Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së

26 June 2025 at 11:21

“Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të zhbllokohet”, bëri thirrje presidentja maqedonase Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj dje në Samitin e NATO-s në Hagë.

Duke theksuar se pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së janë gjithashtu anëtarë të NATO-s, ajo bëri thirrje që ata të zhbllokojnë procesin e zgjerimit dhe të përfundojnë bashkimin e Evropës, sepse siç tha, integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe sigurie.

Duke kujtuar simbolikën e 26 qershorit – dita e nënshkrimit të Kartës së OKB-së në vitin 1945, e solidaritetit amerikan me Evropën gjatë Luftës së Ftohtë dhe e episodit të rënies së Jugosllavisë në vitin 1990, Siljanovska theksoi domosdoshmërinë e unitetit për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë.

Pas Samitit, ajo para mediave theksoi mesazhet që kishte dërguar.

“Më 26 qershir festohet 80-vjetori i Kombeve të Bashkuara. Ato nuk ishin vetëm një projekt antikolonial, por edhe një projekt paqeje. Por unë gjithashtu paralajmërova se më 26 filloi lufta në ish-Jugosllavi në vitet ’90 dhe se ky është një paralajmërim për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, si i integruar në Bashkimin Evropian. Sigurisht, unë kërkova zhbllokimin e procesit tonë, përsëri me një kujtesë ose një paralajmërim – se nuk bëhet fjalë vetëm për parimin e zgjerimit dhe politikën e zgjerimit si të rëndësishme, gjë që do të kurorëzojë faktin famëkeq se gjatë gjithë historisë ne kemi qenë jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht dhe kulturalisht pjesë e Evropës – por siguria e rajonit është në rrezik, dhe përmes sigurisë së rajonit, siguria e Bashkimit Evropian dhe Evropës”, tha Siljanovska.

The post Siljanovska në Samitin e NATO-s në Hagë: Kërkova të zhbllokohet zgjerimi i BE-së appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti

25 June 2025 at 15:38

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova njoftoi se pati një takim të shkurtër me presidentin e SHBA-së, Donald Trump në margjinat e samitit të NATO-s në Hagë.

“Një takim i shkurtër me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, një gjest simbolik respekti dhe partneriteti. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj aleancës me SHBA-në si partneri ynë kryesor strategjik brenda NATO-s dhe më gjerë”, shkroi Siljanovska Davkova në Facebook.

Ajo më parë u takua me Presidentin Çek Petr Pavel dhe kryeministrat e Estonisë dhe Belgjikës, Kristen Michal dhe Bart de Wever./Telegrafi/

The post Siljanovska-Davkova pati një takim të shkurtër me Trump: Një gjest simbolik respekti dhe partneriteti appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Rezoluta bullgare për Maqedoninë është ofenduese

3 June 2025 at 14:46

Rezoluta për Maqedoninë e miratuar nga Parlamenti bullgar është fyese dhe fillimisht e bën të pamundur ecjen përpara së bashku përmes dialogut, tha sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo pret që Parlamenti Evropian (PE) të mbështesë Rezolutën që garanton identitetin maqedonas dhe gjuhën maqedonase. Përndryshe, siç theksoi Presidentja, kjo do të fliste shumë keq për kapacitetin demokratik të PE-së.

Siljanovska Davkova ende nuk mund të specifikojë nëse do të takohet me homologun e saj bullgar në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

“Kjo është një tjetër, ka pasur tashmë disa rezoluta, memorandume dhe të gjithë po i referohen atyre. Sigurisht, është fyese të bësh diçka të tillë sepse në fillim po e bën të pamundur të ecim së bashku përmes dialogut. Thelbi i Preambulës së Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe Miqësi është se ne duhet të ndihmojmë. Mund të ndihmosh dikë me mirëkuptim. Mendoj se është gabim. Sigurisht, në një vend tjetër, i njëjti lloj deklarate do të pasonte tani në Parlament, por mendoj se argumentet që po paraqesim, megjithëse shumë thonë se nuk kemi bërë asgjë gjatë kësaj periudhe, unë pretendoj se nuk ka pasur president, ministër, kryeministër me të cilin jam ulur dhe nuk ia kam shpjeguar qëndrimet tona, por jo përmes prizmit të Kushtetutës sonë, por përmes prizmit të dokumenteve të tyre kushtetuese”, tha Presidentja./Telegrafi/

The post Siljanovska Davkova: Rezoluta bullgare për Maqedoninë është ofenduese appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Të investojmë në statistikat gjinore dhe të forcojmë dialogun ndërinstitucional

3 June 2025 at 10:31

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se duhet të investojmë në statistikat gjinore dhe të forcojmë dialogun ndërinstitucional. Duhet të ndërtojmë një sistem të dhënash që jo vetëm do të informojë, por edhe do të transformojë, theksoi presidentja në fjalimin e saj në konferencë me rastin e përvjetorit të Entit Shtetëror të Statistikës.

Sipas saj, barazia gjinore nuk është vetëm statistikë, as një det numrash në letër, por një pamje reale e realitetit shoqëror.

“Le të krijojmë një shtet në të cilin të gjithë do të jemi të vetëdijshëm se çdo e dhënë pasqyron jetën e dikujt, çdo numër tregon një histori të vërtetë njerëzore individuale dhe puna e çdo personi, pavarësisht nga seksi dhe gjinia, duhet të vlerësohet në mënyrë të barabartë, zëri i të gjithëve të dëgjohet, pavarësisht nëse është i lartë apo i heshtur”, tha Siljanovska Davkova.

Dje, Enti Shtetëror i Statistikës festoi 80 vjetorin e themelimit të tij me një akademi ceremoniale./Telegrafi/

The post Siljanovska Davkova: Të investojmë në statistikat gjinore dhe të forcojmë dialogun ndërinstitucional appeared first on Telegrafi.

Siljanovska propozon Slavevskin për guvernator, i cili pritet të zgjidhet më 3 qershor

22 May 2025 at 13:35

Propozimi i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova Trajko Slaveski për të qenë guvernatori i ri i Bankës Popullore, sipas informacioneve nga Kuvendi, do të jetë në rendin e ditës të seancës parlamentare më 3 qershor.

Nga kabineti i Siljanovskës thonë se dje e kanë dërguar në Kuvend propozimin për guvernatorin e ri.

“Ju njoftojmë se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deri te Kuvendi ka dorëzuar propozimin që Trajko Slaveski të jetë guvernator i ri në Bankën Popullore”, thuhej në njoftimin e kabinetit të Presidentes./Telegrafi/

The post Siljanovska propozon Slavevskin për guvernator, i cili pritet të zgjidhet më 3 qershor appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Puna nuk ka mbaruar përderisa vendet e BE-së ofrohen për ndërmjetësim, pres takim me Radevin

20 May 2025 at 15:58

Puna nuk ka mbaruar përderisa vendet e BE-së ofrohen për ndërmjetësim, vlerëson Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e pyetur në lidhje me deklaratën e Presidentit të Këshillit të BE-së Antonio Costa. Edhe pse tha se nuk kishte vend për diskutime të mëtejshme, Siljanovska tha se ekzistojnë rrugë për dialog, duke zbuluar se ka oferta nga Austria dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Unë, sigurisht, me ndihmën e Costa, do të bisedoj së bashku me Radev. Siç dëgjoni edhe ju, Austria është ofruar të ndërmjetësojë në bisedime. Asnjë shtet anëtar i BE-së nuk po ofron të zhvillojë një bisedë dhe ndërmjetësim tjetër, nëse puna është kryer”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se duhet të ofrohen garanci që nuk shkojnë përtej kornizës aktuale negociuese, duke shtuar se përveç Radevit, bisedimet mund të zhvillohen edhe me kryeministrin bullgar Rosen Zheljazkov.

Sipas Siljanovska Davkovës, nëse vendet e BE-së thonë se vetoja është një qasje e keqe në procesin e zgjerimit, Maqedonia duhet të shkojë drejt heqjes së vetos./Telegrafi/

The post Siljanovska Davkova: Puna nuk ka mbaruar përderisa vendet e BE-së ofrohen për ndërmjetësim, pres takim me Radevin appeared first on Telegrafi.

Takimi Siljanovska-Majnl-Rajsinger: T’i jepet fund maratonës së kushtëzimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE

17 May 2025 at 16:30

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka realizuar takim me Beate Majnl-Rajsinger, ministre federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, në të cilën u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike, të bazuara në respekt dhe mirëkuptim, si dhe u vu re bashkëpunimi i zhvilluar dhe intensiv në telekomunikacion, bankari, kulturë, arsim dhe fusha të tjera, informoi sot në mëngjes Kabineti i presidentes.

“Siljanovska Davkova theksoi nevojën për t’i dhënë fund maratonës maqedonase drejt Brukselit, e kushtëzuar nga bilateralizimi i procesit të integrimit evropian dhe standardet e dyfishta për anëtarësim, ndonjëherë në kundërshtim me vlerat dhe parimet themelore të përcaktuara në dokumentet kushtetuese të BE-së. Duke theksuar se Ballkani Perëndimor ishte dhe mbetet një prioritet i Qeverisë së re austriake, Ministrja Majnl-Rajsinger theksoi se pa rajonin e Ballkanit Perëndimor, Unioni nuk është i plotë. Duke e përmendur Austrinë si mbështetësen tonë të fortë, ajo konfirmoi se e ardhmja e Maqedonisë është në Bashkimin Evropian dhe se do të donte që bisedimet për zgjidhjen, por edhe gjetjen e vetë zgjidhjes, të këtij kontesti dypalësh të pabazuar të zhvilloheshin në Vjenë”, thuhet në komunikatë.

Presidentja Siljanovska Davkova gjithashtu ka përmendur se në dy dekadat e fundit, Austria ka qenë investitori më i madh i huaj, me mbi 50 kompani në vend dhe theksoi potencialin për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në fushat e burimeve të energjisë së rinovueshme, infrastrukturës dhe arsimit, ndërsa ministrja Majnl-Rajsinger e theksoi turizmin si një degë në zhvillimin e së cilës, përvoja e suksesshme e Austrisë mund të jetë një ndihmë e madhe.

Duke shprehur mirënjohjen e saj të sinqertë për solidaritetin dhe ndihmën pas tragjedisë në Koçani, Siljanovska Davkova tha se Austria edhe një herë dëshmoi se është miku dhe partneri ynë i sinqertë. Të dyja ranë dakord se është koha për një vizitë në nivelin më të lartë, në Shkup ose Vjenë, njoftoi Kabineti i presidentes.

The post Takimi Siljanovska-Majnl-Rajsinger: T’i jepet fund maratonës së kushtëzimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE appeared first on Telegrafi.

Bujar Osmani: Presidentja po përhap dezinformata që tregojnë injorancë serioze të procedurave themelore të BE-së

16 May 2025 at 10:37

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, thotë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova po e përdor pozicionin e saj për të përhapur dezinformata.

“Me keqardhje vërej se Presidentja, në vend që të përdorë zyrën e saj për të mbështetur të ardhmen evropiane të vendit, vazhdon të përhapë dezinformata që dëshmojnë për një injorancë serioze të procedurave themelore të Bashkimit Evropian. Korniza negociuese nuk është një dokument i nënshkruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, por është harmonizuar dhe miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së, pas së cilës miratohet nga Qeveria dhe votohet nga Kuvendi.

Në rastin tonë, korniza negociuese u mbështet me 67 vota në Kuvend, përfshirë përmbajtjen e protokolleve. Më e pakta që mund të pritet nga një presidente është të jetë e informuar dhe të shprehet me përgjegjësi. Populizmi mund të sjellë pikë sot, por dëmton vendin nesër. Dhe nga një profesor, të paktën pritet njohuri themelore për çështjen”, shkroi Osmani.

Presidentja Siljanovska-Davkova dje akuzoi ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani se ka kaluar autoritetin e tij në lidhje me protokollin e cila u bë pjesë e kornizës negociuese për anëtarësimin e vendit në BE

Presidentja për “Telma” tha se të gjithë po pyesin veten se si një Protokoll mund të jetë pjesë e një Kornize. Nuk mund të jetë, por askush nuk tha që nuk mund të jetë.

“Mendoj se Ministri i Punëve të Jashtme e tejkaloi autoritetin e tij. Si e nënshkroi ai që diçka do të përfshihej në Kornizë, dhe Korniza do të ishte një kusht që duhet të përmbushet në mënyrë që të mund të përfundojmë me grupet dhe që të mund të ndodhë ratifikimi”, thotë Siljanovska Davkova./Telegrafi/

The post Bujar Osmani: Presidentja po përhap dezinformata që tregojnë injorancë serioze të procedurave themelore të BE-së appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova: Kriteret e Kopenhagës do të na bëjnë një shtet standard evropian, vetoja nuk është instrument miqësor

7 May 2025 at 13:43

Kriteret e Kopenhagës janë ato që do të na bëjnë një shtet standard, të mërzitshëm evropian, ndërsa vetoja nuk është një instrument miqësor, pres mirëkuptim, ndërsa kuptohet ne në ndërkohë duhet ta shtyjmë përpara agjendën shtetërore, të zhvillohemi në ekonomi dhe kulturë, theksoi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën e përbashkët për media në vilën Vodno me presidentin kroat Zoran Milanoviq.

Duke i vlerësuar marrëdhëniet si tradicionalisht miqësore me Kroacinë, për të cilat tha se në të gjitha fushat po ecin përpara, presidentja theksoi se asnjëherë nuk do të harohet se në vitin 2020 në kohën e kryesimit kroat me BE-në e kemi bërë hapin së bashku me Shqipërinë.

“Kjo është një shenjë e mirëkuptimit, shenjë e mbështetjes. Kroacia edhe krahas asaj që është anëtare e BE-së ka mirëkuptim për nevojat rajonale, ka mirëkuptim për Ballkanin Perëndimor. Shumë herë presidenti përsërit se si gjeografisht, ashtu edhe në kulturë dhe histori jemi pjesë e Evropës. Lidhur me pritjen tonë për BE-në, përsëris se besoj se kriteret e Kopenhagenës janë ato që do ta bëjnë një vend standard evropian të mërzitshëm, se vetoja nuk është një instrument miqësor, se pres mirëkuptim. Sigurisht, ne duhet ta shtyjmë përpara axhendën shtetërore, sepse legjitimiteti vjen nga qytetarët, dua të them të zhvillohemi në ekonomi, kulturë, shkencë”, theksoi Siljanovska Davkova.

Presidentja shtoi se vendi ynë është shumë përpara në aspektin e harmonizimit dhe vuri në dukje se problemet tona janë të një natyre të ndryshme.

“Problemet tona janë të një natyre të ndryshme, problemet tona janë të lidhura, gjë që është shumë e çuditshme për historinë, për perceptimin e kulturës, madje edhe për gjuhën, gjëra që nuk diskutohen dhe negociohen. Mendoj se vetoja do të vazhdojë të shkaktojë probleme, nuk do të mbetemi një rast i izoluar dhe se në një farë mënyre duhet të gjejmë vendin tonë brenda kornizës së kritereve të Kopenhagenës”, theksoi ajo, duke shtuar se në të gjithë këtë kontekst, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë gjithashtu shumë të rëndësishme.

Milanoviq, i cili, siç përmendi, është në vizitën e tij të parë zyrtare në vend pasi presidentja Siljanovska Davkova mori detyrën, theksoi se nuk është këtu për të dhënë këshilla, siç tha ai, por theksoi se vendi nuk duhet të vuajë nga ndonjë zhvatje në këmbim të anëtarësimit në BE.

“Ju merrni shumë këshilla, nga fqinjët tuaj, nga diplomacia ndërkombëtare, nga BE-ja, jo të gjitha këto këshilla janë të zgjuara, as të dobishme për ju… ju jeni ata që do të vendosni se çfarë është e rëndësishme për ju. Vetëm mos u bëni viktimë e asnjë lloj detyrimi, zhvatjeje, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE”, tha presidenti kroat.

The post Siljanovska-Davkova: Kriteret e Kopenhagës do të na bëjnë një shtet standard evropian, vetoja nuk është instrument miqësor appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova: Nuk e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për ligjin për përdorimin e gjuhëve

5 May 2025 at 22:48

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova beson se është mirë që Gjykata Kushtetuese do të mbajë një seancë publike dëgjimore mbi Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, në të cilën jo vetëm ankuesit, por edhe kritikët e ligjit, do të jenë në gjendje të shprehin pikëpamjet e tyre.

Ajo theksoi se përbërja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, e cila përfshin katër doktorë shkencash dhe tre profesorë, është një përbërje që di të masë dhe se pret që gjykata t’i marrë parasysh të gjitha çështjet.

Lidhur me “mendimin miqësor” të Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, Siljanovska-Davkova tha se nuk e ka lexuar atë, por beson se nuk do të shkojë përtej mendimit të mëparshëm të Komisionit për këtë ligj, të cilin ajo e debatoi.

“Nëse e keni fjalën për atë që nënkuptohet në ligj me një ‘mendim miqësor’, i cili iu dërgua Gjykatës Kushtetuese, jo. Nuk e kam lexuar atë mendim, nuk mendoj se është publikuar fare. Por e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, mendoj se madje e kam debatuar dhe e njoh atë mendim. Besoj se Komisioni i Venecias nuk do të shkojë përtej atij mendimi”, tha Presidentja./Telegrafi/

The post Siljanovska-Davkova: Nuk e kam lexuar mendimin e Komisionit të Venecias për ligjin për përdorimin e gjuhëve appeared first on Telegrafi.

Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe

5 May 2025 at 16:31

Për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe. Ne duhet ta mbrojmë gjuhën duke respektuar vazhdimisht normën kushtetuese, por edhe në epokën dixhitale në mënyrë që ajo të jetë e arritshme për diasporën dhe brezat e ardhshëm, theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Këtë e tha sot Presidentja e vendit në akademisë solemne me rastin e 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës standarde maqedonase, e cila po mbahet në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

“Po shohim një rënie të përdorimit të gjuhës në përdorim zyrtar në vend. Petre M. Andreevski kishte të drejtë kur paralajmëroi se gjuha mund të rrezikohej edhe nga folësit e saj, duke theksuar se nuk është çështje injorance apo pakujdesie. Tradhtia ndaj gjuhës është tradhti si ndaj prindërve ashtu edhe ndaj fëmijëve të dikujt. Dhe shumë nga fëmijët tanë po shkojnë jashtë shtetit”, tha Siljanovska Davkova.

Presidentja tha se për shkak të emigrimit masiv të të rinjve, gjuha maqedonase aktualisht ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe.

“Sipas UNESCO-s, rreth tre mijë gjuhë përballen me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, që do të thotë se një gjuhë mund të zhduket çdo dy javë. Nuk duhet të lejojmë që një fat i tillë t’i ndodhë gjuhës maqedonase. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur atë”, shpjegoi Presidentja./Telegrafi/

The post Siljanovska Davkova: Gjuha maqedonase ka më shumë folës në diasporë sesa në atdhe appeared first on Telegrafi.

Presidentja Siljanovska uron Pashkët: Nga fatkeqësitë mund të dalim më të mençur, të ndihmojmë secilin që ka nevojë

20 April 2025 at 15:30

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe krishtere, Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve, që këltë vit në ditë të njejtë e festojnë të gjithë qytetarët e krishterë, i dërgoi urim krerëve të Kishave në vend: Kishës Ortodokse maqeodnase – Arqipeshkvisë së Ohrit, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë dje Justiniana Prima, z.z. Stefanit, peshkopit të Shkupit dhe Eparkut të Kishës katolike të Strumicës-Shkupit, dr. Kiro Stojanov, si dhe dr. Emil Zaev, kreut të Përfaqësisë kishtare të Evangjelisë – kishës metodiste.

“Kam kënaqësinë dhe nderin e madh, Juve, personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik, murgjërisë si dhe besimtarëve ortodoksë t’Ua uroj festën më të madhe krisshtere – Pashkët dhe t’Ju dëshiroj ta kaloni në shëndet të mir, në dashuri, gëzim dhe fat.

Të tregojmë se nga fatkeqësia mund të dalim më të mençur, më të mirë dhe më humanë. Të bëjmë vepra të mira dhe t’u ndihmojmë të gjithëve të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

Krishti i ngjall!”, ka uruar Siljanovska-Davkova.

The post Presidentja Siljanovska uron Pashkët: Nga fatkeqësitë mund të dalim më të mençur, të ndihmojmë secilin që ka nevojë appeared first on Telegrafi.

Siljanovska e falë Gjoko Popovskin, i cili ishte i dënuar në rastin “Tanku”

3 April 2025 at 10:45

Presidentja Gordana Siljanova Davkova ka falur ish-ndihmësin e ministrit të Prokurimit Publik në MPB, Gjoko Popovski, i cili është dënuar për blerjen e paligjshme të “Mercedesit” në vlerë prej 600 mijë eurosh në rastin “Tanku”.

Popovski del nga burgu pas nëntë vjetëve të kaluara në burg, ndërsa në vendimin për faljen thuhet se lirohet pjesërisht nga ekzekutimi i mëtejshëm i pjesës së pavuajtur të dënimit me burg.

Popovski është dënuar në rastet “Trista” dhe “Tanku” në rastet që i hapi Prokuroria e Speciale Pulike, lidhur me keqpërdorimet në prokurimet publik.

“Mercedesi” luksoz, për të cilin u dënua Popovski, ende është në pronësi të Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë./Telegrafi/

 

The post Siljanovska e falë Gjoko Popovskin, i cili ishte i dënuar në rastin “Tanku” appeared first on Telegrafi.

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit

30 March 2025 at 19:15

Liderët politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarëve mysliman në vend për festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i tyre kryesor është që në këtë festë të mbizotërojë harmonia dhe mirëqenia familjare dhe shoqërore.

Më poshtë i keni urimet e krerëve politik në vend:

Gordana Siljanovska:

“Sivjet në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, në muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na ndodhi tragjedi e paparë që na tronditi si komunitet dhe si individë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo çdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jemi solidarë dhe pikëllojmë së bashku. Jetojmë në një botë që tronditet nga ndryshime të trazuara gjeopolitike dhe jemi të brishtë dhe të prekshëm në shumë segmente shoqërore. Sfida të shumta dhe ngjarje të paparashikueshme na presin. Le të jemi të bashkuar si komunitet, si shoqëri dhe si shtet. Së bashku ne mund të kapërcejmë dhe tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe problemet. Me mendime të pastra dhe me zemër të hapur për të gjithë bashkëqytetarët tanë, le ta bëjmë atdheun tonë një vend prosperues dhe dinjitoz të qytetarëve të lumtur”, shkruan Davkova në urim.

Arim Gashi:

“Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore”, thuhet në urimin e Gashit.

Hristijan Mickoski:

“Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditeti personal dhe të mos i harrojnë të varfërit dhe bonjakët. Kjo festë do të thotë se përmes veprave të mira, respektimit të ndërsjellë, furimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mundemi ta fitojmë të keqen. Së bashku përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave të vërteta dhe parimeve do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë në një shtet më prosperues.

Ali Ahmeti:

“Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë në nevojë, duke u bërë shembuj të mirësisë dhe bashkëpunimit. Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë”.

Arben Taravari:

“Bajrami është një festë që i dedikohet Madhështisë së Vlerave të Zotit ndaj është dhe festa më e bukur! Gëzuar Fitër Bajramin nga Aleanca për Shqiptarët! Zoti Bekoftë familjet tuaja! Ky urim nënvizon rëndësinë e kësaj feste për të vlerësuar mirësinë dhe bekimet e Zotit në jetën tonë”, shkruan në urimin e Taravrit.

Zeqirija Ibrahimi:

“Pas një muaji të kaluar me agjërim, përkushtim, solidaritet, dashuri dhe meditim, po vjen dita e Bajramit, në të cilën arrihet pika kulmore e kësaj përpjekjeje shpirtërore. Nëse agjërimin e Ramazanit e krahasojmë me një vepër të bukur artistike, Bajrami është pikërisht katarza në të cilën shpirti gufon me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e bukur të ngadhënjimit. Duke e kaluar një muaj në edukim të shpirtit, sot besimtari që ka agjëruar e ka ndjenjën e atij që ia ka arritur ta mposhtë egon dhe, përkundër fitores së korrur, ai këndon “Uela galibe il-Allah – Ngadhënjyesi i vetëm është Allahu”. Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar agjërimin, si dhe duke u lutur që sofra juaj e Bajramit të mos e jetë e mbushur vetëm me ushqim, por edhe me dashuri familjare, si dhe me solidaritet e kujdes për skanmorin, ju uroj nga zemra”.

Ziadin Sela:

“Një muaj i tërë na mblodhi rreth tryezës së përbashkët, me dashuri dhe mirënjohje për kafshatën e gojës dhe praninë e më të dashurve që kemi. Na bëri ta provojmë durimin dhe ta ndiejmë thellë kuptimin e sakrificës. U lutëm për vete dhe për ata që munguan në sofrat tona. Sot uroj të kremtojmë së bashku me zemrën plot! Agjërim të pranuar dhe lutje të pranuara për të gjithë!”.

The post Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova viziton të lënduarit nga zjarri: Nuk mund ta kuptoj si mund të ndodh kjo tragjedi

16 March 2025 at 10:22

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka shkuar në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, ku u transportuan të lënduarit nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan.

Ajo ka vizituar disa nga të plagosurit që po trajtohen në spital.

“Unë e di se këta janë njerëz të rinj, të guximshëm. Besoj se shumica prej tyre do të shpëtojnë, mjekët janë këtu. Nuk mund ta kuptoj se si mund të ndodhë kjo”, tha Siljanovska Davkova, e cila shtoi se mjekët janë profesionistë dhe të përgatitur për të përballuar sfidën e madhe të kujdesit ndaj të lënduarve.

Presidentja tha gjithashtu se oferta për ndihmë kanë ardhur nga Akademia Mjekësore Ushtarake në Beograd, si dhe nga Bullgaria dhe vendet e tjera të rajonit./Telegrafi/

The post Siljanovska-Davkova viziton të lënduarit nga zjarri: Nuk mund ta kuptoj si mund të ndodh kjo tragjedi appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme

13 March 2025 at 10:47

“Paqe të qëndrueshme në kuadër të së cilës fuqitë e reja të shkencës dhe teknologjisë njerëzore mund të përdoren për të ngritur mirëqenien e njerëzimit në lartësi të paprecedentë është interes i përbashkët suprem për arritjen dhe mirëmbajtjen e të cilit duhet të ofrojmë perspektiva të reja”, porositi sot presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova në hapjen e Forumit e 12-të Global në Baku.

Ajo vlerësoi se Forumi Global në Baku viteve të fundit është shndërruar në një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe trajton çështjet më të rëndësishme rajonale dhe globale. Kjo sipas saj, është veçanërisht e rëndësishme në këtë vit, që disa presin të jetë një pikë kthese.

“Nga dita në ditë kemi gjithnjë e më shumë pyetje dhe gjithnjë e më pak përgjigje. Bota po bëhet një vend shumë i ndryshëm. Multilateralizmi po ia lë vendin multipolarizimit. Rivaliteti gjeopolitik në rritje po dobëson sistemin e sigurisë kolektive. Kombet e Bashkuara janë të margjinalizuara kur ne kemi më shumë nevojë për të. Konsensusi pas Luftës së Dytë Botërore po vihet në pikëpyetje. Është sikur po jetojmë në fillim të një epoke të re në të cilën po minohet sistemi ndërkombëtar i bazuar në rregulla”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo përkujtoi deklaratën e fundit të presidentit gjerman Steinmeier në Konferencën e Sigurisë së Mynihut se “mungesa e rregullave nuk duhet të bëhet parimi udhëheqës i rendit të ri botëror”, sepse kjo sipas saj, do të nënkuptonte braktisjen e arritjes sonë më të rëndësishme civilizuese të përcaktuar 80 vjet më parë në Kartën e Kombeve të Bashkuara.

“Pyetja nuk është nëse do të kemi rregulla apo jo, por cilat do të jenë ato rregulla dhe në çfarë do të bazohen? Nëse në parimin pacta sunt servanda apo në parimin e fuqisë? Nëse përveç konflikt të interesave, ne kemi edhe konflikt të vlerave dhe realiteteve? A mund t’i zgjidhim krizat dhe sfidat më të mëdha të kohës sonë pa rregulla të përbashkëta? Çfarë bote do t’u lëmë të rinjve dhe brezave të ardhshëm? Këto janë vetëm disa nga çështjet që do t’i shqyrtojmë në Forumin Global të këtij viti në Baku”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo citoi një pjesë të fjalimit të ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Kordel Hall, gjatë ndarjes së Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në themelimin e KB-së, në të cilin ai kujtoi se çështja kryesore për njerëzit dhe kombet është “nëse ata kanë vuajtur mjaftueshëm dhe kanë mësuar mjaftueshëm për të lënë mënjanë dyshimet, paragjykimet dhe interesat afatshkurtër dhe të ngushtë dhe të bashkohen në përparimin e interesit të tyre më të madh të përbashkët”

Në Forumin e 12-të Global në Baku që mbahet në organizim të Qendrës Ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”, marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës – shefa të tanishëm dhe të mëparshëm të shteteve dhe qeverive, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

 

The post Siljanovska-Davkova në Baku: Të ofrojmë perspektiva për interesin e përbashkët – paqe të qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme

6 March 2025 at 15:52

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen, ka nxjerrë dekrete për emërimin e oficerëve në pozitat formative për gjeneralë, njoftojnë nga kabineti presidencial.

Gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski, shefi aktual i Shtabit të Komandës Operative, u emërua komandant i Komandës së Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë.

Gjeneral brigade Besnik Emini, komandant aktual i Komandës Operative në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, është emëruar Këshilltar Shtetëror për Politikë dhe Planifikim në Drejtorinë për Politikë dhe Planifikim, Menaxhimin e Krizave dhe Bashkëpunim Civil-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftim, Generali i Brigadës Orce Jordev, këshilltari i mëparshëm i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për stërvitje, stërvitje dhe mësime, është emëruar për drejtor i Shtabit Gjeneral të Ushtrisë.

Gjeneral brigade Simeon Trajkovski, drejtor aktual i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, është emëruar këshilltar i shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për stërvitje, ushtrime dhe mësime.

Koloneli Lulzim Nuredini i vendosur në Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës me dekret presidencial është ngritur në gradën Gjeneral Brigade.

Të gjitha dekretet e nënshkruara nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova zbatohen menjëherë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit të vendit./Telegrafi/

The post Siljanovska-Davkova nënshkroi dekrete për gradimin dhe emërimin e oficerëve me grada të përgjithshme appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska

1 March 2025 at 13:40

Opozitarja LSDM ka kërkuar sërish shkarkimin e ministres së Financave, Gordana Koçoska.

“Ofendimet dhe diskriminimi i Gordana Koçoskës ndaj deputetes Petrovska dhe gjithë grave nuk guxon të bëhen temë e mbyllur”, reagojnë nga LSDM.

Sipas socialdemokratëve, një Ministre që ofendon, diskriminon dhe shkel mbi dinjitetin njerëzor nuk guxon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kërkojmë që Mickoski menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku 9 nene të Kodit Etik të Ministrave. Shkarkimi i  saj është akt drejtësie, akt respekti ndaj çdo gruaje që ka qenë viktimë e diskriminimit. Tani, Mickoski, ti e ke radhën.Do të tregosh guximin për ta shkarkuar Koçoskën? Do të qëndrosh pas vlerave morale ose do të vazhdosh ta mbrosh? A premtoje se secili funksionar që do të gabojë, do të bart përgjegjësi. Trego me vepra ose shkele fjalën edhe një herë. E turpshme është edhe heshtja e Presidentes Gordana Siljanovska. Përse nuk reagon ndaj këtyre ofendimeve dhe diskriminimeve?”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

The post LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska appeared first on Telegrafi.

Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024”

19 February 2025 at 22:54

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i priti ekipet e Maqedonisë së Veriut që arritën rezultate të jashtëzakonshme në “NASA Space Apps Challenge 2024”, në organizim të Agjencisë amerikane për hulumtime të Gjithësisë – NASA.

Presidentja, siç kumtoi Kabineti i saj, u njoftua me qëllimet e hakatonit 48-orësh, që njëkohësisht u mbajt në 180 vende, ndërsa tek ne, nxënës dhe studentë nga i mbarë vendi garuan në dy lokacione, NASA Space Apps Strumicë, në Shkollën e mesme profesionale komunale “Dimitar Vllahov” dhe NASA Space Apps Shkup në hapësirat e Shoqatës së entuziastëve teknologjik “Base 42”.

Tre ekipet fituese nga Strumica dhe ekipi fitues nga Shkupi, të zgjehdur nga ana e komisioneve profesioniste të garës, i prezantuan zgjidhejt e veta inovative, duke prëdorur të dhlna të hapura të siguruara nga NASA dhe partnerët e saj.

Presidentja Siljanovska-Davkova shprehi kënaqësi nga kreativiteti dhe kompetencat e ekipeve të vendit dhe e ceki nevojën për përkushtim të mëtutjeshëm në avancimin e arsimit dhe shkencës, përfshirë edhe në sektorin e Gjithësisë.

Presidentja shprehi gatishmëri të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e këtij sektori tek ne, përmes mbështetjes në realizimin e ngjarjeve tematike dhe realizimin e kontakteve me vende të cilat kanë program të avancuar kozmik.

Në hakatonin në Strumicë vendin e parë e fitoi ekipi “Space Banana”, projekti i të cilit u fokusua në edukimin për ekzoplanete përmes lojës, e cila zhvillohet si rrëfim me shfaqje vizuale.

Vendi i dytë i takoi ekipit “AHSS Planet Explorers”, fokusi i të cilit është hulumtimi i egzoplaneteve ekzistuese, atmosferës së tyre, terrenit dhe klimës, ndërsa vendi i tretë ekipit “Spacw Jam”, kushtuar vizualizimit të trupave kozmik që janë të pozicionuar reth Tokës.

Në Shkup, vendin e parë e fitoi ekipi “Alkor”, ueb-faqja intuitive dhe interaktive e të cilit përmban resurse, të dhëna dhe materiale për hulumtim të stuhive gjeomagnetike dhe ndikimit të tyre ndaj Tokës.

The post Presidentja Siljanovska i priti në takim ekipet fituese të “NASA Space Apps Challenge 2024” appeared first on Telegrafi.

Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së

18 February 2025 at 19:57

Zyra e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova ka reaguar ndaj njoftimit të BDI-së, se presidentja e vendit nuk ka dërguar urim me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Nga Kabineti i Siljanovskës thonë se në përputhje me praktikën diplomatike, presidentja përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, i ka dërguar letër urimi homologes së saj, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, më 17 shkurt 2025.

“Për kabinetin qeveritar është e papranueshme që BDI-ja përmes shpërndarjes së informatave të rreme dhe të paverifikuara dhe nxjerrjes së konkluzioneve të pabaza po tenton të dëmtojë reputacionin dhe besueshmërinë e presidentes Siljanovska-Davkova”.

“Konfirmim se kjo nuk është shkelje diplomatike, e aq më pak cenim i fqinjësisë së mirë, është pranimi i ftesës së Presidentes Siljanovska-Davkova për të marrë pjesë në pritjen ceremoniale të festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, që po organizohet sonte nga Ambasada e Kosovës”.

“Në interes të informimit objektiv të publikut dhe për të parandaluar manipulimin e qytetarëve, po jua bashkangjisim tekstin e plotë të urimit të dërguar me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin nga zyra e Siljanovskës.

The post Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së appeared first on Telegrafi.

❌
❌