Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme, kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni

By: V K
13 June 2025 at 14:59

Kryetarja e Gjykatës Kushtetues, Holta Zaçaj, ka reaguar për gazetarët sa u përket komenteve të kryeministrit Edi Rama, mbi kërkesën e Unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro.

Zaçaj u shpreh se ajo i qëndron asaj ç`ka deklaruar institucioni që drejton një ditë më parë, teksa thekson se komentet e palëve politikë duhet të kenë kufirin te kritika dhe jo të kalojnë në presion.

Rama e quajti shaka një qëndrim të Gjykatës Kushtetuese kohë më parë sa i përket pagës së gjyqtarëve, por Zaçaj thotë se deklarata të tilla janë të zakonshme nga palët që përfshihen në proces.

Reagimi i Zaçajt:

I qëndrojmë asaj që nxorëm në njoftimin për shtyp. Ne vlerësojmë se çdo vendim i joni mund të jetë objekt kritikash. Dhe unë e kam theksuar faktin se e drejta e lirisë së shprehjes nënkupton pikërisht këtë. Por kufiri mbetet deri tek kritika, jo te presioni.

Nuk besoj se jemi tek ky elementi i moszbatimit. Ne kur kemi pasur mundësi i kemi thënë, sigurisht jam shprehur që zbatimi i vendimeve të Kushtetueses tregon stadin e demokracisë. Sigurisht kemi ende punë për të bërë, por në autoritetin e vet, vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të caktuara që politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton, kur flasim për pushtete të tjera.

E rëndësishme është që Gjykata funksionon, dolëm me një njoftim sepse detyra jonë është të garantojmë publikun se Gjykata funksionon e pavarur, e paanshme, sigurisht që mendimet që vijnë nga të gjitha anët, përfshirë edhe të mediave, ne i çmojmë, por në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i informuar, të marrë informacionin e duhur e nga ana jonë të sigurojmë publikun që jemi të pavarur dhe të paanshëm, të bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat dhe palët e përfshira në proces.

Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët që përfshihen në proces, përfshi edhe median, dua ta theksoj dhe konsideroj. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë se ç’duhet ndonjëherë mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona. Megjithatë për sa kohë vjen në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes, kjo është një vlerë e shtuar, pasi unë jam një partizane vetë, por edhe trupa.

Kështu që atë që ne çmuam të rëndësishme, detyrimin ndaj publikut, për ta informuar dhe garantuar për funksionin tonë të pavarur dhe të paanshëm, ne e kryem. Pjesa tjetër mbetet për mënyrën se secili nga pushtetet mendon të veprojë dhe e sheh detyrën e tij, por për ne kjo është pjesa më e rëndësishme.

The post Komentet e Ramës, flet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Janë deklarata të zakonshme, kufiri duhet të mbetet te kritika, jo te presioni appeared first on Albeu.com.

Zaçaj paralajmëron Ramën, por jo Doktorin. Kreu i Kushtetueses, alergji ndaj “lajthitjes”

By: xhir jeta
13 June 2025 at 15:18

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka reaguar e indinjuar ndaj këshillës së Ramës për të mos lajthitur para kërkesës për të rritur rrogat e gjyqtarëve. Gjithsesi Holta harron që në Kushtetuese e zgjodhi parlamenti i kontrolluar nga socialistë. Ndaj ja vendosi Ramës, kufirin. Jo te thana, por te kritika.

“Por kufiri mbetet deri te kritika dhe jo te presionet. Janë deklarata të zakonshme që ne i kemi parë nga të gjitha palët e përfshira në proces, përfshi dhe median. Sepse ndonjëherë jeni ju të medias që i jepni zë më shumë seç duhet mendimeve, opinioneve që jepen për vendimet tona.”

Por përtej mërzisë së zonjës së Kushtetueses me Edi Ramën dhe ABC News, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese nuk e sheh më si problem moszbatimin e vendimeve të saj nga Kuvendi.

“ Nuk besoj se jemi tek ky element i moszbatimit. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese tregon në fakt stadin e demokracisë, sigurisht kemi ende punë për të bërë.

Gjithsesi ajo e kishte edhe nje mesazh për Edi Ramën, tani që mendon që edhe ajo mund të kërcënojë. Me fjala ama.

“Vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të cilat politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton.”

Ndërkohë vetë Zaçaj nuk zbaton një vendim që tashmë është marrë për të. Ajo duhet të largohet. Por e pushtuar nga shpirti i sakrificës, ajo mendon se po qëndron, jo se ka dëshirë, por sepse ka hallin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E rëndësishme është që Gjykata funksionon. Në thelb është e rëndësishme që publiku të jetë i mirëinformuar, të marri informacionin e duhur, dhe nga ana jonë ne të sigurojmë publikun që në fakt jemi të pavarur dhe të paanshëm dhe bëjmë punën tonë, pavarësisht se kush janë interesat apo se si mendojnë palët e përfshira në proces, dhe jo vetëm.”

E vetmja gjë që Zacaj nuk foli, është nëse do të mbështesë apo jo një kërkesë, që në fakt rrit direkt rrogën e saj. Ajo nuk foli nëse në këtë rast është në konflikt interesi, apo se po ndërhyn në punët e qeverisë, e cila përcakton shkallën e pagesave në vend, si administratore e shtetit.

Në një detaj tjetër të vogël, por jo të parëndësishëm, Gjykata Kushtetuese reagoi vetëm ndaj kryeministrit Rama i cili e konsideron rritjen e pagave të gjyqtarëve si lajthitje, dhe jo ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha që po ashtu e quajti absurde, apo akuzoi gjyqtarët e rinj qe si të vjetrit, merrnin ryshfet. Ndoshta shpreson se opozita do ta mbrojë, atë dhe Sonila Bejtjen, bashkëshorten e drejtorit të syri televizion, që të vazhdojnë të mbajnë, në shkelje të vendimeve të vetë Kushtetueses, postet e tyre tashmë prej tre muajsh me mandat të skaduar.

Gara për Gjykatën Kushtetuese/ Gjykata e Lartë i kërkon Kuvendit të rihapë shpalljen për kandidatët

By: xhir jeta
29 May 2025 at 15:35

Gjykata e Lartë si organi i emërtesës për vendin vakant në Gjykaten Kushtetuese,  i kërkon Kuvendit të rihapë shpalljen për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Pezullimi i procesit për plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykaten Kushtetuese vjen pasi numri i kandidatëve në garë është nën tre.

Njoftimi i plotë:

Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi procesin e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve të paraqitur për vendin vakant të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi më datë 30.09.2024,
– meqenëse numri i kandidatëve në garë, pas verifikimit kushteve ligjore, ka rënë nën 3 (tre);
– në respekt të dispozitave kushtetuese e ligjore, si dhe në funksion të parimit të rritjes konkurueshmërisë e të sigurimit të numrit minimal të kandidaturave, nëpërmjet shtimit të numrit të opsioneve për organin e emërtesës në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për këtë vend vakant;
– në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese, që ka sanksionuar se, “përtëritja e rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”;
– në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 të Kushtetutës, të nenit 7/c të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të pikës 2 të nenit 218 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si edhe të shkronjës “b” të pikës 49 të Vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,

V E N D O S I:

1. Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Kuvendin e Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur më datë 30.09.2024.
2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Holta Zaçaj, ende në zyrë/ Kryetare pa mandat e Kushtetueses, zëvendësimi mbetet pezull

22 April 2025 at 19:26

Një muaj pas përfundimit te mandatit si anëtare e Gjykatë Kushtetuese, Holta Zaçaj vijon të ushtrojë detyrën me të drejta të plota. Zaçaj ende del nga ky institucion si kryetare dhe  anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa më 10 mars ajo duhet të dorëzonte Ձelësat e zyrës.

Por Kushtetuta, ndonëse e përcakton qartë përfundimin e mandatit të saj, i njeh një të drejtë, ajo ikën, ditën kur i gjendet zëvendësuesi. Dhe pasardhësi i Zacaj nuk po gjendet.

Gjykata e Lartë ka hapur procedurën e zëvendësimit të saj prej datës 11 dhjetor, kur njoftoi edhe përfundimin e mandatit të saj, më 10 mars.

Tre kandidatë janë skualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese, kurse 2 të tjerët, të cilët ishin të interesuar posaçërisht për vendin e Holta Zaçajt, u tërhoqën nga gara.I pari, Klodian Rado, kërkoi të tërhiqet nga kandidimi më 24 janar. Arsyet ishin familjare. Kurse kandidatja e dytë, Rezana Balla e cila ka qenë e interesuar po ashtu posaçërisht për vendin e Zaçajt, u tërhoq në ditën e fundit.

Ajo dorëzoi edhe dokumentacionet dhe formularët përkatëse, saktësisht në fund të muajit janar dhe po kalonte të gjitha filtrat. Pikërisht, në datën kur, Holta Zaçaj duhet të dorëzonte çelësat e zyrës së saj në Gjykatën Kushtetuese, znj. Balla njoftoi papritur se kërkonte ndalimin e kandidimit të saj, edhe kjo për arsye familjare. Ajo vendosi të lërë Gjykatën Kushtetuese, për të emigruar.

Kjo lëvizje e kësaj zonje, shpëtoi Zaçajn. Falë saj vijon të mbajë dy detyra, atë të kryetares dhe gjyqtares kushtetuese.

Po ashtu, Gjykata e Lartë i tha AbcNews se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është në pritje të kandidaturave të tjera të interesuara, të cilat do të kalojnë po nga i njëjti proces. Deri më tani nuk ka asnjë kandidat konkret.

Vitin e kaluar, Gjykata e Lartë vendosi të njoftojë përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt më 10 mars të këtij viti, nga nisi dhe një përplasje.

Fill pas Gjykatës së Lartë, edhe Gjykatës Kushtetuese vendosi ti ndërpresë mandatin asaj, në të njëjtën datë. Zaçaj kërkoi të pezullojë procesin, duke iu drejtuar me një letër Komisionit të Venecias, por kërkesa iu rrëzua.

Por falë kësaj loje, Zaçaj mund të vijojë të luajë ende, një gjyqtare me afat të skaduar, që mund të marrë vendime në Gjykatën Kushtetuese.

Largimi i disa kandidatëve rresht, mesa duket nuk është rastësi. Ashtu siç nuk duket rastësi, ndryshimi i qëndrimit të gjykatës së lartë. E cila fillimisht nxitoi të kërkonte zëvendësimin e saj, por tani duket se ka ulur shpejtësinë. Me shpejtësinë, ka ulur dhe forcën e fërkimit dhe me inercinë mesa duket ka gjetur dakordësinë./abcnews.al

SPAK përgjon Gjykatën Kushtetuese? Përgjigjet Karamuço: Nuk jemi në kushtet e “puçit kushtetuese”, por anëtari duhet të…

25 February 2025 at 20:55

TIRANË– Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha të hënën se nuk kushte informacion në lidhje me disa pretendime se gjyqtarët e këtij institucioni janë në përgjim nga ana Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Kjo çështje u trajtua në emisionin “Real Story”, ku eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se nëse ka kallëzim në SPAK nga ndonjëri prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për ndikime të paligjshme që mund t’i jenë bërë, atëherë kryerja e përgjimit nuk mund të cilësohet kurrsesi si puç kushtetuese, por thjesht një praktikë e bazuar në ligj.

“Vija logjike dhe aludimi për rastin konkret. Nuk jemi para një puci kushtetues. Puci kushtetues, do ishte që pa asnjë lloj indicie, pa asnjë lloj informacioni të shkojë në GJK dhe t’i mbajë të gjitha në përgjim, si policitë sekrete të dikurshme. Por nëse ti i ke letrat aty të një kallëzimi, ke ndërmarrë të gjitha veprimet me gjykatë për të zhvilluar veprime hetimore, çdo gjë është në përputhje me ligjin. Por ku do shkojë kjo? A do kemi një masë për anëtarin e një gjykate, apo do pushohet sepse nuk ka prova nga ata që janë kallëzuar nga ana e këtij anëtari, nëse është anëtar gjithsesi”, tha ai.

Ai shtoi se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet të ishte informuar nga anëtari nëse ka patur ndikime, pasi e ka detyrim ligjor.

Sipas tij, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese theksoi se në këto kushte i është drejtuar me një shkresë SPAK, ku i kërkon ta njoftojë nëse ka ndonjë prej anëtarëve në përgjim apo jo.

“Para se anëtari i Gjykatës Kushtetuese të bënte kallëzim në SPAK, duhet të informonte kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta vinte në dijeni në të gjitha shqetësimet që ka për të gjitha ndërhyrjet. Fakti që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese tha se nuk jam në dijeni për një çështje të tillë nëse ka ndodhur apo jo, prandaj kam kërkuar  verifikimet në SPAK, që do të thotë se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur tek anëtarët brenda tyre. Ka bërë të paditurën, pra unë nuk di asgjë çfarë ka ndodhur dhe unë i kam dërguar shkresë SPAK, dua përgjigje dhe kaq”, theksoi ai/abcnews.al

Zaçaj sulmon SPAK/ Kryetarja e Kushtetueses e bën “poligon qitje” për interesa personale

By: lia rda
24 February 2025 at 15:30

Jo vetëm që nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët i kishte thirrur në konferencë por kryetarja në ikje e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, u shfaq në sallë me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, siç e tregon edhe ky dokument i siguruar nga Abc News.

“Do me lejoni të vazhdoj me pyetjet që kanë ardhur, unë do lexoj përgjigjet, ka shumë mundësi që në pyetjet që ju keni të gjeni përgjigjet përkatëse. Dhe nëse do të keni pyetje të tjera, do ti marrim shënim”.

Edhe pse insiston se ka përgjigje vetëm për temat të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese përgjatë 2024, Zacaj, ndryshon mendim kur bëhet fjalë për mandatin e saj apo të koleges Sonila Bejtës, të cilës nuk nguron ti dalë në mbrojtje.

“Unë e vura në lëvizje Gjykatën për të shmangur një konflikt kushtetues dhe për të evituar përfshirjen e saj në ndonjë mosmarrëveshje mes organeve të pushteteve, në kushtet kur Gjykata e Lartë shpalli vakancën pa pritur Gjykatën Kushtetuese të shprehej për mbarimin e mandatit.

Cështja e sjellë nga presidenti është sjellë si një mosmarrëveshje kushtetuese. Dhe si e tillë do të trajtohet si një cështje gjyqësore, pra nuk është si rasti I deklarimit të mandatit . Për një cështje që është në hetim ne nuk mund të japim asnjë konsideratë përtej kësaj , informacioni që po ju jap është administrativ”.

Zaçaj nuk nguroi që këtë komunikim publik ta përdorte si plaftorm për të sulmuar SPAK.

“Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion. Ndërkohë që si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese informova zotin Dumani se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë ose subjekte të tjera, bazuar në nenin 10, pika 3, të ligjit organik”.

Prej kohës, Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e Holta Zacajt, ka shmangur cdo përgjegjësi që i buron nga ligji duke mos u shprehur për përfundimin e mandateve të gjyqtarëve. Emërtimi me vonesë i tyre prish mekanizmin e përtëritjes së trupës./abcnews.al

VOA/ Mandati i Zaçajt, vendimi i Kushtetueses mbron skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj

By: V K
28 January 2025 at 10:22

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese duket se i ka dhënë fund dilemave për skemën e ripërtëritjes së rregullt të saj.

Në vendimin për përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj, një çështje e cila shkaktoi debate të forta në fund të vitit të shkuar, trupa e gjyqtarëve, nuk është ndalur vetëm në rastin specifik, por ka shkuar më tej, duke u ndalur në analizën e dispozitave kalimtare të kushtetutës dhe të termave të saj, “duke theksuar se ato duhet të lexohen në harmoni me normat e tjera kushtetuese relevante”. Vendimi i arsyetuar, u bë publik pasditen e vonë të së hënës, në shkelje të hapur të afateve që përcakton ligji, por dhe vetë rregullorja e Gjykatës , të cilat parashikojnë publikimin e vendimit brenda 30 ditëve. Pra të pakën 5 ditë me vonesë, nëse mbajmë parasysh se vendimi u shpall më 23 dhjetor 2024.

Kushtetuta përcakton se “përbërja e Gjykatës përtërihet çdo tre vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj”. Skema e parashikuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në pjesën e dispozitave kalimtare, (Neni 86, pika 4) përcakton mënyrën se si do të bëhej përtëritja e gjyqtarëve deri në vitin 2022, për të garantuar, që në vitet 2025, 2028 dhe 2031, të mund të realizohej ndryshimi, me tre anëtarë, një për secilin organ emërtese (Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë). Një skemë e cila reflektonte dispozitat kalimtare të Kushtetutës (Neni 179, pika 3), të ndryshuar në kuadër të reformës në Drejtësi, ku parashikohej kufizimi i mandatit.

Në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese, kujton se si pas Opinionit të Komisionit të Venecias “në tekstin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës u shtua togfjalëshi “me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës”. Duket se me shtimin e këtij togfjalëshi në përmbajtje të dispozitës kalimtare – vë në dukje vendimi – kushtetutëbërësi në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës, i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij të fundit”.

Komisioni i Venecias në opinionin e tij të qershorit 2020, e zbërthen qartazi skemën e parashikuar nga Kushtetuta dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në dispozitat kalimtare, kur shprehet se “në këtë mënyrë, pika 3 e nenit 179, synonte të rikrijonte tre grupe me nga tre gjyqtarë, mandati i të cilëve do të përfundonte në të njëjtin vit: tre në 2025, tre në 2028 dhe tre në 2031”.

Mandati i zonjës Zaçaj, përfshihet pikërisht në grupin e tre gjyqtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025. Zonja Zaçaj u emërua në janar të vitit 2023, duke pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, mandati i së cilës kishte përfunduar në 10 mars të vitit 2017. Debati për të u përqëndrua te data e përfundimit të këtij mandati. Ndërsa ajo pretendoi se duhet ta linte pozicionin në Gjykatë në fund të këtij viti, Gjykata e Lartë nga ana tjetër, këmbënguli se mandati i saj përfundon në 25 mars të këtij viti.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shpjegohet se emërimi i saj, u bë sipas parashikimeve në dispozitat kalimtare. “Kjo dispozitë, në ndryshim nga neni 125, pika 7, i Kushtetutës, që parashikon se gjyqtari kushtetues vazhdon në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij, nuk flet për gjyqtarë pasardhës, por për gjyqtarin që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017”. Më tej vendimi saktëson se ndërhyrjet kushtetuese dhe ligjore “duket se e kanë përcaktuar kohëzgjatjen e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit zëvendësues të lidhur jo thjesht me vitin 2025, por edhe me momentin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit paraardhës, që në rastin konkret është data 10 mars”.

Ky interpretim duket se i vë kapak dhe dy mandateve të tjera që duhet të plotësonin treshen e zëvendësimeve në vitin 2025. Ai që i takon parlamentit, lidhet me gjyqtarin që zëvendësoi ish anëtarin Vladimir Kristo, mandati i të cilit përfundoi në 25 Prill të vitit 2016. Në vitin 2019, parlamenti, në kundërshtim me këtë skemë emëroi për një mandat deri në vitin 2028, zonjën Elsa Toska. Dorëheqja e saj në shtator të vitit të kaluar, krijoi mundësi për korrigjimin e këtij gabimi. Por kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, për zëvendësimin e saj la në fuqi mandatin po ashtu deri në 2028. Ndërsa procedura nuk është përmbyllur, pas këtij interpretimi të Gjykatës Kushtetuese, parlamenti ka sërish mundësi të anullojë procedurën, kur rasti të shkojë në Komisionin e ligjeve.

Për grupin e tre anëtarëve mandati i të cilëve duhet të përfundojë në vitin 2025, Presidenti i Republikës, shpalli në shkurt të vitit 2018 “procedurën e aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “Vakancës së parë” të krijuar për shkak të përfundimit të mandatit të ish-gjyqtarit të kësaj gjykate, z. Sokol Berberi”. Mandati i zotit Berberi kishte përfunduar në 25 prill të vitit 2016. Ai vijoi të qëndrojë edhe disa muaj, duke dhënë më pas dorëheqjen. Në vendin e tij, në tetor të vitit 2019, Presidenti dekreton anëtarin e ri Besnik Muçi. Por vetëm pak javë më pas, ai shkarkohet nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Një vit më vonë, në dhjetor të vitit 2020, ai do të zëvendësohet, për vakancën e përkohshme, nga zonja Sonila Bejtja.

Nëse do të përdoret për analogji, interpretimi i rastit të zonjës Zaçaj, kohëzgjatja e qëndrimit në detyrë të gjyqtarit zëvendësues, Besnik Muçi, duket të jetë po ashtu viti 2025, dhe pikërisht data 25 prill.

Por deri më tani, duket se kryetarja e Gjykatës, nuk ka një vlerësim të tillë. Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese parashikon që “Kryetari, jo më vonë se 4 muaj para mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues, i paraqet Gjykatës kërkesë për deklarimin e mbarimit të këtij mandati”. Ndërsa Ligji përcakton se “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, jo më vonë se 3 muaj përpara përfundimit të mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese…njofton organin e emërtesës për vendin vakant”. Burime të Zërit të Amerikës, dëshmojnë se asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vendimi i trupës së gjyqtarëve, ka zgjidhur dhe ngërçin që mund të krijohet në raste të tilla mes Gjykatës dhe organit të emërtesës. “Në çdo rast kur një organ i emërtesës vlerëson se Gjykata nuk e ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t`i drejtohet Gjykatës, duke i kërkuar me shkrim ushtrimin e një kompetence të tillë, si dhe duke parashtruar, në çdo rast, edhe argumentet përkatëse në drejtim të fakteve dhe dispozitave kushtetuese në të cilat mbështet qëndrimin e tij për mbarimin e mandatit të gjyqtarit për pozicionin e të cilit është organ emërtese sipas Kushtetutës dhe ligjit. Në këtë rast, Gjykata, pa vonesë, duhet të shprehet me vendim, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim”.

Mbetet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit, tanimë kur vetë Gjykata Kushtetuese ka bërë interpretimin e skemës së ripërtëritjes dhe përfundimit të mandateve për vitin 2025. Në mungesë të lëvizjeve nga vetë Gjykata, i takon atij, t’i drejtohet asaj duke i kërkuar ushtrimin e kompetencës për rastin./VOA

The post VOA/ Mandati i Zaçajt, vendimi i Kushtetueses mbron skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj appeared first on Albeu.com.

Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese

13 January 2025 at 15:18

Gjykata e Lartë bëri publike të hënën më 13 janar listën e kandidatëve që kanë paraqitur interes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i mbarimit të kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që janë futur në garë, tre prej tyre, Genta Tafa, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj janë ish-komisionerë […]

The post Komisionerët e vetingut vihen në radhë për një post në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Kush do ta zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese, shpallet EMRAT e kandidatëve

By: Oldi
13 January 2025 at 13:27

Kryetari i Gjykatës së Lartë ka hapur procedurën e aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt. Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për […]

The post Kush do ta zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese, shpallet EMRAT e kandidatëve appeared first on BoldNews.al.

Pasuesi i Holta Zaçajt/ Gjykata e Lartë: Në garë 13 kandidatë për vakancën në Kushtetuese

By: xhir jeta
13 January 2025 at 13:24

13 kandidatë janë në garë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese, me mbarimin e mandatit të Holta Zaçajt. Në një njoftim shpërndarë mediave, Gjykata e Lartë shpalli listën e kandidatëve që shfaqën interes për plotësimin e vakancës, pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave.

Kujtojme se përplasja mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese mund të ishte bërë më e ashpër, nëse gjyqtarët kushtetues do të ishin vendosur në krahun e Holta Zacajt, që tentoi ta zgjasë mandatin e saj deri në fund të vitit të ardhshëm.

Njoftimi i plote:

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, si dhe nenin7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në datë 11.12.2024 ka bërë shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, në vendin vakant të krijuar si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:

1. Alban Toro
2. Alma Faskaj
3. Asim Vokshi
4. Denar Biba
5. Florjan Ballhysa
6. Genta Tafa
7. Irena Nino
8. Klodian Rado
9. Lulzim Hamitaj
10. Naureda Llagami
11. Nurihan Meta
12. Rezana Balla
13. Sinan Tafaj

Bazuar në nenin 7/ç, pika 1 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i është dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë.

Lista me emrat e kandidatëve publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, me qëllim që institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, të mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi./abcnews.al

Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja

30 December 2024 at 17:56

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi të hënën gjatë një konference për shtyp se nuk kishte asnjë konflikt mes zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe rolit të tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025, ndërsa shtoi se i gjithë procesi mund të monitorohet. Pas përplasjes […]

The post Përplasja për mandatin e Zaçajt, Sadushi: U konfirmova nga Kushtetuesja appeared first on Reporter.al.

“Politika e madhe luhet nën tavolinë”, Gjikondi kritikon Zaçajn dhe protestën e Berishës: Ajo ishte një dështim i madh

24 December 2024 at 18:32

Juristja Brizida Gjikondi thotë se Holta Zaçaj u nxitua me deklaratën e saj, në lidhje me mbarimin e mandatit në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë televizive, Gjikondi u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka në dorë disa çështje të rëndësishme.

Ndër të tjera, Gjikondi e konsideroi dështim protestën e Sali Berishës.

“Gjykata Kushtetuese ka në duar çështje të rëndësishme, si përgjimet në Encro Chat. Provat janë serioze. Janë edhe indicie që i ballafaqon në terren, Po bëhet luftë e madhe, klasa politike kërkon të mos njihen si prova. Kjo mendoj se ka të bëjë edhe me konfliktin e Zaçaj. Ajo ka treguar integritet, po u nxitua me deklaratën e saj. Komisioni i Venecias nuk është vendimmarrës. Dy vendet që çojnë më shumë ankesa, është Shqipëria në vend të parë, dhe Kosova në vend të dytë. Po të shikosh përgjigjet e tyre, janë gjithmonë diplomatike. Patjetër që po. Nuk e besoj shumë, sepse Berisha ka një gjyqtare në anën e tij. Kam përshtypjen, që është presion nga të dyja palët. Politika më e madhe në Shqipëri, luhet nën tavolinë. Mendoj se është prishje qejfi mes palëve.

Berisha, shyqyr që i doli një psedo viktimë si Gjekmarkaj. Ajo ishte një protestë që dështoi. Partia Demokratike ka marrë mbi 20 mijë vota në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare, por aty ishin 100 veta. Për të fshehur dështimin, përdori një martir si Gjekmarkaj. Ajo e djeshmja ishte neveri e madhe, më shumë kishte policë se protestues”, theksoi ajo.

The post “Politika e madhe luhet nën tavolinë”, Gjikondi kritikon Zaçajn dhe protestën e Berishës: Ajo ishte një dështim i madh appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj

23 December 2024 at 18:16

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën që të përfundojë mandatin e kryetares së saj, Holta Zaçaj më 10 mars 2025. Në shtjellimin e shkurtuar të vendimmarrjes që u bë me dije të hënën, Gjykata Kushtetuese nuk shprehet se si u arrit në këtë vendim prej shumicës së saj. “Në përfundim Gjykata, me shumicë […]

The post Përplasja për mandatin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kryetaren Zaçaj appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja vendos që mandati i Holta Zaçajt të përfundojë më 10 mars 2025

23 December 2024 at 17:49

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Gjykata Kushtetuese ka vendosur me shumicë votash për përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj më 10 mars 2025.

Zaçaj pretendonte se mandati i saj në krye të Kushtetueses përfundon në fund të vitit 2025 dhe jo më 10 mars.

Por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë dakordësuar me datën kur Gjykata e Lartë kishte shpallur vakancën, pra 10 marsin e 2025.

“Gjykata, duke mbajtur në konsideratë se Gjykata e Lartë ka hapur në datën 11.12.2024 procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke llogaritur si datë të mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj datën 10.03.2025, si dhe duke pasur parasysh se kjo Gjykatë arriti në të njëjtin përfundim në lidhje me datën e mbarimit të mandatit të kësaj gjyqtareje, vlerësoi se vendimi i saj nuk ndikon në procedurën e vënë në lëvizje nga Gjykata e Lartë”, njofton gjykata Kushtetuese.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese

Sot, më 23.12.2024, ora 13:00, u çel seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Holta Zaçaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të saj si gjyqtare kushtetuese.

Në fillim të seancës Gjykata administroi një opinion me shkrim të Kryetares së Gjykatës Kushtetuese dhe disa kërkesa procedurale të saj. Në lidhje me këto të fundit Gjykata vendosi: njëzëri, rrëzimin e kërkesës për pezullimin e shqyrtimit të çështjes deri në dhënien e opinionit të Komisionit të Venecias sipas kërkesës së bërë prej saj në datën 10.12.2024; me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës për kërkimin nga Gjykata të një opinioni amicus curiae nga Komisioni i Venecias dhe pezullimin e shqyrtimit të çështjes sipas ligjit. Ndërsa për sa i përket kërkesës së tretë, për pezullimin e zbatimit të aktit Njoftim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë për shpalljen e vakancës dhe procedurës së bazuar mbi këtë akt, Gjykata vendosi, njëzëri, që ta shqyrtojë bashkë me themelin e çështjes.

Pasi u tërhoq për vendimmarrje, Gjykata vlerësoi se çështja e parashtruar është në kompetencën e saj sipas nenit 127, pika 2, të Kushtetutës; se ajo është vënë në lëvizje në mënyrën e parashikuar nga ligji organik; dhe se ajo është e detyruar të japë vendim për çështjen pavarësisht datës së saktë të mbarimit të mandatit.

Gjykata vuri re se qëndrimi në detyrë dhe kohëzgjatja e mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj lidhet me kuptimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, të normave të tjera kushtetuese, për aq sa ato lidhen me të, normave të ligjit organik të Gjykatës, si dhe akteve të procedurës së zgjedhjes/emërimit të saj.

Gjykata konstatoi se pas reformës kushtetuese të vitit 2016 ky është rasti i parë kur ajo përballet me përmbajtjen dhe zbatimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës, i shtuar me ligjin nr. 76/2016.

Duke marrë shkas nga faktet që u verifikuan në këtë çështje, Gjykata thekson se hapja e procedurës për plotësimin e një vendi vakant duhet të fillojë vetëm pasi Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të anëtarit të saj sipas nenit 127, pika 2, të Kushtetutës dhe Kryetari i saj ka njoftuar organin përkatës të emërtesës sipas nenit 9, pika 3, të ligjit organik. Kur organi i emërtesës vlerëson se Gjykata Kushtetuese nuk ka ushtruar kompetencën e saj brenda afatit ligjor, ai duhet t`ia kërkojë Gjykatës këtë gjë me shkrim, duke parashtruar edhe argumentet përkatëse lidhur me mbarimin e mandatit të gjyqtarit për të cilin është organ emërtese sipas Kushtetutës dhe ligjit. Në këtë rast Gjykata duhet të shprehet me vendim, i cili është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim. Kjo mënyrë e të vepruarit bazohet në parimin e luajalitetit kushtetues dhe garanton ushtrimin pa pengesa të kompetencave nga çdo organ në procedurën e zgjedhjes/emërimit të gjyqtarit kushtetues dhe, çka është më e rëndësishme, pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim Gjykata, me shumicë votash, vendosi: “ Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Holta Zaçaj, në datën 10.03.2025”.

Në arritjen e këtij përfundimi Gjykata vlerësoi se, neni 179, pika 3, i Kushtetutës nuk përcakton datën e mbarimit të mandatit, por vetëm vitin 2025. Edhe neni 86 i ligjit organik të Gjykatës përmban të njëjtin parashikim me normën kushtetuese. Po ashtu, dhe akti i zgjedhjes të kësaj gjyqtareje (vendimi nr. 2, datë 16.01.2023 i Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë) është shprehur se zonja Holta Zaçaj zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese deri në kryerjen e përtëritjes në vitin 2025.

Gjykata vuri re se qëllimi i nenit 179, pika 3, të Kushtetutës është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës. Ajo, konstatoi, gjithashtu, se teksti i kësaj dispozite, në ndryshim nga neni 125, pika 7, i Kushtetutës, nuk flet për gjyqtarë pasardhës, por për gjyqtarin që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017.

Po kështu, Gjykata mbajti në konsideratë se Kushtetuta parashikon si datë të fillimit të detyrës betimin para Presidentit të Republikës (neni 129), kurse neni 8, pika 3, i ligjit organik, ndërsa përmban të njëjtin parashikim për fillimin e mandatit, përcakton se mbarimi i tij është në datën e njëjtë të atij muaji të vitit të nëntë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.

Në aktet e njoftimit të vakancës, organi i emërtesës, Gjykata e Lartë, ka specifikuar se gjyqtari i ri që zgjidhet qëndron në detyrë deri në mars 2025. Gjykata rithekson se parimi i pavarësisë nënkupton, gjithashtu, se gjyqtari, në momentin e emërimit, duhet të dijë kohëzgjatjen e këtij mandati, bazuar në rregullimet ligjore përkatëse dhe kjo kohëzgjatje nuk mund të lihet në diskrecion të organeve që e kanë emëruar/zgjedhur atë.

Gjykata, duke mbajtur në konsideratë se Gjykata e Lartë ka hapur në datën 11.12.2024 procedurën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, duke llogaritur si datë të mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj datën 10.03.2025, si dhe duke pasur parasysh se kjo Gjykatë arriti në të njëjtin përfundim në lidhje me datën e mbarimit të mandatit të kësaj gjyqtareje, vlerësoi se vendimi i saj nuk ndikon në procedurën e vënë në lëvizje nga Gjykata e Lartë.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

/a.f/

The post Kushtetuesja vendos që mandati i Holta Zaçajt të përfundojë më 10 mars 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

23 December 2024 at 15:33

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj. Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt. Sadushi këmbëngul se mandati i […]

The post Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese appeared first on Reporter.al.

Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese

By: Ardit
23 December 2024 at 16:19

Gjykata Kushtetuese pritet të dalë të hënën me një vendim në lidhje me afatin e mbarimit të mandatit të kryetares së saj, Holta Zaçaj. Ky mandat është bërë pjesë e debatit publik muajin e fundit dhe ka shkaktuar polemika mes kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe kryetares Zaçajt. Sadushi këmbëngul se mandati i […]

The post Krerët e gjyqësorit përplasen për afatet e mandatit në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Zaçaj përfundon në 10 Mars/ Kushtetuesja voton pro vendimit të Gjykatës së Lartë

23 December 2024 at 16:20

Gjykata Kushtetuese ka votuar pro qëndrimit të Gjykatës së Lartë për përfundimin e mandatit të kryetares Holta Zaçaj më 10 mars 2025. Vendimi është marrë nga mbledhja e anëtarëve të Kushtetueses, të cilët u mblodhën këtë të hënë për herë të pestë në lidhje me mandatin e Holta Zaçajt.

Gjykata e Lartë hapi procedurat për aplikime për zëvendësimin e kryetares së Kushtetueses në mars të vitit 2025, por Zaçaj pretendonte se mandati i saj përfundonte pas 12 muajsh.

Në kundërshtim të afatit 10 Mars si datën e fundit kur ajo, sipas Gjykatës së Lartë, duhet të jetë në Kushtetuese, Zaçaj inicioi dhe nisi një kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias.

Por ndërsa Gjykata e Lartë nuk bëri hap pas në procedurat pasuese, Zaçaj bëri një tërheqje disa ditë më parë duke deklaruar përfundimin e mandatit, dhe duke ua lënë në dorë kolegëve të Kushtetueses./abcnews.al

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, zbardhen diskutimet, mandati përfundon në mars 2025! Holta Zaçaj pretendon edhe 1 vit të plotë

23 December 2024 at 15:50
Në mbledhjen e gjyqtarëve kushtetues është vendosur që mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese të përfundojë më 10 mars 2025.   Ndërkohë që Zaçaj pretendon se i përfundon mandati në fund të vitit 2025, bën me dije gazetarja Klodiana Lala. Kujtojmë se Gjykata e Lartë njoftoi më 11 dhjetor hapjen e procedurës për zgjedhjen nga

Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendimi në 23 Dhjetor

By: user 4
17 December 2024 at 16:32

Seanca për përcaktimin e mbylljes së mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj pritet të zhvillohet në datën 23 dhjetor. Kjo seancë pritet të jetë vendimtare për çështjen në shqyrtim, ndërkohë që Zaçaj pretendon se mandati i saj nuk ka përfunduar ende.

“Sot, më datë 17.12.2024, ora 13:00, u çel seanca për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj.

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Kulisat/Ç’fshihet pas lojës me shkarkime të gjykatësve kushtetues

Gjykata e Lartë e konsideron të mbyllur mandatin e Zaçajt më 10 mars 2025 dhe ka shpallur vendin vakant dhe nisur procedurat për zëvendësimin e saj. Vetë kryetarja Zaçaj thotë se mandati i mbaron në fund të 2025 dhe për këtë ka kërkuar opinion në Komisionin e Venecias.

The post Mandati i kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendimi në 23 Dhjetor appeared first on Lapsi.al.

Mandati i gjyqtares Zaçaj, shtyhet sërish seanca

By: Ke Si
17 December 2024 at 16:29

Është shtyrë sërish seanca për gjyqtaren Holta Zaçaj. Këtë të martë u çel seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Kryetares së Gjykatës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares .

Gjykata konstatoi se gjyqtarja Holta Zaçaj, në datën 16.12.2024, është njohur me praktikën dokumentare të dërguar nga Gjykata e Lartë, ndërsa përpara seancës së ditës së sotme ka depozituar një kërkesë me shkrim, përmes të cilës ka kërkuar dhënien e një kohe të mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në rastin në shqyrtim.

Gjykata, pasi vlerësoi shkaqet e kësaj kërkese, vendosi që ta pranojë atë, duke i lënë kohë, sipas kërkesës, deri ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 10:00, për paraqitjen e një opinioni me shkrim.

Për këto arsye, si dhe për t’i dhënë kohë të mjaftueshme edhe trupës për të studiuar paraprakisht opinionin, Gjykata vendosi të shtyjë seancën për ditën e hënë, datë 23.12.2024, ora 13:00.

 

❌
❌