Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe”

4 July 2025 at 16:56

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”;, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se “ndërkohë që Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar”.

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët. Të gjitha këto janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti, Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

The post BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” appeared first on Telegrafi.

BDI: Qeveria një etnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit

4 July 2025 at 08:50

Në hije të debaklit të madh në Parlamentin Evropian, po kalon në heshtje lajmi se shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Këto mjete nuk ishin simbolike, akuzojnë nga BDI.

“Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve. Por paaftësia, mungesa e koordinimit dhe kaosi institucional u bënë pengesë edhe për tërheqjen e fondeve tashmë të aprovuara.

Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro. E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur edhe të paktën 10 milionë euro të tjera. Ndërkohë, edhe Ministria e Financave ka dështuar në të njëjtën mënyrë, duke humbur pjesën më të madhe të 4.2 milionëve të parashikuara. Tre ministri, tre institucione kyçe dhe asnjë ndjenjë urgjence apo përgjegjësie.

Maqedonia e Veriut duhej të merrte 17 milionë euro për reformat deri në dhjetor dhe edhe 70 milionë euro për obligimet e qershorit. Në vend të kësaj, kemi një arkë reformash bosh, kredibilitet të humbur dhe një përulje të rëndë para partnerëve evropianë. Në një kohë kur rajoni përparon, shteti ynë vetë po i vë pengesa vetes, duke bllokuar rrugën jo vetëm drejt BE-së, por edhe drejt normalitetit.

Ky është një model qeverisjeje që prodhon ngecje, pasiguri dhe dëm ekonomik. Qeveria nuk e ka humbur vetëm besimin e Brukselit, ajo po e humb edhe besimin e vet qytetarëve. Askush nuk mund të flasë për zhvillim dhe mirëqenie, ndërkohë që bllokon fondet që janë të merituara, jo të dhuruara”, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

BDI kërkon një sqarim urgjent: “kush është përgjegjës për këtë humbje dhe çfarë do të ndërmarrë Qeveria për të mos lejuar një katastrofë tjetër? Sepse një shtet që nuk di t’i shfrytëzojë mundësitë, nuk ka të drejtë të ankohet për pengesat”.

The post BDI: Qeveria një etnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit appeared first on Telegrafi.

BDI: OBRM-PDUKM dhe ZNAM përdorin partitë shqiptare për të çmontuar barazinë

30 June 2025 at 09:51

BDI në një kumtesë për media thotë se OBRM-PDUKM dhe ZNAM kanë nisur fushatë të re kundër regjistrimit të popullsisë.

Nga BDI thonë se “nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale”.

“Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë: Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit; Më pas, OBRM-PDUKM dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht. Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua. Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit”.

“Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga OBRM-PDUKM dhe ZNAM. BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension”, thonë nga BDI./Telegrafi/

The post BDI: OBRM-PDUKM dhe ZNAM përdorin partitë shqiptare për të çmontuar barazinë appeared first on Telegrafi.

BDI: Mickoski erdhi në pushtet me premtimin që “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”, VLEN-i po i ndihmon në zbatimin e këtyre politikave diskriminuese

29 June 2025 at 11:40

Bashkimi Demokratik për Integrim e akuzon  koalicionin VLEN se po legjitimojnë dhe zbatojnë një politikë nacionaliste antishqiptare të udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe Mickoski.

Sipas BDI-së, përmes institucioneve të kapura, po tentohet rrënimi i barazisë etnike, heqja e gjuhës shqipe nga institucionet, dhe përjashtimi i shqiptarëve nga pozitat kyçe.

Reagimi i plotë:

Që në vitin 2022, lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, refuzoi publikisht t’i pranojë rezultatet e regjistrimit të popullsisë, duke aluduar veçanërisht në faktin se shqiptarët përbëjnë 29.5% të popullsisë së përgjithshme. Ai atëherë premtoi se, sapo të vinte në pushtet, do të organizonte një “regjistrim elektronik” për të “korrigjuar” rezultatet. Kjo nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një sërë premtimesh nacionaliste të përmbledhura nën sloganin “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”. Prandaj nuk na befasojnë as hapat e këtij segmenti të qeverisë, e as institucionet që ata kanë arritur t’i kapin, siç janë Gjykata Kushtetuese, Prokuroria Publike etj. Secila prej tyre po punon aktivisht për zbatimin e programit elektoral të OBRM-PDUKM-së dhe premtimeve të Mickoskit: përmes shfuqizimit të Balancuesit, rrënimit të mekanizmave kundër majorizimit, heqjes së gjuhës shqipe nga institucionet, si dhe përjashtimit të shqiptarëve nga pozitat e larta në administratë, në shërbimet e sigurisë, në mbrojtje, etj.

Të shantazhuar dhe të kapur, ata krijojnë përshtypjen e rreme se qeveria është multietnike dhe se brenda saj dikush po i mbron interesat e shqiptarëve.
Shqiptarët nuk janë naivë dhe nuk do të pranojnë kurrë të bëhen subjekt i një “inxhinieringu digjital” nga ana e pushtetit, pa marrë parasysh që në këtë operacion po marrin pjesë aktive edhe shqiptarët e VLEN-it. Keto perpjekje nuk do te kalojne. Për kete i sigurojme edhe shqiptaret por edhe ata qe jane duke i bere keto perpjekje te rrezikshme per ardhmërinë e shtetit”, thonë nga BDI.

The post BDI: Mickoski erdhi në pushtet me premtimin që “t’iu tregohet vendi shqiptarëve”, VLEN-i po i ndihmon në zbatimin e këtyre politikave diskriminuese appeared first on Telegrafi.

VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë

28 June 2025 at 12:59

Koalicioni VLEN përmes një press konference ka reaguar ndaj temës aktuale për regjistrimin e popullsisë në vitin 2021, informon Telegrafi Maqedoni.

Ata akuzojnë ish-qeverisjen LSDM-BDI, duke shtuar se me urdhëra të asaj qeveria Enti Shtetëror i Statistikave ka manipuluar duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë.

Reagimi i plotë:

Jemi mbledhur sot për të hedhur dritë mbi një nga padrejtësitë më të mëdha institucionale që i është bërë ndonjëherë popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut: regjistrimi i popullsisë i vitit 2021. Ky nuk ishte një proces statistikor. Ky ishte projekt politik, i ideuar për të zvogëluar shqiptarët në letra, për t’i fshirë nga statistikat, për t’i nxjerrë jashtë vendimmarrjes.
Me firmën e BDI-së dhe me zbatimin teknik të LSDM-së, Enti Shtetëror i Statistikave u shndërrua në instrument të manipulimit, duke ndarë shqiptarët në “rezidentë” dhe “jorezidentë”, një ndarje e paimagjinueshme, që kishte vetëm një synim: të përjashtojë nga llogaritja mijëra shqiptarë të diasporës. Diaspora jonë, që e ka mbajtur në këmbë ekonominë e këtij vendi për dekada, u trajtua si e padukshme, si statistikisht e pavlefshme, si problem për t’u shmangur.
Por pse? Sepse diaspora nuk mund të kontrollohej nga BDI-ja. Nuk mund të frikësohej, nuk mund të blinte vota, nuk mund të manipulohej. Kështu lindi mashtrimi më i madh i regjistrimit: etiketimi i qëllimshëm si “jorezidentë”. Kjo nuk ishte gabim, ishte kalkulim cinik tribal: Sa më pak shqiptarë në numra, aq më pak rrezik për pushtetin tonë.
Pyesim publikisht: Si është e mundur që në Reçicë të Vogël regjistrimi të numërojë vetëm 1.653 shqiptarë mbi 18 vjeç, ndërsa në zgjedhjet e fundit të dalin mbi 2.400 vota vetëm për partitë shqiptare?

Pyesim:
Si është e mundur që në fsh. Zhelinë të ketë 3432 banorë e 4103 votues? Si është e mundur që në fsh.Strimnic të ketë 1937 banorë të regjistruar e 2644 votues? Dhe kjo gjendje vazhdon edhe ne shume fshatra tjerë? A ka përdorur BDI lista të fryra për të mbushur kutitë? Apo ka shpërngulur njerëzit në “botën e statistikave të fshehta”? Dhe si në çdo skemë mashtrimi, në fund u shtua edhe “qershia mbi tortë”: një kategori fantazmë, “persona për të cilët të dhënat janë marrë nga burime administrative”. Kjo kategori nuk ekziston në asnjë ligj, por prodhoi mbi 132.000 banorë të panjohur, shumica maqedonas, ndërsa shqiptarët e vërtetë, ata të diasporës, u zhdukën qëllimisht nga numrat.
Dhe më në fund, Gjykata Kushtetuese, para dy ditësh, e rrëzoi këtë mashtrim të ligjshëm, duke shpallur antikushtetues ndarjen “rezident/jorezident”. Kjo është fitore e së vërtetës, dhe dënim moral për tradhtarët e interesit kombëtar”.

Nga VLEN shtojnë se janë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke potencuar se edhe mërgimatarët janë rezidentë.

The post VLEN: Me ndikimin e LSDM-së dhe BDI-së, Enti Shtetëror i Statistikave manipuloi duke i ndarë shqiptarët në rezidentë dhe jorezidentë appeared first on Telegrafi.

BDI: Pushteti po tenton të delegjitimojë procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, ku shqiptarët dolën me 29,5 për qind

27 June 2025 at 21:25

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj siç thonë, përpjekjeve të fundit për të delegjitimuar procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, një proces që, për herë të parë pas vitit 2002, nxori shqiptarët në shtet: 29,5%, krahasuar me 25,17% në vitin 2002.

Sipas BDI-së, akuzat për paligjshmëri “janë një përpjekje e qëllimshme për të mbuluar vendimin e turpshëm, të padrejtë dhe antikushtetues të kësaj qeverie, e cila pa asnjë legjitimitet politik shqiptar, zvogëloi përqindjen e shqiptarëve në 24,3% përmes përjashtimit të mërgatës nga përllogaritjet zyrtare, pra duke i nxjerrë edhe më pak se në vitin 2002.”

Reagimi i BDI-së:

“Ky veprim, tashmë i rrëzuar si i kundërligjshëm, nuk është thjesht një gabim teknik apo administrativ, por një akt politik i rëndë që synon zvogëlimin e përfaqësimit të shqiptarëve në mënyrë sistematike, duke anashkaluar kontributin, praninë dhe të drejtat e diasporës.

BDI rikujton se ata që sot flasin për procesin e regjistrimit të vitit 2021, janë të njëjtët që në vitin 2024 votuan dhe legalizuan përjashtimin e mbi 300 mijë shqiptarëve jashtë vendit. Nga 29,5% që ishte përqindja e shqiptarëve, me vendime politike dhe diskriminuese, u soll në 24,3%, çka nënkupton më pak se edhe vetë rezultati i regjistrimit të vitit 2002.

Nëse dikush sot duhet të mbajë përgjegjësi për manipulime, atëherë janë funksionarët e kësaj qeverie dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë që votuan dhe zbatuan vendime që dëmtojnë shqiptarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe afatgjate.

BDI rithekson se nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të padukshëm në vendin e tyre dhe do të përdorë të gjitha mjetet demokratike, ligjore dhe politike për të mbrojtur realitetin demografik dhe të drejtën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”.

The post BDI: Pushteti po tenton të delegjitimojë procesin e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, ku shqiptarët dolën me 29,5 për qind appeared first on Telegrafi.

BDI: Vazhdon diskriminimi sistematik i shqiptarëve

27 June 2025 at 13:51

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se në Fondin për Sigurim Shëndetësor janë realizuar 19 avancime, prej të cilëve 19 maqedonas, 1 turk dhe asnjë shqiptar.

Nga BDI thonë e ky është tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

“Vetëm në një rast, Fondi për Sigurim Shëndetësor i RMV-së, janë realizuar 19 avansime, prej të cilave 18 për maqedonas, 1 për turq dhe asnjë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë i përjashtimit etnik dhe shkeljes së parimit kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si dhe një dëshmi e vazhdimësisë së politikave diskriminuese që po zbaton kjo qeveri”.

“Kjo qeveri për çdo ditë në praktikë vepron si një regjim i izolimit etnik, duke i kthyer institucionet publike në mure për shqiptarët. Në vend të barazisë, kjo qeveri po vendos një sistem përjashtues që avancon vetëm të përzgjedhurit etnikisht, duke anashkaluar profesionistët shqiptarë dhe duke i mohuar atyre të drejtën për rritje profesionale dhe institucionale”.

“E filluan me heqjen e balancuesit në mënyrë antikushtetuese nga Kushtetuesja, për të krijuar mundësitë që shqiptarëve t’ua japin statusin e të padëshiruarve në administratën shtetërore dhe publike. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve për transparencë dhe përgjegjësi, dhe paralajmërojmë se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre”, thonë nga BDI.

The post BDI: Vazhdon diskriminimi sistematik i shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

VLEN: Regjistrimi i popullsisë nga qeverisja LSDM-BDI ishte ndër veprimet më të dëshme dhe fyese për diasporën shqiptare

26 June 2025 at 17:30

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon atë që ne në VLEN e kemi thënë me kohë: regjistrimi i fundit i popullsisë, i udhëhequr nga qeverisja e atëhershme BDI-LSDM, ishte një ndër veprimet më të dëmshme dhe fyese për diasporën shqiptare”, kështu reagua nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, qeverisja e kaluar, përmes Entit të Statistikave dhe në koordinim të plotë me strukturat politike të BDI-së, krijoi kategori “popullsi rezidente” dhe “jorezidente”, duke i trajtuar mërgimtarët tanë si qytetarë të dorës së dytë.

“Kjo ishte akt i qëllimshëm politik për ta minimizuar peshën reale të shqiptarëve në shtet. Kjo ishte përpjekje për ta zhbërë kontributin dhe peshën politike të diasporës shqiptare, për interesa të ulëta partiake. Në një përpjekje të dëshpëruar për të larë duart nga përgjegjësia, BDI nxjerr një deputet për të mbrojtur padrejtësinë që ia bëri mërgatës shqiptare, me argumente të stërholluara por të zbrazëta. Ne në VLEN e themi qartë: dëmi është bërë, por ne do ta korrigjojmë kudo ku është e mundur! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore e së drejtës, fitore e diasporës shqiptare dhe dëshmi se shteti nuk mund të sillet me arrogancë ndaj qytetarëve të vet.
VLEN është i përkushtuar që të vendos dinjitetin e mërgatës shqiptare, ta përfshijë plotësisht në jetën politike e institucionale dhe të korrigjojë çdo padrejtësi të trashëguar nga qeverisjet e kaluara”, thuhet në komunikimin e VLEN-it.

The post VLEN: Regjistrimi i popullsisë nga qeverisja LSDM-BDI ishte ndër veprimet më të dëshme dhe fyese për diasporën shqiptare appeared first on Telegrafi.

Qoku: Ligji për përfaqësim të drejtë nesër kalon në Qeveri, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

23 June 2025 at 15:35

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VLEN-it, Bekim Qoku, sot në konferencë tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me lokalet në vjeshtë, pasi që paraprakisht koordinuesi i grupit të deputetëve të Frontit evropian, Blerim Bexheti u bëri thirrje VLEN-it dhe OBRM-PDUKM-së në pushtet për zgjedhje të parakohshme.

“BDI me kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe njëherë dëshmon se janë shndërruar në parti politike pa ide dhe vizion. Të vetëdijshëm e çdo ditë e më shumë po ngushtohen si subjekt politik, të përballur me largime të vazhdueshme nga anëtarësia e tyre, shpëtimin e shohin në gënjeshtra të trilluara ndaj simpatizuesve të vet se gjoja qeveria po bie dhe BDI po kthehet, por atë nuk e beson as rrethi i tyre më i ngushtë. Me VLEN-in në Qeveri nuk do të ketë më persona me 20 vite përvojë pune dhe akoma të jesh bashkëpunëtor i ri. Sot kemi shqiptarë të cilët gëzojnë dinjitet që në vitin e parë të sundimit tonë. VLEN-i e prezanton legjitimitetin e plotë të popullit shqiptar, diçka që fuqishëm dhe qartë e përjetuam në zgjedhjet e fundit parlamentare me 107 mijë vota, ndërkaq akoma më qartë do ta dëshmojmë me fitore absolute në zgjedhjet lokale”, theksoi Qoku.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë, Qoku theksoi se nesër do të gjendet në mbledhje të Qeverisë dhe se së shpejti pritet të hyjë në procedurë parlamentare.

Ndërsa për atë nëse dihen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nëse janë sjellë vendime për ndonjë koalicionim parazgjedhor, Qoku tha se ende po zgjasin bisedimet dhe anketat, duke cekur se VLEN-i së shpejti do ta kumtojë kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës.

The post Qoku: Ligji për përfaqësim të drejtë nesër kalon në Qeveri, nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare appeared first on Telegrafi.

Ademi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është skandaloz, na kthenë para vitit 2001

22 June 2025 at 11:31

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi e ka quajtur skandaloz ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Me të vërtetë janë skandaloz! Sa mendoj se e kan prek fundit, më demantojnë! Shkojnë edhe më poshtë.

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i hartuar nga OBRM-PDUKM, e i mbështetur në mënyrë skandaloze dhe me pompozitet nga VLEN, qenka për ta vajtuar.
Drafti që po qarkullon në media: nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne prap do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë; nuk parasheh obligim për institucionet që ti identifikojë në bazë etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit; nuk parasheh dispozita sanksionuese.

Thanë që balancuesin do ta avancojnë, do ta bëjnë me ligj, megjithëse me ligj ishte. Tani asnjë zgjidhje e e këtij drafti nuk e operacionalizon politikën afirmative të përmbajtur në amendamentin VI të Kushtetutës.

Na kanë kthyer para vitit 2001! Po, po të nderuar miq.

Dhe më e dhimbshmja? Këtij drafti i vihen firma shqiptare. Ky është një alarm për të gjithë”, shkruan Ademi.

Ademi kërkon që të distancohet të shqiptarët nga kjo politikë e çmendur etnicentriste./Telegrafi/

The post Ademi: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është skandaloz, na kthenë para vitit 2001 appeared first on Telegrafi.

BDI: “Një vit pa dinjitet”, pa përfaqësim të drejtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

21 June 2025 at 15:00

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vijuar me ciklin e press konferencave me titullin “Një Vit Pa Dinjitet.”

“Një titull që fatkeqësisht reflekton realitetin e hidhur të këtij njëviti qeverisës: një vit pa barazi, pa përfaqësim të drejtë dhe pa respekt institucional ndaj shqiptarëve dhe vlerave themelore të bashkëjetesës në këtë shtet, për të cilat jemi zotuar si shoqëri dhe si shtet multietnik”, tha deputetja Rina Ajdari nga BDI.

Nga BDI sot reaguan për siç thonë ata, shtypjen institucionale që po ndodh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes — në zemrën e institucioneve që kanë për detyrë të garantojnë rendin, drejtësinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Ka një vend ku padrejtësia nuk duhet të ketë vend.

Ka një fushë ku barazia nuk është luks, por domosdoshmëri.

Ky vend është siguria e shtetit.

Por, për fat të keq, ajo që po ndodh sot është e kundërta.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, zëvendësministri shqiptar është i injoruar, i margjinalizuar, sikur të mos ekzistojë fare. Në rastin e Koçanit, as që u pa. Zëvendësdrejtori shqiptar i Byrosë për Siguri Publike dha dorëheqje për shkak të mospërfilljes sistematike.

Ndihmësministrat shqiptarë janë zëvendësuar nga kuadro të OBRM-PDUKM-së. Ndërkohë, një polic që përdhosi flamurin shqiptar nuk u ndëshkua, por përkundrazi – u avancua.

Skandali që turpëroi shtetin ndodhi në Aeroportin e Shkupit, ku ndaj Presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, u shkel çdo protokoll ndërkombëtar dhe kombëtar i sigurisë.

Në Presidencën e shtetit, nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë. I vetmi shqiptar në Këshillin për Siguri është një figurë që publikisht ka akuzuar UÇK-në për krime. Në Agjencinë për Zbulim – drejtori dhe zëvendësdrejtori janë maqedonas. Nuk ka asnjë këshilltar special shqiptar.

Në Armatën e Republikës, Gjeneral Besnik Emini – më i kualifikuari për Shef të Shtabit Gjeneral – anashkalohet. Një tjetër ngjitet brenda natës për dy grada dhe emërohet nga Presidentja. Ndërsa gjenerali Emini degradohet dhe zhvendoset në administratë.

Në Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi ushtarak për inteligjencë, që ishte në duart e një profesionisti shqiptar, i kalon kuadrove maqedonase. Sot, asnjë nga tre zëvendësdrejtorat nuk është shqiptar. Asnjë ndihmësministër shqiptar. Në punësime të reja – 120 maqedonas dhe vetëm 14 shqiptarë.

Në Agjencinë për Siguri Kombëtare, që nga nëntori i vitit 2024 nuk ka më zëvendësdrejtor shqiptar. Ndërkohë, mbi 100 të punësuar rishtas – pothuajse asnjë shqiptar.

Të gjitha këto nuk janë raste të izoluara. Kemi të bëjmë me një plan të qartë: një përpjekje të organizuar për të zhveshur shqiptarët nga çdo rol kyç në siguri, në mbrojtje dhe në presidencë.

Por një gjë duhet ta dinë të gjithë: ne nuk do të heshtim. Sepse siguria është për të gjithë. Barazia është e panegociueshme”, reaguan nga BDI.

The post BDI: “Një vit pa dinjitet”, pa përfaqësim të drejtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes appeared first on Telegrafi.

BDI: Shqiptarët janë të diskriminuar në punësimet në QMK

18 June 2025 at 09:51

BDI denoncon praktikat diskriminuese të punësimeve, kësaj radhe në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por në shërbim të politikave të OBRM-PDUKM-së.

“Kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme. Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin sistematik të një etnie në institucione, atëherë kemi të bëjmë me shërbim ndaj padronit dhe jo ndaj interesit publik apo barazisë etnike.

BDI nuk do të heshtë përballë kësaj hipokrizie politike, ku në emër të përfaqësimit shqiptar, bëhen pazare të pista për pushtet, ndërsa shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen edhe në institucionet që udhëhiqen gjoja nga shqiptarë, por që shkelin mbi interesin e shqiptarëve dhe karakterin multietnik të shtetit.

E rikujtojmë opinionin se fryma e Marrëveshjes së Ohrit nuk mund të zbatohet me shqiptarë dekorativë në krye të institucioneve, që zbatojnë urdhra nga qendrat anti-shqiptare të vendimmarrjes”, thuhet në kumtesën e BDI-së./Telegrafi/

The post BDI: Shqiptarët janë të diskriminuar në punësimet në QMK appeared first on Telegrafi.

BDI: Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror

10 June 2025 at 09:37

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se “shprehin shqetësim të thellë ndaj zhvillimeve të fundit, me të cilat Qeveria, sipas tyre, përmes një sërë hapash institucionalë, po e largon në mënyrë sistematike gjuhën shqipe nga sfera publike”.

Nga BDI thonë se Gjykata Kushtetuese është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Paralelisht, Inspektorati për zbatimin e ligjit është faktikisht i bllokuar, i është marrë autonomia, inspektorët nuk marrin pagë tash e gjashtë muaj dhe nuk kanë kushte bazë për punë, përfshirë edhe qasjen në automjetet zyrtare. Vetë drejtori, i emëruar nga Qeveria, publikisht pranoi se automjetet përdoren për nevojat e tij personale, ndërsa institucioni nuk funksionon”.

“Skandali u thellua nga vetë Ministri për marrëdhënie mes etnive, Stoilkovic, i cili dje deklaroi se do ta shkarkojë drejtorin e Inspektoratit, jo për mosfunksionim, por për t’ia treguar vendin inspektoratit. Kjo deklaratë është shfaqje e drejtpërdrejtë e presionit institucional dhe e poshtërimit ndaj përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe”.

“U bëjmë thirrje të gjithë faktorëve shoqërorë shqiptarë, përfshirë edhe mbetjet e VLEN-it që kanë mbetur pjesë e Qeverisë, të marrin përgjegjësi ndaj votuesve shqiptarë dhe të kundërshtojnë qartë këto kërcënime sistematike ndaj gjuhës shqipe. Gjuha shqipe nuk është privilegj politik, ajo është kategori kushtetuese dhe pjesë e themeleve të Marrëveshjes së Ohrit”, thonë nga BDI.

 

The post BDI: Qeveria po vazhdon me largimin e organizuar dhe sistematik të gjuhës shqipe nga sistemi shtetëror appeared first on Telegrafi.

BDI: I vetmi program që i ka mbetur Mickoskit është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve

9 June 2025 at 10:47

BDI në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski. Nga BDI thonë se “derisa Hristijan Mickoski vazhdon me britma, fyerje dhe provokime, në mungesë të çfarëdo suksesi konkret të qeverisë që ai udhëheq, qytetarët e shohin qartë se i vetmi “program” që i ka mbetur përballë dështimeve, është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve, shpifjet dhe nxitja e ndarjeve ndëretnike”.

“Thotë se BDI-ja ka pasur 23 vite për të treguar kapacitetin? Po, pikërisht në ato vite, vendi u bë anëtar i NATO-s, u afrua drejt Bashkimit Evropian, ndërtoi modelin më funksional të bashkëjetesës multietnike në rajon dhe kontribuoi në stabilitetin rajonal përmes dialogut dhe mençurisë. Vendi u bë shembull për të gjithë rajonin”, thonë nga BDI.

Më te thonë Mickoski dhe partia e tij janë identifikuar gjithmonë me urrejtje ndëretnike, bllokada, izolim dhe korrupsion masiv.

“Ata gjithmonë kanë qenë kundër çdo progresi strategjik të shtetit, nga Marrëveshja e Ohrit, te NATO e deri te BE. Sot, përveç kompasit strategjik, e kanë humbur edhe kompasin moral. Duke mbrojtur njerëzit e tyre të përfshirë në tragjedinë e Koçanit, janë të gatshëm të ndjekin dhe frikësojnë prindërit e viktimave, vetëm për të shpëtuar fajtorët. Përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve ndoshta mund t’i sjellë disa vota radikale brenda partisë së tij, por në afat të mesëm dhe të gjatë, ai po mbjell farën e përçarjes që do të rëndojë mbi brezat e ardhshëm”.

“Dhe kjo është një përgjegjësi historike që as Mickoski, e as kushdo tjetër, nuk mund ta shpërlajë me demagogji. Ndërkohë, zëdhënësit e tij shqiptarë kanë kthyer kohën e turpshme të vasalitetit mes shqiptarëve. Por me këtë, ata vetëm e kanë forcuar bindjen e çdo shqiptari se nderi dhe dinjiteti i kombit tonë nuk mund të shkelen nga nacionalistë të vonuar, kleptokratë të diskredituar, e aq më pak nga disa vasalë të kapur që janë kthyer në turpin e këtij populli. BDI mbetet partia e dinjitetit, e bashkimit dhe e përparimit”, thonë nga BDI.

Ndërsa në fund thonë se “zgjedhjet e ardhshme janë referendum , mes një Maqedonie të izoluar, të përçarë dhe të korruptuar nga njëra anë, dhe një Maqedonie evropiane, të barabartë dhe të bashkuar nga ana tjetër”.

The post BDI: I vetmi program që i ka mbetur Mickoskit është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

BDI: Përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë, 12 maqedonas dhe vetëm një shqiptar

8 June 2025 at 13:40

“BDI shpreh shqetësim të thellë lidhur me informacionet që kanë dalë në opinion publik mbi punësimet dhe avancimet e fundit në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përkatësisht në njësinë për Policinë Kriminale. Sipas të dhënave të siguruara, nga konkursi i fundit i brendshëm janë avancuar 12 të punësuar të përkatësisë maqedonase dhe vetëm 1 shqiptar, çka përbën një disproporcion flagrant dhe diskriminues në përfaqësimin etnik”, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se është e papranueshme që në një institucion publik në zemër të një rajoni me shumicë shqiptare, të ketë një përjashtim kaq të theksuar të shqiptarëve nga mundësitë për avancim profesional dhe përfaqësim i drejtë në organet shtetërore.

“Më shqetësuese është që këto vendime janë marrë në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë etnike të garantuara me ligj.

BDI kërkon urgjentisht që:
• Të shqyrtohen të gjitha vendimet e marra në këtë konkurs nga Ministria e Punëve të Brendshme;
• Të bëhet transparencë e plotë rreth procedurës së përzgjedhjes dhe kritereve të përdorura;
• Të garantohet përfaqësim i drejtë dhe i barabartë i shqiptarëve në institucionet e sigurisë, siç përcaktohet me Kushtetutë dhe ligj.

Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit institucionalë në SPB Tetovë të japin sqarime të menjëhershme lidhur me këto vendime dhe të tregojnë se kush realisht i merr vendimet në këtë sektor, drejtuesit zyrtarë apo figura të padeklaruara që veprojnë prapa skenës.

BDI nuk do të qëndrojë indiferente ndaj praktikave të tilla diskriminuese që rrezikojnë kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare. Ne do të kërkojmë përgjegjësi institucionale dhe politike për çdo shkelje që prek të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI: Përgjegjësi për diskriminimin etnik në avancimet në SPB Tetovë, 12 maqedonas dhe vetëm një shqiptar appeared first on Telegrafi.

BDI: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar nëpër disa institucione, shifra shqetësuese pas shfuqizimit të “balancuesit”

7 June 2025 at 15:30

“Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e thellë lidhur me raportimet e fundit mbi përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në pozita vendimmarrëse në institucionet shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas një analize të publikuar në disa mediume, shqiptarët janë të nënpërfaqësuar në disa institucione kyçe, përfshirë Presidencën, Ministrinë për Transformim Digjital, Ministrinë e Sportit, Bankën Popullore, MEPSO dhe Agjencinë e Administratës”, kështu reagon përmes një komunikate për media nga BDI.

Sipas tyre ky disproporcion është veçanërisht shqetësues pas shfuqizimit të mekanizmit të “Balancuesit” nga Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024, i cili më parë siguronte përfaqësim të drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore .

“Pas këtij vendimi, mungesa e një zgjidhjeje të re ligjore ka çuar në përjashtimin e shqiptarëve nga pozitat kyçe të vendimmarrjes. BDI thekson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i të gjitha komuniteteve është një shtyllë themelore e Marrëveshjes së Ohrit dhe një parakusht për një shoqëri të barabartë dhe demokratike. Ne u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin masa urgjente për të adresuar këtë pabarazi dhe për të siguruar përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës publike. BDI mbetet e përkushtuar për të punuar në drejtim të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe integrimit të plotë të shqiptarëve në jetën institucionale të vendit”, thuhet në komunikatë.

The post BDI: Shqiptarët janë të nënpërfaqësuar nëpër disa institucione, shifra shqetësuese pas shfuqizimit të “balancuesit” appeared first on Telegrafi.

BDI feston 23 vjetorin e themelimit, Ahmeti: Rinia e rreshtuar krah BDI-së

5 June 2025 at 20:41

Sonte te Parku i Çairit Bashkimi Demokratik për Integrim kremtoi 23 vjetorin e themelimit të partisë.

Kryetari i partisë Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se BDI në 18 cikle zgjedhore ka dalë fitimitare.

Tutje, tha se të rinjtë që kanë lindur në kohën e themelimit të BDI-së janë të rreshtuar në të gjitha shtabet politike të partisë, dhe se nuk ka forcë që mund të përballet me këtë rini.

Ahmeti ndër të tjera tha se BDI do te rikthehet fuqishëm, pasi është nevojë e kohës dhe e votuesve shqiptarë.

The post BDI feston 23 vjetorin e themelimit, Ahmeti: Rinia e rreshtuar krah BDI-së appeared first on Telegrafi.

Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

3 June 2025 at 12:41

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti njofton se deputetët e tyre nuk do të mbështetin ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve.

“Ky Inspektorat buron nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i cili është lex specialis”, tha Bexheti.

“Për atë arsye ne nuk jemi duke e votuar. Dhe nuk është e ndershme që të shantazhohen të punësuarit se këta nuk votojnë, prandaj ju nuk merrni rroga. Edhe gjatë miratimit të buxhetit, si organ i veçantë, nuk janë paraparë që të marrin rroga këta inspektorë dhe ky institucion, por u janë paraparë mjete diku tjetër, duke prejudikuar që do të votohet.

Nuk është ashtu, buxheti planifikohet në bazë të organeve ekzistuese. Dhe normalisht, nuk do ta kenë mbështetjen tonë për një çështje ligjore që do ta heq statusin juridik, ne jemi të interesuar t’i avancojmë çështjet”, theksoi Bexheti.

The post Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve appeared first on Telegrafi.

BDI: Institucionet heshtin përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane

1 June 2025 at 13:30

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, heshtjes së Prokurorisë Publike përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane, duke e cilësuar këtë institucion si “vegël të bindur të pushtetit politik”.

Në një kumtesë për media, BDI thekson se në rasti tragjik në Koçan nuk është thirrur asnjë funksionar partiak si i dyshuar, ndaj sipas tyre kjo tregon për “një drejtësi të dirigjuar dhe të kontrolluar politikisht”.

BDI gjithashtu ngriti shqetësimin për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, duke i cilësuar si “krim urban që rrezikon mijëra qytetarë”. Sipas BDI-së, këto objekte janë ndërtuar pa kushte teknike dhe pa infrastrukturë për emergjenca, ndërsa institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin.

“Kjo nuk është më drejtësi selektive – është drejtësi e shuar, e orientuar me vetëdije kundër interesit publik. Kur drejtësia hesht aty ku duhet të flasë, ajo bëhet bashkëpunëtore e krimit,” thuhet në kumtesë.

BDI kërkon reagim urgjent nga organet e ndjekjes dhe hetimit, si dhe përgjegjësi institucionale për rastet e përmendura.

 

The post BDI: Institucionet heshtin përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane appeared first on Telegrafi.

BDI: Shprehim shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës

27 May 2025 at 11:55

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga BDI thonë se në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori

“Siç është bërë publike nga botuesi i njohur shqiptar, Bujar Hudhri nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Tetovë janë shpërndarë dhe shitur libra të autorit të madh të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, pa të drejta autori, një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm si nga ana morale ashtu edhe ligjore.

Ironikisht, i njëjti z. Kasami, që publikisht e shpalli Ismail Kadarenë “Qytetar Nderi” të Tetovës, është tashmë i përfshirë në një skandal ku figura e Kadaresë është përdorur për përfitime politike dhe materiale përmes shpërndarjes së veprave të tij në mënyrë të paligjshme.

Dëmi është i trefishtë:

Shkelje e të drejtave të autorit, që cenon rëndë moralin dhe ligjin.
Mashtrim ndaj qytetarëve të Tetovës, të cilëve u ofrohen libra pa vlerë ligjore dhe me origjinë të dyshimtë. Fyerje ndaj figurës së Ismail Kadaresë, një simbol kombëtar i kulturës shqiptare, që përdoret për propagandë politike pa dinjitet.

BDI kërkon që institucionet kompetente të ndërhyjnë menjëherë dhe të hetojnë këtë rast, ndërkohë që opinioni publik meriton transparencë të plotë dhe përgjegjësi konkrete nga kryetari Kasami dhe Komuna e Tetovës”, thonë nga BDI.

Kultura dhe figura të tilla si Kadare, shtojnë nga BDI, nuk mund të përdoren si mallra për manipulime politike dhe nuk do të lejojmë që emri i Tetovës të njolloset në këtë mënyrë./Telegrafi/

The post BDI: Shprehim shqetësim të thellë dhe indinjatë të madhe për skandalin e fundit që rëndon mbi kryetarin aktual të Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

❌
❌