Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministria e Financave: Në Zagreb u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit

25 August 2025 at 20:55

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së bashku me ministrat e Financave dhe Ekonomisë së Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë sot në Zagreb nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit.

“Kjo iniciativë synon ta nxisë zhvillimin e përbashkët të tregjeve nacionale të kapitalit të vendeve pjesëmarrëse nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë dhe harmonizimit të kornizës rregullatore, me qëllimin përfundimtar rritjen e likuiditetit dhe krijimin e tregjeve më të fuqishme, më të theksuara, më efikase dhe më konkurruese të kapitalit. Duke shfrytëzuar potencialin e plotë të tregjeve të kapitalit dhe sektorit më të gjerë financiar, vendet pjesëmarrëse synojnë t’i përforcojnë ekonomitë e tyre dhe ta thellojnë bashkëpunimin”, kumtoi Ministria e Financave.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është ndërlidhja e Memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në fund të vitit 2024 nga bursa e Bratisllavës, Bukureshtit, Budapestit, Lubjanës, Shkupit, Sofjes, Varshavës dhe Zagrebit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit dhe integrimit të tregjeve të kapitalit në Evropën Qendrore dhe Juglindore, me përkrahjen e Bankës Evropiane të Rindërtimit dhe Zhvillimit (BERZH), e cila përkrah vazhdimisht këtë proces, përkatësisht iniciativën në fjalë.

Nga Ministria e Financave theksojnë se vendet që morën pjesë sot në nënshkrimin ceremonial të memorandumit konfirmuan ekzistencën e vullnetit dhe vizionit të përbashkët politik që orientohet drejt forcimit, efikasitetit dhe konkurrueshmërisë më të madhe të tregjeve të kapitalit në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Në këtë mënyrë konfirmohet angazhimi rreth këtij bashkëpunimi me theks në zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për forcimin e kapaciteteve të tregjeve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore për financim, inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike.

“Memorandumi është gjithashtu në harmonizim me objektivat e Bashkimit Evropian, në veçanti me Strategjinë e tij për unionin e kursimeve dhe investimeve, që synon t’i destinojë kursimet e amvisërive dhe kapitalit privat drejt tregjeve të kapitalit për t’i stimuluar investimet, veçanërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për t’i përmirësuar flukset ndërkufitare të kapitalit dhe për të ndërtuar një treg kapitali më të thellë, më likuid dhe më të qendrueshëm në suaza të Bashkimit Evropian”, informoi Ministria e Financave.

The post Ministria e Financave: Në Zagreb u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit appeared first on Telegrafi.

Dimitrievska-Koçoska: Të ardhura historike në buxhetin për muajin korrik

6 August 2025 at 11:15

Të ardhurat e larta historike për korrikun, Drejtoria e doganave dhe Drejtoria për të ardhura publike kanë pagesë më të lartë mujore deri tani. Stabiliteti financiar dhe rritja e qëndrueshme ekonomike janë fokusi ynë dhe tani shihen rezultatet, që në vitin e parë të mandatit, njofton ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska në profilin e saj në Facebook.

Dimitrievska-Koçoska thekson se në korrik, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, të ardhurat nga tatimet dhe kontributet shënojnë rritje prej 7,4 për qind, të ardhurat nga akcizat shënojnë rritje prej 5,7 për qind, ndërsa të ardhurat nga shpenzimet për import shënojnë rritje prej 19,2 për qind.

“Këto janë rezultatet e punës efikase, të përgjegjshme dhe profesionale. Vazhdojmë me përkushtim, me përkrahje për ekonominë dhe kujdes për çdo denar të qytetarëve”, nënvizon ministrja.

 

The post Dimitrievska-Koçoska: Të ardhura historike në buxhetin për muajin korrik appeared first on Telegrafi.

Ndërtimi i hekurudhës Tabanoc-Gjevgjeli, Dimitrieska Koçoska: Janë dërguar kërkesa për oferta në 24 institucione për financimin e këtij projekti

26 June 2025 at 19:30

Duhet së pari të shohim ofertat, të marrim kushtet, të projektojmë, dhe pastaj të flasim nëse është e dobishme apo jo, tha ministrja Gordana Dimitrieska Koçoska në pyetjen e deputetit Elmi Aziri në seancën e sotme parlamentare në lidhje me shumën prej 1.9 miliard euro për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Tabanoci në Gjevgjeli.

Aziri i cili është pjesë e koalicionit të Frontit evropian, nga foltorja theksoi se ka pretendime të ekspertëve që tregojnë se ky projekt do të kushtojë dyfish më shumë dhe nuk ka justifikim ekonomik. Sipas Azirit, investimi që do të bëhet pjesë e memorandumit me Mbretërinë e Bashkuar nuk do të jetë i mjaftueshëm, pasi, siç tha, priten të ardhura prej 120 milionë eurosh.

Ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska theksoi se projektet për të cilat deputeti pyet janë nën ingerenca të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjes, por theksoi se opsionit për rikonstruimin e hekurudhës ekzistuese, do të ndalej transporti për një periudhë prej pesë vitesh dhe kompanitë që e përdorin atë do të ishin të detyruara të kërkojnë zgjidhje të tjera, më të shtrenjta.

“Në vazhdim flisni për shumën që ju thoni se do të jetë më e madhe se dy miliardë euro, në vend që të tregoni cila janë ato pika kritike. Ministria e Financave ra dakord dhe bëri që të financohet në mënyrë projektore. Detyra jonë është të përshtatim vitet e financimit, shlyerjen, grejs periudhën, nga tërheqja e fondeve, kur do të krijohen të ardhurat e para dhe sa kohë do të jetë e nevojshme për të shlyer”, tha Dimitrieska Koçoska.

Ajo në përgjigjen e pyetjes së deputetëve theksoi se për këto arsye janë dërguar kërkesa për oferta në 24 institucione që kanë shprehur interes të madh dhe, siç theksoi, mund të zgjatet afati për dorëzimin e ofertave.

Dimitrieska Koçoska e mohoi se ka dhënë ndonjë informacion në lidhje me mundësinë e fitimit prej 120 milion eurosh që NP “Hekurudhat” mund ta realizojë nga transporti dhe përdorimi i hekurudhës së re.

Në procesin e shqyrtimit të dokumentacionit të projektit, për të shfaqur interes për financimin e projektit të ndërtimit të hekurudhës së shpejtë përgjatë Koridorit 10, ka 24 subjekte. Nga ato, 22 banka kanë marrë një kërkesë zyrtare për dorëzimin e ofertave. Përveç kësaj, edhe dy banka të tjera – NLB Sllovenia dhe një bankë nga Dubai – kanë shprehur interesim. t

The post Ndërtimi i hekurudhës Tabanoc-Gjevgjeli, Dimitrieska Koçoska: Janë dërguar kërkesa për oferta në 24 institucione për financimin e këtij projekti appeared first on Telegrafi.

Maqedonia e Veriut merr presidencën e Bordit Drejtues të CEF-it

23 June 2025 at 19:59

“Institucionet e forta janë motori i vërtetë i ndryshimit të qëndrueshëm. Ato e shndërrojnë vizionin në rezultate”, theksoi Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Kochoska në seancën përmbyllëse të Takimit Vjetor të Bordit të Forumit CEF, që u mbajt në Beçiq të Malit të Zi.

Në fjalën e saj, Ministrja theksoi se zhvillimi institucional nuk është një shtesë në reforma, por themeli i tyre.

Ajo theksoi se institucionet publike duhet të jenë të orientuara strategjikisht, të veprojnë me integritet dhe të reagojnë me shkathtësi ndaj sfidave, veçanërisht në menaxhimin e financave publike.

“Aftësia jonë për të zbatuar reformat nuk varet vetëm nga strategjitë dhe planet e veprimit, por nga kapaciteti dhe qëndrueshmëria e institucioneve që zbatojnë këto ndryshime”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në Forum, Dimitrieska-Koçoska theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut rajonal dhe të mësimit të përbashkët, duke shprehur mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre përmes asistencës teknike, këshillave dhe programeve të ndërtimit të kapaciteteve./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut merr presidencën e Bordit Drejtues të CEF-it appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Po monitorohen çmimet, inflacioni pritet të stabilizohet

19 June 2025 at 22:51

Me Propozimin për ribalancin e Buxhetit për vitin 2025 që e miratori sot Qeveria, inflacioni i cili në fillim të vitit regjistroi trend rritës, pritet që më tej të stabilizohet dhe është parashikuar të jetë në nivelin prej 2,8 për qind. Projeksioni i inflacionit, sipas ministres së Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, bazohet në pritshmëritë për zbatimin e plotë të Ligjit për praktikë tregtare jo të drejtë i cili duhet të parandalojë rritjen e paarsyeshme të çmimeve, gjegjësisht për produktet ushqimore bazë.

Dimitrieska Koçoska tha se po monitorohet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të shpallen masa të cilat, siç tha ajo, “mund të mos përfshijnë mbështetje financiare direkte, por do të ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit vendor”.

“Lidhur me inflacionin, po, edhe këtë e diskutuam sot, pasi pak do ta rrisim inflacionin për shkak të gjysmës së parë të vitit presim ndoshta disa ndryshime nëse ka rritje të çmimeve, ndërsa po monitorojmë një rrezik të caktuar për shkak të çmimeve të naftës dhe bursave, por po e ndjekim gjendjen me shumë kujdes. Gjithashtu, Ministria e Punës dhe Ekonomisë po ndjek me kujdes situatën edhe me çmimet e produkteve ushqimore dhe po bëjmë përpjekje që në periudhën që vjen të shpallim edhe masa të tjera që mund të mos përfshijnë mbështetje financiare direkte, por do të ndihmojnë në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit vendor me qëllim uljen e këtyre efekteve. Sigurisht, mbetet fakti që Ministria e Ekonomisë dhe veçanërisht Inspektorati Shtetëror i Tregut, janë gjithmonë në terren dhe nëse ka përshkallëzim tjetër ose rritje të çmimeve, sigurisht që do ta ndjekin dhe do të ndërmerren masa”, tha Dimitrieska Koçoska.

Me ribalancin, projeksioni i BPV-së mbetet në 3,7 për qind, njësoj si edhe deficiti buxhetorë dhe në vlerë absolute dhe si përqindje e BPV-së, përkatësisht 41,3 miliardë denarë ose 4 për qind të BPV-së.

Të ardhurat totale me ribalancin janë parashikuar të jenë në nivel prej 362,4 miliardë denarë, që është rreth 1 për qind më shumë krahasuar me Buxhetin, gjegjësisht për rreth 3,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet totale janë 403,7 miliardë denarë dhe gjithashtu shënojnë rritje prej rreth 1 për qind, ose për rreth 3,5 miliardë denarë, ashtu siç është edhe në anën e të ardhurave.

The post Dimitrieska-Koçoska: Po monitorohen çmimet, inflacioni pritet të stabilizohet appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Nga fillimi i vitit, kthim më i madh i TVSH-së për ekonominë, u parandalua krimi i Qeverisë së mëparshme

12 June 2025 at 17:40

Kthimi i TVSH-së për kompanitë në vitin 2025, duke përfshirë muajin maj, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024 është më i lartë dhe po bëhet në mënyrë të rregullt, theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska në përgjigjen e pyetjes së deputetëve në seancën e sotme parlamentare.

“Kthimi po bëhet në mënyrë të rregullt si gjithmonë. Duke përfshirë datën 31 maj 2025, vlera e kthimit të TVSH-së është më e lartë se vlera e kthimit të TVSH-së së kthyer nga Qeveria e mëparshme në të njëjtën periudhë. Përveç kësaj që kemi kthyer një vlerë më të madhe të TVSH-së, kemi arritur ta parandalojmë krimin serioz që Qeveria e mëparshme e ka toleruar dhe për të cilin zhvillohen procedura në Policinë Financiare”, theksoi Ministrja.

Ajo gjithashtu potencoi se ka realizim më të madh edhe te shpenzimet kapitale, krahasuar me pesë muajt e parë të Qeverisë së mëparshme. Përkatësisht, që nga muaji maj i vitit 2025, janë realizuar 14.319 miliardë denarë si shpenzime kapitale, në krahasim me 12.281 miliardë denarëve të realizuara nga Qeveria e mëparshme.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi më herët e akuzoi Koçoskën se po vonojnë kthimin e TVSH-së për kompanitë dhe se në disa raste kthimi i TVSH-së po bëhet në mënyrë selektive./Telegrafi/

The post Dimitrieska-Koçoska: Nga fillimi i vitit, kthim më i madh i TVSH-së për ekonominë, u parandalua krimi i Qeverisë së mëparshme appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska Koçoska: Ribalanci i buxhetit në Kuvend duhet të dorëzohet më së voni deri më 25 qershor

4 June 2025 at 19:00

 Ministria e Financave po punon intensivisht në ribalancin e buxhetit dhe në vijim janë diskutimet dhe negociatat me ministritë e tjera, informoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Negociatat me ministritë filluan dy ditë më herët. Ribalanci i buxhetit është në përpilim e sipër dhe siç tha ndoshta pas dy javësh prej sot mund të flitet për shifra më serioze në ribalancin e buxhetit.

“Ribalanci i buxhetit duhet të dorëzohet në procedurë parlamentare më së voni deri më 25 qershor”, deklaroi Dimitrieska Koçoska.

E pyetur se ku do të reduktohen më shumë, Dimitrieska Koçoska u përgjigj se aktualisht po negociojnë me ministritë dhe nuk mund të flasin për këtë aspekt për momentin, ndërsa në lidhje me projeksionet buxhetore, nëse do ta mbajnë të njëjtin projeksion apo do të shkojnë lart apo poshtë, ministrja Dimitrieska Koçoska u përgjigj: “Nuk do të shkojmë më lartë”.

The post Dimitrieska Koçoska: Ribalanci i buxhetit në Kuvend duhet të dorëzohet më së voni deri më 25 qershor appeared first on Telegrafi.

Punësimet në spitalin e Tetovës, Dimitrieska-Koçoska: Ministria e Financave ka dhënë përgjigje pozitive

4 June 2025 at 16:40

Në kohë dhe pozitivisht është përgjigjur Ministria e Financave lidhur me punësimet në spitalin e Tetovës, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në konferencën për mediat.

Ajo theksoi se në Ministrinë e Financave çdo kërkesë evidentohet, arkivohet dhe për çdo çështje mund të kërkohet informacion dhe u bëri thirrje institucioneve shëndetësore ta respektojnë procedurën gjatë paraqitjes së kërkesave për miratimin e punësimeve.

Procedura për kërkesat për miratimin e punësimeve në rastin e punonjësve shëndetësorë, tha Dimitrieska – Koçoska, zhvillohet kështu që Ministria e Shëndetësisë dërgon shkresë për kërkesë miratimi, pavarësisht nëse është për kontrata në vepër, me kohë të caktuar apo të pacaktuar, drejtuar Fondit Shëndetësor, nga atje kërkesa dërgohet deri te Ministria e Financave e cila kryen verifikimin, nëse ka apo nuk ka mjete. Në rast se nuk ka, nuk jepet përgjigje pozitive, ndërsa nëse ka mjete afati për përgjigje është tridhjetë ditë”, sqaroi ministrja.

“Nuk ka ndodhur të mos përgjigjemi në kohë kur bëhet fjalë për përputhje pozitive”, tha ministrja.

Në konferencën për mediat ajo sqaroi se Fondi i Shëndetësisë është ai që kontrollon edhe rolin e Ministrisë së Financave kur bëhet fjalë për sektorin e shëndetësisë. Në institucionet e tjera, theksoi ajo, ka ndodhur të ketë, megjithatë të mos jetë e plotë, të mos jetë parashikuar vendi i punës me sistematizimin ose të mos jetë planifikuar për atë vit, nëse ka gabime, pritet për korrigjime dhe kalon më shumë kohë deri sa të bëhen ndryshimet në sistematizim, duke përmendur shembuj nga kultura dhe arsimi.

“Në rastin konkret me spitalin e Tetovës është dhënë përgjigje me kohë dhe pozitive, para se ata të fillonin, le të themi të reagojnë. Ndërsa, ku është ndalur e gjitha në të njëjtin drejtim po kthehemi prapa nga Fondi për Shëndetësi, prej andej në ministri, prej ministrisë në spitalin e Tetovës. Ku është ndalur në këtë lëvizje, duhet të përgjigjen Fondi për shëndetësi ose Ministria e Shëndetësisë. Por, ju siguroj se te ne, pasi çdo gjë evidentohet dhe ka arkiv, gjithmonë mund të kërkoni për një çështje konkrete nëse dikush ka interes dhe të nxjerrim të dhënat, të tregojmë me numra arkivor kur është pranuar, pse është pritur aq gjatë, nëse është përgjigjur jashtë afatit…”, tha ministrja.

The post Punësimet në spitalin e Tetovës, Dimitrieska-Koçoska: Ministria e Financave ka dhënë përgjigje pozitive appeared first on Telegrafi.

Dimitrievska-Koçoska: Negociojmë brenda ministrive dhe qeverisë për rishikimin e buxhetit

2 June 2025 at 15:40

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska deklaroi sot se ka filluar negociatat brenda ministrive dhe Qeverisë për rishikimin e buxhetit. Sipas saj, në tremujorin e dytë fokusi i rishikimit do të jenë investimet kapitale. Sipas Koçoskas, rebalanci synohet tani pasi para shtatorit nuk do të mund të realizohet shkaku i zgjedhjeve lokale.

Ajo shtoi se gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme do të intensifikohen negociatat dhe konsultimet për përpilimin e buxhetit.

Sipas saj, në tremujorin e dytë fokusi i rishikimit do të jenë investimet kapitale. Sipas Koçoskas, rebalanci synohet tani pasi para shtatorit nuk do të mund të realizohet shkaku i zgjedhjeve lokale.

Ajo shtoi se gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme do të intensifikohen negociatat dhe konsultimet për përpilimin e buxhetit.

The post Dimitrievska-Koçoska: Negociojmë brenda ministrive dhe qeverisë për rishikimin e buxhetit appeared first on Telegrafi.

Dimitrevska-Koçoska: Në marrëveshjen financiare me Britaninë e Madhe, detyrimi dhe projektet do të realizohen sipas ligjeve tona

29 May 2025 at 18:40

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska duke u përgjigjur në pyetjen e deputetëve për Marrëveshjen me Britaninë e Madhe sot tha se detyrimi dhe projektet që realizohen do të jenë sipas ligjeve tona.

“Marrëveshja thotë pesë miliardë stërlina të cilat do të mund t’i shfrytëzojmë në afat prej dhjetë viteve ose nëse shkon çdo vit ose nëse kemi projekte të maturuara, nga 500 milionë euro, kjo është tërheqja. Afati i pagesës varet nga vetë projektet. Studimi i fizibilitetit do të tregojë se ndoshta disa projekte do të kthehen për 12 – 15 vjet”, tha Dimitrieska Koçoska.

Deputetja Sanja Lukarevska nga LSDM e pyeti ministren e Financave nëse me Marrëveshjen me Britaninë e Madhe plotësisht do ta pezullojë Ligjin për prokurime publike dhe nëse tani janë të njohura kompanitë të cilat do të angazhohen për realizimin e projekteve. Ajo që e interesonte Lukarevskën ishte nëse financimi do të zhvillohej përmes  UK Export Finance (UKEF), kushtet e të cilit nënkuptojnë se minimum 30 për qind e vlerës së projekteve të financuara do të shkojë tek kompanitë britanike ose si pagesë në Britani të Madhe.

“Unë nuk e di se si punon UKEF, e di si funksionon Ligji për borxh publik dhe neni 16 i cili thotë se do të kërkojmë oferta për financim pa kushtëzime. Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normën e interesit për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën”, tha Dimitrieska Koçoska.

Kjo do të thotë se do të na japin ofertë për normë interesi për borxh të pagesës për grejs periudhë të cilat janë të lidhura me projektin. Ligji për borxh publik nuk njeh kushtëzime dhe këtu duhet ta kemi të qartë punën”, tha Dimitrieska Koçoska.

Çdo kushtëzim, siç tha ajo, do të thotë që oferta është e pavlefshme sipas Ligjit për borxhin publik.

“Kemi ligje, askush nuk tha se do të ketë diçka jashtë ligjit. Qytetarët mund të jenë të qetë dhe të sigurt se procedura do të jetë transparente dhe se çdo gjë që nuk është në kuadër të ligjit nuk do të pranohet e as nuk do të jetë pjesë e procedurës”, tha Dimitrieska Koçoska.

The post Dimitrevska-Koçoska: Në marrëveshjen financiare me Britaninë e Madhe, detyrimi dhe projektet do të realizohen sipas ligjeve tona appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska në takim në OEMV: Po ulim normat doganore për 70 produkte, prodhimi dhe eksporti do të rriten

22 May 2025 at 17:44

Sot, gjatë takimit në Odën Ekonomike, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçosoka, njoftoi lidhur me uljen e normave doganore për rreth 70 produkte, kryesisht për repromaterialet dhe lëndët e para, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

“Propozimi i zgjidhjes ligjore me të cilin do të ulen normat doganore për disa produkte është në procedurë parlamentare, fakt ky që kompanive do t’u mundësojë të prodhojnë dhe të eksportojnë më shumë. Nga 1 korriku do të bëhet ulja e normës doganore deri në 50%, të cilat vlejnë edhe në BE dhe në periudhën e ardhshme gjithashtu ato do të ulen edhe për 50%”, theksoi ministrja e Financave.

Në këtë takim, i cili është komunikim i rregullt me komunitetin e biznesit, u diskutuan çështje që lidhen me parashikueshmërinë në fushën e biznesit, tema aktuale, si dhe u zhvilluan anketa midis anëtarëve për detektimin e çështjeve mbi të cilat duhet punuar për përmirësimin e kushteve të biznesit dhe ofrimin e shërbimeve nga administrata për sektorin privat.

Kryetari i OEMV-së, Branko Azeski, theksoi se komuniteti i biznesit është i kënaqur me atë që po ndërmerr Qeveria, por se kjo po shkon me një ritëm më të ngadaltë.

Ajo bëri kërkesë që 70% e punëve që do të kryhen gjatë zbatimit të projekteve të mbështetura përmes Marrëveshjes së partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar të realizohen nga ana e kompanive vendore. Njëkohësisht, shprehu kënaqësi për realizimin e huasë hungareze të destinuar për kompanitë dhe se ajo do të zhvillohet sipas planifikimit. Në lidhje me tatimin e solidaritetit theksoi se u arrit marrëveshje që bashkërisht të zvogëlohet afati në të cilin shteti do t’ua kthejë atë kompanive nga periudha 5-vjeçare e përcaktuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se modalitetet e kthimit gjithashtu do të përcaktohen në mënyrë të përbashkët./Telegrafi/

The post Dimitrieska-Koçoska në takim në OEMV: Po ulim normat doganore për 70 produkte, prodhimi dhe eksporti do të rriten appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14 May 2025 at 15:27

Sot, Ministria e Financave transferoi transhenë prej 2.5 miliardë denarësh nga buxheti qendror për përkrahjen e kompanive vendore. Nga Ministria e Financave thonë se mjetet destinohen në Bankën Zhvillimore, nga ku transferohen në bankat afariste, përmes të cilave mjetet nga kjo linjë kreditore u shpërndahen shfrytëzuesve të fundit, respektivisht kompanive.

“Sot, po injektojmë edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore. Me këto mjete, së bashku me dy transhetë e tjera, tashmë të paguara me vlerë të përgjithshme prej 84.54 milionë eurove, nxisim aktivitete të konsiderueshme të investimeve në kompanitë vendore dhe ekonominë vendore. Kjo është një vlerë e përgjithshme prej 125.7 milionë eurove, mjete këto që Qeveria po injekton drejtpërdrejt në ekonominë vendore. Këto janë projekte që do të japin input të rëndësishëm në rritjen ekonomike dhe paraqesin një sinjal ose hap drejt arritjes së projeksioneve prej 3.7%”, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Kjo është transheja e tretë që transferohet nga Buxheti te Banka Zhvillimore për përkrahjen e projekteve të kompanive vendore, mjete këto që Qeveria i siguroi nga huaja hungareze. Deri më tani, u transferuan gjithsej 125.7 milionë euro në tri transhe.

“Kompanitë kanë në dispozicion mjete në vlerë të përgjithshme prej 250 milionë eurosh, të cilat u planifikuan në Buxhetin e vitit 2025, për përkrahjen e projekteve të tyre, me ç’rast ato mund të parashtrojnë kërkesë te bankat afariste përmes të cilave zbatohet kjo masë qeveritare për përkrahjen e ekonomisë vendore”.

“Mjetet u shpërndahen kompanive me kushte ekskluzivisht të favorshme, me periudhë shlyerjeje deri në 15 vjet, duke përfshirë periudhën grejs deri në 3 vjet dhe normën e interesit prej 1.95%, si dhe pa kompensim për aprovimin dhe menaxhimin e tyre”, thonë nga Ministria e Financave.

The post Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: E dimë çfarë duam dhe punojmë me përkushtim për të përmbushur angazhimet tona

13 May 2025 at 19:45

“Ne ishim vendi i parë që përfunduam marrëveshjen e parafinancimit në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, duke treguar kështu se po ecim me besim, e dimë çfarë duam dhe po punojmë me përkushtim me një ritëm të përshpejtuar të zbatimit të detyrimeve”, tha për AIM ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila mori pjesë sot në Dialogun e rregullt vjetor Ekonomik dhe Financiar midis BE-së dhe partnerëve rajonalë në Bruksel.

“Duhet të kemi parasysh se kjo Qeveri nuk ka funksionuar ende prej një viti dhe tani, në një periudhë kaq të shkurtër kohore, ishte e nevojshme të vendosej komunikim brenda institucioneve për çështjet aktuale, dhe përveç kësaj, ekzistonin edhe kërkesat e Planit të Rritjes. Prandaj them se në periudhën në vijim, pres që të ecim përpara me dinamikë edhe më të shpejtë, kështu që shpresojmë të rimarrim vendin e parë që kishim, veçanërisht pasi sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishim përpara të gjithëve. Është e trishtueshme të dish se e kemi humbur atë vitet e fundit, por besoj se në një periudhë shumë të shkurtër kohore do të kthehemi në vendin e parë në përmbushjen e detyrimeve që na janë caktuar”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shtoi se Ministria e Financave iu përgjigj detyrave të kërkuara në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, me ndryshime në 16 akte nënligjore që u bënë deri në fund të vitit të kaluar, dhe vetëm ndryshimi në Rregulloren e Investimeve Publike u vonua për arsye objektive, pasi po kalon në një mënyrë të re të marrjes së vendimeve për investimet kapitale.

“Deri më tani, secili ministër merrte vendimet e veta, ndërsa tani me këtë Dekret do të kemi një organ të centralizuar që do të vendosë se çfarë është prioritet, gjë që ishte edhe një kërkesë nga Bashkimi Evropian. Dhe ne e kemi përfunduar këtë”, tha Dimitrieska-Koçoska, duke shtuar se është e rëndësishme që ndryshimet u bënë brenda kornizës së planifikuar, sepse të gjitha detyrimet përcaktohen me afate mujore. Sipas saj, gjithçka për të cilën u ra dakord deri më 31 mars është dorëzuar tashmë, për të cilën meritojnë meritë të gjitha institucionet që e përfundojnë punën në kohë.

The post Dimitrieska-Koçoska: E dimë çfarë duam dhe punojmë me përkushtim për të përmbushur angazhimet tona appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska Koçoska-Shimshek: U dakordua intensifikimi i bashkëpunimit midis dy ministrive të financave të RMV-së dhe Turqisë

6 May 2025 at 11:42

Në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me ministrin turk të Thesarit dhe Financave, Mehmet Shimshek u dakordua bashkëpunim intensiv midis dy ministrive në fushën e politikës tatimore dhe luftës kundër krimit financiar, në këtë takim morën pjesë edhe drejtorët e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe Drejtorisë së Policisë Financiare, Sllobodan Ivanovski, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Drejtoritë tatimore, siç thuhet në njoftim, u dakordua në këtë takim në Ministrinë e Financave të Turqisë, do të punojnë në shkëmbimin e drejtpërdrejtë të informacioneve lidhur me risqet tatimore, kontrollet tatimore dhe aktivitetet e ngjashme të përbashkëta, me qëllim monitorimin e obliguesve tatimorë, që mund të ndikojnë në pagesën e tatimeve në të dyja vendet.

“Ministrja potencoi se Drejtoria e të Ardhurave Publike ka rol të rëndësishëm në arkëtimin e të ardhurave buxhtore, me ç’rast të gjitha aktivitetet dhe masat që po ndërmerren kanë rëndësi të madhe për rritjen e efikasitetit të arkëtimit të të ardhurave tatimore, si dhe zbatimin e përvojave ndërkombëtare.

Në këtë drejtim u përcaktua dhe nevoja e bashkëpunimit të ardhshëm mes Drejtorisë së Policisë Financiare dhe Njësisë së Hetimeve të Krimeve Financiare përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave për praktika të mira. Njëkohësisht u potencua dhe rëndësia e shkëmbimit efikas dhe në kohë të të dhënave dhe informacioneve, si dhe ndërtimit të kapaciteteve institucionale përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave”, thuhet në njoftim.

Nga atje thonë se të dy ministrat shkëmbyen mendime në lidhje me gjendjen aktuale në nivel global dhe masat që po ndërmerren për ballafaqimin e sfidave.

Dje, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në kuadër të vizitës së punës në Ministrinë e Tregtisë në Turqi, u takua me ministrin Omer Bollat, ndërsa nesër do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Euroaziatik./Telegrafi/

The post Dimitrieska Koçoska-Shimshek: U dakordua intensifikimi i bashkëpunimit midis dy ministrive të financave të RMV-së dhe Turqisë appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4.7 pikë përqindje, vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike

2 May 2025 at 14:27

Ministria e Financave publikoi të dhëna mbi nivelin e borxhit publik në fund të tremujorit të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi publik shënoi rënie prej 4.7 pikë përqindje, krahasuar me nivelin në fund të vitit 2024 dhe arrin në 57.7% të PBV-së ose rënie për 36 milionë euro në vlerë absolute.

“Këto të dhëna janë konfirmim i drejtpërdrejtë i politikave që po zbatojmë dhe trajektores sipas së cilës po lëvizim. Borxhi publik prej 62.4% të PBB-së në fund të vitit 2024, ra në 57.7%, që është rezultat i masave që po ndërmarrim për konsolidimin fiskal, masave për uljen e shpenzimeve joproduktive, si dhe përpjekjeve për rritjen e aktivitetit ekonomik”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo shton se qëllimi për t’u destinuar drejt deficitit më të ulët buxhetor, në përputhje me rregullat fiskale prej 3% dhe borxhit publik nën 60% të PBV-së është i arritshëm, vetëm se kjo kërkon shumë përkushtim dhe përpjekje në çdo aspekt, si në anën e inkasimit të të ardhurave, ashtu edhe në atë të shpenzimeve. Siç shtoi ministrja, ajo që është shumë e rëndësishme sa i përket Qeverisë është përkushtimi për realizimin e investimeve që do të sjellin norma më të larta të rritjes ekonomike, të cilat në periudhë afatgjate do të sjellin ulje të nivelit të borxhit”, thekson ministrja e Financave.

Qëllim kryesor i Ministrisë së Financave dhe Qeverisë është përmirësimi i menaxhimit të financave publike, si dhe ruajtja e nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale që do t’i mbështesin prioritetet ekonomike afatgjata.

Ministria e Financave gjithashtu njoftoi lidhur me nivelin e borxhit shtetëror në tremujorin e parë të vitit 2025, i cili arrin në 50.1% të PBV-së dhe shënoi rënie prej 3.7 p.p. në raport me nivelin e borxhit shtetëror të publikuar më 31 dhjetor të vitit 2024. Sipas të dhënave të publikuara, borxhi shtetëror në vlerë absolute arrin në 8,328.7 milionë euro, ndërsa borxhi publik arrin në 9,583.9 milionë euro.

Në tremujorin e parë, Qeveria, respektivisht Ministria e Financave realizoi pagesën e euroobligacionit në vlerë prej 500 milionë eurosh. Në këtë tremujor, u realizua gjithashtu pagesa e përgjithshme e detyrimeve bazuar në principalin e borxhit të jashtëm publik në vlerë prej 679.4 milionë eurosh, duke përfshirë edhe euroobligacionin.

Sipas dinamikës së përcaktuar, Ministria e Financave publikon nivelin e borxhit publik në nivel tremujor, ndërsa niveli i borxhit shtetëror publikohet në nivel mujor.

The post Dimitrieska-Koçoska: Borxhi publik u ul për 4.7 pikë përqindje, vazhdojmë me konsolidimin fiskal dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia mund ta shfrytëzojë situatën për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të

11 April 2025 at 11:37

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, thotë se situata aktuale ekonomike botërore, përfshirë tarifat e reja nga SHBA-ja, mund të shfrytëzohet si mundësi për Maqedoninë për të forcuar lidhjet me SHBA-në dhe për të rritur eksportet.

Ajo theksoi në Forumin Ekonomik Delphi të mbajtur në Greqi se do të ishte e dobishme nëse do të krijoheshin kushtet për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara, duke marrë parasysh komunikimin e mirë me Uashingtonin.

Megjithëse tregtia me SHBA-në është aktualisht nën 1% të totalit të këmbimit valutor, ministri sheh potencial për rritje.

Ajo theksoi se globalizimi ka arritur kulmin dhe se bota po shkon drejt formave të reja të bashkëpunimit ekonomik, me fokus në rregulloret, administrimin efikas dhe inovacionin. Paralelisht, ajo paralajmëroi një ribalancim të buxhetit këtë verë, me “mini rishpërndarje” paraprake të mjeteve pas përfundimit të thirrjes publike për komunat./Telegrafi/

The post Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia mund ta shfrytëzojë situatën për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-të appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Qeveria është e përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë e tragjedisë në Koçan

28 March 2025 at 12:36

Qeveria ofron përkrahje maksimale për familjet e viktimave nga zjarri i shkaktuar në Koçan.

Krahas përkrahjes financiare që u sigurua përmes Buxhetit për familjet që kanë të afërmit e tyre që po trajtohen jashtë vendit, fokusi është sigurisht në vazhdimin e përkrahjes në këtë proces, i cili do të jetë afatgjatë. Kështu deklaroi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në programin e hapur humanitar “Kanali 5 dhe Maqedonia për Koçanin”.

“Qeveria ka qenë e përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë. Miratuam vendim me të cilin ridestinuam apo ndamë mjete për familjet e atyre pacientëve që po kurohen jashtë vendit me qëllim që t’u ndihmojmë në këto momente me transportin dhe akomodimin e tyre. Qeveria i ofron përkrahje maksimale edhe Kryqit të Kuq në arkëtimin e mjeteve nga donacionet, sepse është dashur që të reagohet shpejt dhe procesi të jetë sa më efikas”, tha ministrja.

Ajo potencoi se të gjithë pacientët janë nën kujdesin e shtetit dhe se vendi po qëndron pas tyre dhe nuk ka nevojë për mjete të tjera nga ana e familjeve.

“Më tej, ministrja shtoi se përkujdesi nga ana e Qeverisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Nuk mund të dihet paraprakisht se sa mjete do të nevojiten. Fokusi është rikthimi i të gjithë të lënduarve që po trajtohen jashtë vendit dhe natyrisht t’i ndihmohet Koçanit me investime”, theksoi ministrja.

Ajo iu referua edhe kontrolleve që po kryhen dhe theksoi se kjo tragjedi ka treguar në praktikë se ligjet që janë shkruar duhet të respektohen.

The post Dimitrieska-Koçoska: Qeveria është e përkushtuar të ndihmojë që nga dita e parë e tragjedisë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia nuk është më në stagnim, rezultatet e punës sonë janë të dukshme

7 March 2025 at 15:29

“Ekonomia nuk është më në stagnim. Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhëna për disa segmente të aktivitetit ekonomik në Maqedoni përmes të cilave tashmë po fillojnë të shihen rezultate të dukshme të punës sonë”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Ajo theksoi të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, të cilat shënuan ulje të shkallës së papunësisë në nivelin më të ulët historik prej 11.9%, rritje të punësimit në 46.2%, rritje të prodhimit industrial prej 1.4% në muajin janar 2025 dhe rritje të eksportit prej 5%.

“Kjo do të thotë se janë krijuar 13.067 mijë vende të reja pune në nivel vjetor, respektivisht krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, paraqet nxitje ekonomike për të sapopunësuarit dhe një tregues që kompanitë kanë treguar rritje në stimulimin e krijimit të vendeve të reja të punës, me ç’rast kjo është regjistruar edhe në tremujorin e 4-të të vitit 2024, nëpërmjet rritjes së PBB-së prej 3.2%”, theksoi ministrja.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që ky proces të fillojë, ndërsa duke marrë parasysh arritjet e ekonomisë në dy tremujorët e parë të vitit 2024, i rëndësishëm është krijimi i parakushteve për mjedis të sigurt biznesi që ndikon në realizimin e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe standardin më të lartë të jetesës.

“Edhe pse kjo është periudhë e shkurtër e implementimit të politikave tona, të dhënat janë inkurajuese për ne që ta vazhdojmë zbatimin e planit të përcaktuar. Qeveria fokusohet veçanërisht në ekonomi dhe investime, me ç’rast mbi to e bazon progresin real. Ekonomia dhe kompanitë, si dhe të punësuarit, gjithmonë do ta kenë partnere Qeverinë. Siguruam mjete dhe tashmë ka filluar pagesa e tyre financiare nga huaja hungareze për kompanitë vendase, gjë që do të iniciojë investime prej rreth 300 milionë eurove, me të cilat do të hapen vende të reja pune për qytetarët tanë, për të rinjtë që mund ta planifikojnë të ardhmen në vendin e tyre”, theksoi ministrja.

Në konferencën për shtyp, ajo potencoi se me përfshirjen e Maqedonisë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro SEPA janë siguruar përfitime për kompanitë dhe qytetarët, me ç’rast Qeveria krijoi parakushte duke harmonizuar rregullativat e BE-së, ndryshimet e ligjeve, përkatësisht Ligjit të Shërbimeve të Pagesave dhe Sistemeve të Pagesave, si dhe Ligjit të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që ishin kushte për përfshirjen e vendit në SEPA.

“Qytetarët tanë që punojnë jashtë shtetit në një nga vendet e SEPA-s dhe që dërgojnë para në vend, gjatë dërgesës do t’u zvogëlohen dyfish provizionet prej rreth 7% në rreth 3%. Kjo masë paraqet kursim serioz nëse merren parasysh se gati 100 milionë euro dërgohen çdo vit. Ndërsa, kursimet për kompanitë do të ishin edhe më të mëdha, jo vetëm në vlerë por edhe në kohë. Domethënë, pagesa ndërmjet një kompanie nga Maqedonia dhe një nga vendet e SEPA-s do të bëhet për një ditë, ndërsa në raste të caktuara vetëm për disa minuta. Kjo, do ta lehtësojë zhvillimin e biznesit dhe konkurrencën e kompanive maqedonase”, theksoi ministrja e Financave.

The post Dimitrieska-Koçoska: Ekonomia nuk është më në stagnim, rezultatet e punës sonë janë të dukshme appeared first on Telegrafi.

LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska

1 March 2025 at 13:40

Opozitarja LSDM ka kërkuar sërish shkarkimin e ministres së Financave, Gordana Koçoska.

“Ofendimet dhe diskriminimi i Gordana Koçoskës ndaj deputetes Petrovska dhe gjithë grave nuk guxon të bëhen temë e mbyllur”, reagojnë nga LSDM.

Sipas socialdemokratëve, një Ministre që ofendon, diskriminon dhe shkel mbi dinjitetin njerëzor nuk guxon të jetë pjesë e Qeverisë.

“Kërkojmë që Mickoski menjëherë ta shkarkojë Koçoskën. Ajo ka shkelur së paku 9 nene të Kodit Etik të Ministrave. Shkarkimi i  saj është akt drejtësie, akt respekti ndaj çdo gruaje që ka qenë viktimë e diskriminimit. Tani, Mickoski, ti e ke radhën.Do të tregosh guximin për ta shkarkuar Koçoskën? Do të qëndrosh pas vlerave morale ose do të vazhdosh ta mbrosh? A premtoje se secili funksionar që do të gabojë, do të bart përgjegjësi. Trego me vepra ose shkele fjalën edhe një herë. E turpshme është edhe heshtja e Presidentes Gordana Siljanovska. Përse nuk reagon ndaj këtyre ofendimeve dhe diskriminimeve?”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

The post LSDM: Mickoski ta shkarkojë Koçoskën, e turpshme se si po hesht dhe presidentja Siljanovska appeared first on Telegrafi.

LSDM kërkoi dorëheqjen e ministes së financave pas replikave me deputeten Petrovska, Koçoska: Nuk kisha qëllim të ofendojë askënd

28 February 2025 at 19:20

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, deklaroi se tema për incidentin me deputeten e LSDM-së, Slavjanka Petrovska për të ka përfunduar dhe se është e fokusuar në punën e saj.

Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, ministrja theksoi se tashmë ka shprehur keqardhje për gjithë kontekstin.

Sipas saj, populli ka çështje më të rëndësishme. Ajo theksoi se asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të ofendojë askënd, përkundrazi, siç tha “ajo vetë e di këtë, por, tani e luan rolin e viktimës”.

“Për mua tema është e mbyllur, po fokusohem në punën time, për të cilën kam përgjegjësi dhe kam kënaqësinë paralajmëroj një numër rekord të investimeve në Maqedoni. Kjo është arsyeja pse ju pengoj, sepse e bëj punën time me themel, hap pas hapi. Rezultatet janë të qarta dhe të dukshme, ato janë gjithashtu të matshme. Nuk e përjashtoj që të vazhdojnë të më sulmojnë, por edhe kjo është pjesë e punës që kam nderin ta drejtoj, t’i shërbej popullit tim dhe vendit”, tha ajo.

Ministrja tha se reagimet e publikut pasuan pasi “ata u koordinuan për të bërë një temë nga kjo”.

“Pasi u koordinuan, bënë një temë nga kjo. Sepse, siç mund ta kishit konstatuar, derisa po diskutonim në kuvend nuk kishte asnjë reagim, atyre u duhej kohë të riorganizoheshin, të mendonin, të shihnin dhe të defokusoheshin. Por, sigurisht, e përsëris, asnjë fyerje e tjetrit ndaj meje nuk do të më çojë në ofendim dhe hakmarrje me ofendime. E gjithë kjo do të kalojë dhe për mua më e rëndësishmja është të mbetemi njerëzor dhe t’i ndihmojmë njerëzit me aq sa mundem”, theksoi ajo.

Nga Lidhja Socialdemokrate sot kërkuan dorëheqjen e ministres së Financave Gordana Dimitrioska Koçoska për shkak të ofendimeve të bëra ndaj deputetes Slavjanka Petrovska në seancën e djeshme të Kuvendit.

Në konferencën për shtyp para Ministrisë së Financave, deputetja Jovanka Trençevska theksoi se fjalët e ministres nuk janë fyerje vetëm për Petrovskën, por për çdo grua dhe njeri që ndonjëherë është diskriminuar, nënçmuar apo lënduar.

“Kur një ministër në këtë vend guxon të thotë se një grua nuk mund të flasë për familjen vetëm se nuk ka fëmijë, atëherë kjo nuk është thjesht një fyerje. Është sulm ndaj dinjitetit të të gjithëve ne, është arrogancë, është diskriminim, është çnjerëzor. Koçoska dhe DPMNE, në vend që të kërkojnë falje dhe të pranojnë gabimin, vazhduan me sulmet ndaj Slavjanka Petrovskës. Në vend që të tregonin të paktën pak respekt dhe të kërkonin falje njerëzore, ata vendosën ta sulmojnë edhe më shumë Slavjankën, duke e akuzuar atë se luante viktimën”, theksoi Trençevska.

Nga LSDM theksuan se partia në pushtet dhe ministrja nuk i kuptojnë vlerat e shoqërisë moderne dhe dhimbjen nga një raport i tillë, nuk pranojnë gabime, ikin nga përgjegjësia dhe fajësojnë viktimën në vend të autorit.

Paralajmëruan se do të kërkojnë seancë urgjente të Komisionit për diskriminim për të diskutuar për sjelljen e Koçoskës dhe problemin më të gjerë të diskriminimit në institucionet në bazë gjinore.

“Gjithashtu, do të iniciojnë edhe ndryshime ligjore apo kodeks që do të sanksionojë fyerjet diskriminuese dhe gjuhën e urrejtjes në institucione, veçanërisht nga zyrtarët e lartë”, theksuan ata.

Dje në seancën e Kuvendit për pyetje të deputetëve, deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, duke bërë pyetje iu referua deklaratave të fundit të ministres Dimitrieska-Koçoska për çmimet e ushqimeve, si bizelet e konservuara dhe sasinë e qumështit që duhet të konsumojë një familje. Në përgjigje, Dimitrieska-Koçoska e pyeti Petrovskën “bazuar në çka i thua fjalët e nënave që kanë fëmijë dhe nga e di se sa duhet të shpenzojë një familje me më shumë anëtarë?”. “Unë jam nënë e dy djemve dhe e di shumë mirë se sa duhet të shpenzojë një familje prej katër anëtarësh. Dhe më lejoni t’ju theksoj se duhet të kontrolloni në Entin Shtetëror të Statistikës, sipas regjistrimit të fundit që keni bërë, mesatarja e një familje në Maqedoni është tre anëtarë, jo katër”, tha ajo. Kjo pasoi me një sërë reagimesh nga partitë politike, pas së cilës ministrja në Fejsbuk u shpreh se nuk e kishte për qëllim të ofendojë Petrovskën, por se “respekti duhet fituar”.

Dimitrieska-Koçoska shprehu keqardhjen që fjalët e saj janë keqkuptuar. 

The post LSDM kërkoi dorëheqjen e ministes së financave pas replikave me deputeten Petrovska, Koçoska: Nuk kisha qëllim të ofendojë askënd appeared first on Telegrafi.

❌
❌