Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet!

16 June 2025 at 21:38

Teksa ndodhet në burg që prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK, Erion Veliaj duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi. Analisti Enton Abilekaj i ftuar […]

The post A do të lirohet? Abilekaj: Grupi i Veliaj ka influencë në Gjykatën e Lartë, mund të favorizohet! appeared first on BoldNews.al.

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

4 June 2025 at 22:13

Emisioni “Plug” Ndërkohë që politika ishte mbërthyer nga ethet e vitit zgjedhor për Parlamentaret e vitit 2025, diku heshtur, dhe diku publike, po realizohej një tentativë që, nga mënyra, personat e përfshirë dhe përmasat e saj, nuk është asgjë më shumë se sa një puç kushtetues. Në qendër të këtij skenari është rrëmbimi i mandateve […]

The post Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses appeared first on BoldNews.al.

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

By: Ardit
29 May 2025 at 12:41

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenarin për rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, një plan i ideuar prej tij dhe ndonjë kandidati për deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shumë vështirësi të konfirmohet edhe në Parlamentin e ardhshëm. Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e […]

The post Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

By: user 2
29 May 2025 at 11:40

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka hedhur hapin e radhës në skenarin për rrëmbimin e mandateve në Gjykatën Kushtetuese, një plan i ideuar prej tij dhe ndonjë kandidati për deputet nga Partia Socialiste, i cili arriti me shumë vështirësi të konfirmohet edhe në Parlamentin e ardhshëm. 

 

Kësaj radhe, Sadushi ka ndjekur rrugën e përplasjes së drejtëpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese, duke e formalizuar konfliktin me një shkresë që mban datën 12 Maj 2025, vetëm një ditë pasi Partia Socialiste e Edi Ramës mori një mandat parlamentar të fortë dhe të shumë-debatuar. 

 

Në atë shkresë agresive, të publikuar nga “shqiptarja.com”, Sadushi sillet në një pozitat e një zyrtari shumë të shqetësuar se përse Gjykata Kushtetuese nuk po shqyrton me urgjencë çështjen e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues, sipas një kërkese të dërguar më herët nga Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në tekstin e dokumentit, me tone të acaruara, Sadushi shprehet se “mosveprimi në kohë i Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar mandatin e gjyqtarit, emërtesë e Presidentit të Republikës, që duhet të ishte kryer para datës 25 Prill 2025, nuk rezulton të ketë ndonjë justifikim ligjor, aq më tepër kushtetues”. 

Çështja që ka nxitur reagimin e Sadushit lidhet me një kërkesë të Presidentit të Republikës, në 25 Janar 2025, me objekt “Deklarim i mandatit të gjyqtarit kushtetues”, por me bazë ligjore dhe shpjegime të detajuara që lidhen me kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të asaj gjykate.

Në thelb, kërkesa e Presidentit të Republikës i referohet mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, e cila është emëruar në detyrë në dhjetor të vitit 2020 nga paraardhësi i tij në detyrë, Ilir Meta.

Kërkesa e rrëmujshme e Begajt e vuri kreun e Shtetit në një lloj guri shahu të Sadushit. Presidenti kërkonte nga Gjykata Kushtetuese intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të saj, ndërkohë që Kushtetuta i ka të parashikuara qartësisht afatet kohore.  

 

Presidenti Begaj u përfshi me vetëdije në atë “lojë anti-kushtetuese”, ku synohej ndërprerja e menjëhershme e mandatit të Sonila Bejtjas, megjithëse kishte në zyrën e tij dekretin e Presidentit Ilir Meta që emëronte gjyqtare, si plotësuese e vakancës së krijuar nga shkarkimi i gjyqtarit Besnik Muçi.

 

Gjyqtari Muçi u emërua në detyrë për një mandat të plot 9-vjeçar, nga i cili konsumoi vetëm një muaj, pasi u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sonila Bejtja, që plotësoi vakancën e tij, rrjedhimisht u emërua në detyrë për pjesën e pa-ezauruar të gjyqtarit Muçi, pra 8 vjet e 11, deri në nëntor të vitit 2028.

Begaj, megjithëse i kishte në zyrën e tij këto dekrete, sërish tentoi të krijonte një precedent të rrezikshëm kushtetues, duke kërkuar ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja. Por, i bindur se kërkesa e tij ishte anti-kushtetuese, Presidenti tentoi të kamuflonte qëllimin kryesor duke e zgjeruar objektin e kërkesës së tij për në Kushtetuese, duke kërkuar verifikimin e kohëzgjatjes së mandateve për të gjithë gjyqtarët. 

Rastet e kërkesave nga organet e emërtesës (sipas rastit, Presidencë, Kuvend, Gjykata e Lartë) për deklarimin e mandatit të gjykatës kushtetuese shqyrtohen me përparësi. Por, në rastin konkret, baza ligjore e cituar në kërkesën e Presidentit të Republikës i referohet interpretimit në përgjithësi të kohëzgjatjes së mandateve të të gjithë anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, e cila është e detyruar të shqyrtojë kërkesat që i paraqiten vetëm mbi bazën ligjore të kërkuesit, vendosi ta shqyrtojë kërkesën e Presidentit në një procedurë normale.

Në Prill të këtij viti, mbledhja e gjyqtarëve vendosi që kërkesa e Begajt të shqyrtohet në seancë plenare “mbi bazë dokumentash” në Shtator 2025. Në vijim, Gjykata Kushtetuese ftoi Presidentin e Republikës, si palë e interesuar, si edhe Parlamentin dhe Gjykatën e Lartë si “palë të interesuara”, që të shprehin qëndrimet e tyre mbi këtë kërkesë.

Mbi këtë kërkesë proceduriale, kryetari i Gjykatës së Lartë, si “palë e interesuar”, shprehu qëndrimet e tij. 

Dokumenti i dalë nga zyra e Sadushit është publikuar këtë të mërkurë (28 maj 2025) tek “shqiptarja.com”. 

Duke deklaruar se qëndrimi i tij është nisur nga respektimi i parimeve kushtetuese dhe ligjore, megjithatë shkresa e Sokol Sadushit përmban disa non-sense logjike.

Së pari, dhe më e dukshmja, është fakti që kreu i Gjykatës së Lartë shfaqet i revoltuar me Gjykatën Kushtetuese, për një çështje, në të cilën institucioni që drejton është periferik dhe aktori kryesor është Presidenti.

Së dyti, vetë Presidenca nuk duket se ka pretendime për shqyrtimin me urgjencë të kërkesës së saj, duke mos ngritur asnjë pretendim për shqyrtimin e saj në Shtator. Burime nga Presidenca deklaruan se “nuk kanë argumenta shtesë për të paraqitur për këtë çështje”, duke rikonfirmuar se kërkesa e kreut të Shtetit lidhet me intepretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe jo për emra specifikë.

Së treti, terminologjia e përdorur nga Sadushi në shkresën drejtuar Gjykatës Kushtetuese krijon përshtypjen e një raporti epror-vartës, ndërkohë që Kushtetuta i parashikon tërësisht ndryshe.

Së katërti, akuzat e Sokol Sadushit kundër Gjykatës Kushtetuese janë jo-normale dhe janë në kufijtë e shkeljes së rëndë disiplinore, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen e Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. 

Së pesti, siç konstatohet nga dokumenti i publikuar në median e drejtuar nga Carlo Bollino, shkresa është e kryetarit të Gjykatës së Lartë, pra jo e Gjykatës së Lartë. Kjo lë të kuptohet se Sokol Sadushi nuk e ka konsultuar qëndrimin e tij me të gjithë trupën gjyqësore, siç e kërkon Kushtetuta dhe ligji. 

Së gjashti, referuar elementëve teknikë të shkresës së publikuar, si edhe vetë raportimit të “shqiptarja.com”, kuptohet se dokumenti ka burim të vetëm zyrën e Sadushit, duke shkelur në këtë mënyrë parimin e fshehtësisë së akteve që janë objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese. 

Duke i marrë në tërësi këto detaje që krijojnë idenë e shkeljeve, pikëpyetjet kryesore janë se përse Sokol Sadushi e ka marrë përsipër këtë konflikt me Gjykatën Kushtetuese dhe përse ai tregohet kaq i nxituar për ndryshimin e anëtarëve të asaj gjykate.

Përgjigja mund të jetë thjesht dhe vetëm tek emri i Sadushit dhe pozita e tij si kryetar deri në dhjetor të vitit 2025 i Këshillit të Emërimit në Drejtësi (KED), struktura që shqyrton kandidaturat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë mandatit si kryetar i KED-it, të marrë në janar të këtij viti, Sokol Sadushi është përgjegjës për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes në shtator të vitit 2024 së anëtares së emëruar nga Kuvendi, Elsa Toska.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, Sadushi inicioi procedurat për deklarimin e përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila ishte emëruar nga Gjykata e Lartë.

Procedura për largimin e Zaçaj nisi menjëherë sapo Sokol Sadushi u shortua për të qenë kryetar i KED-t për periudhën 1-vjeçare, janar-dhjetor 2025 dhe është ende në zhvillim. 

Si në dy rastet e mëparshme, edhe në shqyrtimin e kërkesës së Presidentit të Republikës, ku synimi duket qartë që është mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, shfaqet sërish emri dhe roli i Sokol Sadushit.

Shkresa e tij nervoze duket qartë se fsheh dëshirën që të ketë në dorë edhe fatin e një mandati të tretë në Gjykatën Kushtetuese.

Tashmë që Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Presidentit Bajram Begaj në shtator, duket se Sokol Sadushi e ka humbur shansin për të qenë vendimtar në atë proces, rrjedhimisht ka humbur edhe qetësinë.

Për momentin, është e paqartë se si do të vendosë Gjykata Kushtetuese për kërkesën e Presidenti mbi verifikimin e afateve të anëtarëve të saj nëpërmjet skemës së ripërtëritjes tre-vjeçare. 

Gjithësesi, Sokol Sadushi ka tentuar prej muajsh që të orientojë vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues dhe, një tentativë është edhe shkresa që ai i drejtoi së fundmi Gjykatës Kuushtetuese. Më herët, ai ka bërë edhe një intepretim publik, në të cilin e përfshin emrin e gjyqtares Bejtja në listën e “mandatëve që ripërtërihen pas 3 viteve”, me synim final largimin e saj të parakohshëm nga detyra. 

Referuar parashikimeve kushtetuese, mandati i gjyqtares Sonila Bejtja nuk përfshihet në “skemën e ripërtëritjes”. Megjithatë, edhe në rastin se gjyqtarët vendosin t’i shkurtojnë mandatin koleges së tyre Bejtja në shtator të këtij viti, sërish Sokol Sadushi duket se do ta humbasë mundësinë për të emëruar zëvendësuesin e saj. Procedurat për plotësimin e vakancave kërkojnë disa muaj kohë, të cilat, në çdo rast, do të tejkalojnë muajin dhjetor 2025, kur Sokol Sadushi përfundon mandatin e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

 

 

The post Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese appeared first on Lapsi.al.

Pazaret e Bushkës për emërimet në Kushtetuese/ PD: Do paditet në SPAK, i përfshirë dhe Sadushi!

18 March 2025 at 12:33

  Partia Demokratike ka paralajmëruar një padi në SPAK në lidhje me atë që e konsideroi si një “puç kushtetuese”, në lidhje me bisedat e publikuara në media ku kryetarja e komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka bën “pazar” me ish-kryetaren e KLGj-së Naureda Llagamin, duke i ofruar mbështetje kësaj të fundit për ta emëruar në […]

The post Pazaret e Bushkës për emërimet në Kushtetuese/ PD: Do paditet në SPAK, i përfshirë dhe Sadushi! appeared first on BoldNews.al.

Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

15 February 2025 at 14:09

Nga Boldnews.al Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, krahas aspektit penal, ka një ndikim të fort edhe në rrafshin politik. Ai është parë prej kohësh si pasuesi i mundshëm i Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste dhe duket se kjo dëshirë “i hëngri kokën”, përballë kryeministrit që ka kontroll absolut mbi forcën politike, […]

The post Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt” appeared first on BoldNews.al.

Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese

13 January 2025 at 15:18

Gjykata e Lartë bëri publike të hënën më 13 janar listën e kandidatëve që kanë paraqitur interes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i mbarimit të kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që janë futur në garë, tre prej tyre, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj janë ish-komisionerë […]

The post Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja

30 December 2024 at 17:56

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi të hënën gjatë një konference për shtyp se nuk kishte asnjë konflikt mes zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, ndërsa shtoi se i gjithë procesi mund të monitorohet. Pas përplasjes […]

The post Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja appeared first on Reporter.al.

“Ulëm stokun e dosjeve”, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Dhamë 7639 vendime

By: Besnik
30 December 2024 at 16:31

Në analizën vjetore për vitin 2024 të punës së gjykatës së lartë, kryetari i saj, Sokol Sadushi theksoi se ka vijuar ulja e dosjeve stok që presin për gjykim.

Problem sipas tij vijojnë të mbeten rekurset në të treja kolegjet që në masën thuajse 80 % nuk kalojnë testin e pranueshmërisë.

“Kjo ulje e ndjeshme e numrit të çështjeve të prapambetura kërkon një volum pune të konsiderueshëm, por edhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA, ka rezultuar i suksesshëm”, u shpreh Sadushi.

“Transparenca mbetet orientim kryesor për Gjykatën e Lartë. Sistemi i drejtësisë bëhet më i aksesueshëm dhe i hapur për qytetarët, jo vetëm përmes vendimeve, por edhe përmes mënyrës se si funksionon dhe i qaset publikut. Gjykata e Lartë cilësohet si institucioni më i hapur dhe më transparent brenda sistemit. Përmes publikimit në kohë reale në faqen zyrtare të vendimeve dhe botimeve të posaçme, si dhe shpërndarjes periodikisht të buletinit informativ elektronik me vendimet më të spikatura, Gjykata e Lartë po synon të bëjë më të mirën e mundshme”, tha ai.

Sadushi tha se për shyqrtimin e çështjeve Gjykata e Lartë ka caktuar si standart parimin e kriterit kronologjik ndërsa ai foli edhe për përplasjen me Gjykatën Kushtetuese si institucion emërtese ku hapi hapur aplikimet për pasuesin e Holta Zaçajt, pavarësisht konstensimit fillestar e më pas tërheqjes së vetë gjyqtares.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ulëm stokun e dosjeve”, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Dhamë 7639 vendime appeared first on Euronews Albania.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Tre objektivat e GJL; ulja e stokut të çështjeve, orientimi i praktikës gjyqësore dhe rritja e transparencës…

By: redi
30 December 2024 at 19:26

Në takimin e fundvitit me gazetarët, kreu i Gjykatës së Lartë në fjalën e tij tha se ku vit ka qenë i ngarkuar me sfida, por edhe me arritje të suksesshme. Për kryetarin e GJL, tre kanë qenë dhe mbeten objektiva të qarta për Gjykatën e Lartë, ku i tregoi edhe se cilat janë. ”Së pari, ulja e stokut të çështjeve, për të cilën Gjykata e Lartë mban rekordin, sepse ka reduktuar në 50%

Source

Sadushi: Reduktim me 50% i çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë

30 December 2024 at 15:05

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Në takimin e fundvitit me gazetarët kreu i Gjykatës së Lartë në fjalën e tij tha se ku vit ka qenë i ngarkuar me sfida, por edhe me arritje të suksesshme.

Sadushi tha se “tri kanë qenë dhe mbeten objektiva të qarta për Gjykatën e Lartë.

Së pari, ai renditi uljen e stokut të çështjeve, për të cilën Gjykata e Lartë mban rekordin, sepse ka reduktuar në 50% numrin e çështjeve të prapambetura, që prisnin shqyrtimin 4 vjet më parë.

Së dyti, sipas Sadushit objektiv ishte orientimi i praktikës gjyqësore në zbatimin e njëjtë të ligjit, ku fokusi kryesor i gjyqtarëve është siguria dhe qëndrueshmëria nëpërmjet vendimmarrjes së përditshme dhe asaj me karakter njësues e zhvillues dhe së treti, rritja e legjitimitetit institucional me orientim pavarësinë, paanshmërinë, efektivitetin, llogaridhënien dhe transparencën.

Sipas Sadushit këto objektiva kanë si qëllim fundor dhënien e drejtësisë së paanshme, profesionale, në kohë sa më të shpejtë, si elementë përbërës të aksesit në drejtësi.

“Puna voluminoze prej 32.393 vendime të dhëna në katër vjet evidenton dukshëm tejkalimin e backlogut, i cili aktualisht është ulur në 18,665 çështje. Kjo ulje e ndjeshme e numrit të çështjeve të prapambetura kërkon një volum pune të konsiderueshëm, por edhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA, ka rezultuar i suksesshëm”, tha Sadushi.

Sadushi tha më tej se për vitin 2024 janë dhënë 7639 vendime gjyqësore, nga të cilët 2875 vendime i përkasin Kolegjit Civil, 2591 vendime të Kolegjit Administrativ dhe 2173 vendime të Kolegjit Penal.

“Për këtë vit janë regjistruar 2448 çështje të reja dhe në këtë shifër duhej të ishte sipas standardit ndërkombëtar edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7639 vendime, ose 3 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar. Gjykata e Lartë ka mbi 3 vjet që tejkalon standardin ndërkombëtar, duke arritur për 2024 një normë të likujdimit të çështjeve prej 312% dhe me një ngarkesë për çdo gjyqtar me një shifër rekord, afro 449 vendime në vit. Të dhëna të tilla dëshmojnë për angazhimin dhe përgjegjshmërinë e lartë të gjyqtarëve, këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ për tu përballur, por edhe për të dalë nga kjo gjendje”, tha Sadushi.

Sidoqoftë, theksoi kreu i Gjykatës së Lartë “përtej numrit të lartë të çështjeve të shqyrtuara, cilësia në drejtim të vendimeve për njësimin, zhvillimin e ndryshimin e praktikës gjyqësore, që garantojnë stabilitet dhe siguri juridike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbetet orientimi kryesor”.

Sadushi gjatë fjalës së tij tha se problem është numri i lartë i rekurseve që nuk kalojnë testin e pranueshmërisë

“E ndarë sipas fushave, nuk e kalojnë këtë test 74% e rekurseve në Kolegjin Civil, 79% në Kolegjin Administrativ dhe 87% në Kolegjin Penal”, tha Sadushi.

Sadushi theksoi se për këtë vit, në çështjet administrative, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 59% të çështjeve (1.100 çështje), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 41% të çështjeve (761 çështje).

“Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 27% të çështjeve (493 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 73% të tyre (1322 çështje)”, tha Sadushi.

Sipas Sadushit “moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin për përfaqësimin, që kryejnë avokatët privat, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria”.

Për Sadushin, transparenca mbetet orientim kryesor për Gjykatën e Lartë.

“Sistemi i drejtësisë bëhet më i aksesueshëm dhe i hapur për qytetarët, jo vetëm përmes vendimeve, por edhe përmes mënyrës se si funksionon dhe i qaset publikut”, tha ai duke shtuar se megjithatë “vazhdimisht kërkojmë mënyra dhe mjete të reja efikase për të realizuar këtë mision”.

“Një prej tyre është Baza e të Dhënave të Vendimeve të Gjykatës së Lartë, një platformë elektronike, e emërtuar JUDIX, që mundëson kërkimin dhe aksesin në vendime. Ky projekt, i mbështetur nga Fondacioni gjerman IRZ, ofron një arkivë elektronike të vendimeve me rëndësi për praktikën gjyqësore, kërkimi i të cilave bëhet nëpërmjet: titullit të vendimit, fjalëve kyçe, bazës ligjore, palëve, gjyqtarit relator, abstraktit të shkurtër të vendimit, etj. Shumë shpejt, sapo arkiva elektronike #JUDIX të plotësohet me një numër të konsiderueshëm vendimesh të 10 viteve të fundit, do të jetë e aksesueshme edhe për publikun e gjerë”, tha Sadushi.

Në rritjen e performancës së Gjykatës së Lartë, theksoi Sadushi ndikim të drejtpërdrejtë ka edhe vendosja dhe ruajtja e marrëdhënieve me institucionet homologe dhe organizatat rajonale e ndërkombëtare.

Gjatë konferencës, Sadushi bëri të ditur se Gjykata e Lartë do të organizojë në Tiranë, në muajin qershor 2025, Konferencën Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Sadushi tha se mesazhi i tij është i qartë “Drejtësia është themeli i shoqërisë dhe ne jemi të vendosur ta bëjmë atë një model, që jep besim, siguri dhe krenari për qytetarët tanë”. /j.p/

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sodol Sadushi, foto: Agim Dobi
1 nga 3

The post Sadushi: Reduktim me 50% i çështjeve të prapambetura në Gjykatën e Lartë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj

23 December 2024 at 18:16

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që të përfundojë mandatin e kryetares së saj, Holta Zaçaj më 10 mars 2025. Në shtjellimin e shkurtuar të vendimmarrjes që u bë me dije të hënën, Gjykata Kushtetuese nuk shprehet se si u arrit në këtë vendim prej shumicës së saj. “Në përfundim Gjykata, me shumicë […]

The post Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj appeared first on Reporter.al.

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

23 December 2024 at 15:33

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj. Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt. Sadushi këmbëngul se mandati i […]

The post Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

By: Ardit
23 December 2024 at 16:19

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj. Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt. Sadushi këmbëngul se mandati i […]

The post Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

By: Ela
16 December 2024 at 21:25

Ne një mbledhje pompoze me pjesmarrjen e të gjithë hierarkëve të drejtësisë së re dhe ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, në pallatin e kongreseve, i është dhënë fund mbylljes së shkallës së parë të procesit të Vettingut. Trupa që ka kaluar në sitë rreth 800 gjykatës dhe prokurorë, në 31 dhjetor mbetet e papunë. […]

The post Kulisat/ Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues appeared first on BoldNews.al.

Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon

12 December 2024 at 19:08

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thirrur të enjten mbledhjen e gjyqtarëve për të vendosur mbi përfundimin e mandatit të saj, pas një përplasjeje me Gjykatën e Lartë mbi afatet. Gjykata Kushtetuese njoftoi se mbledhja e gjyqtarëve nuk arriti në përfundim të enjten dhe vendimi pritet në ditët në vijim. Aftatet e mandatit të […]

The post Zaçaj mbledh Gjykatën Kushtetuese, ndërsa përplasja për mandatin vazhdon appeared first on Reporter.al.

Pse po përplasen Olta Zaçaj me Sokol Sadushin

By: user 2
12 December 2024 at 16:17

Holta Zaçaj është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Sokol Sadushi është kryetar i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë propozon 3 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese; të tjerët propozohen në mënyrë të barabartë nga Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

Sokol Sadushi njoftoi të martën se Holta Zaçajt i mbaron mandati si gjyqtare në 10 mars 2025. Në fakt këtë njoftim duhet ta bënte vetë Holta Zaçaj. Pse? Sepse ligji përcakton që vakancën, pra mbarimin e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, e njofton kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Në këtë rast, Zaçaj për Zaçajn. Por Zaçaj nuk e bëri. Atëherë e bëri Sadushi. Pse? Sepse ligji nuk përcakton se ç’ndodh kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese “çmendet” dhe nuk njofton vakancën. Por Zaçaj nuk është çmendur, ende! Zonja mendon që mandati i saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nuk mbaron kur thotë kryetari i Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, nga ana tjetër, mendon se njoftimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga kryetari i saj është thjesht një akt formal. Kjo situatë quhet “mosmarrëveshje kushtetuese”. Megjithëse konstitucionalistë të ndryshëm mendojnë se kjo historia e Sokol Sadushit është sikur kryetarit të Gjykatës së Apelit t’i shkrepet të thotë se zotit Sadushi i ka mbaruar mandati si kryetar i Gjykatës së Lartë. Me fjalë të tjera, duke qenë në hierarki poshtë Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk mund të iniciojë “mosmarrëveshje kushtetuese”.

“Mosmarrëveshjet kushtetuese” janë megjithatë normale në demokraci. Ato lindin kur dy apo më shumë institucione e interpretojnë në mënyra të ndryshme të njëjtin ligj; interpretimin përfundimtar, – që i jep fund “mosmarrëveshjes kushtetuese”, – e bën… Gjykata Kushtetuese. Nga rasti në fjalë, lind megjithatë një pyetje: A mundet Gjykata Kushtetuese të bëjë interpretimin e një çështje kur në pamje të parë ka konflikt interesi mes anëtarëve të saj dhe çështjes objekt shqyrtimi? Sepse, për rastin konkret, për mandatin e gjyqtares Zaçaj do të duhet të shpreheshin edhe 2 anëtarë të tjerë të gjykatës që kandiduan përballë saj për postin e kryetares dhe, së dyti, – më e rëndësishmja, – përveç mandatit të Holta Zaçajt, në lojë janë edhe mandatet e Sonila Bejtes dhe Elsa Toskës (e dorëhequr). Përgjigja është, po! Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë edhe në rastet e konfliktit të interesit!

Ka të paktën dy precedentë në këtë drejtim. I pari, në 2010. Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për “lustracionin”, edhe pse të paktën kryetari i saj, Fehmiu Abdiu, prekej direkt nga ligji. Precedenti i dytë, ligji për vetingun në 2016. Gjykata Kushtetuese nuk e rrëzoi, vetingu mbeti në fuqi dhe procesit iu nënshtruan të gjithë anëtarët e Gjykatës; kjo, edhe pas një mendimi konsultativ të Komisionit të Venecias. Ironi e fatit: Ligji për vetingun i 2016-ës pastroi krejt Gjykatën Kushtetuese nga anëtarët e saj dhe poshtëroi me sadizëm kryetarin Bashkim Dedja për një apartament “të qelbur” 60m², ndërkohë që ligji për “lustracionin” i 2010-ës do të prekte vetëm ndonjë anëtar të gjykatës.

Pavarësisht precedentëve, zonja Zaçaj zgjodhi që t’i kërkojë mendim Amicus Curiae edhe një herë për të disatën herë Komisionit të Venecias, organ këshillimor për çështje kushtetuese i Këshillit të Evropës. Nuk di a ka ndonjë vend anëtar të Këshillit të Evropës që mund t’i ketë kërkuar më shumë mendim “Venecias” se sa Shqipëria që prej anëtarësimit të saj në 1995?

Loja politike me mandatet te “Kushtetuesja”

Më herët ka pasur një debat të madh se kur fillon mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese: Në momentin e mbarimit të mandatit të anëtarit pararendës, pra krijimi i vakancës, apo kur anëtari i ri merr detyrën? Është një çmenduri e vërtetë vetëm ta shtrosh si pyetje, por ja që është shtruar. Në fund duket se ka mbizotëruar logjika: Mandati fillon me marrjen e detyrës! Dhe detyra merret pasi bëhet betimi te Presidenti i Republikës (neni 129 i Kushtetutës). Sa zgjat mandati? Normalisht 9 vjet. Pra, dita e betimit + 9 vjet. Dmth. 365 ditë x 9. Pikë! Aritmetikë e thjeshtë. Rasti i zonjës Zaçaj dhe i një tjetri, – Sandër Becit – janë pak më specifikë.

Në verën e vitit 2016, gjatë ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi, u vendos që Gjykata Kushtetuese të përtërihej çdo 3 vjet me një të tretën e saj, pra me 3 anëtarë. Dhe me dispozita kalimtare në Kushtetutë u përcaktua edhe një kalendar, sipas të cilit ai që do të pasonte gjyqtarin të cilit i mbaronte mandati në vitin 2017, do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2025. Kurse ai që do të zëvendësonte gjyqtarin mandati i cilit mbaronte në vitin 2020, do të qëndronte në detyrë deri në vitin 2028. Gjithë gjyqtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese do të bënin mandat të plotë 9 vjeçar (neni 179.3 i Kushtetutës). Kaq thotë Kushtetuta. Asnjë fjalë më tepër!

Gjyqtarja të cilës i mbaroi mandati në 10 mars 2017 ishte Vitore Tusha; pasuesja e saj, Holta Zaçaj. Por Holta Zaçaj u betua vetëm më 25 janar 2023. Çfarë ndodhi ndërkohë? Zonja Tusha qëndroi në detyrë për shumë vite pas mbarimit të mandatit. Pse? Sepse kështu e thotë Kushtetuta: Anëtari të cilit i ka mbaruar mandati rri në detyrë derisa të vijë pasardhësi. Kjo bëhet që gjykata të mund të funksionojë. Mirëpo procedura e emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese mund të marrë kohë. Aq më shumë mori kohë ky proces gjatë spastrimeve masive të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga vetingu.

Debati tani është se kur në vitin 2025 mbaron mandati i zonjës Zaçaj? Ajo vetë, në aplikimet që ka bërë në Gjykatën e Lartë si organ emërtese për t’u emëruar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese, ka firmosur si afat datën 10 mars 2025, të cilën Gjykata e Lartë (Sokol Sadushi) e ka nxjerrë sipas datës së mbarimit tetë vjet më parë të mandatit të Vitore Tushajt. Dhe, në njoftimin për shtyp të martën për mbarimin e mandatit të Holta Zaçajt, Sokol Sadushi ia thotë me një këmbëngulje cinike mese një herë që, ti moj zonjë ke firmosur me dorën tënde që mandati të mbaron në 10 mars 2025!

Mirëpo ky interpretim nuk gjendet kurrkund as në Kushtetutë, as në ligje! Madje edhe vetë vendimi i Gjykatës së Lartë për emërimin e zonjës Zaçaj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nuk ka një datë, por ka vetëm vitin 2025.

Holta Zaçaj, këtë herë nga pozitat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe jo të aplikantes dosja e së cilës kalon nëpër duart e të tretëve, bën një interpretim bazuar në nenin 148 të Kodit të Procedurës Civile mbi përllogaritjen e afateve, për të thënë se mandati i saj mbaron në ditën e fundit të muajit të fundit të vitit 2025. Për shumë juristë, ky arsyetim qëndron. Por nuk mund të mohosh që ky është një lexim me dy standarde i kohëzgjatjes së mandatit nga vetë zonja Zaçaj. Pse e lexoi ndryshe herën e parë? Dy arsye janë:

Ose, aq dinte, aq bëri; dhe vetëm kur u bë anëtare, – e më pas kryetare, – e Gjykatës Kushtetuese, pati një tjetër lexim më profesional për ligjin;

Ose i bëri copy/paste formulimit të një njoftimi punësimi të Gjykatës së Lartë, që të mos e s’kualifikonin për “mospërdorim të gjuhës së njoftimit”.

Dikush mund të thotë: Po mirë, ç’punë prishin nëntë muaj më herët nga nëntë muaj më vonë për një individ?

Problemi, akoma edhe më kushtetues, duket se lidhet me dy mandatet e tjera që do të duhet të respektonin përtëritjen e Gjykatës me një të tretën. Kush janë ata? Dispozitat kalimtare flasin vetëm për 2 individë: Të identifikuar njëri si Holta Zaçaj dhe tjetri si Sandër Beci (detyrë e marrë në 2020 deri në 2028). Por përtëritja nuk sigurohet.

Këtu interpretimet vërshojnë lumë. Elsa Toska, e zgjedhur me mandat 9 vjeçar, dha dorëheqjen në shtator, por po rri në detyrë deri sa të vijë pasardhësi. Kushdo që do ta zëvendësojë atë, do të përfundojë mandatin e saj dhe nuk do të fillojë një të ri.

Sonila Bejtes (vazhdim mandati i Besnik Muçit, i dorëhequr), i ka dalë emri si një nga tre personat që duhet të sigurojnë përtëritjen e gjykatës me një të tretën e anëtarëve të saj. Ndërkohë zonja po vazhdon një mandat 9 vjeçar të filluar nga Besnik Muçi në 2019, që duhet të mbarojë në 2028! Hiq Holta Zaçajn, që debatin e ka me Sokol Sadushin vetëm nëse largohet në 10 mars apo në 31 dhjetor, si del që dy zonjat e tjera, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, duhet të largohen edhe ato në 2025, për të siguruar përtëritjen me një të tretën e gjykatës? Nëse bëjmë një veprim aritmetikor dhe vitit 2025 i heqim 9 vjet mandat, rezultati në çon mbrapsht në vitin 2016, kur u krijuan vakancat për këto dy pozicione. Por në këtë mënyrë rikthehemi përsëri te debati idiot nëse mandati fillon kur merr detyrën apo kur krijohet vakanca?

Nga letra që Holta Zaçaj, si kryetare e Gjykatës Kushtetuese, i ka dërguar Komisionit të Venecias, sheh që ajo kërkon një interpretim pikërisht për këtë kontradiktë kushtetuese mes dispozitave që kërkojnë përtëritjen periodike të Gjykatës Kushtetuese çdo 3 vjet me 3 anëtarë dhe garantimin e kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit kushtetues si garanci për pavarësinë e tij.

Është e qartë që radha e përtëritjes është prishur nga vonesat e gjata në plotësimin vakancave që vetingu krijoi në vetë Gjykatën Kushtetuese. Të kërkosh tani ta zbatosh atë në dëm të mandatit kushtetues të një gjyqtari kushtetues, do të ishte një akt thelbësisht antikushtetues edhe për një vend si Shqipëria, që të kujton personazhin e Satinës (Nicole Kidman) te “Moulin Rouge” i Baz Luhrmann, kur Harold Zidler, impresario i kabaresë, i tha: Shfaqja duhet të vazhdojë Satinë. Ne jemi krijesa të nëntokës. Dashuria është luks për ne!

Çfarë e motivon Sokol Sadushin?

Ky është terren për spekulime. Dhe spekulimi i parë fillon me fjalinë: Pas Sokol Sadushit janë amerikanët!

Fakt publik: Kryetari Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2025.

Ky KED-i është si një apandisit. Një organ që edhe po e hoqe, jeta vazhdon për bukuri! KED-i zgjidhet çdo vit, – sepse aq e ka mandatin, një vjeçar, – me një short me gogla në Presidencë, që i ngjan atij të Telebingos, por për të cilin Presidenca kërkon lidhje direkte në emër të transparencës, çka në fakt përfaqëson vetëm një nga të rrallat raste që edhe Presidenti të “bëjë ndonjë punë” e, për rrjedhojë, të dalë në televizor.

Mirëpo KED-i bën vlerësimin e kritereve profesionale dhe morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Me fjalë të tjera, nëse Holta Zaçajt i mbaron mandati jo në 10 mars, por në 31 dhjetor, kandidaturën e re do ta shqyrtojë KED-i i 2026 dhe jo ky i 2025-ës ku Sokol Sadushi është kryetar. Por nëse Holta Zaçaj, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja largohen nga Gjykata Kushtetuese në 2025 për të siguruar përtëritjen e saj me një të tretën e anëtarëve, 3 anëtarët e rinj do të kalojnë përmes Sokol Sadushit. Ky është fakt. Spekulimi pastaj që bën politika është që emrit të këtij të fundit i shtojnë edhe emrin e Fatmir Xhafajt, “babait” të reformës në drejtësi.

Nga Gjykata Kushtetuese bërtasin me zë të shuar për një puç të Sokol Sadushit dhe janë në kërkim të aleatëve për të mbrojtur jo vetëm nëntë muajt e Holta Zaçajt, por sidomos Sonila Bejten dhe Elsa Toskën (pasuesin). Të vështirë e kanë të gjejnë aleatë në këto kohë, pas disa vendimeve skandaloze të Gjykatës Kushtetuese, që maskohen me termin “komplekse”. Po ashtu të njëjtat burime nga Gjykata Kushtetuese nuk e lidhin vendimin e zotit Sadushi për të përzënë Holta Zaçajn me kërkesën e Holta Zaçajt për “Venecian” për mandatin e deputetes Xhaçka. Por në politikë nuk ka rastësi! Dhe të besosh të kundërtën, është naivitet!

The post Pse po përplasen Olta Zaçaj me Sokol Sadushin appeared first on Lapsi.al.

“Trashëgimia Dvorani”/ Si ta kuptojmë përplasjen Holta Zaçaj-Sokol Sadushi

11 December 2024 at 13:01

Nga Boldnews.al Ditët e fundit doli në sipërfaqe një përplasje shumë e fortë mes kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Në thelb të kësaj “lufte” qëndron afati i mandatit të Zaçes, e emëruar si gjyqtare kushtetuese nga Gjykata e Lartë. Sadushi, si kreu i institucionit që ka […]

The post “Trashëgimia Dvorani”/ Si ta kuptojmë përplasjen Holta Zaçaj-Sokol Sadushi appeared first on BoldNews.al.

Zëri i Amerikës: Kushtetuesja, Zaçaj tentoi shtyrjen e mandatit të vet, Gjykata e e Lartë shpall vakancën

11 December 2024 at 13:31
Në Shqipëri, Gjykata e Lartë njoftoi sot hapjen e procedurës për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9 vjeçar, i cili duhet të zëvendësojë kryetaren aktuale të kësaj gjykate, Holta Zaçajn. Vendimi i Gjykatës së Lartë, vjen një ditë pasi zonja Zaçaj, bëri të ditur
❌
❌