinë dhe bindjen tonë si pasardhës i Pjetrit në krye të Kishës së Romës.

Jam i sigurt se të gjithë shqiptarët ushqejnë një afeksion të sinqertë ndaj Papës pavarësisht besimit të tyre. Shpresojmë që shumë shpejt ta shohim Papën Leoni në Shqipëri”, tha Dom Gjergj Meta./abcnews.al

Trump për Papën e parë amerikan: Nderë i madh për vendin tonë

8 May 2025 at 19:52

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mirëpritur zgjedhjen e Papa Leo XIV.

“Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papa”, tha ai.

“Është një nder kaq i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë”, shtoi lideri amerikan.

“Po pres me padurim ta takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm!”, përfundoi 78-vjeçari.

Robert Prevost, tani Papa Leo XIV, lindi në Chicago, Ilinois, në vitin 1955.

Prevost ka marrë diplomën e bachelor-it në matematikë nga Universiteti Villanova në Pensilvani dhe më pas ka marrë diplomën në teologji nga Uniioni Teologjik Katolik i Chicagos.

Më vonë, ai u dërgua në Romë për të studiuar ligjin kanonik në Universitetin Papnor Shën Toma Akvinasi dhe u shugurua si prift në qershor të vitit 1982. Në fazat e mëvonshme të karrierës së tij, ai ka mësuar ligjin kanonik në seminarin e Trujillos, Peru. /Telegrafi/

The post Trump për Papën e parë amerikan: Nderë i madh për vendin tonë appeared first on Telegrafi.

Papa Leo XIV mbajti fjalimin e parë: Duhet të jemi një kishë që ndërton ura

8 May 2025 at 19:42

Robert Prevost, i zgjedhur si Papa Leo XIV, është shfaqur tani në ballkonin e Shën Pjetrit.

Ai valëviti dorën para mijëra njerëzve në shesh, ndërsa ata brohorasin dhe thërrasin emrin e tij, shkruan skynews.

Duke folur në italisht, Papa thotë se Papa Françesku ka qenë gjithmonë “i guximshëm dhe ka bekuar Romën”.

“Papa që bekoi Romën i dha bekimin e tij gjithë botës atë mëngjes Pashke”, thotë ai.

“Le të ndjekim atë bekim. Perëndia na do dhe Perëndia ju do të gjithë juve. Mëkati nuk do të triumfojë, ne jemi të gjithë në duar të Perëndisë”, shtoi 69-vjeçari.

Papa i lindur në SHBA iu drejtuar Romës dhe thotë se do të donte t’i dërgonte qytetit “një përshëndetje speciale”, raporton cnn.

“Se bashku duhet të mundohemi të zbulojmë se si të jemi një kishë që ndihmon në ndërtimin e urave, krijon dialog dhe është e hapur për të pranuar të gjithë”, thotë ai.

Më pas, ai flet në spanjisht dhe thotë se “dua veçanërisht t’u dërgoj një përshëndetje bashkatdhetarëve të mi nga Peruja. Ishte një kënaqësi e madhe për mua të punoj në Peru”.

The post Papa Leo XIV mbajti fjalimin e parë: Duhet të jemi një kishë që ndërton ura appeared first on Telegrafi.

Kush është Papa Leo XIV – amerikani i parë që do ta udhëheq Kishën Katolike

8 May 2025 at 19:32

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur Papa i 267-të dhe do të dalë së shpejti në ballkonin e Bazilikës së Shën Pjetrit si udhëheqësi i ri i 1.4 miliard katolikëve të botës.

Prevost, 69 vjeç, nga Chicago, Illinois, është Papi i parë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV.

Një udhëheqës me përvojë globale, ai kaloi shumicën e karrierës si misionar në Amerikën e Jugut dhe së fundmi drejtoi një zyrë të fuqishme të Vatikanit për emërimin e ipeshkvijve. Pritet që ai të ndërtojë mbi reformat e Papës Françesku, shkruan cnn.

Ai punoi për një dekadë në Trujillo, Peru, dhe më vonë u emërua ipeshkëv i Chiclayo-s, një qytet tjetër në Peru, ku shërbeu nga viti 2014 deri në vitin 2023.

Në një intervistë për Vatican News, pak pas bëri udhëheqës i Dikasterit për Ipeshkvijtë, Prevost tha se “unë ende e konsideroj veten një misionar. Vokacioni im, ashtu si i çdo katoliku, është të jem misionar, të shpall Ungjillin kudo që ndodhem”. /Telegrafi/

The post Kush është Papa Leo XIV – amerikani i parë që do ta udhëheq Kishën Katolike appeared first on Telegrafi.

HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

8 May 2025 at 19:17

Identiteti i Papës së ri është zbuluar dhe për herë të parë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është zgjedhur si kreu i Kishës Katolike.

Ai do të identifikohet me emrin papnor – Leo XIV.

Zgjedhja e Papës së ri u bë në ditën e parë të plotë të votimit nga 133 kardinalët e zgjedhur.

Ai tani do të mbajë fjalimin e parë publik dhe do të dhurojë bekimin për turmën e mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit. /Telegrafi/

 

The post HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri appeared first on Telegrafi.

Të gjithë sytë nga Vatikani: A do të dalë tym i bardhë nga Kapela Sistine sot?

8 May 2025 at 10:20

Kardinalët e Kishës Katolike Romake po votojnë përsëri sot për të zgjedhur një Papë të ri, pasi votimi i parë nuk zgjodhi një udhëheqës të ri.

Kardinalët do të votojnë gjithsej katër herë sot – dy herë në mëngjes dhe dy herë në pasdite, dhe tymi duhet të dalë dy herë.

Tymi pritet të ngrihet nga Kapela Sistine për herë të parë rreth orës 10:30, dhe pastaj në orën 5:30 nëse nevojitet votimi i parë i pasdites, raporton Ansa.

Tymi i zi u shfaq mbrëmë, duke theksuar se pas votimit të parë, një Papë i ri nuk u zgjodh dhe kur të votohet kreu i ri, nga oxhaku i Kapelës Sistine do të shfaqet tym i bardhë.

Konklava për të zgjedhur kreun e 267-të të Kishës Katolike Romake filloi të mërkurën, dhe në të morën pjesë 133 kardinalë.

Dy konklavat e mëparshme, në vitin 2005 dhe 2013, zgjatën vetëm dy ditë secila.

Papa Françesku u zgjodh në një konklavë në vitin 2013, pas dy ditësh votimi.

Ai vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeç dhe u varros në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të gjithë sytë nga Vatikani: A do të dalë tym i bardhë nga Kapela Sistine sot? appeared first on Euronews Albania.

❌
❌