Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV

27 June 2025 at 17:37

Debati në Kuvend mbi Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e vitit 2025, në lexim të dytë, fillon më 2 korrik në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet.

Me Projekt-rebalancimin e miratuar nga Qeveria më 19 të këtij muaji, të ardhurat totale parashikohen në nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale planifikohen në nivel prej 47.5 miliardë denarë.

Projeksioni i PBV-së mbetet në 3.7 përqind, dhe inflacioni pritet të stabilizohet më tej dhe parashikohet në nivel prej 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBV-së, pra 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e PBV-së.

“Ndryshimet dhe plotësimet në buxhetin e vitit 2025 janë një konfirmim i politikës fiskale që kemi ndjekur gjatë vitit të kaluar dhe me të cilën sigurojmë konsolidimin dhe stabilizimin e situatës makroekonomike. Aktiviteti ekonomik po fiton vrull dhe po përshpejtohet, ne do ta ruajmë këtë trend në periudhën e ardhshme me politikat e planifikuara në ribalancim”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, kur e arsyetoi ribalancin e buxhetin.

The post Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV appeared first on Telegrafi.

Shumica në Kuvend siguron “Badenter”, miratoi disa ligje

24 June 2025 at 17:59

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve më në fund po sheh dritë në fund të tunelit.

Kuvendi arriti të sigurojë shumicë të badenterit për të votuar ndryshimet ligjore me të cilat inspektorati do të gëzojë statusin e subjektit juridik dhe kështu të gjithë të punësuarit pas gjashtë muajve vonesa, do të marrin pagat e tyre.

Shumica sot shfrytëzoi momentin e mungesës së shumicës së deputetëve nga radhët e Frontit Evropian, dhe me 72 vota PRO dhe 3 Kundër, si dhe me 14 vota PËR dhe 5 kundër nga deputetët jo maqedonas, miratoi ndryshimet ligjore.

Si pjesë e badenterit, të vetmit që votuan kundër ishin deputetët Mitko Trajçuleski, Arbana Pasholli, Sali Murat, Rijad Shaqiri e Halil Snopçe. Disa deputetë të Frontit Evropian dhe Levicës, nuk votuan fare.

Pos Inspektoratit, me badenter kaluan edhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale. Të propozuarit për anëtarë në këtë këshill, u votuan me 20 vota PËR dhe 4 KUNDËR. PRO votuan edhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, meqenëse një prej të propozuarve vjen pikërisht nga radhët e tyre, Afrona Verzivolli. Kundër votuan Levica dhe deputetët e Frontit, Talat Xhaferi dhe Sali Murat.

Kuvendi gjithashtu me badenter votoi edhe këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Pro votuan 20 deputetë, aq sa nevojiteshin minimum, ndërsa ndihmuan dy deputetët e LSDM-së, tre deputetët e ASH-së së Taravarit si dhe deputeti Bejxhan Iljas.

Nga gjithsej 120 deputetë që përbëjnë Kuvendin, 40 prej tyre nuk janë maqedonas por të drejtë vote si pjesë e badenterit kanë vetëm 39 prej tyre pasi deputetja Rashella Mizrahi i përket komunitetit hebraik, komunitet i cili nuk është pjesë e Kushtetutës. Shumica parlamentare për momentin ka vetëm 14 deputetë jo maqedonas ndërsa opozita 25. Sipas rregullores por edhe sipas marrëveshjes së Ohrit, ligjet të cilat në mënyrë direkte prekin kulturën, përdorimin e gjuhëve, vetëqeverisjen lokale, arsimin, dokumentet personale, përdorimin e simboleve e shumë tema tjera të rëndësishme, gjatë votimit doemos duhet të votojnë edhe shumica e deputetëve jo maqedonas, apo e ashtu quajtur shumicë e badenterit, që në këtë rast, duhet të votojnë së paku 20 deputetë./Alsat/

The post Shumica në Kuvend siguron “Badenter”, miratoi disa ligje appeared first on Telegrafi.

Nuk kalon nisma për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, “për” votuan vetëm 19 deputetë të opozitës

12 June 2025 at 15:38

Keputetët e Kuvendit të RMV-së nuk e mbështetën nismën për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e 19 deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi.

Sipas Zajkovës demokracia do të përparojë nëse ekziston mundësi që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin e tyre përmes listave të hapura.

Pavarësisht se deputetët e tij nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një njësi zgjedhore.

“Ja ne jemi për atë që të ketë një njësi zgjedhore dhe të mundet edhe ata të marrin pjesë në një proces të tillë zgjedhor, të mos kemi shpenzime, të mos kemi më shumë njësi zgjedhore…të ketë një dhe të grumbullohen të gjithë votat në një njësi zgjedhore edhe të qytetarëve rezident por edhe të diasporës e cila do të dëshirojë të marrë pjesë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Paraprakisht nga BDI theksuan se ata mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore me lista të hapura, por me prag zgjedhor për deputet prej 3% nga votuesit e regjistruar ose 5% prej votuesve që kanë dalë në votime.

 

 

The post Nuk kalon nisma për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, “për” votuan vetëm 19 deputetë të opozitës appeared first on Telegrafi.

Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë sot para deputetëve

9 June 2025 at 08:44

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shqyrtojë propozimin e qeverisë për Azir Aliun si Ministër i Shëndetësisë. Seanca, sipas rendit të ditës, përfshin edhe propozimin për emërimin e Albrim Hoxhës si Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Propozim teksti për Aliun, i paraqitur nga Qeveria dhe i nënshkruar personalisht nga Kryeministri Hristijan Mickoski, përmban biografinë e kandidatit. Aty thuhet se Aliu është inxhinier i diplomuar elektroteknik dhe doktor i shkencave të informacionit, i cili aktualisht mban pozicionin e profesorit të rregullt në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Kompjuterike në Universitetin e EJL-së në Tetovë. Aliu ishte Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitet 2023 dhe 2024, dhe, sipas CV-së së paraqitur, ai ka mbajtur edhe poste të tjera të larta dhe me përgjegjësi.

Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet në VLEN pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë.

Propozimi që Hoxha të jetë Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave u nënshkrua edhe nga Kryeministri Mickoski. Në biografinë e kandidatit thuhet se ai është gazetar me shumë vite përvojë pune dhe ka marrë arsimimin në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

The post Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Deputetët bëhen bashkë, vendosin që hapësira rreth Kuvendit të bëhet zonë sigurie

3 June 2025 at 16:57

Deputetët mbështesin Vendimin ligjor me të cilin hapësira përreth Kuvendit në Maqedoninë e Veriut të shpallet zonë sigurie, ndonëse shtojnë se gjithsesi ndihen të sigurt në shtëpinë ligjvënëse.

Bëhet fjalë për një ligj që propozohet të miratohet me procedurë të përshpejtuar, me të cilin do të rregullohet statusi, sipërfaqja totale, kufijtë e tokës, përdorimi, sigurimi, mbikëqyrja dhe çështjet pronësore-juridike që lidhen me hapësirën përreth Kuvendit. D

uke e shpallur hapësirën e gjelbër prej 1.5 hektarësh si zonë sigurie, parashihet që Kuvendi të mbrojë deputetët dhe objektin, por gjithashtu do të parandalojë investitorët të ndërtojnë në afërsi të menjëhershme të godinës legjislative.

“Nuk është ideja të kufizohen protestat, bashkërisht e kemi votuar për qëllime të tjera, për detaje drejtohuni te kryeparlamentari”, tha Blerim Bexheti – Deputet i Fronti Europian.

“Ju e dini se pranë Kuvendit sipas disa procedurave paraprake duhej të ndërtohej një objekt privat për këtë arsye kërkohej garazhe në kate dhe për këtë arsye kërkohej zgjidhje për të tejkaluar këtë problem, pra hapësira rreth kuvendit të ngelet e Kuvendit”, deklaroi Nikolla Miceski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

The post Deputetët bëhen bashkë, vendosin që hapësira rreth Kuvendit të bëhet zonë sigurie appeared first on Telegrafi.

Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë

5 May 2025 at 18:17

Komisioni Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, në seancën e sotme, miratoi 61 amendamente nga 71 amendamente të dorëzuara, dy prej të cilave ishin amendamente të komisionit, në tekstin e Projektligjit për Energjinë, në lexim të dytë, pas së cilës e kaloi zgjidhjen ligjore në procedurë të mëtejshme parlamentare.

Gjatë debatit, dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit, ndërsa shumica e tetë amendamenteve që u refuzuan u paraqitën nga deputetë të partisë politike “E Majta”.

Midis atyre që u refuzuan ishte amendamenti që kërkonte që energjia elektrike të faturohej vetëm bazuar në konsumin real, jo në një tarifë fikse, dhe që kjo të rregullohej me ligj, jo me akte nënligjore.

The post Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë appeared first on Telegrafi.

“Do t’i tërheqim për veshë”, debat mes Bexhetit dhe Mickoskit për deklaratën e kryeministrit

3 April 2025 at 13:44

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit.

Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë.

“Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj? Ligji juaj! Atëherë vlen ligji juaj në këtë shtet, jo ligjet dhe Kushtetuta”, tha Bexheti në debat me Mickoskin./Telegrafi/

 

 

The post “Do t’i tërheqim për veshë”, debat mes Bexhetit dhe Mickoskit për deklaratën e kryeministrit appeared first on Telegrafi.

Votohen ndryshimet ligjore për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura

1 April 2025 at 13:54

Me 87 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” në Kuvend u mbështet propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike, me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Pas miratimit të konkluzionit për ta mbështetur atë, në kuadër të seancës së 42-të, propozimi do të kalojë për shqyrtim në Komisionin kuvendor për mbrojtje dhe siguri dhe në Komisionin juridiko-ligjvënës.

Propozimi me të cilin ndërhyhet në Ligjin për kundërvajtjet kundër rendit dhe qetësisë publike është rezultat i tragjedisë me zjarrin në diskotekën e Koçanit më 16 mars, ku humbën jetën 59 të rinj dhe rreth 200 u lënduan.

Arsyet për ndryshimet urgjente i sqaroi deputeti Toni Jarevski, i cili u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të përfshihen në miratimin e ndryshimeve të ligjit.

“Kemi evidentuar shumë mangësi të cilat duhet të tejkalohen që të mos ketë improvizime që do të rezultojnë me avari dhe fatkeqësi të tilla”, tha Jarevski.

Me ndryshimet është parashikuar edhe policia të marrë kompetenca të shtuara gjatë veprimit dhe gjatë parandalimit të kundërvajtjeve të rendit dhe qetësisë publike.

Në proces është përgatitja e një Ligji të ri për lëndët shpërthyese për përdorim civilë nga ministria kompetente dhe me këtë propozim bëhet ndryshim ndërhyrës i Ligjit për kundërvatje kundër rendit dhe qetësisë publike deri në miratimin e zgjidhjeve të reja ligjore që do të rregullojnë në detaje të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me lëndët shpërthyese për përdorim civil, ku përfshihen edhe mjetet piroteknike.

Para seancës së 42-të, Kuvendi e përfundoi seancën e 38-të, e cila filloi me nderimin e viktimave të tragjedisë së Koçanit me një minutë heshtje nga deputetët e pranishëm./Telegrafi/

The post Votohen ndryshimet ligjore për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura appeared first on Telegrafi.

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

14 March 2025 at 10:48

Ish-kryetarja e Komisionit Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në Kuvend, deputetja Ilire Dauti ka njoftuar se sot është thirrur sërish mbledhja e këtij komisioni, ndërsa thekson se propozim ligji për “Branitellat” nuk mund të shtohet në rend të ditës pasi i ka skaduar afati sipas Rregullore.

Dauti i bënë thirrje koalicionit VLEN që t’i bindë partnerët e koalicionit qeverisës që bashkërisht të votojnë ligjin e paralajmëruar për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Sot në ora 11:00 është thirur Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe rini. Presim që mos luani me inteligjencën e qytetarëve, lidhur me Ligjin për “Branietellat”, sepse: E para e dinë deputetët që kërkojnë të shtohet kjo pikë, që nuk mundet të shtohet sepse afati sipas Rregullores moti ka kaluar edhe atë prej kur kanë kaluar 24 orët e para (shih fotografinë e parë) prej kur Afrim Gashi më kishte ngarkuar mua në atë kohë si Kryetare e Komisionit që ta shqyrtojmë Ligjin për pjesëtarët e forcave të sigurisë të R. së Maqedonisë së Veriut (shih fotografinë e dytë). Ndryshe nga atëherë Kryesuesja e Komisionit sot, është e ngarkuar vetëm për Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, por jo edhe për branitellat (shih fotografinë e tretë)”.

“E dyta: E din edhe deputetja nga rradhët e Vlenit që edhe po të doje ta shtoje si pikë nuk mundet, për arsyet që paraqita më lartë. Pra nuk mundet ta bëjnë edhe njëherë siç e bënë kur Afrim Gashi me gjithë deputetët e Vlenit bënë që ajo pikë të kaloje në seancë plenare duke i hapur rrugën që i njëjti të vinte te Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, që une atë kohë drejtoja”, ka shkruar Dauti.

“Tjetrën që mundoheni të shfaqni, e shoh si reflektim nga ana e juaj, e që mua personalisht nuk më prish punë, përkundrazi ngjani aq sa mundeni… Por jo për atë që veç është bërë, por për Propozim Ligjin për Ushtarët e UÇK-së që e keni paralajmëruar, bindni parnerët e Kualicionit që ta kalojmë bashkë në Kuvend. Argumentimin e keni gati: Maqedonia e Veriut ka vetëm një buxhet që na takon të gjithëve njëjtë dhe barabartë”, ka shtuar Dauti./Telegrafi/

The post Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së appeared first on Telegrafi.

Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve

10 March 2025 at 10:31

Kuvendi po e fillon javën me aktivitete intensive, dhe sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e Shtëpisë Ligjvënëse, kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në Kuvend sot është caktuar seanca e 38-të, si dhe seancat e shtatë komisioneve kuvendore dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në rendin e ditës të seancës së 38-të janë Propozim-vendimi për shpalljen e konkursit publik për emërimin e anëtarëve të Këshillit programor të Radiotelevizionit të Maqedonisë, Projektvendimi për emërimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë të marrëdhënies së punës dhe Mbikëqyrje Inspektuese në shkallën e dytë, Propozimi për emërimin e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Administratë, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e seksionit rrugor Milladinovc-Shtip dhe seksionit rrugor Kërçovë-Ohër.

Projektligji plotësues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, Propozimi për programin për përkujtim të përvjetorëve jubilar të ngjarjeve të rëndësishme dhe personave të shquar për vitin 2025, për të cilin janë dorëzuar tre amendamente, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Komunikimet Elektronike, Raporti vjetor i punës së Agjencisë së Postës për vitin 2024, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sportin, Ligjit për Qendrën Shtetërore të Povimeve, Ligjit për Pyjet, ndryshimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Seanca do të mbajnë sot komisionet për çështje ekonomike, arsim, shkencë dhe sport, çështje evropiane, bujqësi, ekonomozim me ujërat dhe pylltari, financim dhe buxhet, politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe komisioni ligjvënës dhe juridik. Do të mbajë mbledhje edhe Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.

Për nesër është caktuar seanca e 40-të kuvendore në të cilën në rend dite jan pesë interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, seanca e Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës si dhe prezantimi: “Qeverisja fiskale në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal”. Seanca e 40-të pritet të vazhdojë të mërkurën, kur është caktuar edhe seanca e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

The post Kuvendi këtë javë me agjendë intensive, seancë kuvendore të hënën dhe mbledhje të shtatë komisioneve appeared first on Telegrafi.

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

27 February 2025 at 13:27

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në seancën e sotme në Kuvend duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së LSDM-së Slavjanka Petrovska, në lidhje me votimin e rezolutës për Ukrainën, tha se shtetet anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët dhe se është logjike që Maqedonia e Veriut ta mbështesë rezolutën amerikane.

Mickoski nga foltorja e Kuvendit pyeti se “nëse janë kundër, pse vendet anëtare të BE-së nuk votuan kështu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”.

“Vendimi ishte i tillë, sepse kishim zgjedhje nëse do të qëndronim ndër të parët në linjë së bashku me partnerin tonë strategjik Shtetet e Bashkuara apo të mbështesnim një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Evropian. Kur pamë se Bashkimi Evropian nuk kishte qëndrim të përbashkët për rezolutën, ishte logjike që të qëndronim prapa rezolutës së propozuar nga SHBA-ja”, tha kryeministri Mickoski.

“Pyetja është pse ato shtete anëtare, të përhershme apo të përkohshme, që janë pjesë e BE-së, nuk e bllokuan miratimin e rezolutës amerikane?! Pse nuk votuan kundër? Të njëjtat vende do të vizitojnë Uashingtonin në periudhën e ardhshme me qëllim të arritjes së paqes së qëndrueshme. Në fund të atij procesi do të ketë një rezolutë që do të ngjajë me atë të Amerikës, të cilës ne si vend jemi bashkësponzorues, një rezolutë që të gjithë do ta mbështesin”, tha kryeministri.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut e cila “abstenoi” në rezolutën ukrainase në Këshillin e Sigurimit, është në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë shoh që të gjithë në botë sot po flasin për paqen në Ukrainë. Nëse po flasim për paqen në Ukrainë dhe nuk kemi standarde të dyfishta, atëherë le të punojmë për paqen. Si po punohet për paqen? Ne ulemi, flasim dhe negociojmë. Shpallet një armëpushim nga të dyja palët dhe ata ulen në tryezë. Kjo është mënyra për të arritur paqen dhe për të biseduar derisa të arrihet paqja. Paqja nuk arrihet me aksione ushtarake në terren, me viktima, me të shpërngulur. Kjo është pikërisht rezoluta e SHBA-së”, tha Mickoski.

“Shikoni se çfarë do të ndodhë pas disa muajsh. Nëse kam gabuar, jam i gatshëm të kërkoj falje. Por nëse del ashtu siç po ju them unë, atëherë kryetarit tuaj do t’i duhet një konferencë e re për media, vetëm se këtë herë mos e “qortoni”, thuani të vërtetën dhe kërkoni falje”, i tha Mickoski deputetes së LSDM-së./Telegrafi/

The post Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të appeared first on Telegrafi.

Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti Europian nuk e ka ndërmend të propozojë emër të ri

5 February 2025 at 17:30

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë.

“Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar joformal të jetë koordinatori i OBRM-PDUKM-së. Kështu që nuk propozoni kandidat të ri? Mendoj që u përgjigja, nën diktat të kësaj shumice parlamentare dhe marionetës, kryetarit formal Afrim Gashi në Kuvend, ne nuk mund të vazhdojmë të veprojmë”, deklaroi Blerim Bexheti – Fronti Evropian.

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi para pak ditësh bëri të ditur se nuk do të lejojë që të bllokohet puna e komisionit, ndërsa për ligje që do të vijnë për shqyrtim, nëse është nevoja do të caktojë deputet tjetër për të udhëhequr me komisionin. Gashi shpreson që do të arrihet marrëveshje mes partive parlamentare, edhe pse ky komision i takon Frontit Evropian.

Nga koalicioni VLEN, dorëheqjen e Dautit e cilësuan si të gabuar duke thënë se tani i lanë vetë në luftën kundër branitellave. VLEN-i nuk mbështeti interpelancën ndaj Ilire Dautit duke votuar kundër. Pikërisht ligji për branitellat ishte arsyeja kryesore që solli deri te interpelanca dhe dorëheqja e Dautit, pasi e njëjta për disa herë me radhë refuzonte ta vendosë në rend dite propozim ligjin e LSDM-së./Alsat/

The post Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti Europian nuk e ka ndërmend të propozojë emër të ri appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini

30 January 2025 at 12:55

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetarët tha se ai nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të ri për Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Gashi theksoi se ai vetëm mund të caktojë deputetin që do të udhëheq me seancat në Komision.

“Sa i përket asaj që është sjellë në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, ju referoj në Rregulloren e Punës, nenet 126 dhe 114, të cilat i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, do ta përcaktojë Presidenti, do të thërrasë. një deputet që të thërrasë seancat për disa ligje në ato fusha”, tha Gashi.

Kryetari i Kuvendit ka theksuar se nëse “Fronti Europian” nuk propozon kryetar të Komisionit për të zëvendësuar Ilire Dautin, atëherë ajo çështje do të zgjidhet vetëm përmes Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

“Propozimet vijnë nga grupet parlamentare. Kryetari i Kuvendit nuk ka të drejtë t’i propozojë Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve kryetar të Komisionit. Sa i përket kryetarit të Komisionit, unë nuk kam kompetencë për të emëruar president. Unë kam të drejtë të caktoj një deputet për të drejtuar seancat. Nëse miratohen ligjet dhe nuk thirren seancat, nëse nuk ka kryetar, natyrshëm nuk do të thirren seancat, atëherë do të emëroj një deputet që do t’i udhëheq seancat”, tha Gashi.

Ndryshe, deputetja e Frontit Evropian dhe kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti, dha dorëheqje nga posti i saj më 16 janar, pasi në seancën plenare të datës 10 janar u votua në interpelancë me mbështetjen e 61 deputetëve./Telegrafi/

The post Gashi: Nuk kam ingerenca të propozoj kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini appeared first on Telegrafi.

Sot mbahet seanca për pyetje të deputetëve

30 January 2025 at 08:45

Kuvendi sot do të mbajë seancën e 32-të plenare, në rend dite të së cilës janë pyetjet e deputetëve, seancë kjo e cila mbahet të enjten e fundit të muajit dhe sipas praktikës së krijuar, të parët që i bëjnë pyetje kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e opozitës.

Ndërkohë gjatë pauzës pritet të mbahet vazhdimi i seancës së 33-të dhe të votohet për ndryshimet në Ligjin për mbikëqyrjen inspektuese.

Sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të realizoj takimin e rregullt mujore me përfaqësuesit e mediave.

The post Sot mbahet seanca për pyetje të deputetëve appeared first on Telegrafi.

Ilire Dauti arsyeton dorëheqjen: Po zgjedh të veproj e lirë, e pa kushtëzuar

16 January 2025 at 13:51

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila dha dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, pas një zënke verbale në Kuvend, e ka arsyetuar dorheqjen e saj.

Deputetja Dauti tha se e ka dorëzuar dorëheqjen për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

“Po zgjedh të veproj e lirë, e pakushtëzuar, për të mbrojtur vlerat bazë të demokracisë siç është liria dhe barazia pa mos u zmbrapsur aspak por duke u ripozicionuar për të njëjtin qëllim. Unë këtë rrugë zgjodha edhe kur në mandatin e kaluar na u vërsulët Aleancës për Shqiptarët dhe mua, njëherë kur sollëm ligjin për shtetësi, që ashtu siç e dini, duke shfrytëzuar mekanizmat demokratik bllokuam kuvendin, me mijëra amendamente por bëmë që ligji të miratohet. Dhe unë këtë rrugë zgjodha edhe kur u kritikova edhe kërcënova nga deputetët e VMRO-së se jam duke keqpërdorur rregulloren ku përmes mekanizmit të pyetjeve së deputetit, kërkoja implementim të ligjit për shtetësi”, tha Ilire Dauti.

Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.

 

The post Ilire Dauti arsyeton dorëheqjen: Po zgjedh të veproj e lirë, e pa kushtëzuar appeared first on Telegrafi.

Ilire Dauti: Do ta pranoj lirinë e veprimit si deputete

13 January 2025 at 16:56

Pas interpelancës kundër saj, deputetja Ilire Dauti u prononcua për mediat. Thotë se interpelanca është nën diktat të “Të Majtës” dhe OBRM-PDUKM-së, por nuk qartësoi nëse do të vazhdojë të jetë kryetare e Komisionit për politikë sociale.

“Përballë të zgjedhurit në mes humbjes së pozicionit të Kryetares së Komisionit dhe veprimit nën diktat, sipas kushteve të përcaktuara nga Levica dhe të propozuara si Konkluzion nga Afrim Gashi, mos keni asnjë dyshim që do pranoj lirinë e veprimit si deputete, ashtu siç e kam bërë gjer tani, e lirë dhe e pavarur. Ashtu duhet të jetë edhe çdo qytetarë pavarësisht diversitetit që kemi”, tha Ilire Dauti.

Edhe pse pritej që sot në koordinimin te kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të hapet çështja për qëndrimin e tij se interpelanca nuk ka veprim ekzekutiv, burimet partiake thonë se për këtë fare nuk është biseduar dhe se në të nuk kanë marrë pjesë koordinatorët e grupeve të deputetët nga blloku shqiptar.
Nga Kabineti i Gashit e përsëritën qëndrimin e tij në lidhje me atë nëse interpelanca do të thotë edhe shkarkim i Dautit

“Theksuam se votimi për interpelancë është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja obliguese juridike për shkarkim dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet konfirmohen me procedura tjera të veçanta të vërtetuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën”, tha kabineti i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit.

The post Ilire Dauti: Do ta pranoj lirinë e veprimit si deputete appeared first on Telegrafi.

Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit

10 January 2025 at 08:48

Kuvendi i RMV-së sot do të nisë seancën e 29-të, me pesë interpelanca në rend dite. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni. Interpelancën e pestë e ka dorëzuar “E Majta” lidhur me punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

Shumica e partive parlamentare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk do t’i pranojnë interpelancat për katër ministrat aktualë të qeverisë, ndërsa kanë thënë se para seancës së sotme do të merret qëndrim për interpelancën e Dautit. Megjithatë, thonë se edhe nëse interpelanca për të kalon, Fronti Evropian mund ta rikandidojë Dautin për kryetare të Komisionit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, debati dhe votimi i interpelancave do të jetë individual. Sado deputetë të regjistruar do të debatojnë, por votimi duhet të bëhet në fund të ditës, pra para mesnatës. Megjithatë, ligjvënësit shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në mbledhjen e fundit para Vitit të Ri ka njoftuar gazetarët se çdo interpelancë do të shqyrtohet veçmas dhe se mund të diskutohet gjatë gjithë ditës ose varësisht se sa deputetë të regjistruar kanë fjalën e tyre. Megjithatë, shtoi ai, në fund të ditës duhet të votohet.

Sipas tij, interpelanca si instrument nuk ka asnjë pasojë juridike dhe nuk ka pushtet ekzekutiv. Ai është më shumë një mjet demokratik për diskutim politik rreth një teme të vetme, rreth një zyrtari të vetëm ose një personi të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se gjatë debatit të sotëm për interpelancat pret kritika të pabaza dhe përpjekje që do të përfundojë me dështim, sulme që do të polarizojnë dhe nxisin ndjenjat e intolerancës ndëretnike.

The post Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen

25 December 2024 at 17:25

Komisionet amë në Kuvend kanë dhënë dritë jeshile për rregullimin e pagave të gjykatësve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëve publik, anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve, si dhe funksionarëve të zgjedhur dhe atyre të emëruar.

Me propozim ligjin e ri, ndryshojnë koeficientet për llogaritje të pagës me çka do të sigurohet rregullore stabile gjatë pagesës së pagave dhe do të parandalohet rritja e mëtejme e pagave për personat e lartpërmendur.

Shqyrtimi i propozim ligjeve u bë me procedurë të shkurtuar dhe nuk pati të dorëzuar asnjë amendament nga partitë politike.

“Duam ta arrijmë atë nivelizim të mos ketë rritje të pagave të funksionarëve por të ketë diku edhe ulje. Ndryshuam koeficientet të cilat sipas formulës për pagesën e pagave shumëzohen me pagën mesatare bruto të paguar. Në këtë mënyrë do ta arrijmë atë efekt që e kemi përmendur, të na kuptojnë qytetarët më mirë, vitin e ardhshëm do të rriten të gjitha pagat e të punësuarve në sektorin privat dhe publik, por nuk do të rriten pagat e funksionarëve”, deklaroi Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM.

The post Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen appeared first on Telegrafi.

Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është koha për hap të guximshëm, anëtarësimi në BE do të garantojë paqe

25 December 2024 at 13:18

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkovka, sot në Kuvend ka mbajtur fjalimin vjetor, ku ka theksuar siç tha, problemet dhe zgjidhjet e mundshme në vend.

Siljanovska theksoi se “për të BE-ja është sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia jonë”. Por tha se nuk është rastësi që sot qytetarët e anëtarëve të BE-së kanë një mendim më të mirë për kapacitetin e saj demokratik.

“Instrumenti im themelor politik në politikë ka qenë dhe do të mbetet një dialog i zhvilluar me vullnet të mirë. Liderët e BE-së kurrë nuk duhet të shpikin se komuniteti evropian ishte një projekt paqeje që garanton paqen e përjetshme, por sot shtetet evropiane janë ende në luftë”.

“E di që realistët do të komentojnë se po e kritikoj BE-në për shkak të qëndrimit të saj ndaj nesh, sepse ne synojmë BE-në, e jo BE-ja neve, por kam të drejtë të mendoj në mënyrë kritike si një grua ballkanase që percepton veten si evropiane dhe pret sjellje evropiane nga BE-ja”, tha ajo.

Siljanovska shtoi se në çdo takim me BE-në, liderët theksojnë domosdoshmërinë e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi se është koha për një hap të guximshëm sipas shembullit të atij të vitit 2004.

“Kjo do të thotë riintegrim i rajonit tonë, sepse Ballkani është pjesë e natyrshme e Evropës – gjeografikisht, historikisht dhe kulturalisht. Ideja evropiane është një filozofi politike unike e mbështetur nga të gjithë aktorët politikë dhe qytetarët në rajon”, shtoi ajo dhe përfundoi se anëtarësimi në BE do të jetë një motiv i mundshëm që do t’i japë fund kërcënimeve të destabilizimit dhe do të garantojë paqe të qëndrueshme./Telegrafi/

The post Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është koha për hap të guximshëm, anëtarësimi në BE do të garantojë paqe appeared first on Telegrafi.

“Fronti Europian” dorëzon interpelancë ndaj Izet Mexhitit, Pançe Toshkovskit, Astrit Isenit dhe Ivan Stoilkoviqit

3 December 2024 at 13:36

Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp njoftuan se kanë dorëzuar interpelancë ndaj zv.kryeministrit Izet Mexhitit, ministrit Pançe Toshkovskit, zv.ministrit Astrit Isenit dhe ministrit Ivan Stoilkoviq.

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti tha se arsyet e interpelancave i kanë sqaruar në kërkesa, ndërsa theksoi se Izet Mexhiti është përgjegjës për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe e akuzoi se ai ka dështuar në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Bexheti gjithashtu tha se Qeveria po përgatit skenarë për destabilizim, pasi siç tha, ka dështuar që ta çojë vendin drejt BE-së. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve.

“Deklaratat dhe veprimet e qeverisë tregojnë përpjekje të qartë për të krijuar klimë tensione. Destabilizimi i vendit është në interes të Rusisë, duke minuar paqen në Ballkan dhe ndaluar anëtarësimin e vendit në BE. Destabilizimi u shërben edhe interesave të kësaj qeveria, e cila është e paaftë të anëtarësojë vendin në BE. Përballë dështimeve të saj, qeveria përpiqet të krijojë krizë artificiale por të rrezikshme, duke i paraqitur shqiptarët si destabilizues të vendit”.

“Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten shtyllë e vendit, ne kemi qenë forca që ka shtyrë përpara vendin drejt integrimeve euroatlantike. U bëjmë thirrje shqiptarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve”, tha mes tjerash Bexheti./Telegrafi/

The post “Fronti Europian” dorëzon interpelancë ndaj Izet Mexhitit, Pançe Toshkovskit, Astrit Isenit dhe Ivan Stoilkoviqit appeared first on Telegrafi.

❌
❌