Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qehaja për rrugën Tetovë – Prizren: Jemi në fazën e projektimit të tunelit, nuk kemi dyshime se do të bëhet

18 July 2025 at 10:45

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin “PodGo” në Telegrafi Maqedoni, ka folur për rrugën Tetovë – Prizren, për të cilën tha se është në fazën e projektimit të tunelit dhe se e njëjta do ta shkurtojë distancën në 50 minuta vozitje nga njëri në qytetin tjetër.

“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit, në këtë fazë nuk ka dinamikë shumë të madhe”.

“Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do ta respektonim më shumë. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.

Ai foli edhe për rrugën Shkup – Bllacë, për të cilën tha se është më e arritshme të realizohet./Telegrafi/

 

The post Qehaja për rrugën Tetovë – Prizren: Jemi në fazën e projektimit të tunelit, nuk kemi dyshime se do të bëhet appeared first on Telegrafi.

Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren

14 July 2025 at 15:48

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, komunikimi me faktorin shqiptar në Qeverinë e RMV-së, projektet e reja të përbashkëta, si dhe ndalimi i ish-ushtarëve të UÇK-së, janë temat për të cilat kemi diskutuar me ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja, në emisionin PodGo.

Ambasadori Qehaja tha se marrëdhëniet mes dy shteteve janë të avancuara, duke shtuar se të dy shtetet ndajnë vlera të përbashkëta.

“Marrëdhëniet janë në nivel të avancuar, pasi ne i ndajmë vlerat e përbashkëta të integrimeve, të bashkëpunimit rajonal, të sigurisë rajonale. Të dy shtetet iu janë bashkuar SHBA-ve dhe BE-së sa i përket sanksionimit të Rusisë, si dhe aspekte të ndryshme. Kemi avancuar në dialog dhe intensifikim të bashkëpunimit diplomatik. Bashkëpunimi ekonomik ka ekzistuar edhe më herët. Si shtet kemi marrë përkrahje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa rasti i fundit është përpjekjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një ndër të arriturat e përbashkëta që kemi pasur është kalimet e përbashkëta kufitare që ne e quajmë hyrje-hyrje”, tha ambasadori Qehaja, i cili paralajmëroi se “One-stop-shop” do të zbatohet edhe në kufirin Bellanoc – Stançiq.

Sa i përket bashkëpunimit me faktorin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ambasadori Qehaja tha se kanë bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike shqiptare dhe se synimi i Ambasadës së Kosovës është bashkëpunimi institucional.

“Tradicionalisht kemi bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në RMV: Ne si ambasadë, neve na bie të punojmë me institucionet e shtetit, kushdo që është në qeveri, kryesisht kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë. Më ka rastisur të bashkëpunoj me të dy kampet shqiptare dhe kam pasur bashkëpunim mjaft të mirë. Nuk i ndajmë, por mundohemi të përfitojmë”.

“Kemi pasur komunikim edhe me spektrin tjetër politik, përveç VLEN-it. Pjesa dërmuese e shqiptarëve këtu e shohin si pozitive ndërrimin e pushtetit. Kemi pasur bashkëpunim edhe me ish-pushtetin që ishte BDI dhe LSDM, në të cilin BDI ka pasur mjaft pushtet. Ne kemi pasur vërejtje për qeverinë e kaluar në lidhje me Open Ballkan, i cili neve na ka dëmtuar shumë. Por kemi marrë arsyetimin se edhe Tirana është pjesë. Me VLEN-in kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe synojmë të forcojmë marrëdhëniet bilaterale në mes shteteve, si dhe popullit shqiptar”, tha mes tjerash ambasadori.

E pyetëm edhe për rrugën Tetovë – Prizren, ndërsa tha se ky projekt ende është në fazën e projektimit, duke shtuar se nuk ka dyshime se do të realizohet.

“Jemi në fazën e projektimit, nuk kemi dilemë që do të realizohet, por synojmë që ky vullnet politik të përkthehet edhe në punë konkret në terren. Nuk dorëhiqemi në atë që duhet ta lidhim më afër Tetovën me Prizrenin. Jemi në fazën e projektimit të tunelit, i cili do të jetë 6 kilometër, më i madh se ai i Kalimashit. Ngecja për momentin është në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Po ta kishim ne këtë punë do të ishte ndryshe. Kemi interes strategjik dhe nuk kemi dilema a do të bëhet, por kur do të bëhet”, tha mes tjerash ambasadori Qehaja.

Kurse sa i përket ndalimit të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qehaja tha se kjo çështje është përtej Maqedonisë së Veriut, dhe se Serbia ka keqpërdorur pozitën e saj në INTERPOL.

“Çështja është përtej Maqedonisë së Veriut, pasi Serbia po e keqpërdror INTERPOL-in, pasi ne nuk jemi prezent aty. Ajo që po ndodh është se Serbia ka arritur t’i deponojë dosjet që ata i kanë krijuar në dëm të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Dhe kjo reflektohet në raport me lëvizjet e ish-ushtarëve në vendet e rajonit. Kemi pasur kërkesë te autoritetet e Maqedonisë së Veriut, që mos t’i procedojnë kërkesat nga ana e Serbisë për fletarreste. Ne e dijmë që epilogu filan është mosekstradimi i të ndaluarve, pasi në Maqedoninë e Veriut ka vendim të plotfuqishëm që ish-ushtarët e UÇK-së nuk guxojnë të ekstradohen në Serbi. Kemi marrë pëlqim politik që kjo nuk do të ndodh, por mungon garanca me dokumente”, tha ambasadori Qehaja./Telegrafi/

 

The post Ambasadori Florian Qehaja në PodGo, flet për marrëdhëniet Kosovë – Maqedoni, bashkëpunimin me Qeverinë, si dhe rrugën Tetovë – Prizren appeared first on Telegrafi.

Kryetarët e parlamenteve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut diskutojnë për bashkëpunimin legjislativ dhe ekonomik

25 November 2024 at 16:21

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ambasadori Florian Qehaja dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë.

Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.

The post Kryetarët e parlamenteve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut diskutojnë për bashkëpunimin legjislativ dhe ekonomik appeared first on Telegrafi.

❌
❌