Normal view
Faqja 4 me Jeta Kasemin, (22/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin, (21/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (18/07/2025)
Faqja 4 me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (17/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (16/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (15/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (12/07/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin dhe Sali Doçin, (07/07/2025)
-
- “Partia Amerika” e Musk/ Eksperti Barja: I pushtetshëm politikisht, një nga betejat më të forta të shekullit
“Partia Amerika” e Musk/ Eksperti Barja: I pushtetshëm politikisht, një nga betejat më të forta të shekullit
Emanuel Bajra ekspert ekonomie në Londër ka komentuar në “Faqja 4” në ABC News, njoftimin e Elon Musk, njeriu më i pasur në botë për të formuar “Partinë Amerika”.
Gjatë intervistës, Bajra tha se e sheh këtë lëvizje si një si një filozofi të re, ndërsa nënvizon se Musk shihet i pushtetshëm politikisht. Po ashtu nënvizoi se kjo pritet të jetë një nga “betejat” më të forta të shekullit.
“Është një filozofi e re, që inspirohet nga e gjithë trashëgimia e kapitalit të akumuluar. Është një filozofi e re që është futur dhe lufton sistemin. Sot kemi një president që është bërë vetë establishmenti. Musk ka të drejtë kur thotë që projektligji i fundit do të jetë me efekte negative dhe do fusë Amerikën në borxhe. Por jo vetëm Amerika por e gjithë ekonomia globale. Pra çdo huamarrje, në Evrope dhe botë do të jetë me kosto shumë të madhe. Dhe këtë Elon Musk e luftonte me muaj të tërë. Ideja e Muks nuk është që të bëhet president. Ai do të krijojë sistem të ri. Ai ka para të mjaftueshme që ta “katandisë” të gjithë sistemin politik amerikan në një kriza. Pra nëse fiton 7-10 ulëse në Senat kjo do të jetë peshë shumë e madhe. Dhe këtë ka si ambicie. Por si duket sistemi i tanishëm amerikan po neglizhon faktin se Musk ka shumë fuqi”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/
“Faqja 4” me Jeta Kasemin, (30/06/2030)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin, (28/06/2025)
Faqja 4 me Sali Doçin dhe Jeta Kasemin, (27/06/2025)
-
- “Shtrenjtimi i naftës, dëm për ekonominë globale”/ Mbyllja e ngushticës së Hormuzit, Bajra: Irani po i bën dëm vetes
“Shtrenjtimi i naftës, dëm për ekonominë globale”/ Mbyllja e ngushticës së Hormuzit, Bajra: Irani po i bën dëm vetes
Eksperti i ekonomisë, Emanuel Bajra thotë se shtrenjtimi i naftës, lidhur me konfliktin Izrael-iran, i shkakton dëm ekonomisë globale.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Bajra u shpreh se nëse Irani vendos mbylljen e ngushticës së Hormuzit, do dëmtojë ekonominë e tij, pasi ndodhet ende nën sanksione nga SHBA dhe BE.
“Ndërlikim më i madh për Evropën, sesa për SHBA dhe Kinën. Kjo do t’i shkaktojë dëme të madhe Iranit, por edhe vendeve eksportuese si Arabia Saudite, apo vendeve importuese si Kina. Do të kemi efekte në shtrenjtim dhe në inflacion. Do mund të ndryshohej orientimi dhe infrastruktura nga Arabia Saudite, Kuvajti. Ekonomia e Iranit është akoma në sanksionet e SHBA dhe BE, vuan shumë, inflacioni ka shkuar në 300 përqind.”, theksoi ai./abcnews.al
-
- Sulmi i SHBA ndaj Iranit/ Mema: Do kemi kundërpërgjigje nga Teherani, programi bërthamor nuk do marrë fund
Sulmi i SHBA ndaj Iranit/ Mema: Do kemi kundërpërgjigje nga Teherani, programi bërthamor nuk do marrë fund
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Medlir Mema thotë se Teherani do t’i kundërpërgjigjet sulmeve nga SHBA.
Në një intervistë për “Faqja 4” në ABC News, Mema u shpreh se edhe pas sulmeve amerikane ndaj centraleve bërthamore, Irani nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor.
“Unë mendoj që në ditët në vijim do kemi sulm të shigjetuar, do kemi kundërpërgjigje nga Irani. Nuk mendoj se Rusia apo Kina do të marrin masa ndaj SHBA. Nuk besoj se SHBA e dinë se çfarë duan në këto momente. Trump e fitoi mandatin e dytë presidencial, duke premtuar mos angazhimin e SHBA në këto lloje luftërash. Trump është më afër thelbit të MAGA, që nuk do të angazhohet. Izraeli ka lujatur kartat në mënyrë që SHBA të marrë masat që ka marrë. Është e vështirë për të kuptuar se çfarë vetë Trump dëshiron. Ajo që unë mund të them me siguri të plotë, ky veprim nuk do të sjellë përfundimin e programit bërthamor. Programi bërthamor i Iranit fillon që në vitin 1974. Ishin Gjermania dhe Franca që ndihmuan për impiantin e parë. Ata e lanë pas dore në 1988. Një armë bërthamore të jep siguri”, theksoi ai./abcnews.al