Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gashi përkujton viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë

6 August 2025 at 14:40

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka përkujtuar me ndjenja të thella dhimbjeje dhe solidariteti viktimat e vërshimeve tragjike që goditën Hasanbegin në gusht të vitit 2016, duke marrë jetën e 23 personave.

“Nëntë vite më vonë, dhimbja mbetet po aq e thellë. Kjo fatkeqësi mori jetën e 23 personave dhe la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kolektive”, ka shkruar Gashi në një postim publik, duke theksuar se si banor i këtij vendbanimi dhe si kryetar i Kuvendit, ndjen përgjegjësi morale për të ruajtur gjallë kujtimin dhe respektin për viktimat.

Ai shtoi se përveç dhimbjes, Hasanbegu dhe banorët e tij mbeten shembull i vlerave njerëzore, humanitare dhe solidaritetit që i bashkoi për të përballuar një nga momentet më të vështira. “Sot, ndërsa kujtojmë dhe lutemi për viktimat, shpresojmë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet kurrë më”, u shpreh Gashi.

The post Gashi përkujton viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë appeared first on Telegrafi.

Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile

25 July 2025 at 13:25

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se disa ditë pas qëndrimit në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, sot është liruar nga spitali.

“Në radhë të parë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë dhe të sinqertë për të gjithë ata që u kujdesën për mua gjatë kësaj periudhe.

Falënderim të veçantë i drejtoj drejtorit të klinikës, Ognen Kostovski, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit shëndetësor, për profesionalizmin, përkushtimin dhe humanizmin që treguan.

Gjithashtu, falënderoj nga zemra të gjithë juve, miqtë, kolegët, bashkëqytetarët, përfaqësues të institucioneve dhe mediave, për fjalët e ngrohta, mesazhet e shumta dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm. Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim”. shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ai shton se është rikthyer për kryerjen e detyrave publike./Telegrafi/

The post Afrim Gashi del nga spitali, gjendja e tij është stabile appeared first on Telegrafi.

Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

17 July 2025 at 22:50

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me deputetin e Bundestagut Gjerman, Tilman Kuban, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Daniell Braun.

Në takim u shpreh kënaqësia e veçantë për realizimin e vizitës, si dhe për interesin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Gashi e theksoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në mbështetjen e qëllimeve tona strategjike – anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim, u përshëndet emërimi i Manuel Saracin si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, i cili paraqet konfirmim të mëtejshëm të angazhimit të Gjermanisë ndaj rajonit. U theksua rëndësia e Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja Merkel, si dhe rezultatet pozitive që i sjell brenda kuadrit rajonal.

Gashi shprehu mirënjohje për Rezolutën e Bundestagut të vitit 2023, e cila konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe afirmon identitetin, kulturën dhe gjuhën maqedonase.

Deputeti Kuban, i cili është emëruar edhe zëdhënës për çështjet evropiane në Bundestag, i përcolli Kryetarit përshëndetjet e ngrohta nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Johan Vaderpull, me iniciativën e të cilit u realizua vizita, me qëllim që të demonstronte vullnetin e qartë të qeverisë aktuale gjermane për të çuar përpara procesin e zgjerimit. Theksoi se nevojitet vizion i ri për zgjerimin dhe për përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit tonë. Në këtë kontekst, theksoi se është me rëndësi të veçantë të hapet Klasteri Fondamentet dhe të arrihet përparimi i vërtetë në fushat, të tilla si reforma e administratës publike, gjyqësori, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se në aspektin e miratimit të legjislacionit të nevojshëm, është e rëndësishme të ketë proces paraprak të konsultimit të gjerë me faktorët relevantë shoqërorë. Bashkëbiseduesit ranë dakord që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy parlamenteve do të vazhdojnë të avancohen në periudhën e ardhshme, si në nivel kryetarësh dhe deputetësh, ashtu edhe përmes shkëmbimit të suksesshëm të përvojave në nivel ekspertësh në kuadër të projektit për sigurim të pavarur parlamentar dhe fushave të tjera me interes të ndërsjellë. Një vlerësim iu dha punës së suksesshme të Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe kontributit të tyre në proceset demokratike në dekadat e fundit.

The post Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.

Gashi në Marrakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut

23 May 2025 at 15:55

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mbajti sot fjalim në Forumin Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, që po mbahet në Marrakesh, Mbretëria e Marokut, duke theksuar se Forumi është platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit midis vendeve mesdhetare në fusha të tilla si ekonomia, demokracia dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Siç njoftojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, në fjalën e tij, Gashi theksoi se Maqedonia e Veriut, ndonëse e vogël në territor, ka ambicie të mëdha dhe vizion të qartë për të ardhmen.

“Ne e kuptojmë fuqinë e lidhshmërisë – ekonomike, politike dhe njerëzore”, tha ai, duke theksuar angazhimin e vendit ndaj bashkëpunimit rajonal dhe prosperitetit të përbashkët.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet Rajoni i Mesdheut, ndryshimet klimatike, migrimet, pabarazitë ekonomike, Gashi bëri thirrje për zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare dhe theksoi se forume të tilla janë mundësi për veprime konkrete, jo vetëm për diskutim.

“Duhet të krijojmë mekanizma për investime gjithëpërfshirëse, t’i inkurajojmë brezat e rinj dhe të përparojmë ekonominë e gjelbër. Maqedonia e Veriut është e gatshme të japë kontribut aktiv”, tha Gashi.

Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi po punon në mënyrë aktive për të harmonizuar legjislacionin me standardet evropiane, me qëllim të krijimit të mjedisit ekonomik, transparent, të drejtë dhe konkurrues.

Në fund të fjalës së tij, Gashi bëri thirrje për thellimin e bashkëpunimit midis parlamenteve, bizneseve dhe qytetarëve të vendeve të Mesdheut, me qëllim të ndërtimit të së ardhmes së përbashkët të bazuar në paqe, prosperitet dhe solidaritet.

The post Gashi në Marrakesh: Zgjidhje të përbashkëta ndërkufitare për t’u përballur me sfidat e Mesdheut appeared first on Telegrafi.

Gashi: Po presim një propozim të ri nga Këshilli Gjyqësor për një gjyqtar kushtetues që do të zëvendësojë Dukovskën

21 May 2025 at 21:52

Kryetari i Kuvendit të RMV-së nuk do ta kostatoj ndërprerje të statusit gjyqësor të Elizabeta Dukovskës, ku pas dy vitesh Gjykata Administrative vendosi se ajo është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, siç kërkoi dje nga Kuvendi gjyqtari kushtetues Osman Kadriu.

Në një intervistë për “TV 24”, Gashi pohon se me dërgimin e letrës në Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, detyrimi i tij përfundoi me vendimin administrativ.

Kryetari i Kuvendit njofton edhe ndërmjetësim midis qeverisë dhe opozitës në lidhje me Ligjin për Ndihmë Familjeve të të Lënduarve dhe Viktimave në Koçan, por pohon se nuk kishte arsye për t’u penduar për mini-pushimet dyjavore të deputetëve pas katastrofës në të cilën vdiqën 62 të rinj, sepse ata nuk ishin me pushime.

The post Gashi: Po presim një propozim të ri nga Këshilli Gjyqësor për një gjyqtar kushtetues që do të zëvendësojë Dukovskën appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mysafir nderi në UKZ – diskutohet me studentët për sfidat dhe sukseset shqiptare në Maqedoni

21 May 2025 at 17:14

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishte sot mikpritës i një ngjarjeje të veçantë akademike.

Me ftesë të Fakultetit të Shkencave Sociale, në ambientet e këtij institucioni u mbajt një diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili ishte mysafir nderi në këtë takim me studentët dhe stafin akademik të UKZ-së.

Pas përfundimit, para mediave, rektori i Universitetit, Artan Dërmaku e cilësoi këtë vizitë si një ditë të veçantë për universitetin, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kishim kënaqësinë të mirëpresim një mysafir të nderuar, i cili para studentëve dhe stafit tonë paraqiti jo vetëm arritjet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por edhe sfidat me të cilat përballen. Ai na inspiroi me vizionin për bashkëpunim më të afërt mes dy shteteve dhe mes universiteteve tona,” theksoi Rektori Dërmaku.

Ndërsa në fjalimin e tij, kryetari i kuvendit, Afrim Gashi u shpreh i nderuar për ftesën dhe për atmosferën mikpritëse në auditorin e UKZ-së.

“Kënaqësia për të qenë këtu ka qenë krejtësisht e imja. Takimi me studentët për mua është një festë. U ndjeva jashtëzakonisht mirë me një auditor të jashtëzakonshëm, me profesorë të përgatitur dhe studentë që bënë pyetje jo të lehta. Me njohuritë që kam, u përpoqa t’u përgjigjem, dhe besoj se kaluam shumë mirë. Kjo është një nxitje për një njohje më të afërt ndërmjet dy vendeve dhe një interes i përbashkët i shqiptarëve që jetojnë andej dhe këndej kufirit,” theksoi Gashi.

Diskutimi u karakterizua nga interaktiviteti dhe shkëmbimi i ideve për çështje politike, shoqërore dhe arsimore, ku studentët treguan interes të veçantë për rolin e shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal.

Vizita e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u mbyll me zotimin për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet universiteteve dhe institucioneve përkatëse të të dy vendeve. /Telegrafi/

The post Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mysafir nderi në UKZ – diskutohet me studentët për sfidat dhe sukseset shqiptare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Gashi-Meinl-Reisinger: Austria do të angazhohet që të mos ketë pengesa të mëtutjeshme për anëtarësimin e RMV-së në BE

16 May 2025 at 16:29

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj në rrugën integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Kuvendit të RMV-së.

Ajo gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Austria është investitori më i madh i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me fazën aktuale të procesit të integrimit, kryetari Gashi konfirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut po kërkon një zgjidhje që do të mundësojë ndryshimin e Kushtetutës, por në të njëjtën kohë do të jetë garant që çështja e identitetit dhe çështjet e tjera dypalëshe nuk do të jenë pengesa në rrugën e vendit drejt BE-së në të ardhmen.

Ajo shprehu një mesazh të sinqertë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe Republika e Austrisë do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që të mos ketë pengesa të mëtejshme në procesin e integrimit evropian.

Ministrja shprehu gjithashtu gatishmërinë e Austrisë zyrtare për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve të mundshme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në njoftim.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë./Telegrafi/

The post Gashi-Meinl-Reisinger: Austria do të angazhohet që të mos ketë pengesa të mëtutjeshme për anëtarësimin e RMV-së në BE appeared first on Telegrafi.

Gashi-Fontana: Italia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

8 May 2025 at 17:18

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij në Republikën e Italisë, u takua me Lorenco Fontana, Kryetar i Dhomës së Poshtme të Republikës së Italisë, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Gashi theksoi se Italia është mik i vendosur i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetës i qëllimit tonë strategjik – anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian; duke iu referuar dy rezolutave të miratuara në Dhomën e Deputetëve të Republikës së Italisë.

Gashi shprehu pritjen e tij që Këshilli i BE-së do të japë sinjal të qartë se fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të jetë më shumë se një imperativ për BE-në, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e brishtë dhe delikate gjeopolitike.

Ai e vlerësoi bashkëpunimin midis dy parlamenteve si dinamik, veçanërisht përmes Protokollit të Bashkëpunimit, i cili do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e njohurive dhe zgjerimin e vizioneve për punën parlamentare. Pa dyshim, një urë lidhëse midis dy vendeve është diaspora e shumtë në Itali, që numëron rreth 100.000, e cila është e vendosur dhe e vlerësuar mirë në Itali. Në këtë kontekst, e nënvizoi rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Sigurimit Social nga Italia.

Kryetari Fontana e konfirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënvizoi se vendi tashmë ka bërë kompromise të mëdha në atë rrugë. Shpreson se dyert e Bashkimit Evropian do të hapen sa më shpejt të jetë e mundur, sepse anëtarësimi në BE nuk është vetëm përfitim për aspirantët, por edhe për vetë BE-në.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi i shkëlqyer politik, si dhe bashkëpunimi dinamik ekonomik, ofrojnë hapësirë ​​për thellim dhe zgjerim të mëtejshëm në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë. Në këtë drejtim, ndërtimi dhe zhvillimi pasues i Korridorit Panevropian VIII dhe përfshirja në kuadrin e bashkëpunimit makrorajonal të BE-së duhet të mbetet përparësi, si dhe përfshirja në rrjetet e ndërlidhjes – infrastrukturë, energji, komunikime, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

The post Gashi-Fontana: Italia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor

28 April 2025 at 21:18

Lidhur me ngjarjet aktuale që kanë të bëjnë me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, pasdite nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë se nëse përmes procedurës gjyqësore konfirmohen konstatimet, atëherë Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim.

“Duke e respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore, Kryetari i Kuvendit përmbahet nga çdo koment i parakohshëm. Prioriteti kryesor është t’u mundësohet institucioneve kompetente të përfundojnë punën e tyre pa kurrfarë presionesh apo ndikimesh. Megjithatë, nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis.

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sot në një deklaratë për mediat tha se me këtë rast i është dhënë një goditje e rëndë Komisionit dhe se Kryetarja e Komisionit duhet të japë dorëheqje nga funksioni, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Sipas Ivanovskës, në lëvizje tani është organi legjislativ para të cilit përgjigjen edhe kryetarja edhe anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit.

 

The post Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme

27 April 2025 at 16:40

Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN, deklaroi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afati të rregullt si dhe se ligjin e ri për përfaqësim të drejtë e pret deri në fund të muajit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për panik, shumica është e qëndrueshme, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë pavarësisht nëse dikush hyn apo del. Mendoj, nuk do të ketë një ndryshim të madh në numrin e deputetëve. Shumica është shumë e qëndrueshme, tashmë kemi rreth dy të tretat. Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrojnë, por nuk mendoj se duhet të jemi gjithmonë aq të kapur nga ethet dhe adrenalina zgjedhore, sa të duhet të bëjmë zgjedhje për gjithçka. Zgjedhjet lokale duhet t’i kuptojmë nga natyra e tyre, siç janë në thelb. Flitet për kanalizime, ujësjellës, rrugë më të pastra, ndriçim dhe mendoj se nuk duhet politikën e lartë ta vendosim në pjesën e zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet që vijojnë, në këto zgjedhje të rregullta. Kështu që nuk do t’i vendosja në të njëjtën paralele, kjo shumicë parlamentare, mendoj se duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, për t’i dhënë stabilitet politik qytetarëve, që Kuvendi, qeveria të vazhdojnë punën e tyre. Zgjedhjet lokale janë një tjetër temë”, tha Gashi.

The post Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

Begaj takon Gashin, Mexhitin, Fetain: Bashkëpunimi mes RMV-së dhe Shqipërisë kyç për stabilitetin e rajonit

3 April 2025 at 12:49

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zv. kryeministrin e Parë, Izet Mexhiti dhe zv. kryeministrin Arben Fetai.

Fetai njofton në këtë takim është biseduar për korridorin 8 dhe sigurinë në rajon.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë.

Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat”, shkruan Fetai./Telegrafi

The post Begaj takon Gashin, Mexhitin, Fetain: Bashkëpunimi mes RMV-së dhe Shqipërisë kyç për stabilitetin e rajonit appeared first on Telegrafi.

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit

30 March 2025 at 19:15

Liderët politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarëve mysliman në vend për festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i tyre kryesor është që në këtë festë të mbizotërojë harmonia dhe mirëqenia familjare dhe shoqërore.

Më poshtë i keni urimet e krerëve politik në vend:

Gordana Siljanovska:

“Sivjet në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, në muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na ndodhi tragjedi e paparë që na tronditi si komunitet dhe si individë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo çdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jemi solidarë dhe pikëllojmë së bashku. Jetojmë në një botë që tronditet nga ndryshime të trazuara gjeopolitike dhe jemi të brishtë dhe të prekshëm në shumë segmente shoqërore. Sfida të shumta dhe ngjarje të paparashikueshme na presin. Le të jemi të bashkuar si komunitet, si shoqëri dhe si shtet. Së bashku ne mund të kapërcejmë dhe tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe problemet. Me mendime të pastra dhe me zemër të hapur për të gjithë bashkëqytetarët tanë, le ta bëjmë atdheun tonë një vend prosperues dhe dinjitoz të qytetarëve të lumtur”, shkruan Davkova në urim.

Arim Gashi:

“Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore”, thuhet në urimin e Gashit.

Hristijan Mickoski:

“Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditeti personal dhe të mos i harrojnë të varfërit dhe bonjakët. Kjo festë do të thotë se përmes veprave të mira, respektimit të ndërsjellë, furimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mundemi ta fitojmë të keqen. Së bashku përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave të vërteta dhe parimeve do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë në një shtet më prosperues.

Ali Ahmeti:

“Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë në nevojë, duke u bërë shembuj të mirësisë dhe bashkëpunimit. Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë”.

Arben Taravari:

“Bajrami është një festë që i dedikohet Madhështisë së Vlerave të Zotit ndaj është dhe festa më e bukur! Gëzuar Fitër Bajramin nga Aleanca për Shqiptarët! Zoti Bekoftë familjet tuaja! Ky urim nënvizon rëndësinë e kësaj feste për të vlerësuar mirësinë dhe bekimet e Zotit në jetën tonë”, shkruan në urimin e Taravrit.

Zeqirija Ibrahimi:

“Pas një muaji të kaluar me agjërim, përkushtim, solidaritet, dashuri dhe meditim, po vjen dita e Bajramit, në të cilën arrihet pika kulmore e kësaj përpjekjeje shpirtërore. Nëse agjërimin e Ramazanit e krahasojmë me një vepër të bukur artistike, Bajrami është pikërisht katarza në të cilën shpirti gufon me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e bukur të ngadhënjimit. Duke e kaluar një muaj në edukim të shpirtit, sot besimtari që ka agjëruar e ka ndjenjën e atij që ia ka arritur ta mposhtë egon dhe, përkundër fitores së korrur, ai këndon “Uela galibe il-Allah – Ngadhënjyesi i vetëm është Allahu”. Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar agjërimin, si dhe duke u lutur që sofra juaj e Bajramit të mos e jetë e mbushur vetëm me ushqim, por edhe me dashuri familjare, si dhe me solidaritet e kujdes për skanmorin, ju uroj nga zemra”.

Ziadin Sela:

“Një muaj i tërë na mblodhi rreth tryezës së përbashkët, me dashuri dhe mirënjohje për kafshatën e gojës dhe praninë e më të dashurve që kemi. Na bëri ta provojmë durimin dhe ta ndiejmë thellë kuptimin e sakrificës. U lutëm për vete dhe për ata që munguan në sofrat tona. Sot uroj të kremtojmë së bashku me zemrën plot! Agjërim të pranuar dhe lutje të pranuara për të gjithë!”.

The post Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit appeared first on Telegrafi.

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

14 March 2025 at 20:54

Qytetarët nuk janë të kënaqur me nivelin e diskursit politik dhe kulturës politike që është në Kuvend, ndërsa edhe nëse është i mirë, mendoj se gjithmonë duhet të kërkojmë më shumë, deklaroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, we në lidhje me procedurën për miratimin e Kodit të Etikës në shtëpinë ligjvënëse.

Sipas Gashit, Kodi i Etikës është një mënyrë e ngritjes së nivelit dhe do të kontribuojë në ngritjen e dinjitetit të secilit deputet.

“Gjithmonë ka nevojë për të përmirësuar marrëdhëniet tona dhe për të ngritur kulturën politike. Nëse do të bëja një vlerësim personal, do të thosha perceptimin e qytetarëve që mendoj se nuk janë të kënaqur me nivelin e ligjërimit politik dhe kulturës politike në Kuvend, ndërsa edhe nëse është i mirë, mendoj se duhet të kërkojmë gjithmonë më shumë. Unë jam i kënaqur me të gjithë kolegët e mi në Kuvend, por Kodi i etikës është një mënyrë për të ngritur nivelin dhe mendoj se do të kontribuojë në ngritjen e dinjitetit të secilit deputet individualisht, por edhe të Kuvendit si institucion, si një nga institucionet më të rëndësishme në vend”, theksoi Gashi.

Gjatë vizitës në Komunën e Manastirit, të shoqëruar nga deputetët Ollga Lozanovska, Silvana Angelevska, Pece Milevski dhe Bisera Kostadinovska Stojçevska, si dhe nga kryetari i komunës Toni Konjanovski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, bëri promovimin e zyrave të rikonstruuara të deputetëve të këtij qyteti.

“Projekti ‘Deputeti juaj’ është shumëvjeçar me vështirësi në të kaluarën, por tashmë kemi një dinamikë të re të hapjes së zyrave për deputetë. Në Manastir zyrat janë mjaft dinjitoze dhe shpresoj se kjo do të jetë një nxitje për qytetarët e Manastirit që të vijnë dhe të takohen me deputetët e tyre, duke realizuar kështu të drejtën e qytetarëve për kontakt të drejtpërdrejtë me deputetët. Projekti ‘Deputeti juaj’ është projekt i Kuvendit dhe po zbatohet në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës dhe NDI, ndërsa tani Kuvendi do të mundohet të ketë zyra në të gjitha komunat për kontakt me deputetët”, potencoi Gashi.

Për njeriun e parë të Parlamentit të Maqedonisë, pritje në kabinetin e tij organizoi kryetari i komunës, Toni Konjanovski.

“Gjatë pritjes në Komunën e Manastirit me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin biseduam për disa tema, shkëmbyem përvoja dhe miqësia dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe më tej”, potencoi kryetari i komunës Konjanovski.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, qëndrimin në Manastir e përmbylli me vizitë në Muzeun e Alfabetit shqip.

The post Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend appeared first on Telegrafi.

Gashi takon eurodeputetët e KPP-së: Ekziston një mundësi për zgjerimin e BE-së

28 February 2025 at 13:13

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me eurodeputetët që morën pjesë në Takimin e 23-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar Maqedonia e Veriut – Bashkimi Evropian, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Nga atje thonë se delegacioni, i udhëhequr nga eurodeputeti kroat Karlo Resler, bashkëkryesues i këtij komiteti të përbashkët, përbëhet nga 13 deputetë nga pothuajse të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Parlamentin Evropian, duke përfshirë edhe Tomas Vajcin, referues për Republikën e Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian. Në takim mori pjesë edhe Mihalis Rokas, ambasador dhe shef i Delegacionit të BE-së në vend.

“Bashkëbiseduesit e përshëndetën mbajtjen e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët Parlamentar pas zgjedhjeve, si për Kuvendin, ashtu edhe për Parlamentin Evropian dhe shpresojnë se bashkëpunimi i përbashkët do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë dhe intensitet edhe në periudhën e ardhshme.

Kryetari Gashi theksoi se integrimi në BE mbetet prioritet i lartë strategjik, si për Qeverinë, ashtu edhe për Kuvendin dhe shpreson se mbështetja e fuqishme që vjen nga shumica e madhe në Parlamentin Evropian për aspiratat tona për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Eurodeputetët theksuan se për momentin ekziston një dritare mundësie për zgjerimin e Bashkimit Evropian që duhet shfrytëzuar, si dhe informuan se Parlamenti Evropian ka prioritet forcimin e bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

The post Gashi takon eurodeputetët e KPP-së: Ekziston një mundësi për zgjerimin e BE-së appeared first on Telegrafi.

Gashi në takim me Kapetanoviq: Maqedonia e Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal

24 February 2025 at 17:25

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot në kabinetin e tij e mirëpriti Amer Kapetanoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Me këtë rast, kryetari Gashi e uroi Kapetanoviqin për emërimin e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal gjatë kryesimit maqedonas me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Gashi e theksoi nevojën e intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal si dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajon, veçanërisht në kohën e ndryshimeve gjeopolitike në botë, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Rajon.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal, si komponent kyç për integrimin evropian të Rajonit dhe vazhdimisht merr pjesë në mënyrë aktive në punën e organizatave dhe iniciativave rajonale.

“Kapetanoviq theksoi se Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka rol operativ në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe përfaqëson platformë të vlefshme politike e cila kontribuon në stabilizimin e rajonit, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe përparimin social të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore. Ky bashkëpunim fokusohet në çështjet që e bashkojnë Rajonin në bazë të parimit të gjithëpërfshirjes”.

“Bashkëpunimi bazohet në nevojat reale të të gjithë qytetarëve në rajon dhe ka një tendencë drejt rrjetëzimit më të madh ndërmjet qytetarëve, kompanive dhe institucioneve në rajon nëpërmjet iniciativave rajonale. Në fund bashkëbiseduesit e mbështetën dimensionin parlamentar në të gjitha proceset e asociimit rajonal, me mundësi që në të ardhmen Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e më shumë konferencave tematike, siç janë: transformimi digjital, diplomacia parlamentare, si dhe bashkëpunimi për krijimin e një qendre rajonale për intervencë të shpejtë”, thuhet në njoftim.

The post Gashi në takim me Kapetanoviq: Maqedonia e Veriut i kushton vëmendje të madhe bashkëpunimit rajonal appeared first on Telegrafi.

KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm

21 February 2025 at 14:57

KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë.

Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë vendit përmbajnë një boshllëk ligjor dhe paqartësi.

Kërkesa që KSHPK-ja po shqyrtonte ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të bëra gjatë periudhës 8 korrik deri më 11 korrik 2024, në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA).

Anëtari i KSHPK-së Servet Demiri theksoi se faturat e udhëtimit janë dorëzuar me raport pa specifikuar se për cilin person i referohen. Ai konfirmoi se Kuvendi i RMV-së kishte dorëzuar dokumentacionin (ftesë, vendim udhëtimi, strukturë financiare për udhëtim, kopje të pasaportës diplomatike dhe vizë përkatëse) të cilat ishin shqyrtuar.

“Është konstatuar se bashkëshortja e kryetarit ka udhëtuar jashtë vendit, në kuadër të delegacionit, me vendim të sekretarit të kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet mbuloheshin nga buxheti i Kuvendit dhe se kishte një program për bashkëshortët, gjë që është e zakonshme në ngjarje të tilla”, tha Demiri në seancën e 15-të të KSHPK-së./Telegrafi/

The post KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm appeared first on Telegrafi.

Gashi: Shpresoj që Brukseli dhe Uashingtoni të mos na vendosin në një situatë ku duhet të zgjedhim se me kë të vazhdojmë

17 February 2025 at 21:46

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi beson se “miqtë tanë nuk do të na vënë në pozitë për të zgjedhur”, i pyetur se çfarë rëndësie kanë për Maqedoninë dallimet në mes të administratës së re amerikane dhe Evropës për tema të rëndësishme dhe çështje vlerash që kemi parë ditët e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me shkathtësi dhe inteligjencë, në vitet 1990, ne përcaktuam qartë dhe saktë se cili ishte qëllimi ynë dhe ku ishin objektivat tona strategjike, dhe se rruga jonë drejt zhvillimit të vendit dhe përfshirjes në marrëdhëniet ndërkombëtare do të bëhej përmes Brukselit dhe Uashingtonit, ai bosht euroatlantik midis BE-së dhe NATO-s i përfaqësuar, i personifikuar përmes Uashingtonit dhe Brukselit.

Pas këtyre ngjarjeve të reja, nuk mendoj se miqtë tanë do të na vënë në pozicionin për të zgjedhur. Dhe mendoj se në asnjë rast nuk duhet të zgjedhim njërën apo tjetrën. Mendoj se është shumë strategjike, në interes të vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve, të vazhdojmë të ecim me ato dy këmbë, dhe ato janë Brukseli dhe Uashingtoni”, tha Gashi për “360 shkallë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se qasja “Amerika e para” është në fakt një politikë izolacioniste, Gashi thotë se është slogan parazgjedhor, por jo ndryshim rrënjësor i politikës së jashtme./Telegrafi/

The post Gashi: Shpresoj që Brukseli dhe Uashingtoni të mos na vendosin në një situatë ku duhet të zgjedhim se me kë të vazhdojmë appeared first on Telegrafi.

Ademi: Kryeparlamentari Gashi nuk respekton as gjuhën shqipe dhe as përfaqësimin e shqiptarëve

31 January 2025 at 22:26

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj punësimeve të fundit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pasi siç thotë, “nga 23 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë”.

Sipas Ademit. kryetari i Kuvendit Afrim Gashi nuk “respekton as gjuhën shqipe dhe përfaqësimin e shqiptarëve”.

“Zaten, në këto gati 8 muaj të qeverisjes pa legjitimitet etnik, e përbërë nga humbës të shumëfisht të zgjedhjeve, jo që realizimi është 0, por janë shënuar edhe hapa rapid mbrapa, veçanërisht në aspekt të minimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe rivendosjes së jobarazisë në çdo pore të jetës institucionale dhe shoqërore.
Në rrethana të këtilla kur në pushtet kemi njerëz që janë jashtë çdo trajektore të vërtetë kombëtare, e që për primare kan interesin individual dhe të ngusht klanor në kurriz të interesit të përgjithshëm, ndëshkimi nga qytetarët është i pashmangshëm. Në anën tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim është duke tejkaluar përmasat e një organizimi të zakonshëm politik, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një lëvizje të përgjithshme kombëtare. S’ka pikë dileme, me këtë Qeveri, qytetarët më të mashtruar se kurrë, më të poshtëruar se kurrë janë tani, kur në pushtet janë njerëz që asnjëherë nuk e morën besimin e qytetarëve”, shkruan Ademi.

The post Ademi: Kryeparlamentari Gashi nuk respekton as gjuhën shqipe dhe as përfaqësimin e shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

30 January 2025 at 12:55

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetarët tha se ai nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të ri për Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Gashi theksoi se ai vetëm mund të caktojë deputetin që do të udhëheq me seancat në Komision.

“Sa i përket asaj që është sjellë në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, ju referoj në Rregulloren e Punës, nenet 126 dhe 114, të cilat i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, do ta përcaktojë Presidenti, do të thërrasë. një deputet që të thërrasë seancat për disa ligje në ato fusha”, tha Gashi.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar se nëse “Fronti Europian” nuk propozon kryetar të Komisionit për të zëvendësuar Ilire Dautin, atëherë ajo çështje do të zgjidhet vetëm përmes Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

“Propozimet vijnë nga grupet parlamentare. Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë t’i propozojë Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve kryetar të Komisionit. Sa i përket kryetarit të Komisionit, unë nuk kam kompetencë për të emëruar president. Unë kam të drejtë të caktoj një deputet për të drejtuar seancat. Nëse miratohen ligjet dhe nuk thirren seancat, nëse nuk ka kryetar, natyrshëm nuk do të thirren seancat, atëherë do të emëroj një deputet që do t’i udhëheq seancat”, tha Gashi.

Ndryshe, deputetja e Frontit Evropian dhe kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, dha dorëheqje nga posti i saj më 16 janar, pasi në seancën plenare të datës 10 janar u votua në interpelancë me mbështetjen e 61 deputetëve./Telegrafi/

The post Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini appeared first on Telegrafi.

Në 557-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Afrim Gashi vendos kurora lulesh pranë bustit të tij

17 January 2025 at 19:35

Me rastin e 557-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së Skënderbeut në Shkup.

Gashi tha se Skenderbeu mbetet simbol i unitetit dhe luftës për liri.

“Në këtë ditë të shënuar, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, si dhe ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, theksuam vlerat dhe arritjet e këtij lideri të pashoq, i cili i dha lavdi kombit shqiptar dhe drejtim historisë tonë. “Skënderbeu mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare, prandaj është detyra jonë që të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë e tij për brezat që do të vijnë”, u shpreh Gashi.

The post Në 557-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Afrim Gashi vendos kurora lulesh pranë bustit të tij appeared first on Telegrafi.

❌
❌