Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Fatmir Xhafaj paralajmëron ‘reformë të re’ në drejtësi në shtator

24 July 2025 at 16:56

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc […]

The post Fatmir Xhafaj paralajmëron ‘reformë të re’ në drejtësi në shtator appeared first on Reporter.al.

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

By: Oldi
24 July 2025 at 17:09

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc […]

The post Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Xhafaj përplaset me SPAK?/ Kreu i komisionit: Gabuan me bojkotin! Zgjatja e mandatit? Përgjigjen do e marrin në shtator

By: xhir jeta
24 July 2025 at 15:00

Kryetari i Komisionit të Posacëm Antikorrupsin, Fatmir Xhafaj, mohoi zërat se nëpërmjet tij është tentuar të dublohet puna e organeve të drejtësisë.

Në asnjë paragraf të dokumentit prej 700 faqesh thotë Xhafaj, nuk asnjë ndërhyrje apo rishikim që mund të preke reformen në drejtësi, por ky dokument I shërben luftës kundër korrupsionit, edhe në përmbushje të detyrimeve që vijnë nga Bashkimi Europian në procesin e negociatave.

“Komisioni nuk u ngrit për të dublikuar punën e SPAK, ma gjeni një moment në gjetje edhe më thoni dhe dal jua sqaroj unë. E gjithe ca është thënë është një fortunë në gotë”

Xhafaj tha se institucionëve të drejtësisë nuk iu kërkua të merrnin pjesë në komision por të bënin ata një analizë të detajuar mbi punën e tyre dhe rekomandimet tja përcillnin kuvendit.  Por  nuk e fsheh nevojën për një analizë të thellë të punës së këtyre institucioneve, me nisjen e legjislatures se re.

“Po behet gati 10 vite nga ndryshimet kushtetuese, duhet te pare efektiviteti qe kane patur. Janë vetë ata që kanë sjellë 150 amandamente për ndryshim. Kush i bën këto, a i bën Kuvendi? Ne u thamë merrini këto, diskutojni së bashku dhe na thoni se çfarë kërkojeni. Ne ua dhamë këtë kompetencë, ua dhamë këtë shans e mundësi. Do e them sinqerisht, ata humbën një shans shumë të mirë, për të bërë analizën për punën e tyre dhe për të diskutuar dhe kaoluar ato amendamente që donin”

Megjithatë, Xhafaj nuk e fsheh shijen e hidhur që i ka lënë mungesa në komision e institucioneve të drejtësisë, specifikisht SPAK dhe GJKKO. Dhe kur pyetet për zgjatjen e mandatit të kreut të SPAK, jep këtë përgjigje:

“Deri më sot nuk kam parë argumenta, duhet që të ketë një diskutim. Diskutimi duhej të bëhej brenda institucioneve të drejtësisë. Në legjislaturën e re kur të bëhet konsolidimi i reformës në drejtësi do të ketë një qëndrim.”

 

Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumentet e Komisionit Antikorrupsion: Plan kombëtar veprimi që i shërben dhe negociatave

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri sot në një konferencë për mediet një bilanc të punës në përmbyllje të mandatit të veprimtarisë së këtij komisioni.

Xhafaj theksoi se ky Komision i Posaçëm Antikorrupsion e ka përmbushur qëllimin e ngritjes së tij ndonëse pati një mandat të kufizuar me vetëm 14 muaj dhe me periudhën elektorale në mes.

Xhafaj u shpreh se janë hartuar dy dokumente të rëndësishme kombëtare gjatë kohës së punës së komisionit.

I pari është dokumenti analitik me 700 faqe dhe i dyti plani kombëtar i veprimit që do i shërbejnë dhe qëllimit për negociatat e Shqipërisë me BE dhe integrimin e vendit, ku përfshihet përmirësimi i mëtejshëm i punës në luftën antikorrupsion.

“Komisioni me dokumentat e hartuara dhe të miratuara adresoi një sërë problematikash dhe vendosi piketa të qarta aq të domosdoshme për përballjen me 3 sfida kyç të zhvillimit, Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit, thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës. Ashtu si dhe nga ana tjetër përmes këtyre dokumenteve qartësoi përgjegjësitë për një rol më aktiv të Kuvendit në procesin e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE dhe reformimin e vetë Kuvendit, nisur kjo edhe nga konteksti i zhvillimeve të integrimit europian të Shqipërisë dhe reflektimet ligjore dhe institucionale me sfidat në kuadër të këtij procesi”, tha Xhafaj, duke theksuar gjithashtu se metodologjia e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, është një ndër më të plotat dhe më të qartat për të garantuar transparencën, gjithëpërfshirjen dhe profesionalizmin.

Kuvendi tha ai, këtë përvojë të krijuar, këtë model tashmë të realizuar, mund ta aplikojë në të gjitha proceset e tjera të ngjashme, në përmbushje edhe të rekomandimeve të vazhdueshme për këtë aspekt në raportet e Progresit të KE-së.

“Gjithë ky proces i ndërtuar është mbështetur dhe ka garantuar 4 parime themelore që janë gjithëpërfshirja, transparenca, profesionalizmi dhe standardet më të mira ndërkombëtare. Synimi kryesor i komisionit ka qenë dhe besoj se ia kemi arritur përmes metodologjisë së zbatuar që i gjithë ky proces në vetvete dhe veçanërisht dokumentet që janë hartuar së bashku me propozimet përkatëse të garantojnë standarde evropiane si dhe reflektimin në praktikat më të mira të vendeve të BE-së si dhe të jenë në përputhje të plotë me rekomandimet e BE dhe kriteret për pozicionet negociuese”, tha Xhafaj.

Duke folur për ndikimin e punës së bërë në këtë komision nga rreth 119 ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ai përmendi disa nga arritjet, të cilat i çmon si vlera dhe risi të këtij procesi kompleks.

“Për herë të dytë në këto 10 vite, Kuvendi i Shqipërisë u shndërrua në hapësirën kushtetuese e institucionale për realizimin e një tjetër reforme shtetndërtuese që synon konsolidimin e shtetit të së drejtës por që i shërben edhe procesit të anëtarësimit për Shqipërinë 2030 në BE. Vështirë të gjeni një shembull të dytë, në rajon dhe më gjerë, të ndërmarrjes me iniciativë nga vende kandidate për BE, të projekteve të tilla kaq komplekse, përfshirëse dhe me ambicien e fortë për ndryshim”, tha Xhafaj.

“Përfshirje e gjerë e të gjithë faktorëve kyç të shoqërisë. Kjo e bën këtë një projekt kompleks për nga koordinimi dhe realizimi, por që përbën njëherësh edhe një model se si duhet të ndërtohen reforma të tilla duke shkuar nga analiza e situatës, te identifikimi i gjetjeve dhe adresimin e masave për zgjidhje, te procesi ligjvënës, dhe pastaj te zbatimi e monitorimi”, shtoi ai.

Xhafaj nënvizoi se, “ky proces ishte një kontribut tjetër me vlerë edhe në një aspekt tjetër me rëndësi lidhur me integrimin dhe imazhin e vendit. Një dëshmi e rritjes së vendit e institucioneve të tij edhe në një këndvështrim tjetër duke provuar se tashmë ne kemi kapacitetet për të ndërmarrë hapa të tilla, që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajën t’i ndërmarrin”.

“Ne hartuam dhe miratuam një analizë, një Dokument Analitik prej rreth 700 faqesh, i pari dokument i këtij lloji që mban autorësinë e ekspertizës shqiptare. Analiza bën një skanim të situatës aktuale në 3 fushat, mbështetur në raportet përkatëse zyrtare të viteve të fundit, vendase dhe ndërkombëtare dhe kryesisht në gjetjet, vlerësimet, problematikat dhe rekomandimet e Raporteve të BE dhe dokumenteve ku shteti shqiptar ka shprehur angazhimet e tij në kuadër të procesit të integrimit”, shtoi Xhafaj.

“Plani Kombëtar i Veprimit përbën një tjetër vlerë dhe risi të këtij procesi. Ai është një dokument unik i këtij lloji në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë gjatë këtyre dekadave të demokracisë parlamentare në vendin tonë”, theksoi ai.

“Ky proces nuk mund të konsiderohej i plotë, pa realizimin e një procesi intensiv të konsultimit publik për të gjitha fazat e hartimit të dy dokumenteve”, tha Xhafaj, teksa përmendi 11 tryeza debati dhe diskutimi, 8 forume dialogu qytetar; 2 konferenca të nivelit të lartë për prezantimin e Analizës dhe Planit Kombëtar të Veprimit etj.

Përgjatë këtyre 14 muajve, tha më tej Xhafaj, komisioni ka përmbyllur dy fazat e para të tij dhe i ka dorëzuar Kuvendit dy dokumente parlamentare bazë: Dokumenti Analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit. Ai shpjegoi përmbajtjen e këtyre dokumenteve.

“Dokumenti Analitik për të tre fushat; Mirëqeverisja, Antikorrupsioni dhe Sundimi i Ligjit, është një dokument me 709 faqe dhe trajton të gjitha aspektet në 18 kapituj. Struktura e analizës është e organizuar në mënyrë të tillë që për çdo çështje të ofrohet një pasqyrë e situatës aktuale, duke shqyrtuar masat ligjore dhe institucionale të zbatuara. Për përgatitjen e kësaj analize, Ekspertët e Nivelit të Lartë kanë skanuar dhe analizuar mbi 15.000 faqe dokumente, analiza e raporte të ndryshme. Plani Kombëtar i Veprimit është një dokument që përcakton masa konkrete, horizontale dhe sektoriale, të cilat synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kuvendit, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë BE. Plani kombëtar i veprimit përmban 56 fusha tematike të cilat adresojnë çështjet kryesore me 238 masa konkrete, nga të cilat 78 janë nisma ligjore dhe 160 masa institucionale. Këto janë dy dokumente të rëndësishëm parlamentar, produkt i punës së komisionit. Ndërkohë që kemi hapur rrugën edhe për zbatimin e masave ligjore dhe institucionale të parashikuara në Planin Kombëtar të Veprimit. Ashtu siç bëmë jo më larg se dje në diskutimin dhe konsultimin publik të dy projektligjeve si masa institucionale të propozuara në Planin Kombëtar të veprimit të shtyllës antikorrupsion dhe siç do bëjmë me procesin që pason. Dokumenti Analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit të miratuar e të publikuar në faqen e komisionit, përbëjnë dokumente parlamentare me rëndësi dhe janë pjesë e përgjegjësive dhe angazhimit të strukturave të Kuvendit në fushat respektive”, tha Xhafaj.

Sa i përket të ardhmes së veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj tha se, bazuar edhe në diskutimet e deritanishme, mbështetur në Rezolutën e Kuvendit, por edhe në masat e propozuara në Planin Kombëtar të Veprimit, është e nevojshme që një Komision ose një nënkomision parlamentar i përhershëm ose një strukturë në nivel institucional që do gjykohet nga Parlamenti, të vijojë veprimtarinë e tij.

“Kjo për të vijuar me fazën e tretë të hartimit dhe miratimit të projektligjeve të identifikuara si masa nga Plani Kombëtar i Veprimit si pjesë e listës prioritare të ligjeve ashtu si dhe me vijimin e punës për realizimin e detyrës për kapitullin “III.3 – Konsolidimi i reformës në drejtësi”.  Dokumenti analitik e veçanërisht Plani Kombëtar i Veprimit bashkëngjitur janë dokumente parlamentare me vlera të shumanshme, efekti shumë pozitiv i të cilave do të përcaktohet nga shkalla e angazhimit për zbatimin e tij nga Kuvendi dhe strukturat e tij në legjislaturën e ardhshme 2025 – 2029 në funksion të ambicies sonë legjitime, Shqipëria 2030 në BE”, tha Xhafaj teksa në përfundim falënderoi kolegët deputetë pjesëmarrës në këtë komision, Grupin e Ekspertëve të Nivelit të Lartë, Sekretariatin Teknik, stafin e Kuvendit dhe të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë aktivisht në proceset e konsultimit dhe diskutimit, vendas dhe ndërkombëtar, përfaqësues të institucioneve publike, institucioneve të pavarura, shoqërisë civile, botën akademike, komuniteti i biznesit, qytetarë, që janë angazhuar në këtë proces dhe natyrisht gazetarët e lirë të medias që kanë përcjellë mbledhjet dhe janë përpjekur të pasqyrojnë me realizëm punën që është bërë”.

/gj.m/j.p/

The post Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumentet e Komisionit Antikorrupsion: Plan kombëtar veprimi që i shërben dhe negociatave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi i partive politike, Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

By: redi
23 July 2025 at 20:30

Në kuadër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit është zhvilluar sot në Kuvend një tryezë konsultimi për projektligjin “Për financimin e partive politike”. Ekspertë të Nivelit të Lartë të atashuar pranë këtij komisioni, përfaqësues të institucioneve publike, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe partnerëve ndërkombëtarë…

Source

Before yesterdayMain stream

Konsultime për draftprojektligjin e financimit të partive politike, Xhafaj: Duhet të ruajmë standardet më të mira

TIRANË, 23 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj vlerësoi sot rëndësinë e hartimit të një drafti lidhur me çështjen e financimit të partive politike.

Gjatë një tryeze konsultimi të draftit paraprak të projektligjit “Për financimin e partive politike”, Xhafaj tha se kjo mbetet një çështje tejet e rëndësishme pasi lidhet me shtyllën antikorrupsion dhe është përcaktuar si prioritet në Planin e Veprimit.

Kjo, sipas tij, përkon njëkohësisht edhe me disa detyrime që ka Shqipëria në kuadrin e procesit të negociatave.

“Ky draft është kusht i përcaktuar nga BE, që do të duhet të jetë në listën e projekt-akteve që janë detyrim i shtetit shqiptar për t’u hartuar dhe miratuar”, tha Xhafaj, ndërsa pranoi se kjo është një vendimmarrje e vështirë.

Xhafaj nënvizoi se ky është një projekt shumë i vështirë, edhe për shkak se eksperienca është minimaliste dhe interesat në këtë aspekt janë shumë të forta.

“Këtu subjekte të drejtpërdrejta janë partitë politike. Por edhe për shkak të disa praktikave jo të shëndetshme që mendohen ose perceptohen që janë të pranishme sidomos kur bëhet fjalë për financimin e fushatave zgjedhore. Por ne nuk duam ta shohim çështjen e financimit vetëm në aspektin zgjedhor, por duam ta shohim shumë më gjerë”, shtoi Xhafaj.

Dilema, sipas tij, ka të bëjë me faktin nëse do të duhet të bëhen ndryshime në kuadrin ligjor ekzistues që ka vendi, apo të bëhet një ligj i ri që është i dedikuar vetëm për financimin e partive politike.

“Natyrisht edhe ne kemi këndvështrimet tona të cilat janë të diskutueshme, të debatueshme dhe kjo është arsyeja kryesore që ne kërkuam të kemi këtë tryezë sot për të tërhequr mendime nga ky auditor dhe në vijimësi edhe nga ekspertët ndërkombëtarë”, tha Xhafaj.

Sipas tij, “Bashkimi Europian ja ka deleguar Këshillit të Europës përgjegjësinë për të na asistuar edhe për shkak të eksperiencës të dedikuar dhe ekspertizës shumë të mirë që ka Këshilli i Europës në në këtë fushë”.

“Ndaj do të duhet të hartojmë një draft paraprak për ta parë me këtë ekspertizë. Ne do shohim se cila është më e përshtatshme, një ligj i posaçëm, i dedikuar për këtë çështje apo një amendim i legjislacionit ekzistues. Pasi të kemi zgjidhur këtë vendimmarrje do të kalojmë në hartimin e draftit. Më e rëndësishmja është të bëjmë diçka me standardet më të mira”, shtoi ai.

/m.m/j.p/

The post Konsultime për draftprojektligjin e financimit të partive politike, Xhafaj: Duhet të ruajmë standardet më të mira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen

By: user 6
10 July 2025 at 21:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervis Salianji, i cili kaloi 9 muaj për çështjen “Babale”, është rikthyer në skenën publike politike pas lirimit. Ai ishte i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ku bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke treguar se çështja ndaj tij ishte e fabrikuar politikisht.

“Është rasti i parë që Edi Rama, për një çështje ligjore, ka folur edhe para. Më ka thënë tre herë në parlament: ‘Do ta shohësh ti’. Ku e dinte ai? Një ditë nuk e dija unë vetë që kisha gjyq, e dinte Edi Rama, ma tha në parlament”, deklaroi Salianji.

Ai tha se Rama ka ndikuar para, gjatë dhe pas procesit gjyqësor. Sipas tij, gjithçka ka qenë e dirigjuar në mënyrë të qëllimshme për ta dëmtuar politikisht.

“Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor dhe e ka nxitur këtë çështje. Ai nuk dha dorëheqje pa u mbyllur dosja ndaj meje. Qëndroi ministër derisa i përdori të gjithë – drejtorin e përgjithshëm, drejtorët e Fierit, nëndrejtorët – dhe vetëm pasi mendoi se e kishte mbyllur çështjen, dha dorëheqjen”, theksoi ish-deputeti.

Salianji shtoi se nuk ka qenë prokuroria që ka hetuar rastin e tij, por ka vepruar mbi bazën e kallëzimit të një trafikanti. “Unë kam bërë burg për shkak të kallëzimit të një trafikanti. Nuk ka hetim nga prokuroria – kallëzimin e ka bërë trafikanti”, tha ai.

Duke komentuar masën e dënimit dhe ndalimin për të ushtruar funksione publike për pesë vite, Salianji theksoi se qëllimi ka qenë ta mbajnë jashtë garës elektorale. “E bënë një vit burg që të kishin kohë të më ndalonin nga kandidimi, të më hiqnin mandatin për shkak të formës së prerë të vendimit. E gjitha ishte politike, për të më mbajtur jashtë zgjedhjeve. Kishte dimensione të tjera, siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën”, u shpreh ai.

Më tej, Salianji e cilësoi vendimin si “një dënim kot”, dhe theksoi se ai mbetet një aktor aktiv në terren, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar nga jeta politike.

“E bënë 1 vit, që të ketë mundësi që për shkak të dënimit të formës së prerë të humb mandatin dhe mos kandidoj në zgjedhjet që ishin, sepse sido të jetë unë jam njeri aktiv në terren etj., pra kishte dimensione të tjera, ashtu siç mendon çdo autokrat që frikën e ka gjithë kohën, pavarësisht se nuk ka zgjedhje, por frikën e ka dhe fillon kufizon të gjithë elementët që të jetë i sigurt dhe ta bëjë 0 mundësinë e ndryshimit nëpërmjet votës” – tha Salianji. /LAPSI.al

The post Salianji: Xhafaj mbylli çështjen time pastaj dha dorëheqjen appeared first on Lapsi.al.

“Për çështjen time në publik foli Rama, ndërsa Xhafaj përfitoi”, Salianji flet për periudhën e kaluar në burg: Kam bërë shokë, e kaloja ditën me …

By: M C
10 July 2025 at 21:27

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u shpreh sot se kryeministri Edi Rama ishte ai që fliste në publik për çështjen ndaj tij, ndërsa ish-ministri Fatmir Xhafaj ishte personi që përfitoi.

Salianji u shpreh në emisionin “ÇIM PEKA Live” në Syri Tv se dënimi i tij u dha më qëllimin e vetëm për ta mbajtur larg zgjedhjeve. I pyetur nëse ka bërë shokë gjatë qëndrimit në qeli, Salianji tha se po, ndërsa foli më tej sesi e kalonte ditën në burg.

Ai u shpreh orët e tij brenda në qeli kalonin duke lexuar dhe shkruar, ku theksoi se ka mbajtur edhe shënime për dosjen e tij. Salianji tha gjithashtu se ka ndjekur mediat, ndërsa shtoi se një pjesë të madhe të kohës e zinin takimet me kolegët deputetë dhe gazetarët.

Pjesë nga intervista:

Salianji: Nuk di ta them nëse vendimin për dënimin tim e mori Fatmir Xhafaj apo Edi Rama. Por në publik ka fol Edi Rama, Fatmir Xhafaj është përfituesi kryesor nga kjo çështje. E dha dorëheqjen pasi e rregulloi çështjen. Këto kanë dashur tmë lënë larg zgjedhjeve. As leje nuk me jepnin. E bënë vendim të formës së prerë dhe humba zgjedhjet. Frikën e ka autokrati edhe kur nuk ka zgjedhje. Kam qëndruar në një ambient ku ka rrezikshmëri më të lartë, në Parlament. Ka hallexhinj që bëjnë burg kot, janë dënuar për gjëra kot. Cilido qytetar që përfundon në ato dyer, janë edhe për kalkulime të caktuara elektorale. Ka më shumë se 50 mijë përdorues të Sky ECC, ndërsa në burg janë jo më shumë se 15 ose 20 njerëz.

Pyetje: A ka Ervin Salianji shok në burgun e Fierit?

Salianji: Po sigurisht

Pyetje: Si ishte dita e Evin Salianjit në burg?

Salianji: Orët janë të gjata padyshim. Kam bërë një organizim të kohës duke lexuar dhe duke shkruar apo mbajtur shënime nga dosja. I jam kthyer disa aktiviteteve që nuk i bëja prej 15 vitesh, si futbolli apo palestra. Kam ndjekur dhe mediat se aty lejohen televizorët. Një pjesë e madhe ka qenë dhe takimet më kolegët deputetë dhe gazetarët. Nga kolëgët kanë qenë të gjithë.

The post “Për çështjen time në publik foli Rama, ndërsa Xhafaj përfitoi”, Salianji flet për periudhën e kaluar në burg: Kam bërë shokë, e kaloja ditën me … appeared first on Albeu.com.

Xhafaj-opozitës: Reforma në drejtësi e paprekshme, të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE

By: V K
19 June 2025 at 11:51

Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian të vendit.

Ai tha se janë të vetëdijshëm se duhet të bëhet më shumë punë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Gjithashtu, Xhafaj tha se shpreson që edhe opozita të vlerësojë arritjet përmes reformës në drejtësi, ndërsa e ftoi që të ulen dhe të diskutojmë mbi rekomandimet e dhëna nga BE.

“Rekomandimet e kësaj projekt rezolute lidhur me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit mbeten sfida të rëndësishme që duhen adresuar me shumë përgjegjësi nga të gjithë faktorët politikë dhe institucional në vend, dhe sidomos nga institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar nga të tre pushtetet ekzekutivi, gjyqësori dhe vetë kuvendi. Përbëjnë sfida të rëndësishme ku jemi të fokusuar dhe jemi të vetëdijshëm se nevojiten përpjekje shumë të forta për të ecur përpara në adresimin e tyre. Vlerësojmë me angazhim theksin e vënë në këtë rezolutë për sfidat lidhur me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë si dhe kërkesën për vazhdimin e kornizës ligjore, veçanërisht Kodit Penal me të drejtën e BE në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ne vlerësojmë seriozisht thirrjen drejtuar aktorëve që të shmangin veprimet që minojnë punën e institucioneve të pavarura si SPAK, gjë që dobëson besimin publik dhe rrezikon sundimin e ligjit dhe procesin e integrimit në BE. Ne si maxhorancë rikonfirmojmë se i qëndrojmë fort reformës kushtetuese të vitit 2016, dhe shtyllat e asaj reforme i konsiderojmë të paprekshme. Shpresojmë shumë që edhe opozita të ndajë të njëjtin vlerësim me ne lidhur me vlerësimet pozitive për institucionet e reja të drejtësisë, sidomos për SPAK si dhe me gjetjet e projekt rezolutës në këto fusha, të ulemi dhe të reflektojmë për të punuar në rekomandimet e BE dhe nën asistencën e tyre të adresojmë masat dhe rekomandimet përkatëse për konsolidimin e reformës në drejtësi me standartet më të mira evropiane”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj tha se Komisioni i posaçm parlamentar ka nisur punën për hartimin e dy ligjeve të reja, atë për konfliktin e interesave dhe atë për financimin e partive politike.

Komisioni i posacëm parlamentar, përmes një procesi transparent, ka miratuar një dokument analitik, analizë të detajuar prej 700 faqe, me gjetjet problematikat dhe rekomandimet. Ka përfunduar dhe miratuar në parim draft planin kombëtar të veprimit duke propozuar masa konkrete që synojnë përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të parlamentit në kuadër të negociatave me BE si dhe thellimin e reformave me hapa konkrete në luftën kundër korrupsionit. Draft plani i veprimit përfshin 55 fusha tematike dhe 253 masa specifike të përbëra nga 75 nisma legjislative dhe 123 veprime institucionale për të tre shtyllat. Janë në fazën e konsultimit dhe vlerësimit me ekspertët ndërkombëtarë dhe grupin shqiptar negociator. Faza e tretë e planifikuar përfshin hartimin e ligjeve që do të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë plan kombëtar të veprimit. Kemi filluar punën për hartimin e dy ligjeve të reja, lidhur me konfliktin e interesave dhe atë për financimin e partive politike”.

The post Xhafaj-opozitës: Reforma në drejtësi e paprekshme, të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE appeared first on Albeu.com.

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

7 June 2025 at 08:38

Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur njëlloj si tre vjet më parë, kohë kur filluan punimet e restaurimit të tij me një financim 348 milionë lekë nga programi EU4Culture i Bashkimit Europian. Aty ka ndryshuar tre herë vetëm data e përfundimit të parashikuar të rikonstruksionit. Fillimisht afati […]

The post Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur appeared first on Reporter.al.

Marrja e mandatit/ Raportet me Ramën dhe pritshmëritë e qeverisë së re, flet Fatmir Xhafaj: Ja apeli për drejtësinë e re

By: V K
26 May 2025 at 11:23

Deputeti socialist z. Fatmir Xhafaj, dy herë fitues në listën e hapur të Tiranës (2021 dhe 2025), përmes një interviste ekskluzive për gazetën “Panorama”, bën një analizë post-zgjedhore mbi modelin dhe sfidat e garës në këto zgjedhje.

Z.Xhafaj flet për pritshmëritë dhe prioritetet në mandatin e katërt, opozitën, raportet e tij me Kryeministrin Rama dhe keqardhjen për mungesën e disa kolegëve në mandatin e ri.

Z.Xhafaj, më 11 maj ju zhvilluat dy beteja njëherësh, atë për nr.5 dhe atë personale si pjesë e listës së hapur në qarkun e Tiranës. Ku ishte fokusi më i madh?

Në këtë garë elektorale, natyrisht që beteja për PS-në, për fitoren e numrit 5, ishte një prioritet madhor për të gjithë ekipin tonë, sepse është themeli mbi të cilin ndërtohet çdo arritje kolektive dhe kushti kryesor që e bën të suksesshëm rezultatin individual dhe që i jep vlerë çdo mandati të marrë. Gara personale në listën e hapur kërkonte një angazhim të dyfishtë: përtej përfaqësimit të forcës sonë politike në zonën përkatëse – Njësia 10, të isha i pranishëm dhe aktiv në të gjithë qarkun e Tiranës, të dëgjoja dhe të komunikoja me sa më shumë zgjedhës, duke ndërtuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë besimi me ta.

Kjo ishte një sfidë e madhe, por edhe një mundësi për të dëshmuar se përfaqësimi real vjen nga marrëdhënia me zgjedhësit, nga komunikimi i hapur me qytetarët dhe nga mbajtja e fjalës së dhënë. Fokusi im kryesor ka qenë dhe mbetet gjithmonë te qytetari dhe te përfaqësimi dinjitoz i vlerave të Partisë Socialiste, se si ato t’i kthej në angazhim aktiv, në shërbimin ndaj zgjedhësve të mi, në çuarjen përpara të kauzave që përfaqësoj e mbroj në politikë dhe në jetën parlamentare.

Sa e fortë ishte konkurrenca brenda llojit…?

Konkurrenca në listën e hapur kësaj radhe ishte më e fortë se në garat e mëparshme të këtij modeli. Kjo ndër të tjera, edhe sepse ishte hera e parë me këtë format në një garë elektorale, por ndikonte edhe pabarazia në ndarjen e territorit dhe mundësitë specifike favorizuese për kandidatë të veçantë, mungesa e disa rregullave të qarta të konkurrimit të brendshëm, numri i madh i kandidatëve të listës së hapur etj.. Gjithsesi, në një kuptim kjo garë, edhe pse e vështirë, kur është e drejtë, është një ushtrim i shëndetshëm për demokracinë e brendshme, sepse nxit meritokracinë, rrit përgjegjësinë dhe motivon secilin të japë më të mirën. Sistemi i listave të hapura, në thelb rrit peshën e votës së qytetarit për të zgjedhur jo vetëm forcën politike, por edhe përfaqësuesin konkret nga lista që i ofrohet. Çdo kandidat duhej të fitonte edhe besimin personal të zgjedhësve, përtej logos së partisë. Natyrisht, pati edhe raste të tejkalimit të kufijve etikë nga ndonjë kandidat, por personalisht zgjodha të fokusohem te gara e ideve dhe angazhimeve konkrete, duke ruajtur korrektësinë, etikën politike e njerëzore dhe respektin për kolegët.

Dy herë pjesë e listës së hapur, garuat dhe fituat sërish mandatin e deputetit. Si kanë ndikuar këto beteja personale te Fatmir Xhafaj?

Për mua personalisht kjo ishte hera e dytë në një garë të tillë, ku lidhej mandati me votën personale të marrë nga zgjedhësit. Në këtë kuptim ishte edhe hera e dytë e një sprove zjarri përmes një ushtrimi të drejtpërdrejtë konfirmimi për vlerat dhe integritetin individual në politik, për çfarë kam përfaqësuar e kam bërë në mandatin tim si përfaqësues dhe për të dëshmuar besimin e zgjedhësve ndaj meje. Këto beteja personale (dy herë konkurrim në sistem maxhoritar dhe dy herë në proporcional, por në listë të hapur) kanë qenë edhe një shkollë e vërtetë për mua, duke më konfirmuar edhe më tej bindjen se besimi i qytetarëve fitohet me punë të ndershme, me përkushtim dhe me transparencë. Ndryshe mund të fitosh një betejë, por jo më shumë dhe për më tepër në të njëjtën zonë elektorale prej disa mandatesh.

Në këndvështrimin tim, politika është një maratonë e gjatë dhe me shumë pengesa. Mund t’ia dalësh gjatë dhe të fitosh përmes votës së drejtpërdrejtë të zgjedhësve nëse mbetesh vetvetja dhe besnik i kauzave që iu shërbejnë interesave të qytetarëve. Çdo garë më ka bërë më të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbart një mandat, më ka afruar më shumë me njerëzit dhe më ka dhënë mundësinë të dëgjoj, të reflektoj dhe të përmirësohem dhe kryesorja më ka bërë më të vendosur në vlerat e kauzat që mbroj.

Gjatë kësaj rruge, a kishte pengesa të ngritura ndaj jush…?

Po, gjatë kësaj rruge nuk kanë munguar pengesat, ishte një garë e vështirë, shumë konkurruese, me sfida të shumta dhe siç ju thashë më lart, në disa aspekte jo dhe shumë e barabartë. Pabarazi që në nisje të garës, sidomos për shkak të numrit të vogël të zgjedhësve në Njësinë 10 që, siç mund ta dini është njësia me numrin më të vogël të votuesve në të gjithë Bashkinë e Tiranës dhe kjo ishte një ndër vështirësitë tona kryesore, një ndër pabarazitë e nisjes së kësaj gare në raport me konkurrentët e tjerë kryesorë brenda listës sonë. Vetëm 12% e votave të marra janë nga njësia 10, kurse të tjerat nga i gjithë qarku. Gjithçka, votë pas vote, me komunikime e takime të shumta me zgjedhësit dhe me një ekip vullnetarësh elektoralë në të gjithë qarkun, që funksionoi në përditshmëri e plot përkushtim, e të cilëve ju jam shumë mirënjohës.

Nga ana tjetër, nuk mund ta mohoj që në rastin tim ka qenë një proces edhe me sulme të ulëta nën brez. Që në nisje të tij, disa individë u përdorën të lëshonin në ndonjë media disa shpifje e trillime të ulëta ndaj meje për të ndikuar në opinionin publik, me një qëllim të vetëm, se si të isha humbës në këtë garë. Po siç ka ndodhur edhe më parë, ne ia dolëm me sukses edhe kësaj here duke fituar mbi ta dhe mbi të gjitha pengesat e ngritura. Kjo, falë votave të vërteta dhe të sinqerta, votë e kërkuar me përunjësi dhe respekt, votë e dhënë me zemër nga plotë 13.673 zgjedhës.

Kush është i interesuar brenda familjes suaj politike që ju të mbeteshit jashtë Parlamentit të ardhshëm?

Nuk besoj se ka pasur brenda forcës sime politike individë që janë investuar drejtpërsëdrejti në këtë gjë, në sulmet mediatike ndaj meje. Çdo garë e hapur natyrshëm sjell me vete edhe rivalitet, ndonjëherë edhe ambicie personale, që mund të shkojë përtej kufijve të shëndetshëm, por nuk është ky rasti besoj. Natyrisht, në politikë ndeshen e përplasen edhe ambicie, modele e qasje të ndryshme, të cilat shpesh iu hapin rrugë edhe intrigave, shpifjeve e sulmeve me goditje nën brez. Në karrierën time të gjatë politike nuk gjendet kurrë, po kurrë, një rast qoftë edhe i vetëm, që të kem tentuar të sulmoj dikë vetë apo edhe përmes të tretëve, ose medias për të përfituar në karrierën time; të merrem me jetën personale apo të familjes së kundërshtarëve të mi politikë dhe ca më keq, të bëj goditje nën brez për kolegët apo konkurrentët e mi në politikë.

Ndaj dhe kam papajtueshmëri morale dhe deri neveri për individë të tillë, cilëtdo qofshin ata ose ato. Në përgjigje të pyetjes suaj, mund të pohoj që jam plotësisht i vetëdijshëm se ka faktorë jashtë politikës apo edhe të lidhur me individë të caktuar politikë që e dëshironin këtë gjë, pra që të mbetesha jashtë parlamentit. E s’ka se si të ndodhë ndryshe kur realisht ke bërë beteja të forta në karrierën tënde politike. E, unë kam pasur disa të tilla gjatë kohës që drejtova Reformën në Drejtësi dhe po ashtu në funksionin e ministrit të Brendshëm. Fatkeqësisht, më duhet ta pranoj se këto angazhime të shoqëruara me përballje e vendimmarrje të vështira dhe sidomos ato që lidhen me Reformën në Drejtësi, një betejë e kahershme e jetës sime politike, krahas vlerësimit, kanë sjellë shpeshherë dhe penalizimin. Por, kjo kurrsesi nuk më ka prapsur nga qëndrimi se, pa asnjë dyshim, ky ka qenë investimi dhe kontributi më i madh që mund të jepja në dobi të interesit kombëtar. Në fund, është vota e qytetarëve ajo që vendos dhe në rastin tim vendosi dy herë radhazi.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja aktuale me Kryeministrin Edi Rama? A ka krisje të raportit mes jush?

Nuk di çfarë interesi mund të ketë për publikun kjo gjë, por nuk po i shmangem pyetjes suaj për të mos lënë më shumë keqkuptime e krijuar një cikël të ri thashethemesh. Edi Rama është kryetari i forcës politike ku unë bëj pjesë dhe njëherësh Kryeministri i qeverisjes së partisë ku unë shërbej e kontribuoj si deputet i zgjedhur me mbështetjen e saj. Marrëdhënia ime me Kryeministrin Rama para së gjithash është institucionale dhe e ndërtuar mbi respektin reciprok dhe bashkëpunimin në kuadër të forcës sonë politike dhe për çështje në interes të vendit, siç është Reforma në Drejtësi dhe procesi i integrimit europian. Në çdo bashkëpunim ka vend për debat dhe reflektim, por qëllimi ka qenë dhe mbetet gjithmonë interesi publik dhe përmbushja e misionit të përbashkët. Nuk ka vend për krisje personale, siç pyesni ju, sepse kam pasur dhe kam bindjen e fortë se përgjegjësia që mbartim është shumë më e madhe se çdo raport individual. Unë jam në politikë prej shumë vitesh me emrin tim, me kontributin tim dhe njëherësh me përgjegjësinë që të respektoj e bashkëpunoj me kolegët e mi dhe drejtuesit e forcës politike.

Qytetarët nuk na votojnë se si e shohim dhe se sa e duam ne njëri-tjetrin brenda një force politike, por për faktin se si punojmë e bashkëpunojmë për t’u shërbyer interesave të tyre. Gjatë këtyre dy vjetëve të fundit kam pasur një marrëdhënie dhe bashkëpunim shumë të mirë me zotin Rama në kuadrin e punës për ngritjen dhe funksionimin sa më mirë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për thellimin e reformave për mirëqeverisje, antikorrupsionin e sundimin e ligjit – proces i cili është ende në vazhdim, deri në fund të kësaj legjislature dhe ka pasur një rëndësi të posaçme për rolin e Kuvendit në thellimin e ciklit të reformave shtetndërtuese dhe në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit të vendit.

Si e konsideroni faktin që një pjesë e senatorëve të PS-së mbeti jashtë Kuvendit? A kishte prapavijë lënia e tyre në listën e hapur, pjesë e së cilës ishit edhe ju?

Sigurisht që ndjej keqardhje që shumë prej kolegëve e miqve të mi nuk do t’i kem krah rrugëtimit tonë në parlamentin e ri, por i tillë është rezultati i garës përmes një liste të hapur të këtij formati siç u ndërtua kësaj here. Jo çdo gjë varet nga cilësitë e kandidatit dhe beteja e kontributi që ai jep, por edhe nga rrethana e faktorë të tjerë jashtë tij. Natyrisht, kjo ka sjellë natyrshëm edhe ndryshime në përbërjen e grupit parlamentar, duke lënë jashtë disa figura me përvojë politike, si dhe disa figura me aftësi të spikatura profesionale, mungesa e të cilave besoj se do të ndjehet në mandatin e ri në raport me sfidat që përballemi. Këtë e shoh sidomos në rastin tonë në përfaqësimin e juristëve. Ndoshta kjo do të duhej të ishte menduar e organizuar më mirë. Çdo ndryshim është një mundësi për të rinovuar dhe për të forcuar përfaqësimin. Rezultati e sidomos listat e mbyllura kanë sjellë natyrshëm më shumë prurje të reja, duke e ndryshuar ndjeshëm përbërjen e përfaqësimit tonë parlamentar. Shpresoj të jenë realisht një vlerë e shtuar për ripërtëritjen e energjive, aktivitetit dhe kontributit tonë parlamentar në legjislaturën e re, e cila për nga rëndësia ka një peshë historike, atë të integrimit të vendit në BE. Ndërkohë që, sa u përket prapavijave, prirem të mos besoj në perceptime dhe nuk di pse ju përpiqeni t’i shihni gjërat në sensin negativ të tyre. Më vjen keq, por nuk e shoh kështu këtë gjë.

Çfarë i jep peshë pushtetit të Edi Ramës, nisur nga rezultati i11 majit? Cila është baza e pushtetit të Ramës në këtë rast?

Baza e pushtetit të Edi Ramës është PS-ja dhe besimi që i ka dhënë asaj populli për të qeverisur për një mandat të ri. Pushteti i dalë nga rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është pushtet kolegjial, sepse e tillë është edhe përgjegjësia e deleguar nga vullneti i sovranit. Dhe këtë barrë përgjegjësie, në vlerësim tim, na takon të gjithëve ta mbajmë mbi supe, si një forcë dhe familje e emancipuar politike. Edi Rama ka absolutisht meritën kryesore në suksesin e arritur, ashtu siç ka edhe përgjegjësinë kryesore të qeverisjes në këtë mandat të ri për shkak se është kryetari i kësaj force politike dhe njëherësh Kryeministri i vendit. E sa më lartë të jesh në pushtet, aq më e rëndë bëhet barra e përgjegjësisë politike e institucionale. Unë besoj fort se Edi Rama më shumë se kushdo tjetër brenda nesh është i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi të madhe të tij e të qeverisjes së udhëhequr prej tij.

Pritshmëritë janë shumë më të larta se në mandatet e mëparshme. Kjo sepse ne vetë kemi kontribuar në rritjen e tyre mandat pas mandati, por edhe sepse mandate të tilla në shifra kaq të larta historike janë njëherësh edhe përgjegjësi shumë më të mëdha, që mund t’i lartësojnë arritjet e deritanishme, ose ti “harrojnë”, nëse nuk bëjmë suksesin e duhur. E kësaj here ne nuk kemi thjesht timonin në duart tona, por të gjithë makinën qeverisëse. Kjo kërkon reflektim të thellë për mënyrën dhe cilësinë e qeverisjes ekzekutive e legjislative. Jemi të dënuar të bëjmë sukses. Mbështetja e gjerë popullore kërkon rezultate konkrete të qeverisjes, kryesorja reforma shtetndërtuese dhe progres drejt integrimit europian të premtuar. Çdo hap i gabuar, çdo devijim nga rruga e reformave, çdo dështim për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve e angazhimeve të marra do të ishte një dëm i pariparueshëm jo vetëm për PS, por për vetë të ardhmen e vendit.

A janë 12 vite mjaft për PS-në që të qëndrojë në pushtet?

Përgjigjen e pyetjes suaj tashmë e ka dhënë me votë sovrani popull, që votoi më 11 maj. E votuesit ishin brenda dhe jashtë vendit. Votuan për një mandat të katërt për PS-në ata që kanë përjetuar reformat dhe ndryshimet e mëdha në qeverisjen tonë në 12 vite, por edhe ata që kanë pasur gjithë mundësinë ta vlerësojnë e gjykojnë atë nga jashtë e nga ftohtësia dhe këndvështrimi krahasues që ua lejon bota ku jetojnë e punojnë. Ose e thënë ndryshe, sipas opozitës sonë, votuan ata që i paska lënë në terr dhe varfëri qeverisja socialiste, por edhe ata që qenkan larguar në mërgim të detyruar prej qeverisjes së PS dhe Edi Ramës! 12 vite janë një rrugëtim ambicioz, që sjell me vete përgjegjësi të madhe për të reflektuar, për t’u përmirësuar dhe për të rinovuar energjitë. Qëndrimi në pushtet nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar projekte të mëdha dhe për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Çdo mandat është një provë e re, një kontratë e re besimi, që duhet nderuar me rezultate dhe me përulësi ndaj kritikave. Ky mandat është një mundësi e rrallë për të përmbyllur një mision historik: të çojmë Shqipërinë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Kjo kërkon mençuri, guxim, transparencë dhe sidomos përunjësi – kërkon që të jemi të hapur ndaj kritikave, të reflektojmë mbi gabimet duke mos rënë në grackën e vetëkënaqësisë së pushtetit, të ripërtërijmë energjinë dhe të korrigjojmë kursin qeverisës sa herë që e lyp interesi kombëtar. Pikërisht sot, më shumë se kurrë, duke besuar se ne jemi mbartës të këtyre vlerave, Partia Socialiste është e thirrur të jetë forca që mban gjallë shpresën, që ruan stabilitetin, që garanton progresin dhe që i jep Shqipërisë një zë të fortë në familjen europiane. Historia do të na gjykojë për atë që do të bëjmë në këto katër vite dhe ky gjykim do të peshojë, për mirë apo për keq, mbi ne dhe brezat e ardhshëm për shumë kohë. Ndaj, nëse do të ketë një trashëgimi që do të lëmë pas, le të jetë ajo e një Shqipërie që nuk u tremb nga përgjegjësia, që nuk u lodh nga puna, që nuk u tërhoq nga sfidat, por që i përqafoi ato me dinjitet dhe i shndërroi në fitore për të gjithë.

A ka të drejtë opozita kur thotë se zgjedhjet u vodhën, gjë që problematika e tyre u vu në pah edhe në raportin e OSBE/ODHIR?

Akuzat për vjedhje të zgjedhjeve janë të pabazuara dhe nuk gjejnë mbështetje në faktet e paraqitura nga institucionet përgjegjëse. Raporti paraprak i OSBE/ODIHR evidenton disa problematika që sigurisht duhen adresuar, por nuk vë aspak në dyshim integritetin e procesit dhe rezultatit të dalë prej tij. Ne jemi të angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme dhe çdo rast i dyshuar duhet hetuar nga institucionet përkatëse, jo të përdoret si justifikim politik. Rezultati i numrave me mandatet e fituara, votëbesimi i dhënë nga zgjedhësit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit nuk lë vend për asnjë diskutim për mbështetjen popullore për qeverisjen socialiste për një mandat të ri qeverisës. Ne kemi përgjegjësinë ta administrojmë me mençuri, me një qeverisje shumë më të mirë këtë besim, kurse ata, opozita, kanë përgjegjësinë ta pranojnë, ta respektojnë e lexojnë me vetëreflektim të fortë këtë rezultat të thellë dhe të përgatiten për garën e ardhshme elektorale pas 4 vjetësh.

Opozita nuk do t’i njohë rezultatet e 11 majit…

Kjo është një kërkesë utopike, që nuk gjen mbështetje as në realitetin politik, as në vullnetin e qytetarëve dhe as atë të ndërkombëtarëve. Zgjedhjet janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe janë certifikuar nga institucionet përkatëse, nga vetë përfaqësuesit e opozitës në Komisionet e Administrimit Zgjedhor, nga KQZ, por edhe nga arbitri ndërkombëtar. Qeveria teknike është një zgjidhje e jashtëzakonshme që mund të përdoret vetëm në raste të rënda krize, jo si mjet për të justifikuar humbjen elektorale të opozitës sa here që ajo humb zgjedhjet. Mjafton të kthejmë pas në kohë shiritin e kasetës së humbësit dhe do të gjeni të njëjtën vjershë të recituar sa herë që është gjendur përballë disfatës. E ndoshta është kjo një ndër arsyet kryesore që ajo është futur në këtë rreth ciklik humbjesh elektorale. Opozita në kuptimin e kundërshtarit elektoral nuk është problemi ynë. Po në kuptimin e demokracisë së shëndetshme, ajo është e rëndësishme edhe për ne.

Personalisht jam i keqardhur në gjendjen që gjendet opozita sot. E këtu e kam fjalën për PD, partinë kryesore të opozitës, e cila problemin kryesor të saj, në këndvështrimin tim, ka krizën e lidershipit. Nuk janë numrat ato që e bëjnë një opozitë të dobishme dhe efiçente, por kauzat që ndërton e mbron, raporti i besimit që krijon te qytetarët, është lidershipi me vizionin e konstruktivitetin e tij, ato që i japin peshë dhe rol në demokraci. Ne e kemi përjetuar vetë këtë si forcë politike. Kujtoni opozitën tonë në 2005–2009 dhe 2009–2013 dhe do ta kuptoni shumë mirë për çfarë po flas. Opozita aktuale ka gabuar rëndë në këto vite. Fatkeqësisht me keqardhje konstatoj se nuk ka nxjerrë mësime nga dështimet e saj. Ajo është duke gabuar përsëri dhe kjo është trishtuese në këndvështrimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe së ardhmes afatgjatë të vendit.

Të ndalemi pak më gjerësisht te Reforma në Drejtësi, të cilën ju e keni hartuar dhe drejtuar, por pas kaq vitesh, a po vepron ajo njësoj mbi të gjithë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin?

Të jemi të qartë, unë jam pjesë e atyre që e ideuan, e konceptuan dhe realizuan Reformën në Drejtësi dhe natyrisht kam pasur barrën kryesore të drejtimit dhe organizimit të atij procesi reformues të jashtëzakonshëm, unik në gjithë këto dekada demokracie, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për reformimin e drejtësisë. Reforma në Drejtësi ka vendosur një standard të ri përgjegjshmërie dhe i ka dhënë goditje fenomenit të pandëshkueshmërisë me forcë të paprecedentë në historinë tonë mbi njëshekullore shtetndërtuese. Askush nuk është më mbi ligjin dhe institucionet e reja po funksionojnë me pavarësi. Sigurisht, procesi ka sfidat e veta dhe kërkon përmirësim të vazhdueshëm, por është e rëndësishme të theksohet se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa dallim partie, krahine, pushteti apo pasurie. Ajo që është vërtet e rëndësishme sot është të shohim drejtësinë si një sistem të tërë, që adreson jo vetëm çështjet e politikanëve, zyrtarëve të lartë apo krimit të organizuar, por mbi të gjitha që shërben për hallet dhe nevojat e përditshme të qytetarëve. Qytetarët presin nga drejtësia vendimmarrje profesionale, transparencë, zgjidhje të shpejta të çështjeve, siguri për barazi para ligjit dhe respektim të të drejtave të tyre. Ky është thelbi i reformës që kemi ndërmarrë: të ndërtojmë një sistem drejtësie që i shërben çdo qytetari, që garanton besim, barazi dhe siguri ligjore për të gjithë dhe që duhet çuar deri në fund me përkushtim dhe integritet.

A veproi drejtësia në mënyrë selektive mbi disa individë me pushtet, në mënyrë që ata të largohen nga vendimmarrja?

Realisht nuk e shoh aktualisht këtë dukuri dhe nuk do ta pranoja, nëse do të provohej një gjë e tillë. Kryefjalë e kësaj reforme është që kurrsesi drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe e motivuar nga hakmarrje politike apo edhe personale. Çdo rast i tillë duhet të hetohet me seriozitet. Çdo ndërhyrje selektive do të ishte një dëm i madh për besimin e qytetarëve dhe për vetë reformën, sikurse edhe detyrimi për të respektuar afatet ligjore, të drejtat dhe liritë kushtetuese të individit, siç i shprehin e garantojnë aktet ndërkombëtare, Kushtetuta dhe ligjet në fuqi. Prandaj, angazhimi ynë parlamentar, siç e kërkon dhe na obligon Kushtetuta e vendit është të monitorojmë e të kërkojmë që drejtësia, duke ruajtur integritetin dhe pavarësinë e saj, të veprojë njësoj për të gjithë duke mishëruar në vendimmarrjet e saj në hetim e gjykim standardet më të mira europiane dhe kushtetuese.

The post Marrja e mandatit/ Raportet me Ramën dhe pritshmëritë e qeverisë së re, flet Fatmir Xhafaj: Ja apeli për drejtësinë e re appeared first on Albeu.com.

Fatmir Xhafaj: E besoj Ramën për parashikimin në Kuç, në Tiranë marrim 19 mandate

By: redi
8 May 2025 at 19:17

Fatmir Xhafaj, një nga figurat emblematike të PS-së, është kandidat në listë të hapur në Tiranë. Ai komenton optimizmin e Ramës këtë të enjte në Kuç të Vlorës, aty ku parashikoi se mazhoranca do të marrë më shumë se 78 mandate. Xhafaj tha se në Tiranë, PS-ja do të marrë 19 mandate. ”Kuçi është një fshat shumë interesant dhe si zgjedhje simbolike nuk është zgjedhje e keqe. Unë besoj se ai ka të…

Source

Zgjedhjet/ Fatmir Xhafaj: Në mandatin e ardhshëm duhet të çojmë deri në fund konsolidimin e reformës në drejtësi

By: V K
7 May 2025 at 15:51

Ditën e sotme, kandidati socialist për deputet në listë të hapur për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, foli sot në studion e News 24 për ditët e fundit të fushatës elektorale, teksa zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë.

Xhafaj tha se ditët e fundit të fushatës elektorale, mbartin në vetvete një stres të jashtëzakonshëm për shkak të takimeve dhe angazhimeve të shtuara në fushatë.

Ai tha se programi i PS për mandatin e ardhshëm është i gjerë, teksa shpalosi disa nga pikat në të cilat ai vetë do të fokusohet gjatë mandatit të ardhshëm. Një ndër to është konsolidimi i reformës në drejtësi.

“Konsolidimi i reformës në drejtësi jo thjesht vazhdimi, si betejë që duhet çuar deri në fund. Vazhdimin e projektit parlamentar për thellimin e reformave për një qeverisje më të mirë. Luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha kandidati socialist.

Fatmir Xhafaj: Këto nuk janë më ditë, janë me orë me minuta dhe kam një stres të jashtëzakonshëm, sepse është një dhimbje koke vërtetë e jashtëzkaonshme për arsye se nuk arrin dot të takosh, sepse ke shumë kërkesa për takime , komunikime etj etj dhe ke të pamundur ti plotësosh të gjitha kërkesat dhe gjithmonë rri me atë stresin, që po me ngeli dhe kjo se bëra.

Besoj që politika dhe njerëzit në politkë nuk duhen konisderuar në xhaketa të reja, e xhaketa të vjetra.

Është shumë e rëndësishme që të ndërthuren eksperiencat, moshat dhe gjeneratat, sepse kjo është e rëndësishme edhe për të transmetuar përvojën por dhe për të marrë energji të reja që gjithashtu i bëjnë mirë opozitës.

Në këtë mandat unë kam prezantuar para qytetarëve disa pika në të cilat unë angazhohem dhe do t’i konsideroj si kauza të aktivitetit tim politik përballë tyre.

Unë në mandatin e mëparshëm kisha 3 çështje, që i mbajta në katër vite në faqen time zyrtare, që secili t’i shihte dhe të ballafaqonte mua me ato. Më vlerësoni për këtë që kam bërë.

Pastaj nxora temat ku do të fokusohem unë në mandatin e ardhshëm. Në ato pika reflektoj disa interesa konkrete të grupeve të caktuara shoqërore dhe unë kam pesë pika.

3 pikat që kisha, ishte vazhdimi i reformës në drejtësi, e dyta ishte çështjet që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe së treti çështjet që lidhen me gjeneratën e re brenda PS.

Pesë pikat për mandatin e ardhshëm janë: Konsolidimi i reformës në drejtësi jo thjesht vazhdimi, si betejë që duhet çuar deri në fund.

Vazhdimin e projektit parlamentar për thellimin e reformave për një qeverisje më të mirë. Luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

The post Zgjedhjet/ Fatmir Xhafaj: Në mandatin e ardhshëm duhet të çojmë deri në fund konsolidimin e reformës në drejtësi appeared first on Albeu.com.

Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave brenda në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat! Skemën e dirigjon Veliaj nga burgu

By: D Marku
22 April 2025 at 19:55

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi zbardh përplasjet e forta brenda PS-së në prag të 11 majit.

Në studion e ‘Kafe Shqeto’ të Syri TV, Këlliçi zbardhi një tjetër skandal, ‘skemën e votave me klering” mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal “5D”, që lidhet me deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj dhe që dirigjohet nga burgu nga kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit skema që ndihmoi Xhafajn të bëhej deputet në 2021, duke sfiduar vetë Edi Ramën dhe duke forcuar pushtetin e Erion Veliajt në PS, po riaplikohet sërish.

Pjese nga biseda

Belind Këlliçi: Për herë të parë kemi vota me klering. E padëgjuar, Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar se ata po shqyhen me njëri tjetrin kanë informuar opozitën pse po ndodh fenomeni i votave me klering mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal 5 D, e deputetit 5 D që është Fatmir Xhafaj në Tiranë.

Fatmir Xhafaj do të dalë prapë me votat e Erjon Veliajt?

Belind Këlliçi: Edhe me votat e Geron Xhafës. Në Tiranë në 2021, Fatmir Xhafaj ishte i vendosur 23 në listë, qëllimisht nga Rama për tu lënë jashtë parlamentit, por Erion Veliaj me grupin e strukturuar kriminal ‘5D’ ndërhyjnë në zgjedhje përdhunshëm dhe e nxjerrin deputet me 15 – 16 mijë vota, rrotë rrotë me Edi Ramën, duke rrezikuar dhe vetë këtë të fundit me vota.

Kjo histori ra shumë erë dhe i dha një mesazh të qartë Edi Ramës për fuqinë që kishte Erion Veliaj jo vetëm për të nxjerrë deputetë por dhe për të diktuar si shkonte karriera politike brenda PS-së apo për të lënë kandidat rezervë për të goditur Ramën në një moment të dytë, që ishte Fatmir Xhafaj. Pra nisën ëndrrat për pushtet dhe të merrnin PS. E bëri Rama me Veliajn kundër Fatos Nanos. Tani i erdhi Rama ta hante.

The post Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave brenda në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat! Skemën e dirigjon Veliaj nga burgu appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat, Veliaj dirigjon nga burgu

By: V K
22 April 2025 at 12:23

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Tiranë, njëkohësisht kandidat për deputet, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ të Syri TV, ka zbardhur përplasjet e forta brenda PS-së në prag të 11 majit.

Këlliçi zbardhi një tjetër skandal, ‘skemën e votave me klering” mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal “5D”, që lidhet me deputetin e PS-së Fatmir Xhafaj dhe që dirigjohet nga burgu nga kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Këlliçit, skema që ndihmoi Xhafajn të bëhej deputet në 2021, duke sfiduar vetë Edi Ramën dhe duke forcuar pushtetin e Erion Veliajt në PS, po riaplikohet sërish.

Pjese nga biseda:

Belind Këlliçi: Për herë të parë kemi vota me klering. E padëgjuar, Burime pranë PS që i kemi të konfirmuar se ata po shqyhen me njëri tjetrin kanë informuar opozitën pse po ndodh fenomeni i votave me klering mes Vullnet Sinës dhe grupit të strukturuar kriminal 5 D, e deputetit 5 D që është Fatmir Xhafaj në Tiranë.

Fatmir Xhafaj do të dalë prapë me votat e Erjon Veliajt?

Belind Këlliçi: Edhe me votat e Geron Xhafës. Në Tiranë në 2021, Fatmir Xhafaj ishte i vendosur 23 në listë, qëllimisht nga Rama për tu lënë jashtë parlamentit, por Erion Veliaj me grupin e strukturuar kriminal ‘5D’ ndërhyjnë në zgjedhje përdhunshëm dhe e nxjerrin deputet me 15 – 16 mijë vota, rrotë rrotë me Edi Ramën, duke rrezikuar dhe vetë këtë të fundit me vota.

Kjo histori ra shumë erë dhe i dha një mesazh të qartë Edi Ramës për fuqinë që kishte Erion Veliaj jo vetëm për të nxjerrë deputetë por dhe për të diktuar si shkonte karriera politike brenda PS-së apo për të lënë kandidat rezervë për të goditur Ramën në një moment të dytë, që ishte Fatmir Xhafaj. Pra nisën ëndrrat për pushtet dhe të merrnin PS. E bëri Rama me Veliajn kundër Fatos Nanos. Tani i erdhi Rama ta hante.

Por çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje?

Belind Këlliçi: Grupi i strukturuar kriminal është goditur. Dhe ato pak anëtarë, apo ushtarë të këtij grupi u goditën nga Rama u spastruan nga bashkia dhe u dha një mesazh publik i qartë, se kush merret me këta nuk ka punë më me Edi Ramën, Bashkinë, apo pushtetin e Edi Ramës.

Duke qenë se Fatmir Xhafa ka një vëlla trafikant droge që e njohin të gjithë në Vlorë, Geron Xhafa dhe ka influencë të caktuar në Vlorë, Vullnet Sina  që tha se nuk do të garonte më,  garon, madje u keqpërdor nga Rama në video duke u anatemuar me Chris LaCivita. Unë e inkurajoj të vijojë të merret me Chris laCivita

Vëllai i Xhafës po lobon me të gjitha grupet kriminale në Vlorë në këmbim të të gjithë punonjësve të bizneseve private të Vullnet Sinës në Tiranë që të votojnë Fatmir Xhafën. Kjo skemë kleringu e shpikur nga Rilindja, Erion Veliaj që udhëzon këto skema nga burgu dhe është e padëgjuar  më parë në politikën shqiptare.

Ndërkohë që PD del me fletëpalosje me 9 propozime konkrete për çështje që i interesojnë qytetarëve në PS luhet kjo luftë e brendshme pushteti. Kush do të vrasë kë politikisht e kush do të afrohet të rrëzojë Ramën politikisht duke e ditur që më 11 maj Rama nuk do të jetë më kryeministër.

Pse i interson Veliajt Fatmir Xhafaj në deputet?

Belind Këlliçi: Sepse ai konsiderohet si babai i reformës në drejtësi. Njeriu me influencën më të madhe në gjyqësor e SPAK sot. Konsiderohet si njeriu që ka ndihmuar apo goditur pjesën më të madhe të gjyqtarëve e prokurorëve duke i nxjerrë nga sistemi.

Dhe njeriu që ka fabrikuar pjesën më të madhe të të gjitha procedurave të kalimit të vetingut, dhe i shantazhon.

Ai konsiderohet si njeriu që udhëhiqte një skemë të tërë përgjimi dhe shantazhi ndaj politikës, biznesit e gjyqësorit përmes ambienteve private në një prej ndërtesave më luksoze në Tiranë  ku u gjetën të dhëna e materiale që kompromentojnë politikën e gjyqësorin.

Konsiderohet si njeri me fuqi okulte në sistemin e drejtësisë e kreut të ‘5D’ i duhet mbrojtje ligjore për çështjet që ka në SPAK ende.

Sot kreu i bashkisë Tiranë ndodhet në burgun e Durrësit jo për aferat e mëdha korruptive që ka parë ky vend, që është inceneratori i Tiranës, – që edhe aty për shkak të prokurorit të dështuar Dritan Prençi, sot nuk ka asnjë akuzë për Erion Veliajn, Ëngjëll Agaçin, Edi Ramën e askënd që realisht ka çuar në këtë vendimmarrje që ka kushtuar deri tani 142 milionë euro. E nuk ka asnjë akuzë për 5 D, kur nuk ka asnjë njeri që nuk e di çfarë ka bërë 5D në Tiranë.

 

 

The post Belind Këlliçi flet për skemë të trafikimit të votave në PS: Xhafaj vota me klering, i vëllai po lobon me bandat, Veliaj dirigjon nga burgu appeared first on Albeu.com.

Gazetari zbulon prapaskenat: Veliaj s’ka çfarë bën PS-së, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën

By: V K
22 April 2025 at 11:51

Gazetari Elvi Fundo, teksa fliste nga studioja e “Kafe Shqeto”, u shpreh se situata politike aktuale, sidomos ajo brenda Partisë Socialiste, po merr përmasa gjithnjë e më të ndërlikuara dhe të tensionuara.

Në analizën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa filtra, Fundo solli në vëmendje disa zhvillime kyçe që kanë ndodhur në bashkinë e Tiranës, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si merren vendimet, përfaqësimin real politik të disa figurave, dhe intrigat që po luhen në prapaskenë.

Ai hodhi dritë mbi përplasjet e brendshme, përpjekjet për të ruajtur pushtetin dhe përgatitjet për një tranzicion të mundshëm pas zgjedhjeve të ardhshme.

Elvi Fundo: “Gjithçka e kuptuam nga skema kur u shkarkua Alban Dokushi bashkë me Sara Goxhaj dhe u vendos Anduela Ristani, pra vetë kryetari i bashkisë sipas ligjit i takonte të emëronte pasardhësin e tij në detyrë, pas 24 orësh Rama e ndryshoi.

Unë personalisht nuk e kam parë kurrë Veliajn si pjesë të PS-së, fatkeqësisht më të njëjtin sy kam parë edhe Bashën kur ishte tek PD.

Këta individë kur i merr dhe i poston, koha, historia, politika shqiptare na ka mësuar se nuk lidhen dot me thelbin poshtë, pra nuk lidhen me origjinën politike të tyre.

Veliaj nuk ka ç’i bën Partisë Socialiste, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën, të ketë një kompetencë tek ata që dikush të flasë në parlament.

E mbani mend se kur fliste Xhafaj vinte e thoshte në parlament se këta drejtorë kanë bërë punë të mira, se ne kështu e ashtu, të njëjtën gjë po bën sot Veliaj i cili edhe pse është në burg nxjerr punët e mira që ka bërë në bashki, fundja atë detyrë ka pasur ai të bëjë punë të mira, jo të vjedhë para që t’i marrë Eriola e t’i kthejë në brekë.

Ky është ndryshimi i madh që kemi të bëjmë ne sot dhe lufta brenda partisë socialiste është shumë e ashpër.

Unë mendoj se është e ashpër, sepse pas zgjedhjeve do kemi një qeveri të re në rast se socialistët do të fitojnë, po luajnë që të kenë sa më shumë intriga brenda grupit parlamentar apo kandidatëve mes njëri-tjetrit duke e sulmuar nëpër portale përmes një gjuhe mjaft vulgare”.

 

The post Gazetari zbulon prapaskenat: Veliaj s’ka çfarë bën PS-së, ai do të luajë intrigat me Xhafajn, Bushkën apo të bëjë aleancë me Sinën appeared first on Albeu.com.

Xhafaj flet për arrestimet e zyrtarëve: Tronditemi për një mik kur hetohet, jo më një koleg

19 April 2025 at 18:35

Në intervistën e dhënë gazetares Nisida Tufa, në emisionin “Kjo Javë”, kandidati i PS për deputet në qarkun e Tiranës, duke folur për reformën në drejtësi, si një ndër hartuesit e saj, Fatmir Xhafaj ka vlerësuar me nota pozitive ecurinë e punës së institucioneve të reja SPAK e GJKKO.

Xhafaj tha se sot këto dy struktura kanë mbështetjen maksimale të opinionit publik dhe mazhorancës.

I pyetur nëse mazhoranca ia dha shpatën e drejtësisë, SPAK, një shprehje që kryeministri Edi Rama e ka përsëritur në takimet elektorale, Xhafaj tha se kjo është e vërtetë.

“Askush se mohon se kjo reformë u inicua nga ne. Sfidoj këdo që të më tregojë një rekomandim, një projekt të gatshëm më parë, pikërisht për ta sjellë në këtë nivel këto dy struktura. Pra ka qenë koncepti ynë, vullneti ynë. Nga kjo pikëpamje Edi Rama ka plotësisht të drejtë, që patëm vullnetin, vizionin për ta ndërtuar”, u shpreh Xhafaj.

Por ai theksoi se SPAK e GJKKO nuk janë reforma në drejtësi, por pjesë e saj.

“Ai institucion nuk do të ishte pa reformën në drejtësi. SPAK nuk është reforma, është një pjesë e reformës.

Pjesa ku heton është më e ndjeshme, përfshi njerëzit me pushtet, do të ishte gabim i madh nëse do të gjykonim SPAK e GJKKO, si të vetmit që kishin në fokus çështjet e drejtësisë. Askush smund ta mohojë se pa reformë në drejtësi s’do kishte SPAK e GJKKO”, tha Xhafaj.

Nga ana tjetër, Xhafaj theksoi se si iniciues të reformës në drejtësi, mazhoranca e dinte se do të ishte pjesë e hetimit të SPAK, pasi ata kishin përcaktuar objektet dhe subjektet e hetimit.

I pyetur nëse PS ka pësuar tronditje me arrestimet e fundit të kryer nga SPAK, Xhafaj tha se po, sidomos kur bëhet fjalë për kolegë e bashkëpunëtorë.

“Padyshim ne kishim përcaktuar që ishim pjesë e hetimit të posacëm në këto nivele, kishim përcaktuar objektet dhe subjektet, pra kemi qenë mjaftueshëm se do të kishte pasoja dhe te ne.

Ka tronditur SPAK? Padyshim qëllon që hetohet, ndalohet dikush që e njeh jo më një koleg bashkëpunëtor, e quaj tronditje”, tha Xhafaj.

Në lidhje me sulmet ndaj punës së Prokurorisë së Posaçme, zoti Xhafaj tha se duhet të dallohet intimidimi ndaj punës së tyre dhe debatet për përmirësimin e këtyre institucioneve.

“Mënyra si e bëjnë, standardet, janë pjesë e debatit. Këtu duhet të ndajmë. Intimidimin sulmin për ti larguar nga puna e tyre, nga debati për të qenë të suksesshëm në kufijtë e kushtetuesë e ligjit. E gabuar do të ishte të konsiderohej e panevojshme. Më mirë kur ka diskutim, më së pari e bëjnë institucionet e drejtësisë, shoqeria, si vjen asnjë e keqe nga debati apo diskutimi”, tha Xhafaj.

Fatmir Xhafaj: Padyshim e shoh pozitive punën e SPAK, prandaj është krijuar, i mirëmenduar në koncept dhe ide.

Ky institucion do kohën e vet, ndaj kemi krijuar një strukturë të posaçme hetimi. Atje ka burra e gra që unë i vlerësoj shumë pozitiv, të impenjuar, për ta përmbushur këtë mision, por dhe ai institucion ka problematika. Ka mbështetjen maksimale të opinionit publik dhe mazhorancës.

Ai institucion nuk do të ishte pa reformën në drejtësi. SPAK nuk është reforma, është një pjesë e reformës.

Pjesa ku heton është më e ndjeshme, përfshi njerëzit me pushtet, do të ishte gabim i madh nëse do të gjykonim SPAK e GJKKO, si të vetmit që kishin në fokus cështjet e drejtësisë. Askush smund ta mohojhë se pa reformë në drejtësi sdo kishte spak e gjjko.

Askush se mohon se kjo reformë u inicua nga ne, sfidoj këdo që të më tregojë një rekomandim, një projekt i gatshëm më parë, pikërisht për ta sjellë në këtë nivel këto dy struktura. Pra ka qenë koncepti ynë, vullneti ynë. Nga kjo pikëpamje Edi Rama ka plotësisht të drejtë, që patëm vullnetin, vizionin për ta ndërtuar.

Padyshim ne kishim përcaktuar që ishim pjesë e hetimit të posacëm në këto nivele, kishim përcaktuar objektet dhe subjektet, pra kemi qenë mjaftueshëm se do të kishte pasoja dhe te ne.

Ka tronditur SPAK? Padyshim qëllon që hetohet, ndalohet dikush që e njeh jo më një koleg bashkëpunëtor, e quaj tronditje. Por jo pse ata merren me këtë, për këtë janë ndërtuar. Mënyra si e bëjnë, standardet, janë pjesë e debatit. Këtu duhet të ndajmë. Intimidimin sulmin për ti larguar nga puna e tyre, nga debati për të qenë të suksesshëm në kufijtë e kushtetuesë e ligjit. E gabuar do t eëihste të konsiderohej e panevojshme. Më mirë kur ka diskutim., më së pari e bëjnë institucionet e drejtësisë, shoqeriua, si vjhen asnjë e keqe nga debati diskutimi

The post Xhafaj flet për arrestimet e zyrtarëve: Tronditemi për një mik kur hetohet, jo më një koleg appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet e 11 majit/ “Gara këtë vit më e ashpër, por motivuese”, Fatmir Xhafaj: E prisja të isha në listën e hapur

19 April 2025 at 17:35

Kandidati i PS në listën e hapur të Tiranës, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, u shpreh se e priste të ishte në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, pasi një gjë të tillë e paralajmëroi Edi Rama disa muaj më parë.

Xhafaj tha se ndryshe nga viti 2021, fushata për 11 majin është ndryshe dhe diferencimin e bën, sipas tij, konkurrimi këtë herë brenda forcës politike.

Ai e quajti këtë sfidë por edhe motivuese.r

Nisida Tufa: Çfarë e dallon këtë fushatë nga ajo e 2021?
Fatmir Xhafaj: Fushata është e njëjtë sa i takon marrëdhënies me njerëzit dhe territorit ku shtrihet. Sa i takon sistemit elektoral ka disa veçori. Në 2021 ishte eksperienca e parë për një lloj gare të hapur. Të jesh i 23-ti dhe të kalosh i pari në Qarkun e Tiranës, mund të konsiderohet sukses falë të gjithë atyre që më votuan. Së dyti, duhet thënë se në atë sistem njihej numëri i votave pra herësi, sa vota do të duheshin të merrje, konkurrenca ishte më e gjerë por më e butë. Në 2025 ka disa specifika, nuk ka herës, nuk ka një tavan, sa më shumë vota të marrësh aq më mirë. Konkurrenca është e dyfishtë, nga njëra anë do të duhet të konkurrosh me kundërshtarin, por edhe brenda forcës tënde politike, është me e ashpër në këndvështrimin tim. Konkurrimi i brendshëm është më i fortë se në 2021. Ka më pak barazi në garën e hapur. Ka edhe një faktor tjetër, mediat ose portalet që përfshihen për interesa të caktuara lobimi për kandidatë të veçantë që e ndikojnë garën.

Nisida Tufa: E prisnit të ishit kandidat i listës së hapur?
Fatmir Xhafaj: E prisja të isha në listën e hapur sepse ishte një gjë e paralajmëruar nga njëra anë, në një aktivitet politik të PS u tha kjo gjë, pavarësisht se rrugës u modifikua shumë nga ajo çfarë u tha në fillim dhe kjo bëri që rregullat e lojës të vendoseshin me vonesë. Por një pjesë e jona që kishin më shumë se 1 mandat do të duhej të ishin në garën e hapur. Duke njohur edhe vetë sistemin elektoral e favorizon këtë lloj ndarje, por është një gjë pozitive për forcën politike, e dobishme për garën dhe objektivin që duhet të kapë kjo forcë politike. Është motivuese, por nuk është e lehtë, është sfidë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ “Gara këtë vit më e ashpër, por motivuese”, Fatmir Xhafaj: E prisja të isha në listën e hapur appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT)

4 April 2025 at 08:54

Gazetari Bledian Koka, gjatë një diskutimi në Euronews Albania, zbuloi emrat e tre personave të cilët janën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe një pjesë e materialeve të hetimit të tyre, u hakeruan përmes email-eve të prokurorëve të posaçëm dhe iu dërguan disa gazetarëve. Sipas Kokës, materialet e hakeruara janë nga dosjet për […]

The post Nga Gjiknuri te Klod Allajbeu, për kë janë dosjet që u hakeruan në SPAK (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian

3 April 2025 at 15:02

Kuvendi i Shqipërisë prezantoi sot fazën e dytë të procesit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit”, të njohur si Reforma 2 pas asaj në Drejtësi. Në një event të nivelit të lartë, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Spiropali, përfaqësues të Komisionit Europian dhe përfaqësues të trupit diplomatik, ekspertët vendas e ndërkombëtar që janë përfshirë në këtë proces si dhe përfaqësues të institucioneve të pavarura, agjensive shtetërore e grupeve të ndryshme të interesit, kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar, Fatmir Xhafaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për përmbushjen e standardeve europiane dhe aspiratave të qytetarëve shqiptarë.

“Anëtarësimi në BE mbetet një ambicie e fortë dhe një objektiv strategjik kombëtar që gëzon mbështetje të lartë qytetare. Ne duam anëtarësimin në BE, por duke dëshiruar e luftuar fort për hyrjen me meritë në të, përmes reformimit të shtetit dhe institucioneve të tij. Ky proces është gjithashtu një dëshmi e rritjes së vendit dhe institucioneve të tij në një këndvështrim tjetër,” deklaroi Xhafaj.

Duke iu përgjigjur skepticizmit të hasur në debatet publike, Xhafaj vendosi theksin tek roli thelbësor i Kuvendit si institucioni qendror në këtë proces reformues. “Kuvendi, si mbajtës i vullnetit të popullit dhe reflektues i rekomandimeve të BE-së, synon të tejkalojë skepticizmin duke forcuar rolin e tij proaktiv dhe përgjegjësinë në përmbushjen e sfidave të integrimit. Ai duhet të fokusohet në çështjet madhore të shoqërisë dhe të shndërrohet në motorin e reformave dhe progresit kombëtar.”

Dokumenti analitik dhe Plani Kombëtar i Veprimit, të hartuar me ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare, janë dokumenta kyçe për rolin e Kuvendit në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, duke konsoliduar arritjet dhe adresuar sfidat institucionale dhe të integrimit.

The post Komisioni “Xhafaj”/ Reformimi i shtetit dhe i institucioneve, një hap i rëndësishëm drejt integrimit europian appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌