Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Paralajmërimi për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë kërkon të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit

18 July 2025 at 16:56

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën prej 20 deri më 24 korrik 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 41°C.

Me këtë rast, MSH rikujton rëndësinë e respektimit të rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta.

– Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskëta, veçanërisht në periudhën nga ora 11:00 deri në 17:00.
– Konsumoni mjaftueshëm lëngje, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.
– Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
– Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
– Kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
– Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
– Shtyni aktivitetet në ambient të hapur gjatë pjesës më të nxehtë të ditës.
– Siguroni kushte mikroklimatike (ambient të freskët me temperaturë deri në 25°C) si në vendin e punës ashtu edhe në shtëpi.

The post Paralajmërimi për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë kërkon të respektohen rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë – rindërtim, zgjerim dhe ndërtim i spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë

15 July 2025 at 16:38

Ministria e Shëndetësisë në një kumtesë për media thotë se punon intensivisht në forcimin e ndjeshëm të shëndetësisë publike përmes rindërtimit sistematik, zgjerimit dhe ndërtimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor, si dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në të gjithë vendin.

Nga MSH thonë se në Shtip, planifikohet vazhdimi i plotë i ndërtimit të Spitalit Klinik, pasi Ministria e ka ndërprerë kontratën e mëparshme për shkak të mosrealizimit të obligimeve nga ana e kontraktorit. Projekti i ri do të përfshijë ndërtimin dhe pajisjen e objektit spitalor, Fakultetit të Mjekësisë, konviktit studentor, infrastrukturën e plotë dhe parkimin, me një investim total prej 147.65 milionë euro.

“Në Tetovë, është paraparë ndërtimi i dy pavijoneve të reja për shërbime të specializuara si onkologji, infektologji, dermatologji, psikiatri dhe gjinekologji, si dhe rinovimi i blloqeve ekzistuese kirurgjikale dhe internistike dhe rregullimi i plotë infrastrukturor dhe hapësinor, me një vlerë totale prej 40 milionë euro”.

“Në Kërçovë, pas një vlerësimi teknik dhe funksional të detajuar, do të ndërtohet një spital i ri i përgjithshëm në një lokacion të ri, i cili do të shërbejë si qendër shëndetësore rajonale për zonën më të gjerë. Objekti i ri do të jetë bashkëkohor, efikas në aspektin energjetik dhe tërësisht i pajisur, me një vlerë prej 18 milionë euro”, thonë nga MSH.

Më tej thonë se përveç ndërhyrjeve ndërtimore, projektet përfshijnë edhe blerjen e pajisjeve më moderne mjekësore dhe jo-mjekësore. Vlera totale e investimit arrin mbi 205 milionë euro.

“Këto projekte janë pjesë e vizionit për një shëndetësi moderne, të qasshme dhe funksionale, ku çdo pacient do të marrë shërbim shëndetësor cilësor dhe në kohë, ndërsa personeli mjekësor do të punojë në një ambient të sigurt dhe bashkëkohor, thonë nga MSH.

The post MSH: Investim rekord prej mbi 205 milionë euro për modernizimin e shëndetësisë – rindërtim, zgjerim dhe ndërtim i spitaleve në Shtip, Tetovë dhe Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Prokuroria ka ngritur akuza kundër ish-drejtorit të Geriatrisë

4 July 2025 at 16:20

Një prokuror publik nga PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit pas kryerjes së një hetimi të plotë, sot deri në Gjykatën themelore penale Shkup ngriti aktakuzë ndaj dy personave – drejtorit të ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup  dhe njeriut të tij të besuar, i cili më 8 prill të këtij vitit, u kap duke marrë ryshfet prej 20.000 euro për kujdes spitalor të një personi.

Me veprimet e përshkruara në pjesën dispozitive të aktit, i akuzuari i parë, drejtor i IPSH “13 Nëntori” – Shkup, kreu vepër penale – Marrje ryshfeti, ndërsa i akuzuari i dytë akuzohet për kryerjen e veprës penale – Marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm.

“I akuzuari i parë për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, nga një dëshmitar – ofrues i mbështetjes së përjetshme të personit, kërkoi drejtpërdrejt një përfitim më të madh financiar për veten e tij me qëllim kryerjen e një veprimi zyrtar që do të duhej ta kryente. I akuzuari i dytë e mori drejtpërdrejt një përfitim të tillë për të akuzuarin e parë me qëllim përdorimin e ndikimit të tij real për të ndërhyrë për të kryer veprimin zyrtar që duhej të kryhej nga i akuzuari i parë. Me marrjen e një pjese të shumës së rënë dakord në shumën prej 20.000 euro, i akuzuari i dytë u kap në vendngjarje nga policia”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Bashkë me Aktakuzën u paraqit edhe një Propozim i veçantë, në të cilin prokuroria, duke konsideruar se rrethanat nuk kanë ndryshuar dhe nuk ka kushte për përcaktimin e një mase më të butë për të siguruar praninë e të akuzuarve, propozon që të zgjatet masa e paraburgimit e përcaktuar dhe e zgjatur kundër dy të akuzuarve.

Në prill të këtij viti, gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u përcaktoi tridhjetë ditë paraburgim të dy të dyshuarve.

Drejtori i Spitalit Geriatrik “13 Nëntori”, Muhsin Arifi, u emërua për u.d. drejtor i Geriatrisë në korrik të vitit të kaluar nga Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. Paraprakisht ishte drejtor në spitalin Psikiatrik në Bardovc.

The post Prokuroria ka ngritur akuza kundër ish-drejtorit të Geriatrisë appeared first on Telegrafi.

Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike

30 June 2025 at 17:41

Nga Klinika e Onkologjisë informojnë se të gjithë pacientët po e marrin terapinë e nevojshme dhe se janë të disponueshëm ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

“Ilaçi Paclitaxel është porositur me kohë nga Klinika, por ka vonesa në distribuim dhe na është njoftuar se këto ditë do të shpërndahet në Klinikë. Për Paclitaxel-in ka zëvendësim nga e njëjta grupë barnash me efikasitet identik dhe ai është Docetaxel-i. Gjithashtu, ilaçi Erlotinib zëvendësohet te pacientët me Gefitinib, i cili ka efikasitet të njëjtë.

Tenderët janë realizuar me kohë dhe presim që këto barna të arrijnë në javën e parë të korrikut. Në ndërkohë, siguroj se për të gjitha terapitë ka zëvendësim cilësor dhe vazhdimësia në trajtim është plotësisht e garantuar”, informon Igor Stojkovski, drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Nga MSH thonë se këtë vit është dyfishuar buxheti i kushtëzuar i Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë për barna inovative./Telegrafi/

The post Klinika e Onkologjisë-Shkup: Janë siguruar ilaçet për trajtimin e sëmundjeve onkologjike appeared first on Telegrafi.

ISHP-Maqedoni u bën thirrje të moshuarve të shmangin ekspozimin në diell

26 June 2025 at 11:00

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) publikoi këtë mëngjes rekomandimet e shëndetit publik për mbrojtjen e personave mbi 65 vjeç në kushte të temperaturave të larta. Ata theksojnë se ky grup njerëzish është më i prirur ndaj problemeve shëndetësore që lidhen me nxehtësinë. Ata kujtojnë se sipas rekomandimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, këta persona kategorizohen si e ashtuquajtura “kategori rreziku”.

“Pse? Meqenëse e kanë më të vështirë të përshtaten me ndryshimet e temperaturës, ata kanë më shumë gjasa të kenë një gjendje kronike shëndetësore, të përdorin terapi të rregullt që mund t’i kalojnë në mënyrë normale reagimet e trupit ndaj nxehtësisë”, shpjegojnë nga ISHP-ja.

Të moshuarve u kërkohet të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në natyrë, midis orës 11:00 dhe 17:00.

Nga atje rekomandojnë që qytetarët të shmangin pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë, dhe ato jashtëzakonisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ka vendosur ndonjë kufizim në marrjen e lëngjeve, konsultohuni me të./Telegrafi/

The post ISHP-Maqedoni u bën thirrje të moshuarve të shmangin ekspozimin në diell appeared first on Telegrafi.

Paralajmërim për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes

24 June 2025 at 19:31

Ministria e Shëndetësisë njofton aktivizimin e Fazës 3 të Planit Aksional për valët e të nxehtit. Kjo fazë parashikon temperatura jashtëzakonisht të larta që rrezikojnë shëndetin e popullatës, veçanërisht grupet më të ndjeshme si personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Qytetarët këshillohen të qëndrojnë në ambiente të freskëta gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, të pinë shumë lëngje dhe të shmangin alkoolin. Punëdhënësit duhet të riorganizojnë oraret për punëtorët e ekspozuar ndaj nxehtësisë, duke ofruar kushte të përshtatshme ose punë në distancë.

Institucionet shëndetësore dhe arsimore duhet të zbatojnë protokollet për situata krizash, ndërsa Kryqi i Kuq dhe komunat do të intensifikojnë ndihmën për të moshuarit dhe personat në nevojë.

 

The post Paralajmërim për temperatura të larta, Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes appeared first on Telegrafi.

Infermieret e Tetovës të pa kënaqura nga MSH, paralajmërojnë protesta në Shkup

9 June 2025 at 18:16

Infermierëve të Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët protestuan për një javë me radhë, do t’u zgjatet kontrata e punës deri në dhjetor. Megjithatë, vendime pune siç kanë kërkuar nuk ka. Sot, ato zhvilluan një takim me drejtorin e spitalit, ku u informuan për këtë zgjidhje të përkohshme. Infermieret shprehen të pakënaqura dhe theksojnë se do të vazhdojnë të kërkojnë vendime pune.

Agim Berisha, drejtori i Spitalit Klinik tha se ai do të kërkojë nga Ministria që të zgjidhet statusi i infermiereve.

139 infermiere dhe staf teknik i spitalit klinik të Tetovës, një javë me radhë protestuan shkaku i mos pagesës së rrogave dhe statusit të tyre të punës. Ata sot u shprehën se nëse nuk do të ketë zgjidhje për statusin e tyre, protestat do t’i vazhdojnë në Shkup para Ministrisë së Shëndetësisë.

 

The post Infermieret e Tetovës të pa kënaqura nga MSH, paralajmërojnë protesta në Shkup appeared first on Telegrafi.

Protestat e infermiereve në Tetovë, kontratat e punës do t’u vazhdohen deri në dhjetor

9 June 2025 at 12:38

139 infermiereve në Spitalin e Tetovës do t’u vazhdohen kontratat në vepër deri në muajin dhjetor, ndërsa nuk pritet që të ketë ndryshime në shumën e pagave. Gjithashtu, infermiereve do t’u paguhen edhe pagat që nuk i kanë marrë. Drejtori i Spitalit, Agim Berisha thotë se qëllimi është që infermieret të sistemohen me vendim të punës.

“Problemi është se vetëm për vendimet nuk kemi informatë të saktë. Dmth drejtori tha për te unë nuk jeni, do të duhet të kaloni në Ministri, nuk jap unë vendime, Ministria vendos. Tani ne edhe në Ministri do të kërkojmë të drejtat tona”, tha një infermiere.

“Do të kemi vazhdim të kontratave deri në muajin e 12-të, kjo është një plus për ne”, the një tjetër infermiere.

“Ashtu janë të artikuluar dhe ne nuk kemi hapësirë për t’i ndryshuar. Kontratat ashtu janë, kontratë në vepër. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu edhe intenca e qeverisë së re është që të hiqen këto kontrata, të mbarojnë, të sistemohen njerëzit si duhet me vendimet pune”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit të Tetovës./TV21/

The post Protestat e infermiereve në Tetovë, kontratat e punës do t’u vazhdohen deri në dhjetor appeared first on Telegrafi.

Infermieret dhe personeli teknik sërish në protesta në Spitalin e Tetovës, thonë se tre muaj nuk kanë marrë paga

2 June 2025 at 11:25

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik me statusi të pazgjidhur të punës, dolën sot sërish në protestë përpara Spitalit Klinik të Tetovës.

Ata thanë se përveç se s’kanë vendime pune, kanë tre muaj pa rroga.

“Spitali i Tetovës mbahet gjallë nga ne, por neve na kanë harruar. Ne nuk po kërkojmë dhurata, kërkojmë pagat tona të vonuara, kërkojmë kontratat tona të munguara, vendimet tona të merituara dhe të premtuara. Boll më me rrena. Mjekët shpëtojnë njerëz, stafi ynë shpëton mjekët, por pyetja është se kush do të na shpëtojë neve”, tha infermierja Fluturie Islami.

Ndërsa kryeinfermierja Dita Zaimi, e cila tha se është autorizuar nga drejtori i spitalit Agim Berisha për t’u prononcuar, tha se nuk është e vërtetë që infermieret nuk kanë marrë tre paga, por vetëm paga e prillit nuk është paguar.

“Se tre rroga nuk kanë marrë, nuk është e vërtetë. Nuk kanë marrë vetëm pagën e prillit. Vetëm këtë dua t’i demantojë se nuk janë tre, është vetëm paga e prillit që nuk është paguar dhe muaji maj tani ka mbaruar, dmth edhe ne i marrim deri më datën 15 pagat, ata gjithmonë i kanë marrë 1 apo 2 ditë para nesh, ose pas nesh, dmth tani me 15 vjen paga”, tha kryeinfermierja Dita Zaimi.

Ajo kërkoi që punonjësit të formojnë grup pune dhe të adresojnë kërkesat e tyre me shkresë zyrtare, ndërkaq thotë se nuk është e vërtet se punonjësit tre muaj nuk kanë marrë paga./Telegrafi/

The post Infermieret dhe personeli teknik sërish në protesta në Spitalin e Tetovës, thonë se tre muaj nuk kanë marrë paga appeared first on Telegrafi.

Protestuan infermieret dhe personeli teknik në Spitalin e Tetovës

30 May 2025 at 12:35

Dhjetëra infermiere dhe personel teknik që për më shumë se një dekadë kanë status të pazgjidhur pune, dolën sot për të shprehur revoltën e tyre përpara spitalit klinik të Tetovës.

Infermieret thanë se nuk kanë marrë rroga për tre muajt e fundit. Pas protestës, shkuan në takim me drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës. Kërkuan zgjidhje të statusit të tyre të punës, ndërsa morën vetëm premtim.

Sipas drejtorit Agim Berisha, marrja e vendimeve nuk varet nga spitali i Tetovës por nga ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Financave.

“Gjashtë vite jemi me kontratë në vepër. Për tre muaj hyjmë tash që edhe s’kemi rroga. Na është premtuar po asgjë prej premtimit”, tha një infermiere.

“Ç`do ditë do protestojmë, çdo ditë. Duam vendime pune, kontribute të paguara se gati gjashtë vite na rrejnë. Për tre muaj pa rroga jemi”, u shpreh një infermiere.

“E drejta e tyre për protestë është e drejtë demokratike, por si grup është dashur të më njoftojnë. Unë pres brenda muajit të ardhshëm të zgjidhet kjo çështje”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës./Alsat/

The post Protestuan infermieret dhe personeli teknik në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Andovski për rastet me linë e majmunit: Qytetarët të mos bëjnë panik

23 May 2025 at 15:01

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski në konferencën e sotme për media informon se pas analizave laboratorike të Institutit për Shëndet Publik janë komfirmuar dy raste të lisë së majmunit.

Andovski kumtoi se pasdite do të mbajë mbledhje Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Ai apelon te qytetarët të mos bëjnë panikë dhe se siç tha, sistemi po funksionin dhe ndërmerren të gjitha aktivitetet.

Edhe drejtoresha e ISHP-së, Marija Andonovska informon se bëhet fjalë për dy burra, pacientë të lindur në vitet 1981 dhe 1985, të dy nga Shkupi. Sipas informatave që i kanë dhënë të dy pacientët nuk kanë udhëtuar askund jashtë shtetit.

Ajo tha se njëri pacient është në Klinikën Infektive në Shkup, ndërsa sipas informatave të saj ende nuk është hospitalizuar. Ajo thekson se nuk janë raste të lidhura.

Edhe drejtoresha dërgoi apel që qytetarët të mos bëjnë panikë dhe thekson se nuk bëhet fjalë për sëmundje të re dhe për atë tashmë ka protokolle.

The post Andovski për rastet me linë e majmunit: Qytetarët të mos bëjnë panik appeared first on Telegrafi.

Epidemiologu Danillovski për linë e majmunëve: Nuk transmetohet lehtë dhe rreziku për një epidemi është i ulët

23 May 2025 at 11:54

Dje, dy raste të lisë së majmunëve u konfirmuan në laborator për herë të parë në vend. Pas konfirmimit të rasteve, epidemiologu Dragan Danillovski shpjegon se për çfarë bëhet fjalë, duke theksuar se nuk transmetohet lehtë dhe se rreziku i një epidemie është shumë i ulët.

“Lija e majmunit është një sëmundje virale e shkaktuar nga virusi i lisë së majmunit, i cili i përket të njëjtës familje si virusi i lisë së vogël (variola vera). Simptomat zakonisht përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe shpine, zmadhim të gjëndrave limfatike, lodhje, skuqje të lëkurës që mund të shfaqet në fytyrë, duar, këmbë, zonën gjenitale ose pjesë të tjera të trupit, një periudhë inkubacioni nga 6 deri në 13 ditë, por mund të ndryshojë nga 5 deri në 21 ditë. Sëmundja zgjat nga 2 deri në 4 javë dhe në shumicën e rasteve zgjidhet pa nevojën për trajtim specifik. Megjithatë, tek njerëzit me imunitet të dobësuar, fëmijët dhe gratë shtatzëna, mund të zhvillohen komplikime më serioze”, shkruan Danilovski në profilin e tij në Facebook.

Sëmundja transmetohet me anë të kontaktit të drejtpërdrejtë me lezione të lëkurës ose lëngjeve trupore të një personi të infektuar, kontaktit të ngushtë fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale, kontaktit me objekte të kontaminuara si veshje, shtrat ose enë kuzhine, dhe pikave të frymëmarrjes.

“E rëndësishme është se kjo sëmundje nuk transmetohet lehtë. Nevojitet kontakt i ngushtë dhe i zgjatu”, thotë Danillovski.

Sipas tij, rreziku për një epidemi është shumë i ulët. Për mbrojtjen e nga kjo, thekson ai, qytetarët duhet të ruajnë higjienën./Telegrafi/

The post Epidemiologu Danillovski për linë e majmunëve: Nuk transmetohet lehtë dhe rreziku për një epidemi është i ulët appeared first on Telegrafi.

Tragjedia në Koçan, edhe 11 të lënduar ndodhen për shërim jashtë vendit

19 May 2025 at 17:25

Gjithsej 11 pacientë të lënduar në zjarrin në Koçan po trajtohen jashtë vendit.

Prej tyre, tre janë në Greqi dhe janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, katër pacientë në Serbi janë gjithashtu në gjendje të mirë, një në Austri është i qëndrueshëm dhe i vendosur në një repart, një në Slloveni tashmë po ndjek rehabilitim, dhe dy pacientë në Turqi janë transferuar në një repart, të cilët marrin rregullisht fasha, njoftoi sot zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.

Siç informoi ai në një takim me gazetarët, në periudhën e kaluar, një ekip ekspertësh nga Mbretëria e Bashkuar zhvilloi trajnime intensive për 45 punonjës shëndetësorë mbi rehabilitimin fizik dhe psikologjik të pacientëve.

“Trajnimet u zhvilluan në pesë institucione shëndetësore publike, në Klinikën për Kirurgji Plastike, Mjekësi Fizike në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në spitalet në Shtip dhe Koçan. Me rekomandimin e ekspertëve anglezë, rehabilitimi do të zhvillohet në Koçani në mënyrë që të lënduarit të jenë më afër shtëpive të tyre”, theksoi Andovski.

The post Tragjedia në Koçan, edhe 11 të lënduar ndodhen për shërim jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Autopsia: Vedat Ademi nuk ka vdekur nga alergjia

19 May 2025 at 13:22

“32 vjeçari Vedat Ademi ka ndërruar jetë nga nekroza në muskulin e zemrës” thotë Raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup.

“Inside21-TV21” siguroi ekskluzivisht raportin e autopsisë, i cili nuk ka nxjerrë asnjë gjetje që rezulton se i nderi Ademi ndërroi jetë nga alergjia me analgin, siç kanë thënë familjarët se në Spitalin e Kumanovës më 17 Mars, 32 vjeçarit iu përkeqësua gjendja menjëherë pasi mori infuzionin ku në të i është shtuar edhe ampula e Analginit, si terapi kundër dhimbjeve.

Nga Prokuroria Themelore më Shkup mësojmë se ky raport do të refuzohet nga organi i akuzës, dhe do të kërkohet sërish rezultate të sakta për praninë e analginit në trupin e të ndjerit dhe efektet e saj në ditën kur ka ndërruar jetë.

Babai i të ndjerit tha se as doktori Zoran Gjeorgjievski e as infermierja nuk e kanë hapur librezën e shëndetësisë për të verifikuar nëse pacienti është alergjik në ndonjë ilaç, ku të ndjerit Vedatit i ka shkruar në librezë “CAVE ANALGIN”.

Menjëherë pas kësaj u shkarkua nga detyra drejtori i Spitalit të Kumanovës dhe Prokuroria Themelore e Kumanovës hapi hetim me dyshimet për gabime mjekësore, edhe sipas raportit të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor./TV21/

 

The post Autopsia: Vedat Ademi nuk ka vdekur nga alergjia appeared first on Telegrafi.

Rasti “Onkologjia” mbetet në labirintet e Prokurorisë

13 May 2025 at 17:45

Rasti “Onkologjia” mbetet i pazgjidhur për momentin. Më shumë se një vit pas fillimit të hetimit për abuzimin me ilaçet në Klinikën e onkologjisë, ende pritet vendim i prokurorisë për rastin. Nga Prokuroria thonë se afatet për përgatitjen e vendimit po mbarojnë, por nuk zbulon detaje rreth asaj që po ndërmerret dhe kur mund të pritet.

Dy ish-drejtorët e klinikës, Vasev dhe Nuhi, janë të dyshuar në hetim, dhe përveç tyre, nën hetim janë edhe tre onkologë. Prokuroria duhet të përcaktojë nëse, kush dhe çfarë abuzimesh janë kryer me terapitë e destinuara për pacientët e sëmurë më rëndë.

Mungesa e infermierëve jo vetëm që nuk është zgjidhur, por po bëhet edhe më akute, ndërsa numri i pacientëve të diagnostikuar ditët e fundit rritet çdo vit. Vetëm nga fillimi i këtij viti, ka pasur gati 2,000 pacientë të rinj, dhe departamentet po punojnë me një numër minimal infermierësh. Disa dalin në pension, të tjerë shkojnë jashtë vendit dhe disa nga ata që janë atje punojnë me kontratë ose vullnetarë.

“Numrat tanë luhaten, ndonjëherë 250 deri në 300 pacientë shërbehen nga 4 deri në 5 infermierë. Unë kam qenë kryeinfermiere për gati një vit dhe për një vit nuk kemi marrë përgjigje për premtimet se do të marrim staf mjekësor. Kam tre infermierë që janë vullnetarë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe 10 infermierë kanë shkuar jashtë shtetit. Ata po dalin në pension dhe nuk kemi punonjës të rinj për t’i zëvendësuar, na mungon stafi”, tha Andrijana Filipovska, kryeinfermiere në Klinikën Universitare të Onkologjisë.

Problemet e onkologjisë janë grumbulluar prej vitesh, por ende nuk ka zgjidhje sistemike nga Ministria e Shëndetësisë, dikaster ku ka pasur pesë ministra vitet e fundit. Qytetarët presin llogaridhënie, por edhe zgjidhje të problemeve dhe kushteve të njërit prej institucioneve më të ndjeshme të kujdesit shëndetësor në vend, ku trajtohen qindra pacientë.

The post Rasti “Onkologjia” mbetet në labirintet e Prokurorisë appeared first on Telegrafi.

Maqedoni, mijëra infermiere janë larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira

11 May 2025 at 16:08

Java ndërkombëtare e infermierëve, i gjen motrat medicinale të lënë pas dore nga sistemi shëndetësor. Vetëm vitin e kaluar rreth 2000 infermierë janë larguar për në vendet evropiane, për kushte më të mirë, ndërsa ky numër këtë vit pritet të jetë edhe më i lartë.

Pagat e ulëta, mos avancimi në karrierë, përgjegjësi për jetën e pacientëve, orë tejet të zgjatura të orarit të punës janë disa nga sfidat të cilat ballafaqohen çdo ditë infermierët. Shoqata e Infermierëve “Për ne” thonë se nuk kanë ministër të shëndetësisë që i përfaqëson.

“Gjithë këto vite e kaluara asnjë garniturë e ministrisë nuk ka ndryshuar as nuk ka bërë asgjë për infermierët. Ne nuk mund ti adresojmë çështjet në individ si ministër, flasim për garniturat e ministrive, pra të gjithë komplet në vitet e kaluara nuk kanë bërë asgjë, nuk gjendemi as në agjendat e tyre. Flitet shumë ndërsa asgjë nuk bëhet”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermierëve.

Hamdije Fetahu, infermiere që punon në klinikën “8 Shtatori” thotë se është e vështirë të përballojnë fluksin e madh të pacientëve, pasi kanë mungesë të personelit mjekësor. Ajo thotë se në repartin ku ajo punon dy infermiere kujdesen deri në 35 pacientë në ditë.

“Puna si infermiere është mjaft stresuese pasi që ka shumë përgjegjësi të madhe, bëhet fjalë për jetën e pacientëve është pak edhe orari i zgjatur, punojmë nga 12 orë në ditë. Një ditë e një infermiere varet se ku është, nëse është në repart është ndryshe nëse është në ambulancë është ndryshe, kështu që është sakrificë e madhe, mirëpo edhe lumturi pasi në bëjmë gjithçka që pacientëve të ju ofrojmë gjithçka që duhet”, tha Hamdije Fetahu, infermiere.

Nga Shoqata e infermierëve thonë se vetëm pas tragjedisë së Koçanit, Institucionet morën masa për përkujdesjen e shëndetit mendor të infermiereve. U formua ekip i psikologëve për të ndihmuar infermieret. Për momentin shumë infermiere janë në pushim mjekësor pasi kanë kaluar një periudhë të stërngarkuar fizike dhe psikike pas tragjedisë së Koçanit.

The post Maqedoni, mijëra infermiere janë larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira appeared first on Telegrafi.

Maqedoni, 32% e aparaturës së shtrenjtë mjekësore mbetet e papërdorur

9 May 2025 at 11:45

Pothuajse një e treta e pajisjeve mjekësore të kushtueshme në shëndetësinë publike të Maqedonisë së Veriut nuk përdoren fare ose janë lënë të pluhurosen në bodrumet e spitaleve. Këtë e zbulon një analizë e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR), që tregon për mungesë të planifikimit dhe keqmenaxhim në furnizimin me aparaturë të avancuar mjekësore.

Sipas raportit, në periudhën 2021–2023 janë blerë pajisje në vlerë prej 13 milionë euro që nuk janë vënë fare në funksion për shkak të mungesës së kuadrit profesional dhe kushteve hapësinore. Ndërkohë, aparate të tjera me vlerë prej 5.5 milionë euro nuk shfrytëzohen në kapacitet të plotë.

Ndër pajisjet e prekura janë skanerët CT, angiografët, akceleratorët për terapi me rrezatim, mamografët dhe PET/CT skaneri – shërbime për të cilat pacientët presin me muaj për një termin.

Nga 9 akceleratorë të blerë për terapi të pacientëve onkologjikë me vlerë afër 22 milionë euro, 5 nuk janë vënë asnjëherë në përdorim. Megjithëse janë blerë për disa institucione publike shëndetësore, të gjitha trajtimet gjatë kësaj periudhe janë realizuar vetëm në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup, e cila çdo ditë trajton mbi 200 pacientë, duke e mbingarkuar seriozisht stafin dhe kapacitetet.

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, pranoi problemin dhe fajësoi mungesën e planifikimit në furnizimet e mëhershme. “Një nga akceleratorët në Onkologji tashmë është në funksion. Do të bëjmë përpjekje që të paktën një pjesë e aparaturës të vihet në përdorim. Në të ardhmen, duhet planifikim më i mirë që të sigurohen edhe resurset njerëzore dhe teknike për funksionim efikas të pajisjeve,” tha ai.

Revizioni po ashtu evidenton se 18 angiografë me vlerë gati 13 milionë euro nuk përdoren sa duhet për shkak të mungesës së personelit dhe kushteve teknike. Dy skanerë CT në spitalet e Tetovës dhe Koçanit janë jashtë funksioni, ndërsa në disa spitale të tjera aparatet janë të mbingarkuara dhe të amortizuara, duke shkaktuar shpenzime shtesë për shkak të defekteve të shpeshta.

Në qendren e vetme PET në vend janë realizuar vetëm 6.457 skanime për tri vite, me një mesatare prej 180 pacientësh në muaj. Edhe pse ciklotroni mund të prodhojë izotope për më shumë skanime, kapacitetet nuk janë shfrytëzuar plotësisht.

Problematike është edhe përdorimi i robotit për fizioterapi me vlerë gati një milion euro. Në sistemin “Termini im” mungojnë të dhëna reale për përdorimin e tij, janë paraqitur më pak shërbime dhe nuk është faturuar participimi në vlerë prej 250.000 euro.

Në fund, revizorët paralajmërojnë për rrezik të sigurisë publike, pasi shumë nga pajisjet jofunksionale, përfshirë ato radioaktive, ende gjenden të deponuara në bodrumet e spitaleve dhe paraqesin rrezik të mundshëm për shëndetin dhe mjedisin. /Telegrafi/

The post Maqedoni, 32% e aparaturës së shtrenjtë mjekësore mbetet e papërdorur appeared first on Telegrafi.

Rënie drastike e numrit të ndërhyrjeve kirurgjike në Spitalin e Tetovës, mungojnë materialet

6 May 2025 at 21:37

Ka rënë ndjeshëm numri i ndërhyrje kirurgjike në repartin ortopedisë në Spitalin Klinik të Tetovës sepse mungojnë materialet. Pacientët dërgohen në Qendrën Klinike të Shkupit, gjë që u kushton para dhe mundim.

Kur u pyet ministri i Shëndetësisë rreth kësaj, tha se s’ka informacion, ndërsa drejtori i spitalit Agim Berisha konfirmoi dhe tha se së shpejti do të hapet tenderi për këto materiale.

“Ka ngecur puna për shkak se nuk ka materiale dhe këto ditë do të hapet tenderi dhe besoj se do të kryhet”, theksoi Agim Berisha, u.d. drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

Kryeshefi i repartit Arton Neziri tregoi se gjatë vitit 2023 janë bërë 140 intervenime, ndërsa këtë vit vetëm 10, ma ato materiale që kanë ngelur.

“Ka gati një vit për shkak të materialeve që neve i kërkojmë radhazi, këto materiale janë më se të nevojshme në këto ndërhyrje ortopedike-traumatologjike që kohës së fundit janë kryer në klinikën e Tetovës. Siç dihet kjo shkon në bazë të tenderimit dhe kërkesa jonë deri tek drejtoria ka qenë e vazhdueshme momenti i fundit kur është ndërpretë tenderi ka qenë tetori dhe ne nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kërkesa të reja. Në vitin 2023 si referencë nga 140 operacione të kryera duke filluar në vitin 2024 me 40 operacione dhe 2025 me 8 operacione”, theksoi Arton Neziri – kryeshef i Repartit të Ortopedisë.

Reparti i ortopedisë në Tetovës, krahas mungesës së materialeve për punë, përballet edhe me mungesë të personelit dhe specialistëve. Për momentin ka vetëm 6 specialistë, prej të cilëve dy do të dalin në pension. Në bazë të numrit të popullsisë në këtë repart duhet që së paku të jenë 10 specialistë./TV21/

The post Rënie drastike e numrit të ndërhyrjeve kirurgjike në Spitalin e Tetovës, mungojnë materialet appeared first on Telegrafi.

Taravari: Ka përfunduar furnizimi për insulinën, është nënshkruar marrëveshje për dy vite

5 May 2025 at 14:50

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari informoi se ka përfunduar furnizimi publik për insulinë, është nënshkruar kontratë dhe ilaçi për rregullimin e sheqerit në gjak është furnizuar në farmaci dhe spitale.

Ai tha se prokurimi publik është për dy vitet e ardhshme, të cilin e vlerësoi si një mënyrë për të shmangur mungesën e insulinës.

“Si Ministria e Shëndetësisë ashtu edhe Komisioni Kombëtar i Diabetit kanë vendosur që prokurimi i insulinës do të bëhet çdo dy vjet, gjë që më pëlqen. Është shumë më racionale, në mënyrë që të mos ketë mungesë, blihet çdo vit, dhe pastaj, në kohën kur bëhet blerja, ndonjëherë ka mungesë prej dy, tre ditësh ose deri në 10 ditë. Do të prokurohet çdo dy vjet, pra prokurimi publik është përfunduar tashmë, kontrata me furnizuesin standard është nënshkruar, që është i njëjti për gati 10-15 vjet. Ky është racionalizim dhe mendoj se është më mirë për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata me diabet”, tha Taravari nga Tetova.

Në lidhje me rastin e vdekjes së pacientit në Klinikën Universitare për Kardiokirurgji, Taravari tha se ende është duke pritur raportin nga komisioni mbikëqyrës i ekspertëve.

Ministri vizitoi Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë për të testuar mjekët që specializuan në spitale private dhe aplikuan për punësim në institucionet publike të kujdesit shëndetësor./Telegrafi/

The post Taravari: Ka përfunduar furnizimi për insulinën, është nënshkruar marrëveshje për dy vite appeared first on Telegrafi.

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

5 May 2025 at 14:26

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është raportuar për vdekjen e një foshnje të porsalindur. Sipas MPB-së, foshnja ishte lindur nga një grua 25-vjeçare në ambiente shtëpiake në Shkup.

“Më datë 04.05.2025 në ora 07:15 në SPB-Shkup, në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se rreth orës 06:20 minuta u është sjellë një foshnje e vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas raportimit, 25-vjeçarja nga Shkupi kishte lindur në shtëpinë e saj në Shkup në orët e hershme të mëngjesit, pas çka ajo dhe foshnja janë dërguar në Klinikë”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

The post Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit appeared first on Telegrafi.

❌
❌