Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit

2 July 2025 at 22:51

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë se po vepron me vetëdije në dëm të figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkatësisht ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Sipas Çitakut, Kurti ka shkuar aq larg sa të konsiderojë vizitat ndaj të akuzuarve në Hagë si “marrje instruksionesh”, gjë që ajo e cilëson si pjesë të një fushate të qëllimshme për denigrimin e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

“Nuk është as politikë, as rastësi. Është qëllim i pastër”, ka shkruar Çitaku në një postim në Facebook, duke shtuar se Kurti nuk e kupton konceptin e miqësisë, sepse, sipas saj, “nuk ka as edhe një mik të vetëm”.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën e funksionimit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e përshkruar atë si një subjekt të mbyllur, ku nuk tolerohet mendimi ndryshe dhe ku, siç tha ajo, “zëri i vetëm që dëgjohet është ai i Kurtit”.

Në kundërshtim me këtë, Çitaku ka vlerësuar PDK-në si një parti me demokraci të brendshme, ku ekziston hapësirë për mendim kritik dhe debat.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Kurtit lidhur me udhëheqjen e PDK-së, Çitaku ka theksuar se “kryetar e kemi Memli Krasniqin”, të cilin e përshkroi si një lider me legjitimitet dhe respekt të plotë brenda partisë.

“Ti vazhdo qaj e vajto, se për rezultate nuk ke çka flet”, përfundon reagimin e saj Çitaku, duke akuzuar Kurtin për mungesë të arritjeve konkrete gjatë qeverisjes së tij.

The post Çitaku akuzon Kurtin se po ndihmon Prokurorinë e Hagës kundër Thaçit e Veselit appeared first on Telegrafi.

Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

1 July 2025 at 22:20

Vetëm pak ditë më herët, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se do ta votonte një koalicion në mes të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo deklaratë e tij e ka befasuar Sekretaren e Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitakun.

Arsyeja për këtë befasi sipas saj vjen pasi në ditën e konventës së PDK-së është miratuar një deklaratë politike rreth qëndrimeve të partisë karshi qeverisë e koalicioneve të mundshme.

Thotë se këtë deklaratë e kishte votuar edhe vetë Hoxhaj, pa ndonjë kundërshtim.

“Për mua ka qenë pak befasi deklarata e Hoxhajt. Sepse është e vërtetë që shpeshherë edhe në mbledhje dhe diskutime ne kemi vlerësime dhe mendime të ndryshme, mirëpo deklarata e z.Hoxhaj erdhi pak kohë pas mbajtjes së konventës ku ne miratuam një deklaratë politike të PDK-së. Kjo deklaratë ishte shumë e qartë edhe në raport me qeverinë edhe në raport me koalicionet e mundshme dhe ajo deklaratë politike u votua me unanimitet të plotë. Edhe z. Hoxhaj e ka votuar. Si do që të jetë është një qëndrim i ri që nuk i bënë dëm shëndetit politik dhe demokratik. Zoti Hoxhaj ishte i qartë tha se do ta votoja një koalicion nëse do të kishte marrëveshje politike, nuk tha që e voton njëanshëm”, tha Çitaku në Rubikon të Klan Kosovës.

Deputetja Çitaku, nuk është pajtuar edhe me një deklaratë tjetër të Hoxhajt.

“Polarizimet mes VV-së dhe partive tjera nuk janë të rrejshme, këtu nuk pajtohem me Hoxhajn. Do të ishte më mirë sikur të ishin të rrejshme, do ishin të dëmshme por më lehtë të tejkalueshme”, tha më tej ajo.

The post Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV appeared first on Telegrafi.

​PDK me aksion simbolik, deputetët qëndrojnë në sallë pas dështimit të seancës

1 July 2025 at 13:28

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë qëndruar simbolikisht në sallë pas dështimit për të 40-në herë të konstituimit të Kuvendit.

Deputetja Vlora Çitaku tha se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari po e shkel Kushtetutën. Ajo i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim dhe për kthim në rend të ditës.

“Fatkeqësisht, edhe sot, sërish me vetëdije të plotë, zotëri Dehari, Lëvizja Vetëvendosje po e shkelin Kushtetutën. I bëjmë thirrje edhe një herë Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehemi në sallë pasnesër, t’i kthehemi rendit të ditës, të konstituojmë Kuvendin e Kosovës dhe të bëjmë punën tonë… Ne qëndruam simbolikisht në sallë edhe herën e kaluar edhe sot më gjatë, sepse është e turpshme që të vijmë këtu e të rrimë nga dy minuta e të largohemi sikur të mos ndodhë asgjë”, deklaroi Çitaku. /kp/

The post ​PDK me aksion simbolik, deputetët qëndrojnë në sallë pas dështimit të seancës appeared first on Telegrafi.

Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja

29 June 2025 at 11:36

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me tensione të forta, ku përplasjet mes deputetëve arritën kulmin kur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, akuzoi kryesuesin e seancës, Avni Dehari, për shkelje të Kushtetutës.

Çitaku e akuzoi Deharin për tejkalim të kompetencave dhe për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar veprimin e tij si të papranueshëm dhe të dëmshëm për rendin kushtetues.

Pasi tensionet u rritën, kryesuesi Dehari reagoi ashpër duke kërkuar ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për ta larguar deputeten Çitaku nga foltorja.

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Kjo është shkelje e rendit të seancës. Thërras sigurimin të ndërhyjë”, u dëgjua të thotë Dehari, përpara se regjia e Kuvendit t’i ndërpriste fjalën Çitakut.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme në sallë, duke rritur edhe më tej tensionin mes shumicës dhe opozitës në një periudhë të ngarkuar politike, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

The post Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kurti kërkoi vetëm nënshtrim – pa kompromis, pa debat, pa demokraci

29 June 2025 at 11:10

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, pas takimit të tij me liderët e partive politike për tejkalimin e ngërçit institucional.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, as reflektim, e as zgjidhje për situatën, por kërkoi vetëm nënshtrim nga partitë e tjera.

“Sipas logjikës së Albin Kurtit, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis. Në takimin me liderët politikë, Albin Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis. Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci. Kaq”, shkroi Çitaku.

Ajo vlerësoi se sjellja e Kurtit në këto negociata thellon edhe më shumë krizën politike, duke paralajmëruar mungesë të vullnetit për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kritikën e saj e mbylli me theksin se “demokracia nuk funksionon me ultimatume, por me dialog dhe marrëveshje të sinqerta”.

The post Çitaku: Kurti kërkoi vetëm nënshtrim – pa kompromis, pa debat, pa demokraci appeared first on Telegrafi.

Intervistimi i Martin Berishaj nga Specialja, reagon Çitaku

26 June 2025 at 15:55

Pasi, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale ka reaguar deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Berishaj nuk e ka hallin se në Kosovë iu rrezikohen vendet e punës rreth 140 mij punëtorëve, kjo pasi siç tha “Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike”.

“Rreth 140.000 punëtorëve u rrezikohen vendet e punës. Biznese të tëra, sidomos ato prodhuese, janë në prag të mbylljes, për shkak të shtrenjtimit enorm të energjisë elektrike. Po e dini kush nuk e ka këtë hall? Martin Berishaj”, ka shkruar ajo.

Tutje Çitaku theksoi se pavarësisht dëshmive publike dhe aferave milionëshe, Berishaj vazhdon të jetë ambasador me fuqi të plotë.

“ Sepse i shërben liderit suprem. Një ditë në Prokurori, një ditë në Ambasadë. Marrëzia nuk paska kufi”, ka shkruar ndër të tjera Çitaku. /Telegrafi/

The post Intervistimi i Martin Berishaj nga Specialja, reagon Çitaku appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kurti me kokëfortësinë e tij e ka paralizuar Kosovën

19 June 2025 at 11:51

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha ajo, bllokimin e institucioneve dhe mungesë totale të përgjegjësisë politike në raport me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Çitaku tha se PDK-ja ka ofruar zgjidhje dhe ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, por se Kurti dhe partia e tij nuk po kërkojnë konsensus, por nënshtrim, raporton KosovaPress.

“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh. Ne kërkojmë zgjidhje, kemi ofruar zgjidhje, mirëpo LVV nuk dëshiron bashkëpunim, por dëshiron diktakt dhe nënshtrim, dhe PDK nuk i nënshtrohet diktatit,” ka deklaruar Çitaku.

Deputetja Çitaku komentoi edhe mungesën e emërimit të një ambasadori të SHBA-së në Kosovë, duke e lidhur këtë me qasjen e Qeverisë Kurti në raport me aleatët ndërkombëtarë.

“Ne jemi në pritje, sigurisht se ShBA-të të emërojnë ambasadorin në Kosovë, nuk mund të flas në emër të ShBA-së, pse një emërim i tillë nuk ka ndodhur ende. Por, Kurti me kokëfortësinë e tij ka paralizuar Kosovën edhe nga brenda, por edhe në raport me aleatët tanë”, u shpreh ajo.

Sot, ka dështuar edhe përpjekja e 34 për konstitumin e Kuvendit të Kosovës.

Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.

Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë, zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më nëntë (9) shkurt. Mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më pesëmbëdhjetë (15) prill. Që nga ajo datë çdo dyzetetetë (48) orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat konkret./kp/

The post Çitaku: Kurti me kokëfortësinë e tij e ka paralizuar Kosovën appeared first on Telegrafi.

“I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë

15 June 2025 at 13:16

Vlora Çitaku kërkoi që presidentja Vjosa Osmani ta marrë “një rol më aktiv” për ta zgjidhur ngërçin politik. Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës tha se “zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë”, ndërsa u ndal të flasë para gazetarëve pas dështimit të 32-të të konstituimit të Kuvendit.

“Në këtë rast, zgjidhja e vetme është që Lëvizja Vetëvendosje të reflektojë. Mirëpo, në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje edhe Presidentes që të marrë një rol më aktiv, sepse në kuadër të kompetencave të saj është edhe mbarëvajtja dhe funksionimi demokratik i institucioneve”, tha ajo.

Deputetja tha se LVV-ja po e mban të bllokuar Kuvendin.

“Kjo është një pengmarrje klasike. Psrtia Demokratike e Kosovës ka ofruar alternativë, ndonëse ne nuk e kemi asnjë detyrim që të votojmë kandidatin e LVV-së pa shumicë parlamentare. Megjithatë, për hir të zhbllokimit të situatës, ne kemi ofruar alternativë duke i propozuar Lëvizjes Vetëvendosje që të propozojë një nga 40 deputetët e tjerë që nuk kanë qenë pjesë e qeverisë”, tha Çitaku.

Duke iu përgjigjur kandidates së LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku tha se zgjidhja “nuk varet” nga partitë tjera.

“Ne nuk votojmë nën diktat. Nuk mund të votohet një kryetar Kuvendi nën diktat, pa marrëveshje politike. Kjo është tërësisht e paprecendent. Është pengmarrje. Kjo, për t’ua thjeshtësuar, është sikur unë të vijë me ju në kutinë e votimit dhe me diktat t’ju imponojë kë ta votoni ju, pa asnjë lloj marrëveshje politike”, tha ajo.

The post “I bëjmë thirrje Presidentes që…”/ Ngërçi politik në Kosovë, flet nënkryetarja e PD të Kosovës: LVV të reflektojë appeared first on Sot News | Lajme.

Këshilli Drejtues i PDK-së, Krasniqi: Të mobilizohemi për fitore në zgjedhjet lokale

4 June 2025 at 16:56

Partia Demokratike e Kosovës ka mbledhur sot Këshillin Drejtues, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se zgjedhjet e 9 shkurtit shënuan një pikë kthese për Kosovën, sepse vendi u nxor nga monizmi dhe sundimi i një partie të vetme dhe një kapitull të ri për PDK-në, si dhe një kapitull të ri për PDK-në.

“Me kandidat për Kryeministër kompetent dhe të besueshëm si Bedri Hamza, me strukturë të qëndrueshme dhe anëtarësi që nuk u ndal asnjë çast drejt ringritjes dhe forcimit të partisë, me një ofertë zhvillimore dhe të matshme, me një listë kandidatësh të jashtëzakonshëm, me afro 200 mijë qytetarë që na dhanë besimin e tyre, PDK dëshmoi se jo vetëm është forca më stabile në vend, por se është edhe streha e shpresës për një Kosovë ma të mirë. Ky është kapitulli ynë i ri dhe ne nuk guxojmë të ndalemi këtu, sepse ky rezultat, i cili është ndër më të mirët në historinë e partisë tonë, nuk është thjesht një numër, por është një sinjal i qartë se qytetarët duan maturi, përmbajtje dhe drejtim të sigurt”, tha Krasniqi.

Kryetari Krasniqi kritikoi Albin Kurtin për bllokadë institucionale dhe arrogancë politike, ndonëse PDK ka ofruar zgjidhje për të dalë nga vakumi.

“Ne kemi kërkuar ndërrimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Kemi pranuar dhe ftesën e Albin Kurtit për takim, e cila ishte më shumë si një kurth për të na futur edhe ne në një thes me partitë tjera, si parti refuzuese. Kemi propozuar mbajtjen e një takimi gjithëpërfshirës nga Presidentja, që u mbajt më 15 maj. Dhe kemi ofruar edhe mundësinë e krijimit të një Qeverie të re nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, me Kryeministër Bedri Hamzën, jo për interesa partiake, por për interesin e Kosovës. PDK ka qenë dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ndërtuar një Qeveri të opozitës së djeshme, me një plan dinamik për të trajtuar sfidat emergjente për shtetin dhe qytetarët, një qeveri që do t’i jepte përparësi rimëkëmbjes ekonomike, sigurisë kombëtare, forcimit të institucioneve dhe partneritetit me SHBA dhe BE. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një qeveri që punon, jo që bllokon”, tha ai.

Tutje, Krasniqi kërkoi mobilizimin e të gjithë anëtarëve dhe strukturave për përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Sërish, synojmë të garojmë me njerëzit më të përkushtuar, më të ndershëm dhe më kompetent – për të thelluar qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar në shumë komuna të vendit. Qëllimi ynë është i qartë: Të rikonfirmojmë fitoren në të gjitha komunat që i udhëheqim sot – dhe bazuar në qeverisjen e mirë të këtyre katër viteve, kjo është më se e arritshme. Të fitojmë edhe në disa komuna të tjera, ku potenciali është i jashtëzakonshëm. Por, fitorja që synojmë nuk arrihet pa ju, pa mbështetjen, energjinë dhe kontributin tuaj”, shtoi lideri i PDK-së.

Kryetari Krasniqi shprehu shqetësimin lidhur me vendimin Dhomave të Specializuara në Hagë për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë për të vazhduar paraburgimin ndaj Presidentit Thaçi, Kryetarit Kadri Veseli, bacës Jakup dhe Rexhep Selimit është një padrejtësi që nuk guxojmë ta normalizojmë. Refuzimi i lirimit me kusht, pavarësisht përfundimit të paraqitjes së provave, është shkelje e parimeve themelore të drejtësisë. Ne nuk kërkojmë favore, por drejtësi. PDK nuk do të ndalet së kërkuari që kjo padrejtësi të marrë fund, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me respekt për sakrificën tonë kolektive”, tha Krasniqi.

Edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza falënderoi të gjithë anëtarët, përkrahësit dhe strukturat e partisë për mbështetjen, si dhe për angazhimin e madh për rezultatin e arritur.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Citaku duke theksuar se rezultati i 9 shkurtit ka qenë ndër më të mirët që partia e ka marrë, kërkoi mobilizimin e të gjitha strukturave edhe për garën nëpër komuna.

“Shpresoj që në këtë frymë të unitetit dhe cilësinë e kandidatëve, do të kemi sukses edhe në zgjedhjet lokale”, shtoi ajo. /Telegrafi/

The post Këshilli Drejtues i PDK-së, Krasniqi: Të mobilizohemi për fitore në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin

25 May 2025 at 11:39

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet edhe në përpjekjen e 21-të.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të radhës ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë.

“Fatkeqësisht asgjë të re për të thënë. Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti Nga këtu i bëjmë thirrje që të reflektojë. Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për formim të institucioneve”, tha Çitaku.

Ajo tha se i bëjnë edhe njëherë apel që të reflektoi në mënyrë që të ecim tutje.

“Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira me ju dhanë”, u shpreh Çitaku.

Ngërçi politik në Kuvend vazhdon prej 15 prillit, kur deputetët u betuan, por ende nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit, duke e mbajtur institucionin të bllokuar. /Telegrafi/

The post Çitaku: Kryeneçësia e Kurtit po e dëmton vendin appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje

21 May 2025 at 11:44

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku pas dështimit për të 19-në herë të seancës konstituive i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të reflektojë dhe të zhbllokojë situatën në mënyrë që të konstituohen insitutcionet.

Çitaku para mediave tha se nuk i komentojnë dëshirat e deputetit Kurti, pasi sipas saj, PDK vlerëson realitetin politik në Kuvend.

“I bëjmë thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, të zhbllokojë situatën në mënyrë që institucionet të konstituohen… PDK ka qenë jashtëzakonisht e përgjegjshme dhe konstruktive dhe po mundohemi të bëjmë çdo gjë në funksion të zhbllokimit…”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Deputetja e PDK-së u pyet nga gazetarët edhe për deklaratat e Kurtit të një dite më parë.

“Ne nuk i komentojmë dëshirat e deputetit Kurti… Ne e vlerësojmë realitetin politik në Kuvend, nuk e ka shumicën parlamentare, i bëjmë thirrje të reflektojë, të ndërrojë kandidatin dhe të ecim tutje”, tha ajo. /Telegrafi/

The post Çitaku: Nuk i komentojmë dëshirat e Kurtit, ta ndërrojnë kandidatin dhe të ecim tutje appeared first on Telegrafi.

​Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse ka votim të fshehtë për kryeparlamentarin

3 May 2025 at 10:22

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ata nuk do të marrin pjesë në votimin për kryetarin e Kuvendit në rast se edhe këtë herë propozohet një proces me votim të fshehtë.

Para gazetarëve, Çitaku tha se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se nëse përsëritet metoda e njëjtë e votimit, veprimi i partisë do të jetë i njëjtë.

“I ngjashëm (do të jetë veprimi i PDK-së)”, ka thënë Çitaku.

 

The post ​Çitaku: PDK nuk do të marrë pjesë nëse ka votim të fshehtë për kryeparlamentarin appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Albulena figurë përçarëse, për zgjedhjet duhet marrëveshje

By: redi
29 April 2025 at 20:52

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se e ka kthyer Kuvendin në një cirk me seancat për konstituimin e këtij institucioni që po mbahen çdo 48 orë. ”Më thënë të drejtën jo vetëm e turpshme por edhe e dhimbshme të shohim se ku ka degraduar Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe e dhimbshme të jesh dëshmitar çdo 48 orë i një përpjekje të…

Source

Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës

By: V K
15 April 2025 at 11:43

Kuvendi i Republikës së Kosovës, është duke mbajtur seancën e konstituive pas më shumë se dy muajve nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Telegrafit, Vlora Çitaku, e cila vjen nga radhët e PDK-së, pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Ky është hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

The post Zbulohet emri, ja kush pritet të jetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar

15 April 2025 at 10:53

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës edhe pse ishte paraparë të fillonte në ora 10:00, ende nuk ka filluar pas një ore vonesë.

Telegrafi ka kuptuar se Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK u radhit si partia e dytë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.

Seanca është caktuar të nisë në ora 10:00, ndërsa me këtë shënohet edhe hapi i parë drejt themelimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit./Telegrafi/

 

 

 

The post Vlora Çitaku pritet të jetë nënkryetare e Kuvendit nga radhët e PDK-së, ndërsa Abelard Tahiri sërish shef i grupit parlamentar appeared first on Telegrafi.

Çitaku reagon ndaj rritjes së çmimit të rrymës: Qeveria po e godet drejtpërdrejt qytetarin

11 April 2025 at 19:16

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila sot ka miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 16%.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Çitaku akuzoi Qeverinë Kurti se po e përdor ZRRE-në si mjet për të varfëruar qytetarët dhe për të ushtruar kontroll politik.

“ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë”, shkroi Çitaku.

Ajo theksoi se qëllimi i kësaj “kaste në pushtet” nuk është të qeverisë, por të sundojë, duke shtuar se një popull i varfëruar sundohet më lehtë. Megjithatë, ajo siguroi se qytetarët e Kosovës nuk do të nënshtrohen.

“Jo, Albin. As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, përfundoi ajo./Telegrafi/

The post Çitaku reagon ndaj rritjes së çmimit të rrymës: Qeveria po e godet drejtpërdrejt qytetarin appeared first on Telegrafi.

Çitaku: Me ‘VetëVendosjen’ s’bëjmë qeveri, kemi shumë dallime

By: xhir jeta
7 April 2025 at 10:51

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, ka shprehur qartë se partia që ajo përfaqëson dhe VV-ja janë shumë larg një mundësie bashkëqeverisjeje, duke theksuar dallimet e thella mes dy partive.

Në Rtv21, ajo theksoi se PDK-ja nuk hyn në qeveri për të marrë pozita, por për të udhëhequr projekte zhvillimore, dhe se është e pamundur për ta arritur një dakordim për një program të përbashkët zhvillimor.

Sipas Çitakut, nëse VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë mundësia do të kalojë te PDK-ja.

“Jemi shumë të largët. Ne vazhdimisht kemi qenë të kujdesshëm, nuk duam t’i fyejmë qytetarët që e kanë votuar VV-në, por kemi dallime shumë të thella dhe nuk e shohim asnjë mundësi të qeverisim së bashku. Nuk qeveriset për të marrë një pozitë, qeveriset për të udhëhequr një projekt, një platformë. Ne nuk hyjmë në qeveri as për ta bërë dikë kryeministër e as ministër, në qeverisje hyhet nëse beson në një projekt të përbashkët zhvillimor dhe është e pamundur që PDK të dakordohet me VV për një program zhvillimor, por le të vazhdojnë ata, i kanë mundësitë tjera. Nëse nuk e bëjnë qeverinë, për çka ne jemi të sigurt se në rrethanat që jemi nuk munden, dhe le të vijë radha te ne”, tha Çitaku./klankosova

Çitaku për tarifat ndaj mallrave amerikane: Marrëdhënia jonë me SHBA-në nuk ka qenë kurrë e bazuar në interesa të momentit

3 April 2025 at 23:37

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka theksuar se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ka qenë kurrë e bazuar në marrëveshje të përkohshme apo interesa financiare, por në vlera të përbashkëta si liria, demokracia dhe e drejta e njerëzve për të jetuar me dinjitet dhe barazi.

Në një postim në platformën X, Çitaku ka deklaruar se Kosova ka pasur dhe duhet të vazhdojë të ketë një status të privilegjuar në tregun amerikan, si një shenjë e besimit dhe respektit që SHBA ka treguar vazhdimisht ndaj popullit të Kosovës.

Ajo gjithashtu ka nënvizuar se tarifat aktuale për produktet amerikane janë trashëgimi e periudhës së administrimit të UNMIK-ut dhe nuk pasqyrojnë marrëdhënien e vërtetë mes dy vendeve.

“Me ne në krye të qeverisë, këto tarifa do të hiqen menjëherë. Kjo nuk është vetëm një politikë e mençur, por edhe një vendim i duhur ekonomik. Është një hap drejt një ekonomie më të hapur, më të begatë dhe më konkurruese”, ka shkruar Çitaku.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një angazhim të qartë për një partneritet të vërtetë mes Kosovës dhe SHBA-së, që fuqizon qytetarët, ndihmon bizneset dhe forcon shtetin.

“Së bashku me Shtetet e Bashkuara, ne nuk po mbajmë thjesht një marrëdhënie – ne po ndërtojmë të ardhmen”, ka përfunduar Çitaku.

The relationship between Kosovo and the United States has never been transactional.

The support we have received from the United States over the years cannot be measured in dollars. It is rooted in shared values: freedom, democracy, and the right of people to live with dignity…

— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) April 3, 2025

The post Çitaku për tarifat ndaj mallrave amerikane: Marrëdhënia jonë me SHBA-në nuk ka qenë kurrë e bazuar në interesa të momentit appeared first on Telegrafi.

Çitaku i reagon Kurtit: Takimet partiake në ambientet e Qeverisë janë abuzim me pushtetin

3 April 2025 at 17:51

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën se si ka zhvilluar konsultimet me minoritetet për formimin e Qeverisë.

Sipas saj, këto takime, të mbajtura në ambientet qeveritare, janë një abuzim me pushtetin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Çitaku ka ftuar qytetarët të imagjinojnë se si do të ishte pritur një veprim i tillë po të vinte nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi, Isa Mustafa apo Ramush Haradinaj.

Ajo e ka akuzuar Kurtin për përdorimin e institucioneve shtetërore për interesa partiake dhe për ushtrim presioni ndaj përfaqësuesve të komuniteteve jo-shumicë.

“Imagjinojeni një Kryeministër që, në vend se të shërbejë popullin, e shndërron zyrën e shtetit në zyrë partie. Që përdor pushtetin e tij për të zhvilluar pazare politike prapa dyerve të mbyllura. Që thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë, jo për t’i dëgjuar, por për t’i nënshtruar”, ka shkruar ajo.

Duke e akuzuar Kurtin për shkelje të ligjeve dhe përbuzje të traditave demokratike, Çitaku paralajmëroi se një qasje e tillë do ta çojë atë drejt një fundi të turpshëm politik.

“Albin, Kosova nuk është parti. Kosova nuk është pronë. Ti nuk je mbi ligjin. Nuk je mbi Kushtetutën. Nuk je mbi dinjitetin e këtij populli që ka vuajtur për demokraci, jo për t’u shndërruar në spektatorë të një partie që kërkon të kontrollojë gjithçka. Historia nuk fal. Populli nuk harron”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/

The post Çitaku i reagon Kurtit: Takimet partiake në ambientet e Qeverisë janë abuzim me pushtetin appeared first on Telegrafi.

Videoja e LVV-së për të arriturat, i reagon opozita: Në çdo fushë stagnim, dështim dhe degradim – produktet bazike janë bërë luks

25 March 2025 at 13:48

Deputetë e anëtarë të partive politike opozitare kanë reaguar sot pasi Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video, me të arriturat gjatë mandatit katërvjeçar.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku theksoi se kjo qeverisje nuk ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë.

“Kur s’ke çfarë të tregosh nga puna, kthehesh te propaganda – aty ku LVV është kampione e padiskutueshme. Kjo qeverisje s’ka sjellë as zhvillim, as mirëqenie, as shpresë. Ka sjellë vetëm rritje – rritje çmimesh, rritje faturash. Produktet bazike janë luks. Energjinë elektrike luks poashtu.

Në çdo fushë tjetër: stagnim, dështim dhe degradim. Por për ta, mjafton të flasin. Se fjala është e lirë, ndërsa përgjegjësia, duket, u është e huaj”, shkruan Çitaku.

Lidhur me videon, ka reaguar edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Sipas saj, Qeveria e LVV-së, është e vërtetë që është qeveria e parë që ka përmbyllur një mandat të plotë, por është mëse e vërtetë se është qeveria më e dështuar prej pasluftës.

“Kosova është nën sanksione… Që katër vite nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare… Kosova kurrë më e izoluar s’ka qenë.

Gjatë kësaj kohe, Kurti i ka lënë trashëgimi Kosovës Marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe ka pranuar draft-asociacionin e komunave me shumicë serbe që çon drejt federalizimit të vendit, apo thënë më mirë drejt defunksionalizimit të shtetit të Kosovës”, shkruan ajo.

Sipas saj, gjendja socio-ekonomike kurrë më e rëndë nuk ka qenë.

“Nuk ka pasur zhvillim, nuk ka pasur asnjë politikë reformuese për të përmirësuar ambientin e biznesit, për më tepër shumica e institucioneve që janë të thirrura t’iu shërbejnë bizneseve kanë qenë jofunksionale pothuaj gjatë tërë mandatit si: OSHP, KPMM, AK, KNSH, etj.

Investimet kapitale të nivelit qendror kanë qenë më të ulëtat në historinë e pasluftës, nëse marrim parasysh këtu edhe inflacionin që ka ndodhur. Nuk ka përfunduar asnjë projekt kapital, as ato që në fillim të mandatit ishin në gjysmë si: rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga Doll-Gjakovë etj”, shkruan deputetja.

“Kjo qeveri shquhet për skandale të korrupsionit. Në më pak se një mandat ka nënshkruar 2,123 kontrata njëburimore. Skandalet me tenderat e KEK-ut, ku njerëz pa asnjë funksion vendosin për tendera milionësh mandej rasti i Nagip Krasniqit, rasti i Martin Berishajt, rasti i Naser Hafizit, rasti i subvencioneve në MBZHR, rasti i subvencioneve në MKRS, rasti i subvencioneve të Ministrisë së Pushtetit Lokal, në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim dhe dhjetëra raste të tjera, të cilat edhe sot e kësaj dite merren në mbrojtje prej Albinit e poshtë, tregojnë se qeveria e LVV-së është qeveri e korruptuar dhe asnjë tentativë për të luftuar korrupsionin s’ka pasur – përkundrazi.

Duke marrë parasysh këto nivele të korrupsionit, këta s’kanë qenë të interesuar të bëjnë as Vetting dhe as Byro për Konfiskim të Pasurisë. Këta katër vite kanë tentuar ta kapin sistemin e drejtësisë duke politizuar si KPK-në, ashtu edhe Byronë, në mënyrë që t’i mbrojnë të korruptuarit e tyre”, thotë ajo. /Telegrafi/

The post Videoja e LVV-së për të arriturat, i reagon opozita: Në çdo fushë stagnim, dështim dhe degradim – produktet bazike janë bërë luks appeared first on Telegrafi.

❌
❌