Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kardiologu Valon Asani: Rritet numri i pacientëve të rinj me sëmundje kardiovaskulare

21 July 2025 at 15:43

Kardiologu Valon Asani, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për shëndetin e zemrës, parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe rastet më të rënda që ai ka operuar në Spitalin e Tetovës.

Asani tha se kohën e fundit është rritur numri i personave të rinj, të cilët pësojnë incidente kardiovaskulare, ndërsa tha se faktorët janë të ndryshëm. Ai gjithashtu theksoi se në vit në spitalin e Tetovës operon prej 50-70 raste me sëmundje kardiovaskulare, të cilat konsiderohen si të rënda.

“Problemet kardiovaskulare janë probleme numër një, edhe me vdekshmëri edhe me pasoja tjera, nëse nuk i marrim masat e nevojshme. Është e rëndësishme që treguesit për incident kardiovaskular të merren seriozisht dhe të reagohet në kohë. Nëse është i dyshuar për probleme kardiovaskulare ka dhimbje angioze, e cila tani ndodh tek të rinjtë, gjë që ndikon mënyra e re e jetesës – cigarja, alkooli, pijet energjike, këto janë si sulm atomik në organizëm. Mandej vijnë edhe faktorët gjenetikë, të cilët nuk janë të ndryshueshme”.

“Fatkeqësisht kohën e fundit është shtuar numri i pacientëve të rinj të grupmoshës 30-40 vjet. Ballafaqohemi me numër të shtuar të incidenteve kardiovaskulare. Te grupmoshat e vjetra jemi mësuar, të cilët janë ato të moshës 60-70 vjeçare. Por ata e marrën rendin dhe ballafaqimin me sëmundjen, të cilët ndonjëherë janë më të përgjegjshëm se pacientët e rinj”, tha mjeku Asani, i cili tha se është e rëndësishme të bëhen kontrolle të rregullta.

Ai tha se stresi është ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

“Stresi është ndër faktorët e rritën incidentin e sëmundjeve kardiovaskulare, nërast se në çdo kohë ballafaqohemi me stres dhe kemi disbalans hormonal, shtohet mundësia e paraqitjeve të sëmundjeve kardiovaskulare. Tani nuk ka familje ose individ që nuk ballafaqohet me stres, por është e rëndësishme të menaxhohet mirë”.

“Në repartin në Tetovë, kohën e fundit operoj vetëm rastet më të rënda dhe merrem edhe me sëmundje periferike. Në vit në Tetovë i bëj prej 50 deri 70 raste, të cilët konsiderohen si raste të rënda, në terminologjinë mjekësore. Do ta përmend një rast të një 32-vjeçari në atë kohë, i cili ka qenë mjaft i vështirë, si dhe kur ua tregoj profesorëve nuk e besojnë. Tani ai ka bërë 39-vjeç dhe është shumë mirë”, tha mes tjerash mjeku Valon Asani.

Ai gjithashtu tha se rajoni i Gostivarit është vend më endemik sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare. Asani poashtu tha se vazhdimisht trajnon mjekët në mënyrë që të reagojnë në mënyrën e duhur edhe te pacientët me sulme në tru./Telegrafi/

The post Kardiologu Valon Asani: Rritet numri i pacientëve të rinj me sëmundje kardiovaskulare appeared first on Telegrafi.

Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren

14 July 2025 at 15:48

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, komunikimi me faktorin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, projektet e reja të përbashkëta, si dhe ndalimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, janë temat për të cilat kemi diskutuar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin PodGo.

Ambasadori Qehaja tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të avancuara, duke shtuar se të dy shtetet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Marrëdhëniet janë në nivel të avancuar, pasi ne i ndajmë vlerat e përbashkëta të integrimeve, të bashkëpunimit rajonal, të sigurisë rajonale. Të dy shtetet iu janë bashkuar SHBA-ve dhe BE-së sa i përket sanksionimit të Rusisë, si dhe aspekte të ndryshme. Kemi avancuar në dialog dhe intensifikim të bashkëpunimit diplomatik. Bashkëpunimi ekonomik ka ekzistuar edhe më herët. Si shtet kemi marrë përkrahje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa rasti i fundit është përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një ndër të arriturat e përbashkëta që kemi pasur është kalimet e përbashkëta kufitare që ne e quajmë hyrje-hyrje”, tha ambasadori Qehaja, i cili paralajmëroi se “One-stop-shop” do të zbatohet edhe në kufirin Bellanoc – Stançiq.

Sa i përket bashkëpunimit me faktorin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Qehaja tha se kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike shqiptare dhe se synimi i Ambasadës së Kosovës është bashkëpunimi institucional.

“Tradicionalisht kemi bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në RMV: Ne si ambasadë, neve na bie të punojmë me institucionet e shtetit, kushdo që është në qeveri, kryesisht kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë. Më ka rastisur të bashkëpunoj me të dy kampet shqiptare dhe kam pasur bashkëpunim mjaft të mirë. Nuk i ndajmë, por mundohemi të përfitojmë”.

“Kemi pasur komunikim edhe me spektrin tjetër politik, përveç VLEN-it. Pjesa dërmuese e shqiptarëve këtu e shohin si pozitive ndërrimin e pushtetit. Kemi pasur bashkëpunim edhe me ish-pushtetin që ishte BDI dhe LSDM, në të cilin BDI ka pasur mjaft pushtet. Ne kemi pasur vërejtje për qeverinë e kaluar në lidhje me Open Ballkan, i cili neve na ka dëmtuar shumë. Por kemi marrë arsyetimin se edhe Tirana është pjesë. Me VLEN-in kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe synojmë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale në mes shteteve, si dhe popullit shqiptar”, tha mes tjerash ambasadori.

E pyetëm edhe për rrugën Tetovë – Prizren, ndërsa tha se ky projekt ende është në fazën e projektimit, duke shtuar se nuk ka dyshime se do të realizohet.

“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit. Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do të ishte ndryshe. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.

Kurse sa i përket ndalimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qehaja tha se kjo çështje është përtej Maqedonisë së Veriut, dhe se Serbia ka keqpërdorur pozitën e saj në INTERPOL.

“Çështja është përtej Maqedonisë së Veriut, pasi Serbia po e keqpërdror INTERPOL-in, pasi ne nuk jemi prezent aty. Ajo që po ndodh është se Serbia ka arritur t’i deponojë dosjet që ata i kanë krijuar në dëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Dhe kjo reflektohet në raport me lëvizjet e ish-ushtarëve në vendet e rajonit. Kemi pasur kërkesë te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që mos t’i procedojnë kërkesat nga ana e Serbisë për fletarreste. Ne e dijmë që epilogu filan është mosekstradimi i të ndaluarve, pasi në Maqedoninë e Veriut ka vendim të plotfuqishëm që ish-ushtarët e UÇK-së nuk guxojnë të ekstradohen në Serbi. Kemi marrë pëlqim politik që kjo nuk do të ndodh, por mungon garanca me dokumente”, tha ambasadori Qehaja./Telegrafi/

 

The post Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren appeared first on Telegrafi.

Fetai: BDI nuk mund të ambientohet në opozitë, VLEN është më kompakt se kurrë

30 June 2025 at 16:00

Zv.kryeministri në Qeverinë e RMV-së Arben Fetai, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për Qeverinë e re, BDI-në, VLEN-in, si dhe zgjedhjet lokale.

Ai tha se BDI-ja ende nuk mund të ambientohet me rolin e opozitës për shkak të siç tha, më shumë se dy dekadave në pushtet. Ai i bëri thirrje opozitës shqiptare që të jenë konstruktive dhe të propozojnë zgjidhje konkrete.

“Janë opozitë e re, pas dy dekadave në pushtet e kanë të vështirë të ambientohen. Është mirë që të reflektojnë si opozitë dhe të propozojnë zgjidhje konkrete. Nuk janë aspak konstruktivë. Nga ana e tyre vetëm shohim përpjekje për të tensionuar situatën, për të rritur mosdurimin mes komuniteteve në vend, por të gjitha kanë dështuar. Ka një vit që flasin për protesta”.

“Në baza ditore i shohim pasojat e qeverisjes së BDI-së. Sot temë aktuale vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e konfirmoi atë që atëherë e kemi thënë si opozitë në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Është e pafalshme ajo që e bënë kur krijuan kategorinë e popullatës rezidente. Kushtetuta jonë përmend vetëm popullatë të përgjithshme. Këtë e bënë në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk do të thotë se regjistrimi do të anulohet, po pasojat e regjistrimit janë të shumëfishta”, tha Fetai.

Sa i përket Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ai tha se draftin e ka pasur gati para katër viteve dhe se i njëjti është bazuar në shembuj të shteteve evropiane.

“Draftin e kam pasur gati që para katër viteve. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjëra e parë që e kemi bërë është të shohim praktikat evropiane dhe kam qenë në kontakt me partnerët ndërkombëtar dhe disa shtete ku ka përvoja të tilla, siç janë Zvicra, Belgjika, Itali dhe Sllovenia. Në asnjë vend nuk ka ligj të tillë që detajon në atë masë praktikat e zbatimit. Zbatimi i ligjit do të ketë kontroll politik. Do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pas skadimit të afateve do të kthehet për procedura tjera”, tha Fetai.

Ai shtoi se dakordimi që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias është arritur në mes Arben Taravarit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ndërsa i pyetur për ASH-në, ai tha se ka vetëm një ASH dhe të tjerët i quajti patericë të BDI-së.

Ndërsa sa i përket VLEN-it, ai tha se për momentin funksionojnë si federatë partish dhe se në këtë model do të shkojnë në zgjedhjet lokale.

“Për momentin jemi federatë partish, në zgjedhje do të shkojmë në këtë format, besojmë që do të fitojmë pjesën dërmuese të komunave shqiptare. Për momentin bëjmë sondazhe për të gjetur kandidaturat më të mira. Është një kandidaturë e pavarur që është Mendi Qyra në Strugë, të cilin do ta mbështesim si VLEN”, tha Feta./Telegrafi/

The post Fetai: BDI nuk mund të ambientohet në opozitë, VLEN është më kompakt se kurrë appeared first on Telegrafi.

Profesori Satki Ismaili: Nuk do të kemi arsim cilësor pa depolitizim

7 May 2025 at 15:43

Profesori me përvojë 40-vjeçare në arsim Satki Ismaili është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme në fushën e arsimit. Ai tha se ka ndryshime të mëdha në arsim, që nga koha kur ka nisur të punojë. Profesori Ismaili tha se krenohet me periudhën e kaluar, por bëri thirrje që mësimdhënësit të jenë në hap me zhvillimet e kohës, sa i përket arsimit.

“Ajo që kemi kaluar para 40 viteve, vërehen ndryshime, disa janë që duhet t’i pranojmë dhe nuk mund të kërkojmë ajo që ka qenë. Duhet të krenohemi me të kaluarën, kushtet, sistemi arsimor, atmosfera, shoqërimi, qasja. Hulumtimet tregojnë se ka rënie të cilësisë së arsimit. 10 vitet e fundit notat janë rritur. Ekspertët e huaj për këtë thonë se nuk janë objektive, ata thonë se do të vijë kohë që nuk do të ketë nevojë të ketë nota. Testimet ndërkombëtare tregojnë se ka rënie të cilësisë së arsimit”, tha Ismaili.

I pyetur për dallimet në mes etnive sa i përket arsimimit, ai tha se institucionet shtetërore nuk tregojnë rezultatet e testimeve në bazë të përkatësisë së kombësisë.

“Mendoj se i ikin asaj të tregohet se si është dallimi në struktura të ndryshme, dmth nuk tregohen rezultatet tek shqiptarët, maqedonasit, turqët. Mirëpo ka hulumtime ndërkombëtare që janë të qarta të cilat tregojnë se ka dallim dhe ne kemi ngecje. Përveç asaj ne shqiptarët kemi ngecje në nivel shtetëror”.

“Pjesa dërmuese e ministrave të Arsimit në kohën e fundit kanë qenë shqiptar. Shqiptarët kanë qenë në institucionet vendimmarrëse, por nuk mund të themi që ministri ka qenë shqiptar dhe nuk ka kontribuar për arsimin shqip. Kyçja në politik i ka kriteret dhe kushtet e veta. Por ajo që është brengosëse është që ministrat interesohen më shumë për infrastrukturën dhe diskutojnë vetëm për çështjen e kushteve, ndërsa i lënë anash politikat arsimore, programet zhvillimore. Asnjëherë nuk bëhen hulumtime se çfarë është arritur nga programet dhe strategjitë nacionale”, tha ai.

E pyetëm se çfarë do të ndryshonte nëse ai do të ishte ministër i Arsimit, ndërsa Ismaili përmendi disa gjëra.

“Është mirë që ekipi të jetë ekspertë dhe të jenë njohës të arsimit. Pastaj mjaft me rëndësi janë që strategjitë arsimore të ministrit të Arsimit që shpërndahen të bazohen strategjitë nacionale dhe programet zhvillimore që i kanë të parapara në kohë të caktuara. E treta është me rëndësi që zhvillimi profesional i të përfhisrëve në arsim, të jenë në vazhdimësi me kërkesat e kohës me zhvillimet që i kërkon koha. Gjithashtu duhet të bëhet depolitizim i arsimit, derisa arsimi është i politizuar nuk mund të kemi cilësi”, tha Ismaili.

Ai gjithashtu tha se në këtë periudhë mësimdhënësit nuk i japin rëndësi mendimit kritik të nxënësve dhe më shumë fokusohen te mbajtja në mend./Telegrafi/

The post Profesori Satki Ismaili: Nuk do të kemi arsim cilësor pa depolitizim appeared first on Telegrafi.

Shëtitje nëpër Dobërdoll

9 March 2025 at 17:33

Dobërdolli është një fshat në rajonin e Pollogut, Maqedonia e Veriut, i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe traditat e pasura. I vendosur në një zonë kodrinore, ky fshat ka një histori të gjatë dhe një komunitet që ka ruajtur kulturën dhe zakonet brez pas brezi.

Dobërdolli është një fshat me rrënjë të lashta, ku banorët tradicionalisht janë marrë me bujqësi dhe blegtori. Kjo zonë ka toka pjellore, të përshtatshme për kultivimin e drithërave, perimeve dhe pemëve frutore. Gjithashtu, rritja e bagëtive është një aktivitet kryesor, duke siguruar produkte të freskëta si qumështi, djathi dhe mishi.

Banorët e Dobërdollit janë të njohur për mikpritjen dhe respektin ndaj traditave. Dasmat, festat fetare dhe ngjarjet kulturore janë të rëndësishme për komunitetin. Muzika popullore dhe veshjet tradicionale janë pjesë e identitetit të fshatit.

I rrethuar nga natyra e bukur, Dobërdolli ofron një ambient të qetë për jetesë. Ajri i pastër dhe klima e butë e bëjnë këtë fshat një vend të përshtatshëm për ata që duan të jetojnë në harmoni me natyrën.

The post Shëtitje nëpër Dobërdoll appeared first on Telegrafi.

Blendi Hodai në “PodGo”: Nevojiten reforma të thella në arsim, të rinjtë nuk kanë shumë mundësi

5 March 2025 at 14:57

Blendi Hodai nga Forumi për ndryshime në arsim është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për arsimin në vend, politikën, si dhe të rinjtë.

Ai tha se një ndër problemet më të mëdha në arsim është partizimi, si dhe cilësia e ulët e mësimdhënësve. Blendi tha se në këtë periudhë të rinjtë janë në gjendje më të mirë se pesë vite më parë, si dhe parashikoi që të ndodhin ndryshime më të mëdha për shkak të zhvillimit teknologjik.

“Partizimi si fenomen ka hyrë edhe në sistemin arsimor. Profesorët e ardhshëm kalojnë nëpër shtabe të partisë, dmth pa mos e pasur aminin e të parit të partisë ata nuk mund të ligjërojnë nëpër shkolla ose universitete. Jo rastësisht rezultatet e PISA-s tregojnë se 70 përqind e nxënësve nuk arrijnë të kuptojnë atë që lexojnë. Dhe për këtë nuk janë fajtorë nxënësit, por ata që i mësojnë nxënësit. Kemi degradim të sistemit arsimor. Maqedonia e Veriut është në kaos të madh në sistemin e lartë arsimor. Duhet të ketë reforma radikale”.

“Jemi më mirë se para pesë viteve, pasi kemi hapësira të pavarura organizimi. Para pesë viteve ka qenë ndryshe. Ndërsa në pesë vitet e ardhshme besoj se do të ketë ndryshime të mëdha për shkak të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Mendoj se duhet të jetë më etike mënyra se si përdoret inteligjenca artificiale”, tha Blendi.

Sa sfidave të të rinjve, ai tha se për momentin të rinjtë ballafaqohen me mundësi të pakta si dhe shërbimi i dobët që marrin nga autoritetet shtetërore.

“Më shumë i shoh nga aspekti shoqëror disa gjëra. Mendoj që një ndër sfidat që i kemi janë mundësitë që i kemi. Është problem që pasi të kryejmë arsimin e lartë e kemi të vështirë të gjejmë punë. Gjithashtu mendoj që sfidë janë shërbimet publike që i ofron shteti, shëndetësia, arsimi, drejtësia. Këto janë edhe ndër arsyet që i shtyjnë qytetarët të ikin nga vendi”, tha Blendi.

E pyetëm se çfarë do të ndryshonte nëse do të ishte ministër i Arsimit, Blendi përmendi tre gjëra.

“Do të kisha filluar me ndryshime në arsimin e lartë, me profilizimin e universiteteve, p.sh të ketë tre fakultete juridike ose ekonomike në të gjithë vendin. Nëse bëhet kjo do të rritet cilësia e mësimdhënëse, gjithashtu do të bëhej profilizimi i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore. Gjithashtu kisha bërë veting në arsimin e lartë. P.sh Koço Angjuhshevi për momentin i cili është në listën e zezë, ligjëron në Fakultetin e Makinerisë në Shkup. Gjithashtu mendoj që është shumë i nevojshëm reformim i tërësishëm i arsimit të mesëm. Duhet të avancohet modeli dual i arsimit të mesëm sipas shembullit të Gjermanisë. Vendit nuk i duhen vetëm gjimnazistë, por i duhen edhe zanatçinjë”, tha Blendi./Telegrafi/

The post Blendi Hodai në “PodGo”: Nevojiten reforma të thella në arsim, të rinjtë nuk kanë shumë mundësi appeared first on Telegrafi.

Shëtitje nëpër Negotinë

2 March 2025 at 17:19

Negotina e Pollogut është një fshat i vogël në Maqedoninë e Veriut, i vendosur në rajonin e Pollogut, afër qytetit të Tetovës dhe Gostivarit. Ky fshat ka një histori të pasur dhe është i njohur për bukurinë natyrore, traditat e forta dhe kulturën e pasur.

Banorët e Negotinës kanë ruajtur për breza të tërë zakonet dhe vlerat e tyre, duke e bërë këtë vend një pjesë të rëndësishme të identitetit rajonal.

Negotina e Pollogut ka rrënjë të lashta, dhe emri i saj lidhet me toponime të ngjashme në Ballkan, të cilat shpesh tregojnë për një vendbanim tregtar ose një zonë me rëndësi ekonomike. Në të kaluarën, ky fshat ka qenë një qendër e vogël rurale, ku banorët janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Për shkak të pozitës gjeografike, Negotina ka pasur lidhje të ngushta me qytetet dhe fshatrat përreth, veçanërisht me Tetovën.

Ekonomia e fshatit është e bazuar kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Toka pjellore dhe kushtet e favorshme klimatike e bëjnë këtë zonë ideale për kultivimin e kulturave bujqësore si gruri, misri, perimet dhe pemët frutore. Gjithashtu, shumë familje në Negotinë merren me rritjen e bagëtive, duke siguruar produkte të freskëta dhe bio për tregun lokal. Në vitet e fundit, disa banorë kanë filluar të investojnë edhe në serra dhe bujqësi moderne për të rritur prodhimin dhe cilësinë e produkteve të tyre.

Negotina e Pollogut është një fshat ku traditat ruhen dhe përcillen nga një brez në tjetrin. Dasmat, festat fetare dhe ngjarjet kulturore mbeten momente të rëndësishme për banorët, ku ata shfaqin mikpritjen dhe shpirtin e tyre komunitar. Muzika popullore dhe vallet tradicionale janë një pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të këtij fshati.

Fshati është i rrethuar nga kodra dhe fusha të bukura, duke krijuar një ambient të qetë dhe tërheqës për ata që kërkojnë të largohen nga zhurma e qytetit. Peizazhi natyror e bën Negotinën një vend ideal për ata që e duan natyrën dhe jetën e qetë rurale.

Negotina e Pollogut është një fshat që ruan traditat e tij, ka një histori interesante dhe ofron një mënyrë jetese të lidhur me natyrën dhe bujqësinë. Ky vendbanim vazhdon të jetë një pjesë e rëndësishme e rajonit të Pollogut, duke kontribuar në identitetin dhe ekonominë e zonës. /Telegrafi/

The post Shëtitje nëpër Negotinë appeared first on Telegrafi.

Pasuria e Arben Fetait – dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

1 March 2025 at 17:03

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai ka deklaruar disa prona në Maqedoninë e Veriut, Kosovë si dhe në Belgjikë, e në mesin e deklarimeve janë dhe disa automjete në emrin e tij.

Fetai në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar katër toka bujqësore, prej tyre tri në Sllupçan dhe një në Opajë, me hapsirë dhe vlerë të ndryshme monetare, si dhe një tokë ndërtimore në Opajë me hapësirë prej 2496 m2, në vlerë prej 6.140.160 denarëve (99804 euro).

Poashtu ka paraqitur dhe një shtëpi në Opajë, me hapësirë prej 239 m2, në vlerë prej 12.300.000 denarëve (199929 euro), një pronë tjetër banimi poashtu në Opajë dhe një banesë në Karposh, me hapësirë prej 46 m2, në vlerë prej 5.658.000 denarëve (91967 euro)

Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut, Fetai ka regjistruar në Kosovë dhe në Belgjikë

Dy objekte banesore në Belgjikë, një shtëpi banimi në Belgjikë me hapsirë prej 500 m2, në vlerë prej 46.125.000 denarëve (749735 euro)  dhe një banesë në Kosovë, me hapësirë prej 63 m2 në vlerë prej 7.749.000 denarëve (125955 euro).

Pasuri të luajtshme, Fetai ka regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe në Belgjikë.

Në RMV ai posedon veturë Land Rover – Range Rover Sport – prodhim i vitit 2009, blerë në vitin 2020 me vlerë prej 1.045.500 denarëve (16994 euro) , si dhe Mercedes C Class të vitit 2004, blerë në vitin 2023, në vlerë prej 369.000 denarëve (5997 euro).

Në Belgjikë, Fetai ka të regjistruara tri vetura dhe atë:

Audi Q8 S Line në vlerë prej 3.382.500 denarëve (54980 euro)

Audi TT S Line në vlerën e 615.000 denarëve (9996 euro)

si dhe Opel Karl 1.0 n vlerën e 984.000 denarëve (15994 euro).

Fetai ka deklaruar një kartelë bankare në RMV për pagën e tij. Sipas deklaratës, ai paguhet nga qeveria 115540 denarë (1878 euro).

Jashtë shtetit, Fetai ka deklaruar dy xhirollogari bankare në Belgjikë, për pagë dhe qira si dhe një në xhirollogari bankare për pagë në Kosovë në emër të bashkëshortes.

Fetai ka paraqitur poshtu edhe një  kredi në Belgjikë në vlerë prej 334.601 euro marrë më 1 mars të vitit 2009 e afatizuar për kthim deri më 1 mars 2029, gjësende ari në vlerë prej 184.500 denarëve (2998 euro) siguruar në Belgjikë. /Telegrafi/

 

 

 

The post Pasuria e Arben Fetait – dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari appeared first on Telegrafi.

Shëtitje nëpër Pirok

16 February 2025 at 17:32

Piroku është një fshat i bukur dhe historik që ndodhet në komunën e Bogovinës, pjesë e rajonit të Pollogut, në Maqedoninë e Veriut. Ky fshat ka një rëndësi të madhe për banorët vendas, jo vetëm për shkak të historisë së tij të pasur, por edhe për traditat, kulturën dhe bukuritë natyrore që ofron.


I vendosur në afërsi të maleve Sharr, Piroku është një vendbanim që përfaqëson më së miri harmoninë midis jetës tradicionale dhe natyrës së paprekur.

Në këtë shkrim do të eksplorojmë më në detaje vendndodhjen, historinë, kulturën, ekonominë dhe traditat e këtij fshati, duke theksuar rëndësinë e tij në rajon dhe potencialin e tij për zhvillim të mëtejshëm.

Piroku ndodhet rreth 18 kilometra në jugperëndim të Tetovës dhe është pjesë e komunës së Bogovinës. Vendndodhja e tij në këmbët e maleve Sharr e bën këtë fshat një vend ideal për ata që kërkojnë të shijojnë natyrën dhe peizazhet e mahnitshme. Piroku shtrihet mes fushave pjellore dhe kodrave të gjelbra, të cilat ofrojnë një ambient të qetë dhe të përshtatshëm për jetesë dhe për aktivitete bujqësore.

Një nga karakteristikat kryesore të Pirokut është prania e burimeve të shumta ujore dhe rrjedhave të lumenjve të vegjël që përshkojnë fshatin. Këto burime jo vetëm që sigurojnë ujë të pastër për banorët, por gjithashtu kontribuojnë në gjelbërimin dhe pjellorinë e tokës. Në verë, fshati ofron një freski natyrore të veçantë, ndërsa dimri e mbulon atë me një bukuri të bardhë, duke e bërë atë tërheqës për vizitorët gjatë gjithë vitit.

Historia e Pirokut është e lidhur ngushtë me rajonin e Pollogut dhe traditat shqiptare. Banorët e Pirokut kanë qenë gjithmonë të njohur për përkushtimin ndaj ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor. Në të kaluarën, ky fshat ka qenë një qendër e rëndësishme për ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare gjatë periudhave të ndryshme historike, përfshirë sundimin osman dhe atë jugosllav.

Një element dallues i kulturës së Pirokut janë dasmat tradicionale, të cilat përfshijnë muzikë popullore, valle dhe veshje tradicionale shqiptare. Këto aktivitete janë një mënyrë për banorët që të festojnë dhe të ruajnë traditat e tyre, duke u siguruar që brezat e rinj të mos e harrojnë trashëgiminë e pasur të fshatit.

Fshati ka disa objekte historike dhe fetare, përfshirë xhamitë e ndërtuara në stilin tradicional osman. Këto ndërtesa janë dëshmi të rëndësisë që feja dhe kultura kanë pasur në jetën e përditshme të banorëve ndër shekuj.

Popullsia e Pirokut është kryesisht shqiptare etnike, dhe banorët janë të njohur për mikpritjen dhe solidaritetin e tyre. Komuniteti i Pirokut është i lidhur ngushtë dhe i angazhuar në mbështetjen e njëri-tjetrit në aspekte të ndryshme të jetës së përditshme, qoftë përmes punëve të përbashkëta bujqësore, organizimit të festave fetare dhe tradicionale, apo ndihmës në raste emergjente.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ka emigruar në vende të tjera, kryesisht në Evropën Perëndimore, për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike. Edhe pse larg, këta emigrantë ruajnë lidhjet e tyre me vendlindjen dhe shpesh kontribuojnë përmes remitancave, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës në fshat.

Ekonomia e Pirokut mbështetet kryesisht në bujqësi dhe blegtori, të cilat janë burimet kryesore të të ardhurave për shumicën e familjeve. Klima e përshtatshme dhe toka pjellore lejojnë kultivimin e produkteve si gruri, misri, patatet dhe perimet. Për më tepër, banorët merren me blegtori, duke rritur bagëti për prodhimin e mishit, qumështit dhe produkteve të tjera të bulmetit.

Përveç bujqësisë dhe blegtorisë, disa banorë merren me aktivitete artizanale dhe tregti lokale. Produkte si mjalti natyral, djathi dhe bimët mjekësore janë të njohura për cilësinë e tyre dhe shpesh eksportohen në tregjet përreth. Emigracioni gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Pirokut, duke sjellë të ardhura shtesë për familjet.

Piroku ka një shkollë fillore që ofron arsim bazë për fëmijët e fshatit. Edukimi është një prioritet për banorët, dhe shumë prej tyre ndjekin shkollat e mesme dhe universitetet në Tetovë dhe Shkup. Përkushtimi ndaj arsimimit reflektohet në dëshirën e prindërve për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Infrastruktura e fshatit ka pësuar përmirësime të konsiderueshme gjatë viteve të fundit, falë investimeve lokale dhe ndihmës së diasporës. Rrugët që lidhin Pirokun me qytetet dhe fshatrat përreth janë përmirësuar, duke e bërë më të lehtë qasjen në shërbime bazë dhe tregje.

Piroku ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit, sidomos për ata që kërkojnë një përvojë autentike në natyrë dhe në kulturën shqiptare. Peizazhet natyrore, burimet ujore dhe fushat e gjelbra mund të shfrytëzohen për zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmit rural.

Vizitorët mund të shijojnë ushqimet tradicionale, si flija, pitja dhe gjellët e përgatitura me përbërës të freskët nga bujqësia lokale. Organizimi i aktiviteteve kulturore, si festivale tradicionale dhe tregje artizanale, mund të ndihmojë në promovimin e fshatit si një destinacion turistik unik.

Si shumë fshatra të tjerë në Maqedoninë e Veriut, Piroku përballet me disa sfida, përfshirë emigrimin masiv dhe mungesën e mundësive ekonomike për të rinjtë. Popullsia në rënie është një shqetësim, pasi shumë të rinj zgjedhin të largohen për të kërkuar jetë më të mirë në qytete apo jashtë vendit.

Megjithatë, me investime të duhura dhe mbështetje nga qeveria dhe diaspora, Piroku mund të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të krijojë mundësi për zhvillim të qëndrueshëm. Zhvillimi i turizmit, promovimi i bujqësisë organike dhe përmirësimi i infrastrukturës janë disa nga mënyrat për të siguruar një të ardhme më të mirë për këtë fshat të bukur.

Piroku është më shumë se thjesht një fshat; është një simbol i qëndrueshmërisë, traditës dhe bashkimit. Me një histori të pasur, një kulturë të larmishme dhe një natyrë mahnitëse, ky vend ka gjithçka që nevojitet për t’u zhvilluar dhe për të qenë një shembull frymëzues për komunitetet e tjera. Pavarësisht sfidave, Piroku mbetet një thesar i Pollogut dhe një vend ku traditat dhe natyra bashkëjetojnë në mënyrë të përkryer. /Telegrafi/

The post Shëtitje nëpër Pirok appeared first on Telegrafi.

Sopi në “PodGo”, flet për Teatrin e Tetovës dhe pozitën e tij si drejtor

12 February 2025 at 15:14

Drejtori i Teatrit të Tetovës, Hasim Memishi – Sopi, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për aktrimin si profesion, postin e tij të ri dhe kulturën në përgjithësi.

Sopi tha se pozita e drejtorit nuk e ka ndryshuar aspak dhe se ai sërish do të kthehet në profesionin e aktrimit.

“Profesion e kam aktrimin dhe sërish do të kthehem aktor. Nuk mendoj se duhet të jem Sopi drejtor dhe Sopi aktor. Mendoj se duhet ta udhëheq teatrin që të ketë sa më shumë shfaqe. Këtë profil që e kam e kam ndërtuar vetë dhe nëse nuk jam drejtor nuk do të më pengojë aspak”, tha Sopi.

Në lidhje me sfidën e tij më të madhe si drejtor teatri, ai tha se është objekti i ri i Teatrit të Tetovës, për të cilin tha se nuk dihet kur do të përfundojë dhe do të jetë në përdorim.

“Problemi më i madh është me objektin e Teatrit, i cili nuk dihet kur do të përfundojë. Ajo është sfida më e madhe për momentin. Kur do të jetë funksional objekti do të vazhdojmë me punën. Kemi bërë shfaqe të mrekullueshme, kemi marrë çmime të shumta. Tetova ka më shumë publik se të gjitha qytetet dhe është mëkat që mos të ketë objekt të ri. Informacionet i kemi se përfundimi i Teatrit të Tetovës është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës. Nuk e di a duhet ta besoj që mund të bëhet për një vit”.

“Këtë vit presim minimalisht tre shfaqe të mbuluara nga Ministria e Kulturës dhe dy nga Komuna, është risi që komuna për herë të parë do të mbështet teatrit me buxhet gati sa të ministrisë. Komuna është e gatshme që ta mbështesë me buxhet aq sa nuk i dëmton ata. Edhe komunat përreth të Tetovës duhet të mbështesin Teatrin e Tetovës”, tha Sopi.

I pyetur për të punësuarit në teatër, ai tha se që kur ai është drejtor nëntë aktorë kanë marrë vendime për punësim të përhershëm.

“Nëntë aktorë kanë qenë me kontratë në vepër. Kur jemi punësuar ne ligji ka qenë ndryshe, gjegjësisht ne jemi punësuar me vendime, ndërsa më vonë të punësuarit vinin me kontrata kurse tani nëntë prej tyre kanë marrë vendim. Kontrata e përhershme është më serioze. Për momentin Teatri numëron 32 aktorë dhe 30 të tjerë staf teknik dhe administratorë”, tha Sopi.

Kurse në lidhje me angazhimin e aktorëve jashtë teatrit, ai tha se kjo varet prej ambicieve të tyre dhe ligjit në Maqedoninë e Veriut.

“Mendoj që problemi që e kemi ne është Ligji për kulturë. Në Kosovë ligji parasheh që kompanitë që financojnë projekte kulturore të lirohen nga tatimet. Tek ne pa tatim janë vetëm projektet e sportit. Pastaj mendoj se objektivat i kemi të vogël. Pjesa më e madhe njerëzve mjaftohen me një rrogë”.

Ndërsa në lidhje me kulturën në qytetin e Tetovës, ai tha se duhet angazhim i përbashkët që Tetovës t’i rikthehet pasuria kulturore.

“Duhet bashkërisht të angazhohemi ta përmirësojmë qytetin. Tetova e ka pasur një periudhë të artë kur ka pasur shumë rok grupe edhe pse ska pasur teatër shtetëror. Ka pasur koncerte dhe shumë aktivitete. Gjenerata e re mendoj se do ta rikthejë jetën artistike. E kam si ide që të kemi amfiteatër të hapur për të mbajtur shfaqe kur të jetë koha e përshtatshme. Por mendoj se të gjitha gjërat duhet të bëhen bashkërisht”, theksoi Sopi.

Në fund na tregoi edhe një rast kur është gjobitur nga Policia e Kosovës për tejkalim të shpejtësisë./Telegrafi/

The post Sopi në “PodGo”, flet për Teatrin e Tetovës dhe pozitën e tij si drejtor appeared first on Telegrafi.

Shëtitje nëpër Bogovinë

9 February 2025 at 17:11

Bogovina është një fshat i bukur dhe historik që ndodhet në komunën e Tetovës, në Maqedoninë e Veriut.

Vendosur në hijen e maleve Sharr, ky fshat është i njohur për peizazhin malor, ujin e tij të pastër dhe mikpritjen e banorëve të tij. Bogovina përfaqëson një kombinim të shkëlqyer të natyrës, historisë dhe traditave, duke qenë një destinacion i dashur për banorët vendas dhe vizitorët. Në këtë shkrim do të eksplorojmë më në detaje historinë, kulturën, bukuritë natyrore, ekonominë dhe traditat e Bogovinës, duke e paraqitur atë si një vend të pasur dhe frymëzues.

Bogovina ndodhet rreth 15 kilometra në jug të Tetovës dhe shtrihet në këmbët e maleve Sharr, një zinxhir malor i famshëm për lartësitë e tij të thepisura dhe peizazhet e mahnitshme. Fshati rrethohet nga pyje të dendura, fusha pjellore dhe burime ujore të pasura. Ky vend është ideal për ata që duan të përjetojnë qetësinë e natyrës dhe freskinë e ajrit të pastër.

Një nga atraksionet më të njohura të Bogovinës është burimi i saj i ujit të pastër dhe të ftohtë, i cili është një nga burimet kryesore të furnizimit me ujë të pijshëm për shumë zona përreth. Uji i Bogovinës është simbol i pastërtisë dhe natyrës së paprekur, dhe ky burim është një nga krenaritë kryesore të fshatit. Përveç kësaj, zona ofron mundësi për ecje në natyrë, shëtitje malore dhe eksplorim të peizazheve të jashtëzakonshme.

Bogovina ka një histori të gjatë dhe të pasur që reflektohet në trashëgiminë e saj kulturore dhe arkitekturën tradicionale. Fshati ka qenë i banuar për shekuj me radhë dhe është dëshmi e transformimeve të shumta historike që kanë ndodhur në rajon. Në të kaluarën, Bogovina ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kulturës shqiptare dhe në përballimin e sfidave historike.

Në aspektin kulturor, banorët e Bogovinës kanë ruajtur shumë prej zakoneve dhe traditave të tyre. Një pjesë e rëndësishme e jetës sociale dhe kulturore të fshatit janë dasmat tradicionale, që përfshijnë muzikë, valle dhe veshje tradicionale shqiptare. Artizanati lokal, si qepja e qilimave dhe punimet me dorë, gjithashtu mbetet një pjesë e rëndësishme e identitetit të fshatit.

Fshati ka një xhami të lashtë, që shërben si një simbol i rëndësishëm fetar dhe kulturor për komunitetin. Ky objekt fetar jo vetëm që përmbush nevojat shpirtërore të banorëve, por është gjithashtu një pikë takimi për aktivitete dhe ngjarje të ndryshme shoqërore.

Banorët e Bogovinës janë kryesisht shqiptarë etnikë dhe janë të njohur për mikpritjen e tyre të ngrohtë. Komuniteti i fshatit është i vogël dhe i lidhur ngushtë, duke ndarë një ndjenjë të fortë solidariteti dhe ndihmë reciproke. Nëse vizitoni Bogovinën, do të ndiheni menjëherë si në shtëpi falë natyrës miqësore dhe bujare të banorëve.

Popullsia e fshatit ka përjetuar një rënie gjatë viteve, për shkak të emigrimit të shumtë. Shumë familje nga Bogovina kanë lëvizur jashtë vendit për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike. Megjithatë, lidhja e tyre me fshatin mbetet e fortë, dhe ata shpesh kthehen për të vizituar vendlindjen dhe për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës në Bogovinë.

Ekonomia e Bogovinës bazohet kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Klima e favorshme dhe toka pjellore lejojnë banorët të kultivojnë kultura bujqësore si misri, gruri, patatet dhe perimet e ndryshme. Përveç bujqësisë, blegtoria luan një rol të rëndësishëm në ekonominë lokale, me familjet që merren me rritjen e bagëtive për prodhimin e qumështit, mishit dhe produkteve të tjera.

Një tjetër burim i rëndësishëm ekonomik për fshatin është emigracioni. Shumë banorë të Bogovinës punojnë jashtë vendit dhe dërgojnë remitanca për të mbështetur familjet e tyre në vendlindje. Këto remitanca kanë ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Bogovina ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit, sidomos për ata që kërkojnë pushime në natyrë dhe larg zhurmës së qytetit. Peizazhet e bukura malore, ajri i pastër dhe burimet natyrore janë atraksione kryesore për turistët. Gjatë verës, vizitorët mund të shijojnë ecjet malore dhe kampingun, ndërsa dimri ofron mundësi për sporte dimërore në afërsi të maleve Sharr.

Për më tepër, Bogovina është një vend ideal për ata që duan të eksplorojnë kulturën dhe traditat shqiptare. Vizitorët mund të shijojnë gatimet tradicionale, si flija, pitja dhe byreku, të përgatitura me përbërës të freskët nga banorët vendas.

Bogovina ka një shkollë fillore që ofron arsimim bazë për fëmijët e fshatit. Megjithatë, për arsimin e mesëm dhe të lartë, shumë nxënës udhëtojnë në qytetin e Tetovës ose në vende të tjera të afërta. Infrastruktura në fshat është përmirësuar gjatë viteve, falë mbështetjes nga diaspora dhe projekteve komunale.

Rrugët që lidhin Bogovinën me zonat e tjera janë të kalueshme, por ka ende nevojë për investime të mëtejshme për të përmirësuar qasjen dhe shërbimet në fshat. Përmirësimi i infrastrukturës do të ndihmonte në nxitjen e turizmit dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve.

Si shumë fshatra të tjerë në Maqedoninë e Veriut, Bogovina përballet me sfida të shumta, duke përfshirë rënien e popullsisë dhe mungesën e mundësive ekonomike. Emigracioni i vazhdueshëm ka bërë që shumë të rinj të largohen nga fshati, duke lënë pas një popullsi më të vjetër.

Megjithatë, Bogovina ka potencial të madh për zhvillim, sidomos në sektorin e turizmit dhe të bujqësisë organike. Promovimi i produkteve lokale dhe organizimi i aktiviteteve turistike mund të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në mbajtjen e të rinjve në fshat.

Bogovina është një fshat me një trashëgimi të pasur historike, një natyrë mahnitëse dhe një komunitet të dashur. Me gjithë sfidat që përballet, ky fshat ka potencial të madh për zhvillim dhe për të ofruar mundësi të reja për banorët e tij. Nëse vizitoni Bogovinën, do të zbuloni një vend të mbushur me bukuri natyrore, tradita të ruajtura dhe një ndjenjë të veçantë mikpritjeje që do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpi. /Telegrafi/ 

The post Shëtitje nëpër Bogovinë appeared first on Telegrafi.

Ëmbëltore Rinia në Tetovë, vendi i ëmbëlsirave unike me plot shije

25 January 2025 at 15:35

Ëmbëltore Rinia u themelua në vitin 1947, aso kohe si një lokal i rrallë që do të ofronte ëmbëlsira me receta unike për qytetarët e Tetovës, ndërsa sot, kur po numëron 78 vite ekzistencë, me Rininë po udhëheq gjenerata e pestë e familjes Ibrahimi, të cilët vazhdojnë traditën familjare në këtë pastiçeri.

Siç na tregoi Bekim Ibrahimi, në gjithë këto vite, Rinia ka ruajtur me fanatizëm ëmbëlsirat tradicionale të dikurshme, mirëpo vazhdimisht duke sjellë dhe ëmbëlsira të reja në treg, gjithmonë në hap me kohën.

Rinia njihet për shijen unike të ëmbëlsirave, të torteve për festa dhe manifestime të ndryshme, llojeve të bakllavave, pijeve freskuese, e sidomos për akulloren artizanale e cila ka të njejtën baze në përbërje që nga viti 1947.

Mes shumë llojeve të ëmbëlsirave, veçojmë Trileqen dhe Çokollatën e Dubait, madje për këtë të fundit, vlen të theksojmë se Rinia ka bërë eksportin e këtij produkti edhe në Gjermani dhe Zvicër, pas shumë kërkesave nga bashkëatdhetarët shqiptarë.

Në tregun vendor, Rinia përveç që ofron lloje të ndryshme të torteve në pikat e saja të shitjes, po të njejtat i shpërndan dhe ne rrjetet e shumta të marketeve në vend.

Rinia ofron shtatë lloje të bakllavave tradicionale, si dhe shumë ëmbëlsira të tjera me shërbet, që zakonisht shërbehen nëpër festa familjare, gjatë muajit të shejtë të Ramazanit si dhe festave të Bajramit.

Kështu duket vetëm një pjesë e vogël e asaj se çka ofron Rinia, nisur nga kupat e famshme të akulloreve me kombinime fantastike si Rinia Kup ose Banana Split, shoqëruar me pije freskuese siç është Rose Limonatë si dhe një llojllojshmëri e ëmbëlsirave dhe millkshejkëve të ndryshëm.

Rinia së shpejti vjen dhe me risi, “Spagetti Ice” është akullorja më In e momentit që do të shërbehet vetëm në Rinia.

Ëmbël e nisëm, e me plot embëlsi po e përfundojmë, me një torte të mrekullueshme në dukje e në shije, që embëltore Rinia e kishin përgatitur për ekipin e mediumit Telegrafi Maqedoni.

Fantastike!

Një ambient i mrekullueshëm, më mikpritje të ngrohtë dhe shërbim profesional, tek Rinia është vendi i duhur për ta ëmbëlsuar ditën tuaj. /Telegrafi/

 

 

The post Ëmbëltore Rinia në Tetovë, vendi i ëmbëlsirave unike me plot shije appeared first on Telegrafi.

Një dekadë me Garden, lokalin ikonik në qytetin e Tetovës

18 January 2025 at 15:39

Një dekadë në qytetin e Tetovës, një dekadë me klientë besnik, Garden është emër i njohur dhe vend i preferuar për të gjithë.

Gjithçka filloi dhjetë vite më parë, me idenë e hapjes së një lokali ku do të ofroheshin lëgje të freskëta frutash, kafe dhe ëmbëlsira, mirëpo në dhjetë vite rrugëtim, Garden zhvilloi edhe më shumë veprimtarinë e vet.

Në vitin 2019 hapet dhe pika e dytë e këtij biznesi.

Garden është vendi ku mund të nisni ditën tuaj me kafe, shoqëruar me lëngje dhe smoothie të ndryshëm, e poashtu dhe me ndonjë kroasan me shije unike, e si askund tjetër!

Kroasan me çokollatë të qumështit, kroasan me krem fëstëku, kroasan me dubai krem si dhe sandviç kroasan, janë vetëm disa nga zgjedhjet që mund të bëni në Garden.

Lëngjet dhe smoothie-t të përgaditura në moment, sipas menysë së lokalit dhe shijes së klientëve, gjithmonë të freskët dhe më shije perfekte.

Në Garden mund të gjeni embëlsirat me receta tipike italiane, e poashtu dhe akullorja artizanale italiane, një llojllojshmëri të torteve për ditëlindje dhe për festa të tjera.

Nga ëmbëlsirat mund të përmendim Snickers, me çokollatë qumështi dhe kikirik, si dhe Black Forest, me  çokollatë të zezë dhe vishnje.

Nga viti 2020, Garden ofron akulloren italiane GELATO me shije të ndryshme, teksa si ndër më të preferuarat mund të përmendim, shijen e çokollatës dhe fëstëkut.

Në Garden në mesvakte ose dreka e darka me shoqëri dhe familje mund të shijoni pizza, sandviç dhe pasta të mrekullueshme.

Theksojmë se tashmë disa vite, Garden funksionon me sistemin e vetëshërbimit, teksa një pjesë e konsiderueshme e ekipit janë vajza, duke kontribuar kështu në punësimin e vajzave dhe grave në gastronomi.

Me një ambient të mrekullueshëm, shërbim cilësor dhe ushqime fantastike, Garden është zgjedhja më e mirë për të kaluar kohë me shoqërinë dhe familjen tuaj.

Garden, ja vlen!

Ky emision mundësohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG. /Telegrafi/

 

 

The post Një dekadë me Garden, lokalin ikonik në qytetin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik

15 January 2025 at 14:59

Avokati Drilon Iseni është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për të kaluarën e tij si drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe profesionin e tij si avokat.

Iseni tha se për momentin ndodhet në një betejë të imazhit, duke tentuar që ta prezantojë profesionin e tij të ri dhe ta zëvendësojë me atë të mëparshmin.

“Hapa zyrë të avokatisë, por që ka fokus të mbështesë bizneset dhe të jetë rrjedhim logjik i asaj që kam bërë tek OEMVP. Humbja ime nga jeta publike, nuk është spontane, por strategjike, pasi e kam betejë të imazhit se si ta nxjerr në sipërfaqe avokatin Drilon dhe ta humbi Drilonin e OMEVP-së. Secili ka nevojë të tërhiqet nga një pozicion ose situatë, që të reflektojë më mirë. Prandaj tani edhe prezenca ime nëpër media është e përkohshme dhe ka të bëjë me kapacitetin tim si avokat, por që i njeh rrethanat e biznesit”, tha Iseni.

E pyetëm për profesionin e avokatëve, ndërsa ai tha se ata kanë angazhim dinamik, por përmendi edhe konkurrencën jolojale.

“Avokatët kanë angazhim dinamik, gjithçka funksionon me afate, ndërsa koha është fikse dhe duhet të menaxhohet. Varësisht prej reputacionit që kanë avokatët, disa shërbime paguhen më shtrenjtë. Konkurrenca jolojale është prezentë edhe në profesionin tonë. Konkurrenca jolojale bëhet nga individë dashakëqij që keqpërdorin individët që kanë nevoja reale”, tha Iseni.

Sa i përket ndëmarrësisë në ditët e sotme, Iseni tha se ka ndryshime pozitive.

“Në përgjithësi nëse flasim për ndërmarrësinë të ekosistemit të start-upeve të reja ka ndryshime pozitive. Nëse më herët për një qytetar biznes ka qenë tregtia, ky fakt ka ndryshuar për të mirë, pasi kemi sektorë që përfshihen nga start-upet. Së fundi edhe shërbimet kanë marrë hov të madh dhe kemi biznese të reja në sfera të ndryshme. Kemi edhe kyçjen e grave në biznes që është për t’u përshëndetur”, tha Iseni./Telegrafi/

The post Drilon Iseni me profesion të ri: Jam në betejë të imazhit, avokatët kanë angazhim dinamik appeared first on Telegrafi.

Fitness qendra “Oxygen” në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

9 January 2025 at 20:26

Oxygen është fitness qendra më e re në qytetin e Tetovës, e cila që nga dita e nesërme, 10 janar, do të hap dyert për të gjithë të interesuarit.

 


Shumë paisje sportive ekskluzive, absolutisht kryefjalën e fundit të teknologjisë sportive e gjeni në fitness Oxygen në qendër të Tetovës.

Për një prezantim më të detajuar të këtij investimi, neve na priti Arbenit Zeqiri, i cili tregoi nismën e hapjes së Oxygen-it në Tetovë, e për më tepër tregoi në detaje paisjet dhe risitë që e bëjnë unike këtë qendër nga tjerat.

“Si ide ka filluar para një viti, që kjo hapësirë të shfrytëzohet për fitness dhe pas miratimit të idesë dhe kalimit në projekt, kanë kaluar tetë muaj që në këtë hapësirë të punohet dhe realizohet si ambient për fitness qendër. 24/7 ka pas stres, ka pas eufori, ka pas momente gëzimi deri në realizim. Nga data 10 janar bëhet hapja dhe tre ditët e ardhshme do të jenë Open Days, ku gjithë personat e interesuar do të mund ta vizitojnë fitnesin, të marrin informacionet që ju interesojnë dhe gjithë ekipi do të jenë në gatishmëri që të informojnë për gjithçka”, tha Arbeniti.

Një hapësirë grandioze me të gjitha standartet bashkëkohore, tek Oxygen gjejnë hapësirën e duhur djem dhe vajza që mund të shfrytëzojnë të gjitha paisjet për ushtrime fizike.

Ndër të tjera, për vajzat do të përkujdesen dy instruktore të fitnessit, të cilat do të përcjellin mbarëvajtjen e gjithë ushtrimeve.

Një risi që ka qendra e fitnessit Oxygën është dhe ringu i boksit, i cili plotëson të gjitha kriteret për zhvillimin e ushtrimeve dhe përballjeve për boks profesional.

Nuk zbulojmë më shumë, ekskluzivitetin për gjithçka tjetër që do të gjeni në Oxygen do të mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur, duke ndjekur intervistën e plotë me Arbenitin. /Telegrafi/

 

The post Fitness qendra “Oxygen” në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar appeared first on Telegrafi.

Elmi Aziri: E mira e Qeverisë së VLEN është se janë bërë shembull për të keq

8 January 2025 at 14:59

Deputeti i Frontit Europian Elmi Aziri, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme. E pyetëm për Qeverinë e re, VLEN-in, politikën si dhe qytetin prej nga vjen ai, Kumanovën.

Aziri tha se përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, VLEN, janë bërë shembull se si nuk duhet në të ardhmen të duket përfaqësimi i shqiptarëve në institucione. Ai theksoi se asnjë pikë e VLEN-it në është pjesë e programit të Qeverisë së re.

“VLEN-i nuk merr notë kaluese. Është mendim i gjithë qytetarëve, shihet pakënaqësia e madhe dhe dëshpërimi i madh i tyre. Shqiptarët e kanë lënë qeverinë me tetë ministra dhe shumë pozita kyçe në shtet. Ndërsa në një tubim në Veles, nga OBRM-PDUKM thanë e i kanë kthyer dy të tretat e pozitave. Për këtë themi se VLEN-i nuk kalon. Në përfaqësimin institucional shqiptarët janë keq. Zëri i shqiptarëve në institucione mungon dukshëm. Gjëra pozitive e VLEN-it do të ishte që të marrim mësim se si në të ardhmen nuk do të duhej të dukej përfaqësimi institucional i shqiptarëve”, tha mes tjerash Aziri.

“Qeveria duhet të ndahet në dy pjesë, ajo e OBRM-PDUKM-së dhe pjesa shqiptare që përfaqësohet nga VLEN-i. Matjet për qeverinë bëhen mbi bazën e realizimit të premtimeve që i kanë bërë. Nëse e shohim programin qeveritare e ke komplet programin e OBRM-PDUKM-së, ndërsa të VLEN-it nuk ke asnjë pikë të programit të tyre. Fatkeqësisht OBRM-PDUKM po i realizon pjesët e saj programore, herë në mënyrë më të sofistikuar, e herë në mënyrë më të drejtpërdrejtë, e që kanë prapavijë etnike. Ata me atë platformë i kanë fituar zgjedhjet. Janë votuar shumë ligje për të theksuar dominancën e maqedonasve dhe për të minimizuar përfaqësimin e shqiptarëve. Ishin dy slogane të OBRM-PDUKM-së në zgjedhje “Maqedonia përsëri e jotja” dhe “Maqedonia sërish krenare”. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pretendime për ta marrë Maqedoninë, por të jetojnë të barabartë. Shqiptarët kanë qenë autokton në këto troje dhe përpjekjet kanë qenë që shqiptarët të jenë pjesë e jetës institucionale, politike, kulturore dhe të të gjitha sferave”, theksoi Aziri.

Sa i përket politikës, ai tha se është veprimtari e rëndë dhe se në rrethana të Maqedonisë së Veriut është edhe më e vështirë.

“Politika është punë e rëndë. Jam marrë me tregti me studime, por politika është veprimtari jashtëzakonisht e rëndë, pasi ka të bëjë me realizimin e qëllimeve të cilat i premtojmë para qytetarëve. Megjithatë, në masë të madhe realizimi i tyre nuk varet nga ne, sidomos në rrethana të Maqedonisë së Veriut, ku ende ka çështje etnike të pazgjidhura, ende diskutohet që dikush t’ua përcaktojë kufijtë e zhvillimeve shqiptarëve. Kjo e vështirëson angazhimin dhe realizimin e objektivave. Nuk është që nuk jemi të lodhur, por me ndihmën e Zotit, familjes dhe miqve do të vazhdojmë të realizojmë obligimet që i kemi marrë”, tha Aziri.

Kurse sa i përket qytetit prej nga vjen ai, Kumanovës, Aziri tha se shqiptarët atje janë shumë të hendikepuar, ndërsa shpreson për unifikim të forcave politike për të rritur zërin e shqiptarëve në Kumanovë.

“Kumanova ka qenë objekt i shumë sulmeve, ka qenë laborator i shumë gjërave që kanë ndodhur në Kosovë. Shqiptarët e Kumanovës janë të hendikepuar shumë me ndarjen territoriale që u bë në vitin 2004 dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, Shqiptarët e Kumanovës janë 25-26 përqind dhe janë pakicë dhe kjo u pamundëson realizimin e qëllimeve. Unë kam bërë përpjekje dhe për këtë kam dëshmitar. Një unifikim i bllokut shqiptar në Kumanovë, por edhe qytetet tjera ku rrezikohet përfaqësimi dhe minimizohet roli i shqiptarëve, do të ishte i duhur, jo për të kushtëzuar apo për të fituar partiakisht, por për të trajtuar sipas peshës reale që kanë qytetarët”, tha Aziri.

Në fund e pyetëm edhe për përvoja të tij si shofer, ndërsa tregoi disa raste interesante kur është dënuar nga policia për tejkalim të shpejtësisë./Telegrafi/

The post Elmi Aziri: E mira e Qeverisë së VLEN është se janë bërë shembull për të keq appeared first on Telegrafi.

Nga gazetaria në politikë, Venera Azizi në “Rose” rrëfen historinë e saj të suksesit

7 January 2025 at 20:00

Për dy dekada ishte një gazetare e shquar ne vendin tonë, teksa tashmë profesionin e saj e ka përshtatur në politikë, gjithsesi në informim dhe shërbim të popullit.

Venera Azizi, zëdhënësja e parë shqiptare e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut vjen në emisionin “Rose” në Telegrafi Maqedoni, për të treguar shumëçka nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Gratë duhet të jenë pjesë e politikës, ndaj misioni i saj drejt fuqizimit dhe përfaqësimit të grave në politikë vazhdon dhe arritja e saj politike mund të jetë një model suksesi për të gjitha vajzat.

“Për 22 vite kam ushtruar profesionin e një gazetareje, një profesion tejet fisnik, profesion shumë i bukur, por, pas 22 viteve bëra një kthesë, fillova të merrem me komunikim me publikun, një punë që nuk është se dallon shumë për nga korrektësia dhe shpejtësia që duhet të plasohet dhe të jepet informacioni. Fillova këtë punë në Komunën e  Çairit në vitin 2021, mirëpo kthesën më të madhe e bëra kur fillova të merrem me politikë, fillova të mësoj politikën nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, nga i cili po vazhdoj të mësoj ende, për të vazhduar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe presidenciale. Tërë kohën e kisha bindjen që zëri i grave duhet të dëgjohet në politikë, gratë duhet të merren me politikë, sepse dikur politika është quajtur si punë e burrave, por jo më, tash, politika është edhe punë e burrave edhe e grave. Koalicioni politik ku bëj unë pjesë ka gjashtë gra vetëm në parlamentin e RMV-së, sot, unë jam zëdhënësja e parë shqiptare e qeverisë dhe flas edhe në emër të burrave edhe në emër të grave në mënyrë të barabartë”, tha Venera.

Venera tha se ndonjëherë ka menduar edhe dorëzimin nga politika, mirëpo është përkrahja e bashkëshortit, familjes dhe shoqërisë që e motivon gjithmonë.

“Dashuria dhe përkrahja e njerëzve të afërt për mua është gjëja më e shtrenjtë. Nisur nga bashkëshorti im, të cilit shpreh i them: “do tërhiqem nga politika, politika është për burra” dhe ai ma kthen: “po ti burrneshë je” dhe ndaj unë vazhdoj… Kam mbështetje edhe nga familja ime më e gjërë, mirëpo edhe nga shoqëria por edhe nga njerëz që edhe nuk i njoh. Njeriu nuk mund ta ndërtojë suksesin vet, suksesi nuk mund të jetë individual por është kolektiv, pa mbështetjen e të tjerëve nuk do të mund të ia dalim në asgjë”, u shpreh Venera.

Rrëfimin e plotë të Venerës mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

The post Nga gazetaria në politikë, Venera Azizi në “Rose” rrëfen historinë e saj të suksesit appeared first on Telegrafi.

“Njeriu i Sharrit” në “PodGo”: Kam bërë revolucion me reklamat

1 January 2025 at 14:45

Arsim Idrizi ose “Njeriu i Sharrit” është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme. 

Bisedën e nisëm për profesionin e hoxhës. Arsimi tha se nuk dëshiron të identifikohet si hoxhë, duke thënë se ka të tjerë që kanë dhënë mund dhe janë të sinqertë. Ai foli edhe për atë se si duhet të jetë një hoxhë modern.

“Një hoxhë modern varet prej rrethanave, por esenca është e njëjtë, kushtet e Islamit janë 33 dhe nuk ndryshojnë. Por ndryshojnë metodat, varet prej rrethit kur ke studiuar. Unë kam studiuar në Turqi kur ajo ka qenë në maje në politikat globale dhe unë kam studiuar çfarë bëjnë këta që nuk bëjnë ne. Kisha profesor që vinin në ligjërata me syza, me çanta ajo më ka pëlqyer dhe normal jam ndikuar. Edhe ne kemi pasur hoxhallarët e mëhershëm të cilët kur janë kthyer nga vendet arabe na janë dukur shumë modern. Mua më pëlqen Ahmed Kalaja, Elvis Naçi, të cilët nuk kanë sekrete, ekspozohen me familjet dhe më pëlqen mënyra se si u qasen gjërave”, tha Arsimi.

Ndërsa në lidhje me reklamimin, fushë në të cilën ai është angazhuar shumë kohën e fundit, Arsimi tha se ka bërë revolucion.

“Reklama e biznesit është trend, ndoshta pas disa viteve do të diskutohet ndikimi i Njeriut të Sharrit në marketing, në hiking. Mendoj se kam bërë revolucion me reklamat. Mendoj se Maqedonia ka shumë pak njerëz dhe humbje të talenteve. Rrjetet sociale nuk na suportojnë si duhet. Më vjen keq pse në Maqedoni nuk ka emisione si në Shqipëri ose Kosovë, p.sh komedi ku do të marrin pjesë njerëzit, studentët, biznesmenët”, tha Arsimi.

Kurse sa i përket udhëtimeve të tij që i bënte në fillim, gjegjësisht udhëtimet “low cost”, ai tha se ato janë kurthe dhe se ka harxhime të tjera para se të udhëtosh.

“Udhëtimet low cost janë kurthe. Janë të vërteta, por para se të shkosh në udhëtim low cost, duhet të harxhosh shumë para për t’u blerë pajisjet. P.sh nëse udhëtosh me veturë, nuk mund të nisesh me çfarëdo veture, por sërish kjo nuk futet në harxhimet e pushimeve. Nuk mund të shkosh në kamping me pajisje të lira. Por nëse i marrim harxhimet vetëm kur shkoj në plazh, atëherë mund llogaritet se harxhoj maksimum 200 euro”, tha Arsimi.

Ai u bëri thirrje të rinjve që të investojnë në aplikacione dhe teknologjitë e reja.

“Investoni në përdorimin e aplikacioneve të reja, jo para, por informacione dhe dije. Sidomos tani me inteligjencën artificiale, e cila iu jep përmbajtje. Sot paguhet përmbajtja. Bëni përmbajtje, pasi ajo paguhet”, tha Arsimi.

Ai gjithashtu theksoi se vendet tona kanë nevojë për emisione të ngjashme si ato në Turqi, në stilin e “Surviver”./Telegrafi/

 

The post “Njeriu i Sharrit” në “PodGo”: Kam bërë revolucion me reklamat appeared first on Telegrafi.

Toto Pizza në Tetovë, vendi ku mund të provoni shijen e vërtetë napoletane

14 December 2024 at 15:26

Një ambient i mrekullueshëm, me staf mikpritës e me ushqime fantastike, kjo është Toto Pizza në qytetin e Tetovës të cilën e keni përmendur dhe e keni rekomanduar aq shumë ju të nderuar ndjekës të Telegrafi Maqedoni.

Një investim i dy vëllezërve, Sead dhe Besnik Bilalli, që kanë sjellur ne qytetin e Tetovës shijen tradicionale të pizzave italiane, si ato napoletana dhe romana.

Mbi 50 vite histori suksesi në gastronomi në Kroaci, familja Bilalli vendosi që tashmë gati 1 vjet të hap këtë vend unik, që të kthehet tek rrënjet e veta në Tetovë dhe të ofrojë gatimin unik të pizzave italiane për të gjithë maraklitë e pizzave dhe pastave.

Me një staf të mrekullueshëm prej 14 personave, tek Toto Pizza mund të shijoni 19 lloje të pizzave romana, 9 lloje të pizzave napoletana si dhe shumë lloje të ndryshme të pastave, të ndjeni shijen perfekte të kuzhinës italine, mirëpo në qytetin e Tetovës.

Gjatë bashkëbisedimit me Seadin ai u shpreh se “Ishte koha të sjellim diçka të re në qytetin e Tetovës, pas 50 viteve eksperiencë punë në Kroaci, menduam që paralelisht të zhvillojmë dhe një biznes në qytetin e Tetovës, sepse është vendi ynë. Puna me klientët shqiptarë ka qenë gjithmonë kënaqësi edhe në Kroaci, mirëpo edhe këtu, ndaj mundohemi të ofrojmë shërbim kualitativ dhe produkte me çmime shumë të volitshme për të gjithë qytetarët, prandaj klientët tanë janë duke filluar nga studentët e deri tek të gjithë qytetarët e tjerë”, tha ai.

Ne shijuam Pizza napoletane Bufalo dhe Pasta pene Chicken, me shije fantastike.

Toto Pizza ndodhet shumë pranë Universitetit të Tetovës dhe atij të Evropës Juglindore dhe është vendi ideal për të kaluar kohë me miqtë, kolegët apo familjarët e juaj.

Provojeni shijen e vërtetë napoletane, ejani tek Toto Pizza.

Ky emision mundësohet nga Gigabel dhe Alpi Sentis AG /Telegrafi/

 

 

 

The post Toto Pizza në Tetovë, vendi ku mund të provoni shijen e vërtetë napoletane appeared first on Telegrafi.

Deputetja Saranda Imeri në Rose, një rrëfim për jetën personale dhe profesionale

10 December 2024 at 20:00

E rritur në skenë duke marrë pjesë nëpër shumë festivale dhe organizime artistike, tashmë që disa muaj e shohim edhe si deputete nga koalicioni VLEN, Saranda Imeri vjen në një rrëfim ndryshe në emisionin Rose në Telegrafi Maqedoni.

Me të ka shumëçka për të biseduar, ndaj çdo sekond i kësaj interviste duhet dëgjuar për ta njohur një Sarandë tjetër, larg foltores së Kuvendit e shumë pranë lexuesve të Telegrafit.

Një rrëfim mbi jetën e saj personale dhe profesionale, nga jeta si artiste e deri tek aktualja si politikane, Saranda i tha të gjitha.

Duke pasur shumë vite bagazh artistik, ajo veçoi një moment emocionues nga fillimet e karrierës së saj, duke e përmendur një unazë që e kishte pranuar si dhuratë në vitet e 90’ta nga një zonjë nga Shqipëria.

“Me punë jam marr që nga mosha e hershme, që nga koha kur isha gjimnaziste. Më kujtohet një moment emocionues për mua kur kendova në një koncert në vitet e 90’ta këngën “Lule të bukura ka Tirana”, një organizim i përbashkët me një shkollë nga Shqipëria, të cilët për herë të parë vizituan vendin tonë. Pasi kendova mu afrua një mësuese nga ajo shkollë dhe ma dhuroi unazën e saj dhe më tha “Të lutem mbaje kujtim…”, u emocionova shumë dhe edhe sot e kësaj ditë më mbushen sytë me lot kur e kujtoj sepse mbase ajo zonjë e kishte atë unazë gjënë më të çmuar të saj, ndaj gjithmonë e kujtoj si një nga momentet me emocionuese të fillimit të karrierës sime artistike”, tha Saranda.4

E lidhur shumë më familjen, por Saranda një lidhje të veçantë ka pasur me babain e saj tashmë të ndjerë, politikanin Imer Imeri, teksa e përlotur kujton dhe bisedën e fundit me të.

“E kam një figurë që më ka shtyrë gjithmonë, më ka dhënë kurajo, më ka motivuar dhe ai është babai im. Babai ndërroi jetë në vitin 2008 dhe kur me pyete tani për thirrjen telefonike, mu kujtua që bisedën tonë të fundit deri sa ai ishte në spital e kemi bërë përmes telefonit. E kam telefonuar, me ka thënë se është mirë dhe më tha: “Shihemi nesër bija ime” dhe nuk arrita, nuk arrita më ta shoh gjallë. Do të kisha dashur edhe një herë që kjo telefonatë të realizohej”, u shpreh mes emocionesh Saranda.

Bisedën e plotë me deputeten Saranda Imeri mund ta ndiqni në linkun e lartë vendosur.

Ky emision mundësohet nga Porsche, Nasa Term, Sirena, Ama Caffe, City Fashion dhe UEJL. /Telegrafi/

 

The post Deputetja Saranda Imeri në Rose, një rrëfim për jetën personale dhe profesionale appeared first on Telegrafi.

❌
❌